Nga Mehdi Hyseni
"Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit eshte shqiptaria" "Vaso Pashe Shkodrani)
Shfaqja e fenomenit antikombetar shqiptar, se paska ardhur koha qe ne Kosove "ne kuptim te ngushte) apo ne hapesirat e tjera indigjene te Shqiperise Etnike "ne kuptim te gjere), te fillohet me ndonje "reforme fetare" "qofte islamike, katolike apo ortodokse) ne sistemin edukativo-arsimor te shkolles shqipe, eshte jo vetem absurd dhe ironi e kohes, por edhe verberi dhe naivitet i
atyre "reformatoreve fetare" shqiptare, te cilet sipas "recetave" te huaja po pretendojne, qe te fusin "mishin e eger" ne mendjen dhe ne trupin e shendoshe te qenies kombetare shqiptare ne Ballkan.
Populli shqiptar ne Ballkan nuk ka nevoje per kurrfare reformash fetare "qofshin ato te dirigjuara, te eksportuara dhe te financuara ne valute ari pa kthim per t'i "mjekuar plaget ekonomike" ne afat te shkurter a te gjate te shqiptareve te kolonizuar dhe te varferuar deri ne palce) te "axhendave demokratike-humanitare" te Arabise Saudite, te Vatikanit apo te Moskes, por ka nevoje urgjente per te shkallmuar roberine kolonialiste serbosllave, qe si sac i skuqur po i rri mbi koke, ketu e 100 vjet me pare. Kjo, do te duhej te ishte strategjia e inetresit te perbashket prioritar si e xhamise, ashtu edhe e te dy kishave shqiptare. e jo "preokupimi jetik" i disa "reformisteve fetare" shqiptare se si ta bastardojme shkollen shqipe me futjen e lendes "edukata fetare" ne
plan-programin e saj edukativo-arsimor. Mirepo, per te luftuar kete dukuri te shemtuar, qe synon shkombetarzimin e vlerave jetike te kombit shqiptar, se pari, ne emer te Zotit, te Kombit dhe te
Atdheut shqiptar, kerkohet ribashkimi urgjent dhe i domosdoshem gjithekombetar shqiptar si brenda, ashtu edhe jashte Shqiperise Etnike, pavaresisht nga pengesat e armiqeve te brendshem dhe te jashtem te Ribashkimit te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike. Kjo do te duhej te ishte alfa dhe omega e permbajtjes se edukates fetare, kombetare, politike, ekonomike, integruese dhe demokratike e "elites reformiste" shqiptare, e jo parulla demogagjike antifetare, antikombetare, antiligjore, antidemokratike dhe antishqiptare e te ashtuquajturit "reformacion fetar", se kush po synon te ndertoje me shume sakrale fetare, bordele, firma dhe lidhje te ndryshme tregtare, ekonomike dhe politike me Athinen, me Beogradin, me Podgoricen, me Romen, me Mosken, me Riadin..., etj., per te "reformuar ekonomikisht" dhe "demokratizuar politikisht" shoqerine shqiptare.
* * *
Per t'i hudhur poshte si te pavlefshme dhe, mbi te gjitha, krejtesisht te demshme per kulturen edukativo-arsimore kombetare shqiptare: idene, propozimin dhe kerkesen e futjes se "lendes
fetare" ne shkollat shqie, nuk ekziston nevoja qe te citohen "fusnota vellimore" te huaja se kush dhe, cfare ka thene dhe cfare ka bere per te "miren" fetare dhe kombetare te shqiptareve dhe te
Shqiperise, por ne vete duhet te jemi largpames, te sinqerte dhe te ndergjegjshem si ne aspektin fetar, ashtu edhe ne ate kombetar e atdhetar, duke e shikuar ne sy te verteten, se ku do te shpiente realizimi i nje "imperativi" te tille absurd dhe iracional, kur te gjithe ne fare mire e dime pse shqiptaret ne Ballkan kane tre religjione "islam, katolik dhe ortodoks). Madje, gjenealogjine e
kesaj historie te dhimbshme dhe tragjike te kombit shqiptar ne Ballkan nuk ia vlen as ta rikujtojme ne asnje menyre "sepse rrumbullakesimi i saj eshte bere per qellime religjioze, politike dhe ekspansioniste te perandorive te ndryshme: romake, bizantine, osmane etj., te Fuqive te Medha Evropiane dhe te shteteve kolonilaiste fqnije serbosllave per t'i sunduar me lehte shqiptaret e copetuar dhe te percare si mbi bazen fetare, ashtu edhe mbi bazen politike, baze kjo, e cila edhe sot ne fillimshekullin XXI nuk ka pesuar kurrfare metamorfoze ne kuptimin pozitiv te zgjidhjes se
ceshtje shqiptare ne Ballkan, pavaresisht nga shembja dhe zhdukja e perandorive te theksuara dhe, krijimi i i mepastajme i rendeve te reja ne sistemin shteteror ndekombetar), e aq me pak te synojme
"modernizimin" e saj sipas ekuacionit matematikor me "tri te panjohura" qofte ne kuptimin e se vecantes apo te se pergjithshmes. Pikerisht, se edhe ky fenomen me "tri te panjohura" gjate
historise se derisotme ka pasur me teper karakter pasiv, kur eshte fjala per veprimin e sinkronizuar dhe te institucionalizuar te ribashkimit te kombit shqiptar dhe te Shqiperise Etnike. Fatkeqesisht, ne kete kontekst, ky fenomen i pasivitetit dhe i inefrioritet eshte i pranishem edhe sot ne shoqerine shqiptare, pavaresisht nga segmenti human i tij, qe shumcien derrmuese " mbi 60% te papune dhe pa kurrfare perspektive ekzistenciale per te ardhmen e tyre) te popullsise shqiptare eshte duke u perpjekur qe ta ushqeje me "vitrat humanitare nderkombetare", bile te pakten disa here ne vit, si shperblim i "neteve te medha" ne emer te Zotit, aq sa iu kushton zemra dhuruesve te ketyre "vitrave" te perkohshme. Mirepo, shikuar gjithanshmerisht kete problem te rende social dhe ekonomik te sotem, i cili rendon mbi me se gjysmen e popullsise shqiptare, nuk mund te justifikohet kursesi "aplikimi i perhershem" i sistemit te vitrave, sepse kjo forme sporadike e shperndarjes se vitrave atyre qe jane buze gremines ekzistenciale, shpie vetem drejt katastrofes dhe kapitullimit te pergjithshem te qenies shqiptare si ne aspektin moral, kombetar, fetar, ashtu edhe ne ate ekonomik, politik dhe shteteror. Nje popull qe pretendon te jetoje me vitra te xhamise apo me dhurata te tjera humanitare te kishes "pavaresisht nga burimi i pashtershem, i brendshem apo i jashtem i tyre), ai popull eshte i vdekur per se gjalli, porse nuk e heton se eshte i vdekur, sepse jeton me shpresa te kota, duke pritur dite me te mira. Mirepo, ditet me te mira te zhvillimit dhe te persepktives se tij te gjithembarshme, nuk kane gjase te lindin, perderisa vete shteti "e jo xhamia, as kisha, as teqja) nuk e zgjidh problemin e tyre jetik, perkatesisht te vetin. Natyrisht, shperfillja dhe moszgjidhja e problmeve ekonomike dhe sociale te nje populli te varfer sikunder qe tani -shte rasti drastik i
popullit shqiptar perbrenda Shqiperise Etnike, shpie ne thellimin e krizes morale, kombetare, fetare dhe shteterore, gje qe kjo, heperhe eshte garanca me e leverdishme e status quo-s se
sundimit te eger kolonial serbosllav te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike ne Ballkan.
* * *
Eksponentet e imunizuar financiarisht "nga fondet me prejardhje te dyshimte vendore ose nderkombetare) dhe "vizionare" qofte ata te xhamise, qofte te kishes katolike apo te kishes orotodokse shqiptare mashtrohen dhe gabohen rende po qe se nuk do te kursehen nga fillimi i rrezikshem i "gares maratonike" se kush do te jete " i pari", qe lenden e tyre fetare ta fusin ne sistemin edukativo-arsimor te shkolles shqipe, dhe se kush do te ndertoje dhe rindertoje me shume objekte fetare ne truallin etnik te Shqiperise per t'i kthyer shqiptaret ne "rrugen e shenjte, ashtu
si iu ka konevnuar dikur dhe, si po iu shkon edhe sot pershtati te te gjithe armiqeve te tyre. Ne kete veshtrim, tanime ne 16 vitet e shkuara, ca indikatore jane evidente, te cilet parktikisht
deshmojne synimin e "reformacionit" dhe te "modernizimit" fetar te shoqerise shqiptare, me tendence qe keto, jo vetem te mbisundojne mbi njera-tjetren, por edhe te "leshojne rrenjet" e tyre te
rrezikshme indoktrinuese edhe ne procesin edukativo-arsimor te shkolles shqipe, gje qe kjo do te ishte "rruga" dhe "metodologjia" me fatale per shkombetarizimin e brezave te rinj shqiptare. Kesaj dukurie te shemtuar antikombetare, duhet t'i thuhet nje JO e njezeshme dhe e padiskutueshme si nga qarqet me te larta te politikes, te shkences aktuale shqiptare, ashtu edhe nga mbare inteligjencia shqiptare. Arsyeja eshte tejet e thjeshte: - Sepse, asnjera nga te tri konfesionet e theksuara nuk ndodhen ne kurrfare udhekryqi te rrezikshem "per vdekje" nga armiqte tradicionale te shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike, ashtu sic ndodhen edhe sot shqiptaret dhe Shqiperia Etnike. Perkundrazi, ne kuptimin e "modernizimit" dhe te "sensibilizimit" te tyre negativ ne planin kombetar shqiptar jane ne ofensive te ethshme. Kjo "formule" divide et impera eshte me baze te vjeter shekullore, keshtu qe, pavaresisht nga synimet e liga antishqiptare te eksponenteve te saj, nuk do te "pi uje" as ne fillimshekullin XXI, edhe pse per realiizmin dhe "mbijetesen" e saj jane duke u derdhur miliona e miliarda valuta te huaja per t'i shkombetarizuar dhe per t'i mbajtur shqiptaret te copetuar, si vasale dhe te nenshtruar nga sundimet e huaja kolonialiste dhe imperialiste. Mirepo, si "dhuruesve zemergjere", ashtu edhe "konsumuesve te varur" te verber te tyre, ekziston rreziku real, qe atyre "diten e qametit" t'u paguhet edhe perqindja e "interesit me te larte" nga ana e drejtesise vendore dhe e asaj nderkombetare. Para se gjithash, kete element relevant duhet ta mbajne parasysh te gjithe ata eksponente, qe i kane hyre apo po pretendojne t'i hyjne "reformes fetare" ne shkollat shqipe, perkatesisht religjionizimit enorm.
Per kombin shqiptar nuk eshte fare e rendesishme perqindja e perkatesise fetare, por eshte gjuha dhe gjaku i kombit shqiptar. Vlerat e pavdekshme te ekzistences dhe te perparimit te qenies
kombetare shqiptare, ne asnje menyre nuk mund te zevendesohen m "triptikonin" fetar "islam, katoilik dhe ortodoks). Prandaj, ne vend se te shterohemi ne enderrat e shkreta politiko-propagandistike, qe na i kane imponuar dhe ende po na i servojne armiqte e huaj kolonialiste, se shqiptaret duhet te "reformohen-modernizohen" edhe ne kuptimin fetar, ashtu si ne
ate politiko-demokratik dhe ekonomik, ne duhet ta bejme te kunderten: - Se pari "1), te distancohemi pergjithmone nga ndikimi i recidivave te fundamentalizmave "premtues" te huaj fetare
"islam, katolik dhe ortodoks), te cilet, sidomos, qe nga vitet e 80-ta te shekullit XX jane bere me agresive dhe me te rrezikshem se kurre me pare ne historine e tyre, duke pretenduar qe te arrirat
e derisotme te zhvillimit, te emancipimit dhe te mireqenies se bashkesise njerezore "jo vetem ne planin e ngushte gjitheshqiptar), t'i kompremitojne dhe t'i shthurin ne teresi me bagazhin e
erresirse mesjetare; Se dyti "2), te rinderegjegjesohemi kombetarisht, qe kombin shqiptar te mos tentojme ta identifikojme me ideologjine dhe me doktrinat e "importuara" fetare te tri religjioneve ekzistuese "islame, katolike dhe ortodokse), sepse asnjera prej tyre nuk perben formen, as thelbin e nocionit komb shqiptar; Se treti "3) si kryeprotagonistet e elites fetare te xhamise, ashtu edhe ata te elites se dy kishave shqiptare, patjeter duhet te anagazhohen gjithanshmerisht dhe bashkerisht ne menyre te institucionalizuar ne zgjidhjen dhe ne mbeshtetjen me cdo kusht te ceshtjes kombetare shqiptare ne Ballkan, si dhe ne zgjidhjen e problemeve te tjera akute me te cilat po ballafaqohet sot kombi shqiptar ne te gjitha hapesirat e Shqiperise Etnike e jo te heshtin dhe te distancohen ne emer te institucionalizmit apolitik, me tendence qe t'i mbrojne dhe propagandojne ne opinionin publik shqiptar vetem intersat e tyre heterogjene, me pikesynim te "reformimit fetar" te qenies kombetare shqiptare, sipas modelit eksperimental te "reformave financuese" te fundamentalizmave te huaj fetare nderkombetare.
*Opinionet e botuara ne faqet e "KJ" nuk perfaqesojne domosdoshmerisht politiken editoriale te gazetes.
Marre nga koha jone
Krijoni Kontakt