Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    ZEKATI NĖ PJESĖ TĖ BARABARTA TĖ DY PRONARĖVE KA TĖ BĖJĖ ME BARAZINĖ PĖR TĖ DY PRONARĖT

    Tavus dhe Ata’i kanė thėnė:
    - Kur e dinė pronarėt sasinė e pasurisė sė vet, pasuria e tyre nuk mund tė trajtohet si tėrėsi e pėrbashkėt, kurse Sufjani thotė: “Nuk duhet tė jepet zekatė derisa nuk bėhen pėr njėrin 40 krenė dhen, dhe pėr kėtė tjetrin 40 dhen”


    1451. – Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, kurse kėtij babai i vet tė cilit i ka treguar Thumame, se i ka treguar Enes, se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar atė ēka ka caktuar Pejgamberi i Zotit: qė zekati pėr pjesė tė barabarta tė dy pronarve u referohet tė dyve nė mėnyrė tė barabartė.

    ZEKATI PĖR DEVE

    Kėtė e kanė pėrmendur Ebu Bekri, Ebu Dherri dhe Ebu Hurejre r.a. tė cilėt transmetojnė nga Pejgamberi s.a.v.s.

    1452. – Na ka treguar Ali b. Abdullah, kėtij i ka treguar Velid b. Muslim, tė cilit i transmetoi Evzai prej Ibn Shihabit, kurse ky nga Ata’b Jezid, e ky prej Ebu Jezidit, ndėrsa ky prej Ebu Said Hudari r.a. se njė beduin e ka pyetur Pejgamberin e Zotit s.a.v.s. pėr t’u shpėrngulur nė Medine, dhe i ėshtė pėrgjegjur:

    “I mjeri ti! Shpėrngulja nė Medine ėshtė e rėndė. A ke ndonjė deve pėr tė cilat jep zekatė?”
    “Po kam “ – u pėrgjegj beduini.
    “Vepro kėshtu edhe mėtėj, pas kėtij lumi shpėrnguljesh, se All-llahu, pa dyshim, nuk ta zvogėlon aspak punėn tėnde” – i tha Pejgamberi a.s.

    RASTI I ATIJ QĖ I ARRIN ZEKATI PĖR DEVE DYVJEĒARE, POR AI NUK E KA

    1453. – Na ka treguar Muhammed b. Abdullah, kurse kėtij baba i vet, tė cilit i ka treguar Thumame nga Enesi r.a. se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar pėr kontributin nė pasuri qė ia ka urdhėruar All-llahu xh.sh. Pejgamberit tė vet:

    “Pronari, zekati i tė cilit i arrin pėr deve nė pesė vjeēe, ai nuk ka ka deve nė vjetin e pestė, por ka deve nė vitin e katėrtė, nga ai do tė pranohet ajo deve nė vjetin e katėrtė dhe bashkė me tė do tė mbjell edhe dy dhen, nėse i vjen mė lehtė, ose njėzet dėrhem. Kurse pronari zekati tė cilit arrinė pėr deve nė vjetin e katėrtė, e ai nuk ka deve nė vjetin e katėrtė, por ka deve nė vjetin e pestė, prej atij do tė pranohet ajo deve nė vjetin e pestė, por mbledhėsit e zekatit do t’i kthejnė njėzet dėrhem, dallimin, ose dy dhen.
    Pronari, tė cilit zekati i arrinė katėr vjeēe, por ai nuk ka, ama e ka deven nė vjetin e tretė, prej tij, nė emėr tė zekatit do tė pranohet deveja nė vjetin e tretė por do t’i jepen njėzet dėrhem ose dy dhen pėr kompenzim.
    Individi, tek i cili zekati i arrinė deven nė vjetin e tretė, e ai ka deve nė vjetin e katėrtė, prej tij do tė pranohet deveja nė vjetin e katėrtė, kurse mbledhėsit e zekatit do t’i paguajnė dallimin prej njėzet dėrhemėsh ose dy dhen.
    Pronari zekati tė cilit arrinė deven nė vjetin e tretė, por ky nuk e ka, dhe ka deve nė vjetin e dytė, prej tij do tė pranohet, deveja nė vjetin e dytė, por ky do tė japė bashkė me tė edhe njėzet dėrhem ose dy dhen”.

    ZEKATI NĖ BAGĖTI TĖ IMTĖ – DHEN


    1454. – Na ka treguar Muhammed b. Abdullah b. Muthenna el-Ensari, se i ka thėnė baba i vet, se i ka treguar Thumame b. Abdullah b. Enes, nga Enesi se Ebu Bekri r.a. kur e ka dėrguar pėr nė Bahrejn i ka shkruar kėtė letėr:


    NĖ EMĖR TĖ ALL-LLAHUT, TĖ GJITHMĖSHIRSHMIT, MĖSHIRĖPLOTIT

    Ky ėshtė kontribut i detyrueshėm nė pasuri, tė cilėn e ka caktuar Resulull-llahu s.a.v.s. detyrim pėr muslimanėt, sipas urdhėrit tė All-llahut qė e ka urdhėruar Pejgamberin e vet. Prandaj ai musliman prej tė cilit kėrkohet zekati sipas normave tė poshtėshėnuara, le ta japė, kurse atij qė i kėrkohet sasi mė e madhe se ajo, le tė mos e japi atė tepricė.
    Pėr 24 deve ose mė pak, zekati me dhen, ėshtė: pėr 5 deve jepet njė dash. Pėr tufėn prej 25 devesh deri nė 35, zekati ėshtė njė deve femėr nė vjetin e dytė; kurse nė tufėn prej 36 devesh deri nė 45, zekati ėshtė njė deve femėr nė vjetin e tretė.
    Pėr tufėn prej 46 deri nė 60 deve, zekati ėshtė njė deve femėr nė vjetin e katėrt dhe barsė(plle), kurse prej 61 deri 75 deve, zekati ėshtė njė deve nė vjetin e pestė. Nė tufėn prej 76 deri 90, zekati ėshtė dy deve nė vjetin e tretė, kurse prej 91 deri 120, atėherė zekati ėshtė pėr ēdo 40 krerė njė deve nė vjetin e tretė, kurse nė ēdo 50 krerė pėrmbi kėto zekati ėshtė njė deve nė vjetin e katėrt. Ai qė ka vetėm katėr deve, nuk jepet zekat pėr ato, pėrveē nėse dėshiron pronari i tyre, ndėrsa pėr pesė deve zekati ėshtė njė dele.
    Zekati pėr bagėti tė imta qė kanė kaluar nė kullosė mė tepėr se gjysmė viti ėshtė, pėr tufė prej 40 deri 120, njė dele. Kur ato shtohen pėrmbi 120 deri nė 200 krerė, zekati ėshtė dy dhen, kurse pėrmbi 200 deri 300, zekati ėshtė tre dhen, por kur kalon 300 e mė tepėr, pėr ēdo qind krerė jepet njė dele pėr zekat. Nėse tufa e njė pronari e cila ka kaluar nė kullosa mė tepėr se gjysmė viti ėshtė mė pak se 40 krerė, nuk ka zekatė pėr kėto, pėrveēse nėse dėshiron pronari i tyre.
    Pėr argjend (dhe tė holla) zekati ėshtė njė e katėrdhjeta pjesė (2.5%), andaj nėse njeriu ka vetėm 190 dėrhem, pėr kėtė nuk ka zekatė, vetėm nėse dėshiron pronari nė mėnyrė vullnetare”.

    NUK MERRET PĖR ZEKATĖ GJĖJA (KAFSHA) PLAKĖ OSE E VERBĖR, AS EDHI, VETĖM NĖSE DĖSHIRON UDHĖHEQĖSI I ZEKATIT

    1455. – Na ka treguar Muhammed b. Abdullahu nga babai i vet i cili ka ka thėnė se ia ka transmetuar Thumame tė cilit i ka treguar Enesi, se Ebu Bekri r.a. i ka shkruar ēka i ka urdhėruar All-llahu Pejgamberit s.a.v.s. dhe ka pėrmendur: “Pėr zekatė nuk jepet lopė shumė e plakur, e verbėr, por as edhi, pėrveē nėse dėshiron udhėheqėsi i mbledhjes sė zekatit”.

    PRANIMI (I EDHIT KATĖRMUAJSH) NĖ EMĖR TĖ ZEKATIT

    1456. – Na ka treguar Ebu-l-Jeman, tė cilit i ka kumtuar Shuajbi i cili transmeton fjalėt e Zuhejrit, kurse sipas rendit tjetėr; Lejthi ka thėnė se i ka treguar Abdurrahman b. Halid, qė transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdullah b. Utbe b. Masud, se Ebu Hurejre r.a. ka thėnė:

    Ebu Bekri r.a. ka thėnė: “Pasha All-llahun, po tė ma ndalin edhin katėrmuajsh, tė cilin ja jepnin Pejgamberit tė All-llahut nė emėr tė zekatit, unė pėr kėtė ndalesė, do tė kisha luftuar kundra tyre me vendosmėri”.


    1457. – Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr – ka thėnė mė vonė Umeri r.a. – pėrveēse njė argument qė e pashė se All-llahu ia ka hapur krahėrorin Ebu Bekrit pėr luftė, dhe unė atėherė jam bindur se kjo ėshtė luftė e drejtė.

    NĖ EMĖR TĖ ZEKATIT NUK MERRET GJĖKAFSHA MĖ E MIRĖ

    1458. – Na ka treguar Umeje b. Bistam, kurse kėtij Jezid b. Zurej, tė cilit i ka transmetuar Revh b. Kasim nga Ismail b. Umejje, e ky nga Jahja b. Abdullahu b. Sajfije, kurse ky nga Ebu ma’bedi, e ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi i All-llahut kur e ka dėrguar Muadhin nė Jemen ka thėnė:

    “Ti shkon tek njė popull qė ka pranuar njė libėr qiellor. Pikėsėpari do t’i thėrrasish tė adhurojnė vetėm All-llahun, e kur tė binden nė kėtė, tė pranojnė All-llahun, informoi se All-llahu ua ka bėrė detyrė pesė kohė tė namazit gjatė njė dite dhe njė nate, e kur tė bėjnė namazin, tregoju se All-llahu ua ka bėrė detyrė zekatin qė mirret nga pasuria e tyre dhe u jepet tė varfėrve nga mesi i tyre. Kur t’i binden edhe kėsaj mblidhe zekatin prej tyre dhe ruaju nga pasuritė mė tė ēmueshme tė tyre”.

    NUK KA ZEKATĖ PĖR TUFĖN ME MĖ PAK SE PESĖ DEVE

    1459. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka kumtuar Maliku i cili transmeton nga Muhammed b. Abdurrahman b. Ebu Sa’sa el-Mazini, e ky nga baba i vet ndėrsa ky prej Ebu Seid el-Hudani r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Pėr pasurinė qė ėshtė mė pak se pesė barrė (vesakė) hurma nuk jepet zekatė; pėr pasuri qė ėshtė mė pak se pesė evakė argjend nuk ka zekatė dhe nė pasuri mė pak se pesė krerė deve nuk ka zekatė”.

    ZEKATI PĖR LOPĖ

    Ebu Humejdi thotė: - Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Do t’ju informoj pėr ardhjen e njė njeriu para All-llahut me lopėn e cila do tė pėllasė”
    Thuhet se do tė pėllasė, sikur lutet, “ndihmo”! d.m.th. e ngrit zėrin pėr ndihmė kur i thuhet diēka.

    1460. – Na ka treguar Umer b. Hafs b. Gijath se i ka treguar baba i vet, kėtij i ka treguar A’meshi, duke pėrcjellur prej Ma’mur b. Suvejdit, e ky prej Ebu Dherrit r.a. i cili ka thėnė: Iu afrova Pejgamberit a.s. (duke ndejur nė hije tė Qabes) dhe dėgjova se tha:

    “Pasha atė, nė duart e tė cilit ėshtė shpirti im! Ose ka thėnė: Pasha All-llahun qė ėshtė Njė, apo si po betohet, secili njeri qė ka deve, lopė ose dhen, e nuk e jep hakun e tyre nė zekatė, ato kafshė nė Ditėn e Kijametit do t’i vijnė mė tė mėdha e mė tė majme se qė kanė qenė e me thundrat e tyre do ta shkelin kurse me brinjė do ta therrin; sapo e shkel e fundit, i kėthehet e para, dhe kėshtu do tė vazhdojnė derisa tė zgjasė pagimi i hakut ndėrmjet njerėzve”.
    Kėtė hadith e transmeton edhe Bukejri prej Salihut, kurse ky nga Ebu Hurejre r.a. ndėrsa ky nga Pejgamberi s.a.v.s.

    DHĖNIA E ZEKATIT FAMILJES – TĖ AFĖRMVE

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
    “Ai ka dy shpėrblime: shpėrblim qė e ndihmon tė afėrmin e vet dhe shpėrblim qė ka dhėnė sadakė”.

    1461. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka kumtuar Maliku, duke transmetuar prej Is-hak b. Abdullah b. Talhas se e ka dėgjuar Enes b. Malikun r.a. duke thėnė:
    Ebu Talha ka pasur nė plantazhin e hurmave pasurinė mė tė madhe se ēdo ensari tjetėr nė Medine, por pasuria mė e dashur nga pasuria e tij ka qenė Bejruha pėrballė xhamisė. Pejgamberi s.a.v.s. hyri aty dhe piu ujė, ishte ujė i mirė.
    Enesi r.a. thotė: Kur ėshtė shpallur ajeti:

    “Nuk do tė arrini mirėsinė e plotė deri sa tė mos e ndani njė pjesė tė asaj qė e keni mė tė dashur”. (Kur’an, 3:92)

    Ebu Talha iu qas Pejgamberit tė All-llahut dhe i tha:
    O Pejgamber i All-llahut i Lavdruari dhe i Madhėruari All-llah po thotė:
    “Nuk do ta arrini mirėsinė e plotė derisa tė mos e ndani njė pjesė tė asaj qė e keni mė tė dashur”, kurse pėr mua nga pasuria ime, mė e dashur ėshtė pa dyshim Bejruha. E adhuroj nė emėr tė All-llahut dhe shpresoj se kjo ėshtė bėmirėsi e vėrtetė dhe ėshtė deponuar te All-llahu, dhe ti, o Pejgamber i All-llahut vepro me atė si tė ka udhėzuar All-llahu!
    - Tė lumtė! Ajo ėshtė pasuria qė do tė tė pėrparojė! Ajo ėshtė pasuri qė do tė shtohet! Dėgjova se ēka the dhe unė e shoh tė arsyeshme qė t’ia falish familjes tėnde!
    Ebu Talha iu pėrgjegj: “Do tė veproj ashtu, o Pejgamber i All-llahut”
    Pastaj Ebu Talha ua shpėrndau familjes sė vet dhe kushėrinjėve tė vet.
    Nė senedin tjetėr tė Abdullah b. Jusufit pason Revh.
    Jahja b. Jahja dhe Ismail, nė bazė tė fjalėve tė Malikut, kanė thėnė: “...pasuri pėr shpėrblime tė pėrditshme...”.


    1462. – Na ka treguar Ibn Ebi Mejrem, se i ka transmetuar Muhammed b. Xhafer, tė cilit i ka treguar Zejdi nga Ijad b. Abdullah, kurse ky prej Ebu Seid Hudariut r.a. :
    Pejgamberi s.a.v.s. doli nė Bajram tė Kurbanit a tė Ramazanit nė musal-la. Pastaj (pas namazit) iu drejtua tė pranishmėve, dhe u mbajti ligjėratė, i urdhėroi tė shpėrndajnė nga pasuria e vet, duke iu thėnė: “Burra, shpėrndani nga pasuria!” Pastaj kaloi te gratė dhe u tha; “O xhematė i grave! Shpėrndani nga pasuria!. Unė shumicėn prej jush e shoh nė mesin e shoqėrisė sė xhehennemit!”.
    - Po pse ashtu, o i Dėrguar i All-llahut?” – pyetėn ato
    - Shumė mallkoni dhe nuk jeni mirėnjohėse tė burrit (dhe familjes) – u pėrgjegj ai.
    - O gra tė tubuara, unė akoma nuk kam parė qė ndonjėra prej jush me besim dhe menēuri mė tė vogėl tė pėrfitojė burrė tė menēur dhe tė zgjuar”. –Pastaj shkoi.
    Kur erdhi nė banesėn e vet, i erdhi Zejnebeja, bashkėshortja e Ibn Mesudit dhe kėrkoi leje tė hyjė brenda tek ai.
    “O Pejgamber i All-llahut, i thanė, ajo ėshtė Zejnebja”.
    “Cila Zejnebe?” pyeti ai.
    “Bashkėshortja e Ibn Mesudit”.
    “Mirė, le tė hyj” – tha ai.
    I treguan asaj dhe ajo hyri. Pastaj tha: O Pejgamber i All-llahut, ti sot ke urdhėruar tė shpėrndahet pasuri. Unė kam stolitė e mia dhe dėshiroj t’ua shpėrndajė tė nevojshmėve, por Ibn Mesudi mendon se ai dhe fėmiu i tij janė mė tė nevojshmit qė kjo t’iu jepet atyre”.
    Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ibn Mesudi ka thėnė tė vėrtetėn. Bashkėshorti yt dhe fėmiu yt janė mė tė nevojshmit qė t’u ndihmosh”.

    MUSLIMANI NUK JEP ZEKATĖ PĖR KALIN E SAMARIT (TĖ PUNĖS)

    1463. – Na ka treguar Ademi, dhe thotė se i ka treguar Shube nga Abdullah b. Dinari i cili ka dėgjuar Sulejman b. Jaserin, e qė e transmeton nga Irak b. Maliku, e ky prej Ebu Hurejres r.a. ku thotė:

    - Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Muslimani pėr kalin e vet dhe shėrbėtorin e vet nuk ka zekatė”.

    NUK KA ZEKATĖ PĖR ROBIN

    1464. – Na ka treguar Musedded, kėtij i ka transmetuar Jahja b. Seid prej Huthejm b. Irakut, tė cilit i ka treguar babai i vet duke transmetuar Ebu Hurejren r.a. kurse ky prej Pejgamberit a.s. por me anė tė njė senedi tjetėr, mė ka treguar Sulejman b. Harb, e kėtij Vuhejb b. Halid, tė cilit i ka transmetuar Huthejm b. Irak b. Malik nga babai i vet, kurse ky prej Ebu Hurejres r.a. , ndėrsa ky prej Pejgamberit s.a.v.s. se ka thėnė:

    “Nuk ka zekatė pėr robin dhe kalin”

    DHĖNIA E ZEKATIT (SADAKĖS) BONJAKĖVE

    1465. – Na ka treguar Muadh b. Fedale, tė cilit i ka thėnė Hishami, nga Jahja, kurse ky prej Hilal b. Ebu Mejmun, qė thotė se i ka treguar Ata b. Jaser se ka dėgjuar Ebu Seid Hudariun r.a. qė po rrėfen se Pejgamberi s.a.v.s. u ulė njė ditė nė minber, ndėrsa ne u ulėm pėr reth tij dhe ai na tha:

    “Ajo pėr ēka ne frikėsohem pėr ju, pas meje, ėshtė ēėshtja se do t’ju hapen rrugė tė luksozit nė kėtė botė dhe do t’ju mundėsohen stoli”.
    Atėherė njė njeri i tha: O Pejgamber i All-llahut, me ato tė mira a vjen edhe e keqja?”
    Pasi heshti pėr njė moment Pejgamberi s.a.v.s., kėtij personi i bėnė vėrejtje: “Ēka ėshtė puna e jote? I flet Pejgamberit tė Zotit, e ai nuk do tė pėrgjigjet fare”.
    - Atėherė e kemi parė- thotė Ebu Seid- se si po vinte shpallja, e ai i fshinte djersėt, dhe tha:
    “Ku ėshtė ai qė pyeti?” Njė herė sikur i shprehi mirėnjohje, e pastaj tha: E mira, vetėvetiu, nuk sjell tė keqe. Prej asaj qė mbinė, mugullon, nė pranverė, dikush vdes, dikujt i shkaktohen dhembje, ndėrsa dikush atė gjelbrim e han dhe han aq shumė sa i rriten krycat, fryhet, e pastaj kthehet kah dielli dhe shtrihet, baglon, pėshurr dhe pėrsėri kullot me kėnaqėsi. E mira e kėsaj bote ėshtė kullosė e mirė dhe e shishme, andaj ėshtė i mirė, fantastik, poseduesi i asaj- muslimani i cili nga kjo jep kontributin tė varfėrit, bonjakut dhe udhtarit tė rastit”.
    Ose, siē ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s. :

    “Ndėrsa pasuria tė cilėn njeriu e rrėmben i ngjanė atij qė han, por nuk mund tė ngrihet, dhe ajo pasuri do tė jetė dėshmitare kundra tij nė Ditėn e Kijametit”.

    DHĖNIA E ZEKATIT BASHKĖSHORTIT DHE BONJAKĖVE NĖN KUJDES

    1466. – Na ka treguar Umer b. Hafs nga babai i vet, i cili thotė se i ka treguar A’mesh, kėtij Shekiku nga Amr b. Harthi, e ky nga Zejnebe b. Abdullahu r.a., dhe kėtė, thotė A’meshi, ia pėrmenda Ibrahimit, kurse Ibrahimi mė tregoi, duke transmetuar nga Ebu Ubejdi, e ky nga Amr b. Harthi, e ky nga Zejnebe b. Abdullahu se ka treguar njėlloj sikur Shekiku.

    - Kam qenė nė xhami- thotė Ebu Seid dhe kam parė Pejgamberin s.a.v.s. kur u ka thėnė (grave): “Shpėrndani nga pasuria juaj, qoftė edhe nga stolitė!”
    Zejnebja jepte nga pasuria e vet Abdullahut dhe bonjakėve qė i ishin nėn kujdesin e saj, andaj i tha Abdullahut: Pyete Pejgamberin e All-llahut ,a e kam tė lejuar tė tė jap sadakė ty dhe bonjakėve qė i kam nėn kujdesin tim!”
    - Pyete ti Pejgamberin e All-llahut, iu pėrgjegj ai.
    - Unė , pasta, shkova te Pejgamberi i Zotit dhe para dyerve tė tij gjeta njė ensare. Edhe ajo kishte tė njėjtėn pyetje. Nė kėtė moment pranė nesh kaloi Bilalli dhe ne i thamė:
    - Pyete Pejgamberin e All-llahut, a ėshtė e lejuar tė jap sadakė bashkėshortit tim dhe bonjakėve, qė i kam nė mbikėqyerje, por mos i trego pėr ne, i thamė!
    Bilali hyri dhe e pyeti, por ai e pyeti Bilalin: “Kush janė ato?” “Zejnabja”, u pėrgjigj Bilali. “Cila Zejnebe?” pyeti pėrsėri Pejgamberi. “Bashkėshortja e Abdullahut” – pėrgjegj Bilali.
    - Po, mundet – tha ai. Ajo ka dy shpėrblime: Shpėrblimin qė e ndihmon familjen dhe shpėrblimin qė jep kontributin e pasurisė.


    1467. – Na ka treguar Osman b. Ebu Shujbe se i ka treguar Abda prej Hishamit, kurse ky nga baba i vet, e ky nga Zejnebe b. Ummi Seleme, e cila ka thėnė:

    - I kam thėnė Pejgamberit tė All-llahut: “A kam shpėrblim nėse nga pasuria ime u jap tė bijve tė Ebu Selemes? Kėta janė bijtė e mi”.
    - Jepu! – pėrgjegj ai – dhe pėr ēdo gjė qė u jep do tė kesh shpėrblim.

    “...ROBĖRIT, PĖR HIRĖ TĖ ALL-LLAHUT...”

    Sipas fjalėve tė All-llahut xh.sh.:

    “All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet”. (Kur’an, 9:60)

    Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a.: “Lejohet ta ēlirosh robin me anė tė zekatit nga pasuria jote dhe tė japėsh zekatė pėr nevojė tė haxhit”.

    Hasan el Basriu thotė: “Lejohet qė individi me zekatė tė kompenzojė, lirojė, babėn e vet (tė robėruar), dhe qė zekatin t’ua japė luftėtarėve pėr hirė tė All-llahut, dhe atij qė nuk mund tė shkojė nė haxh (me mundėsitė e veta), e pastaj kėndoi:
    “All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet”. (Kur’an, 9: 60).

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Halidi e ka ndalur pėr vete parzmoren e vet pėr hirė tė All-llahut”.

    Nga Ebu Asi transmetohet: “I Dėrguari i All-llahut xh.sh. na ka ngarkuar njė deve prej zekatit pėr nevoja tė haxhit”.

    1468. – Na ka treguar Ebu-l-Jeman, tė cilit i ka treguar Shuajbi nga Ebu Zinadi, ky nga A’rexhi, kurse ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar dhėnien e zekatit, dhe i ėshtė thėnė:
    “Ibn Xhemil, Halid b. Velid dhe Abbas b. Abdu-l-Muttalibi nuk e kanė dhėnė”.
    Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjegj: “Ibn Xhemil nuk e mohon zekatin, por ka qenė i varfėr, kurse All-llahu dhe i dėrguari i tij, e kanė pasuruar. Sa i pėrket Halidit, ju bėni padrejtėsi ndaj tij. Ai ka mbajtur pėr vehte parzmoren e vet dhe almiset ushtarake nė emėr tė rrugės sė All-llahut, e sa pėr Abbas b. Abdu-l-Muttalibin ai ėshtė axhė i Pejgamberit tė All-llahut dhe zekatin e ka detyrė edhe mė tė madhe”.
    Nė senedin tjetėr tė A’rexhit pason Ibn Ebi Zinad, i cili transmeton hadith nga babi i vet.
    Ibn Is-hak, duke transmetuar nga Ebu Zinadi, thotė: “...Kjo njėlloj mė ėshtė transmetuar nga A’rexhi”.

    NGURRIMI NGA KĖRKESAT (LYPSIA)

    1469. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, kėtij Maliku i cili transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata’a b. Jezid Lejthij, kurse ky nga Ebu Said Huderi r.a. , se disa ensarė kanė kėrkuar nga Pejgamberi s.a.v.s. sadakė, dhe ai u ka dhėnė. Mė vonė prapė kėrkuan, dhe ai pėrsėri u dha, ashtu qė pasuria e tij mbarua prandaj u tha: “Tek unė nuk ka mė asgjė nga pasuria dhe unė nuk e fshehi nga ju. Kush dėshiron jetė modeste dhe tė ruhet nga harami,All-llahu do t’i japė modesti, kush dėshiron tė bėhet i pasur All-llahu do ta pasurojė, e kush dėshiron tė jetė i durueshėm All-llahu do ta pajisė me durim. Askujt nuk i ėshtė dhėnė shpėrblim mė i mirė se durimi”.


    1470. – Na ka treguar Abdull-llah b. Jusuf, qė thotė se i ka treguar Maliku nga Ebu Zinadi, kurse ky nga A’rexh, e ky nga Ebu Hurejre r.a. , se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė:

    “Pasha Atė, nė dorė tė tė cilit ėshtė shpirti im, pėr cilindo qoftė prej jush ėshtė shumė mė mirė tė marr litarin dhe tė bartė dru nė shpinė se sa t’i drejtohet ndonjė njeriu dhe tė lyp lėmoshė prej tij, pavarsisht i dha apo nuk i dha”.


    1471. – Na ka treguar Musa, kurse kėtij Vuhejbi tė cilit i ka transmetuarHishami prej babai tė vet, e ky nga Zuhejr b. Avvami r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thėnė:

    “Ėshtė mė mirė qė dikush prej jush tė marrė litarin dhe nė shpinėn e vet tė sjell njė barrė dru dhe ta shesė me kėtė All-llahu t’ia ruaj fytyrėn, se sa tė lypė prej njerėzve sadakė, qoftė t’i japin apo jo”.


    1472. – Na ka treguar Abdan, tė cilit i ka kumtuar Abdullahi, kėtij i ka transmetuar Junusi prej Zuhriut, e ky prej Urve b. Zuhejrit dhe Seid b. Musejjeb, se Hakim b. Hizam r.a. ka thėnė:

    - Kam lypur sadakė nga Pejgamberi i Zotit dhe ai mė dha. Pastaj pėrsėri lypa dhe ai prapė mė dha. Mė vonė, pėrsėri lypa, ai pėrsėri mė dha, por pastaj mė tha:
    “O Hakim, kjo pasuri materjale ėshtė livadh i jeshilit dhe i ėmbėl, kush e pranon pėr hirė tė bujarisė, do tė ketė bekim dhe pėrparim, por kush e merr nga egoizmi, ai nuk do tė ketė as bekim as pėrparim; ky ėshtė sikur ai i cili han por nuk mund tė ngihet. Dora qė jep ėshtė me e mirė se dora qė merr”.
    Hakimi atėherė tha: “O Pejgamber i All-llahut, pasha atė qė tė ka dėrguar me tė vėrtetėn, pas teje nga askush nuk do tė marrė asgjė deri sa tė jem gjallė”.
    Ebu Bekri r.a. mė vonė, e ka thirrur t’i japė sadakė Hakemit, por ai nuk ka dashur ta pranojė. Pastaj e ka thirrur edhe Umeri r.a. qė t’i japė sadakė, por ai edhe prej tij nuk deshi ta pranojė.
    Me kėtė rast Umeri r.a. ka thėnė: “ O burra muslimanė! Ju kam dėshmitarė pėr Hakimin se i kam ofruar tė drejtėn e vet ligjore nga kjo pasuri e luftės, por nuk deshi ta pranojė”. Hakimi kėshtu ka vdekur, e pas Pejgamberit s.a.v.s. nuk ka pranuar nga askush sadakė.

    AI TĖ CILIT ALL-LLAHU I KA DHĖNĖ DIĒKA PA E LYPUR DHE PA E LAKMUAR

    1473. – Na ka treguar Jahja b. Bukejr, kėtij i ka kumtuar Lejthi prej Junusit, e ky prej Zuhriut, ndėrsa ky prej Salimit, se Abdullah b. Ymer r.a. ka thėnė:

    - Kam dėgjuar Umerin duke thėnė: “Pejgamberi s.a.v.s. mė dha njė dhuratė, e unė i thash: “Jepja atij qė ėshtė mė i nevojshėm se unė!”
    - Merre kėtė – mė tha ai. – Kur tė bie nė dorė diēka nga kjo pasuri, qė ti nuk e ke lypur as e ke lakmuar, merre! Kurse ajo qė nuk tė takon, mos e lyp!”.

    TĖ LYPURIT PĖR TĖ GRUMBULLUAR PASURI

    1474. – Na ka treguar Jahja b. Bukejr se i ka treguar Lejthi prej Ubejdullah b. Ebi Xha’ferit i cili ka dėgjuar Hamz b. Abdullah b. Umerin i cili thotė:

    - E kam dėgjuar Abdullah b. Umerin r.a. i cili ka thėnė: Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka deklaruar:
    - Njeriu i cili vazhdimisht kėrkon lėmoshė nga njerėzit, nė Ditėn e Kijametit do tė vij me fytyrėn pa asnjė grimė mish.


    1475. – Nė Ditėn e Gjykimit, dielli –tha ai- do tė lėshohet aq poshtė, sa qė djersa njerėzve do t’u arrij deri nė gjysmė tė veshėve dhe nė atė gjendje do ta lusin pėr ndihmė Ademin, pastaj Musain a.s. e pastaj Muhammedin s.a.v.s.
    Abdullah ka shtuar, nė senedin tjetėr, se i ka treguar Lejthi, kurse kėtij Ibn Ebi Xhaferi: “...Ai pastaj do tė angazhohet qė tė fillojė gjykimi i njerėzve, do tė shkojė dhe tė kapė rezen derės (nė xhennet), por All-llahu xh.sh. atėherė do ta vendosė nė pozitė tė lartė e tė lakmueshme, kurse njerėzit e tubuar tė gjithė do t’i falenderojnė”.
    Mual-la ka thėnė se i ka treguar Vuhejbi e ky prej Nu’man b. Rashidit, e ky prej Abdullah b. Muslimit, vėllaut tė Zuhriut, e ky nga Hamza i cili ka dėgjuar Ibn Umerin r.a. qė nga Pejgamberi s.a.v.s. po transmeton deklaratėn pėr lypjen.

    FJALĖT E TĖ LARTMADHĖRISHMIT ALL-LLAH

    “Mos e lypni zekatin me ashpėrsi nga njerėzit”

    SASIA E PASURISĖ DHE DEKLERATA E PEJGAMBERIT s.a.v.s.

    “ Nuk ka pasuri e cila do ta bėjė tė pasur tjetrin”, sipas fjalėve tė All-llahut xh.sh. “Zekati ėshtė pėr tė varfėrit qė janė tė angazhuar nė rrugė tė All-llahut dhe nuk kanė mundėsi tė fitojnė nga toka...” deri tek fjalėt e Tij: “...All-llahu me siguri e di”. {53}.


    1476. – Na ka treguar Haxhxhaxh b. Munhal duke thėnė se i ka treguar Shu’be nga Muhammed b. Zijadi i cili thotė:

    - E kam dėgjuar Ebu Hurejren r.a. qė transmeton prej Pejgamberit s.a.v.s.: “Nuk ėshtė varfėnjak i vėrtetė ai tė cilin e largon nga dera me njė e dy kafshata buke, por ėshtė varfėnjak i vėrtetė ai i cili nuk asfarė pasurie, dhe, turpėrohet (tė lypė ndihmė), gjegjėsisht nuk lyp nga njerėzit qė t’i mėrzisė”.


    1477. – Na ka treguar Jakub b. Ibrahim, e kėtij Ismail b. Ulejje, i cili thotė se i ka treguar Halid Huzai prej Ibn Eshva, e ky nga Sha’bi, tė cilit i ka treguar sekretari Mugire b. Shu’be:

    - Muaviju i shkroi Mugire b. Shu’bes: “Shkruaj diēka ēka ke dėgjuar prej Pejgamberit s.a.v.s. !”
    Pastaj i shkroi: - E kam dėgjuar Pejgamberit s.a.v.s. qė thoshte: “All-llahu i ka qortuar tri lloj punėsh pėr ju: bisedėn e padobishme, shkatėrrimin e pasurisė dhe lypsarinė e tepruar”.


    1478. – Na ka treguar Muhammed b. Gurejr Zuhri, tė cilit i ka treguar Jakub b. Ibrahim, ky ka dėgjuar nga babai i vet, kurse ky nga Salih b. Kesjan, e ky prej Ibn Shihabit, i cili thotė se i ka kumtuar Amr b. Sa’d, qė e pėrcjell nga babai i vet:

    - Pejgamberi s.a.v.s. u jepte ndihmė materjale njė grup njerėzish, kurse unė isha nė mesin e tyre. Pejgamberi i All-llahut thotė Sa’d, njė njeri e kapėrcei pa i dhėnė ndihmė, kurse ai mė pėlqente mė sė shumti nga ata. U ngrita, iu afrova Pejgamberit s.a.v.s. dhe i thash: “Ēka ke ti kundra filan fistekut? Pasha Zotin, unė e konsideroj besimtar tė mirė!”
    - Ose musliman – tha Pejgamberi a.s.
    - Unė pastaj – thotė Sa’d – heshta pėr nji moment, pastaj mė pushtoi ajo ēka dijsha pėr atė, prandaj i thash: “O Pejgamber i Zotit, ēka ke ti kundra kėtij? Pasha Zotin unė e di pėr besimtar tė mirė”
    - Ose musliman – pėrsėriti Pejgamberi a.s.
    Pėrsėri heshta pak, thotė Sa’d, dhe prap mė kaploi ajo ēka dijsha pėr atė, andaj i thash: “O Pejgamber i Zotit, ēka ke ti kundra tij? Pasha Zotin unė e konsideroj besimtarė tė mirė”
    - Musliman – tha ai.
    Atėherė Pejgamberi a.s. tha: “Unė nganjėherė i jap ndihmė materjale njė njeriu, a tjetrin e dua mė shumė, nga frika qė tė mos bjerė me fėtyrė nė zjarr”.
    Nė senedin tjetėr Jakubi transmeton nga baba i vet, kurse ky prej Salihut, ky nga Ismail b. Muhammedi, se ka thėnė: E kam dėgjuar babėn tim si po e paraqet kėtė njėlloj, dhe kėtij diskutimi i shton edhe : “... Dhe Pejgamberi i Zotit i ra , kurse ky u rrudh. Pastaj Pejgamberi i tha: “Sa’d, kėtė kie parasysh dhe kėthehu, shko! Unė nganjėherė i jap ndihmė materiale njeriut...”
    Ebu Abdull-llah Buhariu ka thėnė: “Kubkibu” do tė thotė ta pėrmbysishme krye teposhtė. “Ekebber-rrexhulu”, do tė thotė, njeriu u pėrkul, pėrdoret kur veprimi i foljes nuk bie nė tjetėr objekt. Nėse veprimi kalon nė tjetėr njeri, atėherė do tė thuash, “Keebbehull-llahu livexhhihi...” d.m.th. “All-llahu e pėrmbysi”
    Ndėrsa “kebebtuhu ene” do tė thotė “pėrmbysi unė”.


    1479. – Na ka rrėfyer Ismail b. Abdullah, tė cilit i ka treguar Maliku, pėrmjet tė Ebu Zinadit, ky nga A’rexhi ndėrsa ky prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Nuk ėshtė varfėnjak i mirėfilltė ai i cili ec nėpėr njerėz dhe refuzon njė e dy kafshata ose njė a dy hurma, por varfanjak i mirėfilltė ėshtė ai i cili nuk ka pasuri qė e bėn tė panevojshėm pėr tė tjerėt, por edhe i rrit nevojat e veta, e t’i jepet ndihmė dhe nuk rrin duke lypur sadakė”.


    1480. – Na ka treguar Umer b. Hafs, b. Gijath, kėtij A’mesh nga Ebu Salihu i cili transmeton nga Ebu Hurejra r.a. ndėrsa ky nga Pejgamberi s.a.v.s.:

    “Qė dikush prej jush tė marrė litarin e tė ngrihet herėt – Ebu Hurejre thotė, mendoj se ka thėnė – deri te ajo kodėr, e tė mbledhė dru, t’i shes dhe diēka tė hajė e diēka tė ndaj sadakė, e ka mė mirė se tė kėrkojė mėshirė nga njerėzit”.
    Ebu Abdullah (Buhariu) ka thėnė: “Salih b. Kejsan (qė pėrmendet nė sened) ėshtė mė i vjetėr se Zuhriu dhe ka pasė mundėsi tė dėgjojė personalisht Abdullah b. Umerin dhe ta mbajė mend”.

    VLERĖSIMI I HURMAVE NĖ RREMB

    1481. – Na ka treguar Sehl b. Bekkar, tė cilit i ka thėnė Vuhejbi me anė tė Amr b. Jahja, e ky nga Abbas b. Saidij, e ky nga Ebu Humejd Saidijj r.a. i cili ka thėnė:

    U nisėm me Pejgamberin s.a.v.s. nė Luftėn e Tebukut. Nė Vadi-l-Kura njė grua rrinte nė kopshtin e vet dhe Pejgamberi s.a.v.s. u tha shokėve tė vet: “Vlerėsonie frytin!” Pejgamberi i All-llahut e vlerėsoi nė dhjetė barrė dhe i tha gruas: “Numroi ti sa do tė dalė!” Kur erdhėm nė Tebuk, tha: “Sonte do tė fryjė erė shumė e fortė por askush prej jush le tė mos ngrihet. Ai qė ka deve le ta lidh atė” , andaj edhe ne i lidhėm. Fryu njė erė e fortė dhe njė njeri u ngrit, mirpo era e hodhi nė kodrėn Tajj.
    Mbreti Ejle i dhuroi Pejgamberit s.a.v.s. njė mushkė tė bardhė (duldul), e mbuloi me njė plaf dhe i shkroi pėr nėnshtrimin e tij (qė tė paguaj xhizjen).
    Kur Pejgamberi s.a.v.s. gjatė kthimit, arriti pėrsėri nė Vadil-l-Kura, e pyeti po atė grua: “Sa prodhim ka dhėnė bahēja?”
    - Dhjetė vesakė – u pėrgjigj ajo - siē e kishte vlerėsuar edhe Pejgamberi i
    All-llahut.
    Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. tha : “Unė po ngutem pėr nė Medine, prandaj kush dėshiron tė vij me mua , nga ju, le tė ngutet”
    Ibn Bekkar, thotė Buhariu, ka thėnė, pėrafėrsisht kėtė: “Pasi iu afrua Medines, thirri: “Kjo ėshtė Taba!” E kur e pa Uhudin, tha: “Kjo ėshtė kodrina tė cilėn na e duam edhe ajo na don! A dėshironi t’ju informoj pėr shtėpitė mė tė mira ensare?”
    - Dėshirojmė, thanė.
    - Shtėpitė e Benu Nexhxharėve, pastaj shtėpitė e Benu Abdu-l-Eshhelėve, mandej shtėpitė e Benu Saidėve, pėrkatėsisht shtėpitė e Benu Harith b. Hazrexhėve, por edhe pėr tė gjitha shtėpitė tjera, ensarije mendonte mirė.


    1482. – Sulejman b. Bilal thotė, se i ka treguar Amri: “...pastaj shtėpia e Benu Harith, e mandej shtėpia e Benu Saidėve...”

    Sulejmani edhe njė herė tjetėr transmeton nga Sa’ad b. Seid, e ky nga Umare b. Gazijje, ndėrsa ky nga Abbasi, e ky nga babai i vet r.a. i cili ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: “Uhudi ėshtė kodėr e cila na don dhe tė cilėn ne e duam...”
    Ebu Abdullah thotė: “Ēdo kopsht i rrethuar me rrethojė ėshtė bahēe, kurse pa rrethojė nuk quhet bahēe”.

    PĖR TĖ DHJETĖN NĖ TĖ ARDHURA PREJ TOKĖS E CILA UJITET NGA TĖ RESHURAT DHE UJĖRAT RRJEDHĖSE

    Umer b. Abdu-l-Aziz ka konsideruar se pėr mjaltė nuk jepet asgjė. {56}


    1483. – Na ka treguar Seid b. Ebi Merjrem, duke thėnė se i ka transmetuar Abdullah b. Vehbi nga junus b. Jezid i cili ka transmetuar nga Zuhriu, ky nga salih b. Abdullahu ndėrsa ky nga babai i vet r.a. e ai nga Pejgamberi s.a.v.s. qė ka thėnė:

    “E dhjeta ėshtė njė tatim nga toka qė ujitet nga tė reshurat dhe ujėrat rrjedhėse ose ėshtė vetvetiu e lagur (kėnetė), kurse gjysma e tė dhjetės ėshtė pėr tė ardhurat nga toka e cila ujitet nė mėnyrė artificiale”.
    Ebu Abdullahi ka thėnė: Ky sqarim ėshtė i transmetuesit tė parė (Abdullah b. Umerit) dhe te ai nuk ėshtė caktuar vėllimi i tė ardhurave, d.m.th. nė deklarimin e Ibn Umerit.
    “Nė tė ardhura tė tokės qė e ujit shiu dhe...” , e kjo ėshtė sqaruar nė hadithin vijues, d.m.th. ėshtė caktuar vėllimi dhe teprica qė pėrfillet. Hadithi i qartė pėr ndonjė vendim ėshtė mė i rėndėsishėm se ai i paqarti, vetėm nėse transmetuesi ėshtė gjithmonė i besueshėm. Ashtu Fadil b. Abbasi ka transmetuar se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ėshtė falur nė Qabe, ndėrsa Bilali thotė se ėshtė falur, andaj ėshtė pėrfillur deklerata e Bilalit kurse deklerata e Fadilit ėshtė refuzuar.

    PĖR TĖ ARDHURAT NGA BUJQĖSIA MĖ PAK SE PESĖ BARRĖ (VASAKĖ) NUK JEPET ZEKATĖ


    1484. – Na ka treguar Musedded, kėtij Jahja tė cilit i ka treguar Maliku, kurse kėtij Muhamed b. Abdullah b. Abdurrahman b. Ebi Sa’sa, duke transmetuar nga Ebu Seid Hudari r.a., kurse ky e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė:

    “Pėr pasuri mė pak se pesė vesakė nuk jepet zekatė dhe pėr mė pak se pesė krerė deve si edhe pėr mė pak se pesė ukije argjend”.
    Ebu Abdullahu ka thėnė: - Ky komentim ėshtė nga transmetuesi i parė (Ibn Abdullah) i cili thotė: “Pėr pasuri mė pak se pesė vesakė nuk ka zekatė”, qė nuk ėshtė e qartė si duhet, kurse nė shkencat islame gjithmonė mirret parasysh e dhėna tė cilėn e kanė thėnė njerėz tė sigurtė.

    MARRJA E ZEKATIT NGA HURMAT ME RASTIN E VJELJES DHE A LEJOHET QĖ FĖMIJA TĖ MARRĖ HURMA SI SADAKĖ?


    1485. – Na ka treguar Umer b. Muhammed b. Hasan Esedi, tė cilit i ka treguar babai i vet, duke i thėnė se i ka transmetuar Ibrahim b. Tahman qė transmeton nga Muhamed b. Zijad, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

    - Pejgamberit s.a.v.s. i kanė sjellė hurma me rastin e vjeljes; secili i sillte hurmat e veta ashtu qė tek ai (nė xhami) u bė njė grumbull hurmash, andaj Hasani dhe Hyseini r.a. filluan tė luajnė me ato hurma, kurse njėri prej tyre e mori njė hurmė dhe e futi nė gojė, Pejgamberi i All-llahut e pa kėtė, ia nxori nga goja dhe tha:
    “A nuk e di se familja e Muhammedit nuk han zekatė?”.


    SHITJA E PRODHIMIT (PEMĖVE) OSE TRUPAVE TĖ PEMĖVE OSE TOKĖS APO TĖ MBJELLAVE


    1486. – Na ka treguar Haxhxhaxh, e kėtij Shu’be, tė cilit i ka thėnė Abdullah b. Dinar:

    E kam dėgjuar Ibn Umerin r.a. qė thotė: “Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e frytave para se tė piqen”.
    Kur e pyetėn Ibn Umerin pėr pjekjen e frutave tha:
    “Derisa tė kalojė rreziku nga ato”.


    1487. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka thėnė Lejthi, ndėrsa kėtij Halid b. Jezidi nga Ata’a b. Ebi Rebah, kurse ky nga Xhabir b. Abdullah r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e fryteve ende tė pa pjekura.


    1488. - Na ka treguar Kutejbe i cili transmeton nga Maliku, kurse ai nga Humejdi, e ky nga Enes b. Malik r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar shitjen e fryteve derisa ato tė marrin ngjyrėn e vet tė zakonshme (tė fillojnė tė piqen), derisa tė mos skuqen mirė- ka thėnė ai.

    A MUND TA BLESH ZEKATIN TĖND QĖ MĖ PARĖ IA KE DHĖNĖ DIKUJT?

    Nuk ėshtė gabim qė dikush, pėrveē atij qė e ka pasė detyrė, tė blejė zekatin, sepse Pejgamberi s.a.v.s. kėtė blerje, nė mėnyrė decidive ia ka ndaluar vetėm atij qė e ka pasė detyrė ta japė, ndėrsa tė tjerėve jo.


    1489. Na ka treguar Jahja b.Bukejr,kėtij i ka thėnė Lejthi qė transmeton nga Ukajli, e ky nga Ibn shihabi, ndėrsa ky prej Salimit se Abdullah b. Umer r.a ka treguar, se Umer b. Hattab ka dhėnė pėr hirė tė All-llahut njė kalė (ndonjė luftėtari),mė vonė e gjeti duke e shitur dhe ka dėshiruar ta blejė pėr vete. Shkoi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe kėrkoi lejen e tij.

    - Mos u kthe te zekati yt! i tha Muhammedi a.s.
    Pėr kėtė shkak Ibn Umeri r.a. nuk ka ngurruar, tė gjitha gjėrat e blera, tė cilat mė herėt i ka shpėrndarė si kontribute vullnetare, qė pėrsėri t’i jepte si kontribut.


    1490. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, se i ka treguar Malik b. Enesi, duke transmetuar nga Zejd b. Eslemi, e ky nga babai i vet i cili ka thėnė:

    E kam dėgjuar Umer b. Hattabin r.a. duke thėnė:”I kam falur njė luftėtari njė kalė pėr hirė tė All-llahut, por ai shumė shpejt e dobėsoi, prandaj dėshirova qė pėrsėri ta blej duke menduar se do tė ma shiste dhe do tė kisha privilegje pėr kėtė. Lidhur me kėtė e pyeta edhe Pejgamberin s. a. v. s. dhe ai mė tha:

    - Mos e blej pėr vete dhe mos u kthe tek sadaka yte, qoftė edhe sikur tė ta shiste pėr njė metelik.Ai i cili kthehet tek sadaka e vet i ngjan atij qė do tė kthehej te ajo qė e ka vjellur”.

    PĖR ZEKATIN DHE PEJGAMBERIN s.a.v.s.


    1491.- Na ka treguar Ademi se i ka transmetuar Shu’be kurse atij i ka treguar Muhammed b. Zejd:

    - E kam dėgjuar Ebu Hurejren i cili thotė: Hasan b. Alij r.a. mori njė hurmė nga zekati dhe e vuri nė gojė, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. tha:
    - Lere atė! Hudhe! – ashtu qė ai e hudhi. Pastaj e pyeti:
    - A nuk e din se ne me tė vėrtetė nuk hamė nga zekati?


    DHĖNIA E ZEKATIT ROBĖRVE TĖ LIRUAR



    1492. – Na ka treguar Seid b. Ufejr, kėtij Ibn Vehb duke transmetuar nga Junusi e ai nga Ibn Shihabi, tė cilit i ka treguar Ubejdullah b. Abdullah nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. e gjeti njė dele tė coftė nė zekatin e mbledhur, qė i kishin dhėnė robėreshės sė liruar tė Mejmunit, prandaj tha:
    “Ta kishit shfrytėzuar lėkurėn e saj!”
    -Po kjo ėshtė e cofur – u pėrgjigjėn tė pranishmit.
    - E ndaluar ėshtė vetėm ngrėnia e saj, tha Pejgamberi


    KUR ZEKATI E NDĖRRON STATUSIN E VET


    1493. – Na ka treguar Ademi se i ka treguar Shu’be, e kėtij Hakemi nga Ibrahimi, ndėrsa ky nga Esvedi, e ky nga Aisheja r.a. se ka dėshiruar ta blejė Berirėn me qėllim qė ta lirojė, kurse zotėrinjėt e saj kushtėzonin mbikėqyrjen.
    Aishja kėtė ia pėrmendi Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai tha:
    “Bleje pėr vete! Mbikqyrja i takon atij qė e liron”.
    Nė kėtė moment, thotė Aisheja, Pejgamberit i sollėn ca mish e unė i thash:
    - Ky i ėshtė dhuruar Berirės pėr sadakė.
    - Ky ėshtė sadakė pėr ate, kurse pėr ne ėshtė dhuratė – u pėrgjegj Pejgamberi.


    1494. – Na ka treguar Ali b. Abdullah, kėtij i ka thėnė Jezid b. Zurej, ndėrsa kėtij Halidi me anė tė Hafse bintu Sirinė nga Ummi Atije Ensarije r.a. e cila ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrė tek Aisheja r.a. dhe i tha: “A ke ndonjė send (pėr tė ngrėnė)?
    - Pėrveē ēka na ka dėrguar Nusejba nga ajo delja qė ia ke dėrguar ti nga zekati.
    - Kjo ka ardhur nė vendin e vet – tha ai.


    1495. – Na ka treguar Jahja b. Musa se i ka treguar Veki’a e ky ka dėgjuar nga Shu’be i Katades, kurse ai nga Enesi, se Pejgamberi s.a.v.s. pėr mishin e sjellur kėtij, qė mė parė i ėshtė dhėnė Berirės si sadakė, ka thėnė: “Ai pėr atė ėshtė sadakė, kurse pėr ne ėshtė dhuratė”.
    Ebu Davud ka thėnė: “Na ka informuar Shu’be, duke transmetuar nga Katade, se ky hadithin e lartėpėrmendur e ka dėgjuar nga Enesi r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.


    MARRJA E ZEKATIT NGA PASANIKĖT DHE DHURIMI TĖ VARFĖRVE KUDO QĖ TĖ JENĖ ATA


    1496. – Na ka treguar Muhammedi, tė cilin e ka informuar Abdullahu se i ka transmetuar Zekerijja b. Is-hak nga Jahja b. Abdullah b. Sajfa, e ky nga Ebu Ma’bedi – rob i liruar i Ibn Abbasit kurse ai prej Ibn Abbasit r.a. i cili ka thėnė:

    -I Dėrguari i All-llahut xh.sh. i ka thėnė Muadh b. Xhebelit, kur e ka dėrguar pėr nė Jemen: “Ti do tė shkosh tek njė popull qė i pėrmbahet Librit, prandaj kur tė shkosh tek ata, thirri tė dėshmojnė: Se nuk ka Zot tjetėr pėrveē njė tė Vetmit
    All-llah dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i All-llahut. Nėse binden nė kėtė, lajmėroji se All-llahu ka caktuar kryerjen e pesė kohėve tė namazit pėr ēdo ditė. Pasi qė tė binden edhe pėr kėtė informoi se All-llahu u ka caktuar detyrimisht ndarjen e zekatit, qė mirret nga tė pasurit e tyre dhe u jipet varfėnjakėve tė tyre.
    Ruaju nga pasuria e tyre mė e ēmueshme dhe frikėsoju mallkimit tė atyre qė u ėshtė bėrė dėm, sepse ndėrmjet atij dhe All-llahut nuk ka kurrfarė perdje (ndėrmjetės).

    NAMAZI I UDHĖHEQĖSIT DHE BEKIMI I TIJ PĖR DHĖNIEN E ZEKATIT DHE FJALĖT E TĖ LARTMADHĖRISHMIT:

    “Merre nga pasuria e tyre zekatin me tė cilin do t’i pastrosh dhe me ēka do t’ua shtosh dhe lutu pėr ata! Pa dyshim lutja yte ėshtė qetėsim pėr ata.
    All-llahu tė gjitha i di mirė”.


    1497. – Na ka treguar hafs b. Umer, kėtij Shu’be, duke transmetuar nga Amri, e ky nga Abdullah b. Ebi Evfa i cili ka thėnė:

    - Kur i sillnin njerėzit zekatin e tyre, I Dėrguari i All-llahut u thoshte: “O Zot, bekoje dhe mėshiroje familjen e filan fistekut!” Nė kėtė kohė ia solli zekatin edhe babai im dhe ai i tha: “O Zot! Mėshiroje dhe bekoje familjen e Ebu Evfit!”.

    PĖR GJĖRA QĖ NXIRREN NGA DETI

    Ibn Abbasi r.a. ka thėnė: Xhevahirėt nuk janė sikur pasuria e nėntokės. Ajo ėshtė diēka qė nxjerr deti nė sipėrfaqe.

    Hasan Basriu thotė: “Pėr xhevahirė e margaritarė jepet e pesta”.

    Pejgamberi s.a.v.s., thotė Buhariu, ka caktuar njė tė pestėn vetėm pėr pasurinė qė ėshtė e gjetur nėn tokė, e jo edhe pėr atė qė gjendet nė ujė.

    1498. – Lejthi tregon se i ka treguar Xhafer b. Rebia duke transmetuar nga Abdurahman b. Hurmuzi, e ky nga Ebu Hurejra r.a. ndėrsa ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se si njė izrealit kėrkoi nga njė irealit tjetėr qė t’i japė hua 1000 dukat. Ai ia dha, kurse mė vonė ky shkoi nė det dhe pasi nuk gjeti ndonjė barkė, e mori njė dru, e gdhendi i bėri njė gropė dhe nė atė gropė i futi 1000 dukatė dhe ashtu nė atė dru tė gdhendur e hudhi nė det.
    Mė pastaj njeriu qė ia pat dhėnė huanė doli, buzė detit, dhe e pa atė dru, e mori dhe e solli nė shtėpi pėr ta djegur.
    Ebu Hurejre, pastaj e pėrshkroi tėrė rastin dhe tha: Kur e ēau ky drurin, aty gjeti pasurinė e vet”.

    PĖR PASURINĖ E GJETUR NĖN TOKĖ JEPET NJĖ E PESTA

    Malik dhe Ibn Idris kanė thėnė: “Nė “rikaz”, d.m.th. nė pasurinė e nėntokės nė periudhėn para kur’anore, qoftė shumė ose pak, jepet njė e pesta, por as xehja nuk ėshtė “rikaz”.

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Pėr mineralet, xehet, nuk ka pagesė me tė holla, kurse pėr pasurinė e gjetur nėn tokė duhet njė e pesta”.

    Umer b. Abdulaziz ka marrė prej xehes pėr ēdo 200 dėrhem pesė dėrhem.

    Hasan Basriu ka thėnė: “Pėr atė qė gjendet nėn tokė nga pasuria, nė vendin joislam jepet njė e pesta, kurse pėr atė qė gjendet nė vendin me tė cilin ka marrėveshje paqe, jepet zekatė. Nėse gjėsendin e humbur e gjen nė vendin armiqėsor, shpalle, e nėse i takon armikut pėr atė jepet e pesta”.

    Dikush nga tė pranishmit, thotė Buhariu, ka thėnė: “Xehja ėshtė pasuri nėntoksore sikurse pasuria nėntokėsore paraislame”. Mirėpo, kur nga kjo del diēka nė sipėrfaqe tė tokės, thuhet: “Ka gjetur xehe”.

    I ėshtė thėnė edhe kjo:

    -Ndonjėherė individit i thuhet: “Ke gjetur pasuri nėntoksore, kur diēka i dhurohet ose kur i afrohet ndonjė fitim i madh, apo pleshmėri e madhe.

    Ai pastaj ra nė kundėrshtim me vetvetėn duke thėnė: Nuk ka dėm nėse njeriu pasurinė e gjetur nėntoksore ose xehen e fshehė qė tė mos i japė tė pestėn (arkės sė shtetit).

    1499. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, duke thėnė se i ka transmetuar Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid b. Musejjeb dhe Ebu Hurejra r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Kafshėt (e lėnduara, axhmau) janė tė liruara nga pagesa, bunari ėshtė i liruar, xeherorja ėshtė e liruar, kurse pėr pasurinė nėntokėsore jepet e pesta”.






    KAPITULLI NĖ BAZĖ TĖ FJALĖ TĖ ALL-LLAHUT:

    “... Edhe atyre qė punojnė nė mbledhjen e zekatit”
    (Tevbe: 60)



    Dhe ata qė japin llogari udhėheqėsit kompetent pėr mbledhjen e zekatit.


    1500. – Na ka treguar Jusuf b. Musa, kėtij Ebu Usame, tė cilit i ka transmetuar Hisham b. Urve nga babai i vet, e ky nga Ebu Humejd Saidi r.a. i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka marrė nė shėrbim njė njeri i cili quhej Ibn Lutbijje nga fisi Esed, pėr tė grumbulluar zekatin tek fisi Benu Sulejm dhe kur u kthye prapė paraqiti llogari pėr mbledhjen e zekatit”.

    EMERIMI I NĖNPUNĖSIT PĖR MBLEDHJEN E ZEKATIT NGA DEVET DHE NDARJA E QUMĖSHTIT TĖ TYRE UDHĖTARĖVE TĖ NEVOJSHĖM

    1501. – Na ka treguar Musedded se i ka treguar Jahja nga Shu’be, tė cilit i ka transmetuar Katade, duke pėrcjellur nga Enese r.a., se disa njerėz nga fisi Urjene e urrenin banimin nė Medine, prandaj Pejgamberi i Zotit i lejoi tė vijnė te devet qė ishin pėr zekatė, tė pijnė qumshtin e tyre dhe tė shėrbehen me urinėn e tyre, Mirėpo, ata i vranė barinjėt dhe devet i morėn me vete, andaj Pejgamberi s.a.v.s. kėrkoi tė ndiqen. U zunė dhe u sollėn, kėtyre u prenė duartė dhe kėmbėt, kurse sytė iu dogjėn duke i lėnė nė diell tė nxehtė tė pėrtypin gurė.
    Nė njė sened tjetėr Kateden e pasojnė: Ebu Kilabe, Humejd dhe Thabit tė cilėt njėlloj kėtė rast e pėrcjellin nga Enesi.


    SHENJIMI I DEVEVE NGA UDHĖHEQĖSI I MBLEDHJES SĖ ZEKATIT


    1502. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, kėtij i ka treguar Velidi i cili thotė se i ka treguar Ebu Amr Evzaijj qė thotė se i ka treguar Is-hak b. Abdullah b. Ebi Talha, tė cilit Enes b. Malik r.a. i ka thėnė:

    “Njėherė shkova heret me Abdullah b. Ebi Talhėn tek i Dėrguari i Zotit pėr t’i zbutur hurmat (rexhur hurmat) dhe i gjeta nė dorė njė mjet me tė cilin shenjonte devet e mbledhura nga zekati”.

    KREU 24/a
    Sadakatu-l-fitri

    DHĖNIA E SADAKATU-L-FITRIT


    Ebu Alije, Ata’a dhe Ibn Sirin kanė konsideruar se dhėnia e sadakatul-fitrit ėshtė farz (detyrė e dosdoshme).


    1503. – Na ka treguar Jahja b. Muhammed b. Seken se i ka treguar Muhamed b. Xhehdam, tė cilit i ka transmetuar Ismail b. Xhafer nga Umer b. Nafia, kurse ky nga babai i vet dhe ky nga Ibn Umer r.a. i cili ka thėnė:

    Pejgamberi s.a.v.s. ka caktuar zekatulfitrin nė kėtė mėnyrė: njė sa’ė hurma, ose njė sa’ė nga elbi pėr besimtarin e lirė, mashkull apo femėr, i vogėl ose i madh dhe ka urdhėruar qė ky tė jepet para se tė shkojnė njerėzit nė namaz( tė Bajramit)”.

    PĖR DETYRĖN E MUSLIMANIT QĖ TĖ JAPĖ SADAKUTU-L-FITRIN PĖR RROGTARIN E VET DHE SHTĖPIARĖT E TJERĖ


    1504. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka treguar Maliku qė ka transmetuar nga Nafiu, e ky prej Ibn Umrit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka caktuar zekatulfitrin nė sasi prej njė sa’ė hurma ose sa’ė elbi ēdo muslimani tė lirė apo tė robėruar, burrit dhe gruas.

    SADAKATU-L-FITRI ĖSHTĖ NJĖ SA’Ė ELBI

    1505. – Na ka treguar Kabise se i ka thėnė Sufjani nga Zejd b. Eslemi, kurse ky nga I’jad b. Abdullah, ndėrsa ky nga Ebu Saidi r.a. i cili ka thėnė:

    “ I kemi ushqyer (tė varfėrit) me sadakatulfitėr prej njė sa’a elbi”

    SADAKATULFITRI ĖSHTĖ NJĖ SA’A USHQIM

    1506. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka trasnmetuar Maliku nga Zejd b. Eslemi, e ky nga Ijad b. Abdullah b. Sa’d b. Ebi Ser-ha al –Amirij, i cili e ka dėgjuar Ebu Seid Hudariun r.a. se si thotė:

    “Ne nė emėr tė sadakatulfitrit kemi dhėnė njė sa’ė ushqim (grurė), ose njė sa’ė elbi, ose njė sa’ė hurma, ose njė sa’ė djathė tė terur ose nga njė sa’ė rrush tė thatė”.

    NJĖ SA’Ė HURMA PĖR SADAKUTU-L-FITĖR


    1507. – Na ka treguar Ahmed b. Jusuf, kurse kėtij Lejthi, i cili transmeton nga Nafi’a se Abdullah (b. Umeri) r.a. ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar qė nė emėr tė sadakatulfitrit tė jepet njė sa’ė hurma ose njė sa’ė elbi, kurse njerėzit, thotė Abdullahu, filluan qė kėtė ta barazojnė me vlerėn e dy mudde gruri”.

    DHĖNIA E NJĖ SA’Ė RRUSHI TĖ THATĖ

    1508. – Na ka treguar Abdullah b. Munir se e ka dėgjuar Jezid Adeniun tė cilit i ka transmetuar Sufjani nga Zejd b. Eslemi, tė cilit i ka treguar Ijad b. Abdullah b. Ebi Serh qė transmeton nga Ebu Seid Hudariu r.a. i cili ka thėnė:

    - Nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. kemi dhėnė nga njė sa’ė ushqim (grurė), njė sa’ė hurma, ose njė sa’ė elbi, ose njė sa’ė rrush tė thatė. Kur erdhi Muaviju (nė post) arriti edhe gruri i Sirisė dhe ai tha: “Mė duket se njė mudde nga ky grur ėshtė barazi me dy mudde tė (grurit) tjetėr”

    SADAKUTU-L-FITRI JEPET PARA NAMAZIT TĖ BAJRAMIT

    1509. – Na ka treguar Ademi, kėtij Hafs b. Mejsere, tė cilit i ka transmetuar Musa b. Ukbe nga Nafiu, e ky nga Ebu Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar dhėnien e sadakatu-l-fitrit para se tė shkojnė njerėzit nė namazin e Bajramit.


    1510. – Na ka treguar Muadh b. Fedale, se i ka transmetuar Ebu Umeri nga Zejdi, kurse ky nga Ijad b. Abdullah b. Seid, e ky, nga Ebu Seid Huderiu r.a. i cili ka thėnė:

    “Ne nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. kemi dhenė nė Ditėn e fitrit ( dita e parė e Ramazan Bajramit), nga njė sa’ė ushqim, kurse ushqimi jonė, thotė Ebu Seid, kryesisht ka qenė: elbi, rrushi i thatė, djathi i thatė dhe hurmat.


    I LIRI DHE ROBI TĖ JAPIN SADAKUTU-L-FITRIN


    Zuhriu ka thėnė: “Pėr robėrit qė janė pėr tregti zekati jepet sikur pėr artikuj tregėtarė, por jepet edhe kontributi nė emėr tė sadakatu-l-fitrit”.


    1511. – Na ka treguar Ebu Nu’man se i ka dhėnė Hamad b. Zejd, tė cilit i ka transmetuar Ejubi Nga Nafi’a, kurse ky nga Ibn Umeri r.a. i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi e ka caktuar sadakatu-l-fitrin, ose ka thėnė, sadakatu-l-fitrin e Ramazanit, pėr burrė dhe grua tė lirė, por edhe pėr robin, nha njė sa’ė hurma, ose nga njė sa’ė elb. Pastaj njerėzit (Muaviu dhe bashkėpuntorėt e tij) e barazuan kėtė me njė gjysmė sa’ė gruri. Mirpo, Ibn Umeri edhe mėtej jepte vetėm hurma. Banorėt e Medinės njė vjet kishin mungesė tė hurmave, andaj ky dha elb. Ibn Umeri ka dhėnė (sadakatulfitėr) pėr tė mitur dhe pėr tė rritur, madje ka dhėnė edhe pėr foshnje”.

    Ibn Umeri ua jepte kėtė atyre (tė varfėrve) qė e pranonin edhe njerėzit e jepeshin njė ose dy ditė para ditės sė parė tė Bajramit tė Ramazanit.


    SADAKATUL FITRI PĖR TĖ MITUR DHE TĖ RRITUR


    1512. – Na ka treguar Musedded duke thėnė se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullahi, tė cilit i ka treguar Nafi’a, duke transmetuar nga Ibn Umeri r.a. i cili ka deklaruar:

    “Pejgamberi i All-llahut ka caktuar, nė emėr tė sadakatulfitrit, nga njė sa’ė elb ose njė sa’ė hurma pėr tė mitur, por edhe pėr persona tė rritur, qoftė ai pėrson i lirė apo rob”.


    KREU 25
    HAXHILLĖKU

    HAXHXHI DHE RĖNDĖSIA E TIJ


    All-llahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “Njerėzit e kanė detyrė qė nė emėr tė All-llahut tė vizitojnė Qaben, kush ka mundėsi pėr tė shkuar atje. Ai i cili nuk beson, lere, All-llahu me tė vėrtetė ėshtė i pavarur nga njerėzit”. {1}

    1513. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka kumtuar Maliku qė transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman b. Jesara, kurse ky nga Abdullah b. Abbasi r.a. i cili thotė:

    “Fadl b. Abbas kishte hypur pas shpinės sė Pejgamberit tė All-llahut nė tė njėjtėn deve. Nė kėtė moment erdhi njė grua nga fisi Hath’am. Fadli filloi ta shikonte, por edhe ajo e shikonte kėtė, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Fadlit fytyrėn nė anėn tjetėr.
    - O Pejgamber i All-llahut! – tha gruaja- Pa dyshim All-llahu ua ka bėrė detyrė haxhin robėrve tė vet. Babai im ėshtė nė pleqėri tė thellė, ai nuk mund tė kalėrojė, andaj a mundem unė ta kryej haxhin nė vend tė tij?
    - Po, mundesh, u pėrgjigj Pejgamberi a.s.
    Kjo ka qenė - thotė Ibn Abbasi – nė haxhin lamtumirės.

    FJALĖT E ALL-LLAHUT TĖ LARTMADHĖRUAR

    “ Do tė vijė nė kėmbė dhe me deve tė lodhura qė do tė vijnė nga tė gjitha anėt e largėta dhe le tė merrni pjesė nė tė mira tė kėsaj bote dhe botės tjetėr:

    “Fixhaxhun” d.m.th. rrugė tė gjera. {3}

    1514. – Na ka treguar Ahmed b. Isa, qė thotė se i ka treguar Ibni Vehb, duke transmetuar nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, kurse ky nga Salim b. Abdullah se Ibn Umer r.a. ka thėnė:

    “ E kam parė Pejgamberi s.a.v.s. duke shkuar kaluar dhe me zė madhėronte
    All-llahun, mu atėherė kur kafsha me tė cilėn kalėronte ishte ngritur nė kėmbė.


    1515. – Na ka treguar Ibrahimi, tė cilit i ka thėnė Velidi se i ka treguar Evzaij i cili ka dėgjuar nga Ata’a se e transmeton nga Xhabir b. Abdullahu r.a. se tė shqipėtuarit e telbijes me zė nga Pejgamberi s.a.v.s. fillonte nga Dhul-l-Hulejfe pasi qė deveja mbi tė cilėn kishte hypur ai ngritej.
    Kėtė e kanė transmetuar edhe Enesi dhe Ibn Abbasi r.a.

    KRYERJA E HAXHXHIT HYPUR NĖ DEVE


    1516. – Ebani ka deklaruar se i ka treguar Malik b. Dinar i cili transmeton nga Kasim b. Muhammed, e ky nga Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e dėrgoi me tė vėllain e saj Abdurrahmanin dhe ajo vendosi tė kryejė umren nga Ten’imi, kurse ai e hypi nė deve.
    Umeri r.a. ka thėnė: “Shtrėngoni shalėt nė kohėn kur bėni haxhin sepse haxhi ėshtė njėra nga dy luftėrat”.


    1517. – Muhammed b. Ebu Bekr thotė se i ka thėnė Jezid b. Zurej, tė cilit i ka transmetuar Azret b. Thabit nga Thumame b. Abdullah b. Enes:

    “Enesi e ka kryer haxhin nė shalė tė deves, por nuk ka qenė koprrac. Ai ka treguar se edhe Pejgamberi i All-llahut e ka kryer haxhin nė shalė tė cilėn e kishte edhe si bagazh”.

    1518. – Na ka treguar Amr b. Ali qė thotė se i ka treguar Ebu Asim nga Ejmen b. Nail, tė cilit i ka treguar Kasim b. Muhamed se Asisheja r.a. me siguri ka thėnė:

    - O Pejgamber i All-llahut, ju e keni bėrė nijet pėr umre, kurse unė jo?
    - O Abdurahman! – thirri Muhammedi a.s. – shko me motrėn tėnde dhe mundėsoja qė ta bėjė nijet pėr umre prej Ten’imi.

    Ky e vuri atė pas vetes nė deve dhe ajo e bėri nijet qė ta kryej umren

    RĖNDĖSIA E HAXHXHIT QĖ KRYHET SIPAS NORMAVE TĖ HAXHIT
    DHE PRANOHET TE ALL-LLAHU



    1519. – Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullah dhe tha se i ka transmetuar Ibrahim b. Sa’di nga Zuhriu, e ky nga Seid b. Musejjeb, ndėrsa ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thėnė:

    - E kanė pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
    “Cilat punė janė mė tė rėndėsishme?”
    “Besimi nė All-llahun dhe Pejgamberin e Tij” – u pėrgjegj.
    “E pas kėsaj?” e pyetėn pėrsėri?
    “Lufta pėr hirė tė rrugės sė All-llahut” – tha ky.
    “ E pas kėsaj?” e pyetėn pėrsėri.
    “Haxhi qė kryhet sipas normave (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu”.


    1520. – Na ka treguar Abdurrahman b. Mubarek, kėtij Halidi tė cilit i ka transmetuar Habib b. Ebu Amre, i cili transmeton nga Aishe b. Talha, kurse kjo nga Aisheja r.a. nėna e besėdrejtėve qė tha:

    - O Pejgamber i All-llahut, ne e konsiderojmė xhihadin punė mė tė rėndėsishme, e pse nuk shkojmė edhe ne tė luftojmė pėr hirė tė All-llahut?”
    - Jo –u pėrgjigj ai. Xhihadi mė i mirė pėr ju ėshtė kryerja e haxhit pa gabime dhe tė jetė i pranuar te All-llahu.


    1521. – Na ka treguar Ademi duke transmetuar nga Shu’be tė cilit i ka thėnė Sejjar Ebu Hakem se e ka dėgjuar Ebu Hazmin qė thotė se e ka dėgjuar Ebu Hurejren r.a. kur ka thėnė:

    - E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė thotė: “Ai i cili e kryen haxhin pėr hirė tė
    All-llahut dhe nuk ka kontakt me gruan( nė kohė tė haxhit) dhe qė nuk ka bėrė edhe ndonjė tjetėr mėkat, do tė kthehet sikur nė ditėn kur e ka lindur nėna”.

    VENDET E CAKTUARA PREJ KU FILLON KRYERJA E HAXHIT DHE UMRES


    1522. – Na ka treguar Malik b. Ismail, duke thėnė se i ka transmetuar Zuhejri nga Zejd b. Xhubejri i cili ka treguar se i ka ardhur nė banesė Abdullah b. Umeri r.a. , e ai atėherė kishte njė shator (tendė) shavari dhe njė si derė. Unė e pyeta:

    “Nga cili vend ėshtė e lejuar ta bėj (vendos) nijetin pėr kryerjen e umrės (tė vesh ihramin)!”
    Pejgamberi s.a.v.s. – mė tha ai – pėr kėtė ka caktuar pėr Karnin, pėr medinasit, Dhul-lHulejfin, kurse banorėt e Nexhdit, Xhuhfėn banorėt e Sirisė.

    FJALĖT E ALL-LLAHUT xh.sh. “FURNIZOHUNI, PA DYSHIM FURNIZIMI
    MĖ I MIRĖ ĖSHTĖ DEVOTSHMĖRIA”


    1523. – Na ka treguar Jahja b. Bishr, tė cilit i ka transmetuar Shehabi nga Vereka, ky nga Amr b. Dinari, kurse ky nga Ikrime ndėrsa ai prej Ibn Abbasit r.a. se ka thėnė:

    “Banorėt e Jemenit e kanė kryer haxhin por nuk ishin tė furnizuar, por thoshin “Ne i mbėshtetemi All-llahut”. Kur arrinin nė Meke atėherė lypnin nga tė tjerėt, prandaj All-llahu xh.sh. shpalli ajetin “Furnizohuni! Pa dyshim furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria”. Kėtė dekleratė e ka transmetuar edhe Ibn Ujejne nga Amri, ky nga Ikrime, pa e pėrmendur Ibn Abbasin.

    MIKATI PĖR MEKASIT PĖR HAXH APO UMRE


    1524. – Na ka treguar Musa b. Ismail tė cilit i ka transmetuar Vuhejbi nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i vet, ndėrsa ky nga Ibn Abbasi:

    Pejgamberi a.s. e ka caktuar kohėn dhe vendin ku fillon lavdėrimi i All-llahut me zė, dhe ku duhet veshur ihramin: Dhu-l-hulejfen pėr medinasit, Xhuhfėn pėr sirianėt, Karnul Menazlin pėr banorėt e Naxhdit kurse pėr banorėt e Jemenit vendin Jelemlem. Kėto vende janė pėr kėta dhe pėr secilin qė kalon kah kėto vende me qėllim tė kryerjes sė haxhit ose umres. Pėr atė qė ndodhet pas kėtij vendi, pra brenda mikatit dhe Mekkės, ai e vesh ihramin nė momentin kur e bėn nijet pėr tė kryer haxhin. Nė kėtė mėnyrė banori i Mekės vesh ihramin brenda nė Mekke (nė Haremin e Qabes)”.

    MIKATI PĖR MEDINASIT

    Ata nuk veshin ihramin deri kur tė arrijnė nė Dhu-l-hulejfe

    1525. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka kumtuar Maliku qė i transmeton nga Nafi’u, e ky prej Abdullah b. Umerit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Medinasit fillojnė tė bėjnė telbijen me zė prej Dhu-l-hulejfes, banorėt e Sirisė prej xhuhfės, kurse banorėt e Nexhdit nga Karni”.
    - Mė ėshtė kumtuar – ka thėnė Abdullahu – se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė edhe kėtė: “Banorėt e Jemenit hyjnė nė ihramin nga Jelemlemi”.

    MIKATI PĖR BANORĖT E SIRISĖ

    1526. – Na ka treguar Musedded, tė cilit i ka treguar Hammadi duke transmetuar prej Amr b. Dinarit, e ky nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi;

    “Pejgamberi i All-llahut medinasėve ua ka caktuar vendin dhe kohėn pėr tė veshur ihramin nė Dh-l-hulejfe, banorėve tė Sirisė Xhihfėn, banorėve tė Nexhdit Karnul-Menazil, kurse banorėve te Jemenit u ka caktuar Jelemlemin. Kėto vende janė pėr ata dhe tė tjerėt qė kalojnė kah ato vende, pėrveē banorėve tė kėtyre vendeve, me qėllim tė kryerjes sė haxhit dhe umres. Banorėt e kėtyre vendeve, hynė nė ihram nga shtėpitė e tyre. Nė kėtė mėnyrė mekasit hyjnė nė ihram nė Mekke (te Haremi i Qabes).

    MIKATI PĖR BANORĖT E NEXHDIT

    1527. – Na ka treguar Aliu tė cilit i ka thėnė Sufjani:

    - Kemi mbajtur mend hadithin nga Zuhriu i cili e ka transmetuar nga Selimi, e ky nga babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s., e ka caktuar vendin dhe kohėn pėr tė filluar telbijen me zė, si edhe veshjen e ihramit...

    1528. – Nė bazė tė senedit tjetėr, na ka treguar Ahmedi, kėtij Ibn Vehbi qė thotė se i ka kumtuar Junusi duke transmetuar nga Ibn Shihabi e ky nga Selim b. Abdullah, e ky nga babai i vet r.a. i cili ka thėnė:

    E kam dėgjuar Pejgamberi s.a.v.s., qė thoshte: “Vendi pėr tė hyrė nė ihram medinasit ėshtė Dhul-lhulejfe, kurse vendi pėr tė hyrė nė ihram banorėt e Sirisė ėshtė Mehje’a, e kjo ėshtė Xhuhfa, kurse pėr banorėt e Nexhdit ėshtė Karn”.

    Ibn Umeri r.a. ka thėnė:
    “As’habėt thoshin se Pejgamberi s.a.v.s., ka thėnė edhe kėtė (por unė personalisht nuk e kam dėgjuar):... kurse vendi pėr tė hyrė nė ihram jemenasit ėshtė Jelemlemi

    MIKATI ATIJ QĖ ĖSHTĖ I VENDOSUR BRENDA KUFIJVE TĖ CAKTUAR PĖR MIKATE

    1529. – Na ka treguar Kutejbe, tė cilit i ka transmetuar Hamadi prej Amrit, e ky e ka dėgjuar nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., pėr medinasit Dhu-l-hulejfen, e ka caktuar vendin dhe kohėn pėr tė hyrė nė ihram pėr Sirianėt Xhuhfen, pėr Jemenasit Jelemlemin, kurse pėr banorėt e Nexhdit, Karnin. Kėto janė vende pėr ata dhe tė tjerėt qė vijnė nga kėto drejtime dhe kanė pėr qėllim kryerjen e haxhit dhe umres, ndėrsa ai qė ndothet nė brendi, prapa kėtyre vendeve, ai hyn nė ihram nga shtėpia e vet (familja). Nė kėtė mėnyrė banorėt e Mekkes hyjnė nė ihram brenda Mekes.

    MIKATI PĖR JEMENASIT

    1530. – Na ka treguar Mual-la b. Esedi se i ka treguar Vuhejbi nga Abdullah b. Tavus, kurse ky nga babai i vet, i cili tregon nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., ua ka caktuar medinasve vendin dhe kohėn pėr tė hyrė nė ihram Dhu-l-hulejfen, pėr banorėt e Sirisė Xhuhfen, pėr Nexhdasit Karnul Menazilin, kurse pėr banorėt e Jemenit Jelemlemin. Kėto vende janė edhe pėr vendėsit por edhe pėr tė gjithė tė tjerėt qė kalojnė kėndej dhe mendojnė tė kryejnė haxhin ose umren. Ai qė ndodhet nė brendi tė kėtyre vendeve, ai hyn nė ihram nga vendi ku e ka vendosur (bėrė nijet) pėr haxh. Kėshtu qė pėr mekasit mikati ėshtė nė Mekke (nga Haremi i Qabes).

    DHATU’IRK ĖSHTĖ MIKAT PĖR BANORET E IRAKUT

    1531. – Na ka treguar Ali b. Muslim duke thėnė se i ka treguar Abdullah b. Numejr, kėtij Ubejdullahi nga Nafi’a kurse ky nga Ibn Umeri r.a. se ka thėnė:

    - Kur u morėn kėto dy qytete (Basra dhe Kufa) banorėt e tyre erdhen te Umeri dhe i thanė:
    O sundimtarė i besėdrejtėve! Pejgamberi i All-llahut ka caktuar pėr banorėt e Nexhdit Karnin pėr vend, cak, ku duhet tė hynė nė ihram, i cili vend ndodhet nė anėn tjetėr tė rrugės tonė dhe neve na vjen vėshtirė tė shkojmė atje, nė Karn!”
    “Po ju shikoni ndonjė vend tjetėr, nė rrugėn tuaj, nė atė drejtim”.
    Tha Muhammedi a.s.
    Kėshtu ai caktoi Dhatu’Irkun.


    1532. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka transmetuar Maliku nga Nafi’a, kurse ky nga Abdullah b. Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., e detyroi deven tė bijė nė Bat’ha nė Dh-l-hulejfe dhe aty u fal, e tė njėjtėn gjė e bėri edhe Abdullah b. Umeri r.a.

    KALIMI I PEJGAMBERIT S.A.V.S. NĖPĖR VENDIN SHEXHERE

    1533. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir se i ka transmetuar Enes b.Ijad nga Ubejdullah, kurse ky nga Nafi’u, e ky nga Abdullah b. Umeri r.a. se Pejgamberi i Zotit nga Medina doli rrugės Shexheret, kurse hyri nga rruga (ana) Muarres, dhe se kur ka shkuar nė Mekke ėshtė falur nė midis tė luginės Dhu-l-hulejfe dhe aty ka qėndruar, deri nė agim.

    FJALĖT E PEJGAMBERIT S.A.V.S.

    “AKIKE ĖSHTĖ LUGINĖ E BEKUAR”


    1534. – Na ka treguar Humejdi, kurse kėtij Velid dhe Bishr b. Bekr tinnisi, qė tė tre kanė thėnė se u ka treguar Evzai, kėtij Jahja tė cilit i ka treguar Ikrime qė e ka dėgjuar Ibn Abbasin r.a. duke treguar se Umeri r.a. ka thėnė:

    - E kam dėgjuar Pejgamberin e Zotit se pėr luginėn Akikė thotė: “Mbrėmė mė ka ardhur nga krijuesi im, All-llahu, engjulli (Xhebrail) dhe mė ka thėnė: “Falu nė kėtė luginė tė bekuar dhe bėre nijet pėr umre dhe haxh!”


    1535. – Na ka treguar Muhamed b. Ebi Bekr, i cili thotė se i ka treguar Fudajl b. Sulejman nga Musa b. Ukbe, e kėtij Salim b. Abdilah duke transmetuar nga babai i vet r.a., kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se i ėshtė paraqitur nė ėndėrr kur ishte nė konak nė midis tė luginės nė Dhu-l-hulejfe dhe i ėshtė thėnė:

    “Ti me tė vėrtetė po ndodhesh nė Ba’t h tė bekuar”.
    Salimi – thotė Musa b. Ukbe – ndejti me ne tė ======= atė vendin ku kishte qėndruar Abdullah i cili gjithmonė kishte buajtur aty ku kishte buajtur Pejgamberi s.a.v.s. kurse ky luginės. Pikėrisht ndėrmjet kėtyre dhe kėsaj rruge gjendet mesi i kėsaj lugine.

    LARJA E PARFYMOSJES SĖ TEPRUAR NGA TESHAT TRI HERĖ

    1536. – Ebu Asimi thotė se i ka transmetuar Ibn Xhurejxh nga Ata’a tė cilin e ka informuar Safan b. Ja’la i ka thėnė Umerit r.a.:

    “Mė trego pėr Pejgamberin s.a.v.s. nė momentin kur i vie shpallja!”
    Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ishte ende nė Xhiran – thotė Ja’la me disa as-habė, erdhi njė njeri dhe i tha:
    O Pejgamber i Zotit, ēka mendon pėr njeriun qė ka hyrė nė ihram pėr tė bėrė umren dhe ėshtė parfymosur pėr tepėr? Pejgamberi s.a.v.s. heshti pėr njė moment. Pastaj i erdhi shpallja, e Umeri r.a. i bėri me shenjė Ja’las dhe Ja’la u afrua, ndėrsa pėrmbi Pejgamberin s.a.v.s. kishte njė copė pėlhure qė i bėnte hije. Ky e futi kryet dhe e pa se Pejgamberi s.a.v.s. ishte i stėrkuqur nė fytyrė dhe me vėshtirėsi merrte frymė. Pasi u qetėsua pyeti:
    - Ku ėshtė ai qė pyeti pėr umrėn?
    Kur e sollėn kėtė njeri, tha:
    - Parfymosjen e tepruar qė e ke ti shpėrlaje tri herė, hiqe xhylynin (xhyben) dhe pėr tė bėrė Umrėn vepro njėlloj sikur qė do tė kishe vepruar nė rastin e haxhit!
    - E pyeta – thotė Ibn Xhurejxh –Ata’in:
    - Kur Pejgamberi s.a.v.s. e urdhėroi qė kėtė ta lajė tri herė, kishte pėr qėllim pastrimin e plotė?”
    - “Po” , konstatoi ai

    PARFYMOSJA (ZBUKURIMI) KUR HYN NĖ IHRAM

    Lidhur me atė ēka duhet tė vesh haxhiu kur dėshiron tė hyjė nė ihram, krehjen dhe parfymosjen, Ibn Abbasi r.a. ka thėnė:
    “Ai qė hynė nė ihram mund tė parfymoset me borsilok, mund tė shikohet nė pasqyrė dhe tė shėrohet vetėm me ato gjėra qė hahen, siē vaji dhe tlyni”.

    Ata’u thotė: Mund tė ketė edhe unazė dhe tė ngjesh brezin (qemerin). Ibn Umeri r.a. e ka bėrė tavafin rreth Qabes si muhrim, kurse rreth mjedisit kishte ngjeshur njė teshė (brez) H. Aisheja r.a. nuk e konsideronte tė ndaluar veshjen e brekėve tė shkurtėra pėr ata qė kujdeseshin pėr hevaxhin e saj.

    1537. – Na ka treguar Muhammed b. Jusuf dhe ka thėnė se i ka transmetuar Sufjani prej Mensurit, e ky nga Seid . Xhubejri i cili ka thėnė:

    Ibn Umeri r.a. ėshtė lyer me vaj, e kėtė ia pėrmenda Ibrahimit (Nehaijjut) dhe ai tha:Ēka tė bėsh me rastin e tij?


    1538. – Mua mė ka transmetuar Esvedi nga Aisheja r.a. se ajo ka thėnė:

    “Mė duket se po e shoh parfymosjen nė flokėt e Pejgamberit tė All-llahut, derisa ishte nė ihram”.


    1539. – Na ka treguar Abdull-llah b. Jusuf, tė cilit i ka rrėfyer Maliku, duke transmetuar nga Abdurr-rrahman b. Kasimi, e ky nga babai i vet, ndėrsa ky nga Aisheja r.a. bashkėshorte e Pejgamberit s.a.v.s.

    “E kam parfymosur tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. pėr tė hyrė nė ihram dhe pėr tė dalur nga ihrami, edhe kėtė e kam bėrė para se tė kryente tavafin rreth Qabes”.

    KĖNDIMI I TELBIJES ME FLOKĖ TĖ NGJITURA

    1540. – Na ka treguar Esbeg tė cilit i ka transmetuar Ibni Vehbi nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, ai nga Salimi ndėrsa ky nga babai i vet r.a. se ka thėnė:

    ”E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke kėnduar me zė telbijen me flokė tė ngjitur pėr koke”.

    FILLIMI I TELBIJES TE XHAMIA NĖ DHU-L-HULEJFE

    1541. – Ali b. Abdull-llahu na tregon me anė tė Sufjanit, tė cilit i ka treguar Musa b. Ukbe se e ka dėgjuar Salim b. Abdull-llahun duke thėnė se ka dėgjuar Ibn Umerin r.a. kurse sipas senedit tjetėr: Na ka treguar Abdull-llah b. Mesleme, ky nga Maliku, ai nga Musa b. Ukbe, ndėrsa ky prej Salim b. Abdull-llahut, se ky e ka dėgjuar babėn e vet duke thėnė:

    “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e ka kėnduar me zė telbijen vetėm nė xhami”. Abdull-llahu mendonte – thotė- Musa – nė xhaminė nė Dhu-l-Hulejfe.

    Ē’FARĖ TESHASH NUK I LEJOHEN TĖ VESH MUHRIMIT

    1542. – Na ka treguar Abdull-llah b. Jusuf se i ka rrėfyer Maliku, e ky nga Nafiu, kurse ky nga Abdull-llah b. Umeri r.a. se njė njeri i ka thėnė:

    “O i Dėrguar i All-llahut, ēka i lejohet tė vesh muhrimit?”
    - Nuk do tė vesh – tha Pejgamberi s.a.v.s. kėmishė, ēallmė, brekė, brez dhe meste. Mirėpo, nėse dikush nuk gjen mbathje tjetėr, le tė mbath meste, por mė parė duhet t’i presė deri nėn nyje, dhe mos vishni asgjė nga teshat qė janė bėrė me shafran ose vers.

    KALĖRIMI DHE KALĖRIMI NĖ VITHE PAS KALORĖSIT NĖ KOHĖN E HAXHIT

    1543 – 1544. – Na ka treguar Abdull-llah b. Muhammed, Vuhejb b. Xherir, kurse babai i tij nga Junus El-Ejlije, Zuhejri, Ubejdullah b. Abdullah, prej Ibn Abbasit r.a. se Usemeja r.a. ka hypur pas Pejgamberit s.a.v.s. nė tė njėjtėn kafshė prej Arefatit deri nė Muzdelife, kurse nga Muzdelife e mori pas vetes edhe Fadlin dhe nga Mina tė dy kanė qenė bashkė( nė vithe) thoshte Abdull-llahu.
    Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ndėrpreu – deklaroi Abdullahu – kėndimin e telbijes deri kur filloi tė hudh guralecėt nė Akabe.

    ĒKA MUND TĖ VESH MUHRIMI NGA TESHAT E HOLLA, TĖ TRASHAT DHE TESHAT E POSHTME

    Aishja veshi tesha ngjyrė portokalli derisa ishte nė ihram dhe tha:

    “Mos e mbulo pjesėn e poshtme tė fėtyrės, mos ven perēe nė fėtyrė dhe mos vish tesha tė ngjyrosura me vers dhe shafran!”

    Xhabiri thotė: “Ngjyrė portokallin nuk e konsideroj kozmetikė me parfem”. Aisheja nuk e ka konsideruar se femres i ndalohet bartja e stolive, teshat e zeza ose tė ngjyrosura me ngjrė vjollce dhe meste.

    Ibrahimi ka thėnė: “Nuk prish punė nėse muhrimi i ndėrron teshat e veta-ihramin”. {12}

    1545. – Na ka treguar Muhammed b. Ebi Bekr Mukaddem, tė cilit i ka transmetuar Fudajl b. Sulejman nga Musa b. Ukbe, qė i ka treguar Kurejbi nga Abdull-llah bin Abbasi r.a.

    “Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė nisė (pėr Mekke) nga Medina pasi qė u kreh, u parfumos, veshi teshat e poshtme dhe pelerinėn e vet, ai dhe shokėt e tij, dhe nuk ndaloi asgjė nga pelerinat dhe mbulojat e poshtme qė vishen, pėrveē asaj qė ėshtė e ngjyrosur me shafran qė ngjitet pėr lėkure. Kur gdhini nė Dhu-l-Hulejfe vazhdoi kalėrimin dhe kur u ndal nė Bejda, filloi kėndimin me zė tė telbijes me gjithė as-habė dhe i vari pėr qafe shenjėn e kurbanit deves sė vet. Kjo ishte kur mbeten vetėm edhe pesė ditė nga Dhu-l-ka’de. Nė Mekke arriti kur kishin kaluar katėr netė tė Dhu-l-Hixhxhes. Kreu tavafin rreth Qabes, sa’jin (vrapimi) ndėrmjet Safa dhe Merves dhe nuk doli nga ihrami pėr shkak tė deveve tė veta, pėr shkak secilės ia kishte varur shenjėn. Mė vonė u pat ndalur tek Haxhuni, nė pjesėn e epėrme tė Mekkes, duke kėnduar telbijen pėr haxh. Qabes nuk i ėshtė afruar pasi kishte kryer tavafin rreth asaj, deri kur tė kthehej nga Arafati. Shokėve tė vet (qė nuk kishin kurban) u urdhėroi tė bėjnė tavaf rreth Qabes dhe tė kryejnė sa’jin ndėrmjet Safas dhe Merves, pastaj tė rruajne krerėt e vet e pastaj tė heqin ihramet. Kjo ishte kėshtu pėr atė i cili nuk kishte me vete deve (pėr kurban) sė cilės do t’i varte shenjė. Ai qė e kishte me vete bashkėshorten e kishte tė lejuar. E kishte tė lejuar edhe parfymosjen e teshave tė mėparme”.
    Kėtė e transmeton Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s. .

    PĖR ATĖ QĖ KA BUAJTĖ NĖ DHU-L-HULEJFE

    Kėtė e transmeton Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.

    1546. – Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, kėtij Hisham b. Jusuf se i ka transmetuar Ibn Xhurejxhi, kurse kėtij Muhammed b. Munkedir nga Enes b. Malik r.a.

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka falė nė Medine katėr rekatė( tė drekės) kurse nė Dhu-l-Hulejfe dy rekatė (ikindi). Ai kėtu bėri natėn dhe kėshtu nė Dhu-l-Hulejfe u gdhi, dhe kur i hipi deves sė vet e ajo u ngrit, filloi kėndimin me zė tė telbijes”.


    1547. – Na ka treguar Kutejbe, kėtij i tha Abdu-l-Vehabi qė ka dėgjuar nga Ejjubi kurse ky nga Ebu Kilabe, ndėrsa ky prej Enes ibn Malikut r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. nė Medine i ka falur katėr rekatė tė drekės, kurse nė Dhu-l-Hulejfe dy rekatė tė ikindisė.

    - Mendoj – thotė Ebu Kilabe - Pejgamberi s.a.v.s. aty kaloi natėn dhe e zuri drita.

    NGRITJA E ZĖRIT GJATĖ SHQIPTIMIT TĖ TELBIJES

    1548. – Na ka treguar Sulejman b. Harb se i ka transmetuar Hammad b. Zejd me anė tė Ejubit, kurse ky nga Ebu Kilabe, e ai nga Enesi r.a. i cili ka thėnė:
    “I Dėrguari i All-llahut ka falur katėr rekatė tė drekės nė Medine, kurse dy rekatė tė ikindisė nė Dhu-l-Hulejfe, dhe i kam dėgjuar tė gjithė sė bashku duke shqiptuar telbijen pėr haxh dhe umre”.

    TEKSTI I TELBIJES

    1549. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka trasmetuar Maliku, nga Nafiu, e ky nga Abdull-llah b. Umeri r.a. se telbija e Pejgamberit s.a.v.s. ka qenė kėshtu:

    “Lebbejke All-llahumme lebbejke, lebbejke, la sherike leke lebbejke; Inne-l-hamde venni’mete leke ve-l-mulke, la sherike leke”
    “Tė pėrgjigjem o Zot, Ty, Zoti im. Tė pėrgjigjem! Tė pėrgjigjem, qė nuk ke shok. Tė pėrgjigjem Ty! Pėr ty ėshtė ēdo lavdatė, e falėnderimi, dhėnti e pushtet dhe nuk ke shok!”


    1550. – Muhammed b. Jusuf na ka treguar se i ka transmetuar Sufjani, nėpėrmjet tė A’meshit, e ky nga Ummare, ai nga Ebu Atija, kurse ky nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    - Pa dyshim unė e di mė sė miri se si e ka kėnduar Pejgamberi s.a.v.s. telbijen: “Lebbejke All-llahumme lebbejke, lebbejke, la sherike leke lebbejke; Inn-l-hamde venni’mete leke”.
    “Tė pėrgjigjem Ty, o Zoti im, tė pėrgjigjem! Tė pėrgjigjem, Ti nuk ke shok! Tė pėrgjigjem! Ty tė takon ēdo lavdatė e dhėnti!”

    Nė senedin tjetėr Ebu Sufjani e pason Muaviu, duke transmetuar hadithin nga A’mesh, kurse Shu’be prapė thotė se kėtė e ka lajmėruar Sulejmani se e ka dėgjuar Hajthemin qė transmetonte nga Ebu Atije, i cili ka thėnė: “Kam dėgjuar Aishen r.a....”

  2. #12
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    PĖR FALENDERIMIN, LAVDRIMIN DHE MADHĖRIMIN E ALL-LLAHUT XH.SH. GJATĖ KALĖRIMIT, PARA SHQIPTIMIT TĖ TELBIJES

    1551. – Na ka rrėfyer Musa b. Ismail, dhe thotė se i ka transmetuar Vuhejbi, kėtij Ejjubi me anė tė Ebu Kilabit, kurse ky nga Enesi r.a. i cili ka thėnė:

    “I Dėrguari i All-llahut ėshtė falur nė Medine, dhe ne bashkė me tė, i falėm katėr rekatė tė drekės, kurse nė Dhu-l-Hulejfe dy rekatė tė ikindisė. Aty ka kaluar natėn, buajti, dhe ėshtė gdhirė. Pastaj i hipi deves dhe kur u ndal me atė nė Bejda, i falėnderoi All-llahut e lavdoi dhe e madhėroi, e pastaj shqiptoi talbijen pėr haxh dhe umre. Edhe njerėzit e pranishėm shqiptuan talbijen pėr tė dy ceremonitė. Kur arritėm( nė Mekke), njerėzve u urdhėroi dhe ata u liruan nga ihramet. Ditėn e tetė tė Dhu-l-Hixhes hynė nė ihram pėr haxh. Pejgamberi s.a.v.s aty ka pre –thotė Enesi- deven prej nė kėmbė me duart e veta, kurse nė Medine Pejgamberi s.a.v.s ka therė dy desh ngjyrėhiri”.
    Ebu Abdullah (Buhariu) ka thėnė: “Kėtė e ka thėnė dikush prej tyre duke transmetuar nga Ejubi, e ky prej njė njeriu tjetėr, kurse ky nga Enesi.

    SHQIPTIMI I TELBIJES PASI TĖ NGRITET DEVJA NĖ KĖMBĖ

    1552. – Na ka treguar Ebu Asim, se e ka lajmėruar Ibn Xhurejxh, kėtė Salih b. Kejsan, duke transmetuar nga Nafiu e ky nga Ibn Umeri r.a. se ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s e ka shqiptuar telbijen nė momentin kur deveja e tij ėshtė ngritur nė kėmbė me gjithė atė”.

    SHQIPTIMI I TELBIJES DUKE U KTHYER KAH KIBLA

    1553. – Ebu Mameri ka thėnė se i ka treguar Abdu-l-Varithi, tė cilit i ka transmetuar Ejubi, nga Nafiu:

    “Kur e falte Ibn Umeri sabahin nė Dhu-l-Hulejfe, e kėrkonte deven e vet. Kur ajo i sillej e shaluar, ai i hipte, dhe kur ajo ngritej me gjithė tė, do tė kthehej kah kibleja, i drejtuar, dhe shqiptonte talbijen deri kur tė arrinte nė Harem (rrethinė e Mekkes). Pastaj pėrmbahej deri kur arrinte nė Dhu Tuva. Aty e zinte terri dhe drita, dhe kur e falte sabahin do tė lahej dhe thoshte: Kėshtu ka vepruar i Dėrguari i All-llahut, s.a.v.s..

    Nė senedin tjetėr Abdu-l-Varthin e pason Ismaili i cili pėr larjen e pėrmendur ka treguar edhe nga Ejubi


    1554. – Na ka treguar Sulejman b. Davud Ebu Rebi’i, qė thotė se i ka treguar Fulejh nga Nafi’u:

    - Kur dėshironte Ibn Umeri tė dal nė Mekke, parfymosej me diēka qė nuk kishte erė tė fortė, pastaj shkonte nė xhaminė e Dhu-l-Hulejfes dhe aty falej. Pastaj kalėronte dhe sapo tė ngritej nė kėmbė bashkė me tė deveja e tij, shqiptonte telbijen dhe thoshte:
    “Kėshtu e kam parė, duke vepruar, Pejgamberin s.a.v.s. “.

    SHQIPTIMI I TELBIJES KUR HAXHIU LĖSHOHET NĖ LUGINĖ

    1555. – Na ka treguar Muhammed b. Muthenna, kėtij Ibn Ebi Adij, duke transmetuar nga Ibn Avni, kurse ky nga Muxhahidi, i cili ka thėnė:

    - Kemi qenė te Ibn Abbasi r.a. dhe tė pranishmit e pėrmendėn Dexhallin dhe se ai do tė ketė tė shkruar, thotė Muxhahidi, ndėrmjet syve fjalėn “mosbesimtar”, e pastaj Ibn Abbsi ka thėnė:
    - Unė kėtė nuk e kam dėgjuar nga Pejgamberi , por kam dėgjuar se ka thėnė: “Sa i pėrket Musaut, sikur po e shoh mu tash duke shqiptuar me zė telbijen dhe zbret luginės”.

    SI DO TĖ VEPROJĖ NĖ IHRAM GRUAJA ME HAJZ DHE NIFAS

    “Ehel-le” do tė thotė, shpjegon Buhariu, “ka shqiptuar diēka me zė”. “Vestehlelna”, “ve ehlelna-l-hilale” e tėrė kjo do tė thotė dukuri dhe manifestim. “Vestehel-le-l-metaru” d.m.th. u paraqitė shiu nga retė”. “Ve ma uhil-le li gajril-lahi bihi”, do tė thotė “dhe pėr kafshėn te e cila ėshtė manifestuar (shqiptuar) emėr tjetėr pėrveē emrit tė All-llahut”, ėshtė shprehja “istihlalus-sabijji”, qė do tė thotė “paraqitja e shenjave tė jetės sė fėmiut”.

    1556. – Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, tė cilit i ka rrėfyer Maliku, me anė tė Ibn Shihabit, ky nga Urve b. Zubejri kurse ai nga Aisheja r.a. bashkėshorte e Muhammedit a.s. e cila ka thėnė:

    ” Nė kohėn e haxhxhetu-l-veda (haxhit lamtumirės), kemi dalė nga Medineja me Pejgamberin s.a.v.s. dhe e manifestuam Umrėn. Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Kush ka kurban le ta bėjė nijet kryerjen e haxhit dhe umrės dhe le tė mos dal nga ihrami deri kur tė lirohet nga tė dyja kėto ceremoni bashkė”. Mandej kam shkuar nė Mekke dhe duke qenė me menstruacion nuk e bėra tavafin rreth Qabes e as sa’jin ndėrmjet safa dhe Merves. Pėr kėtė iu ankova Pejgamberit s.a.v.s. e ai mė tha: “Lėshoi, shprishi flokėt tua, krehu dhe shqiptoje telbijen vetėm pėr haxh, kurse umrėn lere!” Unė e bėra kėtė. Kur e kreva haxhin, Pejgamberi s.a.v.s. mė dėrgoi me abdurrahman b. Ebi Bekrin nė Ten’im, dhe unė atje pėrsėri e bėra nijet pėr kryerjen e Umrės. Mė ka thėnė edhe kėtė: “Kjo ėshtė nė vend tė umrės tėnde qė tė ka kaluar”.
    Atė tė cilėt kishin hyrė nė ihram, tha Aishja, pėr umre, e kryen tavafin rreth Qabes edhe sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves, e pastaj u liruan nga ihrami dhe pastaj, kur u kthyen nga Mina, kryen njė tavaf rreth qabes, ndėrsa ata qė e bashkuan kryerjen e haxhit dhe umres, e kryen edhe njė tavaf tjetėr.

    HYRJA NĖ IHRAM NĖ KOHĖN E PEJGAMBERIT s.a.v.s.

    Sikurse hyrja e tij, qė transmeton Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi a.s.

    1557. – Na ka treguar Mekij b. Ibrahim, i cili transmeton nga Ibn Xhurejxhi se Ata’u i ka thėnė se Xhabiri r.a. ka thėnė:

    “ Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar Aliun r.a. qė tė qėndrojė edhe mė tej nė ihram( pėr shkak se kishte kurban). Xhabiri e ka pėrmendur edhe dekleratėn e Surakės”.


    1558. Na ka treguar Hasan b. Ali al-Hal-lal al Hudheli se i ka transmetuar Abdu-samedi nga Selim b. Hajjani i cili ka dėgjuar Mervan al-Asferin se e transmeton nga Enes b. Maliku r.a. qė ka thėnė:

    - Ka ardhur nga Jemeni Aliu r.a. dhe Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė:
    “Si ke hyrė nė ihram?”
    - Ashtu siē ka hyrė nė ihram Pejgamberi - u pėrgjigj ai.
    - Po tė mos kisha kurban tė pėrgatitur, unė – i tha Pejgamberi – do tė isha liruar nga ihrami.
    Muhammed b. Bekr ka transmetuar nga Xhurejxhi:
    Pejgamberi e ka pyetur: “Ali, si ke hyrė nė Ihram?”
    - Ashtu siē ka hyrė nė ihram edhe Pejgamberi s.a.v.s. – u pėrgjegj ai.
    - Rri nė ihram ashtu, sikur qė je tash, dhe mė vonė there kurbanin.


    1559. – Na ka treguar Muhammed b. Jusuf, kėtij Sufjani pėrmes Kajas b. Muslimit, ky nga Tarik b. Shihabi, e ai nga Ebu Musa r.a. i cili ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. mė ka dėrguar te banorėt e Jemenit. Unė pastaj u ktheva; kurse ai ishte nė Bat-ha, dhe mė tha: “Si ke hyrė nė ihram?”
    -Kam hyrė nė ihram ashtu siē ka hyrė edhe Pejgamberi s.a.v.s. – iu pėrgjigja.
    “A ke pėrgatitur kurban “? – pyeti ai.
    “Nuk kam” - i thash unė.
    Pastaj mė urdhėroi dhe unė e kreva tavafin rreth qabes, sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves, e pastaj mė urdhėroi, dhe unė u lirova nga ihrami dhe shkova te njė grua (e vllaut tim) nga populli im dhe ajo mė krehi, gjegjėsisht mė lau flokėt.
    Pastaj hypi nė hilafet Umeri r.a. dhe tha: Nėse i pėrmbahemi Librit tė All-llahut, ai na urdhėron tė vazhdojmė ceremonitė pa i ndėrprerė, pėr shkak se i Lartėmadhėrishmi thotė: “plotėsoni ceremonitė e haxhit dhe Umrės nė emėr tė All-llahut...” Nėse i pėrmbaheni praktikės sė Pejgamberit s.a.v.s. ai nuk ėshtė liruar nga ihrami deri kur e therte kurbanin (deven).

    FJALĖT E TĖ LARTĖMADHĖRISHMIT ALL-LLAH:

    “HAXHI ĖSHTĖ NĖ MUAJT E NJOHUR”


    “Ai i cili obligohet tė kryej haxhin nė kėta muaj, nuk ka mė kontakt seksual, nuk ka fjalė tė kėqija, nuk ka zėnka nė kohėn e haxhit...”

    “Tė pyesin pėr hėnė e re. Thuaj: “ajo ėshtė udhėtreguese pėr kohėn e njerėzve (shenja tė kohės) dhe pėr haxhillėk...”

    Ibn Umeri r.a. ka thėnė: “Muajt e haxhit janė: Sheval, Dhu-l-kade dhe dhjetė ditėt e para tė Dhu-l-hixhxhes”.

    Ibn Abbasi thotė: “Praktika e Pejgamberit s.a.v.s. ėshtė qė nė ihram tė hyhet vetėm nė muajt e haxhit”.

    Osmani r.a. nuk e pėlqente hyrjen nė ihram prej Horasani ose Kermani.

    1560. – Na ka treguar Muhammed b. Beshshar se i ka thėnė Ebu Bekr Hanefiu, kėtij Efleh b. Humejd se e ka dėgjuar Kasim b. Muhammedin i cili transmeton se Aishja r.a. ka thėnė:
    Kemi dalė (nga Medina) me Pejgamberin s.a.v.s. nė muajin e haxhit, netėve tė haxhit dhe kohės sė haxhit dhe kemi ndejur nė Selif. Pastaj, thoshte ajo, Pejgamberi s.a.v.s. u nda nga shokėt e vet dhe tha: “Ai i cili nuk ka tė pėrgatitur kurban, prej jush, dhe dėshiron qė haxhin ta shndėrrojė nė umre, le ta bėjė, por ai qė ka kurban me vete, le tė mos e bėjė”. Ashtu qė dikush nga shokėt e tij, tha ajo, ka kryer umrėn e dikush e ka pasė lėnė pa e kryer.
    Sa i pėrket Pejgamberit tė All-llahut dhe disa shokėve tė tij, ata kanė qenė tė fortė dhe secili kishte me vete kurban, dhe nuk kanė mundur,tha ajo, tė kryejnė umrėn. Pastaj hyri i Dėrguari i All-llahut, kurse unė isha duke qarė dhe ai mė tha: “Oj zojė e shtėpisė, ēka po tė shtyen tė qajsh?”
    “Dėgjova se ēka u the shokėve tė tu, - i thash unė – kurse unė jam penguar nė kryerjen e umres.
    “Ēka ke ti?” – mė pyeti ai.
    “Nuk falem” – i thash unė.
    “Kjo nuk tė pengon” – tha ai. –Ti je grua nga bijat e Ademit. All-llahu tė ka obliguar atė ēka u ka bėrė detyrė atyre. Ti jij nė haxhin tėnd, kurse All-llahu umren do ta dhurojė sigurisht (mė vonė).
    Pastaj, tha Aishja, dolėm nė kėtė haxh tė tij nė Minė. Unė aty u pastrova dhe pastaj dola nga Mina dhe ja mėsyva Qabes. Pastaj dola me tė ditėn e 13 tė Dhu-l-Hixhes. Ai u ndal nė Muhassab. Bashkė me tė ndejtėm edhe ne, kurse ai e thirri Abdurrahman b. Ebi Bekrin dhe i tha atij: “Nxirre motren tende nga Haremi dhe le tė hyjė nė ihram pėr umre” kryeje dhe ejani kėtu, dhe unė do tė ju pres derisa tė vini”.
    -Mandej, tha ajo, kemi dalė. Unė e kam kryer umren, bile e kam kryeredhe tavafin rreth Qabes dhe erdha para agimit. Ai mė pyeti
    “A e keni kryer?”
    -Po e kryem – iu pėrgjegja. Atėherė ai dha lajmin pėr nisje, njerėzit u nisėn, por edhe ai shkonte drejtė Medines.

    IHRAMI PĖR KRYERJE NĖ MUAJT E HAXHIT, DHE PAS KRYERJES SE HAXHIT; IHRAMI PĖR TĖ KRYER HAXHIN; mikati dhe umre, nė tė njėjtėn kohė edhe ihrami vetėm pėr haxh (ose vetėm pėr umre) si edhe ndėrprerja e haxhit pėr pėrsonin i cili nuk ka marrė kurban

    1561. – Na ka treguar Osmani tė cilit i ka transmetuar Xheriri nga Mensuri, e ai nga Ibrahimi, kurse ky nga Esvedi, ndėrsa ai prej Aishes r.a. e cila ka thėnė:

    “Jemi nisur me Pejgamberin s.a.v.s. duke pasur pėr qėllim vetėm haxhin. Pasi qė erdhėm nė Mekke dhe e kryem tavafin rreth Qabes, Pejgamberi s.a.v.s. urdhėroi tė dalin nga ihrami kushdo qė nuk kishte marrė kurban me vet. Edhe bashkėshortet e tij nuk kishin marrė me vete kurban, andaj edhe ato u liruan nga ihrami.
    - Unė atėherė kam pasur menstruacionin – thotė Aishja, dhe nuk kam kryer tavafin rreth Qabes.
    Kur erdhi nata nė tė cilėn hudhen guralecėt, ajo tha: “ O Pejgamber i Zotit, njerėzit po kthehen nga kryerja e umres dhe haxhit, kurse unė po kthehem vetėm me haxh tė kryer”
    - “Po a e ke kryer tavafin rreth Qabes nė ato netė kur erdhėm nė Mekke?” – pyeti ai.
    - “Nuk e kam kryer” – i thash unė.
    Shko me vėllaun tėnd deri nė Ten’im dhe hyra atje nė ihram pėr umre, sepse vendi i premtimit tėnd ėshtė aty dhe ashtu...”
    Safija ka deklaruar edhe kėtė:
    “Mė duket se vonesa ime kushtėzoi edhe vonesėn e tyre”.
    - U shofsh oj gjagajdure; po a nuk u solle – rreth Qabes ditėn e parė tė Bajramit – tha Pejgamberi?
    - “Po” – i thash – tregon Aishja.
    - Nuk prish punė – tha ai – Shko!
    - Pastaj – thotė Aishja – mė takoi Pejgamberi i All-llahut kur dilte nga Mekka, kurse unė shkoja drejtė asaj, gjegjėsisht derisa une po dilja ai shkonte drejt saj.


    1562. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se e ka lajmėruar Maliku duke transmetuar nga Ebu-l-Esvedi, e ky nga Muhammed b. Abdurrahman b. Nevfel, ky nga Urve b. Zubejri, kurse ky nga Aisheja r.a. se ka thėnė:

    “Kemi dalė (nga Medina) me Pejgamberin e Zotit nė vitin e haxhit lamtumirės dhe dikush prej nesh shqiptoi telbijen (hyri nė ihram) pėr umre e dikush pėr haxh dhe pėr umre, kurse dikush hyri nė ihram vetėm pėr haxh. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. hyri nė ihram vetėm pėr haxh.
    Sa u pėrket atyre qė hynė nė ihram vetėm pėr haxh ose i bashkuan edhe haxhin edhe umren, ATA NUK DOLĖN NGA IHRAMI DERI NĖ DITĖN KUR U THERĖN DEVET (ditėn e parė tė Bajramit).


    1563. - Na ka treguar Muhammed b. Beshshar se i ka transmetuar Gunder, kėtij Shu’be nga hakemi, e ky nga Ali b. Huseini, kurse ky nga Mervan b. Hakemii cili ka thėnė:

    - Kam qenė prezent Osmani dhe Aliu r.a. dhe Osmani e ndalonte bėrjen e haxhit ***’i dhe bashkimin e nijetit pėr umre dhe haxh. Kur e vėrejti kėtė Aliu, e shqiptoi telbijen pėr tė dy ceremonitė (me fjalėt) “Tė pėrgjigjem me umre dhe haxh” dhe tha:”Unė nuk do tė lejė praktikėn e Pejgamberit s.a.v.s. pėr asnjėfarė deklerate”.


    1564. – Na ka treguar Musa b. Ismail, nga Vuhejbi, ky nga Ibn Tavusi pėrmes babės sė vet, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se ka thėnė:

    - Arabėt kryerjen e umrės nė muajt e haxhit e kanė konsideruar njė nga mėkatėt mė tė mėdha. Muajin muharrem e kanė quajtur safer dhe thoshin: Kur tė mbyllen plagėt e deves (tė shkaktuara nga bartja e haxhinjve), humbasin gjurmėt e kėmbėve tė haxhinjve dhe pėrfundon muaji safer, atėherė lejohet umreja pėr atė qė e ka bėrė nijet ta kryejė”.
    Pejgamberi s.a.v.s. dhe shokėt e tij erdhen nė Mekke nė mengjezin e natės sė katėrtė (Dhu-l-hixhe, ditėn e diele) duke shqiptuar telbijen pėr haxh, prandaj ai e urdhėroi ta zėvendėsojnė me umren dhe tė lirohen nga ihrami. Atyre kjo u erdhi shumė e rėndė, prandaj i thanė: O Pejgamber i Zotit, ēka na lejohet neve, nė pėrgjithėsi?
    - Tė gjitha i keni tė lejuara – u pėrgjegj ai.


    1565. – Na ka treguar Muhammed bin Muthenna se i ka transmetuar Gynder, e ky nga Shu’be, e ky nga Kajsi b. Muslim, ai nga Tarik b. Shihabi, ndėrsa ky nga Ebu Musa r.a. i cili ka thėnė:

    “Erdha tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai mė urdhėroi tė dal nga ihrami (pas kryerjes sė umrės).

    1566. – Na ka treguar Ismaili, kėtij Maliku, kurse sipas senedit tjetėr: Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se e ka lajmėruar Maliku qė transmeton nga Nafiu, e ai nga Ibn Umeri, kurse ky nga Hafsa, bashkėshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se ka thėnė:

    “O Pejgamber i Zotit, nė ēfarė gjendje janė kėta njerėz? Dalin nga ihrami sapo e kanė kryer umren, kurse ti nuk ke dalė nga ihrami pas kryerjes sė umres”
    “Unė i kam ngjitur flokėt e mia dhe e kam shenjuar kurbanin tim, dhe unė – tha ai – nuk lirohem nga ihrami derisa nuk e kam prerė kurbanin”


    1567. – Na ka treguar Ademi se i ka treguar Shu’be tė cilit i ka treguar Ebu Xhemre Nasr bin Imran Dubei, dhe ka thėnė:

    - E kam veshur ihramin nė tė njėjtėn kohė pėr umre dhe pėr haxh. Njerėzit ma ndalonin kėtė prandaj e pyeta Ibn Abbasin r.a. dhe ai ma urdhėroi kėtė. Mė vonė e pashė njė njeri nė ėndėrr i cili thoshte:
    “Ky haxh ėshtė i ēmuar te All-llahu, por edhe umra ėshtė e pranuar”.
    Mė vonė e lajmėrova pėr kėtė Ibn Abbasin dhe ai mė tha:
    “Ajo ėshtė padyshim praktikė e Pejgamberit s.a.v.s “ Mandej mė tha edhe kėtė: “Rri tek unė, unė do tė jap njė pjesė tė pasurisė time!” “Po pėrse “ – thotė Shu’be.
    - Pėr shkak tė ėndėrrės qė kam ėndėrruar – u pėrgjegj Ebu Xhemre.


    1568. – Na ka treguar Ebu Nuajm, se Ebu Shihabi i ka thėnė:

    “ Kam ardhur nė Mekke, duke bėrė ihramin pėr umre nė muajt e haxhit, e pastaj tė njėjtin vit tė kryej edhe haxhin, dhe kemi hyrė tri ditė para ditės sė tervijetit (ditės sė tetė Dhu-l-hixhe) Ca njerėz nga populli i Mekkes mė thanė:
    “ Haxhi yt u bė sikur i mekkasve ( me shpėrblim mė tė vogėl)”. Pastaj i hyra nė shator, Ata-it, dhe e pyeta pėr kėtė, e ai tha: “Mė ka treguar Xhabir b. Abdullah r.a. se ai ka bėrė haxhin me Pejgamberin s.a.v.s. kur ai kishte marrė me vehte devet(kurbanėt), kurse as-habėt e bėnė ihramin vetėm pėr haxh, prandaj Pejgamberi a.s. tha: “Lirohuni nga ihramet tuaja pasi tė kryeni tavafin rreth Qabes dhe Sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves dhe nėnqethuni, e pastaj rrini sikur qytetarė tė lirė (tė Mekkes), deri kur tė vij dita e tetė Dhu-l-hixhe. Atėherė hyni pėrsėri nė ihram pėr haxh, kurse atė qė e keni bėrė mė heret, bėjeni (shndrrojeni) nė umre!”
    - Si ta bėjmė umre kur e kemi emruar si haxh – pyetėn ata.
    - Veproni ashtu siē ju kam urdhėruar! – tha ai.
    - Unė, po tė mos kisha sjellur kurbanė , me siguri do tė veproja njėlloj ashtu sikur u kam urdhėruar juve. Mua, ndėrkaq, nuk mė lejohet ajo qė ėshtė e ndaluar, derisa tė arrijė kurbani nė vend tė vet.
    Ata ashtu edhe vepruan.


    1569. – Na ka treguar Kutejbe b. Seid, duke thėnė se i ka transmetuar Haxhaxh b. Muhammed A’ver nga Shu’be, ky nga Amr b. Murre, kurse ai nga Seid b. Musejjeb i cili ka thėnė:

    - Aliu dhe Osmani r.a. kur ishin nė Usfan nuk u pajtuan lidhur me umren, prandaj Aliu tha: “A do ta ndalosh punėn qė e ka bėrė Pejgamberi s.a.v.s.
    Ku e pa kėtė Aliu, shqiptoi telbijen pėr haxh edhe pėr umre sė bashku.

    TELBIJA PĖR HAXH DHE EMĖRTIMI I SAJ

    1570. – Na ka treguar Musedded se i ka thėnė Hammad b. Zejd i cili transmeton nga Ejubi qė thotė:

    “E kam dėgjuar Muxhahidin duke thėnė se i ka transmetuar Xhabir b. Abdullahu r.a.: “Erdhėm me Pejgamberin e All-llahut (nė Mekke) dhe e shqiptuam: “Tė pėrgjigjem Ty, o Zoti im ! Tė pėrgjigjem me haxh!” dhe i Dėrguari i Zotit na urdhėroi ta bėjmė umren”.

    HYRJA E HAXHINJVE NĖ IHRAM PĖR UMRE NĖ MUAJT E HAXHIT NGA MIKATI

    Dhe kryerja e tė njėjtės ceremoni nė muajt e haxhit, e pastaj kryerja e haxhit nė tė njėjtin vjet.

    1571. – Na ka treguar Musa b. Ismail se i ka transmetuar Hemmam e ky nga Ka tade, ky nga Mutarrifi se Imrani ka thėnė:

    “ E kemi bėrė umrėn nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. dhe pėr kėtė ka edhe rregull (normė) nė Kur’an. Njė njeri (H.Osmani) megjithatė, sipas mendimit tė vet, tha ēka dėshiroi”.

    FJALĖT E TĖ LARTĖMADHĖRISHMIT ALL-LLAH:
    “KJO ĖSHTĖ PĖR ATĖ FAMILJA E TĖ CILIT NUK ĖSHTĖ E
    VENDOSUR NĖ MESXHIDU-L-HARAM”


    1572. – Ebu Kamil Fudajl b. Husein Basri thotė se ia ka transmetuar Ebu Ma’sher, kėtij Osman b. Gijath ky nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. tė cilin e kanė pyetur pėr haxh dhe umre dhe ai ėshtė pėrgjigjur:

    - Muhaxherėt, ensarėt dhe bashkėshortet e Pejgamberit s.a.v.s. kanė hyrė nė ihram me rastin e Haxhit Lamtumirės, por edhe ne kemi hyrė nė ihram. Kur arritėm nė Mekke, Pejgamberi s.a.v.s. na tha: “Nijetin tuaj pėr haxh bėnie pėr umre, pėrveē atyre tė cilėt u kanė vėnė kurbanėve tė tyre qaforen”. Pasi qė e kryem tavafin rreth Qabes dhe sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves, erdhem tek bashkėshortet tona dhe u veshėm me teshat tona (tė zakonshme).
    “Ai i cili i ka vėnė kurbanit tė vet qaforen, ai nuk e ka tė lejuar, tha ai, derisa kurbani i tij nuk arrin nė vendin e vet”.
    Mė vonė, me tė afruar nata, nė prag tė ditės sė tetė tė Dhu-l-hixhes, urdhėroi pėrsėri tė hyjmė nė ihram pėr haxh. Pasi i kryem ritet e haxhit nė (Arafat dhe Muzdelife) erdhėm dhe kryem tavafin rreth Qabes dhe sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves. Me kėtė haxhi jonė u plotėsua, dhe na mbeti detyrė vetėm edhe therja e kurbanit, siē ka urdhėruar i Lartmadhėrishmi Zot xh.sh. “ Kurbanin qė e gjeni mė lehtė, kurse ai qė nuk e ka, do tė agjėrojė tri ditė gjatė kohės sė haxhit dhe shtatė ditė pasi qė tė ktheheni nė shtėpitė tuaja”. Mjafton delja (pėr kurban). Ata i kanė bashkuar (pėr njė vit) dy rite fetare – haxhin dhe umren. Kėtė All-llahu xh.sh. e ka shpallur nė Librin e Shenjtė kurse i Dėrguari i tij e ka praktikuar dhe ia ka lejuar njerėzisė, me pėrjashtim tė banorėve tė Mekkes. All-llahu xh.sh. ka thėnė: “Kjo ėshtė vetėm pėr atė familja e tė cilit nuk ėshtė e vendosur nė Mesxhidu-l-haram...”
    Muajtė e haxhit tė cilėt i ka pėrmendur All-llahu janė : shevval, dhu-l-kade dhe dhu-l-hixhe, prandaj ai i cili nė kėta muaj ėshtė mutemetti, ka pėr detyrė tė therrė kurban, ose tė agjėrojė (dhjetė ditė).

    LARJA PARA SE TĖ HYHET NĖ MEKKE

    1573. – Na ka treguar Jakub b. Ibrahim se i ka transmetuar Ibn Ali tė cilin e ka informuar Ejubi,qė e ka transmetuar nga Nafiu i cili ka thėnė:

    “ Ibn Umeri r.a. kur hynte nė vendin mė tė afėrtė tė Haremit, pėrmbahej nga shqiptimi i telbijes, pastaj buante nė Dhu Tuva, falte namazin e sabahut dhe lahej. Ai ka treguar se kėshtu ka vepruar edhe Pejgamberi s.a.v.s.”

    HYRJA NĖ MEKKE DITĖN OSE NATĖN

    Pejgamberi s.a.v.s. ka buajtur nė Dhu Tuva, aty e ka zėnė drita, e pastaj ka hyrė nė Mekke. Ashtu ka vepruar edhe Ibn Umeri r.a.

    1574. – Na ka treguar Museddedi se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullah, e kėtij Nafiu, duke transmetuar nga Ibn Umeri r.a. se ka thėnė: “Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar natėn (ka buajtur) nė Dhu Tuva dhe aty ka gdhirė, e pastaj hyri nė Mekke. Kėshtu ka vepruar edhe Ibn Umeri r.a.

    NGA CILA ANĖ HAXHIU HYN NĖ MEKKE

    1575. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, i ka treguar Ma’ni, kėtij Maliku nga Nafiu, e ky prej Ibn Umerit i cili ka thėnė:

    “I Dėrguari i All-llahut ka hyrė nė (Mekke) anės shpatit tė epėrm, kurse ka dalė anės shpatit tė Poshtėm”.

    NĖ CILĖN ANĖ DEL HAXHIU NGA MEKKA?

    1576. – Na ka treguar Musedded b. Muserhad Basri se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullahi, e ky nga Nafiu, e ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi i All-llahu s.a.v.s. ka hyrė nė Mekke nga ana e shpatit tė Epėrm, kah Keda, qė gjendet nė Bat’ha, kurse ka dalė nga ana e shpatit tė poshtėm.
    Ebu Abdullah (Buhariu) ka thėnė: “Flitej se : Musedded b. Musedded ėshtė i sigurtė dhe kategorik si pėr emrin e vet”.
    Ebu Abdullah (Buhariu) ka thėnė edhe kėtė: “ E kam dėgjuar nga Jahja bin Mein qė thoshte se ai ėshtė me tė vėrtetė kategorik, prandaj i kam shkuar nė shtėpi dhe ia rrėfeva kėtė. Ai me tė vėrtetė ėshtė i denjė pėr kėtė dhe unė nuk kam frikė, qofshin librat (shėnimet) e mia tek unė apo te Museddedi”.


    1577. – Na ka treguar Humejdi dhe Muhammed b. Muthenna se u ka transmetuar Sufjan b. Ujejne nga Hisham b. Urve, e ky nga babi i vet, kurse ai nga Aishja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. pasi qė erdhi nė Mekke, hyri aty nga ana e epėrme, kurse doli nga ana e poshtme e saj.


    1578. – Na ka treguar Mahmud b. Gajlan, kėtij Ebu Usame tė cilit i ka treguar Hisham b. Urve nga babi i vet, kurse ky nga Aishja r.a. , se Pejgamberi s.a.v.s. vitin e ēlirimit tė (Mekkes) ka hyrė nė Mekke nėpėr Keda, kurse ka dalė nėpėr Kuda – ana e epėrme e Mekkes.


    1579. – Na ka treguar Ahmedi tė cilit i ka transmetuar Ibn Vehb nga Amri, e ky nga Hisham b. Urve, e ky nga babai i vet kurse ai prej Aishes r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. nė vitin e ēlirimit tė (Mekkes) ka hyrė nė (Mekke) nėpėr Keda – ana e epėrme e Mekkes.
    Hishami ka deklaruar: “Urve hynte nėpėr dy vendet: edhe nėpėr Keda edhe nėpėr Kuda, por mė sė shumti ka hyrė nėpėr Keda, sepse kėtė e kishte mė afėr banesės sė vet.

    1580. – Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehab se i ka transmetuar Hatimi nga Hishami, kurse ky nga Urve:

    “Pejgamberi s.a.v.s. vitin e ēlirimit tė (Mekkes) ka hyrė nėpėr Keda, pjesa e epėrme e Mekkes. Edhe Urve mė sė shumti ka hyrė kah Keda, pėr shkak se kėtė vend e ka pasur mė afėr banesės sė vet”.


    1581. – Na ka treguar Musa, kėtij Vuhejbi tė cilit i ka transmetuar Hishami nga babai i vet:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrė nė vitin e ēlirimit nėpėr Keda. Urve hynte nga tė dy anėt, por mė sė shpeshti hynte nėpėr Keda, qė e kishte afėr banesės sė vet”.
    Ebu Abdullah (Buhariu) thotė: “Keda dhe Kuda janė dy vende (para lagje tė Mekkes).

    RĖNDĖSIA E MEKKES DHE E NDĖRTIMIT TĖ SAJ

    Me fjalėt e All-llahut : “All-llahu ka bėrė Qaben tempull tė shenjtė pėr t’u mbledhur njerėzit dhe vend tė sigurt... Merrnie Mekami Ibrahimin si vend pėr tė kryer namazin. E kemi obliguar Ibrahimin dhe Ismailin ta pastrojnė tempullin tim (nga idhujt) pėr ata qė do ta vizitojnė, pėr vendėsit dhe pėr ata tė cilėt aty do tė bėjnė ruku dhe sexhde.

    Kujtoje kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bėn qė ky qytet tė ndėrtohet ne qetėsi; furnizoji banorėt e kėtij me fryte tė llojllojshme, ata tė cilėt i besojnė All-llahut dhe Ditės sė Kijametit”.

    All-llahu xh.sh. ka thėnė: “kurse atij qė nuk do tė besojė do t’i jap kėnaqėsi afatshkurtėr e pastaj do ta shtyj nė dėnimin e xhehennemit. Vend i tmerrshėm ėshtė ku do tė hyjė ai”.

    Kujtoje kur Ibrahimi dhe Ismaili ngriten temelet e Qabes duke u lutur: “O Zoti ynė, pranoje kėtė vepėr prej nesh. Ti i dėgjon tė gjitha dhe i di tė gjitha. O Zoti ynė bėna neve tė dyve besnikėt e tu, por edhe pasardhėsit tanė popull besnik tėndin! Tregonia ritet e haxhit dhe pranoje pendimin tonė. Ti je ai qė pranon pendimin dhe qė ėshtė i mėshirėshėm”. {22}

    1582. – Na ka treguar Abdullah b. Muhammed se i ka transmetuar Ebu Asim, tė cilin e ka lajmėruar Ibn Xhurejxh se Amr b. Dinar ka thėnė:

    - Kam dėgjuar Xhabir b. Abdullahu r.a. duke thėnė:
    “Kur ėshtė rindėrtuar Qabeja, ka shkuar Pejgamberi s.a.v.s. dhe Abbasi tė bartin gurė, dhe Abbasi i ka thėnė Pejgamberit a.s. “Vėre njė teshė nė qafė”. Ai pastaj ėshtė rrėzuar pėr tokė i trullosur, me sy tė drejtuar kah qielli dhe ka thėnė: “Mė jep pjesėn e poshtme tė teshave tė mia”. Pastaj shtrėngoi rreth vehtes”.


    1583. – Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, transmeton nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, ky nga Selim b. Abdullahu b. Ebu Bekri i ka kumtuar Abdullah b. Umerit, duke transmetuar nga Aisheja r.a. bashkėshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė Aishes:

    “A nuk e din se kurejshitėt tu (populli yt) kur e kanė ndėrtuar Qabes ia kan ngushtuar temelet e Ibrahimit?”
    O Pejgamber i All-llahut i thashė unė, a nuk e kthen nė temelet e Ibrahimit?
    - “Sikur tė mos ishte afėrsia e kohės sė popullit tėnd (kurejshitėve) me mosbesimin, unė do ta kisha bėrė atė” – tha ai.
    Abdullahu r.a. ka thėnė;
    Aishja r.a. kėtė e ka dėgjuar me siguri nga Pejgamberi s.a.v.s. dhe unė nuk mendoj se Pejgamberi i All-llahut e ka lėnė anash kėto dy kėnde-qoshe afėr Hixhrės, vetėm se pėr shkak qė Qabeja nuk ėshtė ndėrtuar plotėsisht nė temelet e Ibrahimit”.


    1584. – Na ka treguar Musedded, kėtij Ebu-l-Ehves tė cilit i ka transmetuar Esh’ath nga Esved b. Jezid, ky nga Aisheja r.a. e cila ka deklaruar:

    - E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. pėr Hixhrin (Hatim): A ėshtė ky nga Qabeja?
    - Po – u pėrgjegj ai.
    - Po pėr ēka nuk e kanė pėrfshirė nė Qabe ? – pyeta unė.
    - Populli yt (kurejshitėt tu) nuk kanė pasur mjete (tė fituara me nder) – mė tha ai.
    - Po derėn pėrse e ka tė ngritur lart (mbi tokė)? – pyeta unė.
    - Kėtė e ka bėrė populli yt (kurejshitėt) qė tė mund tė lėshojė kėnd tė dojė dhe tė refuzojė, ndalė, kėnd tė dojė. Sikur populli yt tė mos ishte i ri dhe afėr dhe pėr pak kohė shumė afėr me paganizmin, unė do ta kisha pėrfshirė nė Qabe. Mirėpo, kam frikė se mos po i lėndojė zemrat e tyre, nėse atė Hixhėr, e pėrfshijė nė Qabe, kurse derėn e saj ta lėshoj mė poshtė pėr toke.


    1585. – Na ka treguar Ubejd b. Ismail se i ka transmetuar Ebu Usame nga Hishami, ky nga babai i vet, kurse ai nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    “I Dėrguari i Zotit s.a.v.s. ka thėnė:
    “Sikur populli yt tė mos ishte afėr mosbesimit, nė distancė kohore, unė do ta kisha shembur Qaben dhe pastaj do ta kisha ndėrtuar, pa kushte, nė themelet qė i pat venė Ibrahimi a.s. pasi qė kurejshitėt e kanė zvogluar ndėrtesėb Qabes, dhe derėn do t’ia kisha vėnė normalisht.


    1586. – Na ka treguar Bejan b. Amr, se i ka treguar Jezidi nga Xherir b. Hazim, tė cilit i ka transmetuar Jezid b. Ruman nga Urve, kurse ai nga Aisheja r.a. sė cilės Pejgamberin s.a.v.s. i ka thėnė:

    “Aishe, po tė mos ishte populli yt, nė distancė kohore aq afėr paganizmit, unė me siguri do ta kisha urdhėruar (pėr Qaben tė rrėzohet) dhe ajo do tė ishte shembur, e pastaj do ta kisha pėrfshirė aty atė pjesė e cila ka mbetur jashtė saj, do ta kisha bashkuar (derėn) me tokė dhe do t’i kisha bėrė dy dyer: derė nga lindja dhe derė nga perėndimi dhe me kėtė do ta kisha vėnė nė themelet qė ia pat venė Ibrahimit”.
    - E kjo ėshtė arsyeja – tha Ibn Amri – qė e ka shtyė Ibn Zubejrin qė ta shembė.
    Jezid (b. Rumman) ka thėnė: “Kam qenė prezent kur Ibn Zubejri e ka shembur Qaben dhe (gjatė rindėrtimit) e ka pėrfshirė aty Hixhrin dhe kam parė nė themelet e Ibrahimit gurė sikur gunga e deves”.
    Pastaj, thotė Xheriri, e kam pyetur: “Ku e ka vendin”?
    - Po ta tregoj tash – mė tha ai.
    Mandej bashkė me tė hyra nė hapsirėn e Hixhres. Ai mė tregoi njė vend dhe tha:”Kėtu”.
    E kam vlerėsuar, thotė Xheriri, gjatėsinė e hixhrit nė gjashtė arshinė ose njė kaq.

    RĖNDĖSIA E HAREMIT TĖ MEKKES

    Nė bazė tė fjalės sė All-llahut xh.sh. unė jam i urdhėruar t’i falem vetėm Zotit tė kėtij qyteti, tė cilin All-llahu e ka bėrė tė shenjtė – Atij i takon ēdo gjė – dhe jam urdhėruar tė jem njėri nga muslimanėt. Ata thonė: “Nese pasojmė rrugėn e drejtė me ty, do tė jemi tė pėrzėnė nga vendlindja jonė”. Po ne a nuk u afrojmė rastin tė qėndrojmė nė vendin e shenjtė e tė sigurtė ku, si dhuratė e jona derdhen fryte tė ndryshme, por shumica sish nuk e dinė.

    1587. – Na ka treguar Ali bin abdilah se i ka transmetuar Xherir b. Abdi-l-hamid nga Mensuri, ai nga Muxhahidi, ky nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. qė ka thėnė:

    “All-llahu kėtė qytet e ka bėrė tė shenjtė dhe tė pacenueshėm dhe as therat e kėtij quteti nuk guxon tė priten, as kafshėt e gjahut tė ndiqen, dhe aty as tė mos mirret ndonjė gjė e humbur, pėrveē asaj e cila do tė lajmėrohet”.

    TRASHIGIMI I SHTĖPIVE NĖ MEKKE, SHITJA DHE BLERJA E TYRE BARAZIA E PLOTĖ E NJERĖZVE SIDOMOS NĖ OBORRIN E QABES, SIPAS FJALĖVE TĖ ALL-LLAHUT : (22:25)

    Mosbesimtarėt dhe atyre qė pengojnė nga rruga e All-llahut dhe Mesxhidi-l-Harami, tė cilin ne e kemi dedikuar pėr tėrė njerėzimin – tė jenė tė barabartė si ai vendės ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bėn ēfardo krimi qoftė do tė bėjmė tė shijojė vuajtje tė dhėmbshme.

    1588. – Na ka tregu Esbagu, qė thotė se i ka transmetuar Ibn Vehbi nga Junusi, ai nga Ibn Shihabi, ky nga Ali b. Huseini, ky nga Amr b. Osman, kurse ky nga Usame b. Zejdi r.a. se ka thėnė:

    - O Pejgamber i All-llahut, ku po vendosesh ti nė shtėpinė tėnde nė Mekke?
    - A ka lėnė Akili ndonjė banesė apo shtėpi? – pyeti ai.
    - Akili (tha mė vonė Usame) ka trashėguar Ebu Talibin dhe atė, ai dhe Talibi, e prej atij kurrgjė nuk trashėgoi Xhaferi as Aliu, pėr shkak se ata tė dy ishin muslimanė, kurse Akili dhe Talibi ishin mosbesimtarė.
    Umer bin hatab, thotė Buhariu, ka thėnė: “Besėdrejti nuk e trashėgon mosbesimtarin”.
    Ibn Shuhabi ka thėnė: As-habėt ashtu i kanė komentuar fjalėt e All-llahut: “Me tė vėrtetė ata qė besojnė dhe shpėrngulen, dhe nė luftė pėr rrugė tė All-llahut marrin pjesė me pasurinė dhe jetėn e tyre, edhe ata qė afrojnė strehim dhe ndihmojnė, ata janė miq tė njėri-tjetrit. Kurse ata, tė cilėt besojnė por nuk janė shpėrngulur – ju nuk mund t’i ndihmoni, deri sa tė shpėrngulen, me asgjė, po nėse kėrkojnė ndihmė prej jush nė fe, jeni tė detyruar tė ndihmoni, pėrveē kundėr popullit me tė cilin keni marrėveshje. Ndėrkaq All-llahu e sheh se ēka punoni”.

    QĖNDRIMI I PEJGAMBERIT S.A.V.S. NĖ MEKKE

    1589. – Na ka treguar Ebu-l-Jeman, atij i ka transmetuar Shuajbi nga Zuhriu, tė cilit i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejre r.a. ka thėnė:

    - Pejgamberi i All-llahut kur dėshironte tė hyjė nė Mekke ka thėnė:
    “Qėndrimi jonė, me vullnet tė All-llahut, nesėr do tė jetė nė luginėn Benu Kinane, ku (idhujtarėt) i kanė dhėnė besėn njėri-tjetrit pėr besnikėri nė mosbesim”.


    1590. – Na ka treguar Humejdi, qė i ka kumtuar Ebu-l-Vail nga Evzaiu tė cilit i ka transmetuar Zuhriu nga Ebu Seleme, e ai nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. derisa ende ishte nė Minne ka thėnė:
    “Prej mėngjezit tė ardhshėm ėshtė dita e parė e Kurban Bajramit, dhe tė nesėrmen (ditėn e dytė tė Bajramit) do tė qėndrojnė nė luginėn Benu Kinane, ku politeistėt iu betuan njėri-tjetrit pėr besnikėri nė politeizėm”.
    Pejgamberi mendonte mė kėtė, thotė Seleme, pėr Muhassab. Ai ėshtė terren, ku kurejshitėt dhe fisu Benu Kinane i dhanė besėn njėri-tjetrit pėr tė bojkutuar Hashimit dhe pasardhėsit r Abdu-l-Mutalibit, gjegjėsisht Muttalibėt, se me kėtė nuk do tė lidhin kunora dhe nuk do tė bėjnė tregti deri sa ata tė mos u dorėzojnė Pejgamberin s.a.v.s.
    Selemi transmeton nga Ukajli, kurse Jahja nga Dahhak, e ky nga Evzaiu tė cilit ia ka transmetuar Ibn Shihabi, kanė thėnė: “...kundra hashimitėve dhe bijve tė Muttalibit”.
    Ebu Abdullah (Buhariu) ka thėnė se mė afėr mendsh ėshtė “ ...kundra bijve tė Muattalibit”.

    FJALĖT E TĖ LARTMADHĖRISHMIT ALL-LLAH:

    Dhe kur Ibrahimi tha, Zoti im, bėne kėtė qytet nė rrugė pa krye. Pra, kush mė pason mua – ėshtė nė anėn time, kurse ai qė ėshtė ngritur kundėr meje, ani, - Ti njė mend fal dhe je mėshirėplotė. O Zoti yn! Unė disa pasardhės tė mij i kam vendosur nė njė luginė, ku nuk mbillet asgjė, te tempulli i shenjėt i yti, pėr tė kryer faljen! O Zoti ynė, prandaj bėn qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata dhe pėr tė qenė mirėnjohės furnizoi ata me frute.


    FJALĖT E TĖ LARTMADHĖRISHMIT ALL-LLAH: “ALL-LLAHU E KA BĖRĖ QABEN TĖ SHENJĖT; MUAJT E HAXHIT TĖ SHENJTĖ, SI EDHE KURBANĖT DHE VARJEN E QAFOREVE, PĖR TĖ MBAJTUR SIGURIMIN E BOTĖS”

    “E tėrė kjo ėshtė qė tė dini, se All-llahu me siguri e di tėrė atė ēka ka nė qiej edhe nė tokė. All-llahu pa dyshim i di tė gjitha”. (Kur’an, 5:97)

    1591. – Na ka treguar Ali b. Abdil-lah, kėtij Sufjani tė cilit i ka transmetuar Zijad b. Sa’di nga Zuhriu, ai nga Seid b. Musejjeb, ndėrsa ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Qaben do ta shemb njė dykėmbėsh nga Etiopia”.


    1592. – Na ka treguar Jahja b. Bukejr se i ka transmetuar Lejthi nga Ukajli, ky nga Ibn Shihabi, ai nga Urve, kurse ky nga Aisheja r.a. kurse sipas senedit tjetėr mė ka treguar Muhammed b. Mukatil se e ka lajmėruar Muhammed b. Ebi Hafs, qė transmeton nga Zuhejri ky nga Urve, kurse ky nga Aisheja r.a. se ka deklaruar:

    - Muslimanėt mė herėt kanė agjėruar ditėn e dhjetė tė muharremit, por kjo ishte edhe dita kur Qabeja ėshtė mbuluar me (mbulojė tė re). Kur e caktoi All-llahu (tė agjėrohet) Ramazani, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush dėshiron le tė agjėrojė edhe mėtutje, a kush nuk dėshiron tė agjėrojė, le tė mos agjėrojė”.


    1593. – Na ka treguar Ahmedi, kėtij babai i vet se i ka transmetuar Ibrahimi nga Haxhxhaxha, ky nga Katade, ai nga Abdullah b. Ebi Utbe, kurse ky nga Ebu Seid Huderiu r.a. e ai nga Pejgamberi s.a.v.s. se ka thėnė:

    - Qabeja pa dyshim do tė vizitohet dhe umreja do tė bėhet edhe pas paraqitjes sė Je’xhuxh e Ma’xhuxhve”
    Nė senedin tjetėr Abdullah b. Ebi Utbe pason Ebanin dhe Imranin tė cilėt hadithin e transmetojnė nga Katade.
    Abdurrahmani ka thėnė, duke transmetuar nga Shu’be, i cili ka thėnė: “Shkatėrrimi i botės nuk do tė bėhet derisa tė mos ndėrpritet vizita e Qabes”.
    - Transmetuesit e parė (tė hadithit tė parė) – thotė Buhariu – janė mė tė shumtė nė numėr dhe mė tė besueshėm (se Shu’be).

    MBULOJA E QABES

    1594. – Na ka treguar Abdullah b. Abdilvehab se i ka transmetuar Halid b. Harithi, nga Sufjani, tė cilit i ka treguar vasil Ahdeb, e ky nga Ebu Vaili i cili ka thėnė: kam ardhur te Shejbi... “ kurse sipas senedit tjetėr: Na ka treguar Kabise dhe ka thėnė se i ka transmetuar Sufjani nga Vasili e ky nga Ebu Vaili:

    - Kam ndejur nė tribinė me Ebu Shejben pėrpara Qabes, e ai mė tha: “Mė pėrpara kėtu ka ndejtur Umeri dhe ka thėnė: “Kam vendosur qė nė Qabe tė mos lė ari (tė verdhė) as tė bardhė (serm) por atė ta shpėrndajė’.
    - Dy shokėt e tu (Muhammedi a.s. dhe Ebu Bekri) i thash unė, thotė Shejbe – nuk kan vepruar ashtu.
    - Ata janė me tė vėrtetė dy njerėz tė njohur, - tha Umeri – dhe unė do tė pasoj rrugėn e atyre.

    SHEMBJA E QABES

    Aisheja r.a. ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Do tė niset njė ushtri nė akcion ushtarak kundra Qabes, por do tė shkatėrrohet (nė Bejda)”.

    1595. – Na ka treguar Amr b. Ali se i ka transmetuar Jahja b. Seid nga Ubejdullah b. Ahnes tė cilit i ka transmetuar Ibn Mulejke nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:

    “Mė duket sikur po e shoh njė zezak (armik) kėmbėshtrembėr, si po ia heq gurėt njė nga njė”.


    1596. – Na ka treguar Jahja b. Bukejr, tė cilit i ka thėnė Lejthi pėrmes Junusit e ky nga Ibn Shihabi, kurse ai nga Seid b. Musejjeb se Ebu Hurejre r.a. ka thėnė:

    - Pejgamberi i Zotit ka thėnė:
    “Qaben do ta rrėzojė njė dykėmbėsh nga Etiopia”.

    Kjo ben fjale per nje shenje te kijametit kur mbas kesaj do te fryeje era nga e cila do te vdes cdo besimtar dhe pastaj do te behet kijameti me kafirat.(sqarimi im)

    RRĖFIMI PĖR HAXHERU-L-ESVEDIN

    1597. – Na ka treguar Muhammed b. Kethir se i ka treguar Sufjani pėr mes A’meshit, ky nga Ibrahimi, ai nga A’bis b. Rebia, kurse ky nga Umeri r.a. se ka ardhur te Haxheru-l-esvedi, e ka puthur dhe ka thėnė:

    “Unė me siguri e di se ti je gur qė nuk mundesh as tė bėsh dėn as tė bėsh dobi, dhe sikur tė mos e kisha parė Pejgamberin e All-llahut s.a.v.s. qė po tė puth, as unė nuk do ta kisha bėrė kėtė”.

    PĖR MBYLLJEN E QABES DHE FALJEN NĖ CILĖN DO ANĖ TĖ SAJ QOFTĖ

    1598. – Na ka treguar Kutejbe b. Seid, tė cilit i ka transmetuar Lejthi nga Ibn Shihabi prej Salimit e ky nga babai i vet se ka thėnė:

    - Pejgamberi i All-llahut ka hyrė nė Qabe (me rastin e ēlirimit tė Mekkes), kurse Usame b. Zejd, Bilali dhe Osman b. Talha, dhe e ndrynė (derėn) pėr mbrapa. Kur e hapėn unė isha i pari qė hyra (nė Qabe), takova Bilalin dhe e pyeta: “A ėshtė falur Pejgamberi i All-llahut nė Qabe?”
    -“Po” – tha ai, ndėrmjet atyre dy shtyllave (tė para) nga ana e Jemenit.

    PĖR TĖ FALURIT NĖ QABE

    1599. – Na ka treguar Ahmed b. Muhammed, tė cilin e ka informuar Abdullahu, tė cilit i ka transmetuar Musa b. Ukbe nga Nafiu, e ky nga Ibn Umeri r.a. se ky me rastin e hyrjes nė Qabe ka ecur pėrpara, duke i lėnė dyert e saj pas shpine. Ka ecur pėrpara derisa ndėrmjet tij dhe murit pėrpara atij nuk u afrua, pėrafėrsisht, tre arshinė. Pastaj, duke u shmangur pak nė njė anė, u fal nė atė vend pėr tė cilin i ka thėnė Bilali se ishte falur Pejgamberi s.a.v.s.
    Pėr askėnd nuk prish punė tė falet nė cilėndo anė tė Qabes qoftė, nga tė dėshirojė ai.

    MOS - HYRJA NĖ QABE

    (Abdullahi) Ibn Umeri r.a e ka kryer haxhin disa herė, por asnjėherė nuk ka hyrė nė Qabe.

    1600. – Na ka treguar Museddedi, kėtij Halid b. Abdullah, duke i thėnė se i ka transmetuar Ismail b. Ebi Halid nga Abdullah b. Ebi Evfa i cili ka deklaruar:

    “Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. e ka kryer umren, ka bėrė tavafin rreth Qabes dhe ka falur dy rekatė pas Mekami Ibrahimit, e bashkė me tė ishte ai qė e mbulonte, fshehte nga njerėzit”.
    Me atė rastė njė njeri pyeti:
    - A ka hyrė Pejgamberi i All-llahut nė Qabe?
    - Jo – ėshtė pėrgjegjur ai.




    KĖNDIMI I TEKBIRIT NĖ ANĖT E QABES

    1601. – Na ka treguar Ebu Ma’mer, nga Abdu-l-Varith tė cilit i ka kumtuar Ejjubi, qė ka transmetuar nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

    - Kur erdhi Pejgamberi i All-llahut (nė Mekke) nuk dėshironte tė hyjė nė Qabe. Aty atėherė kishte shumė idhuj, prandaj urdhėroi dhe ata u hodhėn jasht. Mandej hodhėn jashtė fotografinė e Ibrahimit dhe tė Ismailit, tė dy nė duar mbanin shigjetat. Pejgamberi i All-llahut, mandej, tha:
    “All-llahu i vraftė. Pasha All-llahun, ata me siguri e dinė se Ibrahimi dhe Ismaili asnjėherė nuk kanė kėrkuar tė gjejnė fatin me kėto (shigjeta)”
    Atėherė hyri nė Qabe, mori tekbir nė anėt e saj por nuk u fal aty.

    FILLIMI I VRAPIMIT RRETH QABES DUKE LĖVIZUR KRAHĖT

    1602. – Na ka treguar Sulejman b. Harb, se i ka transmetuar Hamed b. Zejdi nga Ejjubi, ky nga Seidi b. Xhubejr, kurse ky nga Ibn Abbasi i cili ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur nė Mekke me shokėt e vet, kurse politeistėt thoshin:
    “Ju arriti ai, por e kanė molisur ethet e Jethribit (Medines)”
    Pejgamberi s.a.v.s. pas kėsaj, i urdhėroi shokėt qė tri tė sjellurit e parė rreth Qabes t’i bėjnė me vrap, duke kėrcyer, me lėvizje tė krahėve, kurse nė mes tė dy kėndeve tė Qabes kah Jemeni tė ecin si zakonisht. Kėtė e ka penguar qė tė mos i urdhėrojė tė vrapojnė gjatė gjithė tevafit, asgjė tjetėr pos mėshirės ndaj tyre.

    PREKJA (PĖRSHENDETJA) E HAXHERU-L-ESVEDIT (GURIT TĖ ZI)

    Kur arrin haxhiu nė Mekke sė pari sillet rreth Qabes, duke kėrcyer, vrapuar, nė tre tavafėt e parė duke lėvizur edhe krahėt.

    1603. – Na ka treguar Esbeg b. Ferexh se e ka informuar Ibn Vehb qė transmeton nga Junusi, ky nga Ibn Shihabi, ndėrsa ai nga Salimi, kurse ky nga babai i vet r.a. i cili ka thėnė:

    “E kam parė Pejgamberin e All-llahut s.a.v.s. kur ka ardhur nė Mekke dhe kur e ka prekur Haxheru-l-esvedin. Punėn e parė qė ka bėrė ishte tavafi rreth Qabes, duke u shkundur nė tre tavafet e parė, nga shtatė tevafet”.

    VRAPIMI PĖR RRETH QABES NĖ KOHĖN E HAXHIT DHE TĖ UMRES

    1604. – Na ka treguar Muhammedi, kėtij Surejxh b. Nu’man tė cilit i ka transmetuar Fulejh nga Nafiu, e ky nga Ibn Umeri r.a. qė ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. nė tre tavafėt e parė rreth Qabes ka shpejtuar (duke lėvizur me krah) por shkonte normalisht nė katėr tavafėt e fundit edhe nė haxh dhe umre”
    Nė senedin tjetėr Surejxhin e pason Lejthi i cili ka thėnė se hadithin ia ka transmetuar Kethir b. Ferkad nga Nafiu, kurse ky nga Ibn Umeri r.a. e ky nga Pejgamberi a.s.


    1605. – Na ka treguar Seid b. Ebi Mejrem se i ka kumtuar Muhammed b. Xhafer tė cilit i ka transmetuar Zejd b. Eslem, e ky nga babai i vet se Umer b. Hattabi r.a. i ka thėnė Gurit tė zi:

    “Pasha Zotin, unė e di me siguri se ti je gur qė nuk mundesh tė bėjsh dėm, por as dobi, edhe po tė mos e kisha parė Pejgamberi e All-llahut qė po tė prek as unė nuk do tė kisha prekur” e pastaj e preku.
    Pastaj prep tha: “Ēka kemi nė lidhje me tė shkundurit. Ne me kėtė nė kohėn tonė vetėm u kemi treguar forcėn politeistėve, kurse ata All-llahu i shkatėrroi”.
    Pastaj prapė ka thėnė: “Kjo ėshtė diēka qė e ka bėrė Pejgamberi s.a.v.s. dhe unė nuk dėshiroj ta shmangu”.


    1606. – Na ka treguar Musedded, atij i ka treguar Jahja, duke transmetuar nga Ubejdullahu, ky nga Nafiu, e ai nga (Abdullah) Ibn Umeri r.a. se ka thėnė:

    “Nuk e kam lėnė prekjen e kėtyre dy kėndeve tė Jemenit as nė kohė tė vėshtirė as nė qetėsi, prej se e kam parė Pejgamberi s.a.v.s. duke i prekur.
    Pastaj, thotė Ubejdullah, e kam pyetur Nafiun:
    - A ka shkuar (Abdullah) Ibn Umeri normalisht ndėrmjet atyre dy kėndeve?
    - Ai ka shkuar me ecje tė zakonshme pėr arsye qė ta ketė mė lehtė ta prekė ēdo njėrin prej tyre – u pėrgjegj Nafiu.

    PREKJA E GURIT TĖ ZI ME KRRAB

    1607. – Na ka treguar Ahmed b. Salih dhe Jahja b. Sulejman, duke thėnė se u ka transmetuar Ibn Vehbi nga Junusi, ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah b. Abdullah, ndėrsa ai prapė nga Ibn Abbasi r.a. se ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. me rastin e haxhxhetu-l-veda-sė ėshtė sjellur rreth Qabes me deve, duke e prekur Gurin e Zi me shkopin me krrabė”.
    Nė senedin tjetėr, Junusi e pason Deraverdi, duke transmetuar hadithin nga Ibn Abdilahu, djali i vėllaut tė Zuhriut kurse ky nga mixha i vet.

    PUTHJA VETĖM E DY KĖNDEVE TĖ JEMENIT NĖ QABE

    1608. – Muhammed b. Bekr ka thėnė se i ka kumtuar Ibn Durejdi tė cilit i ka transmetuar Amr b. Dinar nga Ebu Sha’tha, qė ka thėnė:

    “Kush ruhet nga gjithēka qė ėshtė e Qabes?”
    Muaviu i ka prekur dhe tė gjitha kėndet e Qabes, andaj Ibn Abbasi r.a. i ka thėnė:
    - Kėta dy kėnde tė Qabes kah ana e Sirisė nuk preken.
    - Nė Qabe nuk ka asgjė qė mund tė hiqet (zihet asgjė) – u pėrgjegj Muaviu. Ibn Zuhejri, thotė Buhariu, i prekte tė gjitha kėto.


    1609. – Na ka treguar Ebu-l-Velid, kėtij i ka treguar Lejthi, qė transmeton nga Ibn Shihabi, ky nga Selim b. Abdilahu, e ky nga babai i vet r.a. se ka thėnė:

    “Nuk e kam parė Pejgamberi s.a.v.s. qė tė prekė ndonjė pjesė tjetėr tė Qabes pėrveēse ato dy kėndet nga ana e Jemenit”.

    PUTHJA E HAXHERU-L-ESVEDIT (GURIT TĖ ZI)

    1610. – Na ka treguar Ahmed b. Sinan se i ka treguar Jezid bin Harun, kėtij Verka qė e transmeton nga Zejd b. Eslemi, e ky nga babai i vet i cili ka thėnė:

    “E kam parė Umer bin Hattabin r.a. kur e ka puthur Gurin e zi dhe ka thėnė: Sikur tė mos e kisha parė Pejgamberi s.a.v.s. qė tė ka puthur, as unė nuk do ta kisha puthur”.


    1611. – Na ka treguar Musedded se i ka transmetuar Hammadi nga Zubejr b. Arebi i cili ka thėnė: Njė njeri nga Jemeni e ka pyetur Abdullah Ibn Umerin r.a. pėr prekjen e gurit tė zi, dhe ai ėshtė pėrgjigjur:

    “E kam parė Pejgamberi s.a.v.s. duke e prekur dhe puthur”.
    E kam pyetur, thotė i njėjti njeri: “A ke pa se kam qenė i ngushtuar? A e ke parė se kam qenė i mposhtur?
    - Lerė atė”A e ke parė...?” pėr Jemen. Unė e kam parė Pejgamberi s.a.v.s. duke e prekur dhe puthur – u pėrgjigj Ibn Umeri.

    TĖ BĖRIT ME SHENJĖ KAH GURI I ZI KUR ARRIHET PĖRBALLĖ TIJ

    1612. – Na ka treguar Muhammed b. Muthenna se i ka treguar Abdurrahmani, kėtij Halidi nėpėrmjet tė Ikrimes, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. e ka vizituar, ėshtė sjellė rreth Qabes mbi deve dhe sa herė qė arrinte pėrballė Gurit tė zi, bėnte me shenjė kah ai me dorė ose me shkop”.

    MARRJA E TEKBIRIT TE GURI I ZI

    1613. – Na ka treguar Musedded, kėtij halid b. Abdullah tė cilit i ka transmetuar Halid Hadhai nga Ikrime, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. qė ka thėnė”

    “Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė sjellė rreth Qabes mbi deve dhe sa herė qė vinte te Guri i Zi, jepte shenjė kah ai me ndonjė send qė e kishte pranė veti dhe merrte tekbir”
    Nė senedin tjetėr, Halid b. Abdullahin e pason Ibrahim b. Tahman, duke e transmetuar hadithin nga Halid Hadhaiu.

    AI QĖ ĖSHTĖ SJELLĖ RRETH QABES KUR KA ARDHUR NĖ MEKKE, PARA SE TĖ KĖTHEHET NĖ SHTĖPI TĖ VET, PASTAJ KA FALUR DY REKATĖ, E PASTAJ ĖSHTĖ NISUR PĖR NĖ SAFA

    1614. – 1615. – Na ka treguar Esbeg qė transmeton nga Ibn Shihabi, dhe thotė se i ka thėnė Amr kurse kėtij Muhammed b. Abdurrahmani i cili ka thėnė:

    “Ia kam parashtruar Urves sjelljen e lartpėrmendur”.
    -Mua mė ka informuar – tha ai- Aishja r.a.: Kur vinte nė Mekke Pejgamberi s.a.v.s. punė tė parė kishte tė merrte abdest dhe pastaj sillej rreth Qabes, por kjo nuk ishte umre”.
    - Mė vonė e bėnte tė njėjten punė nė haxh Ebu Bekr dhe Umeri r.a. – thotė Urve. –Pastaj kam kryer haxhin me babėn tim Zubejrin r.a. dhe puna e parė qė fillonte ishte tavafi rreth Qabes. Pastaj kam parė muhaxhirė dhe ensarė qė vepronin po kėshtu, por mė ka deklaruar edhe nėna ime (Esma, e bija e Ebu Bekrit) se kanė hyrė nė ihram ajo dhe motra e saj (h.Aishja) Zubejri dhe ndokush tjetėr dhe sapo e kanė prekur Gurin e Zi(pas tavafit rreth Qabes dhe vrapit ndėrmjet Safa dhe Merves), kanė dalė nga ihrami.


    1616. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir dhe ka thėnė se ia ka transmetuar Ebu Damre Enes, kėtij Musa b. Ukbe nga Nafi’u ndėrsa ai e ka dėgjuar nga Abdullah b. Umeri r.a.:

    -Puna e parė qė bėnte Pejgamberi s.a.v.s. kur sillej rreth Qabes, me rastin e haxhit ose tė umres, kryerja duke u shkundur ishte kryerja e tre tavafėve tė parė rreth Qabes, kurse nė katėr tė fundit do tė shkonte me ecje tė zakonshme, e pastaj falte dy rekatė namaz, e pastaj vraponte ndėrmjet Safa dhe Merves.


    1617. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir se i ka transmetuar Enes b. Ijad nga Ubejdullahi, ky nga Nafi’u ndėrsa ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. duke u sjellur rreth Qabes, dhe kėtė nė tė sjellurit e parė(pas ardhjes nė Mekke) shkundej (kėrcente) nė tre tavafėt e parė, nė katėr tavafėt tjerė ecte mesatarisht, por kur shkonte ndėrmjet Safa dhe Merves, vraponte luginės Mesil.

    TAVAFI I FEMRAVE RRETH QABES SĖ BASHKU ME MASHKUJT

    1618. – Mė ka treguar, thotė Buhariu, Amr b. Ali, duke thėnė se i ka transmetuar Ebu Asim nga Ibn Xhurejxh, kėtij i ka kumtuar ata se kur Ibn Hishami ua ka ndaluar femrave tavafin rreth Qabes bashkė me meshkujt, ky ka thėnė:

    - Pse u ndalon, edhe gratė e Pejgamberit s.a.v.s. kanė bėrė tavafin rreth Qabes bashkė me meshkujt?
    - A ka qenė ajo pas urdhėrit pėr t’u mbuluar apo pėrpara? – e pyeta (thotė Ibn Xhurejxhi)
    - Po, pasha jetėn time – tha Ata. – E mbaj mend se kjo ka qenė me siguri pas shpalljes sė urdhėrit pėr mbulesė.
    - E si janė pėrzier ato me meshkujt? – e pyes – Ato nuk janė pėrzier me meshkujt – u pėrgjigj Ata’u – Aishja r.a. ėshtė sjellur rreth Qabes anash pas meshkujve dhe nuk ėshtė pėrzier me meshkujt. Pastaj njė grua i tha asaj: “Oj nėnė e besėdrejtėve, ta prekim (Gurin e Zi)?”
    - Largohu prej meje – i tha Aishja dhe nuk deshi ta bėnte kėtė.
    Femrat, ka thėnė Ata, dilnin natėn tė mbuluara dhe e vizitonin, silleshin rreth Qabes me meshkujt. Vetėm kur duhej tė hynin nė Harem, ndaleshin (ashtu tė mbuluara) derisa meshkujt dilnin e kėto hynin.
    Kam ardhur te Aishja unė dhe Ubejd . Umer derisa ajo qėndronte (nga devotshmėria) midis malit Thebir (nė Muzdelife)
    - Ēfarė strehimi (shatori) kishte atėherė Aishja – e pyeta, thotė Ibn Xhurejxhi.
    - Ajo ishte nė njė shator tė thjeshtė, qė kishte njė perde, dhe ndėrmjet nesh dhe asaj nuk kishte asgjė tjetėr. Kam parė te ajo, thotė Ata’u, kėmishėn ngjyrėvjollce.


    1619. – Na ka treguar Ismaili qė i ka transmetuar Maliku nga Muhammed b. Abdurrahman b. Nevafil, ky nga Urve b. Zubejr, kurse ai nga Zejneb b. Ebi Selem, e ajo nga Ummi Seleme, bashkėshorte e Pejgamberit s.a.v.s. , e cila ka thėnė:

    I jam ankuar Pejgamberit s.a.v.s. se jam e dobėt.
    - Bėnė tavaf pas njerėzve, e hypur nė deve, tha ai.
    Unė, pastaj, u solla rreth Qabes, kurse Pejgamberi s.a.v.s. atėherė falte namazin e sabahit pranė Qabes dhe kėndonte suren “Vet-turi ve kitabin mestur”.

    BISEDA GJATĖ KRYERJES SĖ TAVAFIT

    1620. – Na ka treguar Ibrahim b. Musa, tė cilit i ka treguar Hishami qė i ka kumtuar Ibn Xhurejxh, se e ka informuar Sulejman Ahvel se Tavusi i ka kumtuar nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. duke u sjellė rreth Qabes, ka kaluar pranė njė njeriu i cili dorėn e vet e kishte lidhut me njė rryp apo konop ose diēka tjetėr pėr njė njėri tjetėr, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. kėtė e kėputi me dorė tė vet duke thėnė ”Mbaje pėr dore”

    NĖSE HAXHIU GJATĖ TAVAFIT SHEH RRYP OSE DIĒKA TJETĖR QĖ ĖSHTĖ E URREJTUR, DUHET TA KĖPUSĖ

    1621. – Na ka treguar Ebu Asim duke transmetuar nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, kurse ai nga Tavusi, ndėrsa ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parė njė njeri se si po sillet rreth Qabes me gojezė ( i zėnė me fre) ose me diēka tjetėr, dhe Pejgamberi ia kėputi atė.

    I XHVESHURI NUK MUND TĖ BĖJĖ TAVAF RRETH QABES AS POLITEISTI TĖ BĖJĖ HAXH

    1622. – Na ka treguar Jahja b, Bukejr, se i ka thėnė Lejthi ky ka dėgjuar nga Junusi se Ibn Shihab ka thėnė se i ka treguar Humejd b. Abdurrahman qė i ka kumtuar Ebu Hurejre se Ebu Bekri r.a. e ka dėgjuar nė kohėn e atij haxhi nė tė cilėn Pejgamberi i All-llahut e kishte emėruar komandant, para Haxhit Lamtumirės, dhe atė ditėn e parė tė Bajramit, te njė grupi as-habėsh qė opinionit t’i kumtojė:

    - Ta dini! Prej vitit tė ardhshėm nuk mund tė bėjė haxh politeisti, por as njeriu i xhveshur nuk ka tė bėjė tavaf rreth Qabes!”

    FILLIMI I TAVAFIT RRETH QABES

    Ata’u ka thėnė pėr pėrsonin i cili bėn tavaf rreth Qabes dhe fillon namazi i pėrbashkėt, e ai person largohet nga vendi i vet, pasi tė jap selam do tė kthehet aty ku i ėshtė ndėrprerė tavafi (do tė vazhdojė vetėm).

    Nė mėnyrė tė ngjajshme e pėrmend edhe Ibn Umeri dhe Abdurrahman b. Bekri r.a.{41}

    PEJGAMBERI S.A.V.S. KA FALUR NGA DY REKATE PAS KRYERJES SĖ SHTATĖ TAVAFEVE RRETH QABES

    Nafi’u u ka thėnė: (Abdullah) Ibn Umeri r.a. falte pas shtatė tavafeve rreth Qabes nga dy rekatė (nafile)”.

    Ismail b. Ummejje thotė;

    - I kam thėnė Zuhriut: “Ata’u thotė: Haxhiut i lejohet ta kryejė namazin qė e ka obligim, nė vend tė dy rekateve tė tavafit”. Pastaj ka thėnė edhe : “Praktika e zakonshme e Pejgamberit s.a.v.s. prapėseprapė ėshtė mė e mira. Pejgamberi a.s. asnjėherė nuk ėshtė sjellė rreth Qabes shtatė herė, e pas kėsaj tė mos i falė dy rekatė (nafile)”

    1623. – Na ka treguar Kutejbe b. Seid se i ka transmetuar Sufjani nga Amr (b. Dinar), por e kemi pyetur edhe Ibn Umerin r.a.:

    “A ėshtė e lejuar pėr njeriun tė ketė kontakt seksual me gruan e vet kur ėshtė nė umre, para se tė kryej sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merve?”
    - Pejgamberi i All-llahut ka ardhur nė Mekke, tha ai, u soll rreth Qabes shtatė herė, pastaj fali dy rekatė, pas Mekami Ibrahim dhe e bėri sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves, e ju pa dyshim te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin ideal – tha Ibn Umeri.


    1624. – Por e kam pyetur – thotė Amr (b. Dinar) – edhe Xhabir b. Abdullahun r.a. e ai tha:

    “Le tė mos i afrohet gruas sė vet derisa tė kryejė edhe vrapimin (sa’jin) ndėrmjet Safa dhe Merves!”

    MOSAFRIMI NĖ QABE PASI TĖ KRYHET TAVAFI I PARĖ DERI SA TĖ SHKOHET NĖ AREFAT DHE TĖ KTHEHET (NĖ MEKKE)

    1625. – Na ka treguar Muhammed b. Ebi Bekr se i ka thėnė Fudajl tė cilit i ka treguar Musa b. Ukbe, kėtij Kurejb, qė transmeton nga Abdullah b. Abbasi r.a. se ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. erdhi nė Mekke, e kreu tavafin rreth Qabes, vrapoi ndėrmjet Safa dhe Merves dhe pas kėtij tavafi tė vet rreth saj nuk iu afrua mė Qabes deri kur u kthye nga Arefati”.

    FALJA E DY REKATĖVE TE TAVAFIT JASHT OBORRIT TĖ QABES

    Umeri r.a. i ka falur jasht Haremit tė Qabes. {42}

    1626. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, dhe thotė se i ka rrėfyer Maliku, qė transmeton nga Muhammed b. Abdurrahmani, ky nga Urve, e ai nga Zejnebja, e ajo nga Ummi Seleme r.a. se ka thėnė:

    - I jam ankuar Pejgamberit s.a.v.s. kurse sipas senedit tjetėr mė ka treguar Muhammed b. Harb se i ka transmetuar Ebu Mervan Jahja b. Ebi Zekerijja Gassani, nga Hishami, ky nga Urve, e ai nga Ummi Seleme r.a. bashkėshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se Pejgamberi i All-llahut ka qenė ende nė Mekke dhe dėshironte tė shkojė nga Mekka , por Ummi Seleme akoma nuk e kishte kryer tavafin rreth Qabes, e deshti tė dalė bashkė me tė, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. i tha asaj: “Kur fillojė tė falet namazi i sabahut, njerėzit do tė falen, kurse ti kryeje tavafin rreth Qabes me deven tėnde”.
    - Ajo e bėri kėtė – thotė Urve – dhe nuk fali (dy rekatė tė tavafit) derisa nuk doli (nga oborri i Qabes).

    FALJA E DY REKATĖVE TE TAVAFIT PAS MEKAMI IBRAHIMIT

    1627. – Na ka treguar Ademi, kėtij Shu’beja se Amr b. Dinar ka thėnė:
    “Kam dėgjuar (Abdullah) Ibn Umerin r.a. duke thėnė:

    Pejgamberi s.a.v.s. erdhi nė Mekke, u soll rreth Qabes shtatė herė dhe i fali dy rekatė pas Mekami Ibrahimit. Pastaj Alejhis-selami doli deri nė Safa, kurse All-llahu xh.sh. ka thėnė: “Ju te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin mė tė mirė”.

    TAVAFI PAS NAMAZIT TĖ SABAHUT DHE TĖ IKINDISĖ

    (Abdullah) Ibn Umeri r.a. i falte dy rekatė pas kryerjes sė tavafit rreth Qabes ende pa lindur dielli, kurse Umeri pėrsėri sillej rreth Qabes pas kryerjes sė namazit tė sabahut, e pastaj hypte nė deve dhe falte dy rekatė tė tavfit, tek nė Dhu Tuva (luginė)

    1628. – Na ka treguar Hasan b. Umer Basriu, tė cilit i ka transmetuar Jezid b. Zurej’ ky e ka dėgjuar nga Habibi, ky nga Ata, ai nga Urve kurse ai nga Aisheja r.a. se njerėzit kanė bėrė tavaf rreth Qabes pas namazit tė sabahut, mandej ėshtė ulur me ligjeruesin, e kur dilte dielli (mbi horizont), ngriheshin dhe faleshin.
    Aisheja r.a. ka shtuar edhe kėtė: “Kanė ndejtur derisa zgjaste ora nė tė cilėn ėshtė i papėlqyeshėm namazi, e pastaj ngriheshin dhe faleshin”.


    1629. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, kėtij i ka treguar Ebu Damre tė cilit i ka transmetuar Musa b. Ukbe nga Nafi’u se Abdullahu r.a. ka thėnė:

    “ E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė u ndalonte faljen e namazit nė prag tė lindjes sė diellit dhe nė prag tė perėndimit”.


    1630. – Na ka treguar Hasan b. Muhammed, kurse ky nga Za’feran, se i ka transmetuar Abida b. Humejd se Abdu-l-Aziz b. Rufej’a ka thėnė:

    “E kam parė Abdullah b. Zubejrin r.a. duke bėrė tavaf rreth Qabes edhe pas sabahut dhe i falte dy rekatė (tė tavafit)”.


    1631. – Abdu-l-Azizi ka shtuar edhe kėtė: “Por e kam parė Abdullah b. Zubejrin duke falur dy rekatė tė tavafit pas kryerjes sė namazit tė ikindisė, dhe deklaron se si Aisheja r.a. i ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. nuk hynte nė dhomėn e saj derisa tė mos i falte”.

    I SĖMURI QĖ BĖN TAVAF KALUAR

    1632. – Na ka treguar Is-hak Vesiti, tė cilit i ka treguar Halid (b. Abdullah), duke transmetuar nga Halid Hadhai, ky nga Ikrime, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka bėrė tavaf si kalorės. Sa herė qė arrinte te Guri i Zi, bėnte me shenjė kah ai me ndonjė send(ēfardo qoftė) qė kishte nė duar dhe merrte tekbir.


    1633. – Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, kėtij Maliku duke transmetuar prej Muhammed b. Abdurrahman b. Nevfelit, ky nga Urve kurse ai nga Zejnebe b. Ummi Seleme r.a. se ka thėnė:
    I jam ankuar Pejgamberit s.a.v.s. se jam i dobėt, dhe ai mė tha: “Bėn tavaf rreth Qabes kaluar pas njerėzve!” Kėshtu e kam krye tavafin rreth Qabes, derisa Pejgamberi i All-llahut falej pranė Qabes dhe kėndonte “Vet-turi ve kitabin mestur”

    PĖR DHĖNIEN UJĖ HAXHINJĖVE

    1634. – Na ka treguar Abdullah b. Ebi-l-Esved dhe thoshte se i ka transmetuar Ebu Damre, kėtij Ubejdullahu nga Nafi’u, ky nga Ibn Umeri r.a. se ka thėnė:

    “Abbas bin Abdi-l-Muttalib r.a. ka kėrkuar nga I Dėrguari i All-llahut leje qė nė netėt e Minės (11, 12, dhe 13-ta, ditė e Dhu-l-hixhes) tė bujė nė Mekke pėr t’iu dhėnė ujė (haxhinjėve), dhe ai ia lejoi”.


    1635. – Na ka treguar Is-haku tė cilit i ka transmetuar Halid nga Halid Hadhai, ky nga Ikrime, e ai nga (Abdullah) b. Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur deri nė vendin ku jepet ujė dhe kėrkoi tė pij ujė, e Abbasi i tha:

    “Fadil, shko deri te nėna jote dhe prej atje silli Pejgamberit s.a.v.s. pije!”
    - Mė jep ujė ti! – i tha ai.
    - O Pejgamber i All-llahut, - tha Abbasi – ata i shtijnė nė ujė duartė e tyre.
    - Ti mė jep ujė mua! – pėrsėriti ai dhe piu ujė nga ai. Pastaj shkoi te Zemzemi. Aty njerėzit, jepnin ujė dhe punonin. Edhe aty piu, dhe tha:
    - Punoni, ju jeni nė rrugė tė mbarė. – Ka thėnė edhe kėtė: “Sikur tė mos isha molisur (nga lodhja) unė do tė kisha zbritur ( nė bunar) dhe do ta kisha vėnė litarin kėtu” – e pastaj
    bėri me shenj kah qafa e vet.

    PĖR ZEMZEMIN

    1636. – Abdani ka thėnė se i ka thėnė Abdullahi qė i ka transmetuar Junusi nga Zuhriu i cili ka thėnė:

    - Enesi b. Malik r.a. ka thėnė:
    Ebu Dherri tregonte se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: - Derisa isha duke qėndruar nė Mekke u dėrrmua tavani im. Pastaj zbriti Xhebraili a.s. mė hapi krahėrorin dhe mė pastroi me ujė tė Zemzemit. Pastaj mė solli njė gotė ari tė mbushur me urti e besim dhe ma derdhi nė krahėrorin tim; pastaj e ngjiti, mė mori pėr dore dhe mė ngjiti nė qiellin e kėsaj toke. Xhebraili aty i tha rojes sė qiellit: “Hape, (kalimin)”
    - Kush ėshtė ky? – pyeti roja.
    - Xhebraili – u pėrgjegj ai.


    1637. – Na ka treguar Muhammed (b. Selam) se i ka transmetuar Fezari nga Asimi, ky nga Sha’abij, se Ibn Abbasi r.a. ka thėnė:

    “I kam dhėnė ujė Pejgamberit s.a.v.s. nga Zemzemi dhe ai ka pirė duke qėndruar (nė deve).
    Asimi ka thėnė:
    - Ikrime ka bėrė be: “Ai atėherė ka qenė me tė vėrtetė hipun nė deve”.

    TAVAFI I HAXHIU I CILI NGA MIKATI HYN NĖ IHRAM PĖR HAXH DHE UMRE NJĖKOHĖSISHT

    1638. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Ibn Shihabi, ky nga Urve, e ai nga Aisheja r.a. qė ka thėnė:

    - Kemi dalė (nga Medina) me Pejgamberin s.a.v.s. pėr Haxhin Lamtumirės dhe veshėm ihramin pėr umre. Pastaj ai tha: “Ai i cili ka me vete kurban, le tė bėjė nijet pėr haxh dhe pėr umre dhe nuk i lejohet tė dalė nga ihrami deri sa tė kryej sa tė dy ceremonitė”. Mandej kam ardhur nė Mekke. Kam pasur menstruacionin dhe pasi e kryem haxhin, ai mė dėrgoi me Abdurrahmanin deri nė Ten’im dhe unė atje vesha ihramin pėr umre, pėr ēka ai (s.a.v.s.) mė tha:
    “Kėtė e ke nė vend tė umres qė tė ka kaluar!”
    Pasi qė kanė hyrė nė ihram vetėm pėr umre, e pastaj janė liruar, ata , pasi qė janė kthyer nga Mina, kanė bėrė edhe njė tavaf rreth Qabes, ndėrsa ata qė e kanė bashkuar haxhin dhe umren kanė bėrė vetėm njė tavaf rreth Qabes.


    1639. – Na ka treguar Jakub b. Ibrahim se i ka transmetuar Ibn Ulejje nga Ejjubi, e ai nga Nafi’a se (Abdullah) Ibn Umeri r.a. i hyri djali i vet Abdullahu, kurse shpina e Ibn Umerit ishte akoma nė shtėpi dhe tha :

    “Nuk besoj qė kėtė vit tė ketė luftė ndėrmjet njerėzve (Haxhinjėve) qė tė pengojnė shkuarjen nė Qabe dhe tė mbesish (pa e kryer haxhin)”.
    Pastaj ka thėnė: - Edhe Pejgamberi s.a.v.s. nė kohėn e vet ka shkuar, kurse mosbesimtarėt nga kurejshitėt i kanė vėnė ndėrmjet meje dhe asaj, ndonjė pengesė, do tė bėj ashtu siē ka bėrė Pejgamberi s.a.v.s. sepse “Ju te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin mė tė mirė”.
    Tha edhe kėtė: “Po ju marr pėr dėshmitarė se bashkė me umren time kam marrė pėr detyrė tė kryej edhe haxhin”.
    - Pastaj ka ardhur nė zmekke dhe e kreu – tha Nafi’u – tavafin njėherėsh rreth Qabes, pėr tė dy ceremonitė”.


    1640. – Na ka treguar Kutejbe, tė cilit i ka transmetuar Lejthi nga Nafi’u se (Abdullah) Ibn Umeri r.a. dėshiroi tė bėnte haxhin atė vit kur Haxhxhaxhi (nga Iraku) ishte nisur kundra Ibn Zubejrit, prandaj iu tha:

    “Atje njerėzit bėjnė luftė dhe kemi frikė se do tė pengojnė”.
    - “Ju te Pejgamberi i Zotit keni shembullin mė tė mirė” dhe pėr kėtė shkak do tė veproj, tha ai, sikurse ka vepruar edhe Pejgamberi i All-llahut (nė Hudejbi). Po ju kam dėshmitarė se e kam marrė pėr detyrė tė kryej umren”.
    - Pastaj ka dalė, dhe kur ishte pikėrisht nė Bejda’a tha: “Haxhi dhe umra janė njėlloj (nė rast anulimi). Po ju marr si dėshmitarė se me kėtė umren time i kam vėnė vehtes detyrė edhe haxhin”.
    - Ai pėrgatiti kurbanin qė e pat blerė nė Kudejde. Kėsaj nuk i shtoi asgjė (tė kundėrligjshme), dhe as qė ka pre kurban (si dėnim); nuk i ka lejuar vetės asgjė qė ka qenė e ndaluar, nuk ėshtė rruajtur, dhe as flokėt i ka shkurtuar deri kur erdh dita e parė e Bajramit. Atėherė preu kurbanin, u rruajt dhe e konsideroi se tavafin rreth Qabes e ka kryer edhe pėr haxh edhe pėr umre nė atė tavafin e parė( kur arriti nė Mekke).
    - Ibn Umeri ka thėnė edhe kėtė: “Ja, kėshtu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.”.

    TAVAFI RRETH QABES ME ABDEST

    1641. – Na ka treguar Ahmed b. Isa, kėtij i tregoi Ibn Vuhejb tė cilit i ka transmetuar Amr b. Harith nga Muhammed b. Abdurrahman b. Nevfel Kurejshi se e ka pyetur Urve b. Zubejrin dhe ai ėshtė pėrgjigjur:

    “ Pejgamberi i All-llahut e ka kryer haxhin dhe Aisheja r.a. mė ka lajmėruar se puna e parė me ēka e fillonte kur arrinte nė Mekke ishte marrja e abdestit, e pastaj kryente tavafin rreth Qabes, por kėtė nuk e kishte umre”.
    Mandej haxhin e ka bėrė Ebu Bekri r.a. dhe puna e parė me ēka e fillonte (pas marrjes sė abdestit) ishte tavafi rreth Qabes, dhe kėtė nuk e kishte vetėm umre. Mė vonė edhe Umeri r.a. ka vepruar njėlloj. Haxhin e ka kryer edhe Osmani r.a. dhe e kam parė se puna e parė me ēka e ka filluar ishte tavafi rreth Qabes, dhe kėtė nuk e kishte umre. Mė vonė kėshtu kanė bėrė edhe Muaviu dhe Abdullah b. Umeri. Unė pastaj kam kryer haxhin me babėn tim Zubejrin dhe veprimi i parė i tij me ēka e ka filluar (pas marrjes sė abdestit) ishta tavafi rreth Qabes, dhe kėtė nuk kishte umre. Pastaj kam parė se kėtė e bėjnė edhe muhaxhirėt edhe ensarėt, edhe pėr kėta kjo nuk ishte umre. I fundit tė cilin e kam parė qė vepron kėshtu ishte Ibn Umeri, edhe ai gjithashtu pas krryerjes sė umres nuk e ndėrpriste (me ihram) haxhin.
    Kėtė (Abdullah)Ibn Umeri e ka bėrė para as-habėve; ata nuk e kanė pyetur, e as kush tjetėr s’ka pyetur, pėr atė veprim qė kanė bėrė sapo kanė shkelur nė Harem para tavafit rreth Qabes, dhe nuk kanė dalė nga ihrami.
    E kam parė nėnėn time dhe tezen kur kanė ardhur nė Mekke, tė kryejnė haxhin, nuk kanė filluar asgjė para tavafit rreth Qabes dhe nuk kanė dalė nga ihrami menjėherė.


    1642. – Nėna ime mė ka kumtuar se kanė hyrė nė ihram pėr umre ajo, motra e saj (h.Aishja) Zubejri dhe disa tjerė kanė dalė nga ihrami pasi qė e kanė prekur Haxheru-l-Esvedin (dhe kanė kryer vizitėn nė Safa dhe Merve).

    VRAPIMI (SA’J) NDĖRMJET SAFA DHE MERVES QĖ ĖSHTĖ DETYRĖ DHE ĖSHTĖ NGA ARGUMENTET E ALL-LLAHUT

    1643. – Na ka treguar Ebu-l-Jeman se i ka transmetuar Shuajbi nga Zuhriu se Urve ka thėnė: E kam pyetur Aishen r.a.:

    - Ēka mendon pėr fjalėt e tė lartmadhėrishmit All-llah: “Safa dhe Merva janė, me tė vėrtetė, nga normat e All-llahut, prandaj ai qė e viziton Qaben ose bėn umren nuk bėn kurrfar gabimi tė sillet edhe rreth tyre...?”
    - Pasha All-llahun – tha Urve – askush nuk bėn mėkat po tė mos i vizitojė Safa dhe Mervan.
    - Fjalė tė keqe ke thėnė or nipi im! – tha Aishja. Po tė kishte ai ajet kėtė kuptim sikur e komenton ti, do tė dilte se haxhiu nuk bėn mėkat nėse nuk i viziton. Mirėpo ajeti ėshtė shpallur pėr shkak tė ensarijeve tė cilėt edhe para se tė fillonte riti Islam e kanė vizituar idolin Menat, tė cilit i janė falur nė Mush-lel. Ndonjėri prej tyre vendoste tė kryejė haxhin dhe i shmangej vizitės sė Safa dhe Merves, pėr t’u ruajtur nga mėkati. Pasi qė e pranuan Fenė Islame. E pyetėn Pejgamberin s.a.v.s. pėr kėtė dhe i thanė: “O Pejgamber i Zotit! Ne kemi konsideruar se ėshtė mėkat tė vizitojmė vendin midis Safa dhe Merves, kurse All-llahu xh.sh. thotė: Safa dhe Merve janė, mė tė vėrtetė, nga normat e All-llahut...”.
    - Pejgamberi s.a.v.s., ka thėnė Aishja, e ka bėrė praktikė tė pėrhershme vizitėn midis tyre dhe askush nuk ka tė drejtė ta lė anash kėtė vizitė.

    - Pastaj – thotė Zuhriu – e kam lajmėruar pėr kėtė Ebu Bekr b. Abdurrahmanin dhe ai tha: “Kjo ėshtė me tė vėrtetė njė mėsim i rėndėsishėm, tė cilin deri tash nuk e kam dėgjuar. Kam dėgjuar disa njerėz tė dijshėm duke thėnė se njerėzit, duke i prijashtuar ata qė i pėrmend Aishja, tė cilėt kanė vizituar Menatin, dhe kėtė e kanė bėrė tė gjithė , e kanė vizituar edhe Safa dhe Merven. Pasi qė All-llahu i lartėmadhėrishėm nė Kur’an ka pėrmendur detyrėn e tavafit rreth Qabes, por nuk e ka pėrmendur Safa dhe Merven, ata i kanė thėnė: “O Pejgamber i All-llahut ne e kemi vizituar Safa dhe Merven, por All-llahu, tash ka shpallur (urdhėruar) tavafin vetėm rreth Qabes. Pasi qė Ai nuk e pėrmend fare Safan, a e kemi pėr mėkat tė vizitojmė Safa dhe Merven?” Pastaj
    All-llahu xh.sh. shpalli: “Safa dhe Merve janė, me tė vėrtetė, nga normat e
    All-llahut...”

    - Kam dėgjuar – ka thėnė Ebu Bekri – se ky ajet ka zbritur pėr dy grupe njerėzish; pėr ata tė cilėt nė kohėn pagane i janė shmangur vizitės sė Safa dhe Merves, dhe pėr ata tė cilėt i kanė vizituar, por mė vonė nė periudhėn Islame kanė nguruar t’i vizitojnė, pėr shkak se All-llahu xh.sh. ka urdhėruar tavafin rreth Qabes, kurse Safa nukm ėshtė pėrmendur fare. Kėshtu ka qenė deri atėherė kur pas pėrmendjes sė tavafit rreth Qabes nuk e pėrmendi edhe atė.

    PĖR SA’J-IN (VRAPIMIN) NDĖRMJET SAFA DHE MERVES

    Ibn Umeri r.a. ka thėnė:

    Vrapimi bėhet nga shtėpia e Benu Abbadit deri te rruga Benu Ebi Husein”.

    1644. – Na ka treguar Muhammed b. Mejmun se Isa b. Junus i ka transmetuar nga Ubejdullah b. Umeri, ky nga Nafi’u, ndėrsa ai prej Ibn Umerit r.a. qė ka thėnė:

    “Kur Pejgamberi s.a.v.s. i bėnte tre tavafėt e parė rreth Qabes shkundej, kurse nė katėr tė fundit ecte normalisht, e kur bėnte sa’j ndėrmjet Safa dhe Merves, vraponte luginės Mesil”.
    - Pastaj, ka thėnė Ubejdullahu, e kam pyetur Nafi’un:
    - “A ecte Abdullahu normalisht kur arrinte te qoshet e Jemenit( nė Qabe)?”
    - Jo pėrveē nėse ishte tollovi nė atė kėnd – tha Nafi’iu dhe ai nuk e linte pa e prekur.


    1645. – Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Amr b. Dinar se ka thėnė:

    “E kemi pyetur Ibn Umerin r.a. pėr njeriun i cili nė umre ka bėrė tavaf rreth Qabes, por akoma nuk e ka bėrė vizitėn ndėrmjet Safa dhe Merve, a mund t’i afrohet bashkėshortes sė vet?”
    - Pejgamberi s.a.v.s. – u pėrgjegj ai – ka bėrė rreth Qabes shtatė herė tavaf, ka falur pas Mekami Ibrahimit dy rekatė dhe pastaj ndėrmjet Safa dhe Merves ka bėrė shtatė herė tavaf, e ju te Pejgamberi a.s. keni shembullin mė tė mirė.


    1646. – Mirėpo e kemi pyetur edhe Xhabir b. Abdil-lahin r.a. i cili na tha:

    “Le tė mos i afrohet kurrsesi deri sa tė kryejė tavafin ndėrmjet Safa dhe Merves!”


    1647. – Na ka treguar Mekkij b. Ibrahim, qė transmeton nga Ibn Xhirejxh, tė cilit i ka transmetuar Amr b. Dinar: E kam dėgjuar Ibn Umrin r.a. duke thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur nė Mekke dhe ėshtė sjellė rreth Qabes, pastaj ka falė dy rekatė namaz, e mandej ka vrapuar ndėrmjet Safa dhe Merves”.
    Ibn Umeri, pastaj, citoi ajetin: “Ju te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin mė tė mirė”.


    1648. – Na ka treguar Ahmed b. Muhammed se i ka kumtuar Abdullahi tė cilin e ka informuar Asimi, duke i thėnė: E kam pyetur Enes b. Malikun r.a. :

    “A e keni konsideruar ju punė tė papėlqyeshme vrapimin ndėrmjet Safa dhe Merves”?
    - Po, e kemi konsideruar – tha Enesi – sepse ishte njė nga simbolet e paganizmit. Kėshtu kemi menduar deri kur All-llahu xh.sh. nuk e shpalli: “Safa dhe Merve janė, mė tė vėrtetė, nga normat e All-llahut, prandaj ai qė e viziton Qaben ose bėn umren, nuk bėn kurrfarė gabimi tė sillet edhe rreth tyre...”.


    1649. – Na ka treguar Ali b. Abdil-lah, tė cilit i ka transmetuar Sufjani nga Amri, ky nga Ata’i, e ky nga Ibn Abbsi r.a. se ka thėnė:

    “Pejgamberi i All-llahut ka vrapuar rreth Qabes, si edhe ndėrmjet Safa dhe Merves vetėm qė t’iu tregojė politeistėve forcėn e vet.
    Humejdi shton:
    - Na ka treguar Sufjani, se i ka thėnė Amri: “Kėtė e kam dėgjuar gjithashtu nga Ata’u qė e transmeton nga Ibn Abbasi”.

    FEMRA ME MENSTRUACION I KRYEN TĖ GJITHA CEREMONITĖ E HAXHIT PĖRVEĒ TAVAFIT RRETH QABES

    Kurse pėr personin i cili pa abdest kryen vrapimin ndėrmjet Safa dhe Merves ka mendime tė ndryshme.

    1650. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka kumtuar Maliku, qė transmeton nga Abdurrahman b. Kasim, ky nga babai i vet, kurse ai nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    - Kam ardhur nė Mekke, e pasi qė isha me menstruacion nuk bėra tavaf rreth Qabes, e as vrapimin ndėrmjet Safa e Merves. Pastaj –thotė ajo – pėr kėtė iu ankova Pejgamberit s.a.v.s. e ai tha: “Vepro ashtu siē vepron ēdo haxhi pėrveē tavafit rreth Qabes, derisa tė pastrohesh”.

  3. #13
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    1651. – Na ka treguar Muhammed b. Muthenna nga Abdu-l-Vehabi kurse sipas senedit tjetėr; mė ka treguar Halifa, kėtij Halifa, kėtij Abdu-l- Vehabi tė cilit i ka transmetuar Habibu-l-Mual-lim nga Atau, ky nga Xhabir b. Abdil-lahi r.a. i cili ka thėnė:

    Pejgamberi s.a.v.s. hyri nė ihram pėr haxh, bashkė me shokėt e vet. Asnjėri prej tyre nuk kishte kurban, pėrveē Pejgamberit s.a.v.s. dhe Talhės. Nė atė moment erdhi Aliu nga Jemeni. Edhe ai kishte me vete kurban, dhe tha: “Kam hyrė nė ihram ashtu sikur ka hyrė Pejgamberi s.a.v.s.”.
    Pejgamberi s.a.v.s. pastaj i urdhėroi shokėt qė haxhin e tyre ta bėjnė umre, tė kryejnė tavafin (rreth Qabes , Safa dhe Merves) e mandej tė rruhen dhe tė lirohen nga ihrami, pėrveē atij qė ka me vet kurban.
    As-habėt deklaruan: “U nisėm pėr Minne e dikush prej nesh dėshironte tė ketė marrėdhėnie seksuale”. E dėgjoi kėtė Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: “Sikur tė kisha heq dorė mė herėt nga puna ime, unė nuk do tė isha kthyer pėr atje kah jam nisur, (kiran ose rad). Sikur tė mos kisha kurban edhe unė me siguri do tė kisha hequr ihramin( do tė kryeja haxhin temett’u’)”.
    Aishja r.a. kishte menstruacionin dhe i kreu tė gjitha ceremonitė e haxhit pėrveē tavafit rreth Qabes. Kur u pastrua, e kreu edhe tavafin rreth Qabes dhe tha: “O Pejgamber i All-llahut, ju po ktheheni me haxh dhe umre tė kryer, kurse unė po kthehem vetėm me haxh!”. Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. i urdhėroi Abdurrahman b. Ebu Bekrit ta ēojė deri nė Ten’im. Nė kėtė mėnyrė ajo hyri nė ihram pėr umre pas kryerjes sė haxhit.


    1652. - Na ka treguar Muemmel b. Hisham se i ka transmetuar Ismaili nga Ejjubi, ky nga Hafsa e cila ka thėnė:

    - Ne i kemi penguar vajzat tona tė moshuara qė tė dalin (nga shtėpia). Pastaj erdhi njė grua, e cila ėshtė nė bashkėshortėsi me njėrin nga shokėt e Pejgamberit s.a.v.s. i cili bashkė me Pejgamberin e All-llahut ka luftuar nė 12 luftėra, edhe motra e saj ka qenė me atė nė gjashtė prej atyre luftėrave dhe ajo ka thėnė: “Ne i kemi shėruar tė plagosurit dhe jemi kujdesur pėr ta”.
    Pastaj motra ime e ka pyetur Pejgamberi s.a.v.s.:
    “A ka pengesė pėr ndonjėrin prej nesh qė tė mos dalė (nė vendin ku falen) pėr shkak se nuk ka mbulesė?”
    - Le ta mbulojė shoqja e saj me njė pjesė tė mbulesės sė vet dhe ashtu le tė prezentojė nė tė mirė dhe lutje me besėdrejtėt.
    Kur erdhi Ummi Atija r.a. ato e kanė pyetur, apo Hafsa ka thėnė:
    - E kemi pyetur, dhe ajo njėlloj ka thėnė, por nuk e pėrmendi Pejgamberin e All-llahut, pėrveē se tha: “e dua mė shumė se babėn!” Pastaj e kemi pyetur: “A e ke dėgjuar Pejgamberin e All-llahut se ka thėnė kėshtu e kėshtu?”
    - E dua mė shumė se babėn – tha ajo.
    Ai, mandej, tha: “Vajzat e moshėrritura le tė dalin nga dhoma e tyre tė vajzėrisė!” ose ka thėnė: “. Vajzat e moshėrritura, ato tjerat nga dhomat e vajzerisė edhe ato me menstruacion, qė tė gjitha le t’i bashkangjiten punės sė mirė dhe lutjes sė muslimanėve, vetėm ato me menstruacion do tė tėrhiqen anash nga vendi ku falen”.
    - A edhe gruaja me menstruacione? – e pyeta.
    Ummi Atijja ka thėnė: “A nuk ishte ajo (prezente nė ceremoninė e haxhit) nė Arefat?! A nuk prezentoi kėtu (nė Muzdelife) e kėtu nė Minne?!

    HYRJA NĖ IHRAM NGA BAT-HA DHE NGA VENDET TJERA PĖRVEĒ BAT-HAS PĖR BANORĖT E MEKKES DHE HAXHIVE QĖ KANĖ DALĖ NĖ MINNE

    Atau, i pyetur pėr banorėt qė jetojnė gjithmonė nė Mekke tė cilėt telbijen e kėndojnė pėr haxh, ka thėnė: Ibn Umeri r.a. e ka kėnduar telbijen nė ditėn e tetė tė Dhulhixhes, kur e ka falur drekėn dhe i ka hipur deves sė vet”.
    Abdu-l-Maliku thotė: duke transmetuar nga Ata’i e ky nga Xhabiri r.a.: “Kemi ardhur nė Mekke me Pejgamberi s.a.v.s. dhe u liruam nga ihrami nga dita e tetė e Dhu-l-Hixhes, por kur e lamė Mekken pas shpine (duke shkuar nė Minne) e kemi kėnduar telbijen pėr haxh”.
    Ebu Zubejri, qė transmeton nga Xhabiri, ka thėnė: “Kemi hyrė nė ihram nga Bat-ha”.
    Ubejdullah b. Xhurejxhi i ka thėnė Ibn Umerit r.a.:
    “Tė kam parė kur ke qenė nė Mekke. Njerėzit hynin nė ihram kur e shihnin hėnėn e re (tė Dhu-l-Hixhes), kurse ti nuk ke hyrė nė ihram deri nė ditėn e tetė Dhu-l-Hixhe!”
    - Nuk e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. – tha ai – ta kėndojė telbijen para se t’i niset devja (kah Minna).

    KU E KA FALĖ HAXHIU DREKĖN NĖ DITĖN E TETĖ DHU-L-HIXHE

    1653. – Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, duke thėnė se ia ka transmetuar Is-hak El-Ezrek, kėtij Sufjani nga Abdu-l-Aziz b. Rufej’i i cili ka thėnė:

    - E pyeta Enes b. Malikun r.a. dhe i thash:
    Mė informo pėr atė ēka ke mbajtur mend nga Pejgamberi s.a.v.s., ku e ka falur ai drekėn dhe iqindinė ditėn e tetė tė Dhu-l-hixhes?
    - Nė Minne – u pėrgjegj ai.
    - Po ku e ka falur iqindinė kur ėshtė kthyer nga Minna? – e pyeta.
    - Nė Ebtah (El-muhassab) – tha Enesi.
    - Pastaj tha : “Puno ashtu si punojnė eprorėt tu!”


    1654. – Na ka treguar Aliu se e ka dėgjuar Ebu Bekr b. Ajjash qė ka thėnė se i ka kumtuar Abdu-l-Azizi: “E kam takuar Enesin...”, kurse sipas senedit tjetėr, mė ka treguar Ismail b. Eban se i ka transmetuar Ebu Bekri nga Abdu-l-Azizi:

    - Kam shkuar nė Minne ditėn e tetė Dhu-l-hixhe dhe e kam takuar Enesin r.a. i cili shkonte hipur nė gomar, dhe e pyeta:
    “Ku e ka falur Pejgamberi s.a.v.s. drekėn, nė kėtė ditė?”
    - Shiko – mė tha ai – ku falen eprorėt tu, dhe aty falu!

    NAMAZI NĖ MINNE

    1655. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, tė cilit i ka thėnė Ibn Vehbi, tė cilin e ka informuar Ubejdullah b. Abdullah b. Umer qė transmeton nga babai i vet se ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka falur nė Minne dy rekatė. Edhe Ebu Bekri, Umeri, madje edhe Osmani nė fillim tė hilafetit tė vet kanė vepruar kėshtu”.


    1656. – Na ka treguar Ademi tė cilit i ka transmetuar Shu’be nga Ebu Is-hak el-Hamedhani, ky nga Harith b. Vehb el-Hazzai r.a. se ka thėnė:

    “I kam falur nė Minne dy rekatė me Pejgamberin s.a.v.s. . Ne atėherė ishim nė numėr mė shumė se kurrė mė parė, por edhe ai i sigurtė”.


    1657. – Na ka treguar Kabise b. Ukbe, se i ka thėnė Sufjani nga A’meshi, ky nga Ibrahimi, e ai nga Abdurrahman b. Jezid, ndėrsa ky nga Abdullah (b. Mes’ud) r.a. i cili ka thėnė:

    “I kam falur dy rekatė me Pejgamberi s.a.v.s., me Ebu Bekrin dy rekatė, por edhe me Osmanin r.a. dy rekatė. Pastaj jemi ndarė. Ku ėshtė ai fat qė pjesa ime shpėrblyese tė jetė (te All-llahu xh.sh.) pranimi i dy rekatėve, nė vend tė katėr rekatėve”.

    AGJĖRIMI NĖ DITĖN E NĖNTĖ TĖ DHU-L-HIXHES

    1658. – Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Zuhriu tė cilit i ka thėnė Selimi:

    “E kam dėgjuar Umejrin, robin e liruar tė nėnės sė Fadlit qė transmeton nga nėna e Fadlit: “Njerėzit kanė dyshuar nė agjėrimin e Pejgamberit s.a.v.s. pėr ditėn e nėntė tė Dhu-l-hixhes prandaj i dėrgova Pejgamberit s.a.v.s. njė shujtė pije (tėmbėl) dhe ai e ka pirė”.

    KĖNDIMI I TELBIJES DHE TEKBIRIT KUR HAXHIU (PAS NAMAZIT TĖ SABAHUT, DITĖN E NĖNTĖ TĖ DHU-L-HIXHES) GDHIHET NGA MINNE PĖR NĖ AREFAT

    1659. – Na ka treguar Abdullah b. Jusufi se i ka transmetuar Maliku nga Muhammed b. Ebu Bekr Eth-thekafijj, se ai e ka pyetur Enes b. Malikun r.a. derisa ata dy shkonin herėt nė mėngjes (ditėn e nėntė Dhu-l-hixhe) nga Minne kah Arefati:

    - Ēka keni bėrė ju nė kėtė ditė, nė kohėn e Pejgamberit?
    - Dikush prej nesh, tha Enesi, shqiptonte telbije, dhe kush shqiptonte telbijen, Pejgamberi kėtė nuk ia kontestonte. Dikush, pra , merrte tekbir, dhe kush merrtė tekbir, Pejgamberi a.s. kėtij nuk ia kontestonte.

    UDHĖTIMI NĖ VAPĖN E DREKĖS DITĖN E AREFATIT

    1660. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka kumtuar Maliku, qė transmeton mga Ibn Shihabi, ky nga Salimi i cili thotė se Abdu-l-Melik i ka shkruar Haxhxhaxhit qė mos t’i kundėrshtojė Ibn Umerit lidhur me haxhin.
    Pastaj erdhi Ibn Umeri r.a. edhe unė bashkė me tė , ditėn e nėntė Dhu-l-hixhe, kur dielli sapo e kishte kaluar zenitin dhe thirri pėrpara tendės sė Haxhxhaxhit. Doli Haxhxhaxhi, i mbuluar me njė pelerinė ngjyrė portokalli, dhe tha:
    - O baba i Abdurrahmanit, ēka ke?
    - Tė udhėtojmė – tha ai – nėse dėshiron tė veprosh sipas praktikės sė Pejgamberit!
    - A mu tash ? – pyeti Haxhxhaxhi.
    - Po – tha Ibn Umeri.
    - Pritėm, sa tė lagė kokėn me ujė! – tha Haxhxhaxhi.
    Ibn Umeri zbriti (nga devja pėr ta pritur) derisa ai doli dhe shetiti pak ndėrmjet meje (Salimit) dhe babi tim Abdullah b. Umerit. Unė atėherė i thash: “Nėse dėshiron tė veprosh sipas synetit, shkurtoje fjalimin (hutben) dhe shpejtoi nė qėndrimin (nė Arefat)”.
    Ibn Shihabi shikoi Abdullahin. Kur e hetoi kėtė Abdullahu i tha: “Salimi ka folur tė vėrtetėn”.

    QĖNDRIMI NĖ AREFAT KALUAR

    1661. - Na ka treguar Abdullah b. Mesleme i cili transmeton nga Maliku, ky nga Ebu Nadra, ai nga Umejri, rob i liruar i Ibn Abbasit, kurse ai nga nėna e Fadl b. Harithit se disa nuk janė pajtuar pėrkitazi me agjėrimin e Pejgamberit s.a.v.s. nė ditėn e nėntė tė dhu-l-hixhes. Disa thonin: “Ai sot agjėron”, kurse tė tjėrėt: “Nuk agjėron”. Ajo i dėrgoi njė gotė tėmbėl dhe ai e piu, duke qenė i hipur nė deve(ditėn e Arefatit).

    BASHKIMI I DY NAMAZEVE NĖ AREFAT

    Abdullah b. Umerit r.a. po t’i kalonte namazi me imam (nė Arefat) ai do t’i bashkonte tė dy.

    1662. – Lejthi ka thėnė se i ka transmetuar Ukajl Ibn Shihab tė cilit i ka kumtuar Salim (b. Abdullah b. Umer) se Haxhxhaxh b. Jusuf atė vit kur ka rėnė (nė Mekke) pėr shkak tė (Abdullah) Ibn Zubejrit r.a. e ka pyetur Abdullahin (b. Umerin): “Si do tė veprosh gjatė qėndrimit nė Arefat( ditėn e nėntė dhu-l-hixhe)”? Salimi u pėrgjigj: “Nėse dėshiron tė veprosh sipas synnetit, fali (drekėn dhe iqindinė) ditėn e Arefatit, nė kohėn e nxehtė tė drekės.
    Abdullah b. Umeri ka konstatuar: “Selimi ka folė tė vėrtetėn. As-habėt kanė vepruar sipas synnetit, e kanė bashkuar (faljen) drekėn dhe iqindinė”.
    Atėherė (thotė Ibn Shihabi) e kam pyetur Salimin: “A ka vepruar kėshtu Pejgamberi i All-llahut?” “A e ndiqni ju me kėtė vetėm rrugėn e tij?” – pyeti Salimi.

    SHKURTIMI I HYTBES NĖ AREFAT

    1663. – Na ka treguar Abdullah b. Mesleme se i ka kumtuar Maliku duke transmetuar nga Ibn Shihabi, ky nga Salim b. Abdullahu se Abdu-l-Melik b. Mervan i ka shkruar haxhxhaxhit se po shkon nė haxh i prirė nga Abdullah b. Umeri. Dhe kur erdhi dita e nėntė dhu-l-hixhe erdhi (Abdullah) b. Umeri r.a. dhe unė bashkė me tė, sapo e kish te kaluar dielli zenitin, dhe me tėrė fuqinė qė kishte thirri para tendės sė Haxhxhaxhit: “Ku ėshtė ai!”? Haxhxhaxhi doli dhe ai tha: “Nė rrugė!”

    - E tash? – tha Haxhxhaxhi.
    - Po – tha Ibn Umeri.
    Pritėm sa tė lagem me ujė! – tha Haxhxhaxhi.
    Nė kėtė mėnyrė Ibn Umeri r.a. zbriti (tė presė) deri sa ai doli dhe shėtiste ndėrmjet meje dhe babės tim. Unė, thotė salimi, i thash: “Nėse dėshiron tė veprosh sipas synnetit, shkurtoje fjalimin, dhe shpejto nė qėndrimin(Arefat)!”
    Nė kėto fjalė (Abdullah) Ibn Umeri tha: “Salimi e foli tė vėrtetėn”.

    TĖ QĖNDRUARIT NĖ AREFAT

    1664. – Na ka treguar Ali b. Abdullah, nga Sufjani tė cilit i ka transmetuar Amr, kėtij babai i vet Muhammed b. Abdullah, e atij Muhammed b. Xhubejr b. ***’im, nga babi i vet i cili ka thėnė:

    “Isha duke kėrkuar deven time...” kurse sipas senedit tjetėr: “Na ka treguar Musedded tė cilit i ka transmetuar Sufjani nga Amri i cili e ka dėgjuar Muhammed b. Xhubejrin, kurse ai babėn e vet Xhubejr b. ***’in se ka thėnė: - E kam humbur deven, dhe ditėn e nėntė Dhu-l-hixhe dola ta kėrkojė dhe e pashė Pejgamberin s.a.v.s. si po qėndronte nė Arefat dhe thashė: “Pasha Zotin ky, ėshtė (kurejshi) nga Humsi! Ēka po bėn kėtu?”


    1665. – Na ka treguar Ferve b. Ebi-l-Magrai tė cilit Ali b. Mushir i ka transmetuar nga Hisham b. Ureve se ka thėnė:

    - Njerėzit nė periudhėn e injorancės bėnin tavaf rreth Qabes me prijashtim tė Humsit.El-Humsij janė kurejshitėt dhe pasardhėsit e tyre. Ata nė emėr tė All-llahut u kanė bėrė mirė njerėzve: burri ia ka dhėnė teshat shokut qė tė bėjė tavaf rreth Qabes, gruaja e Humsit ia ka dhėnė teshat shoqes pėr tė bėrė tavaf Qaben, kurse ai tė cilit humsasit nuk i kanė dhėnė tesha, e ka bėrė tavafin rreth Qabes lakuriq. Grupi i haxhinjėve kėthehej nga Arefati, kurse humsasit kėtheheshin nga Muzdelife.
    Mė ka lajmėruar, thotė, Hishami, babai im qė transmeton nga Aisheja r.a. se me tė vėrtetė pėr humsasit ėshtė shpallur ky ajet: “Pastaj vraponin prej nga vrapojnė njerėzit tjerė!”.
    Ai ka thėnė edhe kėtė: “Humsasit kanė vrapuar nga Muzdelifeja dhe janė kthyer nė Arefat”.

    MĖNYRĖ E ECJES SĖ HAXHIUT KUR KĖTHEHET NGA ARAFATI

    1666. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, tė cilit i ka transmetuar Maliku nga Hisham b. Urve, kurse ai nga babai i vet i cili ka thėnė:

    E kanė pyetur Usamen, ku rrijsha edhe unė: - Si ka shkuar Pejgamberi s.a.v.s. nė Haxhxhetu-l-veda, kur ėshtė kthyer (nga Arafati)?”.
    - Ka ecur, u pėrgjegj ai, me ecje tė zakonshme, por kur shihte se ka vend tė lirė, ngutej.

    ZHDRYPJA NGA DEVJA NDĖRMJET ARAFATIT DHE MUZDELISĖ

    1667. – Na ka treguar Musedded tė cilit i ka transmetuar Hammad b. Jezid nga Jahja b. Seid, ky nga Musa b. Ukbe, kurse ai nga Kurejba, rob i liruar i Ibn Abbasit, kurse ky nga Usame b. Zejdi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. kur kėthehej nga Arafati, ndalej nė ndonjė luginė kryente nevojėn dhe merrte abdest. Unė kam pyetur:

    - O Pejgamber i All-llahut, a do tė falish namazin?
    - Namazin e ke pėrpara (nė Muzdelife) – u pėrgjegj ai.


    1668. – Na ka treguar Musa b. Ismail, se i ka treguar Xhuvejriu: “Abdullah b. Umeri r.a. i ka bashkuar nė Muzdelife faljen e namazit tė akshamit dhe tė jacisė. Kur kalonte kah lugina nė tė cilėn Pejgamberi s.a.v.s. ishte ndalur (pėr nevoja tė veta), hynte atje, pastrohej, merrte abdest por nuk falte asgjė deri sa tė mos falej sė bashku, nė Muzdelife”.


    1669– Na ka treguar Kutejbe, prej Ismail b. Xhaferit, duke transmetuar nga Muhammed b. Ebi Harmele, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibn Abbasit, kurse ky nga Usame b. Zejdi r.a. se ka thėnė:

    “Kam hypur nė njė deve me Pejgamberin s.a.v.s. nga Arafati. Kur arriti Pejgamberi i All-llahut te ana e majtė e luginės qė shtrihet nėn Muzdelife, e ndali deven dhe kreu nevojėn e vogėl. Pastaj erdhi, e unė e shėrbeva me ujė dhe ai shpejt mori abdest.
    - O Pejgamber i All-llahut, i thash – a ėshtė ky pėr namaz?
    - Namazin e ke pėrpara – tha ai.
    Pastaj Pejgamberi i All-llahut hipi nė deve, erdhi nė Muzdelife dhe u fal (akshamin dhe jacinė njėrėn pas tjetrės). Nė mėngjes pas ditės sė tubimit nė Muzdelife pas Pejgamberit tė All-llahut hipi Fadli (dhe u nis pėr Minne)”.


    1670. – Kurejbi ka thėnė: “Mė ka kumtuar Abdullah (b. Abbas) r.a. qė transmeton nga Fadli se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ka ndalur telbijen deri kur ka arritur nė Xhemretu-l-akabe (tė hedhė gurin e parė)

    URDHĖRI I PEJGAMBERIT s.a.v.s. PĖR QETĖSI TĖ DENJĖ GJATĖ KTHIMIT NGA AREFATI DHE SHENJIMI ME KAMGJIK KAH ATA

    1671. – Na ka treguar Seid b. Ebi Mejrem se i ka transmetuar Ibrahim b. Suvejd, kėtij Amr b. Ebi Amr, rob i liruar i Muttalibit, i cili thotė se e ka informuar Ibn Abbasi r.a. se ai me Pejgamberin s.a.v.s. ėshtė kthyer nė ditėn e Arefatit, dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka dėgjuar pas veti njė tollovi tė fortė dhe rrėmujė tė deveve, dhe duke bėrė me kamxhik, kah ata ka thėnė: “Burra, mbani qetėsi, se nė tollovi nuk ka bėmirėsi!”.

    FALJA E TĖ DY NAMAZEVE BASHKĖ NĖ MUZDELIFE

    1672. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Musa b. Ukbe, e ky nga Kutejba, ai nga Usame b. Zejdi r.a. se e ka dėgjuar Usamen duke thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. u kthye nga Arefati, zbriti nė luginė, kreu nevojėn e vogėl dhe mori abdest, por nuk e lau ēdo pjesė detalisht”.
    Unė e pyeta: “Pėr namaz a ?”
    “Namazi ėshtė pėrpara teje – u pėrgjigj ai.
    Pastaj erdhi nė Muzdelife, mori abdest dhe i lau detalisht tė gjitha organet e nevojshme. Pas kėsaj u kėndue ikameti, pėr namaz dhe ai e fali akshamin. Mandej secili njeri – haxhi – e lidhi deven para tendės sė vet, kėndoi ikametin pėr namaz dhe e fali (akshamin dhe jacinė bashkė), e ndėrmjet tyre nuk fali nafile”.

    FALJA E AKSHAMIT DHE JACISĖ BASHKĖ DUKE MOS
    FALUR NDĖRMJET TYRE ASNJĖ NAFILE


    1673. – Na ka treguar Ademi, tė cilit Ebu Dhi’b i transmeton nga Zuhriu, ai nga Salim b. Abdullahu, kurse ky nga Ibn Umeri r.a. i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. e ka bashkuar faljen e akshamit dhe tė jacisė nė Muzdelife me ikamet pėr secilin namaz, e ndėrmjet tyre, e as pas kėtyre nuk ka falur kurrfarė nafilesh”.


    1674. – Na ka treguar Halid b. Mahled se i ka thėnė Sulejman b. Bilali kurse atij i ka thėnė Jahja tė cilin e ka informuar Adij b. Thabit, duke transmetuar nga Abdullah b. Jezid El-Hatmij i cili thotė se i ka rrėfyer Ebu Ejjub Ensariu se Pejgamberi s.a.v.s. nė Haxhxhetu-l-veda i ka bashkuar nė Arefat faljen e akshamit dhe tė jacisė.

    KĖNDIMI I EZANIT DHE IKAMETIT PĖR SECILIN NGA DY NAMAZET E BASHKUARA NĖ MUZDELIFE

    1675. – Na ka treguar Amr b. Halid se i ka transmetuar Zubejr tė cilit Ebu Is-haku i ka thėnė:

    - E kam dėgjuar Abdurrahman b. Jezidin duke thėnė: “Abdullahu r.a. e ka kryer haxhin, dhe kemi ardhur nė Muzdelife nė kohėn e ezanit tė jacisė ose pėrafėrsisht nė atė kohė dhe ai i urdhėroi njė njeriu, dhe ai kėndoi ezanin dhe ikametin, andaj ai fali akshamin, pas kėtij menjėherė edhe dy rekatė.
    Pastaj kėrkoi darkė dhe hėngri darkė, e mandej mė duket urdhėroi njė njeri, e ai kėndoi ezanin dhe ikametin:
    Amri ka thėnė: “ Nuk di prej kah ky dyshim nė mos prej Zuhriut”
    Pastaj fali dy rekatė tė jacisė dhe sapo u gdhi tha: “Pejgamberi s.a.v.s. nė kėtė moment nuk ka falur asgjė tjetėr pėrveē kėtij namazi (tė sabahut) nė kėtė vend e kėtė ditė”.
    Abdullahu ka thėnė edhe kėtė: “Kėto dy namaze janė shtyer nga termini i vet: namazit i akshamit falet kur njerėzit vijnė nė Muzdelife, kurse i sabahut falet sapo paraqitet agimi. E kam parė tha ai - Pejgamberin s.a.v.s. se i falte nė atė kohė.

    PĖR ATĖ I CILI NATĖN KA DĖRGUAR ANĖTARĖT E FAMILJES SĖ VET MĖ TĖ DOBĖT TĖ QĖNDROJNĖ NĖ MUZDELIFE TĖ BĖJNĖ LUTJE, NĖ KOHĖN KUR PERĖNDONTE HĖNA

    1676. – Na ka treguar Ibn Bujkeri se i ka transmetuar Lejthi nga Junusi, ai nga Ibn Shihabi, se Salimi ka thėnė:

    “Abdullah b. Umeri r.a. i ka dėrguar pėrpara se tė shkojė vetė, anėtarėt e familjes sė vet mė tė dobėt qė tė qėndronin nė Muzdelife tek Mesh’ari-l-Haram dhe tė lartėsonin tė Lartmadhėrishmin All-llah, ashtu si kanė ditė mė sė miri, e pastak ktheheshin (nė Minne) para se tė kryente imami qėndrimin nė Muzdelife dhe para se tė kthehej ai personalisht.
    Dikush nga ata rrinte nė Minne nė kohėn e sabahut, e dikush vinte pas asaj kohe dhe kurdo qė vinin hudhnin guralecė nė Xhemretu-l-akabe”.
    Ibn Umeri r.a. thoshte:
    “Kėtyre kėtė ua lejonte edhe Pejgamberi s.a.v.s.”


    1677. – Na ka treguar Sulejman b. Harb, kėtij i ka transmetuar Hammad b. Zejdi nga Ejjubi, ai nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. se ka thėnė:

    “Mė ka dėrguar Pejgamberi i All-llahut gjatė natės nga Muzdelife (pėr Minne)”


    1678. – Na ka treguar Aliu, prej Sufjanit tė cilit i ka transmetuar Ubejdullah b. Ebi Jezid nga Ibn Abbsi r.a. qė thotė:

    “Unė jam nga ata tė cilėt Pejgamberi s.a.v.s. natėn e Muzdelifes e ka dėrguar (nė Minne) pėrpara se tė shkojė vetė me anėtarėt e dobėt tė familjes sė vet”.


    1679. – Na ka treguar Musedded qė transmeton nga Jahja, e ky nga Ibn Xhubejri i cili ka thėnė se i ka kumtuar Abdullahu, robi i liruar i Esmės, nga Esma, se ajo natėn e Muzdelifes ka rėnė nė Muzdelife, pastaj ėshtė ngritur tė falet dhė ėshtė falur njė orė,e mandej e ka pyetur:

    -O biri im! A ka pėrenduar hėna?
    -Jo – i thashė unė.
    Ajo, pastaj, u fal edhe njė orė, dhe prap pyeti:
    -A ka perėnduar hėna?
    -Po – iu pėrgjegja.
    -Tė udhėtojmė pra – tha ajo.
    Ashtu udhtuam dhe kaluam deri sa i hudhi guralecat. Pastaj u kthye dhe fali sabahun nė shatorin e vet, pėr ēka i thash:
    -Zojė! Mė duket se ende ėshtė terr?
    -Biri im! Pejgamberi s.a.v.s. kėtė ua lejonte udhėtarėve.


    1680. – Na ka treguar Muhammed b. Kethir, qė thotė se i ka thėnė Sufjani tė cilit i ka transmetuar Abdurrahman b. Kasim nga Kasimi, ky nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    “Sevda ka kėrkuar leje nga Pejgamberi s.a.v.s. natėn e Muzdelifes (tė shkojė mė heret). Ajo ecte ngadalė, prandaj ai e lejoi (tė shkojė mė herėt)”.
    1681. – Na ka treguar Ebu Nujam nga Efleh b. Humejd, duke transmetuar nga Kasim b. Mahmud, e ky nga Aisheja r.a. se ka thėnė:

    “U ndalėm nė Muzdelife dhe Sevda pastaj kėrkoi leje nga Pejgamberi s.a.v.s. tė kthehet (nė Minne) para se tė vėrshonin njerėzit. Ajo ecte ngadalė, prandaj ky ia lejoi asaj kėtė. Ashtu qė ajo u kthye para se tė bėhet tollovi, kurse ne kemi ndejtur (nė Muzdelife) deri sa gdhiu. Pastaj jemi kthyer bashkė me Pejgamberi a.s.
    Kam dėshiruar mė shumė se ēdo gjė tjetėr, dhe kurrgjė nuk do tė mė gėzonte mė tepėr, t’i kisha kėrkuar edhe unė leje Pejgamberit tė All-llahut ashtu siē bėri Sevda.

    FALJA E NAMAZIT TĖ SABAHUT NĖ MUZDELIFE

    1682. – Na ka treguar Umer b. Hafs b. Gijath se i ka transmetuar babai i vet nga A’mesh, tė cilit i ka transmetuar Umare, kėtij Abdurrahmani, e ky nga Abdullah r.a. i cili ka thėnė:

    “Nuk e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. qė tė ketė falur ndonjė namaz jasht kohės sė caktuar, pėrveēse kur i ka bashkuar dy namaze: akshamin dhe jacinė, edhe e ka falur sabahun (nė Muzdelife) para kohės sė zakonshme (me terr)”.


    1683. – Na ka treguar Abdullah b. Rexha se i ka transmetuar Israil ky e ka dėgjuar nga Ebi Is-haku, ky nga Abdurrahman b. Jezidi i cili ka thėnė:

    “Kemi dal me Abdullah b. Mes’udin deri nė Mekke dhe erdhėm nė Muzdelife. Dhe aty, ka falė dy namaze veē e veē, madje secilin namaz me njė ezan dhe njė ikamet, qė i ndante vetėm darka. Sabahun e ka falur mė vonė, sapo vėrehej agimi. Dikush thoshte: “U bė agim, gdhini”, e dikush : “Akoma nuk ka gdhi”.
    Pastaj Abdullahu shton: - Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kėta dy namaze kanė luajtur kohėn e caktuar vetėm nė kėtė vend, d.m.th. akshami dhe jacia, dhe njerėzit nuk ėshtė e domosdoshme tė arrijnė nė Muzdelife deri nė natėn vonė( jaci) , kurse sabahu falet mu nė kėtė moment”.
    Ka qėndruar nė kėmbė deri kur ėshtė gdhirė e pastaj ka thėnė: “Po tė ishte kthyer eprori i besėdrejtėve nga (Minna) tash, do tė vepronte sipas synnetit”.
    -Nuk e di – tha Abdurr-rrahmani – a ishte mė e shpejt deklerata e Abdullahut apo kthimi i Osmanit (nė Muzdelife).
    Abdullah b. Mes’ud nuk e ndėrpreu shqiptimin e telbijes derisa nuk i hodhi guralecėt e (parė) nė Xhemretu-l-Akabe”.

    KUR KTHEHET HAXHIU NGA MUZDELIFE

    1684. – Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhal se i ka transmetuar Shu’be nga Ebi Is-haku i cili ka thėnė:

    - E kam dėgjuar Amr b. Mejmunin qė po thoshte:
    “Kam qenė prezent kur Umeri nė Muzdelife e ka falur sabahun, pastaj pas njė qėndrimi tha: “Politeistėt nuk janė kthyer (nga Muzdelife) deri sa tė paraqitej dielli dhe thoshin: - Dil o Thebir (i ndriēuar)!”
    Pejgamberi s.a.v.s. u ėshtė kundėrvėnė dhe ėshtė kthyer para se tė dalė dielli”.

    KĖNDIMI I TELBIJES DHE TEKBIRIT NĖ MĖNGJES DITĖN E DHJETĖ. DHU-L-HIXHE KUR HAXHIU HUDH GURALECĖT NĖ XHEMRETU-L-AKABE DHE KALĖRIMI ME NJĖ DEVE (PAS SHPINĖS SĖ KALORSIT) GJATĖ UDHĖTIMIT

    1685. – Na ka treguar Ebu Asim Dahhak b. Mahled se i ka transmetuar Ibn Xhurejxh nga Ata’u, ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vėnė pas vetes nė deve Fadlin, kurse ai ka thėnė se Pejgamberi i All-llahut nuk e ka ndėrprerė kėndimin e telbijes deri sa ka hudhur guralecėt(e parė) nė Xheretu-l-Akabe.


    1686. – 1687. – Na ka treguar Zuhejr b. Harb, tė cilit i ka transmetuar Vehb b. Xherir e ky e ka dėgjuar nga babai i vet, ky nga Junus El-Ejlije, ai nga Zuhriu, kurse ai nga Ubejdullah b. Abdullah, e ky pra, nga Ibn Abbasi r.a. se Usame b. Zejd r.a. ka hipur nė tė njėjtėn deve , pas shpinės sė Pejgamberit s.a.v.s. nga Arefati deri nė Muzdelife, kurse nga Muzdelife deri nė Minne e ka hipur nė deve, pas shpine Fadlin, dhe qė tė dy, thotė Ibn Abbsi, kanė deklaruar: “Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ndėrpriste kėndimin e telbijes deri sa tė hudhte guralecėt e parė nė Xhemretu-l-Akabe.


    KREU I 25a.

    K U R B A N I



    NĖ EMĖR TĖ ALL-LLAHUT, TĖ GJITHMĖSHIRSHMIT, MĖSHIRĖPLOTIT!

    AI QĖ DO TĖ SHĖRBEHET ME UMRE DERI NĖ HAXH,
    DO TĖ PRESĖ KURBAN SIPAS MUNDĖSISĖ


    Ai qė nuk mund tė gjejė, do tė agjėrojė tri ditė gjatė kohės sė haxhit dhe shtatė ditė pasi tė kthehet, qė gjithsejt janė dhjetė ditė. Kjo ėshtė pėr atė, familja e tė cilit nuk prezenton nė Mesxhidu-l-Haram”.

    1688. – Na ka treguar Is-hak b. Mensur se i ka kumtuar Nadr nėpėrmjet Shu’bes se ebu Xhemre ka deklaruar:

    E kam pyetur Ibn Abbasin r.a. pėr “***’a”, dhe pėr kėtė ma urdhėroi, kurse pėr kurban kur e pyeta, mė tha: “Kurbani ėshtė nė ***’a” :deve, lopė ose dele ose pjesėmarrja nė njė lurban tė madh”.

    Ebu Xhemre ka thėnė: “Njerėzit sikur e kanė nėnēmuar “***’an”. Mė vonė mė mori gjumi dhe nė ėndėrr pashė njė njeri duke bėrtitur: “Ky haxh ėshtė kryer pa gabime dhe ėshtė i pranuar te All-llahu, edhe “***’a” ėshtė e vlefshme”. Kam shkuar te Ibn Abbasi r.a. dhe ia tregova kėtė. Ai tha: “All-llahu ėshtė i madh! Kjo ėshtė praktikė e Ebu-l-Kasimit ??????
    (Ardi shiqo faqe 274 rreshti i dyte nuk po kuptoi)
    Ebu Abdullah (Buhariu) thotė: - Adem(b. Ebi Ijas), Vehb b. Xherir dhe Gunder, duke transmetuar nga Shu’be kanė thėnė: “Umre e pranuar dhe haxhi i kryer pa tė meta, te All-llahu ėshtė i vlefshėm(janė punė mė tė dashura tė All-llahu)”.

    PĖR HIPJEN NĖ DEVE SIPAS FJALĖVE TĖ ALL-LLAHUT “DEVET I KEMI BĖRĖ ARGUMENT TĖ FUQISĖ SĖ ALL-LLAHUT

    “Kurse devet, atė ua kemi bėrė njė nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj pėrmendeni emrin e All-llahut mbi to nė radhė, por kur tė bijnė nė tokė hani nga ato dhe ushqeni si ata qė janė mirėnjohės si ata qė nuk janė. Ashtu ua kemi vėnė nė shėrbim tuajin (kurbanėt) ndoshta do tė jeni mirėnjohės. Tek All-llahu nuk arrinė mishi i tyre as gjaku i tyre, por do tė arrijė vepra e mirė dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nėnshtruar pėr ta madhėruar All-llahun pėr shkak se u ka udhėzuar. Dhe, merru sihariq bėmirėsve!”.
    1689. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, se i ka transmetuar Maliku nga Ebu Zinadi, ai nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parė njė njeri qė e ka vėnė pėrpara njė deve, dhe i tha:

    - Hipi!
    - Kjo ėshtė deve (pėr kurban) – i tha ai.
    - Hipi! – tha pėrsėri Pejgamberi.
    - Kjo ėshtė deve (pėr kurban) - e pėrsėriti njeriu.
    Nė urdhėrin e tretė a tė dytė, i ka thėnė: “Hipi or i mjerė: I mjeri ti!”.


    1690. – Na ka treguar Muslim b. Ibrahim se i kanė transmetuar Hishami dhe Shu’be nga Katade, e ky nga Enes r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parė njė njeri duke i grahur deves pėr kurban, dhe i ka thėnė:

    - Hipi!
    - Po kjo ėshtė deve (pėr kurban) – i thoyė ai.
    - Hipi! – e pėrsėriti Pejgamberi.
    - Kjo ėshtė deve (pėr kurban) i pėrgjigjet ky pėrsėri.
    - Hipi! I thotė Pejgamberi a.s. herėn e tretė.

    GRAHJA E DEVEVE PĖR KURBAN

    1691. – Na ka treguar Jahja b. Bujker se i ka transmetuar Lejthi ky e ka dėgjuar nga Ukajli, ky nga Ibn Shihabi, ai nga Salim b. Abdullahu se Ibn Umeri r.a. ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. nė Haxhxhetu-l-veda ėshtė shėrbyer me umre deri nė ditėt e haxhit, madje mori edhe kurbanin, Ai i grahi kėtij kurbani, e mori me vete, prej Dhu-l-Hulejfe. Kėshtu Pejgamberi s.a.v.s. e filloi haxhin, hyri nė ihram pėr umre, e pastaj (nė Mekke) vendosi pėr haxh. Edhe ata qė ishin me Pejgamberin s.a.v.s. janė shėrbyer me umre deri nė kohėn e haxhit. Nga ata kishte qė kishin siguruar kurban dhe e kishin marrė me vete, por kishte edhe tė atillė qė nuk e kishin siguruar.

    Kur arriti nė Mekke Pejgamberi s.a.v.s. u tha atyre njerėzve: “Cilido prej jush qė ka siguruar kurban, nuk i lejot asgjė tė bėjė nga ato qė i ka pasė mė herėt tė ndaluara, deri kur ta kryej edhe haxhin, ndėrsa kush nuk ka siguruar kurban , le tė rruhet dhe le tė dalė nga ihrami, e mė vonė le tė hyjė prapė nė ihram pėr haxh. Kush nuk gjen kurban, le tė agjėrojė tri ditė gjatė haxhit dhe shtatė ditė kur tė kthehet nė shtėpi”.

    Pejgamberi s.a.v.s. e kryente tavafin rreth Qabes sapo arrinte nė Mekke dhe puna e parė qė e bėnte ishte prekja e Gurit tė Zi, e pastaj duke kėrcyer, shkundej, nė tre tavafėt e parė, kurse nė katėr tė fundit ecte si zakonisht. Kur e ka kryer tavafin rreth Qabes, i ka falur dy rekate te Mekami Ibrahim, ka dhėnė selam, ėshtė kthyer dhe ka shkuar nė Safa dhe ndėrmjet Safa dhe Merves i ka bėrė shtatė veprime. Atij nuk i lejohej tė bėjė asgjė nga ajo qė e ka pasė edhe mė herėt tė ndaluar, deri sa t’i kryente tė gjitha ritualet e haxhit; derisa ditėn e parė tė Bajramit tė priste kurbanin, tė kthehej dhe tė kryente tavafin e fundit rreth Qabes, pas tė cilave veprimeve i lejohej tė bėjė tė gjitha ato qė (gjatė ihramit) i kishte tė ndaluara.

    Kushdo qė kishte siguruar kurban, vepronte ashtu siē vepronte Pejgamberi s.a.v.s.. Mirėpo kėtė kurban e bėnte vetėm dikush prej atyre qė merrnin pjesė nė haxh.


    1692. – Ėshtė transmetuar nga Urve se Aisheja r.a. duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. e ka informuar pėr kryerjen e umres deri nė kohėn e haxhit dhe se njerėzit e tjerė bashkė me tė kanė hyrė nė ihram pėr umre, duke pasė pėr qėllim qė pas kėsaj tė kryejnė haxhin nė tė njėjtin vit. Kjo pėrputhet me atė qė e lajmėron salimi nga Ibn Umeri r.a. e ai nga Pejgamberi s.a.v.s..

    BLERJA E KURBANIT GJATĖ RRUGĖS (PĖR MEKKE)

    1693. - Na ka treguar Ebu-n-Nu’man, qė i ka treguar Hammade ky nga Ejjubi, ky nga Nafi’u i cili thotė:

    Abdullah b. Abdullah b. Umer r.a. i ka thėnė babės sė vet: “Hiq dorė (nga haxhi) se unė nuk jamė i sigurtė pėr tollovinė qė mund tė tė pengojė nė vizitėn e Qabes”.

    - Atėherė pra do tė veproj – tha Abdullahu – sikurse ka vepruar Muhammedi a.s. kurse All-llahu xh.sh ka thėnė: “Ju te Pejgamberi i All-llahut, pa dyshim keni shembullin mė tė mirė”. Unė po ju marrė pėr dėshmitar, se e kam bėrė nijet pėr umre.
    - Pastaj ai, thotė Abdullahu, hyri nė ihram (nga shtėpia e vet),, dhe u nis. Kur ishte nė Bejda, kėndoi telbijen pėr haxh dhe umre duke thėnė: “Haxh dhe umre nuk janė diēka tė veēanta, janė tė lidhura nė mes veti”. Mandej ka blerė kurban pėr vete nė Humejd, erdhi (nė Mekke) bėri njė tavaf (rreth Qabes, si edhe Safa dhe Merve), nė mėnyrė tė veēantė pėr umre, e mė vonė nė mėnyrė tė veēantė pėr haxh, dhe nuk doli nga ihrami derisa nuk i kreu tė dyja kėto detyra sė bashku (umre dhe haxh).

    SHENJIMI I DEVES-KURBAN NĖ DHU-L-HULEJFE


    Duke ia shpuar gungėn, duke ia lyer me gjakun e saj, dhe duke i ngjitur qafore nė qafė, e pastaj veshja nė ihram.

    Nafi’u thotė: “Ibn Umeri r.a. kur i grahte deves-kurban, nga Medina, ia ngjiste qaforen nė Dhu-l-Hulejfe dhe me gjakun qė i dilte nga tė shpuarit e gungės e lyente, mandej me tehun e thikės ia preu anėn e djathtė tė gungės, e ajo duke qėndruar nė gjunj ishte e kthyer kah Kibla”. {3}

    1694.- 1695. – Na ka treguar Ahmed b. Muhammed se e ka informuar Abdullahu qė i ka transmetuar Ma’meri nga Zuhriu, ky nga Urve b. Zubjeri, ai nga Misver b. Mahreme dhe Mervani:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka dalė nga Medineja (vitin e Hudejbijes me nga rreth njė mijė shokė tė vet dhe kur ishin nė Dhu-l-Hulejfe, Pejgamberi s.a.v.s. deves sė vet pėr kurban i vari nė qafė kėpucėn dhe e lyejti me gjak nga gunga e saj e prerė dhe hyri nė ihram pėr umre”.


    1696. – Na ka treguar Ebu Nuajm, nga Efleh qė transmeton nga Kasimi e ai nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    Me duart e mia kamė thurė qafore pėr devet e Pejgamberit s.a.v.s. e ai pastaj i varte secilės dhe e lyente me gjak nga gunga e shpuar pak dhe i niste pėr Mekke pėr kurban dhe nuk kishte tė ndaluar asnjė send qė deri atėherė e ka pasur tė lejuar”.

    THURJA E QAFOREVE PĖR DEVE DHE LOPĖ

    - tė dedikuar pėr kurban -

    1697. – Na ka treguar Musedded tė cilit i ka thėnė Jahja e ky e ka dėgjuar nga Ubejdullahu tė cilit i ka kumtuar Nafi’u nga Ibn Umeri, ky nga Hafsa r.a. e cila ka thėnė:

    “O Pejgamber i All-llahut, ē’ėshtė me kėta njerėz? Ata kanė dalė nga ihrami, e ti jo!”.
    - Unė - tha ai – kam ngjitur flokėt e mia dhe i kam varė qaforen kurbanit tim, dhe nuk do tė lirohem nga ihrami deri kur tė kryej haxhin.


    1698. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Lejthi, kėtij Ibn Shihabi nga Urve dhe Amr b. Abdurrahman, se Aisheja r.a. ka thėnė:

    ‘Pejgamberi i All-llahut ka nisė njė kurban nga Medineja pėr Mekke. Unė atij kurbani ia kam thurur qaforen dhe ai pastaj nuk ėshtė shmangur nga asgjė, nga tė cilat shmanget muhrimi.

    TĖ PRERIT E GUNGES SĖ DEVES DHE LYERJA ME GJAK NĖPĖR GUNGĖ

    Urve, duke transmetuar nga Misveri r.a. ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. nė Dhu-l-Hulejfe ia ka varė qaforen deves sė vet pėr kurban, ia ka lyer me gjak qė i rridhte nga gunga e prerė e pastaj ka hyrė nė ihram pėr umre”.

    1699. – Na ka treguar Abdullah b. Mesleme se i ka transmetuar Eflah b. Humejd nga Kasimi, ky nga Aisheja r.a. qė ka thėnė:

    “Kam thurur qaforen pėr deven-kurban, tė Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai, duke e lyer me gjakun e gungės sė prerė tė saj, ia vari pėr qafe, ose thotė Kasimi – ka thėnė: “I kamė varė unė”. Pastaj e nisi pėr nė Qabe, kurse ai mbeti nė Medine dhe nuk ka pasur asgjė tė ndaluar nga ato punė qė i ka pasė tė lejuara mė pėrpara”.

    VARJA E QAFORES ME DORĖ TĖ VET

    1700. – Na ka treguar Abdullah b. Jusufi se i ka transmetuar Maliku nga Abdullah b. Ebi Bekr b. Amr b. Hazm, ky nga Amra bint Abdurrahmani se i ka kumtuar qė Zijad b. Ebi Sufjan i ka shkruar Aishes r.a. se Abdullah b. Abbas r.a. ka thėnė:

    “Ai qė nis kurban pėr Qabe, i ka tė ndaluara tė veproj tė gjitha ato qė i kanė tė ndaluara haxhinjėt, derisa kurbani i tij tė prehet”.

    Pastaj – ka thėnė Amra – Aisheja r.a. ka thėnė: “Nuk ėshtė ashtu si ka thėnė Ibn Abbasi r.a. Unė personalisht kam thurur qafore deves-kurban tė Pejgamberit s.a.v.s., kurse Pejgamberi i All-llahut. Gjithashtu personalisht ia vari dhe ia nisi (pėr Mekke) me anė tė babės tim dhe derisa kurbani nuk ishte i therur, Pejgamberit tė All-llahut nuk i qe ndaluar asgjė nga veprimet qė ia kishte lejuar All-llahu mė parė”.



    VARJA E QAFORES DELES

    1701. – Na ka treguar Ebu Nuajm se i ka transmetuar Amesh nga Ibrahimi, ky e ka dėgjuar nga Esvedi e ai nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    ”Pejgamberi s.a.v.s. njėherė ka dėrguar njė dele nė Mekke pėr kurban”.


    1702. – Na ka treguar Ebu Nu’aman, tė cilit i ka treguar Abdurrahmani qė transmeton nga A’meshi tė cilit i ka kumtuar Ibrahimi,e ai nga Esvedi kurse ky nga Aisheja r.a.:

    “Kam thurur qafore pėr kurbanin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai kėtė ia vari nė qafė deles dhe u ndal tė rrijė me familjen e vet lirisht”.


    1703. – Na ka treguar Ebu Nu’man, kėtij Hammedi, duke transmetuar nga Mensur b. Mu’temir, kurse sipas senedit tjetėr: Na ka treguar Muhammed b. Kethir, kėtij i ka transmetuar Sufjani e ai prej Mensurit, e ai nga Ibrahimi, kurse ky nga Esvedi, ndėrsa ai nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    “I kam thurur qafore deles-kurban tė Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai me kėtė e nisi (pėr Mekke), kurse vetė mandej ka qėndruar lirisht nė (Medine).


    1704. – Na ka treguar Ebu Nuajm se i ka transmetuar Zekerijja nga Ademi, ai nga Mesruku, ky nga Aisheja r.a. qė ka thėnė:

    “Kam thurur qafore pėr kurbanin e Pejgamberit s.a.v.s. para se tė hyjė ai nė ihram (me rastin e Haxhit Lamtumirės)”.

    QAFORET NGA LESHI

    1705. – Na ka treguar Amr b. Ali se i ka transmetuar Muadh b. Muadh nga Ibn Avni, ky nga Kasimi, ai nga Aisheja r.a. nėna e besėdrejtėve:
    “Kam thurur qafore tė kurbanėve nga leshi qė kisha nė shtėpi”.

    VARJA E KĖPUCĖS NĖ QAFĖ TĖ KURBANIT

    1706. – Na ka treguar Muhammedi se i ka kumtuar Abdu-l-A’la b. Abdu-l-A’la qė e transmeton nga Ma’ameri, ai nga Jahja b. Ebi Kethir, ky nga Ikrime ai nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parė njė njeri qė i grahte deves-kurban dhe i tha:
    - Hipi kėsaj!
    - Kjo ėshtė deve (pėr kurban) – i tha ai.
    - Hipi! –pėrsėriti Pejgamberi.
    - Mė vonė e pata parė – thotė Ebu Hurejre – kaluar se po shkonte afėr Pejgamberit s.a.v.s. kurse kėpuca (i rrinte varė) nė qafė tė saj.

    Nė senedin tjetėr Ma’merit i bashkohet Muhamed b. Beshshar.

    Na ka treguar Osman b. Umer se hadithin e lartėpėrmendur ia ka transmetuar Alij b. Mubarek nga Jahja, ky nga Ikrime, kurse ai nga ebu Hurejreja r.a. qė e pėrcjellė prej Pejgamberit s.a.v.s.

    MBULESAT E DEVEVE

    Ibn Umeri (Abdullah) r.a. i priste, mbulesat vetėm tek vendi i gungės (deves) dhe kur dėshte ta presė deven, ia hiqte mbulesėn, pėr t’i ruajtur tė mos stėrpikėn me gjak, sepse pastaj i shpėrndante pėr sadakė.

    1707. – Na ka treguar Kabise, tė cilit i ka transmetuar Sufjani nga Ibn Ebi Nexhih, e ai nga Muxhahidi, ky nga Abdurrahman Ebi Lejla, kurse ai nga Aliu r.a. i cili ka thėnė:

    “Mė ka urdhėruar Pejgamberi s.a.v.s. qė mbulesat e deveve tė prera, edhe lėkurat e tyre, t’i ndajė pėr sadakė”.

    BLERJA E KURBANAVE NĖ RRUGĖ DHE VARJA E QAFOREVE
    NĖ QAFĖ TĖ KURBANĖVE


    1708. - Na ka treguar Ibrahim b. Munthir se i ka transmetuar Ebu Damre se Musa b. Ukbe i ka kumtuar nga Nafi’u sa vijon:

    “- (Abdullah ) Ibn Umeri r.a. deshi ta kryejė haxhin nė vitin kur e kryenin haxhin haxhirijtė, nė kohėn e Ibn Zubejrit r.a., dhe i ėshtė thėnė (nga ana e djalit tė vet): “Ėshtė luftė tek ata dhe kam frikė se do tė kthehen nga (Qabeja)”.

    -Ju – citon Ibn Umeri – te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin mė tė mirė. Unė, pra, do tė veproj ashtu si bėnte ai. Ju kam dėshmitarė se ju kam bėrė nijet tė kryej umren. Por, kur ishte pikėrisht nė Bejda, ka thėnė: “Haxh dhe umre janė njėlloj (pėr kah qėllimi). Ju kam deshmitarė se e kam bėrė nijet ta bashkoj haxhin dhe umren, edhe kurbanin e kam siguruar, i kam vėrė qafore”.

    Pasi erdhi (nė Mekke), e kreu tavafin rreth Qabes, vizitoi Safa dhe Merven dhe kėtyre nuk u shtoi asgjė por nuk e kishte tė lejuar tė bėjė punė qė mė herėt (si muhrim) i ka pasė tė ndaluara, deri nė ditėn e dhjetė dhu-l-hixhe, kur e ka prerė kurbanin dhe ėshtė rruajtur. Ai konsideronte se tavafin e vet tė detyruar (rreth Qabes, Safa dhe Merves) pėr umre dhe haxh i ka kryer qysh me tavafin e parė.

    Dhe shtoi: “Kėshtu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.”.

    BURRI MUND TĖ PRESĖ LOPĖ PĖR GRATĖ E VETA
    PA KĖRKESĖN E TYRE


    1709. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Jahja b. Seid, ky nga Amra bint Abdurrahman e cila ka thėnė: “E kam dėgjuar Aishen r.a. duke thėnė:

    - Jemi nisur me Pejgamberin s.a.v.s. kur kishin mbetur pesė ditė nga muaji dhu-l-ka’de, me nijet tė kryejmė vetėm haxhin.

    Kur u afruam, nė Mekke, thotė ajo, Pejgamberi i All-llahut ka urdhėruar qė ata qė nuk kanė me vete kurban tė lirohen nga ihrami sapo tė kryejnė tavafin rreth Qabes dhe tė kryejnė sa’jin ndėrmjet safa dhe Merves. Mė vonė, ditėn e dhjetė tė Dhu-lhixhes (ditėn e kurbanit) na sollėn njė copė mish lope dhe unė e pyeta:
    “Ēka ėshtė kjo?”
    - Pejgamberi s.a.v.s. ka prerė kurban pėr bashkėshortet e veta – tha ai qė na e solli.
    - Jahja tha : - Unė pastaj kėtė ia pėrmenda Kasimit, e ai tha:
    - “Besnikėrisht ta ka transmetuar Amra kėtė rast”.

    PRERJA E DEVES NĖ MINNE NĖ VENDIN KU E KA PRERĖ
    DEVEN PEJGAMBERI I ALL-LLAHUT


    1710. – Na ka treguar Is-hak b. Ibrahim se ka dėgjuar Halid b. Harith i cili thotė se i ka transmetuar Ubejdullah b. Umer nga Nafi’u se Abdullah (b. Umer) r.a. ka prerė vendin nė vendin e njohur pėr prerje, nė vendin – tha Ubejdullah – ku e ka prerė deven Pejgamberi s.a.v.s.


    1711. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, tė cilit Enes b. Ijad i transmeton nga Musa b. Ukbe, nga Nafi’u, se Ibn Umeri r.a. e ka nisur kurbanin e vet nga Muzdelifeja nga fundi i natės, ashtu qė nė vendin ku e ka prerė deven Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė futur bashkė me haxhinjtė, ku gjendeshin bashkė i liri dhe robi.

    AI QĖ E PRET KURBANIN ME DORĖN E VET

    1712. – Na ka treguar Sehl b. Buk-***, kėtij Vuhejbi, ky e ka dėgjuar Ejjubin i cili transmeton nga Ebu Kilabi, kurse ky nga Enesi pėrcjell hadithin ku thuhet:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka pre pėrsonalisht shtatė deve kurban, duke qėndruar nė kėmbė, kurse nė Medine i kishte pre edhe dy desh tė mėdhenj me brina”.

    PRERJA E DEVES LIDHUR

    1713. – Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, tė cilit i ka treguar Jezid b. Zurej nga Junusi, ai nga Zijad b. Xhubejri i cili ka thėnė:

    - E kam parė (Abdullah) Ibn Umerin r.a. kur iu afrua njė njeriu i cili e kishte shtrirė deven e vet ta therė dhe i tha:

    “Vendose horizontalisht tė lidhur ashtu siē ka bėrė Pejgamberi s.a.v.s.”. Shu’be – duke transmetuar nga Junusi – ka thėnė: “Mua pėr kėtė mė ka informuar Zijad (b. Xhubejr)”.

    PRERJA E DEVES DERISA QĖNDRON NĖ KĖMBĖ

    Ibn Umeri (Abdullah) r.a. ka thėnė: “...Kjo ėshtė synnet i Pejgamberit s.a.v.s., kurse Ibn Abbasi r.a. thotė: “...tė renditura rresht nė kėmbė (tė lidhura)”.

    1714. – Na ka treguar Sehl b. Bekar se i ka transmetuar Vuhejbi nga Ejjubi, ai nga Ebu Kilabe, kurse ky nga Enesi r.a. i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka falur katėr rekatė namaz tė drekės nė Medine, e dy rekatė tė iqindisė nė Dhu-l-Hulejfe dhe aty ka buajtur. Kur gdhini, i hipi deves sė vet dhe shqiptoi: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Njė All-llahu – dhe e lartėsoi All-llahun me fjalė tė denja pėr te, dhe kur doli nė Bejda kėndonte telbijen pėr tė dy ceremonitė e haxhit bashkė( haxh dhe umre).
    Pasi qė hyri nė Mekke, u dha urdhėr haxhinjėve (qė nukkishin kurban) tė lirohen prej ihramit (sapo tė kryejnė tavafin rrethQabes, si edhe safa dhe Merves). Pejgamberi s.a.v.s. mė pastaj i ka prerė nė Medine (mė pėrpara) ka prerė dy desh tė murrmė me brina”.


    1715. – Na ka treguar Musedded, kėtij Ismaili nga Ejjubi, ai nga Ebu Kilabe, ky nga Enes b. Malik i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka falur katėr rekatė tė namazit tė drekės nė Medine dhe dy rekatė tė iqindisė nė Dhu-l-Hulejfe”.

    Nga Ejjubi ėshtė transmetuar se ky po transmeton prej ndonjė njeriu, kurse ai nga Enesi r.a. : “...pastaj aty ka kaluar natėn, e kur ka gdhirė, e ka falė sabahun, i ka hipur deves sė vet dhe kur kam arritur me tė nė Bejda ka kėnduar telbijen pėr umre dhe pėr haxh”.

    KASAPIT NUK I JEPET ASGJĖ NGA KURBANI PĖR
    SHĖRBIMIN QĖ BĖNĖ


    1716. – Na ka treguar Muhammed b. Kethir se i ka kumtuar Sufjani nga Ibn Ebi Nexhih, ky nga Muxhahidi, e ai nga Abdurrahman b. Ebi Lejla, kurse ai nga Aliu r.a. i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. mė ka dėrguar dhe unė kam qėndruar te devet, pastai ai (s.a.v.s.) urdhėroi dhe unė e kam shpėrndarė mishin e tyre. Pastaj mė urdhėroi dhe i shpėrndava edhe mbulesat dhe lėkurat e tyre”.

    1716a. – Sufjani shton edhe kėtė: “...Mė ka treguar Abdu-l-Kerim i cili transmeton nga Muxhahidi, ai nga Abdurrahman b. Ebi Lejla, ky nga Aliu r.a. i cili ka thėnė:

    “Mė ka urdhėruar Pejgamberi s.a.v.s. tė qėndroj tek devet e tij dhe tė mos i jap kurrkuj asgjė prej aty pėr shėrbimin qė ka bėrė (rjepje e prerje tė mishit)”.

    LĖKURĖN E KURBANIT, I ZOTI, E JEP PĖR SADAKĖ

    1717. – Na ka treguar Museddedi tė cilit i ka treguar Jahja nga Ibn Xhurejha qė i kanė kumtuar Hasan b. Muslim dhe Abdu-l-Kerim Xhezeri duke transmetuar nga Muxhahidi tė cilit kėtė ia ka treguar Abdurrahman b. Ebi Lejla nga Aliu r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. me tė vėrtetė i ka urdhėruar tė qėndrojė te devet e tij dhe tė shpėrndajė gjithēka tė tyre: mishin e tyre, lėjurat, mbulesat dhe nė emėr tė shėrbimit pėr therjen e tyre tė mos i jap askujt, kurrgjė prej aty.

    MBULESAT E DEVEVE, PRONARI, I JEP PĖR SADAKĖ

    1718. – Na ka treguar Ebu Nuajm se Sejf b. Ebi Sulejman ka thėnė: ‘E kam dėgjuar Muxhahidin duke thėnė:

    Mė ka treguar Ibn Ebi Lejla se i ka thėnė Aliu r.a. : “Pejgamberi s.a.v.s. ka dėrguar njėqind deve (nė Mine, pėr kurban) dhe mė ka urdhėruar, dhe unė e kam ndarė mishin e tyre. Pastaj mė ka urdhėruar e i kam shpėrndarė mbulesat e tyre, e madje edhe lėkurat e tyre, tė gjitha me urdhėrin e tij. Dhe kur ia pėrgatitėm Ibrahimit vendin e shtėpisė (tempullin pėr strehim), i tham: Mua mos ma trajto askė tė barabartė dhe pastroje kėtė tėmpull timin pėr ata qė do ta vizitojnė, dhe ata, tė cilėt aty nė afėrsi tė tij do tė banojnė, dhe ata qė do tė pėrulen dhe falen dhe shpallu njerėzve haxhin! – do tė vijnė mė kėmbė edhe me deve tė rraskapitura; do tė vijnė nga largėsi tė thella, qė do tė kenė dobi dhe qė nė ditė tė caktuara, do tė pėrmendin e mrin e All-llahut pėr atė qė i ka furnizuar me kafshė (pėr kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni tė varfėrit e mjerė! Pastaj, le tė hiqen nga vetja ndyrėsirėn, le t’i plotėsojnė premtimet e veta, le ta vizitojnė tempullin e vjetėr! Vetėm kaq! E kush i madhėron shejtėnitė e All-llahut ėshtė mirė pėr tė ndaj Zotit tė vet.

    ĒKA LEJOHET TĖ HAHET NGA KURBANI DHE ĒKA TĖ SHPĖRNDAHET

    Ubejdullahu ka thėnė: - Mė ka transmetuar Nafi’u nga Ibn Umeri r.a.

    “Nga kurbani i prerė si dėnim pėr shkak tė gjuetisė nuk hahet mishi i tij, si edhe mishi i kurbanit tė premtuar, kurse mishi i kurbanėve tė tjerė, lejohet tė hahet”.

    1719. – Na ka treguar Musedded se i ka transmetuar Jahja se e ka dėgjuar nga Ibn Xhurejxh se Ata’a i ka thėnė se e ka dėgjuar Xhabir b. Abdullahun r.a. duke thėnė:

    - Ne nė Mine nuk kemi hangėr mish nga devet tona mė tepėr se tri ditė, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. na ka lejuar, duke thėnė: “Hani dhe furnizohuni (pėr udhėtim)!” Dhe ne kemi hangėr dhe jemi furnizuar.
    - Kam pyetur – thotė Ibn Xhurejxh – Ata’un;
    - A ka thėnė Xhabiri: “...(jemi furnizuar) nė atė masė sa kemi ardhur deri nė Medine”.
    - Jo – u pėrgjegj Ata’u.


    1720. – Na ka treguar Halid b. Mahledi, se i ka transmetuar Sulejmani se Jahja ka deklaruar se i ka thėnė Amra:
    - E kam dėgjuar Aishen r.a. duke thėnė:
    - Kemi dalė me Pejgamberin e All-llahut (nga Medina) kur kishin mbetur edhe pesė ditė nga Dhu-l-Kade, me nijet qė tė kryejmė vetėm haxhin. Pasi qė iu afruam Mekkes Pejgamberi s.a.v.s. – thotė Aisheja r.a. – mė ka urdhėruar:
    “Kush nuk ka kurban me vet, ai, pasi tė kryej tavafin rreth Qabes (Safa dhe Merves) tė lirohet nga ihrami”.
    Mė vonė, nė ditėn kur pritėn kurbanėt, na sollėn njė copė mish lope dhe unė pyeta: “Ēka ėshtė kjo?” Nė kėtė u dha pėrgjigjja: “Pejgamberi s.a.v.s. ka therė lopė pėr bashkėshortet e veta”.
    Jahja ka thėnė:
    - Kėtė dekleratė mė vonė ia kam pėrmendur Kasimit, e ai tha : “Amra ta ka pėrcjellė me besnikėri kėtė ngjarje”.

    PRERJA E KURBANIT PARA SE TĖ RRUHET HAXHIU

    1721. – Na ka treguar Muhamed b. Abdullah b. Havsheb, atij i ka transmetuar Hushejmi, duke thėnė se i ka transmetuar Mensuri nga Ata’u ky nga (Abdullah) Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

    - Ėshtė pyetur Pejgamberi s.a.v.s. lidhur me rastin e atij qė ėshtė rruajtur para se tė therė kurbanin dhe ngjashėm me tė (hudhja e guralecave) , dhe ka thėnė: “Nuk ėshtė mėkat! Nuk ėshtė mėkat!”.


    1722. – Na ka treguar Ahmed b. Junus se i ka transmetuar Ebu Bekr nga Abdu-l-Aziz b. Rufej, ky nga Ata’a, kurse ai nga Ibn Abbsi r.a.”
    - Njė njeri i ka thėnė Pejgamberit s.a.v.s.: “E kam kryer tavafin lamtumirės nė Qabe para se tė hudh guralecat (nė Xhemretu-l-Akabe)”.
    - Nuk ėshtė mėkat – tha ai.
    - Jam rruajtur para se tė pres kurbanin? – shtoi ai.
    - Nuk ėshtė mėkat – u pėrgjegj Pejgamberi.
    - Kam prerė kurbanin para se tė hudhi guralecėt? – tha ai.
    - Nuk ėshtė mėkat – u pėrgjegj Pejgamberi s.a.v.s.

    Abdurrahim Razi ka transmetuar tė njėjtin dialog nga Huthejmi , tė cilit i ka transmetuar Ata’a nga Ibn Abbasi r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.

    Kasim b. Jahja ka thėnė: “Mua hadithin e lartėpėrmendur ma ka transmetuar Ibn Huthejm nga Ata’a, ai nga Ibn Abbasi, kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.”
    Afani e ka transmetuar – thotė Buhariu – nga Vuhejbi, ai nga Ibn Huthejmi, e ai nga Seid b. Xhubejr, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili e transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

    Edhe Hammadi e ka transmetuar tė njėjtin hadith nga Kajs b. Sa’d dhe Abbad b. Mensur, e kėta nga Ata’a , tė cilit i ka transmetuar Xhabiri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.


    1723. – Na ka treguar Muhammed b. Muthennea se i ka transmetuar Ata’a, duke thėnė se i ka kumtuar Halidi nga Ikrimeja, ai e ka dėgjuar nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

    - E kanė pyetur Pejgamberin s.a.v.s. (pėr ritet e haxhxhit). Mandej dikush shtoi:
    “Kam hudhur guralecat pasi mė zuri terri?”
    -Nuk ėshtė mėkat – tha Pejgamberi.
    - Jam rruajtur para se tė pres kurbanin? – tha ky.
    - Nuk ėshtė mėkat – u pėrgjegj pėrsėri Pejgamberi.

    1724. – Na ka treguar Abdan se i ka kumtuar babai i vet qė transmeton nga shu’be, ky nga Kajs b. Muslim, ai nga Tarik b. Shihabi, kurse ai nga Ebu Musa r.a. qė ka thėnė:

    - E kam arritur Pejgamberin s.a.v.s. kur ishte nė bat-ha dhe aty mė pyeti: “A e ke bėrė nijet pėr haxh?”.
    - Po – i thash.
    - Si e ke bėrė telbijen? – mė pyeti ai.
    - Po tė pėrgjigjem me telbije sikurse telbija e Pejgamberit s.a.v.s. – thashė unė.
    - Ke vepruar bukur – tha ai- Shko dhe bėn tavaf rreth Qabes dhe bėn sa’jin ndėrmjet Safa dhe Merves!
    - Mė vonė erdha te njė grua e fisit Benu Kajs dhe ajo mė krehi flokėt, e pastaj hyra nė ihram pėr haxh.
    - Kėtė (temett’u) ua kam rrėfyer njerėzve deri nė kohėn e hilafetit tė Umerit, madje ia pėrmenda edhe atij, e ai tha: “Nėse i pėrmbaheni Librit tė All-llahut, ai na urdhėron qė haxhin ta plotėsojmė (tėrėsisht), nėse i pėrmbahemi praktikės sė Pejgamberit tė All-llahut, po edhe Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka dalė nga ihrami, derisa i ka arritur kurbani nė vendin e vet”.

    PĖR ATĖ I CILI I KA NGJITUR FLOKĖT MĖ RASTIN E HYRJES NĖ IHRAM, KURSE ĖSHTĖ RRUAJTUR KUR E KA HEQUR IHRAMIN


    1725. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf , se i ka transmetuar Maliku nga Nafi’iu, ai nga Ibn Umeri , ky nga Hafsa r.a. e cila ka thėnė:

    “O Pejgamber i All-llahut! Ēka ėshtė me kėta njerėz ? Janė liruar nga ihrami i umres, e ti nuk je liruar!”.

    - Unė – tha ai – i kam ngjitur flokėt e mia, dhe kurbanit tim ia kam varė qaforen, prandaj nuk e kam tė lejuar tė dal nga ihrami derisa tė pres kurbanin.

    TĖ RRUARIT DHE TĖ QETHURIT E KRESĖ KUR HIQET IHRAMI

    1726. – Na ka treguar Ebu-l-Jeman se i ka kumtuar Shuajb b. Ebi Hamza se Nafi’u i ka thėnė:

    - Ibn Umeri r.a. ka thėnė: “Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė rruar nė Haxhin Lamtumirės”.


    1727. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Nafi’u, ky ka dėgjuar nga Abdullah b. Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. me siguri ka thėnė:
    “O Zot! Mėshiroj ata me kry tė rruar!”
    - Edhe ata me krye tė qethur , o Pejgamber i All-llahut – thanė tė pranishmit.
    - O Zot! Mėshiroj ata me krye tė rruar! – tha ai.
    - Edhe ata me flokė tė shkurtuara, o Pejgamber i All-llahut – thanė tė pranishmit.
    - Edhe ata tė qethurit! – tha Pejgamberi.

    Lejthi ka thėnė:
    - Mua mė ka thėnė Nafi’u se Pejgamberi njė herė apo dy herė ka thėnė: “All-llahu i mėshiroftė ata me krye tė rruer!”.

    Ubejdullahu prapė thotė:

    - Mua Nafi’u mė ka transmetuar se Pejgamberi me uratėn e katėrt ka thėnė: “...edhe ata tė qethurit”.


    1728. – Na ka treguar Ajjash b. Velid , kėtij Muhammed b. Fudajl qė transmeton nga Umre b. Ka’bi, ai nga Ebu Zur’a, e ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thėnė: Pejgamberi a.s. ka thėnė:

    “O Zot! Mėshiroj ata me krye tė rruar!”
    - Edhe ata qė janė qethur! - thanė tė pranishmit.
    - O Zot! Tha ai – mėshiroji tė rruarit!
    - Edhe tė qethurit! – thanė pėrsėri tė pranishmit.
    - O Zot! Tha ai – mėshiroji tė mirėt!
    - Edhe tė qethurit! – thanė pėrsėri tė pranishmit.
    Kėtė ai e ka thėnė tri herė dhe tė (katėrtėn) tha : “Edhe tė qethurit!”.


    1729. – Na ka treguar Abdullah b. Muhammed b. Esma se i ka transmetuar Xhuvejrij b. Esma, nga Nafi’u se Abdullah (b. Umer) ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė rruar, edhe njė grup i shokėve tė tij, kurse disa prej tyre vetėm janė qethur”.


    1730. – Na ka treguar Ebu Asim qė transmeton nga Ibn Xhurejxhi , ky nga Hasan b. Muslim, ky nga Tavusi, e ai nga Ibn Abbasi ky nga Muaviu r.a. se ka thėnė:

    “E kam qethur (nė Xhiran) Pejgamberin s.a.v.s. me majė tė shpatės”.

    QETHJA E “MUTEMETTI’UT” {10}

    1731. – Na ka treguar Muhammed b. Ebi Bekr se i ka transmetuar Fudajl b. Sulejman nga Musa b. Ukbe i cili ka deklaruar se i ka kumtuar Kurejbi qė Ibn Abbasi r.a. ka thėnė:

    “Kur erdhi Pejgamberi s.a.v.s. nė Mekke, u dha urdhėr shokėve tė vet tė kryejnė tavafin rreth Qabes, si edhe vizitėn nė Safa dhe Merve, e pastaj tė lirohen nga ihrami dhe tė rruhen ose tė qethen”.

    VIZITA QABES DITĖN E PRERJES SĖ KURBANĖVE

    Ebu Zubejri – duke transmetuar nga Aisheja, e ajo nga Ibn Abbasi r.a. ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrė vizitėn lamtumirėse nė tavafin rreth Qabes deri nė mbrėmje”. Pėrmendet nga Ebu Hasani i cili transmeton nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vizituar Qaben (ēdo natė) nė ditėt e Minnes.

    1732. – Ebu Nuajmi na ka thėnė se i ka transmetuar Sufjan nga Ubejdullahi, ky nga Nafi’u, e ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi ka kryer tavafin njėherėsh rreth Qabes, kah dreka ka fjetur pak, dhe pastaj ka ardhur nė Minne, (Ibn Umeri mendon) nė ditėn kur pritėn kurbanėt( 10.dhu-l-hixhe).

    Abdurezak e lidh kėtė rast, thotė Ebu Nuajm, drejtėpėrsėdrejti me Pejgamberin dhe thotė se ia ka kumtuar Ubejdullahu.


    1733. – Na ka treguar Jahja b. Bukejr se i ka transmetuar Lejth nga Xhafer b. Rebi, ai nga A’rexhi tė cilit i ka kumtuar Ebu Selem b. Abdurrahman se Aisheja r.a. ka thėnė:

    “E kemi kryer haxhin me Pejgamberin s.a.v.s. madje edhe tavafin lamtumirės rreth Qabes ditėn e prerjes sė kurbanėve. Atėherė Safijes i erdhi menstruacioni, kurse Pejgamberi s.a.v.s. dėshironte atė ēka e dėshiron ēdo mashkull nga bashkėshortja e vet”.
    - O Pejgamber i All-llahut – i thash – ajo ka menstruacion.
    - Ajo – tha ai – do tė na vonojė.
    - O Pejgamber i Zotit – thanė tė pranishmit – ajo e ka kryer vizitėn lamtumirėse rreth Qabes nė ditėn e prerjes sė kurbanėve. – Dilni tė shkojmė - tha ai.
    - Ndėrsa nga Aishja r.a. transmeton Kasimi, Urve dhe Esvedi: se “...Safija e ka kryer tavafin lamtumirės nė ditėn e prerjes sė kurbanėve”.

    HUDHJA E GURALECAVE ME HARRESĖ APO MOSDIJE
    (NĖ XHEMRETU-L-AKABE) PASI ĖSHTĖ TERRUAR DHE
    TĖ RRUARIT PARA SE TĖ PRITET KURBAN


    1734. – Na ka treguar Musa b. Ismail se i ka transmetuar Vuhejb Ibn Tavus, ai nga babai i vet, e ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberit s.a.v.s. i ėshtė thėnė pėr prerjen e kurbanit, pėr rruajtjen e kresė dhe hudhjen e guralecėve, pėr nxerrjen e disa ritualeve pėrparave tė tjerave , e ai ka thėnė: “ nuk ėshtė mėkat”.


    1735. – Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka treguar Jezid b. Zubejr, duke transmetuar nga Halidi, ai nga Ikrime se Ibn Abbasi r.a. ka thėnė:

    - Ėshtė pyetur Pejgamberi s.a.v.s. nė Minne, nė ditėn kur theren kurbanėt (pėr zhvendosjen e rendit tė riteve) dhe ai ėshtė pėrgjegjur:
    - “Nuk ėshtė mėkat”.

    Pastaj njė njeri tha:
    - Jam rruajtur para se tė pres kurbanin?
    - Preje (mė vonė) – i tha Pejgamberi.
    - Kam hudhur guraleca, pasi ka rėnė muzgu? Tha ky.
    - Nuk ėshtė mėkat – u pėrgjegj pėrsėri Pejgamberi.


    FETVAJA PĖR DEVET NĖ XHEMRETU-L-AKABE

    1736. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf tė cilit i ka transmetuar Malik ky e ka dėgjuar nga Ibn Shihabi, ai nga Is-hak b. Tal-ha, ky nga Abdullah b. Amra se Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. e ka kryer qėndrimin (vukuf), nė Haxhin Lamtumirės e tė pranishmit e pyetėn (pėr ritet e haxhit). Njė njeri i tha: “Nuk e kam ditur prandaj jam rruar para se tė pres kurbanin?”
    - Preje dhe nuk ėshtė mėkat – tha Pejgamberi s.a.v.s..
    Pastaj erdhi njė tjetėr dhe tha : “Nuk kam ditė, prandaj e kam prerė kurbanin para se tė hudhja guralecat?”.
    - Hudhi (mė vonė) dhe nuk ka mėkate – pėrsėriti ai.
    - Dhe mė nuk ėshtė pyetur pėr ndonjė gjė qė ėshtė punuar mė pėrpara ose ėshtė shtyer pėr mė vonė, e tė mos pėrgjigjet me: “Kryeje (mė pastaj) nuk ėshtė mėkat”.


    1737. – Na ka treguar Seid b. Jahja b. Seid se i ka transmetuar babai i vet nga Ibn Xhurejxh , kėtij i ka transmetuar Zuhriu nga Isa b. Tal-ha, ai nga Abdullah b. Amr b. Asa r.a. i cili thotė se ka qenė prezent te Pejgamberi s.a.v.s. kur nė ditėn e prerjes sė kurbanėve, mbante hytbe dhe iu qas njė njeri e i tha: “Mendoj se ky (ritual) ėshtė pėrpara kėtij”.

    Mandej u ngrit njė tjetėr dhe i tha: “Kam menduar se ky (ritual) ėshtė me siguri pėrpara kėtij: jam rruajtur para se tė pres kurbanin, kurse kurbanin e kam prerė para se tė hudh guralecat dhe gjėra tė ngjashme”.

    Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. pėr tė gjitha kėto ceremoni ka thėnė: “Bėri kėto (mė vonė) dhe nuk ėshtė mėkat”.

    Dhe mė nuk ėshtė pyetur pėr ndonjė send, e tė mos pėrgjigjet me : “Kryeje (mė vonė) se nuk ėshtė mėkat”.


    1738. – Na ka treguar Is-hak tė cilit i ka transmetuar Jakub b. Ibrahim se i ka tregua baba i tij, ai e kishte dėgjuar nga Salihu, ai nga Ibn Shihabi, e ky nga Isa b. Talha b. Ubejdullah, se ky e ka dėgjuar Abdullah b. Amr b. Asai r.a. duke thėnė:

    Pejgamberi s.a.v.s. e ka kryer ceremoninė e qėndrimit nė deven e vet, e pastaj e ka pėrmendur hadithin nė tėrėsi”.

    Nė senedin tjetėr Salihun e pason Ma’meri i cili transmeton nga Zuhriu.

    HYTBEJA NĖ DITĖT E MINES

    1739. – Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka rrėfyer Jahja b. Seid, kėtij Fudajl b. Gazvan tė cilit i ka transmetuar Ikrime nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka mbajtur hytben nė Ditėn kur pritėn kurbanėt dhe ka thėnė:

    - O burra! Ēfarė dite ėshtė kjo?

    - Ditė e shenjtė dhe fisnike( nė tė cilėn ėshtė ndaluar lufta) – thanė tė pranishmit.

    - Po ky, ēfarė qyteti ėshtė? – pyeti Pejgamberi.

    - Qyteti i shenjtė dhe fisnik – pėrgjegjėn ata.

    - Ēfarė muaji ėshtė ky? – pyeti prap Pejgamberi.

    - Muaji i shenjtė dhe i paprekshėm – thanė ata.

    - Me siguri – vazhdoi ai – jeta juaj, pasuritė tuaja dhe morali juaj janė tė shenjta pėr tė gjithė ju, ashtu siē ėshtė e shenjtė kjo ditė e juaja nė kėtė qytet tuajin dhe nė kėtė muajin tuajin. – Mandej kėtė dekleratė e ka pėrsėritur disa herė, e pastaj ngriti kryet dhe tha: “O Zot! A e komunikova? O Zot! A e komunikova?” (shpalljen).

    - Ibn Abbasi r.a. – ka thėnė – pasha atė nė dorė tė tė cilit ėshtė jeta ime, porosia e Tij pėr Pasardhėsit e Tij ėshtė: “Kėtė, ata qė janė prezent, le t’ua pėrcjellin atyre qė nuk janė prezent! Mos kėtheheni, pas meje, nė mosbesim, dhe t’i bini njėri tjetrit nė qafė”.


    1740. – Na ka treguar Hafs b. Umeri, kėtij Shu’beje i cili thotė se ka dėgjuar Xherir b. Zejdin se ka deklaruar: “Kam dėgjuar Ibn Abbasin r.a. duke thėnė:

    “ E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur mbante hytben nė Arefat”.

    Nė senedin tjetėr Shu’ben e pason Ibn Ujejne i cili e transmeton hadithin nga Amri.


    1741. – Na ka treguar Abdullah b. Muhammed se i ka thėnė Ebu Amr duke transmetuar nga Kurret, ky nga Muhammed b. Sirin tė cilit i ka transmetuar Abdurrahman b. Ebi Bekr, i cili transmeton nga Ebu Bekri, edhe njė burrė sipas bindjes time, mė i miri se Abdurrahman b. Abdurrahman Humajd b. Abdurrahman, qė gjithashtu transmeton se Ebu Bekri ka thėnė:

    - Pejgamberi s.a.v.s. nė Ditėn e prerjes sė kurbanėve na ka mbajtur hytben, duke thėnė:

    - A e dini ēfarė dite ėshtė kjo?

    - All-llahu dhe Pejgamberi i Tij e dinė mė sė miri – u pėrgjegjėm ne.

    Pas kėsaj ai heshti aq gjatė, sa qė menduam se do ta emėrtojė me ndonjė emėr tjetėr, e mandej tha:

    “A nuk ėshtė kjo Ditė Kurbani?”

    -Po – i thamė.

    -Ēfarė muaji ėshtė ky? –pyeti ai.

    -Kėtė mė sė miri e di All-llahu dhe i Dėrguari i Tij – e pėrsėritėm ne.

    -Ai, pas kėsaj, heshti aq gjatė sa qė menduam se do ta emėrtojė me ndonjė emėr tjetėr, e mandej tha:

    “A nuk ėshtė ky Dhu-l-hixhe?”

    -Po – i thamė.

    -Ēfarė qyteti ėshtė ky? – pyeti ai.

    -Kėtė mė sė miri e di All-llahu dhe i Dėrguari i Tij – i thamė ne.

    Ai, pastaj, heshti aq gjatė sa qė menduam se do ta emėrtojė me ndonjė emėr tjetėr, e pastaj tha:

    -A nuk ėshtė ky Qytet i Shenjtė?

    -Po – i thamė.

    - Gjaku juaj dhe pasuria juaj, tha ai, janė tė shenjta ashtu siē ėshtė e shenjtė pėr ju kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė qytetin tuaj, deri nė atė ditė nė tė cilėn do tė takoheni me Krijuesin Tuaj All-llahun. Veni re! A e kumtova? O Zot! – tha ai – Bėmu dėshmitar! Ēdokush qė prezenton kėtė le t’ia pėrcjellė me besnikėri atij qė nuk prezenton, sepse shpesh ndodh qė ai tė cilit i transmetohet diēka e kupton mė mirė se ai qė e ka dėgjuar drejtėpėrdrejtė. Pas meje mos ktheheni nė mosbesim e t’i bini nė qafė njėri-tjetrit”.


    1742. – Na ka treguar Muhammed b. Muthanna, tė cilit i ka thėnė Jezid b. Harun nga Asim b. Muhammed b. Zejd nga babai i vet se Ibn Umeri r.a. ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. nė Minne, duke mbajtur hytbe , ka thėnė:
    -A e dini ēfarė dite ėshtė kjo?
    -Kėtė mė sė miri e di All-llahu dhe i Dėrguari i Tij – tham ne.
    -Kjo ėshtė – tha ai – pa dyshim ditė e shenjtė dhe fisnike.
    -A e dini ēfarė qyteti ėshtė ky?
    -Kėtė e di mė sė miri All-llahu dhe i Dėrguari i Tij – thanė ata.
    -Qyteti i shenjtė dhe fisnik – tha Pejgamberi.
    -A e dini ēfarė muaji ėshtė ky?
    -Kėtė mė sė miri e di All-llahu dhe i Dėrguari i tij u pėrgjegjėn ata.
    -Ky ėshtė muaj i shenjtė dhe fisnik – tha Pejgamberi s.a.v.s. (dhe vazhdoi):
    Pa dyshim All-llahu i ka bėrė tė shenjtė jetėn tuaj, pasurinė tuaj dhe moralin tuaj, ashtu siē e keni bėrė tė shenjtė dhe fisnik kėtė ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė qytet”.

    Hisham b. Gazi thotė se i ka transmetuar Nafi nga Ibn Umeri r.a. kėshtu:
    Pejgamberi nė ditėn e prerjes sė kurbanėve ka qėndruar nė intervale tė xhemreve pėr haxh, dhe ka thėnė: “ ...Kjo ėshtė ditė e haxhit mė tė madh”.

    Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. vazhdoi: “...O Zot, dėshmo!” dhe u pėrshendet me njerėzit, e ata thoshin: “Ky ėshtė Haxh Lamtumirės”.

    A MUND TĖ BUAJNĖ NĖ MEKKE UJĖDHĖNĖSIT ( E ZEMZEMIT)
    OSE TJERĖ NĖ NETĖT E MINNES


    1743. – Na ka treguar Muhammed b. Ubejd b. Mejnun dhe thotė se i ka transmetuar Isa b. Junus nga Ubejdullah, ky nga Nafi’u e ai nga Ibn Umeri r.a. i cili ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. e ka lejuar kėtė”.


    1744. – Na ka treguar Jahja b. Musa, kėtij i ka treguar Muhammed b. Bekr, atij Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. kėtė, me tė vėrtetė e ka lejuar.


    1745. – Sipas njė senedit tjetėr tė ndryshuar thuhet na ka treguar Muhammed b. Abdullah b. Numejr nga babai i vet tė cilit i ka transmetuar Ubejdullah nga Nafi’u e ky nga Ibn Umeri r.a. se Abbasi r.a. ka kėrkuar leje nga Pejgamberi s.a.v.s. qė tė bujė nė Mekke netėve tė Minnes, pėr shkak tė detyrės sė tij t’u jap ujė haxhinjėve, dhe ai kėtė ia lejoi.

    Nė senedin tjetėr pas Muhammed b. Abdullahut qėndron edhe Ebu Usame, Ukbe b. Halid dhe Ebu Damre.

    HUDHJA E GURALECAVE

    Ebu Xhabir ka thėnė:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka hudhur guraleca nė ditėn kru priten kurbanėt, kur kishte le dielli, e pas kėsaj pėrsėri hudhte pas dreke (pas zevalit)”

    1746. - Na ka treguar Ebu Nuajm tė cilit i ka transmetuar Mis’ar nga Vebre i cili ka thėnė:

    - E kam pyetur Ibn Umerin r.a.

    - Kur t’i hudh guralecat?”

    - Hudhi – tha ai – kur t’i hudh ai qė tė prinė nė haxh!

    - Pastaj e kam pyetur pėrsėri, e ai tha: “Ne kemi pasė kujdesė pėr kohėn, dhe guralecėt i kemi hudhur pasi qė dielli e kalonte zenitin”.

    HUDHJA E GURALECAVE NGA ANA E POSHTME E LUGINES

    1747. – Na ka treguar Muhammed b. Kethir se i ka transmetuar Sufjani, nga A’meshi, ai nga Ibrahimi e ky nga Abdurrahman b. Jezid i cili ka thėnė:

    “Abdullah (b. Mes’ud) i hudhi gurėt nga ana e poshtme e luginės.

    - O Abdurrahman – thirra – njerėzit tjerė i hudhin guralecėt nga ana e epėrme .
    - Pasha All-llahu qė ėshtė Njė – tha ai – ky ėshtė vendi i atij (s.a.v.s.) tė cilit i ėshtė shpallur sureja Bekare.

    Kurse Abdullah b. Velid thotė: “Kėtė na e ka treguar Sufjani i cili transmeton prej A’meshit”.

    Kėshtu deklaron Ibn Umeri r.a. qė transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. .

    HUDHJA E GURALECAVE BĖHET ME SHTATĖ GURALECA

    Kėshtu deklaron Ibn Umeri r.a. qė transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

    1748. – Na ka treguar Hafs b. Umer r.a. tė cilit i ka transmetuar Shu’be nga Hakemi, ky nga Abdurrahman b. Zejdi, e ai nga Abdullah b. Mes’ud r.a. se ky i ėshtė afruar Xhemretu-l-Kubras (Xhemretu-l-Akabe) , duke i lėnė Qaben nė anėn e majtė, kurse Minnen nė anėn e djathtė, dhe hudhi shtatė guraleca, e pastaj tha: “Kėshtu ka hudhur ai – s.a.v.s. , tė cilit i ka zbritur sure Bekare.

    HUDHJA E GURALECAVE DUKE E LĖNĖ QABEN NĖ ANĖN E MAJTĖ

    1749. – Na ka treguar Ademi nga Shu’be tė cilit i transmetoi Hakemi nga Ibrahimi, e ai nga Abdurahman b. Jezid i cili ka bėrė haxhin me Ibn Mes’udin r.a. dhe e ka parė se si ai i ka hudhė guralecėt nė Xhemren e Madhe (Xhemretu-l-Akabe) shtatė guraleca, duke i mbetur Qabeja nė anėn e majtė tė tij kurse Minneja nė anėn e djathtė, e mandej ka thėnė:

    “Ky ėshtė vendi i atij tė cilit iu shpall sureja Bekare”.

    HAXHIU MERR TEKBIR PĖR SECILIN GUR QĖ E HUDHĖ

    Kėtė e ka thėnė Ibn Umeri r.a. i cili transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

    1750. – Na ka treguar Musedded qė transmeton nga Abdu-l-Vahid tė cilit A’mesh i ka thėnė:

    - E kam dėgjuar Haxhxhaxhin i cili nga minberi citoi: ...suren “Bekare”, “Ali Imran” dhe suren “Nisa”.

    - Mė vonė – thotė A’mesh – kėtė ia kam pėrmendur Ibrahimit, e ai tha: “Mė ka treguar Abdurahman b. Jezid se ka qenė me Ibn Mes’udin r.a. kur deshi tė hedh guralecėt nė Xhemretu-l-akabe, dhe ėshtė lėshuar nė luginė dhe kur erdhi afėr njė lisi, iu mbėshtet dhe hudhi shtatė guraleca, dhe merrte tekbir pėr secilin guralec qė e hudhte. Pastaj, prej aty, tha:

    - Pasha All-llahun qė ėshtė Njė , ka qėndruar (kėtu) edhe ai – s.a.v.s. – tė cilit i ėshtė shpallur sureja Bekare”.

    PAS HUDHJES SE GURALECAVE NUK RRIHET NĖ XHEMRETU-L-AKABE

    Kėtė e ka transmetuar Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.


    PAS HUDHJES SĖ GURALECAVE NĖ DY XHEMRAT E PARA,
    HAXHIU NJĖHERĖ DO TĖ QĖNDROJĖ PASTAJ,
    ZBRET NĖ LUGINĖ DHE KTHEHET KAH KIBLA



    1751. – Na ka treguar Osman b. Ebi Shejbe nga Talaha b. Jahja tė cilit i ka transmetuar Junusi nga Zuhriu, ky nga Salimi e ai nga Ibn Umeri r.a. se ai ka hudhur nga shtatė guralecat nė xhemret mė tė afėrta (Mesxhidu-l-Hajf) dhe pas secilit guralec tė hudhur merrtė tekbir. Pas kėsaj kalonte pėrpara deri kur binte nė luginė, e aty rrinte, i kthyer kah kibla. Aty ka qėndruar gjatė, dhe bėnte lutje me duar tė ngritura lart. Mandej hudhte guraleca nė xhemren e mesme, mandej hiqej majtas, zbriste nė luginė dhe qėndronte i kthyer kah Kibla. Kėtu ka qėndruar gjatė kohės, ngriste duartė, dhe ashtu me qėndrim nė kėmbė bėnte dua. Pas kėsaj ka hudhur guralecat nė Xhemretu-l-Akabe, nga ana e poshtme e luginės. Kėtu nuk ka qėndruar fare, por ėshtė kthyer dhe ka thėnė:

    “Ja , kėshtu e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar.

    NGRITJA E DUARVE TE DY XHEMRET: TĖ AFĖRMES
    (MESXHIDU-L-HAJF) DHE TĖ MESMES


    1752. – Na ka treguar Ismail b. Abdullah, duke thėnė se i ka transmetuar vėllaui i tij Sulejmani, ai nga Junus b. Jezid ky nga Ibn Shihabi, ai nga Salim b. Abdullah, se Abdullah b. Umer r.a. me tė vėrtetė ka hudhur nga shtatė guraleca. Sė pari te xhemra mė e afėrme (xhamia Hajf), duke marrė tekbir pėr secilin guralec tė hudhur. Pastaj kalonte pėrpara, lėshohej nė luginė dhe qėndronte i kthyer kah Kibla.. Nė njė qėndrim tė gjatė kėtu, i ngriste duartė dhe bėnte dua. Mandej gjithashtu hudhte guraleca nė xhemren e mesme, kur lėshohej nė luginė rrinte nė anėn e majtė i kthyer kah Kibla. Nė njė qėndrim tė gjatė , ngriste duartė dhe bėnte dua, lutej. Pastaj hudhte guralecėt nė Xhemretu-l-Akabe nga ana e poshtme e luginės por nuk qėndronte kėtu.

    - Ja – thoshte ai – kėshtu e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar.

    LUTJET – TEK DY XHEMRAT E PARA

    1753. – Muhammedi ka deklaruar se i ka transmetuar Osman b. Umer nga Junusi, e ai nga Zuhriu:

    “Pejgamberi s.a.v.s. ka hudhur guraleca , sė pari , te xhemraja qė ndodhet menjėherė afėr xhamisė nė Minne, ku i ka hudhur shtatė guraleca. Sa herė qė e hudhte guralecin merrte tekbir. Pastaj kalonte para tij, ndalej i kthyer kah Kibla, ngriste duartė dhe lutej. Kėtė qėndrim e bėnte tė gjatė. Pastaj ka ardhur nė xhemren e dyte dhe aty i hudhte shtatė guraleca. Sa herė qė e hudhte guralecin merrte tekbir. Mandej, anės sė majtė, zbriste nė luginė, ku qėndronte i kthyer kah Kibla. Ngriste duartė dhe bėnte dua. Atėherė vinte tek xhemreja nė Akabe, i hudhte shtatė guraleca, duke marrė tekbir pėr secilin guralec tė hudhur. Pastaj kėthehej. Kėtu nuk qėndronte aspak.

    Zuhriu ka thėnė:

    - E kam dėgjuar Salim b. Abdullahun i cili e transmeton njė lloj kėtė nga babai i vet kurse ai nga Pejgamberi s.a.v.s.

    -Kėshtu ka vepruar edhe Ibn Umer – thotė Salimi.

    PARFYMOSJA PAS HUDHJES SĖ GURALECAVE NĖ
    XHEMRETU-L-AKABE DHE TĖ RRUARIT E KOKĖS
    PARA TAVAFIT TĖ PĖRSERITUR RRETH QABES


    1754. – Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Abdurraman b. Kasim se ky e ka dėgjuar babėn e vet, qė ka qenė mė i miri nė kohėn e vet , duke thėnė:

    - E kam dėgjuar Aishen r.a. qė ka thėnė: E kam parfymosur Pejgamberin e All-llahut me kėto duar (dhe shtriu duart e veta). Kur deshi tė hyjė nė ihram , edhe kur doli nga ihrami, kur u bė i lirė. Kėtė e kam bėrė para se tė kryente tavafin rreth Qabes”.

    TAVAFI I LAMTUMIRĖS – TAVAFU-L-VEDA’I

    1755. – Na ka treguar Musedded se i ka transmetuar Sufjani nga Ibn Tavusi ai nga babai i vet, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

    “Njerėzve u ėshtė urdhėruar si detyrė e fundit vizita e Qabes (tavafi), por pėr lehtėsim lirohen femrat me menstruacion”.


    1756. – Na ka treguar Esbeg b. Erexh tė cilit i ka transmetuar Ibn Vehb nga Amr b. Harth, ai nga Katade, kėtij Enes b. Malik r.a. i ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. i ka falė nė Muhassab drekėn dhe iqindinė, akshamin dhe jacinė, e pastaj ka rėnė tė flejė. Mė vonė i ka hipur deves, ėshtė nisur pėr Qabe dhe ka bėrė tavafin rreth saj.

    Nė senedin tjetėr Amr b. Harthin e pason Lejthi, i cili thotė se kėtė ia ka transmetuar Halidi nga Enesi, kurse ai nga Katade, kėtij Enes b. Malik i cili transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

    MENSTRUACIONI PAS TAVAFIT (TĖ FUNDIT) NUK PENGON

    1757. – Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka kumtuar Malik, i cili transmeton nga Abdurrahman b. Kasim, ai nga babai i vet kurse ky nga Aisheja r.a.

    “Safija e bija e Hujejjit, bashkėshorte e Pejgamberit s.a.v.s. kishte menstruacion, dhe kėtė ia thash Pejgamberit tė All-llahut, e ai tha:

    - Ajo do t’na vonojė?
    -Ajo – thanė tė pranishmit – e ka kryer tavafin e fundit rreth Qabes.

    -Atėherė, pra, s’ka vonesė – tha ai.


    1758. – 1759. – Na ka treguar Ebu Nu’man, kėtij i ka transmetuar Hammadi, e ky nga Ejjubi, ai nga Ikrime se medinasit e kanė pyetur Ibn Abbasin r.a. pėr gruan e cila e ka kryer tavafin dhe pastaj i ka ardhė menstruacioni.

    -Tė udhėtojė – u tha ai.

    -Nuk do ta pėrfillim – thanė ata – dekleratėn tėnde, e tė lejmė dekleratėn e Zejdit.

    -Kur tė arrini nė Medine – tha ai – pyetni ndokėnd!

    Erdhėn nė Medine dhe pyetėn. Nė mesin e atyre tė cilėt i pyetėn ishte edhe Ummi Sulejmi, e cila u pėrmendi rastin e Safijes.

    Kėtė e kanė transmetuar edhe Halidi dhe Katade nga Ikrime.


    1760. – Na ka treguar Muslim se i ka transmetuar Vuhejbi nga Tavusi e ai nga babai i vet, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thėnė:

    “Gruaja me menstruacion e ka tė lejuar tė shkojė (kthehet) nė shtėpi nėse e ka kryer tavafin e fundit rreth Qabes”.


    1761. – Por e kam dėgjuar - ka thėnė Ibn Tavus – Ibn Umerin duke thėnė: “Ajo nuk do tė shkojė nė shtėpi”. Mė vonė prapė e kam dėgjuar qė thotė “Pejgamberi s.a.v.s. u ka bėrė lehtėsime (u ka lejuar tė shkojnė)”.


    1762. – Na ka treguar Ebu –sh- Nu’man nga Ebu Avane, qė transmeton nga Mensuri, ai nga Ibrahimi, ky nga Esved, ai nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    - Kemi dalė me Pejgamberin s.a.v.s. (nga Medina) , me nijet qė tė kryejmė vetėm haxhin.

    Pejgamberi s.a.v.s. arriti (nė Mekke) dhe menjėherė kreu tavafin rreth Qabes dhe sa’jin ndėrmjet safa dhe Merves. Kishte kurban me vete dhe ihramin nuk e hoqi. Kėtė e bėnė, njėlloj, edhe bashkėshortet e tij qė ishin me tė, si edhe shokėt e tij. Ihramin e hoqi, nga ata, ai qė nuk kishte kurban me vete.

    Mė vonė (tha Ebu Esvedi) Aishes i erdhi menstruacioni. Ne i kryem ceremonitė pėr haxhin tonė dhe kur erdhi nata e Hasbetit – nata e kthimit nga Minne, ajo tha: “O Pejgamber i All-llahut tė gjithė shokėt e tu kthehen me haxh dhe me umre tė kryer, pėrveē meje.

    A nuk i ke kryer ti – atė natė kur erdhėm dy tavafe rreth Qabes – tha ai.
    -Jo - i thash unė.
    - Atėherė pra dil – tha ai – me vėllaun tėnd deri nė Ten’im dhe hyri nė ihram pėr umre, dhe do tė takohemi nė filan vend.

    Pastaj kam dalė me Abdurrahmanin deri nė Ten’im, hyra nė ihram pėr umre. Nė kėtė moment Safija, bija e Hujejjit u bė me menstruacion, andaj Pejgamberi s.a.v.s. tha:

    “Po ti do t’na vonohesh , oj fatbardhė! A e ke kryer tavafin rreth Qabes nė Ditėn e therrjes sė kurbanit?”.

    - Po – u pėrgjegj ajo.

    -Atėherė pra s’ka gjė – tha ai – kėthehu (nė shtėpi) !

    - Mandej – thotė Aisheja – e takova Pejgamberin s.a.v.s. kur u ngjit pėrmbi Mekke, derisa unė zbritja ose (ka thėnė) unė ngjitėsha e ai zbriste.

    Museddedi ( nė vend tė “po” ) transmeton : “jo” i thash

    Nė senedin tjetėr Museddedin e pason Xherir. Nė dekleratėn e tij qė transmeton nga Mensuri, qėndron “Jo”.

    FALJA E IQINDISĖ DITĖN KUR SHKOHET NĖ AL-ABTAH

    1763. – Na ka treguar Muhammed b. Muthenna tė cilit i ka transmetuar Is-hak b. Jusuf nga Sufjan Thevrij, ky, nga Abdul Aziz b. Rufej’a i cili ka thėnė:

    - I kam thėnė Enes ibn Malikut:

    “Mė informo pėr atė ēka ke mbajtė mend nga Pejgamberi s.a.v.s.: ku e ka falė ai drekėn ditėn e tetė Dhu-l-hixhes?”

    - Nė Minne – tha ai.

    - Po iqindinė ku e ka falė nė diten e kthimit nga Minne? – e pyeta unė.

    - Nė Ebtah – u pėrgjegj ai. – Ti vepro si veprojnė prijėsit tu pėr haxh!

    1764. – Na ka treguar Abdu-l- Muteal b. Talib se i ka transmetuar Ibn Vehb tė cilit i ka kumtuar Amr b. Harth se i ka thėnė Katade, se si i ka transmetuar Enes b. Malik qė Pejgamberi s.a.v.s. e ka falė drekėn dhe iqindinė, si edhe akshamin dhe jacinė nė Muhassab dhe ka rėnė tė flejė. Pas kėsaj i hipi deves ( dhe u nis) pėr nė Qabe, dhe bėri tavaf rreth saj.

    PĖR MUHASSABIN (LUGINĖN EBTAH)

    1765. – Na ka treguar Ebu Nujam tė cilit i transmeton Sufjani nga Hishami, ai nga babai i vet, kurse ky nga Aisheja r.a. e cila ka thėnė:

    “Ebtah ishte vetėm njė bujtinė ku ndalej Pejgamberi s.a.v.s. qė tė jetė mė i pushuar pėr rrugė”.


    1766. – Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Amri, ai nga Ata’u ky nga Ibn Abbasi r.a. qė thotė:

    “Tė buajsh nė Muhassab nuk bėn pjesė (nė rite tė haxhit). Ajo ėshtė vetėm njė buajtje (konak) ku ka pushuar Pejgamberi a.s.’.

    PUSHIMI I HAXHINJVE NĖ DHU TUVA PARA SE TĖ HYJNĖ NĖ MEKKE DHE NĖ BAT-HA QĖ GJENDET NĖ DHU-L-HULEJFE, DUKE U KTHYER NGA MEKKA

    1767. – Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir tė cilit i transmeton Ebu Damre nga Musa b. Ukbe, prej Nafi’ut, se Ibn Umeri r.a. ka buajtur nė dhu Tuva, ndėrmjet dy kodrinave. Pastaj hynte (nė Mekke) kah kodrina qė ėshtė nga ana e epėrme e Mekkes, dhe kur arrinte (nė Mekke) si haxhi apo mu’temir, deven e vet e ndalte mu para dyerve tė Harmeit (Qabes) . Mandej hynte (nė Harem) , i afrohej Gurit tė Zi dhe me kėtė e fillonte ceremonialin e haxhit; bėnte tavaf rreth Qabes shtatė herė: tre tavafėt e partė me tė shpejtuar, kurse katėr tjerėt me ecje tė zakonshme. Pastaj qethej dhe i falte dy rekate (pas Mekami Ibrahimit), e mandej, para se tė kthehej nė banesėn e vet, kryente sa;jin ndėrmjet Safa dhe Merves. Kur kthehej nga haxhi ose umreja, e ndalte deven nė bat-ha qė ėshtė nė Dhu-l-Hulejfe, ku e ndalte deven edhe Pejgamberi s.a.v.s. .


    1768. – Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhab se i ka kumtuar Halid b. Harith : Abdullah (b. Umer) nė pyetjen pėr Muhassabin ka thėnė:

    - Ubejdullahu, pėrmes Nafi’ut , na ka thėnė: “ Aty ka pushuar, ka bėrė konak, Pejgamberi i All-llahut, Umeri dhe Ibn Umeri (Abdullahu)”.

    Nga Nafi’u ėshtė transmetuar edhe kjo : “Ibn Umeri r.a. aty – mendonte nė Muhassab – me siguri e falte drekėn dhe iqindinė. Mė duket (thotė Ubejdullah) se Nafi’u e shtoi : “...edhe akshamin”.

    Halidi ka deklaruar: “...Nuk kam dyshim pėr jacinė dhe pastaj ka fjetur mirė e mirė...” – Kėte (thotė Halid) e pėrmendtė edhe Ibn Umeri, duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.

    AI QĖ PUSHON NĖ DHU TUVA NĖ TĖ KTHYER NGA MEKKA

    1769. – Muhammed b. Isa ka thėnė se i ka transmetuar Hammad nga Ejjubi, ai nga Nafi’u kurse ky nga Ibn Umeri r.a. qė ai, me rastin e udhėtimit pėr nė haxh, buante nė Dhu Tuva dhe kur agonte, hynte nė Mekke. Kur shkonte prapė, kalonte afėr Dhu Tuva dhe aty pėrsėri buante, ku e priste agimin.

    Ibn Umeri e pėrmendtė se kėshtu vepronte, pa dyshim , edhe Pejgamberi s.a.v.s.

    TREGĖTIA NĖ DITĖT E HAXHIT DHE SHITJA
    NĖ TREGJET E PERIUDHĖS SĖ INJORANCĖS (Xhahilijjes).


    1770. – Na ka treguar Osman b. Hejthem se i ka kumtuar Ibn Xhurejxh se Amr b. Dinar ka thėnė:

    -Ibn Abbasi r.a. ka thėnė: “Dhu-l-Mexhaz dhe Ukadh kanė qenė vende tregu nė periudhėn e Xhahilijetit. Kur erdhi Feja Islame muslimanėt i urrenin, kėto prandaj ėshtė shpallur: “Nuk ėshtė mėkat tė kėrkoni mirėsitė e Krijuesit tuaj nė sezonėn e haxhit”.

    UDHĖTIMI PARA AGIMIT NGA MUHASSABI

    1771. – Na ka treguar Umer b. Hafs se i ka transmetuar babai i vet tė cilit i ka thėnė A’meshi, kėtij Ibrahimi nga Esvedi se Aisheja r.a. ka thėnė:

    “Atė natė, kur duhej tė nisemi nga Minna, Safijes i erdhi menstruacioni. Mė duket – ka thėnė ajo – vetėm ka me na vonuar”.

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “E shkreta ajo! A e ka kryer tavafin ditėn e prerjes sė kurbanėve (rreth Qabes).
    - Po – iu tha.
    - Atėherė ec! – tha ai.


    1772. – Abdullah (Buhariu) ka thėnė: “Muhammedi mė ka plotėsuar (nė dialogun e lartėpėrmendur) duke thėnė se i ka kumtuar Muhadir nga A’meshi, ai nga Ibrahimi, ky nga Esvedi se Aisheja r.a. ka thėnė:

    - Kemi dalė me Pejgamberin e All-llahut (nga Medina) dhe e bėmė nijet vetėm pėr haxh. Kur arritėm (nė Mekke) na urdhėroi qė pas kryerjes sė tavafit rreth Qabes, Safa dhe Merves tė lirohemi nga ihrami.

    Kur erdhi nata e largimit nga Minne, Safija , bija e Hujejjit ishte me menstruacion, andaj Pejgamberi s.a.v.s. tha : “E shkreta ajo!”.

    - Nuk shoh (tha Aisheja) pėr kėtė rrugėdalje tjetėr, veēse vonesės.

    - Ke bėrė tavaf (rreth Qabes) nė ditėn e prerjes sė kurbanėve? – pyeti ai.

    -Po – tha ajo – Atėherė , pra, shko (nė shtėpi)! – tha ai.

    Unė i thash: “O Pejgamber i All-llahut ! (thotė Aisheja) Unė nuk kam veshur ihram (pėr umre)”.

    - Hyn tash nė ihram pėr umre nga Ten’imi! – tha ai.

    Pastaj bashkė me tė shkoi vėllau i saj.

    - Pejgamberin e kemi takuar mė vonė (thotė Aisheja), gjatė udhėtimit pas gjysmės sė natės dhe ai tha: “Vendi pėr t’u takuar me ty ėshtė filan vendi!”.





    “ Kush gėnjen, me qėllim, nė llogari timen le t’ia pėrgatisė vetės vendin nė zjarr”

    MUHAMMEDI a.s.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Margaritari i Pėrzgjedhur Rreth Vlerave tė Fesė Islame
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:39
  3. Islami Nė Australi
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 16:22
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •