E Diele, 24 Korrik 2005


VLORE, AKSIDENTOHET SHEFJA E OSBE-SE

Vlore- Shefja e Zyres Rajonale te OSBE-se, ne Vlore, Vanessa Gosselini, mbeti e plagosur diten e djeshme si pasoje e nje aksidenti automobilistik te ndodhur ne rrugen Vlore-Llogara, ne afersi te fshatit Fushe-Dukat. 31-vjecarja Gosselini, qytetare franceze, po kthehej per ne Vlore, kur automjeti qe ajo drejtonte, nje fuoristrade "Mitsubishi Pajero", e OSBE-se, doli nga rruga dhe u perplas me murin e nje banese private, ne vendin e quajtur "Hani i Abazit". Si pasoje e kesaj perplasjeje, policia beri te ditur se Gosselini u demtua ne pjese te ndryshme te trupit, por pa rrezik per jeten, nderkohe qe automjeti u shkaterrua pothuajse plotesisht. Pas aksidentit punonjesja e OSBE-se, e ndihmuar nga banoret e zones, eshte derguar ne spitalin e Vlores, ku i eshte dhene ndihma e pare dhe me pas u transportua ne spitalin Ushtarak te Tiranes. Per aksidentin eshte lajmeruar menjehere policia, e cila ka kqyrur vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet e para proceduriale. Nga veprimet hetimore mendohet se shkaku ka qene humbja e kontrollit te drejtimit te automjetit nga drejtuesja, kjo e favorizuar nga shpejtesia dhe rruga me kthesa. Por keto jane rezultate paraprake, ndersa pritet qe konkluzionet perfundimtare te dalin ne ditet e ardhshme.

D.S

Koha Jone.

P.s Te ka faj muri qe i doli asaj perpara????