Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Vertete vetem Shqiptaret.........

    Marre nga "korrieri"

    Kush di me shume per kete dick, c'fare roli ka ky, dhe ce lidh kete me Nanon, apo eshte spiun i grekeve dhe sllaveve???!!!!!!

    Rikthehet Xhekson, kritika te ashpra per Berishen
    E Diele, 26 Qershor 2005
    Kryetari i Komitetit Amerikan per NATO-n, Brus Xhekson sulmoi mjaft ashper dje, liderin e Partise Demokratike, Sali Berisha, duke e cilesuar ate si drejtues i nje force destruktive per vendin. Xhekson ka shfrytezuar nje konference per shtyp ne Tirane, per te shpalosur mendimet e tij, ne lidhje me situaten parazgjedhore ne Shqiperi, dhe nuk ka lene pa permendur qeverisjen e demokrateve ne vitet 1992-1997. "Personalisht, mendoj se ai (Berisha) eshte pak i çmendur. Gjate qeverisjes se tij, nuk beri asgje per Kosoven dhe vendi ndodhej ne mjerim", u shpreh ai. Sipas Xhekson, zgjedhjet e 3 korrikut jane jashtezakonisht te rendesishme per vendin dhe rezultati i tyre do te ndikoje edhe ne stabilitetin e rajonit te Ballkanit. Ai theksoi se pa nje Shqiperi liberale, i gjithe projekti amerikan per paqe ne rajonin e Ballkanit, do te kerkonte shume vite per t'u realizuar. Duke u fokusuar ne fushaten zgjedhore, Xhekson vuri ne dukje se nje fushate armiqesore midis dy partive me te medha ne vend, do te largoje shqiptaret nga votimi dhe ata nuk do ta shohin me procesin zgjedhor, si nje simbol.

    "Shqiperia duhet te afirmoje deshiren per te hyre ne NATO si dhe te hedhe poshte çdo mundesi kthimi ne nacionalizem apo ekstremizem. Jemi shume te shqetesuar qe te mos kete asnje ide qe Shqiperia te rikthehet ne vitet 1992-1997", ka vijuar Xhekson. Nderkaq, persa i takon hyrjes ne NATO te vendit tone, Xhekson u shpreh se nje vendim i tille do te merret brenda 12-18 muajve ne vijim. Brus Xhekson cilesohet si nje nga kritiket me te ashper te ish-Presidentit dhe kryetarit aktual te PD-se, Berisha.

    Perseri koment:

    Ne se Berisha fiton, ky eshte personi qe ai duhet te bashkpunoj???!!!
    Amerikant nuk folen keshtu as per presidentin e zgjedhur te Iranit...????
    VETEM SHQIPTARET MUND TE VENDOSIN PER VETEN E TYRE, pike.
    Lete te shpresojme se do bejne zgjedjen e duhur.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Bruce Jackson nuk eshte perfaqesuesi amerikan i NATO por eshte kryetari i nje organizate jo-qeveritare "Komiteti Amerikan i NATO". Ai eshte askushi ne Washington por eshte dikushi ne Evropen Lindore ku ai mundohet te shesi veten si nje "njeri me influence ne Washington", kur nuk eshte aspak i tille. Influenca e vetme qe ai ka eshte disa lidhje miqesore personale me ish zv ministrin e mbrojtjes Wolfowitz qe sot eshte drejtor i Bankes Boterore.

    Xhekson eshte edhe lobist i Fatos Nano ne Washington, ku kupola e Nanos ka "investuar" shume tek Xhekson per ti siguruar nje vizite ne Shtepine e Bardhe. Ne fushaten e fundit elektorale, Xhekson ka ardhur dy here ne Shqiperi gjoja si nje perfaqesues i Nato, (keshtu e portretizon shtypi i blere i Nanos, Gazeta Shqiptare, Balkanweb, Top Channel), per tu perpjekur qe te derdhin vrer mbi Dr. Berisha.

    Dr. Berisha nuk do tia dije as per Xhekson dhe per ate qe e ka sjelle Xhekson ne Shqiperi, pasi ne krah te tij jane njerezit me me influence ne Washington, qe vetem 1 vit me pare po organizaten fushaten elektorale te presidentit Bush. Pa harruar qe Dr. Berisha eshte mik personal i presidentit Bush te Vjeter dhe ishte prezent edhe ne ceremonine e inagurimit te presidentit Bush te Ri ne 2001 me ftese speciale.

    Ndihma amerikane e Fatos Nano ne fushate eshte goja e paguar e Bruce Jackson, kurse ndihma amerikane per opoziten shqiptare jane kompania lobiste qe udheheq fushaten e saj, rezoluta e kongresit amerikan qe kercenon qeverine shqiptare qe te mbaje zgjedhje te lira, raporti i institucioneve jo-qeveritare ne Washington qe parashikojne trazira nese nuk mbahen zgjedhje te lira, Keshilli i Evropes dhe Bashkimi Evropian me rezolutat e qarta te tyre qe presin te shohin ndryshim ne 3 korrik, qeverite e vendeve fqinje Greqi dhe Itali qe e bene te qarte mbeshtetjen e tyre per opoziten shqiptare ne kongresin e Partise demokratike.

    Ndihma e vetme nderkombetare qe Nano gezon ne 3 korrik jane akuzat e Bruce Jackson per Berishen dhe mbeshtetja e kryministrit turk Erdogan.

    Albo

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    FLM per sqarimin, ma mori mendja qe dicka e tille duhet te ishte. Nuk eshte ne praktiken e diplomacise amerikane qe te quaj ne prag zgjedhjesh, kryetarin e nje opozite dhe pretendent per te fituar, me gjithe ato epitete.
    Me cudit se fundi qe dhe "Korrieri" ka fillu me i lepi prapanicen Nanos. I ka perfshire te gjithe ne web-in e tij mafjoz. Pushti!

  4. #4
    Giendja ne shqiperi eshte stabilizuar , mbas shkatrimit te 97

    Une mendoj le ta mbaje dhe 4 vjet ps-ja deri sa te permiresohet shteti , dhe me vone le te japi doreqje berisha dhe athere mundet dhe te votoj per PD-ne , sa te jete berisha ne krye te PD-se kur nuk do te fitoje PD ' sepse na ka lene berisha 40 vjet mbrapa , me shkatrimin e fabrikave ne 90 the me piramidat dhe hapjen e armve ne 97 .

    Degjoj shue njerez qe henderojne me nje sy byllur dhe thone se qe te dyja partite skane bere asgje : po pse e lehte eshte te zhvillohet nje shtet brenda 8 ose 18 vjetve , me c'leka to ngrihet ky shtet ku ti pjellin politikanet kur nje popull qe eshte i pa afte te broje pasurine e vendit te tij , por di vetem te shkatroje .
    Qe prandaj kush do parti , kushdo kryeinister qe te jete ne shqiperi smunt te beje asgje magjike menjehere qe te gjthe deshirojme . Keto 8 vjet shqiperia eshte permiresuar , me kalimin e kohes shpresojme dhe me shume

    bye
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  5. #5
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    dhe 100 here te votosh ti , dhe 100 Sala te largohen, ti nuk i jep dot voten PD-se.
    Grupi i njerze me te tilla bindje, dhe me paraqitje gjoja te ndryshme, eshte tipike e provincialitetit shqiptar. Eshte ne fakt grupi qe e mban shqiperine te ngujuar, eshte grupi qe u be cerdhja e komunizmit, eshte grupi kryesor qe dogji shqiperine, kadastrat, universitetet, shkollat e jetimoret, eshte grupi qe duhet mundur me vote ne 3 korrik.
    Kur ky grup te mundet, vetem atehere ne do fillojme te shikojme perpara, dhe te themi me krenari qe jemi shqiptar, vetem atehere, dhe pa JU!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Brus Xhekson: "Rikthimi i Berishës është i rrezikshëm"

    Deklarata e kryetarit të komitetit amerikan për zgjerimin e NATO-s dje në Tiranë

    "Rikthimi i Berishës është i rrezikshëm"
    Brus Xhekson: Dëmton integrimin e Shqipërisë




    Edlira Prenga

    Brus Xhekson, lëshoi dje mesazhin e mos ndryshimit të qeverisjes në vendin tonë. kryetari i komitetit amerikan për zgjerimin e NATO-s ndodhej dje në Tiranë. Këtë herë, për të sjellë një tjetër mesazh amerikan për Shqipërinë. Deklarata e bërë dje se rikthimi i një qeverisje si ajo e viti `92-`96, do të përbënte një rrezik serioz për integrimin e Shqipërisë në BE, është një paralajmërim i qartë se ndryshimi nuk duhet të ndodhë.

    LAJMI

    Zgjedhjet që do të bëjnë votuesit shqiptarë do të ndikojnë jo vetëm në të ardhmen e vendit të tyre, por edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe indirekt në Europë e SHBA", theksoi Xhekson, sipas të cilit, "pa patur një udhëheqje të moderuar në Tiranë shpresat që kemi për zgjidhjen e një të ardhmeje demokratike për Kosovën, do të jenë më të varfra". Ai shton se: pa një Shqipëri bashkëpunuese, sfida e Maqedonisë për të integruar popullsinë maqedonase dhe etnike shqiptare do të jetë akoma dhe më e vështirë. Pa modernizur dhe zhvilluar Shqipërinë, perspektiva e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perendimor do të zvogëlohet dhe pa një Shqipëri liberale në rrugën drejt Europës, projektit të ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Ballkan do t'i duhen vite më tepër", shtoi ai. Xhekson deklaroi se: Duhet të afirmohet dëshira e Shqipërisë për NATO-n dhe BE-në. Kështu u shpreh dje Brus Xhekson, Kryetari i Komitetit Amerikan për Zgjerimin e NATO-s, duke sjellë në Tiranë një mesazh të qartë nga SHBA. Xhekson, një nga përfaqësuesit e lobit republikan në Kongresin amerikan, por edhe i njohur si mbështetës i revolucionit portokalli në Ukrainë, ndodhej dje në kryeqytet për të bërë publik shqetësimin e organizatës së drejtuar prej tij për problemet e fushatës zgjedhore në Shqipëri.
    "Jemi të shqetësuar që të mos ketë asnjë shfaqje të idesë së kthimit të formës së qeverisjes të vitit `92-`97, pasi kjo do të jetë shkatërruese për integrimin e Shqipërisë dhe ecjes drejt demokracisë", vuri në dukje Xhekson në konferencën e tij për shtyp, duke cituar se në Amerikë do të botohet një shkrim mbi këto çështje shqetësuese. Kryetari i Komitetit Amerikan, Brus Xhekson dha dje paralajmërimin e qartë në emër të grupit që përfaqëson, se duhet një udhëheqje e moderuar që të mos këtë rrezik për të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. Duke bërë të qartë se ishte republikan në SHBA, por që sillte dhe mesazhin e demokratëve, që sipas tij i shohin me të njëjtin shqetësim mundësinë e kthimit të situatave të tetë viteve më parë. Xhekson në deklaratat e tij ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj opozitës aktuale dhe e përqëndruar mendimin e tij në deklaratën se rikthimi i qeverisjes së viteve 1992-1997 është shumë i rrezikshëm për vendin. Xhekson në drejtimin e komitetit pranë NATO-s ka bërë vazhdimisht lobing pro anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë të rëndësishme. Ky kontribut i tij i vazhdueshëm është vlerësuar vazhdimisht nga ana e qeverisë Shqiptare. Xhekson është përfaqësues republikan, (që janë në pushtet me Presidentin Bush në SHBA). Ai e ka pohuar vetë këtë dje në Tiranë gjatë konferencës për shtyp që ka dhënë.

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Ka dicka qe nuk vete...ose po ta shikosh nga kendveshtrimi amerikan,,,me te vertete qe Brus-i ka te drejte pasi rikthimi i te djathteve do te thote hapje rruge futjes se Shqiperise ne Komunitetin Evropian, gje qe ndoshta SHBA-se nuk i intereson pasi eksiston nje marreveshje midis shqiperise dhe SHBA-se qe nuk lejon ekstradimin denimin, gjykim e shtetasve amerikane ne teritorin e shqiperise, dhe kjo qe favorizon levizjet e "diplomateve" amerikane.

    Mardheniet SHBA dhe EU nuk jane te nivelit bashkepunues persa i perket shume sektoreve,,, dhe si ka mundesi qe BRUS-i paska frike se do te kthemi mbrapa ne vitet 1996...!
    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe ne jemi ne ate pozite ku jemi tani ku nga nje krah kemi Italine( qe ne asnje rast nuk i intereson futja e shqiperise ne EU, pasi do te thonte vetevrjasje per Italine) dhe nga ana tjeter kemi Greqine qe jo me pak si Italia nuk e deshiron nje gje te tille, pasi kjo do te thonte dhenie fund i skallaverise moderne, dhe fund te abuzimeve.
    Nga ana tjeter fati shqiperise i keq eshte qe udhehiqet nga qeveritare hajdute dhe lapanjoze...dhe qe ne vend te zgjedhin partnere te denje ne Evrope ti ndihmojne te ecin me kembet e veta, zgjedhin partnere shtete qe ne asnje moment nuk do te perkrahin nje integrim te Shqiperise ne EU.
    Marr shkak dhe nga incidenti i fundit midis Ministrise se jashtme Gjermane dhe Kryeministrit Shqiptar.

    Eshte per te ardhur me te vertete keq, kur shikon shtete si Slovenia/Kroacia/Polonia, te zhvillohen dhe te ecin me perpara se shqiperia, dhe kjo jo sepse populli nuk punon por sepse ne asnje moment nuk ka patur nje qeveri te sajen...qe te dije te drejtoje...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga kundraRRYMES
    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe ne jemi ne ate pozite ku jemi tani ku nga nje krah kemi Italine( qe ne asnje rast nuk i intereson futja e shqiperise ne EU, pasi do te thonte vetevrjasje per Italine)
    ?! pse qenka "vetvrasje" per Italine? Si shume rendesi po na jep.
    A e din more se sa jemi gjithe shqiptaret e Rep.Shqiperise me pleq e femije, aq jane vetem marokene ne Itali?
    A e di ti se Italia eshte shteti i 4te me i zhvilluari ne bote dhe Shqiperia si treg nuk con fare kandar ne ekonomine italiane? Vetem kriminaliteti eshte shqetesim.


    dhe nga ana tjeter kemi Greqine qe jo me pak si Italia nuk e deshiron nje gje te tille, pasi kjo do te thonte dhenie fund i skallaverise moderne, dhe fund te abuzimeve.
    Kjo po se Greqia ndryshe nga Italia ka edhe pretendime te tjera ndaj Shqiperise, dhe na shef edhe si konkurrente "potenciale" ne turizem apo transport (korridori 8 etj), gje qe mund te shpejtohej me futjen ne EU.


    Nga ana tjeter fati shqiperise i keq eshte qe udhehiqet nga qeveritare hajdute dhe lapanjoze...
    Ketu jamdakord me ty.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ky njeri paguhet nga Qeveria Socialiste qe ne kohen E Metes

    Qe te ndihmoj Qeverine ne procesin futjen e Shqiperise ne Nato

    Prandaj ai ben ato deklarata per PS se e paguan

    Bile perserit ato qe thote Zeri I Popullit

    Nuk ja vjen ti Analizosh----se thjesht---thote disa fjale---pasi paguhet per ato

    Kush e ndjek shtypin---ky ka thene te njejtat gjera dhe para 2 muajsh

    E prandaj nuk merret njeri me-- te se e dine ca eshte--bije thote keto jane qendrimet e mija personale--qe si gjithe njerezit ka te drejte ti thote.

    SHBA ka ambasade ne Tirane qe ka dhene deklarata zyrtare---dhe kongresi amerikane po keshtu me deklarata zyrtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 27-06-2005 më 13:07

  10. #10
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Nje njeri i arsyeshem nuk mund te shprehet ne kete menyre, e aq me teper me ate funksion.

    Jemi para zgjedhjeve dhe nje deklarate e tille mund te sillte pakenaqesi te ndyshme.

    Asgje me shume, vecse nje perdorim i ulet elektoral i PS-se.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •