Nga një lagje e pasur londineze në Tiranën e pluhurit. Historia e pabesueshme e gruas bamirëse
Anglezja lë Londrën për Tiranën
Thane Nelson është vënë në shërbim të jetimëve shqiptarë
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra, Muhamed Veliu
Që të kesh një shtëpi në lagjen Hampstead në Veriperëndim të Londrës, është një ëndërr për të gjithë anglezët. Një banore e kësaj lagjeje zonja Thane Nelson e kishte një të tillë, por ajo i ka thënë lamtumirë jetës mes gjithë të mirave për tu shpërngullur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Nuk e ka bërë thjesht për hobbi, por vetëm e vetëm që të ndihmojë jetimët shqiptarë. Xhesti i saj për t'ju përkushtuar jetimëve ka ngjallur habi tek banorët lokalë, madje gazeta lokale e zonës i ka kushtuar një artikull të gjatë duke renditur arsyet që e detyruan atë të lërë lagjen e "të pasurve" Hampstead, drejt Tiranës plot pluhur e smog makinash.
Objektivi
"Që prej dy vitesh Thane Nelson e cila jeton në rrugën Rossyn Hill, e shpenzon kohën e saj në mes Hampstead dhe kryeqytetit shqiptar Tiranë", kështu e fillon artikullin e saj gazeta "Hampstead High" në lidhje me banoren lokale që braktisi zonën e qetë Hampstead, zgjedhur si vënd banimi i disa VIP-ave londinez. Duke folur për Hampstead High zonja Nelson ka thënë: "Projekti për kërcimin është aspekti kryesor, që ne po mundohemi ta zhvillojmë, pasi jetimët kanë nevojë për diçka që ti largojë mërzinë nga hallet e shumta që ndeshen në jetën e përditëshme. Ne po përpiqemi të gjejmë mënyra për mbledhje fondesh dhe për këtë qëllim krijuam një kalendar që siguroi të ardhura nga shitja". Duke qënë një banore londineze asaj nuk i ka anashkaluar fakti i lajmeve aspak të mira në gazetat britanike rreth shqiptarëve emigrantë në Angli dhe vëndin e tyre të origjinës. Në lidhje me këtë anglezja Nelson shprehet me fjalët: "Unë dua të tregoj anët pozitive të Shqipërisë sepse ajo që ne dëgjojmë janë vetëm lajme të këqija.
Shqipëria
Pyetjes së gazetarit Matt Eley se cili është krahasimi midis të jetuarit në Hampstead dhe Tiranës, zonja Nelson ju përgjigj duke thënë: "Në krahasim me të jetuarit në Hampstead është njësoj sikur të jesh në Mars. I gjithë mentaliteti është krejt i ndryshëm, nuk është e lehtë të jetosh atje, por ti shumë shpejt e gjen balancën e gjërave". Po njerëzit? "Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe vëndi i tyre është shumë i bukur. Por, janë shumë vështirësi që presin zgjidhje", thotë ajo. Duke folur mbi njohuritë e saj mbi vëndin e vogël ballkanik anglezja pranon se në fillim nuk kishte idenë më të vogël rreth tij. "Mendoj se shumë pak njerëz dinë rreth Shqipërisë pasi ka qënë një vënd i izoluar për 50-të vjet nga komunizmi", pa përmendur atë pjesë të historisë ku roli i aletëve britanikë bashkëkombas të saj dhënë komunistëve ishte evident.
Krijoni Kontakt