![]()
"Vetëvendosja" shpërndau Rezolutën e OKB-së numër 1514, të datës 14 dhjetor 1960
Udhëheqësi i Lëvi
zjes “Vetëvendosje” Albin Kurti tha sot se me Serbinë nuk duhet të negociohet për statusin dhe populli i Kosovës duhet të ketë të drejtën për vetëvendosje. Ai kritikoi praktikën e mos lejimit të referendumeve në Kosovë për çështje të rëndësishme si : decentralizimi, miratimi i Kornizës Kushtetuese e të tjerë.
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara me të cilën njihet e drejta e popujve për vetëvendosje, iu shpërnda qytetarëve nëpër rrugët për rreth selisë së UNMIK-ut n Prishtinë. Kopjet e saj në shqip dhe në anglisht, u vendosën edhe nëpër veturat e policisë dhe të administratës ndërkombëtare, të parkuara nëpër rrugët e kryeqytetit. “Kemi vendosur ta shpërndajmë këtë deklaratë sepse në pikën e parë ajo kundërshton nënshtrimin dhe shfrytëzimin e huaj ndaj një populli. Në pikën e dytë parasheh të drejtën e vetëvendosjes, kurse në të tretën konstaton që kurrfarë mos zhvillimi, mungese e pjekurisë politike etj nuk duhet përdorur si pretekst për pengimin e pavarësisë”, tha udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti. Sipas tij, e drejta për të vendosur për të ardhmen i takon popullit të Kosovës e jo vetëm disa politikanëve, që siç tha Kurti, janë vënë në shërbim të UNMIK-ut.“Ne nuk duam që zoti Rugova dhe udhëheqësit tjerë të partive dhe institucioneve të vendosin për Kosovën në konferenca çfarëdo qofshin ato, por ne duam që populli të vendos. Në vendet e zhvilluara perëndimore edhe për gjëra shumë të vogla organizohen referendume kurse tek ne për gjëra madhore si Korniza Kushtetuese, decentralizimi, koncepti standardet para statusit, nuk lejohen referendumet. Pse? Sepse i gjithë sistemi politik bazohet në mohimin e vullnetit të popullit” tha Kurti. Gjatë aksionit të sotëm të kësaj lëvizjeje policia nuk ndërhyri, kurse aktivistët thanë se do të vazhdojnë me protesta. Rezoluta e shpërndarë është miratuar në vitin 1960 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe promovon dhënien fund të kolonializmit.
26/07/2005
----------------------------------------------------------------
Ide e qelluar!
Ju lumte!
![]()
Krijoni Kontakt