
Postuar më parë nga
Xhuxhumaku
Edi Rama propozon për Qytetar Nderi të Tiranës krerët e besimeve fetare
Gafa që bllokoi titullin për Janullatos
Përfaqësuesit opozitarë të Këshillit Bashkiak hedhin poshtë kërkesën e kryebashkiakut Edi Rama për të shpallur Qytetar Nderi katër drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri. Më konkretisht, ata janë kundër shpalljes si Qytetar Nderi të Tiranës të kryepeshkopit Janullatos nën argumentimin se "greku duhet të largohet prej leckash nga Shqipëria". Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku diskutohej propozimi i Ramës për të shpallur këto personalitete fetare si "Qytetarë Nderi". Si rezultat i refuzimit të opozitarëve, Këshilli nuk vendosi asgjë, duke e shtyrë marrjen e vendimit "në një mbledhje të ardhshme". Është hera e parë që drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri trajtohen me një "fjalor" të tillë, në kohën kur vetë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti dhe kryeministri, kanë vlerësuar mjaft punën e bërë nga drejtuesit e këtyre komuniteteve për harmoninë fetare në vend. Por legalisti Murat Basha, një ndër njerëzit që kundërshtoi më ashpër këtë ide e përforcon më tepër kërkesën për të mos i dhënë titullin e nderit, kryepeshkopit Janullatos. "Ai nuk është qytetar shqiptar dhe mbi të gjitha nuk ka bërë asnjë të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Unë kam të dokumentuar me fotografi mbledhjet e disa organizatave vorioepirote në krye të të cilave qëndron Janullatos dhe dihet mirë se këto lloj organizatash kanë karakter tendencioz për territorin shqiptar" shprehet Basha. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe përfaqësuesja e PD në këtë këshill Nermin Basha, nënkryetare e degës së PD të Tiranës, e cila edhe pse e papërgatitur, tregon në mbledhje se nga ky propozim "iu ngritën flokët përpjetë". Pak më racionale është treguar Blegina Agolli, (në profesion gazetare, e propozuar nga PD në Këshill), e cila ka kërkuar që më parë të ketë një konsultë dhe më vonë të merret një vendim.Ky është reagimi i parë negativ i ndonjë institucioni, siç është edhe Këshilli Bashkiak, karshi këtyre personaliteteve fetare në Shqipëri. Ndërkohë që dihet roli konstruktiv që kanë luajtur këto komunitete fetare, sidomos në fenomene sociale në vend, ku më së fundi, vlen të përmendet mesazhi i dhënë prej tyre me rastin e shtimit të vetëvrasjeve të fëmijëve. Reagimi negativ ka ardhur unanimisht nga ana e përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Bashkiak, duke lënë të kuptohet se nuk është një vendim i paorganizuar apo i paarsyetuar më parë. Aq më tepër që relacionet e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, u propozohen anëtarëve të Këshillit disa ditë përpara mbledhjes. Më poshtë po botojmë një pjesë të debatit të zhvilluar në mbledhjen e këshillit bashkiak dy ditë më parë. Murat Basha: Ky propozim së pari është shkelje për dinjitetin e shqiptarëve, së dyti është shkelje e statusit të Kishës Autoqefale Shqiptare Ortodokse që Janullatosit t'i jepet titulli "Qytetar Nderi" i Tiranës. Ai është grek dhe të marri rrobat dhe të shkojë në Athinë dhe ne mundësisht të zgjedhim një prift shqiptar, ata që dinë vetë punët e tyre. Por ne s'kemi pse hyjmë më thellë në një veprim të paligjshëm që ka filluar që në 1992 dhe vazhdon deri sot. Unë për veten time jam kundër.Nermin Basha: E mbështes mendimin e zotërisë me thënë të drejtën jam e papregatitur, por që tani sa e pashë emrin mu ngritën flokët përpjetë. Ç'ne Janullatosi të shpallet Qytetar Nderi i Tiranës. Janullatosi, mirë thotë zotëria, të marrë leckat e veta dhe të shkojë në Greqi. Jam e papregatitur, por gjithsesi menjeherë këto dy fjalë mund të them. Blegina Agolli: Zoti Kryetar, më falni, megjithëse unë mendoj që kjo mund të kërkojë njëfarë konsulte përpara, sigurisht ai është një personalitet në fushën e vet, nuk mund të themi as të marrë leckat, as rrobat. Është grek, a është turk, është një personalitet që nuk mund të zgjidhet me një ngritje kartoni. Unë mendoj se kërkon një konsultë, e fyejmë edhe nëse do ta miratojmë atë personalitet, pavarësisht nëse ka problem ose jo, Kisha Autoqefale Shqiptare nuk është objekt i Këshillit Bashkiak. Kjo kërkon konsultë.M. Tase: Nuk mund të bëhemi si Robespieri që donte të prishte kisha.Luan Shahollari: Propozimi është racional ta shqyrtojmë edhe një herë dhe ta diskutojmë në mbledhjen e ardhshme.Marrë nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, dt???Mustafaj: Basha ka folur në emër të sajPartia Demokratike distoancohet nga qendrimi i ashpër i mbajtur nga këshilltarja demokrate Nermin Basha në bashkinë e Tiranës, ndaj porpozimit për dhënien e titullit "Qytetar Nderi i Tiranës" kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sekretari për marrëdhëniet diplomatike në PD Besnik Mustafaj në prononcimin për Gazetën u shpreh se Basha ka folur ne emër të saj dhe aspak në emër të PD-së. "Megjithëse unë nuk kam dijeni për këtë mbledhje po ju them se Nermin Basha ka folur vetëm në emër të vet, pasi unë dua t'ju siguroj se Partia Demokratike nuk ka asnjë kundërshtim që hirësisë së tij Janullatos t'i bëhen të gjitha nderet nga vendi ynë", tha Mustafaj.Kisha Ortodokse: Në pritje të zyrtarizimit të "incidentit""Ne nuk kemi informacion për një debat të tillë. Dimë vetëm që kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshilli Bashkiak, por nuk jemi njoftuar për një zhvillim të tillë të diskutimeve. Në këto rrethana, kur nuk kemi ende një njoftim zyrtar, çdo përgjigje e jona do të ishte e nxituar". Dhjakon Asti Bakallbasha pranë metropolisë së Kishës Ortodokse iu përgjigj në këtë mënyrë reagimit të Gazetës për atë çfarë kishte ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak tri ditë më parë. Ai dhe përfaqësues të tjerë të Kishës nuk pranuan të komentojnë të dhënat e Gazetës mbi polemikat e ashpra që kishte ngjallur propozimi për të nderuar kryepeshkopin Janullatos, duke preferuar të ruajnë respek dhe të përgëzojnë Bashkinë e Tiranës për propozimin, pa komentuar për ngjarjet e mëtejshme ende jozyrtare.
Gazeta Shqiptare.
Krijoni Kontakt