Athine, pronari drogon dhe perdhunon 16-vjecaren shqiptare
E Shtune, 23 Korrik 2005
Drejtuesi i nje galerie arti denoncon ne polici rrembimin e nje vajze shqiptare te larguar nga shtepia, por pas hetimeve rezultoi se gjithcka ishte mashtrim. "I arrestuari A.J. e kishte mbyllur vajzen nga Shqiperia ne nje kontenier, ku e kishte droguar dhe dhunuar seksualisht per 10 dite radhazi"
Dritan Haxhia
ATHINE - Dhjete dite te tmerrshme ka perjetuar nje 16-vjecare nga Shqiperia, e mbyllur ne nje kontenier ne Aspropirgo te Athines, ku pronari i saj e drogonte dhe e perdhunonte ne menyre histerike vazhdimisht. Pas shume perpjekjesh, vajza, ku punedhenesi dhe njeherazi perdhunuesi i saj, e kishte lene pa ngrene dhe e kishte kthyer ate ne nje kufome te gjalle, ka arritur te arratiset, duke thyer xhamin dhe duke dale nga kangjellat e kontenierit. Ajo ka mundur t'i largohet ferrit qe kishte perjetuar, pas dhjete dite vuajtjesh dhe dhimbjesh.
Denoncimi i rreme
E gjithe ngjarja ndoshta nuk do te ishte zbuluar kurre dhe do te ishte mbuluar me pluhurin e misterit, ne qofte se vete pronari nuk do te shkonte ne polici dhe te denonconte nje rrembim personi, por te paqene. Ne te njejten kohe, te njejtat brockulla dhe genjeshtra qe kishte denoncuar ne polici, i kishte deklaruar dhe ne disa media televizive vendase, disa dite me pare. Sikunder eshte bere e ditur, policia ka arrestuar shtetasin grek, A.J, pronar i nje galerie arti ne rrugen "3 septemvriu" ne qender te Athines. Nga hetimet ka rezultuar se ai e kishte njohur 16-vjecaren nga Shqiperia, ne shkurt te ketij viti dhe e kishte marre ne pune.
Ngjarja tronditese
Sikurse behet e ditur nga burimet policore qe pranuan te flisnin per "Korrierin", 16-vjecarja ishte larguar nga shtepia e saj, pas nje grindjeje te ashper, qe kishte patur me prinderit e saj. Per kete arsye, punedhenesi i saj shpeshhere e mbante ne shtepine e tij, ne zonen "Agio Pandeljmona", dhe here ne shtepine e tij verore ne Aspropirgo. Me 24 maj, nena e vajzes shkoi ne galerine ku punonte e bija e saj e mitur, per ta bindur dhe per ta marre ne shtepi. Por ajo eshte gjendur perballe punedhenesit te se bijes, me te cilin jane grindur keq. Pronari grek e ka perzene me force nenen e se mitures. Menjehere pas kesaj, punedhenesi e ka marre 16-vjecaren shqiptare, dhe me makinen e tij e ka derguar ate ne zonen "Neoktista", ne Aspropirgo, ku e ka mbyllur ne nje kontenier.
Intervista
Pas dhjete ditesh, vajza ka mundur te arratiset, por nuk ka vajtur ne polici, e trembur nga pasojat qe mund te kishte ajo dhe familja e saj. Sic rezultoi me vone, denoncimi i saj u duk i panevojshem, pasi me 14 korrik u publikua, ne nje gazete greke, intervista e punedhenesit te saj. Ai pretendonte se ne 28 qershor, tre persona te panjohur dhe nje femer bashke me ta, e kishin ndaluar ne Aspropirgo dhe, pasi e kishin goditur pa meshire, kishin rrembyer vajzen shqiptare, qe ndodhej ne makinen e tij. Me pas "rrembyesit" i kishin kerkuar 45-vjecarit 5000 euro per t'i kthyer vajzen. Bashke me intervisten, ai kishte botuar edhe nje fotografi te vajzes shqiptare. Te njejtat gjera u kishte thene dhe policeve, kur kishte bere denoncimin. Por me pas rezultoi e kunderta. Dukej se kjo ishte metoda e tij e vetme per te gjetur vajzen dhe per t'i mbyllur gojen asaj, per te mos dale e verteta ne shesh.
Hetimet
E gjithe ngjarja dhe publiciteti i madh qe mori, pas publikimit ne gazete, vune ne levizje te menjehershme organet policore greke per zbardhjen e ceshtjes. Sektori i Mbrojtjes se Minoreneve kreu hetimet ne te gjitha pistat e mundshme, pasi denoncimi i 45-vjecarit ishte kontradiktor dhe kishte shume pika te paqarta. Pas hetimeve dhe marrjes ne pyetje te tij, 45-vjecarit iu vune prangat, pasi u provua se e gjithe historia kishte qene nje trillim dhe se e verteta ishte ndryshe. Me pas, policia ka mundur te gjeje adoleshenten shqiptare dhe, pasi eshte marre ne pyetje, me lot ne sy, ajo ka treguar per te gjitha dite kishte kaluar e mbyllur dhe e perdhunuar nga punedhenesi i saj. Ne deponimin e saj, 16-vjecarja ka shpjeguar se punedhenesi i saj, pasi e kishte rrembyer dhe mbyllur ne kontenier, i jepte doza droge dhe e perdhunonte rregullisht, duke ushtruar dhune mbi te, megjithese ajo ne shume raste, humbte ndjenjat, edhe per shkak te drogimit. Perdhunuesi u eshte dorezuar organeve te drejtesise. Mbi te rendojne nje sere akuzash te renda. Nderkaq, 16-vjecarja eshte nen kujdesin e nje mjeku psikiater, ne perpjekje per te kaluar traumen e saj te rende shpirterore.
Korrieri.
Krijoni Kontakt