----------------------------------------------
Pas shume oresh pritjeje ne diell dhe shpenzime te shumta, dhjetra te rinjve e te rejave nga Tirana dhe rrethet u jane kthyer dokumentat per arsye te ndryshme nga zyra e pritjes se Ambasades Italiane ne Tirane.
Studentet: Po tallen me ne, kerkojme nje dite shtese per pranimin e dokumentacionit
Dita e djeshme, e fundit per marrjen e vizes nga kandidatet per studime ne Universitetet Italiane nuk ka qene me fat per dhjetra te rinj e te reja nga Tirana dhe rrethet. Historia eshte perseritur si vitin e kaluar. Vetem me nje ndryshim. Kthimi mbrapsht i dokumentave u eshte bere me lezet, duke i fajesuar si gjithnje studentet per mosplotesim korrekt te dokumentacionit, ose me keq akoma, per mosparaqitje ne diten e caktuar. Ne fakt, te gjithe te rinjte dhe te rejat te cilet aplikuan diten e djeshme u shprehen se nga ana e personelit te Ambasades nuk u pa asnje mirekuptim per arsyet sipas tyre teper justifikuese, perse ata nuk munden te futnin dokumentat ne diten e caktuar.
"Une kam qendruar gjithe diten ne diell, ne pritje te orarit per futjen e dokumentave, por nuk eshte faji im qe procedurat u vonuan nga paraditja dhe ne te pasdites nuk u futem fare"-tha Elisa nga Elbasani, e cila se bashku me te tjere nuk aplikuan ne diten e caktuar.
Te rinjte ishin te indinjuar per pritjen ne ambasade e cila sipas tyre la te kuptohej se gershera po priste shume kandidate syresh per studente ne Universitetet Italiane.
"Nuk po perdoret fshesa si vitin e kaluar. Kesaj here po shohim nje metode me te rafinuar per te mos u dhene shansin te gjitheve te shkojne jashte per studime"-u shpreh nje prind, vajza e te cilit ishte e shtruar ne spital me helmim, diten e caktuar per marrjen e vizes.
Ky reportazh marre nga "Korrieri" tregon edhe nje here, jo indiferentizmin e shtetit italian ndaj ketyre fenomeneve, por hamullinė e politikės shqiptare: pa vizion, pa objektiva dhe me gjuhe me te thjeshte "pa prapanicė!"
----------------------------------------------
Krijoni Kontakt