SHPËRTHEN MINIBUSI NË KUSHADASI, KATËR TË VDEKUR, 14 TË LËNDUAR
Katër vetë humbën jetën ndërsa 14 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes në qytetin turistik Kushadasi, në Detin Egje.
Siç njoftoi zëdhënsi turk në mesin e katër të vdekurve njëri është shtetas i Turqisë ndërsa tre të tjerë janë britanezë dhe francez.
Nga shpërthimi janë plagosur edhe 14 persona të tjerë pesë prej të cilëve janë turistë të huaj dhe gjenden në gjendje kritike.
Sipas burimeve policore shpërthimi është vepër e një gruaje terroriste vetëvrasëse. Deri tani askush nuk e morri përgjegjësinë e sulmit ku me siguri është përdorur mjet plastik shpërthyes.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 10 e 45 minuta sipas kohës lokale në momentin kur minibusi ka kaluar afër përmendores në Kushadasi.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, e përshkroi shpërthimin e sotëm si sulm terrorist. Ai nuk iu referua ndonjë grupi të veçantë për kryerjen e këtij sulmi.
Kushadasi, që gjendet 72 kilometra në juglindje të Izmirit, këtë vit ishte qendër e sulmeve me bombë e kryengritësve kurd të cilët paralajmëruan se do të ketë sulme edhe në qytete tjera turistike të Detit Egje.
Krijoni Kontakt