Lirohen nga burgu i Dubraves pjestaret e "Grupit te Llapit"
Sot, nje dite pas vendimit te Gjykates se Larte ne Kosove jane liruar nga burgu i Dubraves, pjestaret e "Grupit te Llapit", Rrustem Mustafa-Remi, Nazif Mehmeti, Latif Gashi dhe Naim Kadriu, nderkohe qe ceshtja e tyre eshte kthyer ne rigjykim. Pjestaret e "Grupit te Llapit", nepermes nje marveshje per mbrojtje ne liri, jane zotuar se nuk do te largohen nga Kosova, nuk do kontaktojne me deshmitaret dhe me personat e demtuar, do te dorezojne pasaportat ose dokumentat tjera te udhetimit, do te paraqiten ne polici e gjykate sa here eshte e nevojshme.
(Balkanweb)
Krijoni Kontakt