Nuk lind më dielli im, edhe po lindi rrezet e tij nuk arrijnë dot aty ku jam unë! E unë jam i strukur në një qoshe të jetës, në margjinat e saj i harruar. Vërtetë do të doja që së paku një rreze e këtij dielli të takonte jetën time dhe të shkrinte akullin e shtresuar mbi unin tim, të largoj terrin që më ka kapluar vetminë time dhe që të i lëviz akrepat e jetës sime, akrepat të cilët më nuk tregojnë kohën, por shkallën e humbjes sime në jetë…!
Krijoni Kontakt