Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771

    Fejton: Biografia e sportistėve

    Ketu do te shkruaj per biografite e sportisteve me te mire ne bote

    Michael Shumacher




    Michael Shumacher, kampion i shumėfisht i Formulės1, ėshtė i lindur mė 3 Janar 1969 nė Kerpen, Gjermani. Vėllai i tij Ralf Schumacher poashtu ėshtė njė vozitės i sukseshėm i Formulės1.
    Nė moshėn 15 vjeēare, ai bėhet kampion i Gjermanisė nė carting nė kategorinė e juniorėve, ai kėtė titull e mbron edhe vitin e ardshėm. Deri sa ishte 16 vjeēar merr pjesėnėkampionatin botėrorė tė carting-ut. Fillimi i karijerės sė tij lidhet me formulėn Koing, tė cilėn e ka vozitur nė vitin 1986. Shumė shpejt filloi tė vozis formulėn Ford, ku rivali i tij mė i madh ishte Mika Salo. Nė moshėn 18 vjeēare, kalon nė Formulėn 3 tė Gjermanisė, ku arrin suksese tė mėdha. Nė vitin 1990 bėhet kampion i Formulės 3. Pėr herė tė parė nė Formula 1 ėshtė paraqitur nė garėn e Belgjikės nė vitin 1991 si vozitės i ekipit tė Jordan-it. Tri vite ka vozitur pėr Benetton dhe nė vitin 1996 kalon nė Ferrari ku ėshtė edhe sot. Ky vozitės ka numrin mė tė madh tė fitoreve nė historinė e Formula 1. Njė numėr i madh i aksidenteve tė rėnda qė e kanė percjellė atė gjatė karierės sė tij nuk e kanė ndalur atė tė jetė vozitės i sukseshėm edhe sot.
    Vozitėsi gjerman ėshtė i gjatė 174cm dhe ka 74kg. Ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.

    Ne numrin e neserm:Biografia e Ronaldos
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga viganv : 18-07-2005 mė 09:01

  2. #2
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e dyte

    Biografia e Ronaldos

    Ronaldo

    Brazili nė vitin 1994 nė lojtarin 17 vjeēar qė luante pėr klubin Brazilian Cruzeiro, Ronaldon e ka konsideruar si pasardhės i Peles legjendar. Ronaldo Luiz Nazaro da Lima nė kampionatin e parė botėrorė tė mbajtur nė Amerikė, ka shkuar si Pele si 17 vjeēar, edhe pse ai gjithė kohės ka qėndruar nė bankinė.
    Qė nga ajo kohė, kariera e tij ka filluar me njė shpejtėsi tė madhe, dhe sezonat e kaluara nė PSV, Barcelonė dhe Inter i kanė sjellė atij kėpucėn e artė dhe njė imixh tė lojtarit mė tė mirė nė botė.
    Loja e tij e dobėt nė kampionatin botėrorė nė Francė ishte pėr tė si njė hyrje pėr vitet e ardshme.
    Nė pauzėn ndėrmjet dy kampionateve botėrore 1998 dhe 2002 ai ka lujatur vetėm 66 ndeshje. Kėmbėn e kishte operuar disa herė, ku dhe shumica i ka prognozuar fundin e karierės sė tij, mirėpo Kampionati Botėrorė i vitit 2002 pa dyshim e ka dematuar kėtė gjė.
    Ronaldo ka lindur nė vitin 1976 nė Rio de Janeiro. Si 14 vjeēar ai ka luajtur nė Flamengo dhe si 16 vjeēar ėshtė ftuar tė luaj nė Cruzeiro. Titujt tė cilėt i ka fituar ėshtė vėshtirė tė numėrohen: Kampionatin e Brazilit, Holandės, Spanjės, Kupėn e Holandės, Kupėn e Amerikės, Kupėn Botėrore dy herė, dy herė lojtari mė i mirė i FIFA dhe njė herė kėpucėn e artė nga UEFA. Ishte lojtari mė i mirė i kampionatit botėrorė.
    Ai sot luan pėr Realin e Madridit dhe jeton me gruan, djalin Ronaldo dhe nėnėn Sonia. Ėshtė adhurues i madh i Formula 1 dhe mik i madh i Michael Schumacherit.
    Pėr lėndimet e Ronaldos, Brazilianėt edhe sot fajėsojnė Ligėn Italiane.


    Ne numrin e neserm:Biografia e Oliver Kahnit

  3. #3
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e trete

    Biografia e Oliver Kahnit

    Oliver Kahn ėshtė i lindur mė 15 qershor 1969 nė Gjermani. Sot, sipas mendimit tė shumicės sė profesionistėve ėshtė portieri mė i mirė nė botė, gjė qė tregon edhe zgjedhjen e tij nga ekipet
    mė tė mira. Oliver Kahn ka filluar tė luaj futboll qysh si fėmijė dhe shumė gjatė ka ėndėrruar tė jetė lojėtar nė ndonjė ekip tė njohur. Kur ka qenė nė grupin e tė rinjėve nė klubet lokale nė Gjermani
    ka lujtur nė pozitėn e fundorit. Ai nuk ishte i kėnaqur me lojėn e tij dhe vendosi qė tė bėhet portier qė ka konsderuar se do t'i ndalojė golshenuesit qė tė shenojnė gola. Ai gjithmonė ka thėne se golėshenuesi mė sė miri e din se si duhet ndalur ata qė tė shėnojnė gol.
    Pas kėtij ndėrrimi drastik nė pozitėn e tij nė ekip, ju ka nevojitur njė kohė e gjatė pėr t'u pregatitur, dhe kjo e ka detyrar atė qė tė qėndrojė shumė nė bankėn e rezervistėve. Kjo nuk e demoralizoi Kahn-in por i dha mė shumė kurajo pėr tė vazhduar mė tutje. Nė Bayern Munchen ka ardhur si portieri i tretė, por me pak fat dhe mund doli i dyti dhe mė vonė i pari.
    Aftėsitė e tija i ka treguar nė Ligėn e Shampionėve tė vitit 2001, kur edhe u shpall si portieri mė i mirė nė Evropė. Selektorja e Gjermanisė ka qenė ankth pėr sulmuesit e selektoreve tjera.
    Nė Kampionatin Botėror nė Japoni dhe Korenė Jugore tė vitit 2002 u zgjodh portier pėr ekipin e endrrave (Dream Team).
    Sa i pėrket trofeve ka fituar "vetėm" dy kampionate tė Gjermanisė, poashtu ka marrė pjesė nė finalen e Ligės sė Shampionėve dhe nė finalen e Kampionatit botėror.

    Ne numrin e neserm:Biografia e Gabriel Batistutes

  4. #4
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Jeta e Gabriel Batistutes

    Gabriel Omar Batistuta ka lindur me 2 janar 1969 nė Santa Fe nė Argjentinė, dhe sot ėshtė njėri ndėr futbollistėt mė tė kėrkuar nga bota femėrore. Me futboll filloi tė merret qė nga fėmijėria e hershme, ēka ėshtė karakteritikė pėr shumė fėmijė tė Argjentinės.
    Ai gjatė karierės sė tij kishte shumė suksese dhe mossuksese. Klubi i tij i parė profesional ishte New Old Boys. Ai aty fitonte rreth 20.000 dollartė mė muaj, ku mė vonė kjo shumė kthehet nė pagė ditore. Ai shumė shpejt ndėrroi klube nė Amerikėn e Jugut dhe deri sa erdhi nė Itali ai kishte luajtur pėr River Plate dhe Boca Juniors.
    Ai debitoi pėr reprezentacionin e Argjentinės pėr herė tė parė me 27 mars 1991 nė ndeshje miqėsore me Brazilin. Qė nga atherė e deri mė sot ai ka luajtur rregullisht pėr reprezentacionin e Argjentinės. Ai kulminacionin e karierės e arriti kur erdhi tė luaj nė klubet Italiane. Nė fillim vitet e para luajti pėr Fiorentinėn, ku mė pas kalon nė ekipin e Romės.
    Popullaritet tė madh ai arriti tek bota femėrore pas inēizimit tė disa reklamave.
    Ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.

    Ne numrin e neserm:Biografia e Rubens Barichello

  5. #5
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e peste

    Jeta e Rubens Barichello

    Njėri ndėr vozitėsit mė tė mirė tė Formula 1 tė ditės sė sotshme, ka lindur me 23 maj 1972 nė Sao Paolo nė Brazil. Ėshtė njėri nga vozitėsit i cili kaloi shumė shpejt fazat dhe garat tjera dhe ka arritur sukses nė vozitjen e “cirkusit mė tė shpejtė nė botė”.
    Kur i kishte nėntė vjet ai voziste karting, dhe kur i mbushi 17 ishte kamion i pesėfishtė nė kampionatin nacional nė Brazil, dhe si 19 vjeē ai ishte kampion i Formula 3.
    Nė Formula 1 u paraqir nė vitin 1993 me ekipin e Jordan. Nė kėtė ekip ai ishte 3 vjet dhe 1997 kalon nė ekipin e Stewart.
    Nė ekipin e sotshėm, Ferrari, erdhi ne vitin 2000. Sezonin e parė pėr kėtė ekip ai zuri vendin e katėrt, tė dytin nė tretin, kurse nė sezonėn e kaluar 2002 ishte nė vendin e dytė. Edhe pse nė ekip nuk ka ndonjė tretmanin e mė tė mirit, sepse M.Schumacher ėshtė vozitėsi i parė, ai nė kėtė ekip arriti sukseset e tija mė tė mėdha. Disa herė ka qenė fitues i ēmimeve tė mėdha. Deri tani ka vozitur mbi 150 gara nė Formula 1.
    Braziliani atraktiv ėshtė i martuar.


    Ne numrin e neserm:Biografia e Diego Armando Maradona
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga viganv : 24-07-2005 mė 16:09

  6. #6
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e gjashte

    Biografia e Diego Armando Maradones





    Diego Armando Maradona > Futbollisti madh Diego Armando Maradona ka lindur nė Buenos Aires me 30 tetor 1960. Me futboll filloi tė merret qysh kur ishte i vogėl, kurse nė ekipet lokale pėr tė rinj filloi tė luaj ende pa i mbushur 5 vite. Karierėn e tij ai e ndėrtoi relativisht shpejt, por ajo ishte me shumė ndodhi tė cilat nuk janė tė zakonshme pėr njė futbollist tė thjeshtė.
    Karierėn e tij profesionale ai e filloi nė klubet Argentinos Juniors dhe Boca Juniors. Ai nė kėto klube pėr njė kohė tė shkurtė shenoi shumė gola dhe fitoi njė pozicion standard ne ekipin e parė.
    Nė kulmin e karierės sė tij, Maradona vjen nėEuropė, ku nė fillim luan pėr Barcelonėn spanjolle, pastaj pėr Napolin e Italisė. Me njė gjatėsi 168 cm, ishte njė problem i pazgjidhur pėr mbrojtjet e shumė klubeve si dhe kombtareve tė ndryshme. Pvrveē asaj qė mbahet nė mend si njė futbollist dhe golėshėnuesi mė i mirė nė historinė e futbollit, karierėn e tij e shenuan edhe shumė incidente. Njohėsve tė futbollit iu ėshtė e njohur kur Maradona shenon gol me dorė, dhe referi atė nuk e kishte vėrejtur dhe kishte gjykuar njė gol. Ai kishte dhe shumė incidente rreth konsumimit tė drogės. Njė herė ishte burgosur pėr shkak tė posedimit tė heroinės, kurse njė goditje e fortė pėr reprezentacionin e Argjentinės ishte kur u eliminua pėr shak tė testit pozitiv tė dopingut.
    Para se tė pvrfundojė karierėn, maradona kthehet nė klubet e Argjentinės, sė pari nė Newell’s Old Boys e mė pastaj nė Boca Juniors. Njė herė ishte ftuar tė komentojė ndeshjen e Argjentinė gjatė kampionatit botėrorė nė Francė dhe pėr kėtė ai kishte fituar njė milionė dollarė. “Mė duket se ėshtė mė mirė tė jesh komentator se sa lojtar” kishte komentuar ai pas ndeshjes.

    Ne numrin e neserm:Biografia e Mike Tysonit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga viganv : 26-07-2005 mė 15:06

  7. #7
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e shtate

    Biografia e Mike Tysonit

    Mike Tyson (Michael Gerrard Tyson) ėshtė i lindur mė 30 qershor 1966 nė New York. Babi i tij u largua nga shtėpia kur Mike ishte vetėm 2 vjeēar. Si fėmijė ishte nė shoqėri me bandat e rrugėve, shumė herė ka pasur probleme me ligjin. Nė moshėn 12 vjeēare u arrestua pasi kishte marrur pjesė nė njė vjedhje tė armatosur dhe ishte dėrguar nė njė shtėpi pėrmirėsuese nė arfėrsi tė New York-ut.
    Nga shtėpia pėrmirėsuese u lėshua nė moshen 14 vjeēare dhe u kthye pėrsėri nė shkollė. Profesori i edukatės fizike i vėrejti aftėsistė e Mike-ut dhe e dėrgoi atė te treneri legjendarė Kus Damato. Nėna i vdiq deri sa ai ishte 16 vjeēarė. Dhe Damato bėhet mbikqyrėsi i tij. Tyson pėrsėri u gjend nė njė shtėpi pėrmirėsuese nė vitin 1983 pasi e kishte dhunuar njė vajzė 12 vjeēare.
    Duke pasur parasysh sukseset e tij si amator ai nė vitin 1984 provon qė tė futet nė ekipin olimpik tė Amerikės, por nuk ka sukses. Po nė kėtė vit edhe fillon kariera profesionale e Mike Tyson-it. Nė vitin 1985 pėr herė tė parė Mike Tyson bokson nė njė ring profesional. Nė vitin e parė tė tij si bokser profesional fiton 15 lufta pa asnjė humbje. Shumė kritikė tė boksit thonin se Damato kishte formuar njė bokser tė pėrsosur. Por pėr fat tė keq ai nuk mundi ta sheh nxėnėsin e tij me titullin e kampionit pasi ai vdiq nė vitin 1985.
    Vitin e ardhshėm Tyson bėhet kampioni mė i ri nė kategorinė super tė rėndė. Po atė vit fitoi tri tituj WBC, WBA dhe IBF. Ishte pa konkurencė.
    Problemet e para me ligjin pasi u bė bokser profesionist, i pati nė martesė. Gruaja e tij e atėhershme, Robin Givens, e akuzoi pėr pėrdorim tė dhunės nė familje. Tyson u shpall fajtor, u nda nga gruaja e tij dhe pagoi njė denim.
    Tjetri skandal i Tysonit ishte pėrdhunimi i njė vajze 18 vjeēare nė vitin 1992, pėr tė cilėn u gjykua pėr 6 vjet burgim, por u lirua pas tri viteve. Pas daljes nga burgu tha se ėshtė njeri i ri dhe do t'i marrė titujt e tij tė humbur. Gjatė qėndrimit nė burg e ndėrroi fenė dhe kaloi nė fenė islame. Ai poashtu u bė edhe pėrkrahės i komunizmit pasi nė dorė e kishte vendosur tatuazhėn e Mao Ce Tung.
    Luftat e reja tė Tyson-it i kanė sjellė atij mė shumė para se mė herėt. Pėr tri fitore tė lehte pas daljes nga burgu i fitoi 65 milion dollarė.
    Por, lufta me Holyfildin ishte njė ndalesė pėr atė sepse e pėsoi disfatėn e parė nė karierėn profesioniste. Lufta kthyese u mbajt pas disa muajsh dhe ishte e pazakonshme pasi ai i kafshoi veshin Holyfildit. Atė ditė ai u desht tė paguaj njė dėm tė madhė dhe iu anulua liēenca pėr tė boksuar nė shtetin e Nevadas.
    Nė vitin 1998, Tyson martohet pėr herė tė dytė. Deri mė sot ka boksuar vetėm jashtė shtetit tė Nevadas, por mind tė thuhet se kariera e tij ėshtė nė rėnje. Lufta e fundit ishte kundėr Lenox Lewisit ku u nokautua nė raundin e tetė.
    Nė vitin 2000 u nda nga gruaja e tij e dytė dhe tash jeton nė New York dhe pregatitet pėr titullin e kampionit.

    Ne numrin e neserm:Biografia e Jarno Trullit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga viganv : 27-07-2005 mė 18:28

  8. #8
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e tete



    Jarno Trulli ka lindur mė 13 korrik 1974 nė Peskara tė Italisė. Ėshtė pėr tė pėrmendur se ai njė kohė tė gjatė ka vozitur nė Karting. Ai ka filluar qysh nė moshėn 9 vjeēare dhe aty mbeti deri kur i mbushi 21 vjet. Kishte sukses nė shumė gara dhe dy herė ka qenė kampion botėrorė nė Karting. Nė vitin 1995 miku i tij dhe Flavio Briatore i ndihmoi tė hyjė nė Formula 3 Gjermane, nė tė cilėn vozit dy vitet e ardshme. Nė sezonin 1996/1997 ai bėhet kampion nė kėtė kategori.
    Nė vitin 1997 ai kalon nė Formula 1 dhe pėrsėri duke i faleminderuar Briatores ai kishte marrė pėrparėsi ndaj brazilianit Markes. Gara e parė e tij ishte ajo pėr ēmimin e madh tė Australisė dhe voziti pėr ekipin Minardi. Nė mes tė sezonit kalon nė ekipin Prost, pas garės sė Kandasė ku ishte lėnduar Olivier Panis. Nė kėtė ekip kishte mbetur edhe dy vite, por pa ndonjė suskes tė madh. Nė vitin 2000 dhe 2001 vozit pėr ekipin Jordan ku mė pastaj kalon nė Renault ku ėshtė shef Flavio Briatore.
    Suksesi mė i madh i tij i parė shte vendi i parė nė vitin 2003 si dhe gara e 100 e tij.

    Ne numrin e neserm:Biografia e David Coulthard

  9. #9
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Biografia e David Coulthard

    David Coulthard ka lindur me 27 mars 1971 nė Skoci. Ky vozitės i Formulės 1 ka filluar tė vozit karting qysh kur i kishte 10 vjet nė kampionatin e Juniorėve nė Skoci. Ai ishte kampion i trefishtė nė vitin 1986, 1987 dhe 1988.
    Nė vitin 1989 kalon nė Formula Ford tė Britanisė, ku si debitant fiton titullin kampion. Vitin e ardhshėm ai vozit nė Formula Vauxhall dhe nė vitin 1991 kalon nė Formula 3, dhe qysh nė vitin e parė ai u bė nėnkampion.
    Nė vitin 1992 ai kalon nė Formula 3000 pvr dy vite. Sukses mė tė madh ai e kishte nė kėtė kategori me vendin e tretė nė fund tė sezonit 1993.
    Coulthard kalon nė Formula 1 nė vitin 1994. Du sezonat e para ai ka vozitur pėr ekipin e Williams, dhe qė nga viti 1996 ai gjendet nė ekipin e McLaren Mercedes.
    Suksesin mė tė madh nė Formula 1 e ka pasur vitin 2001 kur ishte nėnkampion.

    Ne numrin e neserm:Biografia e Shaquille O'Neal

  10. #10
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pjesa e 10

    Shaquille Rashaun O’Neal ka lindur me 06 mars 1972 nė New Jersey, si fėmijė jashtė martese. Emri i tij nė arabisht do tė thotė luftėtari i vogėl.
    Me basketboll filloi te merret nė Universitetin nė Luziana kur i kishte 17 vjet. I njohur me nofkėn Shek (Shaq), sipas shumicės ka trashėguar Michael Jordan si basketbollist mė i madh nė NBA.
    I gjatė 220 centimetra dhe rreth 150 kilogram me vite ėshtė i pakapshėm nė qendėr –pozicion. Edhe pse nė parket ėshtė shumė agresiv, nė jetėn private ai ėshtė shumė i matur dhe i qetė. Ai basketbollin e pėrdori edhe pėr shkaqe komerciale. Prodhimi i kukullave dhe parfumit “Shaq” ēdo vit i sjell shuma tė mėdha tė hollash.
    Ai gjithashtu merret me Rap muzikė, por edhe ka pasur rol nė filma. Albumi i tij i parė Rap nė Amerikė ėshtė shitur me miliona. Momentalisht ėshtė basketbollisti mė i paguar nė basketbollin profesional. Ka marrė shumė ēmime si ato me klubin po ashtu edhe individuale.
    Ėshtė e njohur se ka njė fėmi, edhe pse nėpėr intervista ka thėnė se ka mė shumė fėmijė, ku nė asnjė rast nuk pėrmendet gruaja e tij.

    Fund

Tema tė Ngjashme

  1. Gazeta TEMA - Fejton - ''Antena brenda familjes''
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 16:12
  2. BIOGRAFIA: Rrok Logu (ambasador)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2006, 05:06
  3. Si tė pėrgatitet njė CV?
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 15:52
  4. Elias Canetti
    Nga Postmodern nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 06:57
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •