Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56
  1. #51
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Di njeri ne ēfare websiti mund ta ndjekim ndeshjen e Tirones???
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    ju lutum a e din kush ku mund ta ndjekim ndeshjen e tiranes.... a di kush ndonje websit nqs di ju lutem na thoni se ku flm. tirana do kualifikohet sonte dhe eshte e vertete 3me 1 per tiranen forca shqiperija.
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  3. #53
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Ervisa me duket se e gjeta shiko te www.medialb.com
    Duhet te marresh programin e tyre qe ta ndjekesh ndeshjen. Kaq info kam tani per tani.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  4. #54
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    CSKA - TIRANA 2 - 0

    Pashe 30 minutat e fundit ....
    Tirana ka loz dobet .
    Golat... ne minuten e 3 me koke i lire ne zone gjuan shenon.... dhe si gjithmone ne fund te ndeshjes goli dyte ...

    Kishte nje rast flagrant Rraklli , ku portieri tyre doli si debil nga porta , por nuk u be gje...


    Me sa pashe Tirana po lozte per mos tu rrah thelle dhe me shpresen tek apeli i UEFA ......
    Ne fushe CSKA meritoi kualifikimin ...ndersa ne tavolinat e UEFA te shofim ...shpresojme...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kryeqytetasit presin njė pėrgjigje nga UEFA, pėr shkak tė aktivizivimit tė Sakaliev 30-07-2005

    Tirana, tani me sy e veshė nga UEFA

    Aranit MURAĒI


    Tirana duhet tė kalojė turin e dytė, qė tė pėrballet nė tė tretin me kampionen e Europės nė fuqi, Liverpulin e madh. Bardheblutė i kanė shumė tė pakta shanset pėr tė pėrmbysur rezultatin e ndeshjes sė parė. Megjithatė, gjatė dy ditėve tė fundit ėshtė shfaqur njė front i ri qė i ka shtuar ndjeshėm shpresat, pasi CSKA-ja mund tė ndėshkohet rėndė nga UEFA. Sipas shefit tė klubit Tirana, Shkėlqim Muēa, nė zyrat e UEFA-s ėshtė dėrguar njė kėrkesė zyrtare pėr tė rishikuar ēėshtjen e lojtarit nė fjalė dhe nė rast se rezulton e tillė, ndeshja jepet nė tavolinė 3-0. Kėsisoj, Tirana do tė ketė fatin e madh tė luajė nė turin e tretė me Liverpulin qė fitoi kurorėn e Ligės sė Kampionėve vetėm pak kohė mė parė. "Kemi dėrguar nė UEFA njė kėrkesė zyrtare dhe presim pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė UEFA nėpėrmjet njė faksi na ka njohur me shqyrtimin e problemit tė lojtarit, ashtu sikurse i ka dėrguar njė faks edhe ekipit bullgar tė CSKA-sė sė Sofjes. Presim tė jepet verdikti pėrfundimtar," - shprehet Muēa.
    Nė fakt lajmi ėshtė publikuar fillimisht nė mediat bullgare. Mė pas ka sjellė interesimin e palės kryeqytetase, qė nisur nga i njėjti preēedent qė i ndodhi Bashkiminit tė Kumanovės, shpreson tė zhvillojė ndeshjen e kthimit jo nė disfavor 0-2, por me njė ndeshje tė dhuruar nė tavolinė, me rezultatin 3-0. Nė njė situatė tė tillė bardheblutė do tė mund ta kenė mjaft tė realizueshėm ėndrrėn e tyre, tė jenė nė turin e tretė paraeliminator. Pretendohet se CSKA-ja ka aktivizuar lojtarin Stojko Sakaliev, i cili ėshtė aktivizuar mė parė me ekipin e PFC Nafteks dhe nė "Qemal Stafa" ka mbajtur numrin 21 mbi fanellė. Nėse vėrtetohet nga UEFA se lojtari me numėr 21 qė luajti kundėr Tiranės nuk ėshtė pronė e CSKA-sė, ndeshja do t'i jepet Tiranės nė tavolinė me rezultatin 3-0. UEFA ėshtė duke mbledhur informacionin e nevojshėm nga tė tre klubet, pėr tė dhėnė verdiktin e saj pėrfundimtar kėtė tė hėnė.


    Sekretari bardheblu, pas pėrgjigjes sė parė negative, thotė se Tirana po e apelon ēėshtjen mė lart 02-08-2005

    Tirana: Tani e ka fjalėn Apeli nė UEFA


    Aranit MURAĒI



    Komisioni i disiplinės, i mbledhur dje pėr tė analizuar mes tė tjerash ndeshjen Tirana-CSKA, pėr sa i pėrket aktivizimit tė lojtarit Sakaljev, ka dhėnė vendimin, qė ka mbėrritur menjėherė nė zyrat e klubit "Tirana" nėpėrmjet njė faksi. Shefi i klubit bardheblu, Shkėlqim Muēa, bėri tė ditur pėr "Sportin shqiptar" se pėrgjigjja e parė nuk e ka dhėnė ndeshjen nė tavolinė. "Kemi marrė pėrgjigjen e parė nga komisioni i disiplinės, i mbledhur dje pėr kėtė problem, e cila ėshtė negative. Pra, jemi njoftuar midis tė tjerave se pėr pamjaftueshmėri provash, rezultati i ndeshjes sė parė mbetet nė fuqi dhe Tirana nuk e fiton nė tavolinė ndeshjen. Pra, komisioni i disiplinės nė UEFA nuk ka mundur dot tė vėrtetojė nėse Sakaljev ėshtė apo jo lojtar i rregullt i CSKA-sė."
    Kėshtu, Tirana, me tė mėsuar lajmin negativ, ėshtė interesuar edhe lidhur me palėn bullgare tė Nafteksit tė Burgasit, nė Bullgari, qė ka marrė tė njėjtėn pėrgjigje. Mirėpo me kėrkesė tė palės sonė, klubi bullgar i Burgasit i ka dėrguar tėrė dokumantacionin e nevojshėm Tiranės, e cila e ka pėrpiluar nė moment. "Ne si klub mendojmė se tani e kemi siguruar tėrė dokumentacionin zyrtar, qė vėrteton se Sakaljevi ėshtė lojtar i Nafteksit deri nė qershor tė vitit 2006. Kur kundėrshtari ynė, CSKA, ka bėrė federimin e lojtarėve dhe e ka fshehur faktin qė pėr ēėshtjen "Sakaljev" e ka humbur gjyqin e shkallės sė parė me ekipin e Nafteksit. Ky fakt vėrtėton se lojtari nė fjalė nuk ka qenė ende futbollist i CSKA-sė. Ne kemi siguruar rreth 12 faqe material tė shkruar rreth kėtij problemi dhe jemi duke e kthyer nė anglisht pėr ta nisur mė pas drejt zyrave tė UEFA-s," - shpjegon shefi i klubit bardheblu.
    Ndėrkaq, njė komision tjetėr nė UEFA, ai i apelit, do tė japė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Komisioni ka tė drejtė tė mblidhet edhe pas datės 3 gusht, ndėrsa Tirana po bėn pėrgatitjet e saj pėr tė rifituar tė drejtėn e rezultatit nė tavolinė.
    Gjatė ditės sė djeshme, me pėrgatitjen e dokumantacionit qė po pėrgatitej pėr nė apel janė marrė edhe persona kompetentė nga klubi bardheblu. "Ne me tėrė dokumentacionin qė kemi siguruar jemi mjaft optimistė se do ta fitojmė ndeshjen nė tavolinė. Tėra procedurat janė drejt pėrfundimit dhe do t'i niset edhe njė herė UEFA-s, pėr t'u rishqyrtuar nga apeli. Vendimi nuk ėshtė i thėnė tė jepet para ndeshjes sė kthimit. Ai mund tė merret edhe pas ndeshjes, pasi rezultati qė jepet ėshtė standard dhe dihet. Pastaj bėhet bilanci i rezultateve edhe me ndeshjen e dytė," - pėrfundon sekretari i pėrgjithshėm i Tiranės, Muēa.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nese ka akoma drejtesi, Tirana do shkoje per here te pare ne turin e trete te Kupes se Kampioneve.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •