EDO shife ca shkruhet ktu ,m'duket se me verte osht nji gabim ne lidhje me ket lojtarin bullgar !!!
kjo osh mor nga siti i
www.futbolli.com
Ne nje atmosfere madheshtore ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ekipi kampion i Shqiperise, KF Tirana eshte mundur nga dy gola ne minutat e fundit te ndeshjes nga ekpi kampion I Bullgarise, PFC CSKA Sofia.
Po nje tjeter ngjarje qe ka te beje me anen administrative te ndeshjes ka terhequr vemendjen e tifozave Bardhe e Blu ne internet. Behet fjale per njerin nga lojtaret e ekipit bullgar, numri 21, Stoyko Sakaliev. Ky lojtar figuron akoma ne listen e lojtareve te nje ekipi tjeter bullgar ne ligen e pare bullgare, PFC Naftex. Ne baze te informacioneve te marra ne internet, ky lojtar eshte huazuar tek ekipi Naftex per nje periudhe kater-mujore ne sezonin e kaluar dhe e ka shtyre kontraten me PFC Naftex deri ne 30 Qershor 2006. Pra, ky lojtar nuk duhet te figuronte ne listen e lojtareve te CSKA-se, aq me teper te luante ne ndeshjet e Liges se Kampioneve. Kjo bie ndesh me regulloren e UEFA-s persa i perket lejes se lojtareve te mundshem per te luajtur gjate ketij kompeticioni evropian. Gjithashtu disa dite me pare edhe presidenti i ekipi Naftex eshte shprehur se nese Sakaliev aktivizohet me CSKA-ne ai do te apelonte ne UEFA.
Nese dicka e tille eshte e vertete, ne si tifoza, jemi shume te indinjuar dhe presim qe ekipi i zemres, KF Tirana, te marri masat e duhura per te zgjidhur kete mos-marrveshje me Komisionin e Disiplines prane UEFA-s. Dhe nese me te vertete kemi shkelje nga pala Bullgare, atehere shpresojme ne nje zgjedhje te drejte te situates qe normalisht kerkon nje rezultat ne tavoline 3-0 sic ndodhi dhe gjate ndeshjes se pare te Kupes UEFA me ekipin e Baskimit te Maqedonise. Nese nje transferim i tile eshte zgjidhur brenda normave te bazuara ne regulloren e UEFA-s, atehere kerkojme ndjese per keqkuptimin.
Me poshte keni faqet e internetit te dy ekipeve Naftex dhe CSKA ku figuron i njejti lojtar.
CSKA -
http://inside.cska.bg/en/theclub/tea...pid=3000000075
Naftex -
http://www.pfcnaftex.bg/en/team_player.php?pid=49
* Ky shkrim nuk reflekton opinionet e stafit te Futbolli.com. Eshte thjeshte nje leter nga tifozat e Tiranes, e cila na u duk nje ceshtje mjaft serioze
Krijoni Kontakt