*U prish Jarania ra Qeveria*
Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
Eshte shum interesant sesi ky njeri si krijese sociale ka nevoje per tjetrin , bile eshte e pa imagjinuar jeta pa tjetrin, pa shoke dhe miq, pa shoqėri nga tė cilėt merr dhe jep, pėrfitojnė nga ti dhe pėrfiton nga ta , me ta shoqėrohesh e forcohesh, me ta ndėrtohet shoqėria e formohet shteti . Kėtė urtėsi e ka cekur I madhi Allah nė Kuran ku thotė; O ju njerėz Ne ju kemi krijuar nga njė mashkull dhe njė femėr pastaj ju kemi bėrė popuj dhe fise nė mėnyrė qė tė njiheni mes veti (Huxhurat:13).
Nė mėnyrė qė tė njiheni mes veti, ti ndihmoni njeri tjetrit, ti shkembeni aftėsitė dhe njohurit e juaja, ashtu qė tė krijoni njė shoqėri dhe tė ndėrtoni shtet. Sepse ėshtė e pa mundur qė njė njeri tė kėtė njohuri te tė gjitha lėmive, por secili me atė qė ia ka dhėn Zoti kontribon dhe i ndihmon tjetrit, secili e plotėson tjetrin. Pėr kėtė arsye Pejgmberi a.s. nxitė shumė muslimanėt qė ta plotėsojnė e forcojnė njeri tjetrin, bile kėtė forcim e pėrgjan me tjegullat e murit tė cilat e lidhin njėra tjetrėn, e forcojnė dhe nė fund behet muri. Ashtu qė sado qė tė jetė tjegulla e mirė dhe e fortė, ajo prapė mbetėt tjegull, nuk bėn muri. Thotė Pejgmberi a.s. Besimtari pėr besimtarin ėshtė sikurse njė muri (tjegullat e tė cilit e lidhin forcojnė) njėra tjetrėn). E tjegulla ėshtė individi ndėrsa muri ėshtė shoqėria. E sa mė tė mira tjegullat aq mė i mirė dhe i fortė muri, e sa mė i mirė muri aq mė e mirė shoqėria, e shoqėria e mirė formon shtetin e mirė. Ky ėshtė njė nga vizionet e islamit dhe idealet e njerezimit qė moti. Pėr kėtė arsye njerėzimi ka shfaq interesim dhe ka bėrė pėrpjekje, e nė veēanti njerėzit e medhėnj tė atij populli qė ta krijojnė njė shoqeri sa mė tė shėndoshė e sa mė tė mirė dhe gradual tė vijnė deri tė formimi i njė shteti i cili do tė udhėhiqet nga njerėzit e mirė e tė shėndoshė. Kėtė ideal e kemi pasur edhe ne si popull, me gjenerata kemi ėndėrruar t'a kemi njė shtet i cili do tė udhėhiqet nga njė qeveri e dalur prej shoqėrisė sonė, prej popullit tonė.
Nuk e di a mos jemi ngutur pak, nuk mendoj nė formimin e shtetit dhe shpalljen e pavarėsisė, por nė 'dallashimin' e hapave ngase kemi vrapuar mė shumė pas shtetit sesa pas individit dhe shoqėrisė dhe ja shtetin e formuam dhe atė po e udheheq njė pjesė e shoqėrisė sonė, por si po e udhėheq! Kemi pas cekur me herėt nė njėrin nga artikujt tanė tė kėsaj gazete se: nuk ėshtė me rėndėsi ndėrtimi i shtetit sa ėshtė me rėndėsi ndėrtimi i shoqėrisė dhe tė punuarit pėr shtet. Kush do ta kishte besuar se do vij koha qė Kosova tė shpallet shtet, tė udhėhiqet nga bijtė e saj, e pastaj ata tė punojnė kundėr saj! La ilahe ilAllah sa fjalė e idhėt ėshtė kjo, por mjerisht e vėrtetė! Nuk ėshtė lehtė me kuptuar e aq mė pak me pranuar pėr njė njeri tė rėndomt me natyrshmėri tė shėndoshė sesi ka mundėsi qė njeriu tė punoj kundėr vetvetės sė tij, ngase ai qė punon kundėr shtetit tė tij, ai nė realitet ka punuar kundėr vetės se tij.
Tė kthehemi nė temė e mos tė zgjerohemi shumė. Kur po i shėnoi kėta rreshta gjindem nė Medinen e ndriquar nė xhaminė e Pejgamberit a.s. ku pasi falum sabahun, ngrehum tesbih, u luta pėr vete, familje shoqėri dhe shtet, pastaj lexova pak Kuran fillova tė meditoi, mora nje fletore e laps dhe vendosa ti shkruaj keta rreshta pėr populin tim, pėr shoqėrinė time, per shtetin tim tė cilin e dua shumė dhe pėr tė cilin jam nė gjendje ta jap jetėn. Duke qendruar me haxhinjet e Kosovės kėtu nė Medine na erdhi lajmi se qeveria ka ra, e pse ka ra? Sepse u prish koalicioni. E pse u prish koalicioni? Sepse u prish shoqėria, u prish jarania. E pse u prish ajo shoqėri e jarani kur deri dje ishin bashkė, hanin e pinin bashkė, u krenonin se kanė njė shoqėri tė fortė e mė pas edhe njė qeveri stabile, mbronin njėri tjetrin, ndėrsa sot u ndanė dhe u pėrēanė, filluan akuzat ndaj njėri tjetrit, ra qeveria u prish jarania.
A nuk po pajtoheni me mua se ajo jarani e miqėsi nuk ka qenė e ndėrtuar nė baza tė shėndosha, siē thotė populli: nuk e kanė pasur per riza tė Zotit, por pėr interesa tė vogla qofshin ato individuale a partiake, e jo sa duhet pėr interesa shoqėrore dhe shtetėrore. Ēdo shoqėri, ēdo jarani e cila nuk ėshtė e ndėrtuar mbi baza tė shėndosha ajo sado qė duket nga jashtė se ėshtė e fortė, ajo brenda ėshtė e dobėt, ajo shoqėri e jarani nuk ka mundesi tė zgjas shumė.
A nuk ka ardhur koha qė shoqėria jonė tė vetdijėsohet, qė liderėt tanė tė kthehen drejt popullit, tė mishėrohen me shoqėri, ta jetojnė jetėn e tyre, ti pėrjetojnė ndjenjat e tyre, tė vėllazėrohen me ta, ashtu qė tė pėrmirėsohet shoqėria, tė jetė njeti (qėllimi) i pastėrt e tė forcohet shteti. Allahu tė gjithėve na drejtoftė e na udhėzoftė e na bashkoftė nė punė tė mira e tė hajrit, e shtetin tonė na forcoftė, amin dhe deri javen e ardhshme me njė temė tjetėr selam alejkum.
Epoka e Re
Krijoni Kontakt