Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Francë: 30 deri në 70 000 konvertime në Islam

    E marte 16 Nëntore 2010 20:31



    Në Francë, brenda vitit, 30 deri në 70 000 francezë konvertohen në Fenë islame. Shumica e të konvertuarve janë femra

    Duke hulumtuar këtë fenomen masiv të konvertimit në Islam, gazetarët e televizionit kombëtar francez „National” Pierre Nicolla dhe Jean-Michelle Mier kanë bërë një reportazh të shkurtër, i cili u transmetua në televizionin kombëtar. Me këtë rast, gazetarët kanë biseduar me dy femra të konvertuara në Islam.

    Jeraldine, nënë e dy fëmijëve, thotë se është krenare që është franceze dhe muslimane, tani xhamia është ajo që tërheq, e jo kisha.

    Ajo, dikur ishte krishtere, e admironte priftin dhe gjithmonë mbante një kryq rreth qafës. Megjithatë, më 15 Gusht, kur krishterët festojnë ngjitjen e Marisë, ajo vendosi ta pranojë Islamin. E gjitha, që iu desh të bënte, ishte të shqiptonte një fjalë: Lâ ilâhe illallâh, Muhammedu Resûlullâh, që do të thotë: Nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut.

    Sot, ajo bartë shaminë. Derisa vajza e saj mendon se ajo duket si afrikane, Jerladine thotë se në brendinë e saj ndihet shumë mirë.

    “Para konvertimit tim, njerëzit më njihnin si një femër të brishtë franceze, dikë që mund ta mashtrojnë lehtë, por që kur e kam vënë mbulesën, si një muslimane, jam bërë grua dhe motër e respektuar.

    Jeraldine e pranon nevojën për disiplinë, e Islami këtë ia dhuron. Për shembull, më nuk konsumon alkool, por për këtë nuk i vjen aspak keq, ajo thotë se është e njëjtë si ushqimin që ju e përgatitni në një mënyrë të caktuar dhe pastaj vendosni ta provoni në një mënyrë tjetër dhe e zbuloni se kjo është më mirë.

    Konvertimi i Valerisë në Islam ka ndodhur para Jeraldines. Ajo është një mjeke e shkëlqyer, ka dy vite që është muslimane. Nuk mund të themi se prindërit e saj janë sjell keq, por gjithsesi, ata nuk ishin të pajtimit në lidhje me konvertimin e saj. Ajo tha: “Ata nuk janë të interesuar, askush në familje nuk ka lexuar ndonjë libër për Islamin, gjithçka që dinë është se janë kundër”.

    Para konvertimit në Islam, ishte shokuar për ndalimin e hixhabit në shkolla, dhe tronditur nga bota perëndimore e cila është bërë materiale.

    “Ajo që më së shumti më pengon është mënyra se si e vlerësojmë personin, është mirë kur jemi konkurrent, nuk ka rëndësi nëse jemi pak të dyshimtë në karakter apo mashtrues, por gjithçka është reduktuar në çështjen e tregtisë, e asgjë më shumë”, thotë Valerie

    Në të ardhmen ajo shpreson të martohet me një muslimanë, dhe nëse ata do të kenë fëmijë do t’i edukojnë si muslimanë. /islamgjakova.net/
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Neve na ndoj shpaten ne fyt Turku, po ktyre kush po ja ndon shpaten ne fyt ??, e keni gjet ?
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  3. #3
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Neve na ndoj shpaten ne fyt Turku, po ktyre kush po ja ndon shpaten ne fyt ??, e keni gjet ?
    talebant....................
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •