Disa dilema tė grupeve tė humbura nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Dilema e parė:
Kanė marrė pėr argument fjalėn e Allahut: (Musai ) tha ; O Zoti im! Mu shfaq qė tė shoh ty hapur. Allahu tha: Ti nuk do tė mė shikosh Mua, por shiko malin, nėse ai do tė mundet tė qėndrojė nė vendin e Tij, atėherė ti do tė mė shohėsh mua. [El- Arafė:143]
Kanė thėnė: Ky ajet tregon se Allahu nuk do tė shikohet.
Pėrgjigjia: Ky ajet nuk tregon se Allahu nuk do tė shikohet nė botėn e pėrtejme por pėrkundrazi ai tregon se Allahu do tė shikohet, pra ai ėshtė argument kundra tyre pėr arsyet qė vijojnė:
a. Nuk ėshtė e drejtė qė tė mendohet se Musa i ka kėrkuar Allahut diēka qė ėshtė e pamundur tė ndodhė, sepse ai ėshtė i derguari i Allahut dhe Allahu atij i ka folur me fjalė. Ai ka qėnė mė i dituri i njerėzve nė kohėn e tij rreth Zotit tė tij, kėshtu qė nuk ėshtė e mundur tė kėrkojė diēka qė bie ndesh me besimin.
Pėrderisa ai ketė gjė e ka kėrkuar prej Allahut, kjo tregon qė ėshtė e mundur.
b. Allahu nuk e kritikoi dhe nuk e refuzoi kėrkesėn e tij, ndėrsa kur kėrkoi Nuhu shpėtimin e djalit tė tij, Allahu e kritikoi me fjalėt; Unė tė paralajmeroj qė tė mos jesh prej tė paditurve.[ Hud:56]
c. Allahu i tha : Musait:Ti nuk do tė mė shikosh dhe nuk i tha qė : nuk ėshtė e mundur tė shikohej, apo Unė nuk mund tė shikohem. Ndryshimi mes dy pėrgjigjeve ėshtė i qartė. Pra kjo pėrgjigje qė Allahu ia dha Musait, tregon se Allahu do tė shikohet, por fuqia e Musait nuk e pėrballon shikimin e Tij nė kėtė dynja . Pretendimi i tyre se pjesėza mohuese: len tregon pėr mohim tė pėrhershėm nė tė ardhmen dhe se ajo tregon pėr mosshikimin e Allahut nė Ahiret ėshtė i pasaktė, sepse ajo sikur tė ishte pėrforcuar me fjalėn ( kurrė), -nuk do ta shikosh kurrė- nuk tregon pėr mohim tė pėrhershėm nė dynja dhe nė Ahiret .Atėherė si tė thuhet qė ėshtė e tillė kur pjesėza pėrforėcuese e mohimit nė tė ardhmen (kurrė) nuk ekziston.
Allahu ka lajmėruar nė Kuran se ēifutėt kurrė nuk do ta dėshirojnė vdekjen;Por ata kurrė nuk do ta dėshirojnė atė [Bekare:95]
Nuk ka dyshim se mohimi ėshtė i kufizuar nė kėtė dynja sepse nė Ahiret ( nė zjarr) kafirėt do ta dėshirojne vdekjen dhe zhdukjen. Allahu ka thėnė nė Kuran: Do tė thonė : O Malik ! Le tė na japė fund Zoti yt. Ai do tu thotė: Sigurisht qė do tė mbeteni pėrjetė. [E- Zuhruf:77]. Atėherė fjala e Allahut :Ti nuk do tė mė shikosh do tė thotė: Ti nuk do tė mė shikosh nė ketė dynja.
Dilema e dytė:
Ka thėnė; fjala e Allahut nė Kuran: Atė nuk e pėrfshijnė shikimet dhe Ai i pėrfshinė shikimet. [ El Emnamė: 103] tregon qė Allahu nuk mund tė shikohet.
Pergjigjja: Sikurse edhe ajeti i kaluar ky ajet tregon qė Allahu do tė shikohet, sepse kuptimi ėshtė qė: shikohet por nuk pėrfshihet me shikim. Pėrfshirja me shikmi ėshtė diēka mė shumė se thjesht shikimi. Pėrderisa ka mohuar pėrfshirjen, kjo tregon se shikimi do tė ndodhė. Krijesat nuk mund ta pėrfshijnė Atė me tė shikuarit e tyre pėr arsye se madhėria e Tij ėshtė e pėrkryer, por kjo nuk tregon qė besimtarėt nuk shikojnė tek Ai. Sikur qė krijesat e dinė qė Allahu ekziston dhe nuk e pėrfshijnėAtė me dijen e tyre po ashtu e shikojnė (muslimanėt prej tyre) megjithėse nuk e pėrfshijnė me tė shikuarit e tyre. Ka krijesa tė cilat njerėzit i shikojnė megjithėse nuk i pėrfshijnė me tė shikuarit e tyre, si pėr shėmbull; dielli.
Atėhere si mos tė konceptojmė qė sytė e shikojnė Allahun, Krijuesin e krijesave nė Ahiret por nuk e pėrfshijnė Atė!
Nga kjo qė e sqaruam rezultojme se ēdo argument tė saktė qė pėrdorin grupet e humbura pėr tiu kundėrvėnė tė vėrtetės ai ėshtė kundra tyre. Ibn Tejmije nė : Elakl dhe En- nakl- ka thėnė: Unė jam i gatshėm qė ēdo argument tė saktė qė e pėrdor kushdo qoftė pėr diēka tė pavėrtetė ta kthej atė argument kundra tij.
Disa gjėra qė kanė tė bėjnė me ketė temė:
1. Tė shikuarit e Allahut ėshtė argument se Allahu ėshtė nė lartėsi mbi kriejsat e Tij, sepse nuk mund tė pėrfytyrohet shikimi pa pėrballim ndėrmjet shikuesit dhe tė shikuarit. Ai qė mendon se Allahu do tė shikohet por jo nė ndonjė anė, le tė kontrollojė mendjen e tij sepse ai ose refuzon arsyen llogjike ose ka diēka nė mendje. Nėse do tė thotė shikuesi e shikon, por as pėrpara e as mbrapa, as djathtas e as majtas, as lart e as poshtė, kėtė do tia refuzonte ēdo njeri qė e degjon me natyrshmėrinė e tij tė pastėr. Fakti qė Allahu shikohet nė anėn e lartėsisė nuk do tė thotė qė ajo e pėrfshin apo e kufizon atė, sepse me fjalėn: anė: nuk nėnkuptojmė njė vend apo diēka tė kufizuar brenda krijesave.Ne me tė kemi pėr qėllim hapėsirėn jashtė tė gjitha krijesave, pėr mė gjerė shiko: Sherhut tahauije tė Ibnu Ebil izz.
2.Asnjėri nuk e shikon Allahun nė dynja me sy. Kjo sepse Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) na ka thėnė nė hadith: Dhe se ju nuk do ta shikoni Zotin tuaj derisa tė vdisni. Trs , Ahmedi & Ebu daudi.
Dijetarėt nė lidhej me kėtė ēėshtje janė tė gjithė dakort pėrveē pėrsa i pėrket shikimit tė Profetit ( sal-lAllahu alejhi ue selem), disa janė tė mendimit se e ka parė me sy dhe disa tė tjerė janė tė mendimit se nuk e ka parė me sy.
Tė parėt kanė pėr argument njė trs , nga Ibnu Abasi i cili thotė se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) e ka shikuar Zotin e tij me sytė e tij. Kėtė transmetim e ka pėrmendur Ibnu Huzejme dhe ai ėshtė i dobėt sikurse thotė Albani.
Dijetarėt e mendimit tė dytė kanė argument hadithin e Ebu Dherrit : E pyeta Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem): A e shikove Zotin tėnd ?! Ai tha: Dritė si ta shikoja?
Pra Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka shikuar perden e dritės qė e pengon shikimin tek Allahu, prandaj ka thėnė nė fund : si ta shikoja???- trs , Muslimi.
Gjithashtu kanė marrė pėr argument thėnien e Aishes drejtuar Mesrukut: Kush tė thotė ty se Muhamedi ka shikuar Zotin e tij, ai ka genjyer. Trs , Buhariu& Muslimi.
Mendimi mė i saktė nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė qė: Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e ka parė Zotin e tij me zemėr dhe nė ėndėrr dhe jo me sy. Kėshtu bėhet pajtimi ndėrmejt argumenteve dhe thėnieve tė sahabėve nė lidhje me kėtė ēėshtje. Sahabet qė e mohuan shikimin e Profetit ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ndaj Zotit tė tij nė ( dynja), patėn pėr qėllim shikimin me sy, ndėrsa ata qė e pohuan, patėn pėr qėllim shikimin me zemėr. Nga Ibnu Abasi transmeton nxėnėsi i tij Aata se ai ka thėnė Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) e ka shikuar Zotin e tij me zemėr. Muslimi ka trs metuar nė sahihun e tij se Ibnu Abasi ka thėnė: Muhamedi e ka parė Zotin e tij me zemėr dy herė. Ibnu Kethiri ka thėnė: Nuk ka ndonjė transmetim tė saktė nga sahabet qė tregon se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) e ka parė Zotin me sy. Ndėrsa dy ajetet e sures Nexhm nuk bėjne fjalė pėr shikimin e Allahut, por pėr shikimin e xhibrilit, sipas komentit mė tė saktė.
Ibnu Kethiri pasi ka zgjedhur mendimin qė dy ajetet tregojne per shikimin e xhibrilit nė formėn e tij reale ka pėrmendur hadithin qė e ka transmetuar Buhari dhe Muslimi, se Aishja e ka pyetur Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem) pėr atė qė ka shikuar nė natėn e miraxhit dhe ai i ka thėnė: Ai qė shikova ishte xhibrili.
3.Hadithet e sakta tregojnė se Allahu do tė shikohet nė fushėn e Mahsherit ( vendtubimi, venqėndrimi) nė ditėn e Gjykimit si edhe nė xhenet. Dijetarėt nė lidhje me ata qė do ta shikojnė Allahun nė diten e gjykimit nė Mahsher janė nė kundėrshtim:
Mendimi i parė ėshtė se; Nuk do ta shikojnė perveēse besimtarėt.
Mendimi i dytė ėshtė se do ta shikojnė tė gjithė ata qė qėndrojnė nė Mahsher, besimtarėt dhe kafirat, pastaj kafirat do tė privohen (pengohen) nga tė shikuarit e Allahut.
Mendimi i trete ėshtė se do ta shikojnė sė bashku me besimtarėt edhe munafikėt, ndersa kafirat e tjerė nuk do ta shikojnė.
Mendimi i tretė ėshtė mė i saktė sepse Ebu Hurejra ka trs metuar se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) nė njė hadithė tė gjatė i cili ėshtė filluar me pohimin e shikimit tek Allahu nė ditėn e Kijametit ndėr tė tjera ka thėnė:
Mbetet ky umet ne tė cilin janė edhe munafikėt e tij.Atėherė Allahu vjen nė njė formė ndryshe nga forma qė e njohin dhe u thotė: Unė jam Zoti juaj, ata thonė: Allahu na ruajte prej teje, ky ėshtė vendi qė do tė qėndrojmė derisa tė na vijė Zoti ynė i lartėsuar. Kur tė vijė Zoti ynė, ne e njohim. Pastaj Allahu i lartėsuar vjen nė formėn e Tij, tė cilėn e njohin dhe u thotė: Unė jam Zoti juaj, e ata i thonė: Ti je Zoti ynė!- Buhariu& Muslimi
Hafidh el Hakemi pasi ka pėrmendur hadithe tė shumta nė lidhje me kėtė temė ka thėnė: Me kėto hadithe muteuatir -tė sakta dhe tė qarta vėrtetohet se Allahu do tė shikohet nė Ahiret, siē dėshiron. Dėshmorėt do ta shikojnė pas vdekjes sė tyre, melaiket do ta shikojnė, Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) do ta shikojė kur i merr leje Allahut pėr ndėrmjetėsim dhe umeti i Profetit ( sal-lAllahu alejhi ue selem) i miri dhe i prishuri i tyre e shikojnė: pėr tė kėqinjtė dhe munafikėt, shikimi do tė jetė sprovim dhe njė lloj ndėshkimi, ndėrsa pėr tė dashurit e Allahut, besimtarėt veēanėrisht shikimi do tė jetė: gėzimdhe lumturi. Ata kėnaqen duke shikuar tek fytyra e Allahut. Atyre ju jepet dritė e plotė pėr tė kaluar mbi sirat ( urė), pastaj u shfaqet nė xhenet dhe e shikojnė siē dėshiron Ai. Pėr mė gjerė rreth kėsaj teme mund tė kthehesh nė Maarixhul kabul. Atje janė pėrmbledhur mjaft hadithe dhe thenie te sahabeve, tė tabiinėve dhe tė dijetarėve tė umetit tė cilat konfirmojnė kėtė qė e sqaruam.
Si pėrfundim po e mbyllim kėtė temė me hadithin qė e ka trs. En Nesaiu, Ahmedi dhe Ibnu Hibani nga Ammar Ibni Jasir se Profeti i Allahut ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ėshtė lutur me kėtė dua: O Allah me dijen tėnde rreth tė fshehtės dhe fuqinė Tėnde mbi krijesat mė jep jetė pėrderisa jeta ėshtė mė e mirė pėr mua dhe ma merr jetėn nėse vdekja ėshtė mė e mirė pėr mua. Tė kėrkoj tė mė bėsh tė tė frikesohem Ty nė vetmi dhe nė publik. Tė kėrkoj tė mė bėsh tė them tė drejtėn nė situatė zemėrimi dhe kėnaqėsie. Tė kėrkoj qė tė mė bėsh modest ( mesatar) kur jam i pasur dhe kur jam i varfėr ( kur tė jem i pasur tė mos shpėrdoroj, dhe kur tė jem i varfėr tė mos e shtrėngoj dorėn), tė kėrkoj tė mė dhurosh kėnaqėsi tė trupit qė nuk zhduket dhe tė kerkoj qė tė mė japėsh kėnaqėsi tė zemrės qė nuk ndėrpritet, tė kėrkoj qė tė mė bėsh tė kėnaqur pas caktimit tėnd, tė kėrkoj qė jetėn pas vdekjes tė ma bėsh tė qetė( pa brenga), pa dhimbje dhe pa pikėllime, tė kėrkoj qė tė mė bėsh prej atyre qė do tė pėrjetojnė kėnaqėsinė e shikimit tek fytyra Jote, tė kėrkoj tė mė bėsh tė mallėngjyer pėr takimin me Ty pa hasur ndonjė dėmtim nė punėt e dynjasė dhe as ndonjė sprovė qė tė devijon nga feja, o Allah na zbukuro me stolinė e besimit dhe na bėn udhėzues , tė udhėzuar.
Ibnu Kajimi ka thėnė : Nė kėtė lutje me vlere tė madhe Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka bashkuar ndėmrjet mė tė mirės gjė tė dunjasė e cila ėshtė mallėngjimi pėr takimin e Allahut tė Lartesuar, dhe mė tė mirės gjė tė ahiretit e cila ėshtė shikimi tek fytyra e Allahut tė Lartėsuar.[Marrė nga: medarixhus salikine]
Krijoni Kontakt