Kapadokija eshte senzacion i vertete ne syte e turisteve. Dy mije vjet para Krishtit, kjo pjese e Turqise ka qene e banuar nga Hetitet te cilet kane qene civilizim shume i zhvilluar. Besohet se ata jane krijuesit e atraksionit me te madh ne Kapadokija-qyteteve nen dhe.
Kanjonet e thella, kodrinat e dheut, karpet dhe shtyllat e gurit te gjata edhe deri me 50 metro ne forme te kepurdhave u ofrojne vizituesve pamje qe ralle here shifen. Banoret antik te Kapadokise keto shtylla i kane quajtur oxhaqet e zanave te malit dhe kane besuar se vetem zanat e malit munden te krijojne mrekulli te tille. Me kalimin e kohes "kapelat" e gurit kane ra dhe kane ngelur vetem karpet ne forme te konusit ku edhe banoret e Kapadokise kane ndertuar lagje.
Paramendohet se lagjet e para ketu jane krijuar reth para 10.000 vjeteve. E tere Kapadokija eshte e krijuar nga karpet te cilet jane me bira si "djath zvicre". Ne kohen e sundimit bizantin, ne keto vende arrati kane kerkuar prifterinjte, dhe kishat e shumta nen gurez jane fakte per kete.
Sot jane te njohur 36 qytete, orej te cileve vetem disa jane te eksploruara komplet. Me atraktive jane qytetet Derinkju dhe Kajmakli. Derinkju eshte qytet nen dhe me 8 nivele dhe gjendet 70 metre nen toke, komplet i ndertuar per banim te reth 20.000 personave. Ne te ka dhoma per ndejtje, sistem per ventilim, hapesira per bageti dhe prodhim te veres dhe gjithcka qe u eshte nevojitur per jetese ne ato kohera.
Hapjet e hyrjes kane qene te kamufluara dhe u kane ofruar banoreve proteksion maksimal perkunder armiqeve.
Hetitet kane qene shume me te zhvilluar se Romaket dhe Greket e vjeter.
Ne qytetin nentokesor Derinkju eshte e gjetur nje pllake me shkrim te shkurorezimit, e shkruar 2000 vite para Krishtit.
Pergatiti: Mirsad Asani
Keni edhe fotot me poshte:
Krijoni Kontakt