Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Atentate të reja terroriste në Londër

    Lajmet e para te ores 12.30 flasin per nje shperthim bombe ne metro .

    Flitet edhe per nje incident ne nje autobus.

    Mbyllet gjithe rrjeti metropolitan i Londres.

    Nje person mbetet i plagosur ne Warren Street , ku u verifikua shperthimi i nje bombe nga nje kamikaz ...sipas SKY News.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nje deshmitar okular tregon ne nje interviste per SKY , qe nje person hyri me shpejtesi ne nje vagon te metropolitanes OVAL , leshoi nje cante dhe iku me vrap.
    Ne ate moment u degjuan nje shperthim i mbytur ...Nderkohe qe atentatorin u perpoqen qe ta ndalonin pasagjeret por nuk ia arriten dot.

    Marre nga REPUBLICA.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #3
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nderkohe qe flitet per nje incident ne nje autobus ne stacionin Warren Street . Atje jane degjuar te shtena armesh.

    Nderkohe Blair ka thirrur ne nje mbledhje urgjente kreret e policise dhe sherbimet sekrete.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #4
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Forcat speciale kane nderhyre ne nje siptal te Londres, l'University College Hospital.
    Ne kete spital ndodhen rreth 700 te plagosurit e shperthimeve te 7 korrikut.


    Forca te policise me veshje ANTI-KIMIKE jane fututr ne metrone e Warren Street .

    Policia mbyll per arsye sigurie edhe zonen e Downing Street . Eshte zona ku rri Tony Blair.

    Per momentin jane bllokuar 4 zona te metropolitanes

    Scotland Yard i ka bere thirrje anglezeve te mos levizin nga zonat ku ndodhen ne keto momente.

    Kreu i Scotland Yard foli per atentatet e sotme si me te ''vogla'' se ato te 7 Korrikut .Edhe pse behet fjale per incidente serioze .
    Blair foli per 2 bomba dhe nje numer shume i vogel viktimash.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Angry Gjerat vetem sa keqesohen

    Njerez te semure nga koka !! Pa pike turpi pretendojne se jane fetare...!Nuk e kuptoj c'far lloj feje mund ta motivoje njeriun te vere bomba ne publik
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Informacionet e fundit bejne te ditur se incidentet e
    sotme nuk sjellin nje 7 korrik te ri.Pra,ky nuk ishte nje atentat i mirefillte kamikaz.

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kur pula ngroh vezet e gjarprit ne gjirin e saj, rezultati dihet. Ky eshte vetem fillimi,
    gjarperijte s'jane akoma te matur!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    EVAKUOHEN TRE METRO-STACIONE NË LONDËR


    Tre metro-stacione në Londër janë evakuuar sot për shkak " të serisë së incidenteve", njoftoi policia.

    Sipas kumtesës së policisë, në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe shpëtimtare.

    Të paktën një person u lëndua në incidentet në metro-stacionet në Londër, njoftoi policia.

    Pasagjerët nga stacioni Uoren Strit njoftuan se kanë parë se si del tym nga një prej trenave.

    Sipas dëshmitarëve, të cilëve iu referohen mediumet lokale, ka shpërthyer një mjet i vogël shpërthyes, i vendosur në një çantë.

    Komunikacioni në linjen Norden është ndërprerë, si dhe në Viktoria dhe në Hamersmith end Siti.

    Si-En-En-i njoftoi se mjeti shpërthyes është aktivuar në ose rreth stacionit Uoren Strit, që gjendet në qendër të qytetit.

    Policia njoftoi se nuk bëhet fjalë për incidente të mëdha.

    Të gjitha metro-stacionet në Londër prej sot pasdite janë mbyllur për komunikacion, njoftoi televizioni Skaj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Evakuohen tri stacione në metron e Londrës

    Londër, 15:25

    Tri stacione të metros së Londrës janë evakuar për shkak të shpërthimit të vogël që ka ndodhur në tunelin, lajmëron "Skaj Njuz".

    Sipas burimit të njëjtë, incidentet janë regjistruar në afërsi të stacioneve "Voren strit", "Steperds Bush" dhe "Stacionin Oval". Udhëtarët nga "Voren strit" kanë deklaruar se kanë vërejtur tym nga tuneli, por policia ende nuk e ka konfirmuar informatën.

    Njëri nga dëshmitarët, siç transmeton "Skaj Njuz", ka deklaruar se në tren ka vërejtur një njeri që ka bartur një çantë që ka shpërthyer papritmas. Shpërthimi ka qenë i vogël, por mjaft i fuqishëm për ta bërë valixhen copë-copë.

    Skotaland Jard e konfirmoi informatën për evakuimin e të huajve, por tani për tani nuk lajmërohen detaje tjera, e as detaje për viktima eventuale.

    Incidentet e reja ndodhin vetëm dy javë pas sulmeve me bomba në Londër, kur po ashtu, gjatë sulmit në metro dhe një autobus, humbën jetën 56 njerëz, duke përfshirë edhe vetëvrasësit me bomba. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Policia në kërkim të sulmuesve


    Incidenti mund të ndihmojë hetimin për ngjarjet e para dy javëve
    Policia në Londër po vazhdon hetimin për katër shpërthimet e vegjël në sistemin e transportit publik ditën e enjte.
    Ata janë vënë nën kërkim të personave të dyshuar si autorë të cilët arritën të largoheshin pasi aktivizuan mjetet shpërtyhese në tre trena të metrosë dhe në një autobus.

    Nuk ka patur viktima, as lëndime serioze.

    Besohet se eksplozivët nuk shpërthyen si synohej dhe policia shpreson se kjo do ta bënte më të lehtë gjetjen e provave , të cilat do të ndihmonin procesin hetimor.

    Korrespondenti I BBC-së për çështje të sigurisë thotë se policia po përpiqet të gjejnë nëse sulmet e fundit ishin të lidhur me sulmet me bomba të para dy javëve gjatë të cilëve humbën jetën 56 perspna.

    Thirrje për qetësi

    Kryeministri britanik Blair u ka bërë thirrje banorëve të Londrës të vazhdojnë jetën si normalisht dhe të mos frikësohen.

    "Ne nuk mund t'i minimizojmë incidente të tilla, sepse duket se ato kanë qenë serioze, në katër vende të ndryshme, siç e dimë.

    Ajo që unë dua t'ju them në këtë moment është kjo: Ne e dimë përse ndodhin këto. Ato kanë si objektiv që të trembin njerëzit, t'iu fusin atyre ankth dhe panik," tha z. Blair.

    "Ne duhet të reagojmë me qetësi dhe të vazhdojmë me punët tona sa më normalisht që të jetë e mundur," shtoi ai.

    Z. Blair hodhi poshtë çdo sugjerim se përfshirja ushtarake e Britanisë në Irak e kishte bërë atë një objektiv të mundshëm dhe shtoi se mënyra më e mirë për t'i mundur personat përgjegjës për sulmet ishte të mbroheshin liria, toleranca dhe respekti për pjesëtarë të besimeve të tjera fetare.

    Kryetari i bashkisë së Londrss Ken Livingstone, tha se ishte me rëndësi që udhëheqësit fetarë t'u shpjegonin besimtarëve të tyre atë që ai e përshkroi si imoralitet të sulmeve të tilla.

    Udhëhqësit e komunitetit mysliman në Britani i kanë dënuar sulmet e para dy javëve në Londër që mendohet se u kryen nga sulmues vetëvrasës myslimanë.





    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 22-07-2005 më 04:34
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Atentate terroriste në Indonezi
    Nga zeus në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2005, 17:16
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •