Matrix
ti je ortodoks, apo cfare? Pa na i jep pake ate deshmine qe eshte brenda teje ne zemer, keshtu publikisht, jemi qe jemi tek ky forum!
Matrix
ti je ortodoks, apo cfare? Pa na i jep pake ate deshmine qe eshte brenda teje ne zemer, keshtu publikisht, jemi qe jemi tek ky forum!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 18-08-2005 mė 13:54
Une nuk po mohoj faktin se njeriu u krijua sipas Krishtit (sipas kallepit te Tij)Kallepi si forme brend njeriut i dikton atij Krishtin, e destinon njeriun per tu bere si Krishti.
Nga ana tjeter, Imazhi ishte, jo vetem nje kallep i pajete, por ishte fara mbirese, e fillimit te te berit ne perngjasim me Krishtin. Lexo me shume, se ti di edhe anglisht, e materiale ke sa te duash ne internet edhe per ortodoksine, po nuk pate libra.
Pra, te qenit NE KALLEP (IMAZH) eshte dicka e lindur, por te qenit I MBUSHUR ME KRISHTIN eshte ceshtje perzgjedhjeje (Adami duhej te zgjidhte nese do shkonte tek Pema e Jetes apo e Njohurise)
Por,Tragjedia e Adamit nuk ishte se ai e humbi Krishtin, por se ai nuk arriti ta kishte ndonjehere Ate.
Adami pa Krishtin ishte nje Ene Bosh.
Ai shkoi tek Pema e Njohurise se Te mires dhe te se keqes dhe u mbush me frutat e saj, ne vend qe te shkonte tek Pema e Jetes dhe te mbushej me Krishtin.
Keshtu, ne vend qe Ena Bosh te mbushej me Vere, u mbush me uthull.
Me kete nuk dua te them se Ena u ndje mire me Uthull.
Tek cdo njeri ekziston njefare "malli per parajsen" dhe Ena e di se ajo nuk eshte krijuar te mbaje brenda Uthullin, por thelle brenda saj ekziston instikti se ajo eshte krijuar per Veren.
Por, sidoqofte, ky mall per parajsen e humbur qe eshte tek cdo njeri, nuk e shnderron Uthullin ne Vere.
Vetem duke e derdhur Uthullin (duke vdekur ne Krishtin) dhe duke u mbushur me Vere (duke u ringjallur me Te) mund te rikthehesh ne Eden dhe te fillosh te hash nga Pema e Jetes.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Jo, kjo s'eshte e vertete. Imazhi nuk ishte dicka e vdekur, e pajete, por sic thashe ishte kapaciteti, permbushja e te cilit shpinte ne perngjasim me Zotin.
Imazhi eshte fillimi i pasjes se Zotit, perngjasimi, finalizim i tij. Te dyja jane tipare shpirterore, por qe kane stade te ndryshe kualiteti.
UNE JAM I KRISHTER!ti je ortodoks, apo cfare? Pa na i jep pake ate deshmine qe eshte brenda teje ne zemer, keshtu publikisht, jemi qe jemi tek ky forum!
KRISHTMBAJTES!!!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Ti a je Krishtmbajtes?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Mos me thuaj se te gjithe njerezit jane te tille, kush me shume e kush me pak, se nuk mund ta pranoj.
Kjo eshte Herezia Ekumeniste, me anti - ortodoksja nga te gjitha!!!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
More Seminarist, sado dhelper dhe finok te tregohesh, ti nuk do ja dalesh dot mbane, se tani te kemi mesuar ty dhe metodat e tua finoke.Postuar mė parė nga Seminarist
Une nuk kam thene se i Krishteri rrezaton vetem Krisht, por se vetem nese kemi Krishtin brenda mund te rrezatojme Krisht, vetem nese kemi Ate brenda mund te jetojme jeten e Krishtere, jeten e shenjte.
Budalla nuk kam se si te te quaj, megithese do ishte me lehtesuese kjo gje per ty, por fatkeqesisht ke treguar se je mjaft i zgjuar, prandaj do te me duhet te them se shtremberimet i ben me qellime te keqia.
Pyetjen tende e kam marre tashme nga pergjigjet qe i ke dhene Matrix. Ti nuk ke Krishtin brenda teje. Nese do ta kishe do ta shpallje me force.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Te dashur vellezer.
Me duhet tju them se, plot mesime te Seminaristit jane te gabuara dhe mbeshteten ne llogjike te mishit. Pa dashur te fyej seminaristin, por te gjitha mesimet e tij nuk mbeshteten ne fjalen dhe te verteten e Perendise. Mua personalisht me pelqen kur disktuohet, pro kjo te behet ne mesim te Krishtit dhe jo ne mesim te mishit.
Ruajeni mesimin e paster te fjales, ate mesim qe moret nga Krishti dhe apsotujt, te cilin Fryma ja u deshmon bijve te Perendise.
Me pelqyen dsikutimet e MAtrixit, pasi ai ne bisedat e tij me Seminaristin e ballafaqon besen ne Krisht, duke treguar THEMELIN dhe themelosjen e tij ne Krisht. Nga ana tjeter seminarist duke mos njohur themelin ku eshte ndertuar, keput gjepura sa arin e thote se, vetem ne kishen orthodhokse ka rilindje, pagezim, e shpetim. Kjo menyre e duskutuari nuk eshte gje tjeter vecse nje tregim i qarte i "reres" ne te cilen ai kandertuar banesen e besimit. Por mbase Seminarist nuk e di se, ne kohen e hershme kur nuk kishte orthodhoksi, si rilindeshin dhe si pagezoheshin e shpetoheshin ata te krishtere?
Ju ftoj edhe njehere te dashur vellezer, qe te ruhemi nga te tilla mesime, sepse nga to nuk vjen azgje ndertuese. Duhet te dime se, mishori nuk i rok gjerat frymore, ai mburet me te madh ne mish te tij, dhe nuk e di se te japesh Krisht duhet te kesh Krisht. Vereni shkrimet e tij, ai azgjekundi nu deshmon fuqishem se shpetim ka vetem me ane te KRishtit, se rilindja vjen vetem prej Krishtit, se mbjellja ne arren e Zotit behet vetem prej Krishtit. Deshmite e tij jane te mbeshtetura vetem ne te qenit orthodhoks. PRa simbas tij te gjithe grekerit, ruset bullgaret e tjer, jane te rilindur, jane te shpetuar, jane te shenjte. Bile simbas tij, edhe ai qe u pagezua me MAtrixin dhe me pas u be mysliman, na qenka i rilindur, edhe pse pranoi nje besim te reme sic eshte ai mysliman. Ruajuni nga mesues te tille, tha Jezusi, te cilet mburen ne mish por e verteta nuk eshte ne ta. Sepse i verberi qe udheheq nje te verber, te dy do te perfundojne ne Grope.
Deshmuesi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 18-08-2005 mė 20:04
Matrix
Se kush eshte Krishtmbajtes, kete do ta gjykoje tjeter kush, Ai qe gjykon te fshehtat. Ajo nuk varet nga deklarata, apo vetembushmendja e askujt. Nje gje mund te vleresohet sot dukshem. A je ne Kishen qe themeloi Krishti? Nuk mund te jesh Krishtmbajtes jashte Kishes se Tij, madje pohimi se je Krishtmbajtes, apo i Kryqezuar, mund te permbaje doza jo vetem vetemashtrimi, por edhe te nje Blasfemie badjava.
Deshmuesi thote se une sjell mesime te rreme, nderkohe qe Deshmuesi nuk i ka dhene ende pergjigje pyetjeve te mia, as Liveintwoplaces. Meqenese ata nuk dine se si te pergjigjen, sepse nuk kane asnje vend ku te mbeshteten, ata vetembrohen duke thene se une sjell mesime te rreme. Ky eshte demonizimi qe karakterizon te vetemashtruarit.
Edhe nje here, Matrix. A je apo s'je ortodoks. Ti je pagezuar ne ortodoksi. Cfare eshte relata jote sot me kete Kishe?
Deshmues, dje po prisja qe te me ktheje pergjigje, ne lidhje me pyetjen time, edhe su bere i gjalle. Ja po te japim edhe nje shans.
Thuajna se ku qendron e rremja ne kete pyetje, edhe se si duhet te te pyesim ne ty:
- Nga e dime ne se Ungjilli i katert u shkruajt nga Joani, kur Dh.R se permend fare nje gje te tille? Kush e percaktoi se Joani eshte autori i atij Ungjilli, edhe mbi c'baza autoriteti, nqs Bibla s'autorizon asgje ne kete drejtim?
- Nqs perdori nje autoritet jo biblik mbi Biblen, atehere deri ku eshte kufiri i perdorimit te nje autoriteti te tille mbi Bilen edhe kush mund ta perdore kete autoritet?
- Pse Shkrimi i Shenjte HESHT ne lidhje me mesimin themelor se te krishteret duhet ti falen direkt jo vetem Atit, por mund ti falen edhe Frymes Shenjte direkt?
Cfare do konkludojme nga kjo heshtje? Se neve nuk duhet ti falemi Frymes fare?
Pse nuk aplikon ti ne kete rast parimin se se thote Bibla, ti nuk i falesh Frymes se Shenjte?
Nqs ti se aplikon kete parim ne kete rast, por aplikon parime me interpretime vargjesh te indirekta, atehere pse se ben kete edhe ne raste te tjera? A nuk eshte kjo, nder te tjera, PURO HIPOKRIZI?
- Pse nuk ka ne Bibel ASNJE RAST ku te shihet se te krishteret ju luten Krishtit, direkt, porsi Atit?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-08-2005 mė 05:58
Krijoni Kontakt