Close
Faqja 20 prej 33 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 321
  1. #191
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mire Matrix

    atehere pse nuk e mbyll me kaq, me mua edhe me kete teme? une ta kam bere kete ftese prej ditesh. Ndiq rrugen qe mendon se duhet te ndjekesh. Rruga te qofte e mbare e ta befte Zoti sikunder e meriton.

    Cfare do me? Leri te tjeret te flasin konkretisht per temen qe kam hapur une, jo ti, sepse aty ka pyetje per tu pergjigjur!


    shnet

  2. #192
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ndiq rrugen qe mendon se duhet te ndjekesh.
    Rruga ime eshte Krishti!

    Por rruga jote cila eshte?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #193
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Po te ma kishte bere Zoti sic e meritoja, do duhej me kohe te kisha vdekur, te kisha humbur ne thellesit e ferrit. Por Ai eshte bere Shpetimi im!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #194
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Rruga jote s'eshte Krishti. Per timen une si jap llogari nje jo kristiani!

  5. #195
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Seminarist!

    Ne jemi ne Kishen e gjalle te Perendise, sepse Fryma e Shenjte na ka vendosur atje. Vete Fryma i deshmon frymes sone se ne jemi bij te Perendise. Per mua personalisht nuk ka rendesi qe te behesh ortodoks dhe keshtu je ne vreshtin e Zotit.

    Premtimet e Perendise per ne jane qe Fjala e Tij na shenjteron dhe na pastron nga mekatet dhe ligesite dhe une i besoj Fjales se Tij e folur drejtperdret nga Perendia dhe e regjistruar ne Bibel per te gjithe ne. Edhe Izraeli mendonte se ishte vreshti i Zotit por nuk dha frut sepse u bene mosbesues per shkak te tradites. Fjala me te vertete nuk eshte nje abstraksion, Ai eshte nje Person i gjalle dhe une besoj tek Fjala e gjalle e Perendise.

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Pastaj, si do tja besh ti nqs te njejtat fjale do te thoshte ty nje Deshmitar i Jehovait apo Mormon, se edhe ai eshte i shenjteruar nga Fjala? A do te mjaftonte ty kjo "deshmi" e tyre, per ta pranuar si vella?
    Secili shikohet nga frytet qe jep. Per mua cdo kush mund te deshmoje nje gje te tille, por e rendesishme per secilin eshte pozicioni i tij/saj perpara Perendise. Persa kohe qe dikush eshte shenjteruar nga Fjala pa i shtuar apo ndryshuar asgje Fjales se Perendise ai eshte bir i Perendise. Kete nuk e them une por Fjala e Perendise se gjalle.
    Deshmitaret pohojne se jane te shpetuar nga organizata e tyre dhe se per ta te gjithe ata qe jane jashte saj jane te humbur. E njejta gje qe thua edhe ti per kishen ortodokse. Ndersa mormonet i kane shtuar Bibles edhe nje liber tjeter (sikurse edhe katoliket me librat apokrife te Dh.V.) dhe i kushtojne me shume rendesi librit te tyre se sa cfare thuhet ne Bibel. Te dy grupet nuk jane te interesuar te shenjterohen vetem nga Fjala e paster e Zotit e rafinuar shtate here me zjarr.

    Besimin nuk e ekzaminoj une sepse nuk mundem qe te di se sa shume dhe cfare beson dikush. Une shikoj frytet, por fjalen e fundit e ka Zoti ne gjithshka. Une i qendroj besnik Fjales se Perendise dhe deshmoj ate qe Zoti ka bere ne jeten time. Vepra e shpetimit eshte teresisht ne dore te Perendise, dhe per kete une falenderoj Zotin tim qe me adoptoi si birin e Tij dhe qe kurre nuk me braktis.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #196
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Astrit

    nuk eshte deshmia ne zemer pra ajo qe ben dike realisht kristian. Jo se ajo eshte e keqe, por se ajo mund te mashtroje. Eshte besimi qe ke.

    Protestantet vete, ku ti ben pjese, i kane hequr Bibles jo me pak se 10 libra, nga Bibla qe pati Kisha e pare.

    Une te jap vargje qe Krishti citon nga Libra te Dh.V qe protestantet si kane me. Si do tja besh...????

  7. #197
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Sigurisht besimi tek Krishti eshte themelor ne shpetimin e nje njeriu dhe une kete e kam thene shume here. Shpetimi eshte me ane te hirit nepermjet besimit, jo nga veprat.

    Protestantet nuk i kane hequr Bibles asnje liber sepse nuk mund t'i heqin dot Fjales se Perendise, perkundrazi jane katoliket ato qe ne kohen kur nisi protesta ndaj kishes katolike per mesimet e gabuara te saj ne lidhje me indulgjencat dhe me shume ceshtje te tjera te mesimeve te gabuara si shpetimi me ane te veprave, etj. mblodhen keshillin e Trentit ku vendosen qe ti shtoje Dh. V. edhe ato libra qe ti permend. Shko lexo nje Bibel qe kane sot judenjte, a do ti gjesh ato libra aty? Kanoni i Dh. V. eshte mbyllur shume kohe perpara keshillit te Trentit dhe nuk ka pse te shtohet ndonje gje aty. Kjo eshte tragjedia e kishes katolike dhe ortodokse, ato mendojne se kane autoritet mbi Shkrimin dhe mund te shtojne ose te heqin dicka aty.

    Por faleminderit Perendise qe di ti ruaje Shkrimet dhe qe beri qe ato te perhapen dhe te lexohen nga kushdo. Te ishte per katoliket apo ortodokset edhe sot e kesaj dite Bibla do te ishte vetem brenda mureve te erreta te katedraleve dhe manastireve. Per ta tingellon kaq fuqishem zeri i Jezu Krishtit:

    Por mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse mbyllni mbretėrinė e qiejve para njerėzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini tė hyjnė ata qė janė pėr tė hyrė.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #198
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Astrit

    nuk kane se si ti kene hequr katoliket, sepse edhe ortodokset qe as qe merrnin pjese ne Koncilin e Trentit, i kishin prej shekujsh ato libra.

    Katoliket, po, konfirmuan numrin e librave. Luteri hoqi. Ai ne fakt donte te hiqte edhe nga Dh.R, letren e Jakovit etj...


    Luteri e quajti Letren e Jakovit, Letra e Kashtes. Edhe a e di pse?


    Sepse Luteri donte te gjente vargje biblike, ku ai te shpetonte pa vepra, ndersa Jakovi thote te kunderten, se besa pa vepra eshte e vdekur!


    Ja se cfare do te thote, se kur ti krijon nje teori ne mendje, ti kerkon te ndryshosh vete Biblen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 24-08-2005 mė 12:19

  9. #199
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Astrit (Deshmues)


    une po pres pergjigje sot me 24. 08. 05, te shohim se sa dite do tju mare.


    Ne cfare vendi te Dhiates se Vjeter gjendet, ky varg i Ungjillit:


    Mateu 2:23 "...Ai do te therritet Nazarenas"

  10. #200
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tek Zakaria 6: 12 kemi:

    12 Pastaj foli atij, duke thėnė: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ja, burri emri i tė cilit ėshtė Filiz, do tė filizoj nė vendin e tij dhe do tė ndėrtojė tempullin e Zotit.


    Zakaria ja adreson ato fjale Jozueut, nje bashkekohesi te tij, i cili do ndertonte Tempullin e Zotit, por profecia permbushjen e saj te vertete e ka ne Krishtin, i Cili ndertoi Tempullin e Vertete, Kishen.

    Po keshtu tek Isaia:

    Isaia - Kapitulli 11

    1 Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Isaias dhe njė filiz do tė mbijė nga rrėnjėt e tij.

    2 Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė; fryma e diturisė dhe e zgjuarėsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės tė Zotit.


    ----


    Nazareas nenkupton Filiz ose Dege.
    Kjo eshte dhe rrenja e emrit Nazaret.

    --

    A gjendet kjo thenie "Ai do te quhet Nazareas" tek Apokrifat?

    (Ne ato libra qe une kam lexuar prej tyre, kjo thenie nuk gjendet)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-08-2005 mė 14:07
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 20 prej 33 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •