Close
Faqja 13 prej 33 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 321
  1. #121
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe sipas teje Kush eshte Vreshti?

    A nuk eshte Krishti?

    Ti po thua komunion me strukturat Kishtare dhe praktikat doktrinore kishtare

    Ti nuk po thua komunion me Krishtin.

    A e sheh dallimin midis mesimit tend dhe atij te Jezusit tek Gjoni?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #122
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Vreshti, eshte Krishti...po a nuk eshte Kisha Trupi i Krishtit?

    Pse thuhet se Perendia me caktoi punetor ne Vreshtin e Tij? Keshtu, Matrix, perfytyrimi yt mbi ndasine Krisht-Kishe-Popull i Perendise, eshte i natyres dualiste protestante, ose Krisht ose Kishe, por jo te dyja bashke. Ne Bibel Vreshti simbolizon, Izraelin, Krishtin, Kishen (Izraeli i Ri).

    Pastaj te rrish ne Krishtin, cfare kuptimi ka ne mos ne ato qe une te kam thene, ne Kishen qe Ai themeloi, doktrinat qe Ai dha etj etj...

    Per cfare Vreshti e ka fjalen shmbelltyra e punetoreve te keqij te vreshtit?

  3. #123
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne sensin qe perdoret tek Gjoni ka kuptimin ekskluziv per Krishtin.

    Apostujt ketu perfaqesojne Gjithe Kishen.

    Kisha qendron NE KRISHTIN!

    sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt nga vetja, po qe se nuk qėndron nė hardhi, ashtu as ju, nėse nuk qėndroni nė mua.
    Ajo Kishe e cila nuk qendron ne Krisht, ajo thahet dhe hidhet tutje (lexo letrat e Zbuleses).
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #124
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tek Gjoni i ka ne sensin gjitheperfshires, Krisht-Kishe, sepse ato nuk mund te kete Krisht pa Kishe, as Kishe pa Krisht.

    Te qendrosh ne Krishtin, do te thote, jo te kesh ndergjegjen e paster se me Biblen je ne rregull, sipas vleresimeve te fiksasioneve personale, por qe te rrish ne Vreshtin qe Ai mbolli, Kishen, mesimet e saj. Pra, ajo qe une te kam thene me siper.


    Tek letra e Zbuleses flitet jo per Kishen si institucion, por per kisha lokale. Kisha qe Krishti themeloi eshte e pamundur te bie.

  5. #125
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E cfare eshte "Te rrish ne Kishe" pervecse te besosh qe Krishti eshte Biri i Perendise, i kryqezuar per mua, i ringjallur prej se vdekuresh, dhe me ane te Tij dhe vetem nepermjet Tij une kam jeten?

    Kjo eshte "Te rrish ne Kishe".

    Ai qe e ka kete deshmi ne zemer, ai eshte ne Kishe, 24 ore ne dite. Dhe eshte pjese dhe shtylle e Kishes.

    Ai qe nuk e ka kete deshmi, sado qe te rrije ne Kishe, cfaredo qe te beje, asgje nuk i vlen.
    Sado marredhenie te mira te kete me barinjte e kishes, sado respekt te kete per sendet e shenjta dhe shenjtoret, cdo gje eshte e kote.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #126
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kete deshmi e kane pasur edhe Ariusi, Nestori, Ratherfordi, J. Smithi. Te gjithe keta besojne se Krishti eshte Biri i Perendise, qe vdiq e u ringjall edhe se vetem me ane te Tij kemi jete.


    Kjo tregon se deshmia birike e Krishtit eshte themelore, por nqs ajo nuk eshte vecse fillimi i qendrimit ne Krisht, atehere ajo nuk ka me vlere.


    Asnje nga heretiket e diskutuar ne Keshillat Ekumenike mohonte kete deshmi, e megjithate ata u hetuan per herezi.


    Prandaj, kur themi Krishti eshte e Verteta, themi se Ai i Gjithi eshte i Vertete, edhe e Gjithe e Verteta ka rendesi ne teresine e saj, e nuk ndahet ne disa pjese te rendesishme e disa jo te rendesishme.
    Nqs ti me te vertete do te besoje ne deshmine qe ti thua se ke, ti do te rrije ne Kishen qe Ai themeloi.

    Fakti qe ti, psh, nuk rri, tregon se, ashtu sikurse me farisejte, qe pretendonin me te madhe te ishin bij te Abrahamit, te kesh per At djallin. "Deshmia" jote nuk eshte vecse nje mbulese per te vete-mashtruar.

  7. #127
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ariusi dhe Nestori nuk e kishin kete deshmi

    I pari e shpallte Krishtin krijese (dhe jo Bir), i dyti e ndante Birin e Perendise nga Birin e Njeriut

    Keta te tjeret nuk i njoh

    Mos i ke gje komshij?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #128
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja fut kot vocerrak. Mos e ke lexuar gje Ariusin ti? Pse flet atehere paditur? A nuk e di ti se kjo eshte krenari e verber?


    Ariusi, me pretendimin e te qenit te Krishtit i krijuar nuk mohonte Biresine e tij. Kjo gje ngjet edhe me Deshmitaret e Jehovait sot, pak a shume.

    Pra, Ariusi edhe Nestori e kishin deshmine tende se Krishti eshte Biri i Perendise, i kryqezuar, vdekur e ringjallur. Por keta ishin po aq heretike sac mund te behesh ose jesh edhe ti.

  9. #129
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Avash o trim, mos u nxeh...

    Ti thua qe Ariusi pranonte se Krishti ishte krijese, por dhe Bir (????), si D.J.

    gje me qesharake se kjo nuk kam degjuar


    Me duket se ta kane dhene kot diplomen ne Seminar. Ke pasur ndonje mik aty me siguri.


    Ndersa Nestori pohonte se Maria lindi Birin e njeriut, por jo Birin e Perendise, ndaj nuk duhet quajtur Hyjlindese


    Keshtu ai pohonte se Biri i Perendise nuk ka ardhur realisht ne mish dhe detyrimisht nuk eshte kryqezuar realisht.

    Shko hapi dhe njehere librat e seminarit, se i ke harruar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 23-08-2005 mė 07:22
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #130
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Eshte shume e thjeshte. Debati nuk ishte tek Biresia, pohimi apo mohimi i Biresise, por tek lloji i Biresise, edhe menyra e te qenit Bir.

    Ariusi ne letrat e veta nuk e kishte problemin me termin Bir, per Krishtin, por me barazimin e Krishtit me Atin. Nestori po ashtu, nuk mohonte Biresine e Krishtit, por se Maria nuk lindi ate qe ishte Hyjni tek Krishti, por lindi njeriun Krisht, duke bere nje ndarje ne Hypostazen hyjnore, e duke i vene natyres njerezore nje hipostaze me vete njerezore. Pra, edhe pse problemi i tyre mund te lidhet me Biresine, problemi nuk fillote direkt aty. Te dy ata pohonin se Krishti ishte Bir i Perendise.




    Keshtu edhe pohimi yt se ti pranon Biresine e Krishtit, mund te akomodoje gjithfare herezish e kuptimesh ne vetevete, prandaj ai pohim nuk eshte i mjafte ne vete.




    Sikur te marrsh kete tufen e protestanteve qe ke ne forum, edhe ti dikutosh keto gjera vetem me Bibel, do te shohesh se sa me skarco se Ariusi e Nestori do te dalin. Pse? Sepse Bibla nuk e sqaron me detaj relaten Bir, natyre hyjnore, njeqenshmeri...




    Prandaj vocrrak, perkule qafen tende...



    Vete keta te "rilindurit" shoket e tu protestante TERBOHEN ndaj termit Maria Nena e Zotit, apo Maria Hyjlindese. Apo edhe ti njesoj je?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 23-08-2005 mė 07:25

Faqja 13 prej 33 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •