He, pra, ku jane pergjigjet?
Sic e shihni juve te gjithe, qe keni rrene ne rrjeten e mashtrimit te te ashtequajturve evangjeliste, BAZA, mbi te cilen juve mbeshteteni, as nuk qendron dot, e as nuk ekziston.
1) Dh.R (Dhiata e Re) nuk u shkruajt para ekzistences se Kishes. Ajo nuk ra nga qielli, as nuk u shkruajt nga Krishti vete.
2) Dh.R nuk e permbledh te detajuar te gjithe besimin (praktikat e krishtere, mesimin e detajuar; shembull per kete, pra, eshte se ne te as qe permendet fare lutja ndaj Frymes se Shenjte, etj).
3) Dh.R nuk u shkrua si autoritet mbi Kishen, prej se ciles te krishteret, duke e studiuar ate, do nxirrinin doktrina (sic beri edhe prej se ciles lindi protestantizmi).
Eshte Dh.R lindi nga Kisha, edhe jo Kisha nga Dhiata e Re.
Nuk ka asnje varg apo pasazh biblik qe te mbshtese idene se do shkruhej ndonje liber pas ikjes se Krishtit i cili do tu mesonte Kishes te verteten e do ta ruante ate nga devijimi. JO. Ne Dh.R keto role thuhet se i ka Kisha e frymezuar nga Fryma e Shenjte.
4) Qe eshte keshtu na i verteton edhe vete menyra e perpilimit te Dh.R qe nga titujt e deri tek rradhitja e letrave, megjithe permbajtjen e tyre.
Krishterimi pra qe lind nga interpretime tekstuale biblike, bazuar ne nje varg, sic lindi protestantizmi, eshte i huaj si per krishterimin biblik edhe per ate historik.
Apostojt vendosen per praktikat Kishtare jo duke medituar me lojera interpretimesh te vargjeve biblike, por duke pare ate se cfare kishte bere Krishti nder ta.
Kete e shohim tek Vepra e Apostojve 16. Po te ishte ceshtje diskutimi biblik, Apostojt do te ishin ngaterruar mbi relaten jude-pagan ne krishterim, e ndoshta, bazuar mbi Shkrimin e Shenjte, atyre do tu desh ti detyronin paganet te kthyer ne krishterim, te jetonin si judeo-kristianet.
Mirepo, duke ditur se si Krishti veproi me Kishen pas ngjitjes ne qiell te Tij, apostojt e dinin se Krishti e kishte aprovuar kthimin e paganeve ne krishterim edhe menyren e jeteses se tyre jo sipas ligjit judaik. Pra, ishte relata Krisht-Kishe, nje relate jo e shkruar, por e gjalle (ajo qe ne quajme Tradite) edhe jo analiza biblike ajo qe i nxorri apostojt ne perfundimin se te krishteret jo judej nuk kishin pse te jetonin sipas ligjit judaik.
Une ju bej thirrje protestanteve te sinqerte, qe te rishohin besimin e gabuar protestant, ne rrjeten e te cilit kane rene, nga veprimtari te ndryshme marramendese te misionareve amerikane e perendimore, edhe ti kthehen krishterimit te vertete, ortodoks!
Krijoni Kontakt