Close
Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 321
  1. #91
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Matrix

    tashti te duhet te flasesh si i pjekur. Askush nuk po te thote se Rinia Ortodokse eshte nje organizate, e as se pjesemarrja ne te te shpeton, e as se ajo perben ndonje jete te mistershme kishtare ne vetvete. Ajo eshte nje forme e te qenit brenda shoqerise kishtare. Kaq.
    Mos valle vetem, apo ne ndonje grup-shoqate tjeter, ti ke gjetur Kishen?



    Ballafaqoju mire me veten, me sinqeritet. Nqs ti ke probleme me veten, diku ne fshehtesi (qe eshte gjeja me e mundeshme), je ti me veten qe duhet ti zgjidhesh ato. Ata qe kane probleme me veten, jane ata qe i shohin te metat e te tjereve. Te jesh ne Kishe nuk eshte ceshtje respekti per askend. Une keto justifikime i degjoj vetem tek ata qe kane qene lidhur materialisht me Kishen (cesthje punesimi, shkollimi jashte, edhe zhgenjehen per arsye te ndryshme jo seriize per nje besimtar)!


    Une vetem te dhashe nje mundesi se si mund te jesh brenda K.O, meqe pyete.


    Degjo, shko kesaj te Diele edhe takoje Todin ne Kishe...

  2. #92
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Une me Kishen Ortodokse jam lidhur ne nje moshe shume te hershme, atehere kur ishte shume heret per te pasur pretendime materiale.

    Kur them qe kam respekt per shume vellezer dhe motra qe jane aty, nuk dua te them se ky respekt me ka mbajtur aty.

    JO, dicka tjeter, shume me e thelle, me ka mbajtur.

    Etja dhe Uria per Krishtin.

    Nqs kjo Uri dhe Etje shuhet, askush nuk largohet nga Burim i Ujit dhe i Ushqimit.
    Por nqs kjo Uri dhe Etje ngelet e pashuar, sepse ne vend qe te marresh Krishtin merr vetem rregulla dhe urdherime, te cilat nuk ta shuajne etjen por ta ndezin me shume, atehere largimi eshte i pashmangshem.

    Mund te perpiqesh me gjithe forcen qe te rrish aty, te luftosh me tere forcen, te hiqesh zvarre qe te rrish aty, por uria dhe etja te detyrojne te largohesh. Mund te perpiqesh edhe ta largosh mendjen nga Ushqimi dhe nga Pija dhe te perpiqesh t'i mbushesh mendjen vetes se etja dhe uria jane thjesht fiksime momentale, por instikti thelle brenda teje te detyron ta shuash kete uri dhe etje, te cilat nuk mundesh dot t'i kontrollosh.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #93
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Cfare etje s'te ka shuar Kisha ty, edhe cfare rregullash (qe ti imponoka Kisha) te shtojne etjen ty?

  4. #94
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Etjen qe te marresh Krisht nga nje vella, nga nje moter, qe ta shohesh Kishen se si e shijon Nuserine e Saj dhe se si eshte e kenaqur me Dhendrrin e Saj.

    Qe ta shohesh Ate se si i ben realitet fjalet:

    Ja Nuseroren Tende shoh, o Shpetimtari im, te stolisur....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Deshmues, dje po prisja qe te me ktheje pergjigje, ne lidhje me pyetjen time, edhe su bere i gjalle. Ja po te japim edhe nje shans.


    Thuajna se ku qendron e rremja ne kete pyetje, edhe se si duhet te te pyesim ne ty:


    - Nga e dime ne se Ungjilli i katert u shkruajt nga Joani, kur Dh.R se permend fare nje gje te tille? Kush e percaktoi se Joani eshte autori i atij Ungjilli, edhe mbi c'baza autoriteti, nqs Bibla s'autorizon asgje ne kete drejtim?


    - Nqs perdori nje autoritet jo biblik mbi Biblen, atehere deri ku eshte kufiri i perdorimit te nje autoriteti te tille mbi Bilen edhe kush mund ta perdore kete autoritet?


    - Pse Shkrimi i Shenjte HESHT ne lidhje me mesimin themelor se te krishteret duhet ti falen direkt jo vetem Atit, por mund ti falen edhe Frymes Shenjte direkt?


    Cfare do konkludojme nga kjo heshtje? Se neve nuk duhet ti falemi Frymes fare?



    Pse nuk aplikon ti ne kete rast parimin se se thote Bibla, ti nuk i falesh Frymes se Shenjte?



    Nqs ti se aplikon kete parim ne kete rast, por aplikon parime me interpretime vargjesh te indirekta, atehere pse se ben kete edhe ne raste te tjera? A nuk eshte kjo, nder te tjera, PURO HIPOKRIZI?




    - Pse nuk ka ne Bibel ASNJE RAST ku te shihet se te krishteret ju luten Krishtit, direkt, porsi Atit?
    Seminarist ti "ende je ke ura". Vertetesia e ungjillit nuk varet nga emrat qe e shkrojten, por nga deshmija e Frymes. Tani ti e ke te pamundur te kesh kete deshmi vertetesi te shkrimit te Perendise, per faktin se Fryma jep deshmi ne zemer te besimtarit te krishtere, i cili ja ka dorezuar jeten e vet Perendise. Nese vertetesia e ungjillit do te varej nga njeriu, atehere me te vertete do te kerkoja te njihnja njeriun qe e krijoi kete veper, ne menyre qe te mbeshtetja vertetesine e saj. Fakti qe shume vepra keshilli i nikjes nuk i perfshiu si shkrime te frymezuara, tregon se, te drejten per te deshmuar mbi vertetesine e shkrimit te shenjte e ka vetem Autori Zoti Perendi.
    Besimet tona ndryshojne ne sens dhe ne thelb. Une besoj ne Krishtin sepse Krishti me thiri dhe me shpetoi. Pra une kam bere PRANIM, Pendes dhe REfim te emrit te Zotit tim Jezus Krisht. Dhe qe nga ai moment une jam nje bir ne Atin, permes Beses ne Krishtin.
    Pyetjet e tua deshmojne qarte se gjithshka e ke ndertuar ne mish, bile me mesimet e tua verteton me se miri fjalet e bibles, e cila thote se, mishi nuk mund te kerkoje dhe te pranoje Perendine. Tani ti cuditesh dhe te duket sikur askush nuk eshte ne "gjendje " tju pergjigjet pyetjeve te tua. Se pari ato qe ti pyet jane gjerat me elementare qe di cdo bir Perendie. Pyetja e zgjuar qe ti mund dhe duhet te besh eshte, te pyesesh vetveten :perse une nuk jam ne gjndje te di keto gjera kaq elemantare te beses ne Krisht? Por e keqja me madhe me ty eshte se ti, edhe pse te krishtert ti kane deshmuar me mijera here, ti vazhdon perseri en tenden. Ky eshte fakti qe duhet te te beje qe te mendohesh thelle. Vete biseda jote me MAtrix eshte nje ballafaqim i beses se gjalle ne KRisht, me besen tende te vdekur, te ndertuar ne institucione fetare. Padituira jote dhe kundershtesa qe ti ju ben fjaleve te tua ne shume raste tregon me se miri, se me seminare nuk behesh dote bir Perendie. Ta kam thene dhe ta perseris se, gjithshka fillon nga Krishti, kur ti te ulesh gjunjet e tu para Zotit Krisht, ateher do te mund te shohesh dhe te deshmosh KRishtin. Vetem atehere do te kuptosh se cfare eshte Shkrimi i shejnte dhe per cfare qellimi Perendia ja dhe kishes se tij.
    Tani mosmarveshja jone me ty( dhe kjo duhet te jete) qendron ne faktin se ti pyet ne mish dhe korr ne mish, ndersa ne pergjigjemi ne fryme dhe deshmojme permes Frymes, dhe Pali thote se, mishori nuk i rrok dot gjerat e Frymes. Pra cdo perpjekje e mishorit per te njohur dhe pranuar mistert e Perendise eshte e kote. Kjo eshte njesoj sikur ti mesosh anglishten te vdekurit, e para ai nuk mundet, dhe dyta, atij nuk i vlen per atje ku eshte nisur.
    Deshmuesi

  6. #96
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues

    neve jemi duke folur, jo per vertetesine e Bibles, por per menyren e gabuar heretike me te cilen e sheh ti ate.


    Pas rreth tre cereku te krishterimit 2000 vjecar, erdhet juve protestantet edhe thate se Bibla eshte i vetmi autoritet mbi te cilin duhen ngrejtur doktrinat kishtare, edhe se jashte Bibles edhe mbi Biblen nuk ka autoritet kishtar, por se Kisha eshte subjekt i saj. Juve thoni se Bibla ka gjithshka qe duhet te besoje njeriu, edhe sa here qe perballeni me doktrina kishtare te krishterimit 2000 vjecar, si pagezimi foshnjave psh, juve thoni me kokefortesi se se ka Bibla, prandaj se besoni.




    Mirepo, sic po jua vertetoj une qartazi, juve protestantet keni jo pak gjera qe Bibla si ka edhe qe juve i besoni per esenciale. Vete metri me te cilen juve pretendoni ta perdorni Biblen, kundershton praktikat tuaja. Ashtu sikurse vete deshmia Biblike kundershton parimin tuaj se Bibla eshte autoritet mbi Kishen; edhe se Bibla ka gjithshka qe duhet besuar.



    Pikerisht ne funskion te kesaj, une te pyes TY Deshmues:


    Si e di ti qe Ungjilli i joanit u shkrua prej tij, kur Bibla s'na thote gje?


    Deri tashti, kam mare dy pergjigje te ndryshme nga dy protestante qe pretendojne te jene biblik. 1) Astriti thote se e dime nga Eterit e Kishes, por qe sipas Astritit nuk ishin ortodoks. Cfare ishin konkretisht ne besim, edhe kush ishin?

    2) Vjen ti edhe na thua se vertetesia e Shkrimit nuk varet nga emrat, por nga deshmia e Frymes!!!!!!


    Si ka mundesi qe juve "Bibliket" na jepni dy pergjigje te ndryshme te bazuar ne Bibel?
    Pervec kesaj, ajo qe eshte me serioze, eshte definimi qe na jep Deshmuesi, se per te gjetur vertetesine se Ungjillin e Gjonit e shkroi Gjoni, duhet perdorur deshmia e Frymes. Megjithese Deshmuesi se percakton qarte se si ta perdorim kete deshmi te Frymes, dihet nga shkrime te tjera, se kjo deshmi, ka te beje me nje bindje "frymore" te brendeshme ne zemer, qe deshmon se PO kjo leter eshte nga Joani....

    Kjo eshte menyra se si Deshmuesi o protestante e zgjidh autencitetin e Ungjijve?

    Ndoshta ai mbyll syte, perqendrohet thelle ne vetebesimin e tij, se ne ate moment Zoti do tja drejtoje parandjenjat e tij, edhe, dihet qe, parandjenja e tij do te korrenspondoje me vertetesine e Ungjillit, edhe i pergjigjet vetes PO, ky ungjill eshte i Gjonit (ndryshe une nuk do te ndryshoja nga pijanec, ne nje njeri te ndershem, do te thoshte ndonje amerikan, nga shkoet e Deshmuesit)!!!!!


    Ruajuni o njerez nga Deshmite e Deshmuesit, nqs ju kane mbetur disa pare mend.




    Por edhe sikur te ndjekim parimin e Deshmuesit te te ndjekurit te deshmise se Frymes, deshmine frymore te te cilit Individ do marrim per baze, pasi deshmia frymore e protestanteve mund te jete e aqte ne numer sa ka edhe protestante????!!!!



    Ja, edhe une po them se po i mbyll syte, edhe mendimi i pare llotarik qe me vjen ne mendjen time drejtuar Zotit eshte se Deshmuesi e ka gabim. Si tja bejme? Kush do jete autoriteti ne kete rast deshmish frymore?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 20-08-2005 mė 02:37

  7. #97
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    postuar nga Matrix


    Etjen qe te marresh Krisht nga nje vella, nga nje moter, qe ta shohesh Kishen se si e shijon Nuserine e Saj dhe se si eshte e kenaqur me Dhendrrin e Saj.

    Qe ta shohesh Ate se si i ben realitet fjalet:

    Ja Nuseroren Tende shoh, o Shpetimtari im, te stolisur....



    dmth duket qarte se ti Matrix ke probleme me te tjeret, sic te thashe dje, e ne te kujtohet te thashe se ata qe kane probleme me veten edhe nuk i zgjidhin ato, zakonisht merren me cfare bejne te tjeret.

    Kush duhet te jete ai qe jep Krisht, pa pritur qe te marre gje mbrapsht, ti, apo te tjeret, ne Kishe?


    Nqs ti mendon se jane te tjeret qe duhet te japin ty, ose te te kthejne ate "krisht" qe ti mendon se ua jep atyre, atehere ke bere mire qe je larguar nga Kisha, pasi nuk je i denje per Te.

  8. #98
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Aty ku ka gjemba, fares i zihet fryma, sado i zoti te jete mbjellesi i kesaj fare
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #99
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe problemi nuk eshte thjesht ekzistenca e Gjembave, por Investimi (kolosal) qe eshte bere dhe behet per te kultivuar Gjemba.

    Cfare eshte Gjembi?


    Gjemb eshte ai i cili di cdo gje tjeter, pervec deshmise se shpetimit.

    Marrim rastin konkret te kesaj bisede.

    Ti Seminarist mund te dish shume mire se kur eshte shkruar Ungjilli i Gjonit/Joanit, cili nga eterit e kishes ka dhene deshmi per autencitetin e tij, dhe shume detaje te tjera mbi kete Ungjill.

    Por nga ana tjeter, mohon thelbin dhe arsyen perse u shkrua ky Ungjill:

    -DHE ATYRE QE E PRITEN (KRISHTIN) U DHA PUSHTETIN TE BEHEN BIJ TE PERENDISE, ATYRE QE BESOJNE NE EMRIN E TIJ...

    dhe gjithashtu:

    -KETO U SHKRUAN QE JU TE BESONI SE JEZUSI ESHTE KRISHTI DHE DUKE BESUAR TE KENI JETEN NEPERMJET TIJ

    Dhe kjo eshte tragjedia.

    Te te vije nje teolog qe mund te kete mbaruar seminare teologjike, te dije me detaje kohen, rrethanat kur u shkruan ungjijte, deshmite e eterve per ta, dhe me pas te te thote se :

    "Ti nuk je ende i shenjteruar dhe i shpetuar nga Gjaku i Qengjit, sepse ai nuk mjafton per shenjterine dhe per shpetimin tend, por ti je vetem ne rrugen e shpetimit, dhe duhet te perpiqesh shume derisa te shpetosh, e gjera te tjera si keto..."


    Po te bente kete nje i krishtere i pashkolle, nuk do kishte ndonje problem, por kur e thote kete nje teolog, mundesisht dhe i veshur me rraso te zeze, fjala e tij ka shume peshe, sepse njerezit e shkrete thone:

    "Ky nuk ka mundesi t'ja fute kot se ky i di gjerat shume me mire se ne..."


    E pra, persa kohe te investohet per t'u rritur Gjemba te tille, fares do t'i zihet fryma, sado qe te jete deshira e mire per te dhene Krisht nga une apo te tjere....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 21-08-2005 mė 15:18
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #100
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    postuar nga Matrix


    Ti Seminarist mund te dish shume mire se kur eshte shkruar Ungjilli i Gjonit/Joanit, cili nga eterit e kishes ka dhene deshmi per autencitetin e tij, dhe shume detaje te tjera mbi kete Ungjill.

    Por nga ana tjeter, mohon thelbin dhe arsyen perse u shkrua ky Ungjill:


    Une kesaj i them shpifje e mashtrim, nqs ti nuk me kuoton se ku une e kam mohuar arsyen e shkrimit te Ungjillit, edhe mashtrimi e shpifja vijne nga djalli edhe ata nen pushtetin e tij.



    Matrix


    ti djalosh je i dobet, edhe une jo pa qellim te kam pyetur nese me te vertete beson se ti je i kryqezuar sic DEKLARON me tituj qe i ve vetes, sepse i shoh qarte shtysat qe ti ke....


    Sa ungjillore, Biblike edhe e krishtere eshte te QAHESH e qyrravitesh se te tjeret ne Kishe qenkan gjemba per ty (te shenjtin, shpetuarin, krishtmbajtesin, rilindurin...)???!!!!



    edhe me kete replike te vogel, e lejme kete muabet sebashku. Ti je i lire te besh cfare te duash.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 22-08-2005 mė 02:16

Faqja 10 prej 33 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •