Close
Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 321
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Pyetje per diskutim

    Meqe moderatori me ka lejuar mua te shkruaj ne kete forum protestantesh, megjithese une jam ortodoks, une do te perpiqem qe ne sfidat e mia mbi protestantet te ze vendin e pyetesit me shume, e te diskutantit me pak.


    Ja disa pyetje per Nikosejatin.


    Meqe per Nikosejatin Bibla eshte baza jashte se ciles nuk mund te kete diskutime mbi krishterimin, une desha ta pyes ate se si do ta zgjidhim Biblikisht keto pyetje:



    - Ne cfare vendi te Dhiates se Re, thuhet se Krishti do te formoje nje Liber, pas Ngjitjes se Tij ne qiell, me te cilin do te governoje Kishen?

    - A mund te me thuash se ne cfare vendi te Dhiates se Re thuhet se sa letra duhet te kete ky Liber? Psh ku thuhet se do te kete 27 libra te tij?


    - Po nje Leter e Palit, te cilen ai pohon se e ka shkrojtur edhe ua ka derguar per lexim bashkesive ashtu si letrat e tjera te tij, e qe nuk e kemi ne Bibel, po kete pse mos ta kemi sot ne Dhiaten e Re? Mos valle Zotit i humbi nje nga letrat qe Ai kishte parashikuar per Governatorin e mevonshem te Kishes, Dhiaten e Re?


    - A mund te me thuash se se ku thuhet se Ungjilli i Joanit, eshte i Joanit, apo ai i Markut, e Mateut? Po per Letren e Hebrejve, kush e shkroi?


    - Ne cfare vendi te Dhiates se Re eshte percaktuar pasja e kater Ungjijve?



    - Nqs ti nuk i gjen dot pergjigjet ne Bibel, ku do ti gjesh?


    - a mund te me thuash ti mua Besimin e ketyre, ku ti do te gjesh pergjigjet, mbi Kishen, traditen, Biblen, pagezimin etj etj...?





    - nqs keta kane te njejtin besim te panderprere te njejte me Kishen Ortodokse sot, a te thote gje ky fakt ty?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 21-07-2005 mė 06:13

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    zoti Semianrist, jo vetem ti por kushdo qe ka nje qellim te mire ne ndertim te beses ne Krisht, eshte i nderuar te mare pjese ne kete faqe te krishtere.
    Emrin : "faqe protestante", e ka vene albo, i cili ka dhe gurin dhe arren. Por per ne pak rendesi ka emri i religjionit, pasi ne kete faqe askush nuk ndjehet rrob i religjinot dhe te kryerit te rregullave te tij, si nje qellim te beses se tij ne Krisht. Une kam kerkuar, qe albio para se ti beje nje emrtim kesaj faqe, ka detyrim moral qe te pyese te krishteret qe mblidhen ne ekte faqe rreth emitimt te faqes, pasi eshte e drejta jone te vendosim emrin ne kete faqe. Por diktaturka e tij prej nje enverke te vockel, nuk e lejon qe te jete i komunikushem dhe i bindur ndaj regullave me elementare te demokracise, dhe lere pastaj te lirise se beses ne Krishtit.
    Te gjithe ata qe mblidhen ne kete faqe nuk jane gje tjeter vecse bestare dhe bij te Perendise. Pra titulli i faqes tone eshte: Faqja ku mblidhen dhe disktuojne vetem Vellezerit dhe Motrat ne Krishtin JEzus.
    Nese le tju hedhim nje sy pyetjeve te tua. Shoh se ne thelb te tyre nuk ka qellim i cili perputhet me qellimin tone ne Krisht. Ti i ngre keto pyetje, duke deshmuar se je i pafuqishem te njohesh dhe te kuptosh qellimin e Shkrimit, dhe mesimin fondamental qe ai jep per bijte e Perendise. Pra une mendoj se cfaredo pergjigje qe te maresh, ti do te jesh gjithmone vesh e sy mbyllur per te pare dhe pranuar deshmine e vertete. E gjitha kjo vjen per shkak te kendveshtrimit te ndryshem qe ne kemi ne drejtim te Shkrimit te Perendise. Shkrimi per ne nuk eshte as me pak e as me shume i mbeshtetur fondamentalisht simbas deshmise qe Pali i jep Timoteut, ku i thote: I gjithe shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia( dhe jo nga kisha) dhe eshte i DOBISHEM per MESIM,BINDJE, NDREQJE, dhe per EDUKIMIN me DREJTESI, qe njeriu I PERENDISE te jete i PAISUR( me cdo VEPER te MIRE. Kjo dhe vetem kjo eshte pergjgija qe vjen prej cdo te krishteri qe ka Krisht dhe vepron Krisht. Tani ti ke nje kendveshtrim te kundert me kete deshmi te Palit, duke ju versulur atyre qe nuk jane pjese e religjionit tend , arsyen mos kerko ta gjesh tek ne, por te tek zemra jote .
    Po te shtoja dicka me teper se keto fjale te Palit ne lidhje me FONDAMENTALIZMIN qe shkrimi i Perendise ze ne BESEN e te krishterit, do te humbja dhe do ta eresoja qellimin e shkrimit te Perendise dhene te krishterit. Duhet thene se, kjo deshmi qe Pali dha ne lidhje me shkrimin e Perendise, eshte dhene nga USTAJ qe Perendia vendosi ne themelim te kishes se tij, dhe eshte thene kur ende nuk ekziston orthodhoksi dhe mesime te religjionit orthodhoks, te cilat ti ( dhe religjioni yt) sot kerkoni ti shtoni ne ungjill te KRishtit. Por une ju pyes: perse kisha orthodhokse nuk ben nje ungjill ku te permblidhet i gjithe religjioni i orthodhoksise dhe shkrimi i shenjte? Duhet ta kuptosh se kush eshte Ai qe e ndalon nje gje te tille, pasi Ai kerkon qe ti jape kishes gjithmone mesimin e gjalle te USTALLAREVE, (apsotujve)pa te cilin asnje ndertues nuk mund te ndertoje ne Krishtin Jezus.
    Te krishteret e atehershem, ishin plotesisht te bindur ne deshmine e Palit, dhe e pranonin Shkrimin te plote ne MESAZH dhe MESIM, pa te cilin nuk do te ishin ne gjendje qe te EDUKOHESHIN, te ishin te DOBISHEM, te mund te NDREQESHIN ne KRISHTIN, si dhe te ecnin ne DREJTESI duke bere vepra te DREJTA . Cfare ndryshim kemi ne te krishtert e kohes se sotme, nga keta vellezer? A nuk eshte aktuale deshmija e Palit, thene per kishen e Krishtit ne cdo moment dhe perjudhe qe ajo jeton???? Ja pra pse ne i qendojme besnik Shkrimit te shenjte, sepse vetem ne te gjejme te deshmuar fjalen profetike te Perendise dhene kishes se tij. Tani perse ju dhe religjioni juaj nuk e pranoni dhe qendroni fondamentalisht nen keto mesime te apsotujve, kjo eshte arsyeja juaj. Por ironike eshte fakti se ju qe pretendoni te jeni pasardhes te apsotujve, kundershtoni deshmite e tyre, dhe ne qe i qendrojme fondamentalisht deshmise dhe mesimit te tyre dhene ne fjalen profetike na quani "heretike". Ndarjen gjeje vete, dhe mos e kerko nga ata qe ecin pas mesimit te fjales se shenjte.
    Deshmuesi

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Deshmues

    se cfare problemi keni juve me Albo-n, keto jane ceshtje qe si perkasin kesaj teme. Emertimi protestant i kesaj faqe perkon fare mire me ate se cfare eshte ajo levizje historike fetare qe njihet boterisht me emrin e pergjithshem protestantizem. E keqa eshte se protestantet e ketushem, nuk ia kane as idene me te vogel nga historia, e ky nuk eshte problemi i forumit.



    Se dyti, pyetjet e mia juve s'ka perse ti quani sulme. Ato jane pyetje qe juve duhet tja kishit bere vetes me kohe - e jo te vinte puna qe te isha une qe po jua bej.




    Vetem nje i pamend, mund te pranoje cfaredo gjeje qe mund te thote nje liber, pa e ditur me pare se prej cilit vjen, kush eshte autori, si na ka ardhur ky liber nepermjet historise. E keto pyetje vetem nje protestant nuk sheh qe tja beje vetes.



    Une pikerisht keto pyetje pu jua drejtoj secilit prej jush, pasi Penieli su duk ne kete teme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi

    Shkrimi per ne nuk eshte as me pak e as me shume i mbeshtetur fondamentalisht simbas deshmise qe Pali i jep Timoteut, ku ai thote: I gjithe shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia( dhe jo nga kisha) dhe eshte i DOBISHEM per MESIM,BINDJE, NDREQJE, dhe per EDUKIMIN me DREJTESI, qe njeriu I PERENDISE te jete i PAISUR( me cdo VEPER te MIRE. Kjo dhe vetem kjo eshte pergjgija qe vjen prej cdo te krishteri qe ka Krisht dhe vepron Krisht.
    Mendoj se ketu mer pergjigje te qarte cdo pyetje e jotja, por nese ti nuk ke qellim te dish se ceshte shkrimi dhe perse ai eshte mesimi baze ne kishen e Krishtit, atehere historite kerkojau historianeve.

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Atehere Deshmues, nqs nje shtypshkronje do te botoje nje Liber te Shenjte, ku te thuhet se ky liber i shenjte eshte per shpetimin edhe ndreqjen e besimtareve - ti do ta marresh per te qene kete gje, edhe do ta ndjekesh verberisht?


    Pastaj, kur Pali ia shkrojti Timos ate varg, Dhiata e Re nuk ekzistonte si Liber kanonik i vecante, edhe Pali me Shkrim te Shenjte aty, e ka fjalen per Dhiaten e Vjeter. Duhet te dish qe kur Pali i shkrojti Timoteut, Ungjilli i Joanit edhe Apokalipsi psh as qe ishin shkruar ende.


    Keshtu qe Pali nuk po profetizonte per ndonje Kanon Mistik qe do te vinte me vone, por qartazi po i flet Tomos per Shkrimet e Dhiates se Vjeter qe deshmonin per Krishtin.



    He, kaq te veshtire e keni tu pergjigjeni pyetjeve te mia? Mendoni, qe une si kam bere te gjitha....akoma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 26-07-2005 mė 02:51

  6. #6
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Shpesh here i kam bere pyetje vetes se si ka mundesi qe Izraeli qe lexonte cdo te shtune Dh. V. neper sinagoga dhe qe kishin rabinj, farizej dhe mesues te ligjit, nuk arriti qe te njihte Mesian. Perendia nepermjet profeteve tregoi kohen kur do te vinte Krishti (Dan. 9:25-26), vendin ku do te lindte (Mikea 5:2), menyren se si do te lindte (Isaia 7:14), vuajtjet e Krishtit (Ps. 22; Is. 53) dhe perseri ata u verbuan dhe u penguan tek shkembi i skandalit per te humburit.

    Por edhe sot fatkeqesisht ka shume te tille neper kisha qe pretendojne se dine gjithshka, kur ne te vertete tregojne marrezine e tyre. Te vesh ne diskutim autoritetin e Shkrimit te Shenjte dhe te pretendosh qe kisha eshte ajo qe vendos mbi Shkrimin eshte marrezi. Eshte njesoj sikur ena ti thote mjeshtrit: "Perse me bere keshtu?"

    Perendia eshte Autori i Shkrimit te Shenjte dhe vetem Ai ka Autoritetin te vendose se cila leter e shkruar nga Pali ishte frymezuar nga Fryma dhe fjalet qe Pali ja drejtoi Timoteut ishin fjalet qe Fryma foli nepermjet gojes se Palit per te gjithe Shkrimin, prandaj ato fjale jane autoritare dhe te verteta.

    Cfaredo qe te themi ne ne lidhje me pyetjet qe ti Seminarist ngre me lart asgje nuk do ta mbushe mendjen ty, ashtu sikurse Izraeli u verbua dhe nuk pa Shpetimtarin e tij, po keshtu eshte edhe me ty. Ti duhet t'i kerkosh falje Perendise per gjithe sulmin tend qe ti ben ndaj autoritetit te Shkrimit, pendohu sa nuk eshte vone, para se te vije koha qe pershkruan predikuesi 12:1-7:

    1 Por kujto Krijuesin tėnd nė ditėt e rinisė sate, para se tė vijnė ditėt e kėqija dhe tė arrijnė vitet pėr tė cilat ke pėr tė thėnė: "Nuk gjej asnjė kėnaqėsi nė to",
    2 para se tė errėsohet dielli, drita, hėna dhe yjet, dhe tė kthehen retė pas shiut;
    3 nė moshėn gjatė sė cilės rojtarėt e shtėpisė dridhen, njerėzit e fortė pėrkulen, ato qė bluajnė nuk punojnė mė se kanė mbetur pak, ata qė shikojnė nga dritaret errėsohen
    4 dhe portat mbi rrugė mbyllen; kur pakėsohet zhurma e mokrės, dikush ēohet me kėngėn e njė zogu, dhe gjithė bijat e kėngės dobėsohen;
    5 kur dikush ka frikė nga lartėsitė dhe nga tmerret e rrugės; kur bajamja lulėzon, karkaleci ėshtė njė peshė, dhe dėshira pakėsohet, sepse njeriu shkon nė banesėn e tij tė pėrjetshme dhe qaramanėt enden rrugėve.
    6 Kujto Krijuesin tėnd pėrpara se tė kėputet kordoni prej argjendi, tė thyhet vazoja prej ari, tė thyhet shtamba te burimi dhe tė bėhet copė-copė ēikriku nė pus,
    7 dhe pluhuri t'i kthehet tokės siē ishte mė parė dhe fryma t'i kthehet Perėndisė qė e ka dhėnė.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shihni or te nderuar marrezine e marrezive






    Citim Postuar mė parė nga Astrit77
    Por edhe sot fatkeqesisht ka shume te tille neper kisha qe pretendojne se dine gjithshka, kur ne te vertete tregojne marrezine e tyre. Te vesh ne diskutim autoritetin e Shkrimit te Shenjte dhe te pretendosh qe kisha eshte ajo qe vendos mbi Shkrimin eshte marrezi. Eshte njesoj sikur ena ti thote mjeshtrit: "Perse me bere keshtu?"


    Astriti po na thote se Shkrimi = Perendine, ndersa Kisha = krijese e Shkrimit.



    Or Astrit,


    ti nuk i pergjigjesh dot Seminaristit PER NJE arsye, e asnje tjeter. Sepse ti as qe ia ke HABERIN se cfare beson, edhe se ti je kapur pas nje rrjete teper te rrezikshme edhe per shendetin psiqik.


    Bibla thote se kur tju kerkojne pergjigje, juve do tju jepet te pergjigjeni. Pse nuk pergjigjeni ne lidhje me pyetjet e mia, si ne kete teme, edhe tek tjetra?

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdojme...

    - Letra e Hebrejve, kush e shkrojti, edhe si erdhi qe ajo gjendet ne kanonin e Dh.R? Kush ishte autoriteti qe vendosi per kete?



    - nga cili liber i Bibles eshte marre ky varg: 2 Tim 3:8 "Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundėrshtuan Moisiut, po kėshtu edhe kėta i kundėrvihen sė vėrtetės; janė njerėz mendjeprishur, tė neveritshėm nė ēėshtjen e besimit."

  9. #9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Meqe moderatori me ka lejuar mua te shkruaj ne kete forum protestantesh, megjithese une jam ortodoks, une do te perpiqem qe ne sfidat e mia mbi protestantet te ze vendin e pyetesit me shume, e te diskutantit me pak.


    Ja disa pyetje per Nikosejatin.


    Meqe per Nikosejatin Bibla eshte baza jashte se ciles nuk mund te kete diskutime mbi krishterimin, une desha ta pyes ate se si do ta zgjidhim Biblikisht keto pyetje:



    - Ne cfare vendi te Dhiates se Re, thuhet se Krishti do te formoje nje Liber, pas Ngjitjes se Tij ne qiell, me te cilin do te governoje Kishen?

    - A mund te me thuash se ne cfare vendi te Dhiates se Re thuhet se sa letra duhet te kete ky Liber? Psh ku thuhet se do te kete 27 libra te tij?


    - Po nje Leter e Palit, te cilen ai pohon se e ka shkrojtur edhe ua ka derguar per lexim bashkesive ashtu si letrat e tjera te tij, e qe nuk e kemi ne Bibel, po kete pse mos ta kemi sot ne Dhiaten e Re? Mos valle Zotit i humbi nje nga letrat qe Ai kishte parashikuar per Governatorin e mevonshem te Kishes, Dhiaten e Re?


    - A mund te me thuash se se ku thuhet se Ungjilli i Joanit, eshte i Joanit, apo ai i Markut, e Mateut? Po per Letren e Hebrejve, kush e shkroi?


    - Ne cfare vendi te Dhiates se Re eshte percaktuar pasja e kater Ungjijve?



    - Nqs ti nuk i gjen dot pergjigjet ne Bibel, ku do ti gjesh?


    - a mund te me thuash ti mua Besimin e ketyre, ku ti do te gjesh pergjigjet, mbi Kishen, traditen, Biblen, pagezimin etj etj...?





    - nqs keta kane te njejtin besim te panderprere te njejte me Kishen Ortodokse sot, a te thote gje ky fakt ty?



    Pershendetje vellezerve te mi ne Krishtin.


    Seminarist!

    Keto pyetje qe ben nuk jane pa pergjigje. Nese une thashe qe nuk mund te bisedoj per Krishterimin pa Biblen, e kisha fjalen per doktrinen e krishtere dhe jo anen historike te saj. Me sa duket ti ndoshta nuk e ke kuptuar dhe ben disa pyetje qe kane te bejne me anen historike te saj. Ne rregull pra. Pergjigjet do te t'i jap, por me nje kusht qe nuk i tejkalon mundesite e tua. Ti thua se do te flasesh shume pak dhe do te pyesesh shume, duke u perpjekur keshtu te vesh ne pozite te veshtire shume besimtare ketu.

    Kushti eshte ky: Ti me ke bere nje sere pyetjesh dhe pret pergjigje. Une do te te pergjigjem VETEM nese ti pranon t'u pergjigjesh pyetjeve te mia, perndryshe, fol sa te duash.

    Dhe duhet te dish nje gje. Kohen per t'u pergjigjur nuk e percakton ti apo dikush tjeter. Une do te pergjigjem kur dua une dhe kur kam mundesine dhe kohen e duhur. Nuk ka detyrim per kete gje.

    Do t'u lutesha vellezerve te mi ne Krishtin te qendrojne spektatore ne kete diskutim.


    Zoti ju bekofte te gjitheve.

    Nen hirin e Tij
    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    - Bibla thote se kur tju kerkojne pergjigje, juve do tju jepet te pergjigjeni. Pse nuk pergjigjeni ne lidhje me pyetjet e mia, si ne kete teme, edhe tek tjetra?
    [/i]."
    Jam edhe vete ortodoks i lindur dhe jo i pagezuar. Duke pare shume shkrime edhe pergjigje te tuat seminarist kam ven re dicka qe do te pyes.

    Duhet njeriu te fusi hundet ne te gjitha temat??? Nje njeri i zotit sic pretendon te jesh ti???? Kam lexuar shume dhe kam par shume po fe qe te kerkoj te konvertoj njerzit ne ortodoks eshte veti e prifterinjve grek... Tani dal te pyetja me jetike:
    Mos je gje ti prift grek?????

Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshėm?
    Nga kalemi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •