Nje "Mandoline" erotike ne kohe lufte
E Merkure, 20 Korrik 2005
Ne sfondin e pushtimit fashisto-nazist te Greqise, Louis de Bernieres thur epopene e tij te mrekullueshme, nje histori dashurie dhe lufte, te gjate, dramatike, nje histori ndjenjash, e shkruar ne vitet e erreta te Luftes se Dyte Boterore. "Mandolina e Kapiten Korelit", nje bestseller, qe vjen ne shqip nga shtepia botuese "Carpe Diem 2004", ne nje rrefim te embel, erotik dhe shume ndjelles
"Nese "Mandolina e Kapiten Korelit" nuk ju roberon, do t'ia vlente te benit nje kontroll mos e keni zemren prej guri". Keshtu shkruan "Daily Telegraph" ne nje recense per romanin e Louis de Bernieres, nje bestseller i shkrimtarit te madh bashkekohor britanik, qe vjen per here te pare edhe ne Shqiperi, permes perkthimit te gazetares Ani Milto Ruci.
Romanin "Mandolina e Kapiten Korelit" e sjell per lexuesin ne shqip, shtepia e re botuese "Carpe Diem 2004", e cila ka zgjedhur kete shprehje te njohur latine "kap castin, gezo diten" per te identifikuar aktivitetin e saj botues. Ne ceremonine e promovimit te romanit te organizuar tek "Friend's Book House" botimi i tij u vleresua si nje kontribut ne njohjen nga lexuesi ne shqip i vlerave letrare qe krijohen sot ne Europe. Ardhja e vete shkrimtarit ne promovimin e librit ishte e mundur dhe fale kontributit te "Quest Albania" dhe "Info Quest Group". Vete presidenti i "Quest Albania", Z. Ilia Katsouris u shpreh se qarkullimi i vlerave te kultures, kontributi per njohjen artistike te se kaluares se perbashket te popujve te rajonit perben nje angazhim te pelqyer te botes se biznesit qe duhet te nxise per te shtuar kontribute te tilla ne Shqiperi.
Romani "Mandolina e kapiten Korelit" e merr temen nga Lufta e Dyte Boterore. Fakte te njohura historike: pushtimi i Shqiperise nga Italia fashiste, pergatitja e pushtimit te Greqise nga territori shqiptar, vrasja e Daut Hoxhes, njeriut qe sherbeu si "cassus belli" per pushtimin e Greqise nga territori shqiptar. Filozofia e races superiore dhe e krijimit te perandorive te reja ne vakumin e mbetur nga renia e perandorise otomane, fati i ushtarit ne lufte, absurditeti dhe idiotesia e luftes- te gjitha keto jepen permes personazhesh te paharruar, qe te prekin dhe te argetojne me rrjedhen e jetes se tyre ne kushtet e luftes. Romani eshte shume me teper se nje histori e apasionuar dhe e vecante dashurie. Eshte nje nderthurje e fakteve historike te kohes me kompleksitetin e botes se njeriut, me te verteta qe i kapercejne kufijte e kohes, te shteteve, te kombesive, te popujve. Veshtire qe tema e luftes me mizorite e saj dhe me fatin tragjik te ushtarit te thjeshte te kete gjetur nje pasqyrim kaq kompleks ku argetuesja dhe tragjikja te bashkejetojne ne harmoni, ashtu sic ndodh perhere ne jete.
Kritika boterore e ka rradhitur kete roman ne librat me te mire qe jane shkruar per luften e dyte boterore, ne librat me te fuqishem kunder luftes ne pergjithsi, kunder sistemit komunist ne vecanti, qe sikunder rrefehet ne roman, ndonese frymezoi luften clirimtare te popujve, rezultoi nje utopi me pasoja katastrofike. Ngjarjet e librit shtrihen deri ne fillim te viteve 60.
Pasionet e Luftes
17 Korrik Eshte viti 1941. Nga territori i pushtuar i Shqiperise, Italia e Musolinit pergatit sulmin ndaj Greqise. Kapiten Koreli, nje oficer i ri italian, vendoset ne ishullin grek te Qefallonise, me forcat pushtuese. Ekstravagant, i sjellshem, me humor, i perkushtuar me shume ndaj mandolines se sa armes, ai detyrohet te strehohet ne familjen e doktorit te fshatit. Ky eshte kapiteni mbi te cilin ngriti romanin e tij shkrimtari i njohur Louis Bernieres, "Mandolina e kapiten Korelit", qe vjen dhe ne shqip, perkthyer nga Ani Milto Ruci. Rrefenja, e mbeshtetur mbi saktesine historike, kalon te vajza e doktorit, e cila nuk merr pergjigjen e letrave qe i dergonte te fejuarit te saj, i cili luftonte ne viset e Shqiperise Juglindore, ne frontin e luftes italo-greke... atehere funksionimi i treshes se perjetshme duket e pashmangshme. Por a mundet kjo dashuri e brishte te mbijetoje, kur lufta barbare qe dukej kaq larg ishulit, e perfshin ate me nje mizori shtazarake dhe u ndryshon pergjithmone fatin banoreve te tij.
"Mandolina e kapiten Korelit" eshte nje roman prekes, argetues, mahnites, qe lekundet me shume embelsi mes gezimit dhe trishtimit te jeteve personale dhe historise... ai eshte lirik dhe i ashper, satirik dhe serioz", shkruan "Observer".
Ndersa nga "The Times" vecohet vleresimi se, "Nese ju pelqejne historite pasionante dhe te pasura me ngjarje dhe personazhe, Louis De Bernieres eshte shkrimtari qe ben per ju... nje autor qe nuk duhet humbur".
Nje balade ne traditat me te shkelqyera te zhanrit. Louis Bernieres ka syrin e arkeologut per vendin, ndjesine e historianit per kohen, veshin e muzikantit per tonin dhe tempon, ky roman ka gjithcka. Nese "Mandolina e kapiten Korelit" nuk ju roberon, do t'ia vlente te benit nje kontroll e te shihnit mos e keni zemren prej guri, vleresohet romani ne nje tjeter te perditshme "Daily Telegraph".
Kush eshte
Louis de Bernieres u lind ne vitin 1954. Ne rinine e tij kaloi kater muaj jashtezakonisht te veshtire ne ushtrine britanike, pas te cilave iku ne nje fshat ne Kolumbi, ku jetoi per nje periudhe te gjate. Atje beri pune te ndryshme: mesues bari, mekanik, kopshtar. Shkrimtari tani jeton ne Londer. Ne vitin 1993 u zgjodh nder njezet shkrimtaret e rinj me te mire britanike. "Mandolina e kapiten Korelit" ka fituar cmimin 'Commenwalth Writers Prize', si libri me i mire i vitit 1995 dhe ka shenuar nje sukses te jashtezakonshem ne te gjithe Boten.
Krijoni Kontakt