Tendenca/Sipas studimeve, brunet janë më inteligjente. Si ta njohësh një femër përmes flokëve
Përse meshkujt dashurojnë brunet
Nuk janë më bjondet e dikurshme, madje nuk janë më aspak bjondet. Të paktën kjo ndodh në botën anglo-saksone, ku gratë më të bukura, të cituara edhe nga revistat, janë të gjitha brune. Sipas ekspertëve, ky është një lloj “italianizimi” i “sex-appeal”: tërheqja e bjondeve është në rënie dhe gjithmonë e më tepër po triumfojnë tipat mesdhetarë. Klasifikimet e grave më të bukura, të publikuara nga dy revistat më të mëdha botërore “Gossip”, “People” dhe “Harpers & Queen” zgjedhin në vendin e parë brunen Anzhelinë Zholi, e ndjekur nga një varg brunesh, që nga Selma Hajek, Penelopë Kruz, Xhenifer Lopez e deri te më e reja Sharlizë Teron, e cila ka vendosur të ndjekë rrymën e tendencave të reja. Por nuk mbaron me kaq. Gazeta prestigjoze “Wall Street Journal” i ka dedikuar këtij argumenti një faqe të tërë, duke komentuar që sot femra brune është çuditërisht tepër shik. Këtë fakt e konfirmon edhe industria. “Clairol”, një sektor i “Procter & Gamble”, në prill ka regjistruar një rritje në shitjen e ngjyrave të errëta për tualetin e fytyrës, ndërkohë që ngjyrat e zbardhura kanë rënë me 6%.
Parukieret çojnë në të njëjtin përfundim: propozimet për ngjyrat vazhdojnë të jenë po ato të tendencës, që nga kapuçino e errët e deri te kakaoja. E megjithatë për disa prej tyre, ngjyra bjonde ka një lloj domethënieje sociale, një lloj afërsie femërore, përballë mitit të Merilin Monro. Nga një studim i realizuar nga psikologu Toni Falone, rezulton se nëse gratë bjonde janë konsideruar më femërore, nuk është “bjonde gjithçka që shkëlqen”. Brunet janë cilësuar më të zgjuara, më të sinqerta dhe më ambicioze. Përkundrazi, bjondet të japin idenë e të qenit të bukura, delikate, por edhe tradhtare e të paparashikueshme.
Dhe jo vetëm kaq, por sipas studimeve më të fundit rezulton se janë edhe më të cekëta, madje edhe që vuajnë nga problemet mendore. Te një grup prej 50 personash, që kishin probleme me të nxënët, 20% (një përqindje e lartë, nëse do të flsinim me termat e statistikës) kishte flokë në ngjyrë të çelët. Për më tepër, në një grup prej 1067 personash me aftësi normale, vetëm 10% ishin bjondë. Në bazë të këtyre rezultateve, studiuesit kanë vënë në dukje se në media, bjondet kanë një mundësi të dyfishtë për të pasur probleme në të folur, në krahasim me ata që kanë flokët të errët. Kjo ndoshta duhet të ketë lidhje me faktin që melanina ka një korrespondent në tru. Edhe gjatësia e flokëve, sipas psikoterapistit Françesko Padrini, është shprehje e karakterit të një gruaje. Krijuese dhe të pavarura nëse flokët janë kaçurrelë, pasionante dhe joshëse nëse janë të çregullt, ambicioze nëse janë të krehura lart dhe ekuilibruese nëse ndahen me vizë në mes.
Marre Dita.
Krijoni Kontakt