Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 127
  1. #81
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga Poeti Lexo Postimin
    e panjohura,

    Duke e njohur dhembjen tende, duke lexuar postimet e tua plot dhembje, mora guximin te shkruaj kete poezi te cilen ta kushtoj ty dhe vogelushes tende:


    ASKUND NUK JE TI!

    Tė mbajta nė duar sikur njė kristal
    Tė rrita me shumė dashuri,
    Tani kur mė duhesh sė tepėrmi
    Askund nuk je ti!

    Tė mbajta nė prehėr, tė putha nė ballė
    Net tė tėra kalova pa gjumė nė sy,
    Sot sytė nuk mund ti mbyllė nga dhembja
    Askund nuk je ti!

    Zgjohem nė mėngjes me sy plot lot
    Tė kėrkoj gjithkah nėpėr shtėpi,
    Vetėm zėrin tėnd tė tretur e dėgjoj
    Askund nuk je ti!

    Me dhembjen nė zemėr dal nga shtėpia
    Drejt varrezave nisem me shpejtėsi,
    Gjithkah tė kėrkova dhe nuk tė gjeta dot
    Aty po pushoje ti!

    Njė ditė dhe unė zemėr do tė vij tek ti
    Tė ta dhurojė kėtė dashuri,
    Dhe sė bashku pėrgjithmonė
    Aty do tė pushojmė unė dhe ti!

    25.08.2008 / 9:55

    I nderuar miku im Poeti Ti me se miri din dhembjet dhe vuajtjet e mija,te falenderoj per shkrimin e poezis qe eshte shum e ndjeshme.Ke shkruajt me aq ndjenj sikur te ishe vet UNE!flm.
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Pershendetje e panjohura.
    E kam lexuar mbi 5 here kete teme dhe me te vertete prekem shume sa here e lexoj.
    Kete here mora guximin, te shpreh ngushullimet e mia per humbjen e foshnjes tuaj.
    Uroj qe lotet te pushojne sa me shpejt.

    Respekte.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #83
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Te falenderoj i nderuar per uraten,qofsh faqe bardh!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anėtarėsuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovės
    Postime
    159
    Shumė e nderuara e panjohura,
    me pranimin e lajmit tė hidhur pėr ndarjen nga jeta tė engjellushės tuaj tė dashur, ndjeva se diēka nė gjoks mė shtėrngon, frymėmarrja mu rrallua dhe lotėt tėrėsisht pėrshkuan fytyren time, aq mė tepėr kur njė humbje tė tillė pėrjetova edhe unė si gjysh kur tragjikisht e sapo kishte filluar tė shijonte jeten, ende pa mbushur njėmbėdhjetė vjetė, iu shua jeta shpirtit tė shpirtit tim, Diellzės sime tė bekuar.
    E theksova kėtė pėr tė bėrė sa mė tė qartė se sa jam nė gjendje te tė kuptoj ty si nėnė nė kėtė rast.
    Ndonse ende lotėt nuk mė janė tharė pėr Diellzen, edhe unė si shumė miq e dashamirė tė tjerė qe tė ngushlluan si:
    poeti, Xheladini, Agim Metbala, ... e shumė e shumė tė tjerė, bashkėndjej me ty dhe dua qė edhe unė tė marr njė pjesė tė dhėmbjes suaj me shpresė qė sadopak tė zbus gjithė ate qė ti nė kėto ēaste ndien nė shpirtin tuaj.
    Tė lutem prano edhe ngushllimet e bashkėndjesinė time por njė kohėsisht uroj dhe lutem qė Zoti i Madh tė shtojė forcen pėr tė pėrballuar mė lehtė dhimbjen.
    Tė lutem tė kesh parasysh se ENGJUJT NUK VDESIN, ata pėrjetėsisht jetojnė nė shpirtėrat dhe zemėrat tona dhe si serafinė janė tė lartėsuar nė fronin e vetė pėrendisė.
    . . .
    “Engjėllusha jonė kishte ikur
    e me vrap shkoi nė tjetėr botė,
    nė krah tė dallėndyshės kishte hypur
    pėr tė zbritur nė krah te tė Madhit Zot”.
    . . .
    “Pėr sa kohė qė kopshtin
    nė kėtė botė mė ka stolisė,
    tash s’ėshtė mė lule e tokės
    ėshtė mbiylli i gjithėsisė”.

    Por e dashura e panjohura , tė mos harrojmė edhe :

    POROSITĖ E SHENJTĖRISĖ

    Mė duani, mė kujtoni, por tė mos mė qani
    nė zemrat tuaja, pėrherė tė mė mbani.

    Mė mbani nė pėrqafim sikurse dikur
    kėshtu ishte fati im, kurr i pa imagjinuar.

    Do mė keni pranė vetės sa herė qė mė kujtoni
    ju dua, nė zemer ju mbaj, kėtė tė ma besoni.

    Nuk dua tė ju shoh asnjėherė tė merzitur
    mallin pėr mua mos mbani, si zjarr tė fashitur.

    Po derdhet lot pėr mua, nga vetja do mė largoni
    qėndrimin nė parajs do tė ma vėshtirėsoni.

    Trupi im i njomė, i qetė prehet kėtu
    ku heret apo vonė do tė jeni edhe ju.

    Kėtė jetė qė po rifillojmė, kėtu nė pėrjetėsi
    tok do e jetojmė, s’ndahemi dot pėrsėri.

    Shmangėni hidhėrimet qė kishit nė atė botė
    kėthehuni gėzimeve, serish kėtu do tė jemi tok.

    Keni rrespektin dhe bashkėndjesinė nga i juaji xhaxhi Adem Berisha, Rahove - Republika e Kosovės.
    "Lehtė bėhesh pasha nė nahi
    por ėshtė vėshtirė tė jesh njeri".

  5. #85
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Eh sa bukur dhe me plot ndjenja me kshillon!Po une si te jap kurajo kur nuk me shkon,si te them qe pajtohem kur nuk po mund te pajtohem,si ta largoj nga mendja eshte veshtir,por mbahem krenare qe kam pran vedi shum miq qe me kuptojn e besa kshillojn e ndojhere edhe me kritikojn ,te gjitha jan te mireseardhura kur vijn nga miku.Edhe mua me vije keq per mbesen tuaj te ne themi ,,asnje vdekje nuk meremeton''qoft ajo e re apo e moshuar por duhet te pajtohemi.E une ndoshta jam pak me e dobet se me erdhen dhembjet te njepasnjeshme,e jam bere e dobet si duket ani qe mundohem mjaft dhe vetem ketu me shkronja shprehem lirshem kurse ne jeten e perditshme ndryshoj,kjo me ndihmon SHKRIMI,jo si poete po vetem nje shkruese e jetes sime ne form te prozes ose poezis.respekt nga e panjohura!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  6. #86
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Neser do te bije zili i shkolles
    Do te vershojn rruget e qytetit tim
    Femijt me qanta e prind per dore
    Do fillojn mesimin me plot gezim!

    Une do te shiqoj nga dritarja
    Ndoshta do te me rrjedh ndoj lot
    Ne dore me mbeti abetarja
    Qe se mesove kurr moj bije
    E nuk do ta mesosh as Sot!

    Me shpirt e me zemer do te lutem
    Per te gjithe femijt e botes njerezore
    Te ken fate shendet e lumturi
    Dhe dashuri te sinqert PRINDRORE!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #87
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar mė parė nga Foleja_ Lexo Postimin
    Dielli i kesaj stine te ngrohte te ndriqonte fytyren e qeshur sot ne diten e fundit si femije kopshti. Derisa ti po merrje dhuraten pershendetese, ashtu e qeshur si gjithehere ,une ndjeva nje kthim ne kohe.Para meje u shfaqe ne shume e shume skena te dashura qe sdo ti harroj kurre.
    Ti merrje dhuraten si nje trofe qe kalove nje periudhe te jetes tende te njome, duke bere nje hap te madh ne jete, te jesh femije shkollor,aq te bente per veshtiresite shkollore qe te presin, ti ia dole,haha , . e mua me ngjante ne momentin e lindjes tende.Atehere kur nuk doja te dija per dhembjet per lotet ,doja te te kem ne dore , te te ndjej e te them ia dola.Ia dola te krijoj nje jete ,nje jete nga jeta ime.Ti ishe trofeja ime me e qmuar.As une nuk doja te mendoj per veshtiresite e jetes, do i tejkalojme se bashku te pata thene shume e shume here deri sa ti levizje ngadal pran zemres sime.
    Ah vogelushe, edhe sot tu mbushen syte me lote kur u pershendete me shoqet ,por si nje zog fluturove ne krahet e mije dhe gjete prehjen , si atehere kur pate te ftohte ,kur ajri i botes jashte nenes te merdhiu supet,dhe nuk pushoje se qari,, e une te mora ne kraherorin tim dhe ti e ndjeve ngrohtesine time .E ndjeve dashurine e pakufi qe kisha per ty dhe pushove te qaje,mbylle syte dhe fleje qete si engjull mbi gjoksin tim qe per jete u betua qe do te behet mburoje e ytja tere jeten.
    "Mami, kur do te mi blesh librat"? me pyete,te thash se kemi ende kohe,dhe mu kujtua qe edhe une para lindjes tende shume kohe me pare pata filluar te blej veshje, fustan dhe libra perrallash.
    Jeta ime, cdo levizje ,cdo belbezim, cdo fjale a kenge qe vie nga ti me ngjan ne cicerrimet me te embela, e ndjej ne vete qe me zgjate jete, qe me ben shume me te forte ( as semundjes me nuk i dorezohem se nuk dua te kesh frike ti per mua),ndjej dashuri e krenari .E di qe keshtu ndjehet cdo nene,por ti vogelushe do ta kuptosh me vone thellesine e dashurise sime (atehere kur ne preherin tend te kete nje jete nga jeta jote).


    Me vjen shume keq nga vetja ime qe vetem sote e gjeta kete pjese kaq te bukur te rrefimit te nje nene,
    Zonje eshte diqka qe kam lexuar me shume endje qe deri tani me te vertet nuk e kam lexuar nje pjes apo Monolog ti them kaq me shpirt..
    Ju qe i keni dhene jete nje Femiju i paskeni dhen jet e shpirt edhe Forumit.
    Faleminderit per kete knaqesi...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  8. #88
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Shtepija ime ne pyll.

    O sa bukur O sa lumturi
    Kam ne mes te pyllit nje shtepi

    Aty une jetoj me shume miqe
    Miku me i mire lepuri shkutrabiq

    Edhe majmuni afer banon
    Hidhet me nje deg e ne tjetren pushon

    Ariu me sjell mjaltin ne gjdo mengjes
    Kurse dhelpra rrushin ne mengjes me ves

    O sa i lumtur jam me shoket e mi
    Kurr nuk do te jetoj me ne tjeter shtepi

    Ketu ka hare ketu ka gazmend
    Me kafshet e egra mbledhim nje kuvend..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin

    Neser do te bije zili i shkolles
    Do te vershojn rruget e qytetit tim
    Femijt me qanta e prind per dore
    Do fillojn mesimin me plot gezim!

    Une do te shiqoj nga dritarja
    Ndoshta do te me rrjedh ndoj lot
    Ne dore me mbeti abetarja
    Qe se mesove kurr moj bije
    E nuk do ta mesosh as Sot!

    Me shpirt e me zemer do te lutem
    Per te gjithe femijt e botes njerezore
    Te ken fate shendet e lumturi
    Dhe dashuri te sinqert PRINDRORE!

    Pėrshėndetjet e mija tė sinqerta E panjohura.

    E lexova dhe e rilexova e u mbusha me vaj.

    Do tė kisha ndėrhyrė - nėse pajtohesh te kjo strofė, kėshtu:


    Une do te shiqoj nga dritarja
    Ndoshta do te me rrjedh ndoj lot
    Ne dore me mbeti abetarja
    Qe s'e lexove e s'do ta lexosh as sot!


    Kėshtu do mbetet strofa me katėr vargje e nuk e humb kuptimin e Juaj.

    Ta mora dhimbjen bile sa njė varg.

    Pėrshėndetje mė tė sinqerta E panjohur!

    Agim METBALA

  10. #90
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750

    Me vije keq qe ju bera me vaj, e sa per nderhyrje nuk ka problem pasi une edhe nuk kam aq njohuri me lidhshmerin e vargjeve ,por kto jan vargje nga dhembja!flm qe me lexoni i nderuar!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkruaj njė fjalė tė bukur pėr fėmijėn e diasporės
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 09:17
  2. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •