Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Gazetarja Rajmonda Maleçka mbahet në burg

    te nderuar,
    forumista shqiptar

    besoj se e dini s egazetarja nga Shqiperia rajmondfa malecska se bashku me babain e saj mbahet ne burgjet maqedone. Ajo u arrestua para nje kohe dhe mbahet padrejtesisht ne burg vetem pse ka filmuar ne Kondovë.
    Zeri i arsyes dhe i ndergjegjes therret qe ta bejme kete ceshtje te rendesishme dhe Rajmonda te lirohet nga burgu sepse gazetaret nuk e kane vendin ne burg.

    Cka mendoni cka duhet te bejme qe ti ndihmojme Rajmonda Malcekes per tu liruar nga burgjet sllavomaqedonase ku jane vrare e prere shume shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga babadimri : 20-09-2005 më 05:30

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Maqedoni, gjykata dënon gazetaren shqiptare
    Një gjykatë në Shkup ka dënuar me dhjetë vjet burg, nga pesë vjet secili, një gazetare nga Shqipëria dhe babain e saj. Rajmonda dhe Bujar Maleçka ngarkoheshin me vepër penale përgatitje kundër rendit kushtetues të Maqedonisë, lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në fshatin Kondovë të Shkupit. Avokatët e gazetares shqiptare dhe babait të saj kanë thënë se Gjykata ka marrë vendim me procedurë të shpejtuar duke mos i lejuar mbrojtjes të dëshmojë lidhur me materialet mbi këtë rast. Avokatët kanë deklaruar për mjetet shqipe të informimit në Shkup se vendimi i Gjykatës është politik dhe se për herë të parë Maqedonia dënon një gazetar. Rajmonda Malecka, bashkëpunëtore e disa mjeteve të informimit në Shqipëri, raportonte nga Maqedonia, si edhe shumë gazetarë të tjerë, mbi ngjarjet e Kondovës kur grupe të armatosura atje e mbanin fshatin nën kontroll dhe kërcënonin organet e rendit, vitin e kaluar. Ajo dhe babai i saj u arrestuan para dy muajsh në hyrje të Gostivarit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Dhjetë vjet burgim për gazetaren shqiptare dhe babain e saj

    Shkup, 13.05.2005 (Makfaks) - Gjykata Themelore në Shkup u shqiptoi dje gjithsej 10 vjet burgim gazetares së Shqipërisë Rajmonda Maleçka dhe babait të saj Bujar Maleçka.

    Rajmonda dhe Bujar Maleçka ishin akuzuar për veprën "përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë", e lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në fshatin Kondovë të Shkupit.

    Vendimi i gjykatës për t`i dënuar të akuzuarit, siç shkruan sot shtypi në gjuhën shqipe në Maqedoni, është marrë me procedurë urgjente, kështu që mbrojtjes nuk i është lejuar t`i konfirmojë dëshmitë materiale lidhur me rastin.

    "Sot nuk u dënua vepër penale, sot është dënuar gazetaria. Gjykata në Maqedoni me këtë rast u turpërua, meqë për herë të parë dënohet një gazetar", deklaroi për "Lajm"-in, avokati Numan Limani.

    Avokati i dytë i mbrojtjes, Elenko Millankov, vendimin e gjykatës e kualifikoi si "politike".

    Sipas Millankovit, nëse punohet sipas kësaj praktike, atëherë "Maqedonia duhet t`i mbushë burgjet me gazetarë dhe fotoreporterë maqedonas që raportonin për ngjarjet në Kondovë". Avokatët paralajmëruan ankesa ndaj aktdënimit.

    Rajmonda dhe Bujari ishin arrestuar para dy muajve në hyrje të Gostivarit.



    MAQEDONI, Gjykata e Shkupit denon me 10 vjet burg gazetaren shqiptare dhe babain e saj

    SHKUP (13 Maj) -Gjykata maqedonase ka denuar me nga 5 vjet, gazetaren shqiptare Rajmonda Malecka dhe te atin e saj Bujar Malecka per lajmin e rreme te planifikimit te sulmeve terroriste ne Maqedoni, lidhur kjo me ngjarjet ne fshatin Kondove te Shkupit. Gjykata ka vepruar me vendim urgjent duke mos i lejuar mbrojtjes, paraqitjen e provave materiale lidhur me ceshtjen. Po ashtu ka pasur edhe nje sere reagimesh lidhur me faktin qe per here te pare denohet nje gazetar. "Sot nuk eshte denuar vepra penale, sot eshte denuar gazetaria ne pergjithesi, ka deklaruar avokati mbrojtes Numan Limani. Avokati tjeter mbrojtjes, Elenko Millankov, e cilesoi vendimin e gjykates si " vendim politik". Sipas Millankovit, nese punohet sipas kesaj praktike, atehere "Maqedonia duhet t`i mbushe burgjet me gazetare dhe fotoreportere maqedonas qe raportonin per ngjarjet ne Kondove".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ne Maqedoni nuk funksionon shoqeria civile shqiptare per shkak se niveli i qyteterimit tek shqiptaret apo e ashtuquajtura masa kritike per levizje civile nuk ekziston."Gazetaret" shqiptar jane me shume te preokupuar se si do ti afrohen selive te partive per te perfituar ndonje post sepse mendojne qe me automatizem nese punojne per kauzen e partise duhet te shpeblehen me poste apo ndonje kesh per vehte.E njejta vlen edhe per "intelektualet" shqiptar te cilet mund te shihen si sillen poshte e perpjete Ministrive maqedone apo selive te partive per te perfituar dicka.Ne nje situate te tille madje nje partiash i nivelit me te ulet intelektual apo moral eshte ne gjendje te luaj k..e me keta "intelektual" nderkohe qe keta e vazhdojne misionin e tyre te barazimit te k... te partiasheve pa hezitim me te vogel. Mjerim i pafund qe rezulton se askujt nuk i intereson asgje cka ndodh ne shoqerine shqiptare pervec te perfitimit individual.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Kaq te keqij jemi be skemi mundesi as dy reshta ti shkruajme per nje gazetare qe mbahetb padrejtesisht ne burgjet maqedone. E ne anen tjeter lavderohen qeveritaret shqiptar se kane pushtet!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2005
    Postime
    12

    Gazetarja në burg!

    Citim Postuar më parë nga babadimri
    Kaq te keqij jemi be skemi mundesi as dy reshta ti shkruajme per nje gazetare qe mbahetb padrejtesisht ne burgjet maqedone. E ne anen tjeter lavderohen qeveritaret shqiptar se kane pushtet!
    Nuk është Gazetarja me babanë ajo e cila qëndron në burg o babadimër por i tërë një popull etnik i yni, inklusive politikanët tanë "pushtetarë"!
    Kjo dukuri nuk është duke u hetuar nga të gjithë ne, prandaj si rrjedhim i saj edhe do të paguajmë shtrenjtë!
    Burgu e vdekja si fenomenë e humbin domethënjën primare të tyre kur njeriu i kësaj Toke punon e lufton, e në fund edhe vdes për realizimin e idealit kombëtar të tij!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Jane perzi idealet dhe nuk e dijme kush cfare ideali ka dhe perkrah.Sic thone "u perzi leshi vlla" deri dje ideale te larta kombetare e sot pragmatik (lexo promaqedonas) deri ne kocke.Deri dje shesheve e rrugeve brohorisnin "shqip shqip"e sot e kane mesuar maqedonishten me mire se vet maqedonasit.

    "Per ideale vdiqen shume e ata nuk kthehen me per ta pare se cbene shoket e tyre te penes apo te pushkes ne "lirine qe e gezojme".

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-03-2005
    Postime
    12
    "Per ideale vdiqen shume e ata nuk kthehen me per ta pare se cbene shoket e tyre te penes apo te pushkes ne "lirine qe e gezojme".

    Kjo do të thotë që ideali nuk ka vdekur por kanë vdekur individët që e kanë tradhëtuar ate!Shumica prej tyre as që ndonjëherë kanë poseduar një të tillë por u infiltruan të kamufluar në lëkurë qengji!
    Tek ne tash sido që të jet duhet, dhe ate në mënyrë të shpejtë, të lindin ideologë të tjerë,të cilët me mund e sakrifikim do të cojnë idealin në vendin e vet përfundimtar!

    rrespekt!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xheladin Guri : 26-09-2005 më 12:10

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mendoj se gazetraj Rajmonda malecka meriton pak me shume respekt sepse fundja ajo e ka kryer nje detyre te shenjte duke dashur te ifnromoje opinionin shqiptar per zhvillimet ne Kondove. Tani amnestohen te gjithe ndersa rajmonda mbahet ne burg kjo ska logjike. Maqedonia po sillet si nje shtet qe nuk e njeh demokracine.

  10. #10
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Dje ne Shkup u mbajt gjykimi per rastin e Maleckajve.
    Dje pame nje gjyq banal, ne fund te se cilit u shqiptua nje denim absurd ndaj gazetares se pafajshme dhe babase se saj.
    10 vjet burg per njerez te pafajshem, kjo vetem ketu ban vaki.
    Edhe njehere u deshmua se ne FYROM nuk respektohen aspak te drejtat dhe lirite e njeriut,gazetaret gjykohen si "kriminele", kurse kriminelet manevrojne lirshem.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lajmi i pasakte, dorehiqet gazetarja e News24
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 19:58
  2. Terrorizem pa kile :
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 21:29
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 18:32
  4. Gazetaria Rajmonda Malecka në burgun maqedonas
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 05:51
  5. Gazetarët paralajmrojnë protesta nëse nuk lirohet Rajmonda Maleçka
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 13:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •