Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Me duhet me te permiresue pak:
    Solana me fjale te tjera e perfaqeson Serbin!
    Prandaj,lidhi pak gjerat!
    të falemnderit për përmirësim po këte e kam thënë un në shkrimin tim të parafundit,pak më lartë se ky i sotmi!Sidoqoftë të jam mirënjohës!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Meqenëse baca Adem ,nga kosovarët konsiderohet totalisht i pavlerë i kaluar dhe i çmendur,pse duhet të brengoset e tërë evropa e bashkuar(Solana përfaqson tërë Evropën,ai nuk është vetëm një individ) për fjalët e një të çmenduri që në vendin e tij(Kosovë) nuk e dëgjon askushi!
    Apo mos evropa vet, e tëra është e çmendur që e dëgjon këte "matuf"?
    Këtu diçka ka,"ose sopata është e thyer nga tehu,ose druri është më i fortë se sopata!"...Se të kërkosh trupa shtesë për një vend me 8 mijë Km2 sa është Kosova aktualisht,nuk është e arësyeshme dhe joshqetësuese,kur veq janë 20 mijë të vendosur!
    Tundni kokat ju lutem se më duket që mjaft patën shqiptarët e Kosovës eufori politike me politikajt "jo të çmendur"!
    Ja edhe deklarata e Demacit dhene "vellezerve te tij Shkije..."

    Demaçi: Kundër serbëve të Kosovës mund të shpërthejë një dhunë e madhe sa të harrohet 17 marsi 2004

    Data e Publikimit: 14/07/2005

    Autori i Lajmit: 24 ore

    Kundër serbëve të Kosovës do të shpërthejë një dhunë e përmasave të tilla sa që do të harrohet 17 marsi i vitit 2OO4 - ka deklaruar për gazetën "Blic" të Beogradin Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe, sipas gazetës, analist politik.

    "Shumica shqiptare e ka ndier se askush nuk çan kokën për kërkesat e tyre. Në Kosovë sundon papunësa, kriminaliteti dhe të gjitha llojet e problemeve, ndërkaq të gjithë flasin për decentralizimin dhe interesat e gjashtë-shtatë për qind të serbëve. Masa është e verbëruar, mendojnë se fajtorë janë serbët e jo Beogradi dhe UNMIK-u", tha Demaçi për numrin e sotëm të kësaj gazete.

    Sipas Demaçit, e vetmja mënyrë që të pengohet gjakderdhja e re është që Kosova të fitojë pavarësinë.

    Gazeta në fjalë shkruan se paralajmërimi i Demaçit është real, duke cituar gjeneralin serb Ninoslav Kërstiq, i cili ka thënë se "ekziston rreziku real që në prag të fillimit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës situata të dalë nga kontrolli dhe të përsëritet 17 marsi i vitit 2OO4".
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nga deklarata e Demacit lindin shume pyetje.

    Kush i jap te drejte morale Demacit Marksist qe te merr pergjegjesine (qe populli nuk ia dha kurre), e te shprehet se cfare ndien apo nuk ndien shumica e Shqiptareve?

    Kujt i sherben Demaci qe e ve ne pah, "kriminalitetin dhe te gjitha llojet e problemeve," qe gjoja ekzistojne ne Kosove? Kush i duhet Demacit ne Kosove qe te vej ligj e rend? Kujt i ben thirrje ai?

    Po ashtu ku i mori Demaci 6-7% Shkije ne Kosove? Apo ka numeruar edhe veteveten , Qosen dhe te gjithe ata qe mendojne si ata.

    Pasi dihet se prapa Trazirave turperuese te Marsit te vitit 2004 nuk qendronin Shqiptaret, pse i eshte dashur Demacit kaq shume kohe qe te bej nje deklarate te ketille? Apo pa-ftyresia e tij nuk ka fund, dhe me ne fund haptas po na tregon se ashtu sikur edhe vite me rradhe edhe tani ka aftesine ti godas me "thike" Kosoven...

    Dhe si fund, cka eshte kjo deklarate me tone e paralajmerimi e Demacit, qe drejtohet me "jepni pavaresine Kosoves qe te shpetoni Serbet ne Kosove?"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ja kush eshte Ademi qe frymon si nje Shka... Me poshte do te postoj disa shkrime te te ndjerit, Gazetarit Jusuf Ferizi.


    Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?
    Ose: të gjitha mëkatet e Adem Demaçit (5)


    Shkruan: Jusuf FERIZI

    Duke zbatuar me besnikëri atë amanetin prej enveristit të devotshëm të Ramiz Alisë, se "edhe barë do të hamë, por në Shqipëri nuk do të lejojmë depërtimin e imperializmit amerikan", duke mos lënë gurë pa luajtur për ta karantinizuar Kosovën në kthetrat serbiane, duke punuar zellshëm në izolimin e saj të plotë nga Perëndimi, pikërisht ashtu siç e kishte getoizuar Enver Hoxha Shqipërinë plot 50 vjet, Adem Demaçi, duke bërë ku të dihet të satin mëkat, ngritet me tërë forcën kundër Konferencës së Rambujesë.


    Demaçi në unison me moskovitët!

    Për "Mandelën" tonë nuk kishte rëndësi vërejtja e ambasadorit (amerikan v. ime) Hill: "Disa anëtarë të delegacionit (shqiptar) në Rambuje janë për së tepërmi të disponuar si antiperëndimorë.

    Disa prej tyre rrjedhin nga lëvizjet marksiste-leniniste, dhe si të tillë nuk janë ithtarë të angazhimit tonë (amerikan) në Kosovë, edhe pse deklarohen si të tillë". Demaçit nuk iu ngul as apeli i Z. Olbrajt drejtuar delegacionit shqiptar në Rambuje se fajtori për futjen apo mosfutjen e NATO-s në Kosovë do të gjendej në mesin e shqiptarëve dhe serbëve.

    Për të nuk bëri punë as sugjerimi i mikut më të madh të shqiptarëve, Bob Doll, se mosnënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë nga ana e delegacionit shqiptar, do të bënte të pamundur intervenimin e NATO-s në Kosovë. Aleatët më besnikë të Demaçit në fushatën e tij të çmendur kundër Rambujesë ishin Albin Kurti dhe "Sulltan", Selimi. Këtë të fundit, për "meritat" e tij në fushatën kundër Rambujesë, Demaçi e shpalli "komandant suprem" të SHP të UÇK-së.

    Ky ndryshim kuadror në "ushtrinë" e kuqe të "gjeneral" Demaçit, në Kosovë u quajt grushtshtet në UÇK. Kësaj fushate të çmendur iu bashkuan me një "apel" edhe do "veteranë" (komunistë) të gazetarisë në Kosovë, të cilët sot çelin vezë të klluqura në të përditshmën "Zëri".

    Bashkë me ta, më 19 shkurt 1999, Demaçi u rendit në mbështetje të zellshme të demonstratave në Moskë, ku me portretet e Stalinit në dorë rusët brohoritën jo vetëm kundër Amerikës, por edhe kundër shqiptarëve.

    Atë ditë, urrejtja e Demaçit kundër NATO-s dhe Amerikës ishte në unison të plotë me urrejtjen serbe kundër amerikanëve. Në fund, i zhgënjyer me dështimin e fushatës së tij kundër Rambujesë, duke dhënë dorëheqje nga posti i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi deklaronte: "Krenohem nëse kam arritur ta bëj të dështojë Konferenca e Rambujesë"!


    "Mandela" kundër dënimit të Serbisë!

    Ata shqiptarë që ishin kundër dënimit të Serbisë, pa mëdyshje, i takojnë atij konceptit që nuk do ta shohë popullin shqiptar si pjesë e gjeopolitikës evro-atlantike.

    Janë këta individë që i takojnë atij koncepti të ngarkuar me bagazhin e vjetër politik, e që janë në lidhje të pandërprera ideologjike nëpërmes trajtave më të mynxyrshme stalinisto-enveriste.

    Demaçi, ndoshta pa vetëdije, angazhohej për një vetëvrasje të shqiptarëve të Kosovës, sepse këtë politikë kriminale vetëvrasëse e kishte trashëguar nga diktatori Hoxha që pllakosi Shqipërinë përgjatë një gjysmë shekulli.

    Demaçi donte ta reprizonte tragjedinë enveriste në Kosovë për të krijuar kushte të "reja" që bisha serbe, siç thotë Kadare, ta mbyste Kosovën në qetësi. A ishte i vetëdijshëm Demaçi se duke u ngritur kundër dënimit të Serbisë, po ngritej kundër lirisë së Kosovës?

    Si pasojë e makinacioneve të kmerkuqve të Kosovës për vonesën e atij nënshkrimi që kërkohej të vihej në dokumentin e Rambujesë, u vranë dhe u masakruan mijëra e mijëra shqiptarë. Për pak, siç thotë Kadare, "armiqësia tradicionale" (ruso-karpatiane) kundër NATO-s dhe Amerikës, gati përfundoi në mbrojtje të Serbisë komuniste, kundër lirisë së Kosovës.

    Në ato orë makabër të asaj blasfemie (prill 1999) kundër presidentit të Republikës së Kosovës, në ato ditë të rënda të atyre sharjeve që dukej sikur vinin nga bulqitë e llahtarshme serbokarpatiane, në atë meskohë të asaj herezie, e edhe kryeherezie, të atij profanimi kundër liderit më të pakontestueshëm shqiptar, për të cilin gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s Tirana zyrtare dhe marksistë-leninistët e UÇK-së së Adem Demaçit kishin përgatitur gjyqin inkuizicionist bizantin, politikanët aventurierë, që kishin manipuluar dhe sabotuar luftën e UÇK-së, për një grimë pushtet të së nesërmes, mbajtjen peng të Rugovës në Prishtinë deshën ta shfrytëzojnë për eliminimin e forcës së parë politike që përmbyti komunizmin në Kosovë.

    Segmente bizantine të faktorit politik të Tiranës dhe të asaj UÇK-së marksiste-leniniste, me një urrejtje të tipit mesjetar ndaj antikomunizmit, ndaj politikanit më me ndikim në Kosovë dhe në Shqipëri shkuan aq larg në atë prillin e vitit 1999, saqë akuzat e tyre kundër Rugovës në kohën e bombardimeve të NATO-s mund të krahasohen vetëm me akuzat e prokurorëve marksistë-leninistë të vitit 1945.

    Bota Sot
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Të gjitha mëkatet e Adem Demaçit!

    Shkruan: Jusuf FERIZI


    Mesazhi i skenarit të përmbytjes së Shqipërisë sipas revolucionit të ndyrë "demokratik", u vulos si "triumf" i rebelimit antikombëtar më 29 qershor 1997. Ai mesazh që nga fillimi i përmbytjes së madhe të Shqipërisë londineze krrokaste: Në krye të Shqipërisë duhet të vijë një hibridpersonalitet që shqiptarët do t'i fusë në Evropë, si gjithçka tjetër, edhe si majmunë qoftë, por jo si shqiptarë!


    Marrëveshja namëzezë e Cyrihut!

    Realizimit të një projekti të këtillë të një Shqipërie amorfe dhe pa identitet, i priu ajo marrëveshja namëzezë e Cyrihut (1993), kur për herë të parë, stalinistët e Shqipërisë dhe enveristët e Kosovës u morën vesh për bashkëpunim dhe "ndihmë reciproke".

    Ajo marrëveshje parashihte ndihmën financiare që do t'i jepte LPK-ja PSSH-së, ndërsa PSSH-ja, pasi ta rrëzonte Berishën, duke marrë pushtetin edhe me mjete të dhunës, gjë që ndodhi në qershor të vitit 1997, kur pushteti i Tiranës kaloi në duart e lobeve politike më proserbe dhe më progreke, do ta ndihmonte LPK-në për ta rrëzuar Rugovën dhe të sjellë në pushtet Qosjen.

    Duhet theksuar që në fillim se LPK-ja, si abort i Partisë së Punës që ishte, tani si fëmijë axhami i PSSH-së, pra si fraksion më fundamentalist marksist-leninist, shpëtoi pa ngordhur vetëm falë marrëveshjes së Cyrihut, vetëm në saje t'asaj tradhëtie të madhe sponsor kryesor i së cilës, gjatë luftës në Kosovë, u bë Adem Demaçi, duke marrë të njëjtin rrol që kishte Nano në Tiranë, që edhe shqiptarët e Kosovës t'i çojë në Evropë, si gjithçka tjetër, edhe si majmunë qoftë, por jo si shqiptarë.

    Duke i prirë këtij rrugëtimi të Kosovës dhe të shqiptarëve të saj për t'i futur si majmunë në Evropë, Adem Demaçi nuk la gurë pa luajtur për të ndezur luftën sa më parë, duke provokuar makinën ushtarake të Beogradit në çdo mënyrë që ta djegë sa më shpejt Kosovën. Pas fitores së revolucionit të ndyrë "demokratik" në Shqipëri, Demaçi deklaron disa herë ne mediat që i kishte nën kontroll: "Serbia nuk ka qenë kurrë më e dobët se sot"!


    Promovimi i "revolucionit" të Qosjes!

    Sipa ngjarjeve tragjike që përjetoi Kosova (1997), e që u zhvilluan në pjesën më të madhe, sipas skenarit serb, revolucioni i ndyrë "demokratik" në Kosovë filloi më 1 tetor 1997, kur një grup studentësh enveristë, të prirë nga do farë Albin Kurtash, Bujar Dugollash e Driton Lajçash, duke bërë inaugurimin e "revolucionit" të Qosjes, filluan demonstratat në Prishtinë për të "lëvizur" lëvizjen "e përgjumur të Rugovës, sipas ideologut Bajram Kosumi. Në të njëjtën kohë bëhet publike lista e zezë e të dënuarve me vdekje nga LPK-ja. Adem Demaçi, duke imituar "Frontin Antifashist" të Enver Hoxhës, shpall të formuar "Forumin Demokratik", i cili, siç e paramendonte "Mandela" ynë, sipas shembullit të Kurt Kolës gjatë përmbytjes së Shqipërisë, do të zëvendësonte tërë infrastrukturën e pushtetit legjitim të Rugovës.

    Menjëherë pas demonstratave të studentëve enveristë në Prishtinë, në skenën politike të Kosovës doli UÇK-ja marksiste-leniniste nano-qosjane, e cila, pa e filluar mirë luftën, deklaronte se nuk njeh asnjë institucion të zgjedhur nga elektorati shqiptar i Kosovës.

    Dhe, duke e konsideruar të zhbërë pushtetin e Rugovës dhe të dështuara zgjedhjet parlamentare e presidenciale, që ishin paraparë të mbahen më 22 mars 1998, Rexhep Qosja (dhjetor 1997) triumfalisht shpallte puçin e përgatitur në vilat e bllokmenëve të Tiranës: "Tani, thoshte ai, tri janë shtyllat e pushtetit në Kosovë: Forumi Demokratik i Demaçit, Lëvizja Studentore dhe UÇK-ja"!

    Dhe duke fuqizuar këtë puç, Qosja lavdëronte pushtetin e Fatos Nanos: "Vetëm pas vitit 1997, pra pas daljes në skenë të UÇK-së, Shqipëria ka ndërtuar një politikë, të them, kombëtare(!!!) për Kosovën"! Tërë kjo fushatë e shfrenuar e një grupi studentësh enveristë, e "Forumit Demokratik" të Demaçit, i cili, më vonë, u shndërrua në "tryez" të partive majtiste, gjithnjë sipas detyrimeve që kishte marrë Nano nga Millosheviçi në Kretë (nëntor 1997), kishte për qëllim dështimin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, të cilat, megjithatë u mbajtën me sukses me fitoren e madhe të Rugovës për të cilin votuan 85% të elektoratit të Kosovës.

    Fushata e tërbuar e "Mandelës" së Kosovës kishte për qëllim zëvendësimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar të Kosovës me orientimin lindor ruso-bizantin, për çka enveristët shqiptarë janë të gatshëm të sakrifikohen në çdo moment.

    "B.sot" 23 maj 2003
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?
    Ose: Të gjitha mëkatet e Adem Demaçit!

    Shkruan: Jusuf FERIZI


    Në prag të zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të 22 marsit të vitit 1998, Adem Demaçi vendos të merret "seriozisht" me politikë. Së pari, si duket pa u menduar mirë, shpall kandidaturën për president të Kosovës, të cilën çuditërisht e tërheq brënda dy ditësh!

    Dhe pas fitores absolute të Rugovës si president i Kosovës me 85% të votës së elektoratit, Demaçi hidhet në kërkim të rrugëve tjera për t'u ngulitur edhe në mënyrë të dhunshme, nëse e lyp nevoja, në krye të pushtetit të Kosovës.

    Dhe aty për aty i ringjallen shpresat që me "ushtrinë" e kuqe të Nanos e të Qosjes, si gjeneral që do të vetshpallej, të marrë mbi vete udhëheqjen e ndërtimit të strukturave "të reja" udhëheqëse të Kosovës.


    Testi me "Ballkaninë"!

    Demaçi ishte ofruar edhe më herët si krah politik i UÇK-së. Duke e kushtëzuar këtë "ofertë" me pranimin nga ana e UÇK-së të "Ballkanisë" së tij, si opcion i vetëm për "zgjidhjen" e problemeve ballkanike, gjë që pranohet me të dy duart nga ai "Shtabi" i guvave të Malishevës së Jakup Krasniqit, Adem Demaçi shpallet prijës politik i "ushtrisë" së kuqe.

    Dhe duke pranuar "Ballkaninë" e Demaçit, në fakt, UÇK-ja marksiste-leniniste e "komandantëve" të Drenicës, hoqi dorë nga pavarësia e Kosovës.

    Siç dihet slogani antishqiptar "Ballkani-ballkanasve", u nxit dhe u financua së pari nga perandoria ruse me të vetmin qëllim që nga Evropa Juglindore të dëboheshin perandoritë austrohungareze dhe otomane.

    Ky slogan i tmerrshëm që parashihte zhbërjen e shqiptarëve si popull, u pati skalitur me germa të zeza në projektet gjenocidiste të Garashaninit, e më vonë, edhe të Çubrilloviçit. Prirjet greko-serbe për avancimin e termit "ballkan"bëjnë boshtin e strategjisë bizantine për përjashtimin e SHBA-ve nga Gadishulli Ilirik, sepse termi "ballkan" në ndërdijen e çdo serbi e greku identifikohet me termin "bizant".

    "Ballkani-ballkanasve", kjo sintagmë aq irrituese, por shumë e preferuar për Adem Demaçin, është një slogan hegjemonist serbo-grek i së njëjtës origjinë, dhe, pothuaj, i një moshe me "ëndrrat" e komunisto-socialistëve serbë për do farë "federatash" e "konfederatash" ballkanike, ku shqiptarët do ta kishin statusin e minoritetit, ose do të zhbëheshin fare, ashtu siç e zhbëri Enver Hoxha çështjen çame. Në emër të kësaj sintagme, me të cilën u pajtua edhe "ushtria" e kuqe e Demaçit, u viktimizua nga ana e komunistëve shqiptaro-jugosllav edhe çështja e Kosovës në Luftën e Dytë Botërore.

    Për këto qëllime enveriste, edhe Demaçi u mor gjatë me "ëndrrën" kominterniste të "Ballkanisë" së tij, u mor pra me këtë ide antishqiptare "Mandela" i Kosovës në kohën më të ligë, shih atëherë kur kishte filluar lufta në Kosovë. Me këtë "ëndërr" kominterniste Demaçi iu qep edhe më fuqishëm politikës duke vrarë veten edhe një herë, me dorë të vet!


    Populli apelonte: "ndale turrin, "gjeneral"!

    Dhe pas vetemërimit të tij "gjeneral", pas djegies së Dukagjinit (verë 1998), Demaçi në krye të "ushtrisë" së kuqe paralajmëronte se do të "ndryshojë" strategjinë, se do të "ndërrojë" taktikën e luftës.

    Kur jepte "gjenerali" ynë këtë paralajmërim, afro gjysma e Kosovës ishte bërë rrafsh me tokë, një e treta e popullatës kishte braktisur vatrat e lindjes, Dukagjini, pothuaj, ishte boshatisur nga vendësit autoktonë shekullorë.

    Dhe, sikur të mos ishte ngopur me gjithë ato vrasje e rrënime që linin prapa barbarët serbë, sepse siç thoshte "gjenerali", "liria nuk ka çmim", ndonjë zëdhënës i UÇK-së, sepse nuk dihej sa zëdhënës dhe sa shtabe falangash ekzistonin, kërcënonte se "ose do ta çlirojmë Kosovën, ose do ta bëjmë shkrimb e hi të tërën"!

    Dhe, derisa shqiptarët e Kosovës, pa kurrfarë mbrojtjeje, vriteshin e dëboheshin nga vatrat e tyre shekullore, "gjenerali" i vetëshpallur dhe prijësi i UÇK-së, Adem Demaçi, në konferencat javore të shtypit për çdo të martë, sikur të jetonte në hënë, vazhdonte fjalimet e tij të zjarrta mbi "riorganizimin" e UÇK-së.

    Në të njëjtën kohë qindra mijëra banorë që ishin katandisur maleve nën qiellin e hapur, sikur e lusnin Demaçin: "Zoti gjeneral", nëse do pushtet me çdo kusht, atëherë urdhëro eja ta ushtrosh pushtetin tënd që ta kanë siguruar uçkëistët nano-qosjanë në qindra fshatra ku nuk frymon më erë njeriu"! Dhe, lutja e tyre e kotë e fundit ishte: "Ndale turrin, "gjeneral"!

    Kombëtarja "B.sot" 24 maj 2003
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?
    Ose: Të gjitha mëkatet e Adem Demaçit! Vazhdimi i 4.

    Shkruan: Jusuf Ferizi


    Pas gjithë atij tmerri nëpër të cilin kaloi kombi shqiptar i Kosovës, më 23 maj të vitit 1998, nga Oslloja vjen lajmi kaherë i pritur dhe më i gëzueshëm deri atëherë për Kosovën.

    Dy delegacione të kryesuera nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, në një anë, dhe nga përfaqësuesi politik i UÇK-së, Adem Demaçi në anën tjetër, në një takim që kishin pasur në Osllo të Norvegjisë, më 21 deri më 23 maj 1998, kishin arritur marrëveshjen historike sipas së cilës Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe UÇK-ja bashkoheshin në një subjekt të vetëm ushtarak me një shtab komandues me të cilin do të udhëhiqte ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi.


    Tahir Zemaj zbaton marrëveshjen e Osllos

    Duke filluar e para zbatimin në praktikë të marrëveshjes historike të Osllos, Brigada 134, e komanduar nga koloneli legjendë Tahir Zemaj, hyri në Kosovë më 21 qershor 1998.

    Pra ishte ushtaraku më madhor Tahir Zemaj që filloi i pari relizimin në fushë të betejës së marrëveshjes së Osllos, duke ngritur në Prapaçan të Dukagjinit komandën e Zonës III Operative të Rrafshit të Dukagjinit nga ushtarakët e njësive operative të brigadave 134, 131, 133 dhe nga kuadri komandues i njësive territoriale.

    Në kazermën moderne të Prapaçanit (gusht 1998) u shpall, pra, e formuar ushtria e parë e rregullt e Republikës së Kosovës. Të nesërmen e marrëveshjes së Prapaçanit, në mes të Tahir Zemajt, komandant dhe Ramush Haradinajt, zëvendës dhe dy ditë pas prishjes së kësaj marrëveshjeje nga ana e Shtabit të Hashim Thaçit, "gjeneral" Demaçi deklaronte se ajo që ndodhi në Dukagjin nuk do të ketë jetë të gjatë.

    Maksima e njohur për përsëritjen e historisë në historinë shqiptare e ka një të veçantë: historia gati gjithherë është përsëritur, jo si farsë, por si tragjedi. Ashtu siç i tradhtoi Enver Hoxha forcat djathtiste me marrëveshjen e Mukjes, në të njëjtën mënyrë i tradhëtoi Adem Demaçi me shokët e idealit, forcat institucionaliste me marrëveshjen e Osllos.

    Për banditët e Lëvizjes Popullore të Kosovës nuk mjaftonte vetëm zhbërja e marrëveshjes së Osllos, por duheshin likuiduar një nga një edhe të gjithë ideatorët institucionalistë të asaj marrëveshjeje, duhej fshirë edhe nga kujtesa historike vendimi historik i Osllos.


    "Sekuritatet" e Hashim Thaçit!

    Duhej frikësuar me "gogolin" komunist, jo vetëm populli, por edhe institucionet legjitime të Republikës së Kosovës. Për këtë qëllim, më 20 shtator 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit arrestojnë në Çirez 13 veprimtarë të institucioneve të Kosovës, ndër ta edhe nënkryetarin e Parlamentit të Kosovës.

    Me çfarë frike kemi të bëjmë dëshmon heshtja prej guri e këtyre të arrestuarve, të cilët, edhe sot e gjithë ditën, nuk kanë fituar ende guxim qytetar të tregojnë se si i kanë kaluar ato net të zeza nëpër burgjet e Drenicës. Në ditën e këtij arrestimi Adem Demaçi e mbyll(!) zyrën e vet dhe pa kurrfarë sqarimi Albin Kurti, shef i protokollit të tij, "Mandelën" e Kosovës e shpall të "sëmurë"!!! dhe gjatë kësaj "sëmurjeje", më 21 shtator 1998, vritet në Tiranë kryeideatori i marrëveshjes së Osllos, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

    Pas tentim atentatit në Enver Malokun (korrik 1998), pasojnë tentimatentatet në Sabri Hamitin dhe në Rrok Berishën (shtator 1998). Adem Demaçi nuk u prononcua as edhe me një deklaratë formale në shenj keqardhjeje për tragjedinë që pësoi FARK-u me vrasjen e ministrit të Mbrojtjës. E atentati në Ahmet Krasniqin ishte atentat në shtetin e Kosovës.

    Pas "sëmurjes" së tij, më 14 tetor 1998, Adem Demaçi paraqitet para opinionit me këtë deklaratë kërcënuese: "Të gjitha këto organizma të deritashme (lexo: infrastruktura institucionale të Rugovës) duhet të gjenden mënyra që të demontohen".

    Në vazhdën e atij terrori frikësues, më 30 tetor 1998, "sekuritatet" e Hashim Thaçit, arrestojnë Jakup Kastratin, kryetar dhe Cen Deskun, anëtar të Kryesisë së LDK-së në Malishevë. Në kohën kur pritej se Demaçi do të lirojë ndonjë shqiptar nga burgjet serbe, televizioni i Beogradit hapte bllokun e "top" lajmeve për lirimin nga burgjet e maleve të UÇK-së të Kastratit dhe të Deskut, falë intervenimit të "Mandelës" së Kosovës.


    Koincidenca e vrasjes së Enver Malokut dhe kriminelët e shpallur "heronj"!

    Edhe vrasja e Enver Malokut, që radhitet në vrasjet e shekullit pas marrëveshjes së Osllos, më 11 janar 1999, në Prishtinë, jo rastësisht, koincidohet me takimin me Fatos Nanon që kishin pasur në Tiranë, vetëm një ditë më parë Adem Demaçi e Rexhep Qosja! Kjo koincidencë bëhët edhe më e dyshimtë kur, të nesërmen e vrasjes së drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të lajmeve të Republikës së Kosovës, diku në male të Drenicës fillon nga puna agjencia e kmerkuqëve të Kosovës "Kosovapress".

    "Mandela" i Kosovës, edhe pse kishte modelin e Shqipërisë së përmbytur të vitit 1997, për të parë se çfarë ndodh kur shqiptarët luftojnë me shqiptarë, edhe pse i dinte të gjitha të zezat që i kishte sjellë në Shqipëri revolucioni i ndyrë "demokratik" i Qosjes, ai, përkundrazi, vazhdonte t'i fryjë flakës së këtij revolucioni në Kosovë.

    Dhe, pas takimit me Nanon në Tiranë (11 janar 1999), deklaron: "Nuk e njoh përfaqësinë zyrtare të Republikës së Kosovës të instaluar nga Rugova në Tiranë"! Pas Luftës së Dytë Botërore, ortakë me "dorën e zezë serbe" për të vrarë shqiptarë u bënë komunistët shqipfolës të farës ruse, të njohur përtej kufirit si stalinistë-enveristë, ndërsa në Kosovë, si rankoviçistë projugosllavë pa kombësi. Kjo farë ruse vrau shqiptarë në Drenicë (1945), në Tivar (1945) dhe në shumë pjesë të tjera të Kosovës.

    Vrau edhe shqiptarë që nuk pranuan kolektivizimin rus. Vrau shqiptarë që nuk pranuan zakonet ruse në familje. Sa thellë kishte depërtuar etja për gjak ndër shqiptarë në ndërdijen e errët të enveristëve të zinj, mjafton të shfletosh titujt e gazetave ruse që botoheshin shqip në Prishtinë (1998), e ku vrasjet me atentate quheshin "heroizma", kurse kriminelët"heronj"!

    Kjo farë ruse, e dirigjuar sot nga qendra e krimit që quhet SHIK, e të cilën Kosova e ka dhuratë prej Fatos Nanos, sipas obligimeve që kishte marrë ky me atë marrëveshjen namzezë të Cyrihut (1993), mbi "ndihmen reciproke" ndërmjet PSSH-së dhe LPK-së. Ky SHIK i farës ruse vrau edhe Tahir Zemajn më 4 janar 2003, oficerin më madhor që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ata që shkelën marrëveshjen e Osllos herdokurdo do t'i gjykojë historia, sepse bllokuan organizimin e luftës. Ata do t'i gjykojë historia edhe për të gjitha vrasjet që u bënë në kontekst të kësaj marrveshjeje të cilën e shkeli "Mandela" i Kosovës me "shokët e tij të idealit"!

    Bota Sot
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #18
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Arb
    [b]Si e vrau veten "Mandela" i Kosovës?


    Kjo farë ruse, e dirigjuar sot nga qendra e krimit që quhet SHIK, e të cilën Kosova e ka dhuratë prej Fatos Nanos, sipas obligimeve që kishte marrë ky me atë marrëveshjen namzezë të Cyrihut (1993), mbi "ndihmen reciproke" ndërmjet PSSH-së dhe LPK-së. Ky SHIK i farës ruse vrau edhe Tahir Zemajn më 4 janar 2003, oficerin më madhor që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ata që shkelën marrëveshjen e Osllos herdokurdo do t'i gjykojë historia, sepse bllokuan organizimin e luftës. Ata do t'i gjykojë historia edhe për të gjitha vrasjet që u bënë në kontekst të kësaj marrveshjeje të cilën e shkeli "Mandela" i Kosovës me "shokët e tij të idealit"!

    Bota Sot
    Më duket se diçka nuk është në rregull këtu.Historia nuk po i vret as nuk i vrau gjer më sot ,e pa asnjë dyshim as në të arthmen, këta që po u dashkan sipas teje të vriten por i vrau ata që "deshti" Mandela dhe Nano!Pse ndodhi kështu ndoshta ti Arb e di???A po mos e vranë vehten ata që zen ti në gojë Krasniqin dhe Zemën që sa kam lexuar unë kanë qenë dhënduer të serbisë,dhe kjo është një gjë më e fortë se të jesh përkrahës apo spiun.Të gjitha lidhjet dhe paktet e ndryshme janë, thot populli "vegza" ndërsa Miqasia është "nye".Vegzën e zgjidhë njeriu kur të dojë ndersa nynin jo,ai duhet vetëm të pritet me thikë!Krasniqi dhe Zema ishin të lidhur "nye" me shkjaun se kishin gratë shkina dhe fëmijët e shkinave me vedi,ishin të shkolluar në shkieni etj.
    Këto i kam lexuar shumë herë, dhe dëgjuar shumë herë nga shqiptarët e Kosovës!
    Shqiptarët kanë edhe një shprehje që ndoshta u shkon përshtati këtyre të ndjerve kur thonë "ka shkuar si qeni në rrush"ose dhëmbi i ujkut në mish të derrit(të egër)etj.Kjo nënkuptohet se ashtu si e kanë kërkuar,edhe e kanë gjetur!
    Do të gëzohesha shumë të dalë dikush dhe ti demantojë me fakte këto fjalë që kam dëgjuar unë për Krasniqin dhe Zemën të cilat i shkrova këtu,që janë të pavërteta dhe që s`kanë qenë miq me shkijet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kurkushi : 23-07-2005 më 11:12

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    aty-ketu
    Postime
    42
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    "
    Do të gëzohesha shumë të dalë dikush dhe ti demantojë me fakte këto fjalë që kam dëgjuar unë për Krasniqin dhe Zemën të cilat i shkrova këtu,që janë të pavërteta dhe që s`kanë qenë miq me shkijet!
    Njerezit nuk vleresohen ne baze te asaj se cfare lexon ne gazetat dhe agjensit alla kosovapres dhe se cfare degjon ne klubet e revolucionareve marksist leninist, por vleresohen ne baze te sjelljeve dhe veprimeve te tyre, e kete e kane deshmuar shume carte heronjet Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Më duket se diçka nuk është në rregull këtu.Historia nuk po i vret as nuk i vrau gjer më sot ,e pa asnjë dyshim as në të arthmen, këta që po u dashkan sipas teje të vriten por i vrau ata që "deshti" Mandela dhe Nano!Pse ndodhi kështu ndoshta ti Arb e di???A po mos e vranë vehten ata që zen ti në gojë Krasniqin dhe Zemën që sa kam lexuar unë kanë qenë dhënduer të serbisë,dhe kjo është një gjë më e fortë se të jesh përkrahës apo spiun.Të gjitha lidhjet dhe paktet e ndryshme janë, thot populli "vegza" ndërsa Miqasia është "nye".Vegzën e zgjidhë njeriu kur të dojë ndersa nynin jo,ai duhet vetëm të pritet me thikë!Krasniqi dhe Zema ishin të lidhur "nye" me shkjaun se kishin gratë shkina dhe fëmijët e shkinave me vedi,ishin të shkolluar në shkieni etj.
    Këto i kam lexuar shumë herë, dhe dëgjuar shumë herë nga shqiptarët e Kosovës!
    Shqiptarët kanë edhe një shprehje që ndoshta u shkon përshtati këtyre të ndjerve kur thonë "ka shkuar si qeni në rrush"ose dhëmbi i ujkut në mish të derrit(të egër)etj.Kjo nënkuptohet se ashtu si e kanë kërkuar,edhe e kanë gjetur!
    Do të gëzohesha shumë të dalë dikush dhe ti demantojë me fakte këto fjalë që kam dëgjuar unë për Krasniqin dhe Zemën të cilat i shkrova këtu,që janë të pavërteta dhe që s`kanë qenë miq me shkijet!


    E ore kurkush !

    kështu si ?endon ti , duheshte vrarë të gjithë ta shqiptarë që studiuan në rusi, bullgari ,poloni e gjetiu ( në bllokun e lindjes ) ,pasi shuica e tyre edhe u ?artuan ?e sllave .

    E bi të gjitha përse dulla apo ti nuk nuk e vratë edhe Dritëro Agollin që qe ?artuar e ruse e që i thuri sa e sa poezi ??!!!!

    Një njeri ?und të ?artohet ?e dreqin e të birin e dreqit ,por kur e lyp nevoja i shkon punës barë dhe siç e do rendi ,njetë sikur i shkuan punës dy Kol . Ah?et Krasnqi dhe Tahir Ze?aj .

    Thotë një fjalë e urtë popullore :-
    '' ?os ia shih gunën ,po shihja punën '' .

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Solana: Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 09:55
  3. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  4. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •