Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    ..

    Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim publikon raportin, mbi shpėrndarjen e fondeve buxhetore sipas zonave elektorale

    Fondet e buxhetit, pėr kandidatėt e PS

    Kryeministri dhe ministrat qė kandiduan, kanė ndikuar nė pėrfitimin e mė shumė fondeve buxhetore nga ministritė

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ - Qeveria dhe ministritė e ndryshme, i kanė pėrdorur nė mėnyrė abuzive fondet e tyre buxhetore pėr investime nė zona tė veēanta ku kandidonin anėtarė tė Qeverisė dhe kryeministri Fatos Nano. Pėrveē kėsaj, gjatė kėtij viti, nė pragun e fushatės elektorale dhe gjatė saj, ka pasur njė shpėrndarje shumė tė padrejtė tė fondeve buxhetore nė prefekturat e ndryshme, ku disa prej tyre janė favorizuar shumė nga Qeveria, ndryshe nga prefekturat me elektorat tė caktuar. Pėrfundimin dhe rezultatin mbi shpėrndarjen e fondeve buxhetore, e ka publikuar ditėn e djeshme Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, e cila ėshtė bazuar nė njė projekti tė quajtur “Monitorimi i Shpėrndarjes sė Fondeve Buxhetore pėr Investime sipas Zonave Elektorale tė Prefekturave: Tiranė, Durrės, Vlorė dhe Shkodėr”. Kėshtu pėrfundimet e nxjerra sė fundmi nga QKZH-ja, tregojnė qartė se ka pasur njė favorizim tė dukshėm tė kandidatėve socialistė, dhe rajoneve me elektorat mbėshtetės tė forcės humbėse nė zgjedhjet e 3 korrikut. Ndėr pėrfundimet qė kanė dalė nė projektin monitorues, vihet re se disa ministri kanė mbėshtetur politikisht me anė tė fondeve, kanditatėt socialistė si kryeministri aktual Fatos Nano, zėvėndės ministren e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit, Natasha Paēo, apo ministrin e Industrisė dhe Eneregjitikės, Viktor Doda. Sipas tė dhėnave zyrtare qė ka pėrdorur Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, fondet buxhetore pėr investimet, pėr votues nė kėto zona elektorale, janė shumė mė tė larta se ato tė zonave tė tjera dhe po kėshtu, janė krahasuar me fondet e dhėna gjatė vitit 2004. Njė ndėr abuzimet e dukshme me kėto fonde, ėshtė pėrdorimi i tyre pėr tė ndikuar nė zonėn elektorale tė Kryeministrit Nano. Kėshtu, pėr zonėn elektorale 99, vetėm nga Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, pėr njė votues ėshtė alokuar mė shumė se dyfishi i fondeve qė ėshtė alokuar gjatė njė viti mė parė. Qendra pėr Kėrkim e Zhvillim, vė nė dukje se tė favorizuara nė dhėnien e fondeve buxhetore pėr investim, kanė qenė dhe prefekturat e Vlorės e Tiranės, ndryshe nga ato tė Shkodrės e Durrėsit. Sipas QKZH-sė, gjatė 2005, ka pasur njė dyfishim tė fondeve nė prefekturėn e Vlorės dhe njė rritje prej afro trefish pėr votuesit e prefekturės sė Tiranės. Ndryshe nga kėto rritje tė fondeve, pėr votuesit e Shkodrės ka pasur njė rritje prej rretjh 25 pėr qind, pėr fondet e investimeve publike. Pėrsa i pėrket prefekturės sė Durrėsit, sipas tė dhėnave tė publikuara nga Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, rritja e fondeve pėr 2005, krahasuar me periudhėn 2003-2005, ka qenė shumė e vogėl. Projekti i QKZH-sė ėshtė fokusuar nė shpėrndarjen e fondeve buxhetore pėr investime, nė 45 zona elektorale nga gjashtė ministri. Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, informon se krahasimet e fondeve janė bėrė pėr vitet 2003, 2004 dhe 2005, dhe se tė dhėnat janė marrė nga ministritė e linjės dhe janė krahasuar me tė
    dhėnat e ligjit tė buxhetit dhe fondeve tė autorizuara nga Ministria e Financave. Pėrveē kėsaj, shpėrndarja e fondeve pėr investimet publike tė Ministrive sipas zonave elektorale, u realizua nė bazė tė tė dhėnave tė grumbulluara nga Drejtoritė e Koordinimit dhe Zhvillimit pranė Qarqeve dhe Prefekturave pėrkatėse.


    Ministritė e monitoruara

    Ministria e Arsimit dhe Shkencės
    Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit
    Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
    Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit
    Ministria Transportit dhe Telekomunikacioneve
    Ministria e Shėndetėsisė




    30/07/2005

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E Premte, 05 Gusht 2005


    MAFIOZI XHUVELI MINISTER I BERISHES

    Gazeta "RD" organ i PD-se e quan ish-ministrin e Bujqesise autor te korrupsionit ne bujqesi. Ne vend qe ish-ministri te arrestohet per shperdorime dhe vjedhje te parave te buxhetit ai pranohet si minister i Mjedisit, Ujerave dhe Peshkimit

    Pas deklarates se liderit te PD-se se nuk kam degjuar asnje fakt ne ndonje gazete apo te kemi faktuar gjate kohes ne opozite se ish-ministri Xhuveli ka qene i akuzuar per korrupsion apo afera korruptive, redaksia e gazetes "Koha Jone" iu fut arkives se shtypit dhe gjeti edhe ne gazeten e Partise Demokratike "RD" dhjetera e dhjetera artikuj apo kryeartikuj ku akuzohej me fakte, shifra dhe emra pikerisht ish-ministri Lufter Xhuveli. Keqinformimi qe i kane bere keshilltaret apo njerezit perreth zotit Berisha ne lidhje me "pastertine" e zotit Xhuveli duhet ndeshkuar nga vete kryeministri de jure Berisha. Si mundet te guxojne qe te mos i thone te verteten kryeministrit te ardhshem ne lidhje me emrat qe ai po piketon per kabinetin e tij qeveritar? Duke qene mes nje mori hallesh e problemesh per krijimin e kabinetit te ri, zoti Berisha i informuar per gjithcka lidhet me emrat kandidate per ministra, zv/ministra apo drejtues te rendesishem, pasi ka deklaruar se do te drejtoje me "duar te pastra". Duke mos qene i mireinformuar ne lidhje me te kaluaren e zotit Xhuveli, kryeministri Berisha ka bere ne nxitim e siper nje deklarate pardje se "nuk kam lexuar ndonje shkrim kunder ish-ministrit Xhuveli". Faji nuk mbetet tek dera e zotit Berisha, pasi ai e ka seriozisht luften ndaj krimit te organizuar, korrupsionit apo ish-ministrave e drejtuesve te akuzuar per trafiqe e afera korruptive. Eshte dikush tjeter qe duhet ndeshkuar prane Berishes, i cili nuk i raporton se cka shkruar vete organi i Partise Demokratike "RD" kunder ish-ministrit te Bujqesise. Pse nuk ia thone kryeministrit se pikerisht PD-ja ne parlament, ne vjeshten e vitit 2002, ka insistuar qe te ngrihet nje komision hetimor parlamentar per te hetuar akuzat ndaj Xhuvelit dhe fondeve te shperdoruara ne kete ministri? Gjithashtu, perse nuk i kujtojne zotit Berisha se Lufter Xhuveli ka qene anetar i Keshillit presidencial te kohes se Ramiz Alise dhe punonte kunder opozites se pare shqiptare, PD-se? Si nuk i raportojne kryetarit te PD-se se gazeta "RD", ne vazhden e dhjetera artikujve me fakte kunder zotit Xhuveli, ne vitet 1997-2001, ka botuar me tituj te medhenj ne faqe te pare, bile edhe kryeartikuj, si per shembull, me date 3 qershor 2000 me titull "Xhuveli shet licensat e eksportit te peshkut" me autor shkrimi B. Kamenica.Ne kete artikull te gazetes "RD", nder te tjera, shkruhet se buxhetit te shtetit i mungojne 85 milione dollare nga pazaret dhe hilet e ministrit te Bujqesise Lufter Xhuveli. Bile ne artikullin ne fjale shkruhet tekstualisht se ministri Xhuveli parate e ketij korrupsioni i ka futur ne xhepin e tij. Pra, me kete akuze me fakte duhej qe ministri Xhuveli te shkonte ne dyert e prokurorise. Por kete gje nuk e provoi pasi ishte mik me Fatos Nanon dhe ndante parate me te, sic edhe gazeta "RD" ne disa numra rrjesht. Nisur nga keto fakte per kete e shume ministra te Nanos, zoti Berisha foli ne fushate per operacion me "duar te pastra" ndaj kujtdo qe ka shkelur ligjin dhe eshte akuzuar. Ndaj dhe fitoi, prandaj edhe duhet te mbaje premtimin e bere publik ndaj ketyre zyrtareve te larte te Fatos Nanos e jo t'i marre ne kabinet, sic po perflitet keto dite te krijimit te qeverise. Edhe nese akuzat e PD-se nepermjet gazetes se saj nuk jane te verteta, gje qe tregon se jane me fakte, perseri duhej qe dikush ne PD te dilte dhe te bente pergenjeshtrim te shkrimeve te gazetes se tyre dhe t'i kerkonte falje publike zotit Xhuveli per akuzat dhe faktet e renda te botuara. Por kryeredaktor ne ate kohe dhe ne keto dite mbetet zoti Astrit Patozi, nje prej penave me te sakta ne gazetari. Aq me teper qe kryeredaktori i "RD" tashme eshte edhe deputet i PD-se dhe nuk mund te hidhet poshte ajo cka ai ka botuar per kete ish-minister. Me date 22 prill 2000 perseri gazeta "RD" ka nje kryeartikull me titull "Firma e Xhuvelit gllaberon 37 milione" dhe ne faqet e brendshme argumentohet se zoti Xhuveli po kerkon te anashkaloje hetimin e Prokurorise per kete gllaberim dhe ka arritur ta beje, thote artikullshkruesi Fatmir Terziu ne "RD". Jane falsifikuar dokumente nga ministri, thote artikulli, dhe duhet penalizuar. Me rende se kaq nuk mund te kete per nje politikan qe kerkon te hype ne trenin e PD-se per t'u bere perseri minister qe te vjedhe sic ka bere e sic pohon gazeta e PD-se. Ndersa me date 31 mars 2000 gazeta RD, me nje titull teper te forte, shkruan ne faqe te pare: "Xhuveli, mafiozi i padukshem ne krye te Bujqesise". Ne shkrim RD shkruan se kush eshte ne te vertete ministri i Bujqesise. Ne pamundesi te ribotojme te plote krejt artikullin e madh te gazetes "RD" mund te shkepusim disa radhe nga shkrimi. "22 milione dollare ka perlare Xhuveli dhe nuk dihet se ku kane shkuar ne ministrine e Bujqesise" - thote gazeta "RD". Dhe vazhdohet me nje mori faktesh dhe dokumentesh kunder ministrit te Bujqesise.

    Nese do te vazhdonim te citonim artikuj te tjere te gazetes se Partise Demokratike do te rrinim me dite te tera duke botuar akuza dhe fakte ne lidhje me shkaterrimin e bujqesise ne vitet 1997-2001, kohe kur ishte minister Xhuveli. Po keshtu, ka dhe nje dokument tjeter me firme te zotit Xhuveli ne kohen kur ishte minister Mjedisi, ku ka firmosur vetem ai lejen qe te importoheshin plehrat italiane ne Tirane. Dhe kjo vetem per t'i plotesuar interesat mafioze kryeministrit Nano. Le ta mohoje nese ka guxim zoti Xhuveli edhe kete fakt. Ndaj para se te jete minister apo te futet ne koalicionin qeverises te djathte, duhet qe ose PD te kerkoje falje per cka akuzuar Lufter Xhuvelin ne vitet kur ishte ne opozite, ose Xhuveli te kthehet ne stanin e Fatos Nanos, stan ne te cilin ka grazhduar per vite me radhe. Kryeministri Berisha ka nevoje per njerez me irtyte dhe profesionaliste, por edhe te paakuzuar, pasi nuk ka perse te marre mbi supe akuza korruptive qe diten e pare, nderkohe qe ai ka premtuar "operacion me duar te pastra". Berisha, duke qene njeri i drejte dhe i pakorruptuar, duhet te flake tej radheve te kabinetit te tij ish-ministra te perlyer me para te vjedhura. Ai ka perpara rruge te gjate katervjecare per te realizuar premtimet e bera para 3 korrikut dhe ka mundesi t'i realizoje me shpirtin e tij atdhetar. Mos i fusni Xhuvele nder kembe dhe nder rrota!

    Alban Mati

    nga Koha Jone..


    --


    ????????????

    Berish..hap site.. lexoji gazetat o rrush se ndryshe del rryp..

  3. #33
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    thashe une qe nuk duhet te ishte ngaterruar me lesin, ndimesa qe ai i dha Sales ishte indirekte, sepse kish hallin e tij. I turret xhuvelit me terbim se nuk po merr cope ne qeveri. C'fare m***in do ky maskara, Sala ja shperbleu duke e bere deputet, dhe po i jep dhe drejtime ne qeveri. Po shfleton RD???? pse shkon aq larg ky pis, le te shletoj KJ, jo me shume se nje apo dy vjet me pare.
    10 vjet qe e ka luftuar me PASION Salen dhe PD.
    Kush e zgjodhi lesin deputet legjislaturen e kaluar????? ose me mire kujt ja vodhen mandatin??? Kush e ndimoj????
    Xhuveli eshte kush eshte, nje qelbesire njelloj si lesi, e ndoshta me i mire se ai, por Sala si fitues, zgjedh ate qe eshte me e mire per qeverine e tij te ardhshme (po ja lane kusaret kuq/roze), dhe jo c'fare i do by*** lesit.
    Ai po ta shpegon pse, dhe ne qe jemi ne ane tjeter te botes e kuptojme pse po e ben dhe sa "qejfe" ka Sala ta bej, por kjo eshte politika, kurve.
    Pastaj e di ai qe nuk mund te mbeshtetet ne kameleon si puna e lesit , ti kishte numrat e duhur Sala dhe pastaj flisnim bashke............

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga Breshka
    C'fare m***in do ky maskara, Sala ja shperbleu duke e bere deputet, dhe po i jep dhe drejtime ne qeveri.
    Per sa kohe qe te jete mentaliteti qe Sala apo Tosi te ben deputet apo te heq, Shqiperia do bej vendnumero, sepse eshte mentalitet diktatorial.
    Nje deputet e zgjedhin votuesit dhe me sa di une PDK mori te pakten 3.5% keshtuqe Lesi nuk i ka asnje borxh Sales, madje mund te jete e kunderta.
    Me vjen keq per militantet e flakte, por ne Shqiperi ka marre fund koha e njeshave dhe pushteteve absolute.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Guxoj te them se Nikolle Lesi i 2003-it e kendej pati me teper ndikim ne fitoren e te djathtes se sa Mediu, me venien ne dispozicion te gazetes KJ dhe me teper akoma me diskretitimin qe i beri Nanos ne parlament per ceshtjen e Shkallnuerit dhe bisedes me Abdiun. Keshtu qe moralisht Lesi e ka nje te drejte te kerkoje ate qe po kerkon, para Xhuvelit qe realisht me 7% e tij perfaqson vota te majta, ne qeveri duhej te ishte PDK e Lesit dhe ky, ne funksion te kontributit qe dha, meriton me teper se sa te trajtohet ne nivelin e PBLD se Arjan Staroves. Nderkohe qe dhe Berisha ka nje te drejte qe te mendoje pertej formimit te qeverise. I takon Berishes te tregoja aftesite negociuese qe te mbaje koalicionin te kenaqur. Fundi fare kjo eshte politika.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Politike Made in Albania

    Lesi le te negocioj e kerkoj cte doje per partine e tij.

    Po jo te meret me Xhuvelin gjithe diten, qe eshte nje parti komplet tjeter nga PDK , qe nuk i hyne ne pjes njera tjetres

    PD ka te drejten e sa--e ketu Lesi nuk ka asnje te drejte--te therasi partite per kualicjon--e ketu ka dhe koston e saj politike per cdo veprim qe ben.

    Plus keto levizje te PDse qene dhe nje strategji tjeter politike me e gjere e shumedrejtimeshe qe cdo njeri e ka kuptuar e i ka dhene te drejte Berishes per keto levizje te zgjuara politike.

    As edhe nje parti tjeter nuk debaton me PDne per kete se eshte e drejta e saj.

    Po qe per te geryer ne te kaluaren qe Lesi numri nje qe solli rezimin e PDse ne 1997 e jo Xhuveli.

    Lesi per vete te kaluaren e tij ka nje ze ne opinionin publik ---po vajtem 15 vjet e duam qe te NDERTOHET DICKA e jo te vazhdojme me te njejten loje politike---e me prodhime KONFLIKTESH ne cdo moment qe te mbajne ne skenen politike veten si FAKTOR e te marin vemendjen e opinjonit publik --qe te behet rrob i tyre.

    Ka ardhur koha te kete PUNE e debate PER PUNEN---
    Duhet te kete PRODUKT POLITIKA---e jo LLAFE E KONFLIKTE te kota --qe mbajne ne skene politikanet--qe ne fund bejne paqe prape--si Lesi me PDne e me radhe te gjithe---po njerezve u prishet jeta.

    PRA politikane te mos mbajne ROB opinionin publik ME KONFLIKTE FALLCO po me ATE QE ATA REALIZOJNE qe nga dritat uji ruget e me radhe cdo gje qe prek qytetari.
    Dhe e njerezve qe jane te afte per interesa vetiake e lojra politike personale--te krijojne furtuna ne politike--ca here dhe me pasoja tragjike--e ME ASNJE LIDHJE ME INTERESAT E QYTETARIT--qe ka qene VIKTIME E KETYRE KETO 15 vjet.


    Une po te isha do ti afroja Lesit si person publik qe eshte nje post per ate--ca te donte ai--e ta mirte e te behej minister e ti tregonte vendit ca eshte ne gjendje qe te bej.
    NQS Lesi nuk do ta mari kete pergjegjesi --le te meret me shtypin e gazetarine --qe mund ta bej me mire--se sa me politiken.
    Pasi Lesi ka thene vete nuk vihet minister.[kuptohet mjafton te jesh minister, bile dhe te mos besh asnje korupsjon e do kesh artikuj qe te akuzojne per korupsjon ne shtyp]
    E pastaj do quhesh i korruptuar e do perdoret nga kundershtaret e tu si argument pa fakte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 05-08-2005 mė 09:33

  7. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Fatosi ish-kryetarin e Demokristianeve e beri ambasador ne Vatikan. Nikollen e beri deputet jo nje por dy here. Sjellja e Nikolles kunder Fatosit frikeson edhe dreqin e jo me Saliun, pasi Nikolla eshte i paparashikueshem, dhe teper i paqendrueshem. Ai duket sikur nuk i sherben as interesit as principit.

    Lesi nuk i sherbeu interesit kur iu kthye kunder Nanos atij qe e beri pra deputet, dhe e largoi nga ambienti i hurit dhe i dhunes qe ai kishte vuajtur deri ne ate kohe nen pushtetin e Sales. Patologjia e Lesit ne fakt i fut daten edhe vet Saliut, qe si lider ka perdetyre jo vetem te zbatoje principe, por edhe mencurine praktike e cila shpesh here kerkon te jesh edhe imoral, edhe finok edhe hileqar, sic po ndodh sot me pjesmarrjen e Partise Agrare ne qeverine e djathte.

    Nga ana tjeter morali i Lesit e kalon te pisten dhe eshte kthyer ne pervert. Sado bishtperdredhur te jete politika, askush bile as vete Berisha nuk mund te pranoje lajkat Lesit pas atij realiteti qe perjetuan mardheniet e tyre. Lesi u rrah, atij iu bllokua gazeta per 6 muaj, iu futen ne burg gazetaret, iu vu tritol ne shtepi, iu dogj e gjithe redaksia shkumbe hi, plot 120 mije dollare dem etj etj dhe Lesi uleret ne mitingje se Saliu qenka lideri me vizionar per shqiptaret?? WOOOOOW! Prit or mik se ne nuk zbriten nga Hena!?

    Ne Tetor te 1996 Lesi iu drejtua Sales me nje shkrim te drejtperdrejte duke i thene me tone mjaft te ashpra te hiqte dore nga persekutimi i gazetes dhe jetes se tij personale se ndryshe do detyrohej ta zgjidhte situaten sipas zakoneve te vjeter te burrave nga ana e tij. Kur e kam lezuar kete shkrim nuk me besuan syte, por ky ishte shkrimi i Nikolles vet, dhe sot Lesi flet per lidera vizionare?? Pthrrrrt.

    Saliut une nuk i ve faj. Eshte levizje mjaft e mencur e tij, dhe qe i siguron nje qeveri shume here me te qendrueshme sesa me Nikollen llapaqen. Ja tani ka ffiluar te thote qe edhe kryeagrari Xhuveli fillon e sulmohet si i korruptuar prej tij, gje qe e tregon edhe njehere natyren prej burri pa asnje lloj integriteti te Lesit. Vetem pak dite me pare tek emisioni i Top-Channel Lesi e quajti Xhuvelin mik te ngushte per te cilin ka mjaft respekt, kurse tashme ai na doli i zhytur deri ne gryke ne korrupsion. Lesi eshte tipik politikan kokelope dhe i pamencur shqiptar.

  8. #38
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Sakt...............

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Leshator,
    ti po thua per Lesin,
    por nuk ma kishte marre mendja qe edhe ti, pasi ke 4 vjete qe nuk ke lene gje pa thene kunder Berishes ne kete forum, te filloje t'i gjeje cilesi te medha menēurie Sales.
    Apo njesoj eshte, Sala, Tosi bije te nenes parti jane...
    E drejta vonon, por nuk harron!

  10. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Saliu ngelet prape rrumpalle or ti mik.

    Mos harro se ka vetem 2 muaj qe ka "ndryshuar", dhe per kete iu desh nje tufe intelektualesh te rinj e te edukuar, 500 mije euro si dhe nje firme shume fuqishme amerikane qe merrej me fushata politike, si edhe 15 vjet. Edhe mbas kesaj ka humbur voten totale me 6%. Vetem kodi zgjedhor e shpetoi. PS fitoi prape po aq vota sa fitoi ne 2001, por sepse kodi zgjedhor eshte ndryshe e fitoi Sala. Kete ai e di dhe prandaj po ben aleanca edhe me Agraret qe ne fakt kane fituar votat e PS. Berisha si lider nuk qendron askund me kembet e veta, dhe resumeja e tij NXIN nga falimentimet. Absolutisht asnje arritje. Por vjen nje moment, qe me deshire apo jo do pranosh realitetin dhe do ti bindesh ketij realiteti, ndryshe shoqeria do zhytet ne kaos e anarki.

    Me se fundi Berisha nga malli apo nga halli, eshte kthyer ne finok e hileqar, e ka lene gjuhen e xhahilit, dhe po ben marrveshje imorale politike. Per mua asgje te keqe nuk ka. Ne thelb Berisha eshte kthyer ne nje mini - Nano politik. Ne kete llogjike Saliu duhet ta eleminoje totalisht frymen e larjes se hesapeve, per ti fokusuar shqiptaret tek qeversija e suskesshme dhe jo tek hakmarrjet qe ai vet nuk i fiton dot. Vetem nje shtet idiot do te doje te luftoje me ata qe kane pushtetin ekonomik ne vend.

    Megjithate sic e thashe, Berisha e fitoi pushtetin, ai tashme duhet ta mbaje ate per 4 vjet dhe PS duhet ta leje te qete te qeverise. Ky eshte rregulli i civilizimit, dhe stabilitetit shoqeror ne boten e civilizuar. Sado partizan majtas apo djathtas te jesh rregulli eshte rregull. Pa nje stabilitet te tille asgje nuk shkon perpara.

    Por une personalisht nuk kam pare ndonje president kompanie qe pasi e ka cuar njehere kompanine qe ka drejtuar ne falimentim total, te merret perseri ne pune per ta drejtuar edhe nje here po ate kompani. Kjo do te thote qe te te mungoje plotesisht MENCURIA PRAKTIKE, ndoshta karakteristika me e mprehte per nje grup apo individ qofte.

    Ata te dy, Sala dhe Tosi mund te jene bijte e nenes Parti, por me mire keshtu, pra klase e privilegjuar, e shkolluar dhe edukuar, se bir i babait burg apo kampit te perqendrimit me 8 klase shkolle.Besoj se "kriminelet" qe Saliu kerkon te fuse ne burg u treguan me te civilizuar se kurre. SHumica e ministrave te Nanos e humben zonen me 200 vota minus, nga 14 mije gjithsej, dhe zona keto qe votuan 60% per te majtet kur konsideron votat ne total. Asnje nga keta "kriminele" nuk i vuri aparatet shteterore qe drejtojne ne sherbim te vetin, sidomos psh Igli Toska qe humbi edhe pse drejtonte nje institucion mjaft te fuqishem dhe me influence. Saliu kerkon te fuse ne burg keta, per te na sjelle xhahilet kokepalare te tij, qe te terheqin zvarre nga floket kur proteston, sic beri ne 26 Maj, dhe te thyen dhembe e dhemballe po e kundershtove sic beri me Legisin, Ramen, Meten etj etj. Gjate qeverisjes se dallkaukut Sale, keto kishe, dhe asgje nga cfare ke sot nuk kishe.
    As qe behej llaf me tej per nje KQZ apo gjykata si keto sot qe vendosin edhe kunder pozites.

    PD akoma po qeveriset ose nga pelivane, Pashko, Imami, Ruli etj, ose nga te paafte si Sala, Bode, Topalli, te tere keta shefat e shtetit dhe ekonomise piramidale te falimentuar te 92-97, ose nga KOP-et qe i dine shume mire gjerat ne teori, por nuk kane asnje eksperience praktike te shquar, psh Majlinda Bregu nje ish-spikere televizive e bere psikologe qe kerkon,sic thote ajo tu ktheje "dinjitetin" zgjedhesve. MY GOD! .......... Vetem kjo te ben te kuptosh sa larg jane KOP-istat nga realiteti shqiptar. Ky eshte pra vizioni qeverises qe sjell PD, kur ne fakt pushteti kerkon "ujqer", sic eshte sot Karl Rove, apo Dick Cheney ne amerike. Saliu ka per te ardhur, e nga pas do turren Lazarato-Tropojansit qe do konkurrojne per influence me milioneret dhe kapitalistet tashme te konsoliduar te PS, si Duka, Angjeli, etj etj, te cilet ne fakt kane qene te tille qe ne kohen e Sales. Ne kete bote, pervecse ne komunizem, une nuk kam pare ndonje vend ku klasa e mjeraneve, dhe e atyre qe skane, te triumfoje mbi ata qe zoterojne pushtetin ekonomik. Ti si thua?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 06-08-2005 mė 12:23

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •