Policia rrugore nė Durrės, nė sulm ndaj aktivistėve tė PD pas fitores sė 3 korrikut
RD
--
Gjoba "hakmarrėse" ndaj drejtuesve tė automjeteve
Tė tėrbuar nga humbja e thellė nė zgjedhjet e 3 korrikut, militantėt e PS nė radhėt e policisė sė Durrėsit nisin revanshin ndaj aktivistėsve tė PD. Njėri nga punonjėsit e policisė rrugore, qė njihet si militant i thekur i PS, u vė gjoba drejtuesve tė mjeteve, tė cilėt janė tė njohur si militantė apo pėrkrahės tė PD. Polici Fiqiri Gjoka, i veshur polic pasi vodhi votat pėr kandidatin e PS nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, ka dalė hapur kundėr njerėzve tė PD qė kanė automjete, sidomos tė atyre qė bėnė fushatė pėr kandidatėt e PD qė fituan thellė nė zgjedhjet e 3 korrikut kundrejt kandidatėve tė PS. Polici Gjoka shprehet hapur nėpėr kafene se ka bėrė aq para, sa e ka siguruar jetėn, ndaj shprehet publikisht se do tė hakmerret ndaj tė gjithė atyre qė i kanė hequr "riskun" nga goja, qė ka tė bėjė me gjobat qė ky polic ka vėnė gjatė viteve, duke ndėrtuar biznese dhe godina luksoze.
Fiqiri Gjoka, qė kanė qenė brigadier foragjeresh, por u vesh polic rrugor pas meritės sė vjedhjeve tė votave dhe qė tentoi tė vjedhė pėrsėri votat nė zgjedhjet e 3 korrikut nė favor tė Emin Barēit, por qė nuk ia arriti qėllimit, ka nisur tė gjobisė tė gjithė ata qė mbėshtetėn kandidatin e PD nė Sukth, Sami Gjergji, i cili fitoi kundėr Barēit me njė diferencė mbi 3 mijė vota. Fiqiri Gjoka, duke patur edhe mbėshtetje nga lart nė policinė e Durrėsit, ndalon makina dhe prezantohet si "Stalini i autostradės". Rasti i fundit i "Stalinit tė autostradės" ėshtė marrja e patentės nė kundėrshtimin me ligjin tė njėrit prej aktivistėve tė Sami Gjergjit. Ndalimi i makinės nga "Stalini i autostradės" apo siē e quajnė kolegėt "Stalini i Armothit" ėshtė bėrė pa asnjė shkak dhe drejtuesi i automjetit i ka kėrkuar motivin. Ardian Hilla, banor i Durrėsit, por qė ka kontribuar nė stafin e Sami Gjergjit, ėshtė shprehur se nė vend tė pėrgjigjes ligjore ka marrė njė pėrgjigje tė njė njeriu qė vetėm polic nuk mund tė jetė. "Dua tė tė marr patentėn se kėshtu e kam urdhrin. Tė gjithė ata qė janė demokratė dhe punuan pėr fitoren, qė kanė makina, do tė gjobiten. Unė e di qė do tė iki nga puna pėr tre javė, por do t'iu nxjerr ujin e zi tė gjithė demokratėve qė kanė makina", ka qenė komunikimi i policit tė shtetit, i cili ka marrė kurajon qė pėr njė muaj tė fyejė jo vetėm subjektet politike dhe mbėshtetėsit e saj, por edhe organizmat e huaja.
Polici nė fjalė ėshtė denoncuar vetėm pak muaj mė parė nga media, si i vetmi militant i PS me uniformė, i cili gjobiti njė nga automjetet e UNOPS-it, vetėm se ishin tė organizmave tė huaja dhe i quante si shoqata qė duan tė shkatėrrojnė Shqipėrinė. Por skandali Gjoka nuk qėndon vetėm kėtu. Njė fletė gjobė e plotėsuar tek mbikalimi i plepave ėshtė adresuar vetėm pak orė mė pas ndaj punonjėsit tė UNOPS-it tek mbikalimi i Sukthit. Botimi i dokumentit tė gjobės nė njė gazetė tė pėrditshme nuk shqetėsoi askėnd nė polici, edhe pse ėshtė njė nga rastet mė skandaloze. Fiqiri Gjoka mėsohet se ka njė dosje, e cila e implikom atė jo vetėm si njė polic tė korruptuar, por edhe si njė dhunues tė procesit zgjedhor. Kėtė dosje e bėjnė mė tė vėrtetė edhe veprimet e fundit tė "Stalinit tė autostradės", i cili ka deklaruar se do tė marrė patentat e tė gjithė atyre qė kanė kontribuar pėr fitoren e PD.
Genc AGOLLI
Krijoni Kontakt