shekulli
..
Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim publikon raportin, mbi shpėrndarjen e fondeve buxhetore sipas zonave elektorale
Fondet e buxhetit, pėr kandidatėt e PS
Kryeministri dhe ministrat qė kandiduan, kanė ndikuar nė pėrfitimin e mė shumė fondeve buxhetore nga ministritė
Florian Papadhimitri
TIRANĖ - Qeveria dhe ministritė e ndryshme, i kanė pėrdorur nė mėnyrė abuzive fondet e tyre buxhetore pėr investime nė zona tė veēanta ku kandidonin anėtarė tė Qeverisė dhe kryeministri Fatos Nano. Pėrveē kėsaj, gjatė kėtij viti, nė pragun e fushatės elektorale dhe gjatė saj, ka pasur njė shpėrndarje shumė tė padrejtė tė fondeve buxhetore nė prefekturat e ndryshme, ku disa prej tyre janė favorizuar shumė nga Qeveria, ndryshe nga prefekturat me elektorat tė caktuar. Pėrfundimin dhe rezultatin mbi shpėrndarjen e fondeve buxhetore, e ka publikuar ditėn e djeshme Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, e cila ėshtė bazuar nė njė projekti tė quajtur Monitorimi i Shpėrndarjes sė Fondeve Buxhetore pėr Investime sipas Zonave Elektorale tė Prefekturave: Tiranė, Durrės, Vlorė dhe Shkodėr. Kėshtu pėrfundimet e nxjerra sė fundmi nga QKZH-ja, tregojnė qartė se ka pasur njė favorizim tė dukshėm tė kandidatėve socialistė, dhe rajoneve me elektorat mbėshtetės tė forcės humbėse nė zgjedhjet e 3 korrikut. Ndėr pėrfundimet qė kanė dalė nė projektin monitorues, vihet re se disa ministri kanė mbėshtetur politikisht me anė tė fondeve, kanditatėt socialistė si kryeministri aktual Fatos Nano, zėvėndės ministren e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit, Natasha Paēo, apo ministrin e Industrisė dhe Eneregjitikės, Viktor Doda. Sipas tė dhėnave zyrtare qė ka pėrdorur Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, fondet buxhetore pėr investimet, pėr votues nė kėto zona elektorale, janė shumė mė tė larta se ato tė zonave tė tjera dhe po kėshtu, janė krahasuar me fondet e dhėna gjatė vitit 2004. Njė ndėr abuzimet e dukshme me kėto fonde, ėshtė pėrdorimi i tyre pėr tė ndikuar nė zonėn elektorale tė Kryeministrit Nano. Kėshtu, pėr zonėn elektorale 99, vetėm nga Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, pėr njė votues ėshtė alokuar mė shumė se dyfishi i fondeve qė ėshtė alokuar gjatė njė viti mė parė. Qendra pėr Kėrkim e Zhvillim, vė nė dukje se tė favorizuara nė dhėnien e fondeve buxhetore pėr investim, kanė qenė dhe prefekturat e Vlorės e Tiranės, ndryshe nga ato tė Shkodrės e Durrėsit. Sipas QKZH-sė, gjatė 2005, ka pasur njė dyfishim tė fondeve nė prefekturėn e Vlorės dhe njė rritje prej afro trefish pėr votuesit e prefekturės sė Tiranės. Ndryshe nga kėto rritje tė fondeve, pėr votuesit e Shkodrės ka pasur njė rritje prej rretjh 25 pėr qind, pėr fondet e investimeve publike. Pėrsa i pėrket prefekturės sė Durrėsit, sipas tė dhėnave tė publikuara nga Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, rritja e fondeve pėr 2005, krahasuar me periudhėn 2003-2005, ka qenė shumė e vogėl. Projekti i QKZH-sė ėshtė fokusuar nė shpėrndarjen e fondeve buxhetore pėr investime, nė 45 zona elektorale nga gjashtė ministri. Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim, informon se krahasimet e fondeve janė bėrė pėr vitet 2003, 2004 dhe 2005, dhe se tė dhėnat janė marrė nga ministritė e linjės dhe janė krahasuar me tė
dhėnat e ligjit tė buxhetit dhe fondeve tė autorizuara nga Ministria e Financave. Pėrveē kėsaj, shpėrndarja e fondeve pėr investimet publike tė Ministrive sipas zonave elektorale, u realizua nė bazė tė tė dhėnave tė grumbulluara nga Drejtoritė e Koordinimit dhe Zhvillimit pranė Qarqeve dhe Prefekturave pėrkatėse.
Ministritė e monitoruara
Ministria e Arsimit dhe Shkencės
Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit
Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit
Ministria Transportit dhe Telekomunikacioneve
Ministria e Shėndetėsisė
30/07/2005
Krijoni Kontakt