Analize e bukur Era......... tamam ashtu............
Analize e bukur Era......... tamam ashtu............
E kishte njehere ne dore Sali djali kete muhabet por sberi kete qe thote, hajt ishalla ka ndryshu! Pak e besueshme por gjithsesi koha ta tregoje edhe kete premtim te doktorit tone te nderuar qe nuk e di ende ke ka perreth tij!!
Dito.
Postuar mė parė nga Era1
Ju thoni se tani ne shqiptaret do behemi engjej si zviceranet ...)
Pak e veshtire per tu besuar ....!! Jo Saliu te vije ,por edhe Kofi Anan, ne Shqiperi gjithmone do kete korrupsion, monopole te pista , etj, si ne te gjitha vendet e varfera...Nejse ku i dihet. Ishalla ta kete doren e forte Saliu dhe te na nderoje.
Albe
Pak gjera me shpjego ti mua, dhe mi shpjego sikur une te jem femije ne klase te kater.
Si na qenka valle qe ti kaq shume skandalizohesh nga paraja e piste ne shqiperi sot, kur ka mbi 20 banka private te ligjshme, dhe kur llogarite "saving" te shqiptare ne keto banka jane 5.2 here me te larta se ne 96, dhe nuk te ben pershtypje fakti se gjate qeverisjes se Dr. Rrumpalles, nuk kishte asnje banke private, dhe parate ishin te gjitha ne firma hajdute-piramidale qe paguanin interesa vjetore 100% "sigurisht ato nuk pastronin para". Dmth ne rastin e nje ekonomie te dominuar nga firmat piramidale - "apo Gjigande ekonomike sic i quante Sala" - parate e shqiptareve ishin te pastra kurse sot me 20+ banka private shume serioze qenka kulmi i parase se piste ne Shqiperi? Me tej si nuk te habit fakti psh qe Shqiperia gjate 92-97 perjetoi valen e kontrabandes dhe evazionit fiskal me te larte, kur ne shqiperi u be plot 500 milione dollare kontrabande me Serbine, kishte mbi 270 skafe qe benin cdo nate rruge me klandestine, si dhe plani i doganave ne realizohej mesatarisht ne masen 63% nga 102% qe eshte sot?
Me ke sy e ke pare kete realitet ti moj Albe me ate me xham, apo me ate qe e mban mbyllur??
Me tej, skandalizohesh kur Angjeli shan "vagabond" Ylli Pangon qe ne kthim e shau kriminel. Nqs ti ke jetuar ne Hene gjate 92-97 une po te them se gjate ketyre viteve as qe imagjinohej qe kjo ceshtje te shkonte ne Gjykate le me pastaj ta fitonte ceshtjen opozita (PS atehere - te akten kjo nuk ka ndoshur kurre), dhe kur Angjeli e PS protestuan per vjedhjen e votave ne 26 Maj, ata u shperblyen me nofulla, brinje, e kocka te thyera, si dhe duke u terhequr zvarre nga floket. Apo kjo eshte civilizim per ty??
Flet per Monopole?? WOW a sme thua a nuk ishin monopole firmat piramidale ne Shqiperi qe kishin asimiluar mbi 90% te parave te shqiptareve duke eleminuar cdo lloj qarkullimi paraje per investim apo kreditim ne vend? A nuk ishin keto firma TE VETMET qe gezonin ekskluzivitetin e investimeve publike ne Shqiperi??Qenka GANGSTER Nanua, edhe pse investimet kapitale te shtetit sot jane 8 here me te larta se ne 96, por ata qe krijojne dhe mbeshtesin hajdute publike qe i shkaktuan nje vjedhje totale shqiptareve prej 1.2 miliarde dollare, dhe qe mezi shtruan 5 km rruge per 5 vjet, qenkan "engjej zemerbardhe". Hajduteria e 1.2 miliarde dollareve, rreth 70% te kursimeve te shqiptareve, per plot 3 vjet nen vezhgimin e PD, nuk ishte vjedhje e pasurise te shqiptareve, kurse hamendjet tuaja per vjedhje nga ana e Nanos iu bejne te shkulni floket nga habia?PThrrrrrrrrr.....t. S'na the gjo.
E per tiu pergjigjur Xhixhos une besoj se Nano mund te kete bere dallavere dhe ti kete sherbyer interesit te vet, ashtu si cdo kryemisniter apo lider politik ne cdo vend te botes. Shume sot psh akuzojne Bushin se shkoi ne Irak per interes personal. Nje tjeter fakt qe akuzon Bushin per favore ekonomike eshte ai qe firma e avokatures se Xhejms Baker ne Amerike psh, ku Bushi ka aksioner, eshte perfaqesuejsa e interesave ekonomike arabe ne amerike qe zene rreth 6.4% te GDP amerikane, rreth 600 milirade dollare.
Nano ne kete aspekt eshte nje politikan si cdo politikan tjeter ne bote. Me pak fjale IMORAL. A do ishte shqiperia me mire me nje lider te ndershem? Absolutisht JO. Politika dhe lidershipi nuk eshte zanat ndershmerie, por aftesie, e me tej i hapur per imoralitet (te kujtoj Klinton, Cheney, Nixon, Andreoti, Kohln, Berluskoni etj). Edi Rama eshte politikani me popullor sot, edhe pse shume mendojne se eshte i korruptuar. Rezultati i tij eshte i tille qe eleminon cdo lloj imoraliteti qe i ngjitet nga pas. Berisha ishte i ndershem dhe derdimen e i paafte, ne fakt kaq i paafte saqe hajdutin ekonomik, pra firmat piramidale i quante "gjigande ekonomike" pra nuk bente dot dallimin, dhe ato i vodhen shqiptaret per 3 vjet rresht pikerisht nen udheheqjen e shtetit te tij. Mos harro ketu se detyra kryesore e shtetit ne cdo vend te botes eshte te ruaj pasurine private te qytetareve te vet nga keqberesit.
koha jone
--
E Hene, 25 Korrik 2005
SI SOT 8 VJET ME PARE...
Nje parti qe e rrembeu pushtetin me dhune dhe e mbajti me vjedhje votash, nuk mund te kuptoje lehte dhe pranoje shpejt se si mund ta dorezoje ate paqesisht dhe me zgjedhje te lira, demokratike, pergjithesisht te ndershme.
Nga Xhevat Mustafa
Ne te vertete PS-ja e kishte rrembyer pushtetin rreth 4 muaj me pare, kur Presidenti Berisha kishte pranuar doreheqjen e kryeministrit Aleksander Meksi dhe dekretuar ne kete post, socialistin Bashkim Fino, ne krye te Qeverise se Pajtimit Kombetar.
Atehere PD-ja dhe Berisha, edhe pse ishin te bindur se zgjedhjet e 29 qershorit, perbenin nje percudnim te nocionit dhe institucionit zgjedhje, nje neperkembje flagrante dhe te pashembullt te demokracise se vertete, e pranuan rezultatin dhe e dorezuan paqesisht edhe pjesen e fundit, te paket dhe formale te pushtetit, qe u kishte mbetur de jure. Nuk duhet te harrojme se atehere zgjedhjet u zhvilluan me dy ture e nuk ishte ky nivel i larte informatizimi, kompjuterizimi dhe telefonizimi. Gjithashtu duhet te kemi parasysh se infrastruktuara, sidomos ne rrethet e larget e ne zonat rurale, nuk ishte ne gjendjen e tanishme. Gjithsesi PD nuk e zvarriti dhe nuk e vonoi procesin e dorezimit te pushtetit. Kjo pune perfundoi brenda me pak se nje muaji, neqoftese llogarine e bejme nga turi i pare dhe brenda 3 javesh, llogaritur nga turi i balotazhit. Aresyeja e pare ishte gatishmeria e PD-se per te kryer brenda nje kohe sa me shkurter detyrimin e saj ligjor dhe politik, duke plotesuar keshtu ndergjegjshmerisht edhe premtimet ndaj komunitetit nderkombetar dhe kerkesat e tyre. Nuk mund te lihet jashte analizes edhe shtyrja prej padurimit nga PS per te shtene ne duar te gjitha pushtetet dhe te Fatos Nanos, per te rizene fronin e kryeministrit sa me pare.
Tani 8 vjet me pas, kemi perseri rrotacion politik dhe qeverises. Por ne kahjen tjeter. PD-ja rikthehet ne pushtet pas 8 vjetesh opozicioni tejet te veshtire, diskriminues dhe stresues. Kthehet me shume viktima njerezore, me Azem Hajdarin ne panteon dhe Learton Vathin te fundit, te vrare pikerisht me 3 korrik 2005. Njeherazi edhe me plot lidere dhe militante te saj, te perplasur burgjeve apo me procese gjyqsore te pambyllura si dhe te pushuar nga detyrat shteterore, administrative, per motive apo sebepe thjeshte politike.
PS-ja duhet ta leshoje pushtetin pas 8 vjetesh qeverisje te pafre apo te padogane, te papergjegjshme e te pakontrollueshme, gjeresisht te papaster apo te inkriminuar, kur kishte iluzionin se do ta mbante shume gjate, sa dhe si te donte. Ndryshe nga 8 vjet me pare zgjedhjet e 3 korrikut 2005 u bene me nje tur dhe shkalla e larte e kompjuterizimit dhe permiresimi i rrjetit rrugor mundesonin nxjerrjen e rezultateve perfundimtare brenda e shumta 48 oreve. Por, ndryshe nga PD-ja me 29 qershor 1997, PS-ja me 3 korrik 2005, nuk e pranoi publikisht, lehte e shpejt humbjen dhe dorezimin e pushtetit. Edhe zerat "ndryshe" te Agollit, Bellos, Lames e te ca te tjereve,qe apelojne per burreri, duke e pranuar humbjennuk mund te merren si qendrime zyrtare dhe inistitucionale. Kjo mund te shpjegohet edhe me faktin se nje parti qe e rrembeu pushtetin me dhune dhe e mbajti me vjedhje votash, nuk mund te kuptoje lehte dhe pranoje shpejt se si mund ta dorezoje ate paqesisht dhe me zgjedhje te lira, pergjithesisht te ndershme. Po duket dhe kuptohet se Fatos Nano po e perjeton me me drame se shoket dhe shoqet humbjen e kolltukut te kryeministrit, edhe pse e ka ngrohur shume me pak se ata kolltuket e tyre ministrore. Aresyeja dihet mire. Nje pjese shume te madhe te kohes se kryeministerllekut, edhe ne dite fatkeqesishe dhe zije kombetare, Fatos Nano e ka kaluar neper avione charter, neper plazhe, hotele, restorante dhe kazino te botes, ku kliente me te shpeshte e me te rregullt jane sheike nga bota arabe dhe miliardere te tjere. Nuk perjashtohet edhe mundesia qe ca shoke apo ortake t'i luten me pergjerim apo premtime te majme, qe ta vonoje sa me shume qe te jete e mundur kete dite e kete akt. Kjo kohe atyre mund t'u duhet dhe sherbeje sa te pastrojne ca dosje apo gjurme gjemebartese apo te mbyllin ca pazare te nisur ne muajt, javet apo ditet e fundit te parajses qeverisese. Papergjegjshmeria e PS-se ndaj vullnetit te shumices se shqiptareve dhe apeleve te komunitetit nderkombetar po e perdhos edhe me teper procesin e zgjedhjeve te 3 korrikut. Duke vonuar dorezimin e pushtetit dhe kalimin e tij ne duart e PD-se nga ana e PS-se dhe e Fatos Nanos personalisht shprehen papergjegjshmeri dhe kundervenie aventureske e provokative ndaj vullnetit te shumices se shqiptareve dhe apeleve nga bota, nga OSBE-ODIHR e BE si institucione si dhe nga qeveri euro-atlantike. Vonesa e Fatos Nanos dhe e PS-se per pranimin zyrtar dhe public te humbjes dhe per dorezimin e pushtetit PD-se ndihmohet edhe nga zvarritjet e rezultateve perfundimtare nga KQZ dhe te pergjigjeve ne Kolegjin Zgjedhor. Ne keto kushte i takon presidentit Mojsiu te nderhyje per t'i kujtuar kryeministrit aktin e doreheqjes se detyrueshme, perderi sa po vonon doreheqien e premtuar. Kujtesa e asaj qe beri PD-ja 8 vjet me pare dhe perjetimi i asaj qe po ben PS-ja tani, u mundesojne shqiptareve dhe botes te krijojne bindje te thelle per ndryshimin e madh ne nivelin e emancipimit politik dhe demokratik mes dy partive dhe dy lidereve te tyre. Njeherazi nga perballja e dy rasteve shprehet edhe epersia e padiskutueshme dhe e thelle e PD-se ne vleresimin e kohes dhe te interesave te shumices se qytetareve, te vendit e te kombit.
Nuk e dija qe engjejt te vuajne nga problemi i pedofilise siē vuajne zvicerianet.Postuar mė parė nga Qerim
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Arrest shtėpiak pėr politikėn shqiptare
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Enton Nesturi
Deklarata e bujshme e kreut tė PD-sė, se, nga tė pėrfolurit pėr korrupsion, arrestimit nuk mund t'i shpėtojė askush tjetėr pėrveē kundėrshtarit tė tij Fatos Nano, ka ngjallur jo pak amulli dhe komente tė ftohta. Dhe jo vetėm tek tė majtėt, tė cilėt gjithėsėpari ndiejnė rrezikun e lincimit me apo pa tė drejtė, por dhe brenda tė djathtėve.
Qė Berishės i pėlqejnė ngritjet e befta me kėnd vertikal, kjo nuk ėshtė diēka e re, por a ka vėrtet karburant tė mjaftueshėm pėr njė shkėputje tė kėtyre pėrmasave? Vetė heshtja e eksponentėve tė ndryshėm tė selisė blu duket se i ka vėnė nė njė siklet tė paparashikuar. Tashmė nuk jemi nė fushatė elektorale, ku mund tė premtohet pėr propagandė, por as nuk kanė filluar 100 ditėt e para tė qeverisjes tė PD-sė, ku parashtrohen platformat. Ndaj heshtja e figurave kryesore tė demokratėve dhe tė fshehurit pas pėrgatitjes sė listave tė qeverisjes, duket se ėshtė alibi tepėr e dobėt pėr tė mos u shfaqur dhe pėr tė komentuar, qoftė edhe mbėshtetur, deklaratėn e liderit tė tyre. Madje, dhe plaku Godo e ka anashkaluar kėtė ēėshtje. Nė kushtet kur ende nuk ka pėrfunduar procesi zgjedhor dhe vijojnė tratativat e numrave me aleatė brenda dhe jashtė sė djathtės, fjala "arrestim" ka shkaktuar njė ngėrē dhe hovi i fitores, ku po bashkėngjiteshin dhe tė ftuar tė rinj, ka rėnė. Milo u shmang i pari, me kortezi, pėr mospėrputhje programesh dhe socialistėt nxituan ta pėrshėndesnin aktin e tij, duke pritur vijimet e mėtejshme. Duket se dalja nga heshtja e PS-sė, priste faktorin-gafė tė Berishės. Sepse kėto ditė ėshtė shtruar pyetja: a do tė jetė i gatshėm Xhuveli apo Dule tė ndajnė kėtė barrė pėrgjegjėsie me Berishėn? U duhet tė bėjnė prokurorin apo dėshmitarin nė gjyq pėr ish-kolegėt e tyre gjatė qeverisjes socialiste? Dilema ėshtė e madhe pėr ish-koalicionistėt, qė po akuzohen pėr kolaboracionizėm me kundėrshtarėt e dikurshėm.
Situata nuk ėshtė mė pak e elektrizuar edhe brenda kampit tė sė djathtės. Inkursioni provokativ i Blushit, se PS-ja ka tashmė tė drejtėn morale pėr tė kėrkuar numrat e deputetėve edhe nė tė djathtė tė politikės, mund tė ketė njė efekt mė tė madh se vetė ideja fillestare e ministrit socialist. Nuk ėshtė thjesht preokupimi se mund tė dėnohet ndonjė i korruptuar ajo qė shqetėson politikėn majtas apo djathtas. Pak rėndėsi kanė emrat, kur vetė politika ndihet nė arrest shtėpiak. Shqetėsim paraqet linja e konfliktualitetit tė vazhdueshėm qė duket se mbetet paranojė tek lideri i PD-sė. Dhe jo vetėm brenda kuadrit tė politikės shqiptare, por edhe jashtė saj. Nuk mund tė thuhet se Berisha i ka tė zgjidhura problemet me ndėrkombėtarėt, qė tė ndihet kaq i sigurt edhe nė faktorizimin e politikės shqiptare, kur mesazhi i urimit zyrtar i ka ardhur vetėm nga Luksemburgu.
Edhe aleatėt marrin mesazhe tė pėrveēme, edhe ata e ndiejnė se numrat aktualė tregojnė pėr qeverisje tė vėshtirė dhe ecuria e saj do tė ndėrvaret sė tepėrmi nga ndėrkombėtarėt. Deri tani Berisha ka kryer dy incidente diplomatike, qė i ka justifikuar si dy keqkuptime.
Por nė horizont shfaqet ēėshtja e ALBTELEKOM-it, ku Parlamentit tė ardhshėm i duhet tė vendosė nėse kompania turke "Calik" do tė jetė pronari i ri i saj apo jo.
Pėr shumėkėnd ėshtė e qartė se fati i TELEKOM-it nuk do tė ndikojė vetėm nė nxitjen apo frikėsimin e investitorėve tė huaj nė Shqipėri apo pėr imazhin e shtetit dhe seriozitetin e tij karshi angazhimeve tė veta. Bllokimi i "Calik"-ut do ta vinte Berishėn nė njė antagonizėm tė dukshėm me liberalizmin e Nanos, ēfarė do tė sillte njė reaksion zinxhir nė dėm tė qeverisjes sė PD-sė, por dhe pėr vendin nė pėrgjithėsi. Gjithashtu, refuzimi ndaj kompanisė turke, kur dihet se Berisha bojkotoi sallėn e Parlamentit gjatė vizitės sė Erdokanit, mund tė shihet si linjė e re politike armiqėsore nga ana e Turqisė, e cila, si anėtare e rėndėsishmė e NATO-s, mund tė bllokojė dhe procesin e anėtarėsimit nė strukturat euroatlantike tė Shqipėriė. Kėshtu vihet nė rrezik njė nga prioritetet e politikės sonė tė jashtme, qė synon qė brenda vitit 2007 tė jemi pjesė e kėtij organizmi tė rėndėsishėm botėror.
Tė nisesh me rrezikun e dėshtimit qė nė fillim tė rrugės, ėshtė padyshim njė guxim i madh edhe pėr vetė aleatėt e koalicionit tė djathtė, qė sidoqoftė mund t'ia faturojnė lehtėsisht nė tė ardhmen PD-sė gabimet e bashkėqeverisjes. Porse a ia vlen tė rrezikosh, kur faturės sė politikės sė jashtme mund t'i bashkėngjiten dhe faturat ekonomike tė FMN-sė?
Vetėm nga deklarata e Berishės pėr uljen e taksave, 14% e subjekteve nuk kanė shlyer gjashtėmujorin, gjė qė e pėrkthyer nė shifra janė 316 milionė lekė mė pak krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė shkuar. Dhe kjo ndodh kur dy muaj mė parė Shefi i Misionit tė FMN-sė, Julio Escolano, pėrgėzoi qeverinė shqiptare se grumbullimi i tė ardhurave ka qenė nė njė linjė me parashikimet buxhetore dhe, nėse disiplina buxhetore ruhet gjatė gjithė vitit, do tė arrihet suficiti i parė nė veprimtarinė korrente qė nga fillimi i tranzicionit, ēka nėnkupton se qeveria do tė marrė hua pėr tė investuar.
Me politikėn fiskale tė premtuar nga qeverisja e PD-sė, duket disi e zorshme tė realizohet jo mė suficiti dhe huaja pėr investime, por as tė mbulohen parashikimet buxhetore.
Kreu demokrat ka premtuar ulje tė taksave qė brenda javės sė parė tė tij si Kryeministėr. Prishja e tenderit tė ALBTELEKOM-it do tė thotė 120 milionė euro mė pak. Sektori i ndėrtimit, mė i fuqishmi nė vend, ka pėsuar rėnie. Ndėrkohė, Berisha mallkon korrupionin dhe shprehet se ekonomia shqiptare ka qenė pėrfituese nga paratė e drogės, gjendje sė cilės do t'i japė fund me burgosjen e tė korruptuarve.
Mos vallė pastrimi i ekonomisė nga paratė e pėrfituara nga droga janė alibia e uljes sė tė ardhurave nga mosmbledhja e detyrimeve fiskale? Herėt tė jepet njė pėrgjigje, por sidoqoftė ballafaqimi me realitetin paszgjedhor nė kėto ditė kur KQZ dhe Kolegji Zgjedhor po hedhin guralecėt e fundit nė trastat parlamentare tė partive, duket se po bėhet tepėr interesant. Deri tani cikriku i politikės po rrotullohej djathtas. Por duket se diēka ka ndryshuar. Nga bllokimi i lėvizjes sė rrotullimit, mund tė kalohet nė kah tė kundėrt. Kėtė po e ndiejnė dhe Xhuveli me Dulen, qė kanė ndalur hapin nė bashkimin me tė djathtėt. Por ku i dihet, janė vetėm ata? Ishte thjesht njė provokim ai i Blushit? Tė shohim.
Odeon. Dmth shqiptaret duhet te rrine me gojehepur e te shpresojne qe Sala te ndryshoje, he te ndryshoje tani e he te ndryshoje pastaj.Postuar mė parė nga Odeon_relax
Qeverisja nuk eshte aventure i dashur. Po doli mire, po s'doli ne djall te veje. Ketu ke te besh me fatet e nje kombi, dhe fatet e kombit u perjetuan nje here nen qeverisjen e xhahilit Sale. Sa here do ti qe Shqiperia te perjetoje 97 nen qeverisjen e Sales qe ti te bindesh se ai nuk ka ndryshuar? Sa mijera shqiptaret te tjere duhet te vdesin, nen qeverisjen e tij, sa miliarda te tjere duhet te vidhen, sa here duhet te falimentoje ekonomia shqiptare nen udheheqjen e tij qe ti te thuash "Ai nuk ben per lider"? A ka valle nje cmim te mjaftueshem per ty qe ne si komb te paguajme, e ti te bindesh se ky njeri nuk eshte per lider te atij kombi?
Po nqs Sala nuk ka ndryshuar? A je gati ti dhe kombi yt te perjetoje edhe nje here pasojat e qeverisjes bajraktaro - anadollake te atij qe ti vetem shpreson te kete ndryshuar?
Edhe kur shkon per nje interviste te thjeshte pune, te tjeret te marrin ne pyetje per arritjet praktike qe ke. Jo per ato qe premton se do besh apo se c'mund te besh, por per ato qe ke bere dhe si i ke bere? Mendoj se mencuria praktike e nje subjekti privat eshte shume vlefshme ketu. Anje fimr private ne kete bote nuk do marre ne pune nje ish- drejtor kompanie qe e ka falimentuar ate kompani nje here.
Dhe kur ke vetem falimentime dhe asnje arritje sic kishte Sala, askush nuk te afron.
"Ishalla ka ndryshuar" eshte nje urim mjaft i ceket prej naivi, qe ne praktike mund te perkethehet vdekje per ne. Nje komb i tere te prese me mefshtesi ndryshimin e nje Rrumpalle eshte regres, eshte te mos te njohesh te ardhmen, dhe te mos shikosh perpara, por vetem mbrapa, nga ata te falimentuarit dhe te shpresosh qe te kene ndryshuar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 25-07-2005 mė 23:57
Leshatoro me siguri ke njeri ne qeveri ti plako qe ka dosje edhe flet keshtu ti. Ca thu mer amon me krahaso dick cheney qe boka koprrupsion me krimninelet shqiptar ne qeveri qe drejtojne 1.5 milion popull se ska met me mrena kufijve.
O leshator Sala ska vjedh asnje miliard o njeri por shikoj kta idhujt to rrop ** ne qeveri qe kane bere metropol tere shqiperine sala i vine anash ato per pasterti figure.
Le qe ato jane imoral grate ju shkojne me shofera e me shoqerus kurse vet shkojne me secretare.
Lesho un spo them qe sala o perfect por eshte nja 1000 mije here me i mire se kta antishqiptaret ne qeveri eshte.
Qe thu ti qeverisja nuk o aventure shembull me te mire qe kane dhene kto qe jane sote ska tamam aventuriera jane lozin me i popull tere me djerse tyre.
Robt myteshin ne otranto edhe antishqiptari biri i thanasit ikte ne pushim ai ka shkel kushtetetuen qe nryshe quhet tradheti komtare.
Ai ka myt robin me makine e ka varros ne dhe se ka lene as me e qa te shpise pa llogarit plerat tjera e kriminelet tjere.
Leshatoro un se di kush je ti apo cfar moshe ke por eshte vertet fatkeqesi qe nje qenie njerezote te mendoje e shkruaj sic ben ti. Por ti do kesh noj interes ose probleme personale me salen.
O leshtor ate kerkesen per shpjegim qe i ben albes po bej edhe un nje koment ,se ju vec te firmat kapeni dhe firmat dolen ne 96 mer jahu se i bene angjenturat edhe bite e ishe udheheqjes dikurshme. Sala e mori nga sistemi komunist mer njeri aq shpejt per 4 vjet doje ta beje si USA ti mre.
leshtoro ti ose je me te meta ose je i keqinformuar ose sje ne brendesi te gjerave edhe i shiko me dylbi!
Kulmi i parase piste eshte bisha e kuqe e cila eshte ne pushtet edhe ka then edhe europa edhe bota me tonelata drroge kalohen tranzit neper shqiperi edhe jane te gjithe qeveritare qe e lozin. Skafet ne kohe te sales ju a beri rrup sup ai sokol mulosmani por shiko kohen e ktyre ti ca u be qe q ngriten shqiperine ne vater krimi e trafiqesh te cdolloji.
Te krahasosh trafiqet e kohes sales me te ktyre te bishes kuqe eshte cmenduri.
leshtoro sic e kam then edhe me siper ti do kesh interesa speciale qe te lidhin me klikenne pushtet edhe flet ashtu.
Mua sme lidh asgje me asnjeren pale vec shof te verteten kam kohe qe jam larguar ka shqiperia sme interesojne asnjera force vec kam qef te shof shqiperine mire.
Eshte vertet fatkeqesi qe mendon ashtu.
hajde shnet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MICHI : 26-07-2005 mė 00:18
kjo tema mu me irrito per zotin.....ketyre do tu kete humbur babi(ose "pimpi") zgjedhjet se nuk ka mundesi qe te jesh popull i thjeshte e te flasesh keshtu per njerez dhe gjera qe ja bejne muuuuuuuuuuuuuuuu. Te kishte bin ladeni ca si ju namin do kish bere me propagande.Njeri i mire do kishit thene ska bere asnje gje gabim shpifin amerikanet.
Krijoni Kontakt