Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Berisha: Do t'i arrestoj bosėt e mafies shqiptare

    Athue a mundet sala me ba budallallekete e vjetra prap???
    A mund te bisedohet ne kete teme.Mendoj se po se ky nuk ka ndryshuar fare e nana e shtie kah do kete sikur kalin.

    Berisha: Nuk do e arrestoj Nanon, synimi im, pas 5 vjetesh hyjme ne BE

    TIRANE (19 Korrik) -"Do te arrestoj te gjithe boset e mafias", thote Berisha ne nje interviste per revisten e perjavshme gjermane "Der Spiegel" por jo Fatos Nanon. Ne nje nga angazhimet kryesore te tij si kryeminister i ardhshem i Shqiperise Berisha tregon se nje nga hapat kryesore eshte goditja e krimit te organizuar dhe vecanerisht te boseve te mafies. Nje nga synimet teper ambicioze qe Berisha deklaron ne kete interviste dhene mediave gjermane eshte: anetaresimi i Shqiperise pas 5 vjetesh ne bashkimin Europian. Pak dite me pare gjate nje takimi me anetaret e Komitetit te Orientimit te Politikave prane PD, Berisha paraqiti "goditjen e grupeve te njohura kriminale" si nje nga detyrat kryesore te punes se tij ne 100 ditet e para te qeverisjes. Kete ide te tij ai e permend edhe ne intervisten e dhene per revisten e njohur gjermane duke precizuar tashme se ka ndermend te arrestoje boset e mafias, pavaresisht se sa do te jete cmimi "une do ta paguaj ate", thote Berisha per mediat gjermane. Gjate kesaj interviste ai shpjegon arsyet e largimit te tij nga pushteti. "Ne vitin 1997 dhashe doreheqjen, sepse toleruam sistemin e priamidave, qe i joshte njereit me interesa te larta dhe se shumica e njerezve besonin, qe qeveria ime kish qene pasuruar me to. Sot eshte deshmuar qe asnje funksionar i larte i Partise Demokratike nuk ka qene i involvuar ne keto biznese," deklaron Berisha ne numrin e djeshem te revistes gjermane te perjavshme "Der Spiegel". Fituesi i zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut zotohet, se brenda dy-tre vjetesh do ta ule korrupsionin ne nje "nivel te pranueshem". Berisha thote se nuk ka nder mend te arrestoje kryeministrin aktual dhe njekohesisht liderin e Partise Socialiste, Fatos Nanon: "Nuk le pershtypje te mire, kur arreston udheheqesin e ardhshem te opozites, megjithese Nano mezi sa s'pret te marre rolin e martirit." Berisha thote, se ka nder mend t'i arrestoje te gjithe boset e mafias, pavaresisht se sa i larte do te jete cmimi: "Une do ta paguaj ate," premton kryetari i Partise Demokratike. Programi qeverises i 100 diteve te para parashikon pikerisht kete. Goditjen e kriminalitetit te organizuar. Deri me tani Berisha ka sulmuar ashper socialistet per mbeshtetje dhe bashkepunim me krimin e organizuar. S'ka mbetur minister socialiste qe te mos kete marre etiketimet, mafioz, i korruptuar, i lidhur me krimin. Akuzat per trafik droge, bashkepunim me mafien nderkombetare u bene mese te zakonshme ne politiken shqiptare. Nje nga objektivat e tij eshte anetaresimi sa me i shpejte i Shqiperise ne Bashkimin Europian. Pa dhene shume shpjegime se si do te arrihet ky hap kaq i madh, Berisha megjithate thote se objektivi i tij eshte pikerisht anetaresimi brenda ketij afati. Gjate fushates elektorale Berisha asnjehere nuk ka dhene nje afat te prere se cila do te jete koha e anetaresimit te Shqiperise ne BE, sipas projekteve te tij. Kjo eshte hera e pare qe ai precizon nje date te qarte megjithese deklarimin e ben ne nje media te huaj. db/db (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mani pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    S. Berisha: Shqiptarėt e Kosovės duhet ta kenė shtetin e tyre


    Berlin, 18 korrik 2005 /TN /QIK - Shqiptarėt e Kosovės duhet ta kenė shtetin e tyre dhe se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė, tha fituesi i zgjedhjeve nė Shqipėri Sali Berisha.

    "Deri nė fillim tė viteve 80 tė bashkimi ka qenė synimi i madh i tė gjithė shqiptarėve. Ndėrkohė kanė ndryshuar kushtet si nė Tiranė, ashtu dhe nė Prishtinė.

    Besoj, se bashkatdhetarėt tanė atje (nė Kosovė) preferojnė tė kenė shtetin e vet. Pėr momentin kjo ėshtė edhe zgjidhja mė e mirė", ka deklaruar kandidati pėr kryeministėr tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nė njė intervistė pėr tė pėrjavshmen gjermane "Shpigėl".

    Ndėrkaq, Berisha si objektiv tė tij thekson antarėsimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian pas pesė vjetėsh.

    Nė planin e brendshėm Sali Berisha planifikon tė ulė korrupsionin nė nivel tė pranueshėm dhe tė arrestojė tė gjithė bosėt e mafias.

    Ai thotė se nuk ka ndėr mbend tė arrestojė kryeministrin aktual Fatos Nano, duke thėnė se "nuk lė pėrshtypje tė mirė, kur arreston udhėheqėsin e ardhshėm tė opozitės, megjithėse Nano mezi sa s'pret tė marrė rolin e martirit", ėshtė shprehur Berisha pėr kėtė gazetė autoritative gjermane.





    -----------------

    Nje pergjigje si kjo ndegjohet vetem nga njerez te medhenje e sidomos nga ata qe e deshirojne nje te ardhme te mire!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RTP pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pretendenti per kryeminister ne Shqiperi, Berisha: Qendrimi i Prishtines e Tiranes per bashkim ka ndryshuar


    TIRANE (19 Korrik) -Lidhur me nje bashkim te mundshem te Shqiperise me Kosoven, Kreu i PD, e njekohesisht pretendi shqiptar per kryeminister, Sali Berisha ne interviste me revisten e perjavshme gjermane, Der SPIEGEL eshte shprehur se ky synim i shqiptareve tashme ka ndryshuar. "Deri ne fillim te viteve 80-te bashkimi ka qene synimi i madh i te gjithe shqiptareve. Nderkohe kane ndryshuar kushtet si ne Tirane, ashtu dhe ne Prishtine. Besoj, se bashkatdhetaret tane atje preferojne te kene shtetin e vet. Per momentin kjo eshte edhe zgjidhja me e mire," shprehet Berisha, per Der SPIEGEL. db/db(DeutscheWelle/Balkanweb)

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mani pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kryetari i PD-sė thotė pėr revistėn gjermane “Der Spiegel” se, Shqipėria mund tė anėtarėsohet nė BE pėr 5 vjet

    Berisha: Do t’i arrestoj bosėt e mafies

    “Nuk mund tė shkojė mė, qė rritja jonė ekonomike, tė varet nga tregtia me drogėn”

    Shekulli

    Fituesi i zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri, Sali Berisha, flet pėr korrupsionin, luftėn kundėr baronėve tė drogės si dhe shtetin e Kosovės
    SPIEGEL: Ju ishit President i Shqipėrisė nga viti 1992 deri nė vitin 1997 dhe atbotė, ju kishte dalė zėri si njė tiran. Tash jeni duke festuar kthimin - si demokrat?
    Berisha: Nė vitin 1997, unė kam dhėnė dorėheqjen sepse, ne toleruam sistemin piramidal tė dhėnies sė parave me kredi qė kishin njė kamatė tė lartė gjė kjo, e cila e bėri popullsinė tė fitonte bindjen qė qeveria ime ishte pasuruar me kėtė rast. Sot ėshtė dėshmuar qė as edhe njė prej funksionarėve tė lartė tė Partisė Demokratike, nuk ishte i implikuar nė kėto biznese. Fituesit e mėdhenj ishin ish - punėtorė tė Sigurimit dhe anėtarė tė Partisė Socialiste.
    SPIEGEL: Si kryeministėr i ardhshėm, brengat tuaja nuk do tė duhej tė jenė aspak mė tė vogla. Korrupsioni ėshtė mėse i pėrhapur, Shqipėria vlerėsohet nė Evropė si qendėr e tregtisė me drogė dhe ēerdhe e kriminalitetit tė organizuar
    Berisha: Qė nga viti 1997, korrupsioni ėshtė shtuar masivisht. Pėr dy deri nė tre vite, do ta ul atė nė njė nivel tė pranueshėm dhe pėr kėtė duhen ligje tė reja. Pushteti nuk guxon mė tė pėrdoret qė tė pasurohesh brenda njė nate; Ministrat duhet qė t'i shesin firmat e tyre. Ne do tė shpėrndajmė nė Shqipėri monopole tė rėndėsishme, tė cilat ishin krijuar me pėrkujdesjen dhe vėnė nėn mbrojtjen e qeverisė.
    SPIEGEL: A duhet qė, nėse dalin tė vėrteta akuzat, tė fillonit mė sė pari me kryeministrin, qė posa humbi zgjedhjet, Fatos Nanon? Atė e keni akuzuar qė ai ka shndėrruar korrupsionin nė njė sistem shtetėror
    Berisha: Nuk do tė linte njė pėrshtypje tė mirė po qe se udhėheqėsin e ardhshėm tė opozitės, duhet ta dėrgonim nė burg, edhe pse Nano nuk do tė dėshironte gjė mė shumė, sesa kėtė rol tė martirit. Qė ai ishte koka e njė sistemi tė korruptuar me pėrmasa vendore, kėtė gjė e di ēdokush. Sepse, prej nga ka ardhur gjithė pasuria e tij pėrrallore? Si do tė mund tė jepte ai ato dhjetėra dhe qindra Euro nė Kazino? Nano ka njė ndėrmarrje private qė merret me shitjen e helikopterėve, ndėrmarrje kjo, e cila blerėsit kryesorė i ka killerėt mė namėzi tė Shqipėrisė. Ata transportojnė heroinėn dhe kokainėn pėrmes Shqipėrisė nė Kukės, dhe prej atje nė vendet fqinje.
    SPIEGEL: Kėtė gjė e keni pohuar edhe nė fushatėn paraelektorale?
    Berisha: Vendi ynė ėshtė duke u shkatėrruar nga droga. Nė vitin 2004, nė kufirin me Italinė janė konfiskuar mėse 10 tonelata me heroinė dhe kokainė nga Shqipėria. Dhe tashti, duhet tė jemi realistė: Shqipėria mundi qė tė bėhet nė kėto tetė vitet e shkuara, nė njė Eldorado pėr heroinė dhe kokainė, sepse shteti qėndronte prapa saj.
    SPIEGEL: Njė e treta e drogės sė konsumuar sipas tė dhėnave tė Europolit, kalon pėrmes Shqipėrisė. A do t'i arrestoni bosėt e mafias?
    Berisha: Tė gjithė. Ēfarėdo qė tė jetė ēmimi, unė do ta paguaj atė.
    SPIEGEL: Mirėpo do t'ju duhen bodyguardė tė mirė?
    Berisha: Natyrisht qė kėta narko-bossėt janė mėse brutalė. Edhe vetė ministrat kėrcėnohen pėrmes SMS-ve. Kėrcėnojnė, qė do tė merren si pengje nėse pengojnė biznesin e drogės. Mirėpo, nuk mund tė shkojė mė kėshtu, qė rritja jonė ekonomike tė jetė e varur nga tregtia me drogėn. Ne duam qė tė jemi njė vend i sigurtė, nė mėnyrė qė investitorėve tė huaj, sidomos pėr infrastrukturėn tonė, e cila ėshtė nė nivel tė Botės sė Tretė, t'ua mundėsojmė qė tė vijnė dhe tė jemi tė pranueshėm pėr BE-nė.
    SPIEGEL: Para vitit 2015, vėshtirė qė keni njė shans pėr anėtarėsim nė BE apo jo?
    Berisha: Caku im ėshtė: Anėtarėsim nė BE pėr pesė vite. Vitin qė vjen ne duam qė tė jemi anėtarė fuqiplotė tė NATO-s.
    SPIEGEL: Pėr fitoren tuaj duhet t'u jeni mirėnjohės edhe Kėshilltarėve tuaj amerikanė. A e shihni tek SHBA-tė edhe mė tej, faktorin vendimtar pėr tė ardhmen e Ballkanit?
    Berisha: Amerikanėt nuk ka dyshim qė janė miqtė tanė specialė dhe, ne kemi obligime tė veēanta kundrejt SHBA-ve qė kanė ēliruar edhe Kosovėn.
    SPIEGEL: A shpresoni qė nė afat tė gjatė do tė vije deri tek bashkimi mes Shqipėrisė dhe Kosovės?
    Berisha: Deri nė fillim tė viteve ’80, bashkimi ishte njė cak i madh pėr tė gjithė shqiptarėt. Ndėrkohė, nė Tiranė dhe nė Prishtinė, ekzistojnė rrethana tė ndryshme. Unė mendoj qė bashkėkombasit tanė atje, preferojnė tė kenė shtetin e tyre. Dhe nė kėtė moment, kjo edhe ėshtė zgjedhja mė e mirė.
    Marrė nga “Der Spiegel”,
    Pėrktheu Enver Robelli




    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kryetari i PD-sė thotė pėr revistėn gjermane “Der Spiegel” se, Shqipėria mund tė anėtarėsohet nė BE pėr 5 vjet


    Lajm shume i mire !

    Nuk di si ta kuptoj. Eshte thjesht deshire e liderit tone, apo bazohet ne fakte konkrete ??

    Nese eshte genjeshter e rradhes, atehere mendoj se nuk eshte mire per ne.I ngjan atyre premtimeve per te ngrene me luge frorini apo, per cekun e bardhe.

    Nse pranohemi pas 5 vjetesh, duhet qe kete vit ose vitin qe vjen te na hiqen vizat per ne hapesiren Shengel, gje qe e dyshoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 20-07-2005 mė 06:23

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Qerim pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Hej cfare trapi ngeli ky Sala O ZOT.

    Pa ardhur mire ne pushtet dhe e ka mendjen per arrestime. Xhahil shtate lekure.
    Boset e mafies shqiptare per Salen jane Argon Duka, Angjeli, Xhoana Nano etj, etj.

    Agron Duka puneson sot ne shqiperi mbi 500 punetore direkt dhe 1100 indirekt, si dhe eshte nje nga eksportuesit me te medhenj shqiptare. Angjeli, apo firma qe ka me te vellane rreth 178 puntore, firma e Xhoanes mbi 50 te tille dhe te gjithe keta kotriubojne ne rritjen e funksionalitetit te ekonomise shqiptare me bizneset e tyre.

    Pra te futesh ne burg keta ne Shqiperi eshte njesoj si te arrestosh Dick Cheney-n apo Bill Gates ne amerike, apo Berluskonin ne Itali. Nuk ka asnje shoqeri ne kete bote ku ai qe ka pushtetin ekonomik mposhtet nga ai qe perkohesisht gezon ate politik, pervecse ne komunizem.
    Berisha mund te bej nje riorganizim ekonomik ne shqiperi ku tu jape shance me te barabarta te gjitheve per te konkuruar, perfshi ketu edhe ata me siper, por po filloi te luftoje njerezit me te pasur ne vend, sidomos kur i lufton ata me nje grup fukarenjsh nga pas, ai fluturon per zverku nga karrigia shume shpejt. Dhe ne qoftese nuk do te zbrese nga kali edhe kete here, zgjidhja dihet - eka thene Namik Hoti ......... plumbi.

    Ky sigurish nuk eshte urmimi im por kjo ka qene rrjedha organike e ngjarjeve ne gjithe historine e njerezimit, pushteti ekonomik nuk ngacmohet, dhe po e ngacmove ai te heq qafe. Asgje personale, vetem biznes. Keshtu qe Berisha ka per ti ardhur verdalle te gjitheve. Shume shume ai mund te arrestoj ndonje alabak e ta paraqese si anetar te PS, apo mik i ngushte i ketij e atij, por peshqit e medhenj Berisha nuk i prek, sidomos kur konsideron edhe faktin qe ne keto zgjedhje e djathta ne voten popullore kishte 5% me pak se e majta, dhe se PD mezi i ben numrat per te qeverisur.

    Mllefi i madh qe shqiptaret kane ne teresi per njerezit e pasur eshte vertet nje pasqyrim i qarte i mentalitetit te tyre cingun bolsheviko-proletar. Shqiptaret e duan kapitalizmin por nuk i durojne dot rrjedhojat e tij. Nuk e durojne dot diferencimin qe ai sjell. Nuk mund ta pranojne dot se gruaja e kryeministrit psh mund te jete edhe nje bisnesmene e zonja dhe e suksesshme - jo patjeter qe ajo ka vjedhur dhe patjeter qe ajo duhet te jete putane. Cfare mentaliteti prej skllavi dhe llumi. Shqiptaret kerkojne qe pasuria te jete dicka qe vihet pa hile, kopilllek dhe korrupsion. Nje vizion fshatar dhe provincial ky. Ne gjithe boten kapitalistet me te pasur kane vene ne pune aftesite e tyre prej hileqari dhe degjenerate duke ndikuar edhe pushtetin politik, qe ata vete e kontrollojne. Mjafton ti hidhni nje sy amerikes. Shqiptaret jane kaq magjype saqe kujtojne se nje dite do udhehiqen nga njerez qe mendojne vetem per popullin, edhe pse vete jane cope-cope. Mga njerez qe do rregullojne shqiperine pa rregulluar veten me pare. Cfare derdimenesh.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zarathustra. pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anėtarėsuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar mė parė nga Leshator
    Hej cfare trapi ngeli ky Sala O ZOT.

    Pa ardhur mire ne pushtet dhe e ka mendjen per arrestime. Xhahil shtate lekure.
    Boset e mafies shqiptare per Salen jane Argon Duka, Angjeli, Xhoana Nano etj, etj.

    Agron Duka puneson sot ne shqiperi mbi 500 punetore direkt dhe 1100 indirekt, si dhe eshte nje nga eksportuesit me te medhenj shqiptare. Angjeli, apo firma qe ka me te vellane rreth 178 puntore, firma e Xhoanes mbi 50 te tille dhe te gjithe keta kotriubojne ne rritjen e funksionalitetit te ekonomise shqiptare me bizneset e tyre.

    Pra te futesh ne burg keta ne Shqiperi eshte njesoj si te arrestosh Dick Cheney-n apo Bill Gates ne amerike, apo Berluskonin ne Itali.
    s'bashkohem fare me ty me keto lart... per menimin tim ti arrestoje dhe ti shuaje fare me ca kan fis e farefis. Ka nje qellim qe e ben kete dhe i lumte. Duhet tu kthehet besimi njerezve dhe respekti per shtetin. Duke bere shembuj keta ata qe vijne pas ketyre e pyesin mire para se te bejne gili vili me postet e tyre. Hallall ja befte zoti se ja ka nisur per se mbari. Ta rrenoje fare edhe ate qafirin e madh qe llogaritet te kete mbi 280 million euro pasuri pare te thate. Hajde milet... ka ca ka sala ca gjona i ka te sakta ai. Nuk ka vjedh i here nuk ka vjedh.
    Si thu ti , shyqyr qe ka vone leke dhe puneso 500 veta ? po si do kish qene po mos kish vjedh ky , mase do ishte ma mire per 400000 mije veta. Fene ti luje edhe breket e grave tu mori. Dhe shembullin e amerikes...as mos ti rreje menja nanjonit se ka miliona e miliarda dhe e le njeri. Po pat rob ti provoje batakcilliqet e chenneyt ose bushit dhe ti konkretizoje me fakte shife ti se ca i bojne ... pa nji pa dy e qisin ka qeveria dhe e prosecutojne. Pune tjeter qe s'ja nxjerr dot te palamet. Kta ishin duke heq Clintonin per nji gojore , qe funi funit ishin punet e veta personale. Vetem ne amerike nuk ke kshu gjonash. Te krrejne koken dynjoja tak fap....pranej ecin para amerikonet.
    hajt me te mira

  13. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Po cfare thua o mavria ti.

    Po Agron Duka, dhe ANgjeli ishin nga biznesmenet me te suksesshem qe ne kohen e Sales o Xhixho. Kur Sali xhahili i ushqente shqiptaret me mentalitetin parazit te fajdeve, te bingove dhe kafeneve, kur shqiptaret investonin ne "Gjigandet ekonomike" - sic i quante Sala- te kokelopeve Alimucaj me shoke, Agron Duka dhe Angjeli investonin ne magazina e frigorifere moderne, ne makineri bashkohore per prodhimin e vezeve dhe ne biznese qe kishin substanca ekonomike. Keta individe arriten te shikonin pertej joshjes parazite te piramidave, te kafeneve dhe bingove dhe investuan qysh atehere ne nje vizion te suksesshem biznesi.

    Po ku di ti nga keto. Shqiptaret kane nje antipati te papare per kapitalistin e pasur, per ate qe ka me shume, qe eshte me i afte dhe me i zoti se ata. Patjeter keta duhet te jene te korruptuar dhe hajdute.

    Por keshtu eshte kur mentaliteti i skllavit zapton nje shoqeri te tere.

    Agron Duka dhe Angjeli jane te pasur SE JANE NJEREZ TE AFTE. Ata ishin ne krye ne periudhen komuniste, ata ishin kapitalistet me te suksesshem gjate 92-97, dhe perseri jane kapitalistet me te fuqishem sot. Natyra dhe aftesia e tyre i ben ata te jene gjithmone te paret, dhe me te miret ne cdo sistem e ambient qe jetojne, me apo pa mbeshtetje politike. Kurse tipa si zotrote qe akoma joshen nga mentaliteti bajraktaro kanunoro evgjit, plot deshire per hakmarrje edhe pse jeni bythegrisur, plot mllef e zili edhe pse jeni te paafte dhe te pazote, jane te destinuar te luajne rolin e qurrashit ne shoqerine shqiptare. Njeriu i kotit dhe i hicit ngelet i tille ne cdo sistem politik.

    Agron Duka, Angjeli e kopmani gezojne ne menyre organike poziten e luanit ne shoqerine shqiptare, te fuqishem e dominante. Kur delja ti imponoje luanit vullnetin e saj, atehere ndoshta edhe zotrote ke nje fije shprese per te dale si "garip" - apo levend i shoqerise shqipatre. Pra kur natyra te kthehet ne nje sistem pervert ku me i paafti, me i mjeruari, me i humburi te komandoje me te fuqishmin, me te pasurin dhe me te suksesshmin, atehere edhe ti ndoshta ke pak shprese per ti kthyer endrat ne realitet. Deri atehere ...... fluturo fluturo

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zarathustra. pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Berisha, prokurori me duar tė pastra


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Filip ĒAKULI


    Nuk do tė arrestoj FatosNanon... megjithėse ai ėshtė kryemafioz". Kėtė deklaratė Berisha e bėri nė njė revistė prestigjioze gjermane. Po nuk ka rėndėsi se ku e bėri. I rėndėsishėm ėshtė mesazhi qė jep njė pohim i tillė publik. Qė Kryeministri i njė vendi, d.m.th. i Shqipėrisė, ka nė dorė edhe arrestimet. Me fjalė tė tjera, ėshtė njėkohėsisht edhe prokuror, edhe gjykatės ,dhe dėnon me burg kė tė dojė. Them kė tė dojė, sepse Fatos Nanon nuk do ta arrestojė. Pavarėsisht se Nano mund tė pėrballet me drejtėsinė dhe tė meritojė dėnimin, Kryeministri i ardhshėm i vendit tonė, sipas deklaratės sė bėrė, do tė ndėrhyjė nė gjykatė dhe prokurori pėr ta lėnė ish-Kryeministrin tė lirė.
    Ndėrkohė qė dimė se Berisha gjatė fushatės fitoi me sloganin "Me duar tė pastra". Dhe kjo nėnkupton qė nuk do tė tolerojė asnjė trafikant, mafioz, hajdut e tė korruptuar, qoftė ky edhe ish-Kryeministri. Ky i fundit, sipas tij, ėshtė "koka e njė sistemi qeverisės tė korruptuar", qė "zotėron njė kompani transporti me helikopterė, klientė tė sė cilės janė trafikantėt mė tė mėdhenj tė drogės nė Shqipėri, qė transportojnė kokainė dhe heroinė nga Kukėsi nė vendet fqinje…". Kėto janė fjalėt e Kryeministrit tė ardhshėm pėr ish-Kryeministrin, nė ligjėratė tė drejtė. Nuk ka nevojė tė shtosh kėtu ato qė janė thėnė gjatė fushatės pėr Nanon, si kryebandit, kapo tė mafies, si edhe ato qė janė thėnė nė kohė mė tė qetė, para fushatės, ku u cilėsua vrasės e kriminel ordiner.
    Pra, sipas Berishės, Nano qenka edhe vrasės, edhe mafioz, edhe hajdut, edhe bandit, edhe transportues droge. E megjithatė, po sipas Berishės, ky nuk do tė arrestohet, sepse qenka shefi i opozitės. Dhe sipas kėsaj logjike shefi i opozitės mund tė bėjė ēfarė tė dojė, tė transportojė edhe kokainė dhe heroinė, nuk preket. Nė vend tė tij do tė dėnohen magazinierėt dhe hamallėt qė ngarkojnė helikopterėt.
    Bukuri! Po ku janė duart e pastra tė Berishės? Ku ėshtė shteti ligjor qė pritet tė ngrejė ai me partinė qė pėrfaqėson? Nė njė shtet ligjor Kryeministri as arreston, as liron njeri nga burgu. Ai vetėm denoncon me fakte dhe janė organet pėrkatėse qė hetojnė dhe vendosin arrestimin. Nuk ka asnjė tė drejtė qė njė Kryeministėr tė deklarojė publikisht se do tė fusė nė burg filanin, apo mė keq akoma, tė lėrė tė lirė mafiozė qė paskan imunitet.
    Nuk e di me ē'guxim deklaron nė njė revistė tė huaj se aksh person qė transporton drogė tė pastėr nuk do tė pėrballet me drejtėsinė. A thua se e ke ti nė dorė drejtėsinė, prokurorinė dhe gjykatėn? Po edhe sikur ta kishe ti nė dorė, do tė ishte faj i rėndė nėse ti shmang nga gjykimi njė njeri, pėr tė cilin ti vetė deklaron se ėshtė transportues droge dhe vrasės. Gjithsesi, deklarata e bėrė veēanėrisht nė njė revistė tė huaj, ėshtė anormale pėr njė Kryeministėr qė vjen tė qeverisė me duar tė pastra dhe tė ndėrtojė njė shtet ligjor.
    Natyrisht mendėsia komuniste qė shpreh Berisha nuk besoj se do ta udhėheqė atė nė veprimtarinė konkrete tė pėrditshme si drejtues i qeverisė sė re. Se pushteti gjyqėsor ėshtė, me nder me thėnė, i pavarur dhe si i tillė mundet tė mos i bindet Berishės pėr tė prangosur mafiozėt. Realiteti i deritanishėm e ka dėshmuar kėtė. Ē'do tė bėjė Sali Berisha nėse ky pushtet, domethėnė gjyqėsori, nuk respekton ligjin? Do tė bėjė reforma?! Vetėm kaq. Se duhet tė hyjė nė lojė edhe Presidenti ynė i nderuar, i cili, duhet pranuar, se deri tani ka qenė vėrtet njė arbitėr i paanshėm, njė mbrojtės i Kushtetutės dhe njė njeri qė ka reflektuar paqe dhe mirėsi nė kėtė lukuni politike. Presidenti Moisiu ėshtė mė i kujdesshėm nė ato qė thotė dhe nė ato qė bėn. Ai asnjėherė nuk ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, ndėrsa Berisha e ka treguar se i ka dhėnė vetes kompetenca mė tepėr gjatė mandatit tė tij presidencial. Ndaj ėshtė fat qė kemi njė president si Moisiu, qė vjen nga njė familje qytetare fisnikėsh e me emėr dhe qė do tė shėrbejė si shembull se si duhet tė jetė njė President i kėtij vendi.
    I prirur tė besoj nė njė ndryshim tė Berishės, nga koha kur ka qenė President, besoj se deklaratat e nxituara dhe tė pamenduara mund tė jenė thjesht njė shprehje tipike e karakterit tė tij impulsiv dhe e entuziazmit qė e ka pėrfshirė, por qė ēuditėrisht nuk transmetohet tek militantėt, ēka do tė pėrbėnte njė rrezikshmėri pėr stabilitetin dhe qetėsinė publike. Them ēuditėrisht, sepse shumė mendarė pas fitores sė Berishės prisnin njė rrėmujė ose njė festim me kallashnikovė. Gjė qė nuk ndodhi dhe ky ėshtė njė ogur i mirė, por duke pėrjashtuar deklaratat e tipit "ky ėshtė mafioz e kryebandit", por "unė nuk e arrestoj". Se pastaj natyrshėm lind pyetja: kush je ti, more trim, qė edhe akuzon, edhe arreston, edhe liron nga burgu?!

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mani pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga Leshator
    Po cfare thua o mavria ti.

    Po Agron Duka, dhe ANgjeli ishin nga biznesmenet me te suksesshem qe ne kohen e Sales o Xhixho. Kur Sali xhahili i ushqente shqiptaret me mentalitetin parazit te fajdeve, te bingove dhe kafeneve, kur shqiptaret investonin ne "Gjigandet ekonomike" - sic i quante Sala- te kokelopeve Alimucaj me shoke, Agron Duka dhe Angjeli investonin ne magazina e frigorifere moderne, ne makineri bashkohore per prodhimin e vezeve dhe ne biznese qe kishin substanca ekonomike. Keta individe arriten te shikonin pertej joshjes parazite te piramidave, te kafeneve dhe bingove dhe investuan qysh atehere ne nje vizion te suksesshem biznesi.

    Po ku di ti nga keto. Shqiptaret kane nje antipati te papare per kapitalistin e pasur, per ate qe ka me shume, qe eshte me i afte dhe me i zoti se ata. Patjeter keta duhet te jene te korruptuar dhe hajdute.

    Por keshtu eshte kur mentaliteti i skllavit zapton nje shoqeri te tere.

    Agron Duka dhe Angjeli jane te pasur SE JANE NJEREZ TE AFTE. Ata ishin ne krye ne periudhen komuniste, ata ishin kapitalistet me te suksesshem gjate 92-97, dhe perseri jane kapitalistet me te fuqishem sot. Natyra dhe aftesia e tyre i ben ata te jene gjithmone te paret, dhe me te miret ne cdo sistem e ambient qe jetojne, me apo pa mbeshtetje politike. Kurse tipa si zotrote qe akoma joshen nga mentaliteti bajraktaro kanunoro evgjit, plot deshire per hakmarrje edhe pse jeni bythegrisur, plot mllef e zili edhe pse jeni te paafte dhe te pazote, jane te destinuar te luajne rolin e qurrashit ne shoqerine shqiptare. Njeriu i kotit dhe i hicit ngelet i tille ne cdo sistem politik.

    Agron Duka, Angjeli e kopmani gezojne ne menyre organike poziten e luanit ne shoqerine shqiptare, te fuqishem e dominante. Kur delja ti imponoje luanit vullnetin e saj, atehere ndoshta edhe zotrote ke nje fije shprese per te dale si "garip" - apo levend i shoqerise shqipatre. Pra kur natyra te kthehet ne nje sistem pervert ku me i paafti, me i mjeruari, me i humburi te komandoje me te fuqishmin, me te pasurin dhe me te suksesshmin, atehere edhe ti ndoshta ke pak shprese per ti kthyer endrat ne realitet. Deri atehere ...... fluturo fluturo
    Mesazhet e tuaja me duken shume qesharake . Je i vetmi njeri ne kete forum , qe mbron disa persona te kuruptuarr dhe mafioze , dhe ul poshte nje popull te tere duke i vene epitete si "bythegrisur" "bajraktaro" " kanunoro " "evgjit te paafte dhe te pazote "qurrash" etj etj . A nuk te duket vetja se flet pa llogjik dhe gabohesh ?

    Me thuj se cili eshte ai sistem ne politikat boterore qe nuk denancon korrupsionin ?
    Me thuaj se cili popull qenka pro hajduteve politikane , qe sipas teje qenka vetem populli Shqiptar . Apo i gjithe populli te duket ty katunar dhe evgjit , pervec klienteve te tu Naniste , qe je i vetmi avokat qe i mbron ne cdo teme ?

    Populli thote ku eshte me ze nuk eshte pa gje .

    Ai Angjeli qe ty te duket si njeri i afte dhe i forte per te vjedhur , e pame se kush ishte ne debatin pango -Angjeli qe shante ne nje gjuhe te neveritshme ne mes te gjygjin , kundershtarin e tij me epitete si "vagabond etj etj .

    Po pse mos ta merr mendje se nje egoist te tille meriton populli une ne krye .

    Jo jo Leshator , kot lodhesh me mesazhe e me sharje kunder popullit tend .



    Harroje me ate krenarin e dikushme neper tema , ku flitshe kunder partise demokratike e Berishes .

    Tani ka ardh koha qe gjithkush te paguaj mekatet e tij kundra ketij populli .

    Te gjith do marrin denimin qe meritojn .

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ALBA pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •