Si muslimanë, çfarë shohim kur ndodhemi përballë pasqyrës. Allahu kërkon prej nesh që aty të shohim vet profetin (p.q.m.t.).
“Vërtet, ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shpesh Allahun.” 33:21
Eshtë profeti Muhamed (p.q.m.t.) ai që duhet të jetë imazhi ynë- ai- modelin dhe moralin të lartë të të cilit nga ku shpresojmë të peshojmë veten, po stërmundohemi t’a ndjekim. Gjithësesi, në sa nga pasqyrat tona pasqyrohet kjo figurë e ndritur?
Sa hap e mbyll sytë, me 11 shtatorin, Islami- feja e së vërtetës dhe paqes- u bastardua keqazi, muslimanë e muslimane kudo në perëndim, u vunë në shenjestër të urrejtjes dhe dhunës.
Islamit iu vunë ofiqe nga më të llahtarshmet, u njollos me terma që kurrë nuk mund t’i meritojë një fe kaq e lartë, nga më të ulëtit që mund të dalin prej gojëve njerëzore. Në një çast të vetëm gjithë rendi u përmbys. E padrejtë, ë! Ndoshta! Po kush e ka fajin në këtë mes?
Zemërimi ndaj muslimanëve në perëndim duhet të jetë i njëjtë me zemërimin ndaj vrasësve që u përplasën atje ku u përplasën. Duhet të jemi ne, të trishtuarit, të zemëruartit e të nxehurit. Duhet të jemi ne ata që mbledhin ushtrinë për t’i ndjekuar hap pas hapi dhunuesit e për të vënë në vend drejtësinë- drejtësinë islame. Ata sulmuan fenë tonë- fenë e Allahut!
Ai nuk ishte thjesht një sulm i papritur vetëm kundrejt amerikanëve, por një fyerje direkte për mënyrën tonë të jetesës në tërësi. Të gjitha përpjekjet e muslimanëve amerikanë dhe të tjerëve në mbarë botën për të përhapur Islamin nëpërmjet punës dhe durimit, u flakën tej njëherësh. Ndërsa neve, na duhet tani të zëmë pozicionin mbrojtës kundrejt gjithë atyre që vënë në dyshim edhe vlerat më parësore të besimit tonë.
Ata që bënë gjithë këtë në emër të Islamit, po fshehin fytyrat e tyre të bukura për të përmbushur axhendën e tyre të deformuar ngjyrë gri. Ndërsa në anën tjetër, janë ca pyetje që rëndojnë vazhdimisht çekan mbi ne: “Po tani? Si duhet t’i përgjigjemi gjithë kësaj?”
Le të përballemi me problemin e të mos mundohemi t’i bëjmë bisht. E keqja është se problemi në mbarë botën e sotme islame, janë vet muslimanët. Koha e tanishme është koha ku në pasqyrë nuk shihet më i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), por ‘armiqtë e Islamit’.
Tingëllon një çik ashpër? Epo mirë. Le ta marrim pak më shtruar muhabetin. Pavarësisht nga politikat e qeverisë dhe elitave bashkëvepruese të ShBA-së që pak a shumë kanë kolonizuar ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht mbarë botën islame, sa muslimanë janë vërtet musliman? Me gjithë xhamitë, Kuranët anembanë, takiet e festet mbi kokë, sa prej nesh i ndjekin udhëzimet kuranore dhe sa prej nesh i binden vërtet Allahut?
Le t’u kthehemi edhe njëherë parimeve bazë sepse pikërisht aty ka ngecur akrepi. Sa muslimanë në botë i falin pesë namazet e ditës? Po nga ata që i falin, sa i falin me xhemat? Po sabahun dhe jacinë?
ا‘mund të themi për sinqeritetin dhe përqendrimin në namaz- sa të ndërgjegjshëm jemi ne për madhështinë e Allahut? Sa prej nesh marrin abdes ashtu siç duhet? Kur i llogarisim të gjitha këto, përfundimi ndoshta del se më pak se 1% e muslimanëve, dhe ky është vetëm një aspekt i bazave islame.
Megjithatë, pavarësisht nga gjendja që lë shumë për të dëshiruar e umetit tonë, disa janë mëse të gatshëm për të thirrur për xhihad apo për t’i etiketuar jomuslimanët si ‘armiq të fesë’ apo muslimanët e tjerë që nuk janë pauses mendimit të tyre si ‘kafira’ jobesimtarë. Po ne, çfarë po bëjmë, çdonjëri dhe secili prej nesh? Po për familjet tona? Po për bashkësinë në të cilën jetojmë?
Gjithë si umet, kemi dalë ca si tepër jashtë udhe; dhe pretendojmë e shpresojmë se Allahu do të na ndihmojë (që në fakt, shpesh na ndihmon me mëshirën e Tij të pafundme edhe pse ne nuk po i qëndrojmë besnikë deri në fund kontratës që kemi nënshkruar). Dhe rrimë e mendojmë se pse Allahu po i lejon armiqtë tanë të ngadhënjejnë mbi ne!
Kohët e fundit më zuri veshi historinë e një imami gjatë një hutbje të tij në Kaliforni, për përvojat që kish pasur gjatë udhëtimit të tij në palestinë në fund të viteve 50, para se izraeli të ushtronte kontrollin e tij mbi Jeruzalemin lindor. Si për çudinë e tij, kur shkoi të falte namazin e drekës dhe atë të ikindisë në xhaminë Aksa, pa se xhemati mund të numërohej me gishta. Kjo- e njëjta Aksa për të cilën kanë dhënë jetën me qindra e mijëra palestinezë, një pjesë e mirë e tyre fëmijë.
Qëllimi i hutbes së tij ishte se ne nuk dimë t’i vlerësojmë mirësitë që na dhuron Allahu i Lartësuar. ا‘dobi ka xhamia e tretë e shenjtë e muslimanëve, kur ajo nuk frekuentohet as nga vetë muslimanët? Dhe kështu, ne rrimë e vrasim mendjen se përse Allahu e mori tokën e shenjtë prej nesh.
Xhanëm, kur do të arrijmë të kuptojmë se Islami nuk është favor a komoditet? Kur do të pushojmë së vepruari si të krishterët, që besojnë se thjesht pse janë të krishterë janë të falur e të shpëtuar, dhe se Allahu do t’i ndihmojë vetëm e vetëm pse e quajnë veten të krishterë? Islami, të nderuar besimtarë, nuk është privilegj- është përgjegjësi.
Kur vallë, do t’i kuptojmë drejtë fjalët e Allahut, kur thotë në Kuran se nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë veten e tyre? Pse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), sahabët, dijetar dhe besimtarët e devotshmëm të Islamit e kaluan gjithë jetën e tyre dhe sakrifikuan aq shumë për të na pasqyruar mënyrën e vërtetë të të jetuarit dhe për të na pajisuar me gjithë njohuritë dhe udhëzimin përkatës që na nevojtet gjatë rrugës? Sa fantastikë që jemi! Në njërën anë vazhdojmë t’i nënvlerësojmë këto mësime e udhëzime, ndërsa në anën tjetër pretendojmë se jemi umeti më i mirë mbi faqen e dheut, dhe akoma më tepër, shpresojmë për mëshirën dhe ndihmën e Zotit.
Në betejën e Uhudit gjatë kohës së profetit (p.q.m.t.), dukej qartë, pavarësisht nga numri tejet e madh i kurejshëve, se muslimanët do të korrnin lehtë një fitore të sukseshme. Megjithëse shumë pranë ngadhënjimit, njësia e radhëve të muslimanëve e vendosur nga profeti (p.q.m.t.) në malin Ainain, dhe e ngarkuar me detyrën e prapambrojtjes së ushtrisë muslimane, u shkapërderdh nga pozicionet, pasi vrapoi pas plaçkës së luftës së cilën po e mblidhnin vëllezërit e tyre. Ata kujtuan se beteja kishte mbaruar, pavarësisht nga urdhërat e prerë të profetit (p.q.m.t.) për të mos i braktisur pozicionet derisa ai të thoshte fjalën e tij: “madje edhe nëse na shihni duku u vrarë, majtas djathtas apo në qendër”.
Megjithë thirrjet e një sërë burrash, ata vazhduan në të tyren- duke mos iu bindur profetit (p.q.m.t.) e pa dyshim as Allahut. Përfundimi u pa, ku muslimanët pësuan disfatë të thellë me humbjen e 70 muxhahidinëve kundrejt 24 kurejshëve. Thuajse humbi e gjithë Medinja, për shkak të një mosbindje të vetme.
Pavarësisht nga mosbindja në Uhud, këta burra u përkisnin shkallëve të larta në iman dhe aftësi, duke qenë shokë të profetit (p.q.m.t.). Kur Allahu atyre u solli humbjen për shkak të një kundërshtimi, si mund të shpresojmë ne për sukses në veprimtaritë tona me gjithë mosbindjen tonë ndaj Allahut, madje edhe në parimet bazë të Islamit?
Përgjigja është tepër e thjeshtë- harrojini të gjitha këto politika të ngatërruara. Akoma lodheni kur përgjigja na është dhënë këtu e para 1400 vjetësh! Të nderuar besimtarë përgjigja është dhe do të jetë e gjallë sa të jetë jeta. Janë thjesht dy fjalë, por dy fjalë që peshojnë- praktiko Islamin, jeto fenë tënde!
Të mos biem pre e dëshirave, epsheve, lakmive dhe ndjenjave…thjesht t’a jetojmë Islamin. Dhe kjo nuk kërkon ndonjë lëvizje, sekt apo organizatë të re, as argumenta detajore e as zhargone imagjinare. Gjithçka kërkohet është përunjësi dhe përpjekje. Vullneti individual dhe kolektiv duhet të jetë në vijueshmëri me vullnetin e Allahut. Kjo është e gjitha.
Fillo e falu- pesë herë në ditë, madje sikur ai të jetë dhe namaz i fundit për ty. Jepe zekatin dhe bëj bamirësi, ashtu si i dërguari i Allahut. Fillo të agjërosh me bindje të plotë dhe vetëm për Allahun. Mësoji dhe edukoi fëmijët të jenë muslimanë të mirë, t’i frikësohen dhe ta duan Allahun më shumë se çdo gjë tjetër- le të mendojë ç’të dojë shoqëria.
Fillo ta lexosh dhe përpiqu ta kuptosh Kuranin. Fillo të shtosh njohuritë e tua. Ji i dashur dhe rëspektoi gratë ashtu siç bënte profeti (p.q.m.t.) që i trajtonte përherë me mirësi e butësi. Fillo të mos i shohësh jomuslimanët me syrin e armikut, por si muslimanë me peshë.
Lëre mënjanë egon dhe fillo të lexosh, të pyesësh, të dëgjosh e të interesohesh për përfundimin tënd. Ji i sjellshëm me fqinjin dhe kujto se profeti (p.q.m.t.) gjithnjë i trajtonte me mirësi e respekt fqinjët. Vërua në pah gabimet vëllezërve dhe motrave të tua por në formën më të bukur ama, në një mënyrë që sjell ndryshim dhe që nuk mbjell urrejtje. Thënë me një frazë- praktikoje Islamin.
E nëse të gjithë ne, ose të paktën një përqindje e mirë e jona, do t’i ndërmerrte këto hapa- duke vështruar nga brenda kur është fjala për ne dhe jashtë, kur është fjala për ata për të cilët jemi përgjegjës- ç’mendoni se do të ishte përgjigja e Allahut të Lartësuar? Ashtu siç thotë hadithi: “Nëse vini me hap, Unë vij me vrap.” Këtë gjë, individualisht e kemi përjetuar thuajse të gjithë, por ç’do të ndodhte sikur si umet të ishim unanim në këtë pikë? Imagjinojeni vetë, në një umet me mbi një miliard pasues ! Lerini mënjanë detajet dhe do ta shihni se ç’mrekullira kanë për të ndodhur në veten tonë, në bashkësinë tonë dhe në mbarë botën.
Shkak i gjithë këtyre gjërave të tmerrshme, joislame dhe jonjerëzore që po ndodhin sot në botë, janë zemrat e sëmura. Megjithëse jo të gjitha këto çmenduri shkaktohen prej muslimanëve, një pjesë e mirë për fat të keq, po. Pa i hyrë analizave se kush e ka fajin, sëmundjet mbeten po ato. Zemrat janë të sumura e sëmundja këkon shtrat, fole. Kësisoji, shumë zemra janë infektuar nga të njëjtat sëmundje dhe janë bashkuar kokë më kokë për të thithur sa më shumë të tjera në mesin e tyre. E vetmja zgjidhje, i vetmi ilaç është- praktikoje Islamin. Thjesht të qënit musliman, si thatë ngjan.
“Dhe i suksesshëm do të jetë vetëm ai që do t’i paraqitet Allahut me një zemër të pastër.” 26:89
Grupe të ndryshme (duke mos përfshirë këtu ata që luftojnë për të mbrojtur muslimanët dhe tokat e tyre kudo nëpër botë) flasin për mangësitë e te tjerëve për të justifikuar përpjektjet e tyre për themelimin e shtetit islam. Megjitahtë, po të vëzhgojmë realitetin, nuk mund të vendoset shteti islam, nëse nuk zbatohet Islami së pari. Një shtet i vërtetë islam është dhuratë që Allahu j’ua dhuron atyre që jetojnë në rrugën e tij. A nuk u dha Allahu profetit (p.q.m.t.) dhe shokëve të tij si shpërblim Medinen për durimin, vuajtjet dhe qëndrueshmërinë në Mekë- ku as armët për vetmbrojtje nuk u lejoheshin?
Si muslimanë, na takon të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë na takon neve, çfarë vjen prej nesh dhe kush është përgjegjës për atë që ndodh.
Së pari jemi përgjegjës para Allahut dhe para vetes e së dyti para botës. Sëkëndejmi, nuk mund t’i japim botës një dorë për të sistemuar rrëmujën, kur ende nuk kemi sistemuar shtëpinë tonë. Këto fjalë ia drejtoj çdo muslimani e muslimanje. Duhet të fillojmë ta zbresim Islamin në tokë, duke e jetuar dhe praktikuar atë. Kjo është e vetmja shpresë për ne e rrjedhimisht për gjithë krijimin.
Nga Abdul-Lateef Abdullah
Krijoni Kontakt