Burimi: lista alb-muslimstudents


Haxhi Husein Gjozo



MBI VARRIN E MUHAMMEDIT a.s.


Po qėndroj para varrit Tėnd. E di, ke qenė njeri dhe ke vdekur. Unė nuk po tė lutem, as nuk po tė adhuroj. Ti mė ke mėsuar ashtu. Ashtu pėr ty thotė edhe Kur'ani, tė cilin ua ke komunikuar njerėzve.

Por, megjithatė, ndjej se po qėndroj para kolosit tė mendimit njerzor, po qėndroj para madhėrisė sė jashtėzakonshme, e cila ka krijuar histori, i ka dhėnė kontribut tė madh e tė pavlerėsueshėm zhvillimit tė gjinisė njerzore. Po qėndroj para viganit tė shpirtit, ideja e tė cilit ende po jeton, e aftė qė edhe njė herė edhe shumėherė t'i ndihmojė njeriut nė mėnyrė qė nė tė tė fitojė ajo njerėzore dhe ajo humane dhe nė mėnyrė qė njeriu vėrtet tė bėhet njeri, ēka edhe ka qenė qėllimi i shpalljes nė tė gjitha shfaqjet e veta, e pastaj edhe qėllimi i pejgamberėve tė Zotit.

Po qėndroj para Teje, jo pėr shkak qė tė tė lus, qė me ndėrmjetėsimin tėnd, me ndihmen e ndonjė ēudibėrje, muslimanėt tė ēlirohen prej fatkeqėsive, tė cilat i mundojnė. E di, e ashtu edhe ti ke mėsuar, me besnikėri duke i shpjeguar mėsimet e Kur'anit, se jeta i ka ligjet e veta dhe se domosdo zhvillohet sipas atyre ligjeve. Ato ligje, nė tė vėrtetė, paraqesin dhe janė manifestim i vullnetit tė Zotit. As ti nuk je mbėshtetur nė ēudi as qė ndonjėherė je shėrbyer me to. Ke besuar nė punė, angazhim, luftė dhe flijim. Kurrė nuk ke pritur qė nga qielli tė tė vjen diē e gatshme, sikur qė disa sot, t'i quajmė, pasues tuaj, e presin Mehdiun dhe zbritjen e sėrishme tė Isait a.s. qė me ndonjė ēudi t'i shpėtojė muslimanėt. Kur'ani tė ka mėsuar t'ju thua atyre qė presin ēudi, se ti nuk je kurrfarė ēudibėrės dhe se nė aktivitetet tua nuk ke kaluar prej kufijve tė mundėsive njerėzore. Ēudia jote mė e madhe dhe fshehtėsia e suksesit tėnd ėshtė Kur'ani, tė cilin e ke mėsuar dhe jetėsuar. Nė kėtė qėndrojnė fshehtėsitė e sukseseve tė tė gjithė atyre tė cilėt e kanė ndjekur rrugėn tande.

I frymėzuar me fuqinė e frymės tėnde, praninė dhe aftėsinė e sė cilės kėtu, nė kėtė vend tė shenjtė, fuqishėm po e ndiej, mė sė thelli po e pėrjetoj madhėrinė e veprės tėnde dhe mėsimit tėnd. Por, njėkohėsisht, o pejgamber i dashur, po pėrjetoj edhe diē, po e pėrjetoj edhe tėrė peshėn e tragjedisė sė kėsaj bote. I vetėdijshėm pėr vendin ku gjendem dhe faktin se pikėrisht kėtu nė kėtė vend, ideja islame e pėrjetoi jetėsimin e vet tė parė dhe e manifestoi vlerėn e vet nė praktikė, po kundroj edhe thellė po e pėrjetoj jazin dhe mospajtueshmėrinė midis jetės praktike tė muslimanit sot dhe mėsimit kur'anor.

Nėse atė pėrjetim, o i Dėrguari i Zotit, nuk kam pasur rast ta shfaqė nė njė tubim tė pėrgjithshėm islam, ēfarė do tė duhej tė jetė haxhi, sepse ti ashtu e ke trajtuar dhe praktikisht e ke zbatuar, dėshiroj qė kėtu para varrit tėnd t’i them vetes dhe qė pėr kėtė ēėshtje mė thellė tė meditoj.

E para qė do tė dėshiroja menjėherė tė them, si pėrjetim i parė, ėshtė fakti se pėrkushtueshmėria dhe besnikėria e masave muslimane ndaj Islamit, ende ėshtė mjaft e madhe. Pikėrisht tash, kur po festohet 1400 e sa vjetori i shpalljes sė Kur'anit, ideja Islame po tregon shenja tė fuqishme tė jetės sė vet. Ajo nė vetėdijen e masave, ndonėse e papėrcaktuar dhe nė prezantime mjaft tė paqarta dhe tė papėrkufizuara, paraqet fuqi tė madhe potenciale dhe latente shpirtėrore. Ajo fuqi, edhe pse nuk po dėshmohet dhe nuk po sjellė dobi nė aktivitetet e caktuara dhe tė organizuara, ajo me njė rezistencė pasive iu ka ndihmuar masave muslimane qė tė mbahen dhe ta ruajnė kompaktivitetin e tyre shpirtėror, i cili pėrveē tė gjitha dobėsive ekonomike, megjithatė nuk ėshtė luhatėse. Pėrkundrazi, ai, si njė ndjenjė, ėshtė ende i fuqishėm. Ai, fatkeqėisht, nuk na manifestohet nė trajta pėrkatėse tė jetės shoqėrore, politike dhe ekonomike tė muslimanėve, por paraqet mundėsi tė mėdha pėr lidhshmėrinė e pėrgjithshme dhe solidaritetin ndėrmusliman, i cili nė kėtė ēast ėshtė jashtėzakonisht i nevojshėm, por i cili mjerisht mungon, pėr ē'arsye vendet islame, veēanarisht popujt arabė vuajnė mjaft. Posaēėrisht kjo ėshtė e qartė te problemi palestinez, ku pasojat e pėrēarjes mė fatzisisht po manifestohen.

Ekzistimi i ndjenjės sė lidhshmėrisė reciproke shpirtėrore tė shtresave tė gjėra tė muslimanėve nė tė gjitha vendet islame ėshtė qartazi e dukshme. Ne nė rrugėn tonė kėtė e kemi parė dhe ndier. Duke kaluar nėpėr Turqi, Irak, Kuvajt, Arabi Saudite, Jordan dhe Siri. Ēdokund e kemi ndier ekzistimin e asaj lidhjeje dhe kemi qenė gėzueshėm tė pranuar sikur vėllezėr.

Besnikėria dhe dashuria e masave muslimane ndaj Islamit, shenjtėrive dhe institucioneve tė tij, mjaft fuqishėm po demonstrohet edhe nė haxh. Numri i haxhijve, po rritet prej vitit nė vit. Unė me ditė tė tėra po orvatem t’i afrohem varrit tėnd. Po orvatem tė depėrtoj nėpėr rreth i cili vazhdimisht xhiron rreth tyrbes tėnde, dhe vėshtirė po arrij. Tė gjithė po nguten t’i afrohen tyrbes, tė shikojnė nėpėr dritare dhe ta prekin murin. As goditjet e rėnda tė rojtarėve nuk mund t'i pengojnė disa manifestime tė asaj pėrkushtueshmėrie. Ato goditje ėmbėl barten. Mahnitė besnikėria, e cila nė mėnyra tė ndryshme shprehet. Disa i fėrkojnė dhe i puthin muret, tė tjerėt, tė kthyer kah muri, pėrulshėm qėndrojnė dhe qajnė, tė tretėt lexojnė dua tė ndryshme dhe luten, tė tjerėt kėndojnė salavate e tė tjera.

Pa marrė parasysh mėnyrėn dhe trajtėn e atyre manifestimeve, tė cilat nganjėherė na duken qesharake, unė tė gjitha ato i kam pėrjetuar si shprehje tė besnikėrisė dhe dashurisė tė Islamit dhe ndaj teje o pejgamber i Zotit. Ato, nė tė vėrtetė, edhe janė. Tėrė ajo ėshtė pėr ty, nė emrin tėnd dhe nė emrin e diturisė tė cilėn e ke predikuar.

Mirėpo, ėshtė pyetje krejtėsisht tjetėr, ndėrkaq ēfarė janė shfaqjet e atyre masave mbi Islamin dhe personalitetin tėnd.

Shtrembėrimet, mistifikimet, tė praktikuarit e Islamit vetėm nė liturgji, tė kthyerit vdekjes, njeriut tė vdekur dhe orientimi kah ahireti - tė gjitha ato janė karakteristikat kryesore tė shfaqjes sė theksuar.

Po mendoj mbi atė shfaqje. Thellė po mė rikujtohet O Pejgamber i Zotit, njė hadith i yti nė tė cilėn krejtėsisht qartė e ke paralajmėruar gjendjen e kėtillė:

"Ti o Ibn Mesud jeton nė kohėn nė tė cilėn ka shumė tė atillė tė cilėt e njohin Kur'anin, i praktikojnė dhe kanė kujdes nė zbatimin e rregullave tė tij, e pak ka tė atillė tė cilėt e lexojnė dhe kanė kujdes mbi ate se si theksohet ndonjė harf (shkronjė) e tij. Mirėpo, do tė vjen koha, kur do tė ketė shumė tė atillė tė cilėt e lexojnė Kur'anin rigorozisht kanė kujdes mbi ate se si theksohet ndonjė harf nė tekstin e tij, ndėrsa shumė pak tė atillė tė cilėt e kuptojnė dhe i kryejnė rregullat e tij nė jetėn e pėrditshme".

Nuk mundem, o pejgamber i dashur, e qė kėtu para varrit tėnd mos ta pranoj dhe intimisht t’i konfirmoj vetvetes se ne pikėrisht sot jetojmė nė njė kohė tė atillė dhe po e pėrjetojmė njė gjendje tė atillė. Fjalėt tua dhe paralajmėrimet tua, tėrėsisht janė plotėsuar. Kur'ani lexohet (kėndohet), sigurisht mė shumė se kurdoherė mė parė, madje edhe mė shumė se nė kohėn tėnde. Nė vendet Islame ekzistojnė vende tė posaēme dhe radiostacione tė posaēme tė cilat ditė e natė e emitojnė. E emitojnė edhe vendet jomuslimane. Eshtė regjistruar nė disqe i ashtuquajturi mus'hafi murettel. Gjithashtu, mėnyrės sė leximit tė Kur'anit dhe theksimit tė harfeve po u kushtohet kujdes i madh, ashtu qė ajo ėshtė zhvilluar nė shkencė tė veēantė. Kujdesi edhe mė i madh po i kushtohet botimit dhe shtypjes sė Kur'anit. Ekzistojnė botime jashtėzakonisht luksoze. Nė kėtė pikėrisht po garojnė vendet Islame. Botimet e tilla luksoze, sunduesit e vendeve Islame ua dhurojnė vizitorėve tė tyre si hedijen mė tė vlefshme. Edhe unė nė kėtė rrugė kam marrė dhurata tė kėtilla.

Po, formės dhe fizionomisė sė jashtme tė Kur'anit, si edhe leximit tė tij i kushtohet kujdes i madh, nuk ka dyshim mė shumė se kurdoherė mė parė. Gjatė vitit, veēanėrisht gjatė kohės sė Ramazanit lexohen me miliarda hatme.

Kur'ani vėrtet lexohet shumė, por o pejgamber i dashur i Zotit, vetėm tė vdekurve dhe pėr sevabe, e jo pėr mėsim, kėshilla. Po e lexojnė lypėsit, pėr arsye tė lypjeve, po e pėrdorin magjistarėt dhe falltarėt nė punėt e tyre tė ndyra, po e lexojnė pėr para (biznes), po mbahet si hajmalia dhe po ruhet nė shtėpi nė rafte pėr shkak tė bereqetit.

Kurse sa i pėrket realizimit praktik tė rregullave kur'anore nė jeten e muslimanėve, gjendja ėshtė e atillė qė pasuesi yt i sinqert dhe i vetėdijshėm, qė po qėndron para teje, nė kėtė vend tė shenjtė, vėshtirė mund tė duroj e qė thellė dhe sinqerisht tė mos turpėrohet. Kaherė nė jeten e muslimanėve, nuk po respektohen dhe nuk po zbatohen parimet e diturisė sate. Islami ėshtė reduktuar ekskluzivisht nė lutje. Krejtėsisht ėshtė pėrjashtuar nga jeta publike e vendeve islame nė tė cilat zotėron ideja evropiane, dhe kjo nė formėn e shtrembėruar dhe degjeneruar. Ato forma tė idesė evropiane laicistike prej tė cilėve Europa dėshiron tė ēlirohet, sepse janė shnėdrruar nė pengesė dhe po e rrezikojnė jetėn e njeriut, nė vendet islame po fitojnė afrimin tė plotė. Kam pasur rast qė nė kėtė rrugė, duke kaluar nėpėr njė numėr tė madh qendrash tė rėndėsishme dhe tė mėdha islamike, tė ndiej dhe tė shoh pasojat e rėnda tė procesit tė modernizimit tė botės muslimane. Kolonializmi, duke e shfrytėzuar dobėsinė e muslimanėve, i ka futur nė atė botė, nė emėr tė shkencės dhe tė kulturės, lajthimet mė tė mėdha e mė tė rrezikshme dhe moralisht atė e ka helmuar. Ka arritur, i dashuri pejgamber, qė nė qendrat e mėdha islame tė cilat kanė qenė kultivuesit mė tė mėdhenj tė idesė tėnde, tė hapin shtėpi publike, pijetore, lokale bixhozi etj, tė cilat edhe tash ekzistojnė. Kolonizatori ka shkuar, por e ka lėnė atė mė negativen nga mėnyra e jetės sė vet. Nė vend tė shkollave dhe fabrikave ka lėnė injorancėn (xhehaletin), alkoolizmin, prostitucionin, bixhozin etj. Eshtė pėrpjekur ta zhvleftėsojė njeriun, qė ta lėjė tė zbrazėt pa vlera, qė ta bastardojė dhe pėrziejė racėn dhe ta ngarkojė me komplekse tė ndryshme, ēka edhe i shkoi pėr dore. Eshtė duke rrjedhur, dhe atė nė pėrmasa tė mėdha, evropeizimi i botės islamike. Procesi i materializmit total, i cili nė vete mban mohimin e tė gjitha vlerave klasike shpirtėrore, po merr hov gjithnjė e mė tė madh, po frikėsohem o i Dėrguari i Zotit, e pėr kėtė kam mjaft dėshmi qė edhe kėtu nė afėrsinė tėnde nesėr, nėse kėshtu vazhdohet, tė mos lajmėrohen pijetoret, lokalet pėr bixhoz, shtėpitė publike etj. Procesi i kėtij materializmi tė vrazhdė dhe vullgarė, tek e cila gjithnjė e mė shumė po vijnė nė shprehje forcat shtazarake destruktive te njeriu, nė pėrpjesėtim tė madh, po e shpejton shumėzimi i tė mirave materiale nė disa vende islame, siē ėshtė Kuvajti, Arabia Saudite, Libia e edhe Iraku.

Nė tė gjitha vendet arabe rezultatet e procesit tė fuqishėm material janė tė dukshme, por paralelisht me kėtė po formohet shoqėria e evropeizuar e cila nė vete pėrmban tė gjitha gjymtitė e mėnyrės sė jetės perėndimore.

Mė ndjellėkeqe nė procesin e "modernizimit" tė botės muslimane nė kuptim tė evropeizmit ėshtė kjo qė ai po kryhet nė epokėn ku mendimi perėndimor po pėrjeton krizėn mė tė thellė dhe kur gjendet nė fazėn e degradimit tė vet tė plotė. Ajo nė fazėn e vet tė tashme mė tė re tė zhvillimit ėshtė privuar nga ēdo kualitet interior moralo-etik dhe i pėrgjithshėm njerzor e human. Ekziston ekskluzivisht si forcė dhe plotėsim i nevojave tė tė ekzistuarit fizik. Si e tillė ėshtė shndėrruar nė mohues tė vėrtetė tė vlerave shpirtėrore. Materja si burim i forcės dhe mjet i dėfrimit personal ėshtė bėrė vlera e vetme. Sė kėndejmi, shkenca dhe teknika janė vėnė nė shėrbim tė forcės.

Mendimi perėndimor nė formėn e atillė tė shtrembėruar dhe degjeneruar ballafaqohet nė vendet islamike nė pritje tė pėrzemėrt. Parullat e tija po fitojnė mjaft popullaritet. Eshtė bashkėkohore tė pihet (alkool), lirisht tė dėfrehet seksualisht. Eshtė reaksionare tė besohet nė vlerat shpirtėrore dhe t’u pėrmbahemi normave morale.

Duke menduar pėr tė gjitha kėto, kėtu para varrit tėnd, o i Dėrguari i Zotit, po mendoj edhe nė ulemanė si trashėgimtarėt tu tė cilėve ua dorėzove emanetin e ruajtjes dhe tė shpjegimit tė ISLAMIT. Pyes vetėveten: ku ėshtė ajo dhe si ka lejuar qė tė vihet deri te gjendja e kėtillė.

Po e analizoj problemin e ulemasė. Dashtė e pa dashtė imponohen pamjet e masave tė cilat ja, edhe tash po i shikoj, se si po sillen rreth varrit tend, i fėrkojnė dhe i puthin muret e mbledhin pluhurin nga muret qė ta marrin si ilaē pėr tė gjithė sėmundjet. Mė rikujtohet skena tė cilėn e kam parė nė xhamitė dhe tyrbet e Stambollit, Bagdadit, Kufes, Basres, Kerbelasė, Damaskut, Kajros, Nexhefit etj.

Prej kah botėkuptimi i kėtillė mbi Islamin, dhe mistifikimi i kėtillė i institucioneve tė tij. Prej kah tė reduktuarit e mėsimit tė tij nė vetitė metafizike. Prej kah izolimi i Islamit nga jeta. Prej kah tė gjitha kėto dhe ēfarė ėshtė dhe sa ėshtė pjesėmarrja dhe pėrgjegjėsia e ulemasė nė mbarė kėtė?!

Eshtė e qartė se ulemaja nuk mund tė lirohet nga pėrgjegjėsia e madhe pėr situatėn e kėtillė. Ajo ka qenė mė e thirrura qė ta ruajė pastėrtinė e mėsimit islam dhe qė korrekt t'i shpjegojė parimet islame, duke i mbajtur fuqishėm pozicionet jetėsore nė duart e veta dhe duke i orientuar aktivitetet nė drejtim tė koncepteve islame. Nuk ka guxuar tė lejojė qė tė shkelet dhe flaket e pėrjashtohet nga jeta publike. Nuk ka guxuar ta lė njeriun e gjallė dhe jetėn dhe tė orientohet kah njeriu i vdekur, kah vdekja dhe ahireti.

Kur mendoj pėr kėtė problem nuk mundem e qė pėrveē dobėsive subjektive tė ulemasė, mos t’i shoh edhe faktorėt tjerė tė jashtėm tė cilėt e kushtėzuan situatėn e atillė. Kėtu nė vend tė parė janė marrėdhėniet e pushtetit dhe ulemasė. Pushteti gjithnjė synon qė shkencen ta vejė nė shėrbim tė vetin. Kjo gjithnjė ka ndodhur e po ndodhė edhe sot. Mendohet qė dituria duhet t’i shėrbejė politikės sė ditės dhe ēastit. Duhet ta gjejė copėtimin e atomit nė mėnyrė qė, sipas dėshirės sė politikės, tė prodhohen bombat atomike dhe armė tjera rrėnuese, tė cilat janė tė destinuara ekskluzivisht pėr mbytjen e njerėzve. Duhet t’i mbrojė teoritė dhe qėndrimet e ndryshme politike tė cilat nesėr do tė jenė tė lėna pas dore.

Halifėt si pėrfaqėsues tė pushtetit tashmė mjaft herėt u pėrpoqen qė ulemanė ta vėnė nė shėrbim tė politikės. Edhe pse ulematė e parė tė kėsaj dukurie energjikisht ju kundėrvunė, edhe pėr kėtė shumė njerėz pėsuan, pėrfaqėsuesve tė pushtetit u shkoj pėr dore qė ta krijojnė ulemanė profesionale, zyrtare e cila do tė paguhet dhe do tė shėrbejė pėr para, ashtu si i dikton zotėriu.

Njė shumicė konsiderojnė se me futjen e ulemasė zyrtare profesionale i ėshtė dhėnė grusht, goditje e rėndė zhvillimit tė mendimit islam. Reshid Ridaja kėtė e numėron kėtė ndėr shkaqet themelore tė dekadencės sė pėrgjithshme muslimane. Mendoj mbi atė, e di se njeriu pėr shkak tė ekzistencės fizike, i janė tė nevojshme tė mirat materiale. Eshtė e kuptueshme qė shėrbimet e veta nė fushėn e jetės materiale ka tė drejtė t’i paguajė (tė kėrkojė kompenzim) nė mėnyrė qė tė furnizohet me mjetet materiale pėr vetveten. Mirėpo, nėse ka tė bėjė pėr shėrbimin Zotit, tė mirės sė pėrgjithshme njerėzore, parimeve moralo-etike, luftės pėr njeriun dhe marrdhėnieve mė humane ndėrnjerėzore, atėherė ky shėrbim nuk do tė guxojė tė profesionalizohej, as komercializohej dhe tė kėrkohet kompenzim. Do tė ishte kjo, vullgarizimi mė i thjeshtė i kėtij shėrbimi madhėshtor. Ēdo njeri ėshtė i obligueshėm qė prej vetes, sipas mundėsive tė veta tė ndaj diē pėr shoqėrinė dhe pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė ajo qė e kanė vepruar ulemaja e parė dhe ē’ėshtė dashur tė veprojė edhe e mėparshmja.

Sa i pėrket gjendjes sė sotme nė kėtė fushė, ajo ėshtė shumė e rėndė. Nuk di nėse mundet pėrgjithėsisht tė flitet pėr ulemanė. Mė duket se mė drejtė do tė ishte tė flitet pėr nėnpunėsit fetarė.

Duhet pranuar se kuadri i sotshėm fetarė, nė tė gjitha vendet dhe bashkėsitė fetare nuk ėshtė nė nivel tė duhur. Institucionet fetare tė cilat i kanė dhėnė kėto kuadro nuk kanė qenė nė hap me kohėn, as qė nė kohen e duhur u janė pėrshtatur nevojave tė jetės. Nė vend qė ta ofrojnė nisma dhe t’i tregojnė rrugėt e reja, kanė ecur pas kohės, tė kthyer kah e kaluara. Kanė dhėnė kuadėr me dituri mjaft tė kufizuar dhe tė njėanshėm. Kanė kėrkuar respektimin rigoroz dhe ngulitjen nė qėndrimet dhe mendimet e hershme. Eshtė asfiksuar ēdo mendim pėr krijim. Universitetet ekzistuese islame, ende gjenden nė fazėn e pėrgatitjes. Atyre iu mungon kuadri bashkėkohor i mėsimdhėnėsve. Forcat konservative po e ngadalėsojnė dhe pengojnė procesin e pėrshtatjes. Pėrveē kėsaj, te vetė pėrshtatja mungojnė konceptet e qarta dhe tė caktuara. Ende nuk ėshtė pėrkufizuar qartė nocioni i pėrshtatjes dhe modernizimit. Shumė kėtė po e identifikojnė me nocionin e evropeizmit nė kuptimin vullgar tė kėsaj fjale. Pėr kėtė arsye disa rrethe po i frikėsohen pėrshtatjes sė atillė.

Megjithatė, duhet pranuar se problemi ėshtė mjaft i ndėrlikuar. Bota islame nė kėtė ēast gjendet nė rrugėkryqin mjaft delikat. Nga njė anė po e shtrėngon trashėgimia e njė prapambeturie tė pėrgjithshme vėrtet tė rėndė, si edhe pasojė e kėsaj prapambeturie problemet mjaft tė ndėrlikuara shoqėrore, ekonomike dhe politike tė cilat kėrkojnė zgjidhje tė shpejta, e nga ana tjetėr ėshtė gjetur nė vatrėn e konflikteve tė interesave tė huaja.

Vendet muslimane janė tė vetėdijshme qė duhet tė jetojnė nė botėn e kėtillė ēfarė ėshtė ajo, duhet tė inkuadrohen nė tė dhe ta gjejnė vendin e vet. Por si?

Duket se udhėheqėsit politik nė vendet islame ende nuk kanė gjetur pėrgjigje tė drejtė pėr kėtė pyetje, ende nuk kanė zbuluar bazė solide pėr inkuadrim nė zhvillimin bashkėkohor dhe marrjen e vendit tė vet pėrkatės. Nė kėtė fushė ende po ndihet jostabiliteti, e madje edhe luhatjet. Kėto udhėheqėsi po qėndrojnė tash tė gozhduara ndėrmjet tė kaluarės dhe tė tashmes, reaksionit dhe progresit, perėndimit dhe lindjes, mendimit islam dhe perėndimor. Po bėhen kombinime tė ndryshme, por suksese tė veēanta. Mė kryesore nė mbarė kėtė ėshtė qė nuk ėshtė gjetur njė platformė politike e cila do tė ishte shprehje e synimeve, traditave, vlerave shpirtėrore, besimit dhe disponimit tė shtresave tė gjėra muslimane dhe tė cilin kėto masa do t’i pranonin si tė veten. Po vėrehet mosekzistimi i kohezionit tė duhur ndėrmjet masave dhe udhheqėsive politike si dhe ndėrmjet programeve dhe synimeve tė masave, po i shkakton vėshtirėsitė mė tė mėdha dhe po krijon pengesa nė zgjimin mė tė ri tė popujve islamik...

... Duket se kėtė zbrazėtirė, njeriu i ri mė sė fuqishmi e ndien dhe e pėrjeton. Pėrveē tė gjitha eksceseve sa pėr sy e faqe, lajthimeve dhe sjelljeve tė ēuditshme, posaēėrisht nė veshje dhe nė jetėn seksuale, njerėzit e rinjė po tregojnė gadishmėri tė duhur qė t’u kthehen vlerave shpirtėrore dhe qė tė angazhohen nė pertėritjen shpirtėrore. Ky angazhim dhe inkuadrim i njeriut tė ri bashkėkohor nė jeten fetare imperativisht imponohet si nevojė e domosdoshme, por edhe si detyrė mjaft e rėndė dhe e ndėrlikuar. Anėtarėt e ri tė bashkėsisė fetare Islame, po tregojnė afinitet tė veēantė, kundruall Islamit dhe hulumtimeve kah ai. Por ku ta gjejnė atė edhe si t'i mėsojnė parimet e tij?

Duhet pranuar, se gjenerata e re, nė raport me kėtė ēėshtje, gjendet para dilemės mjaft tė madhe: dėshiron ta mėsojė fenė e vet, por sit a bėjė kėtė? Atė qė po e sheh te prindėrit e vet, aspak nuk e entuziazmon. Po sheh vetėm formalitete, tė cilat nuk lėnė kurrfarė gjurmash nė kurtoazinė e pėrditshme. Islami i hoxhės sėrish ėshtė reduktuar nė dispozita tė fikhut tė cilat nė njė pjesė tė madhe, kaherė nuk praktikohen. Pėrpjekjet e interpretimit dhe pėrpunimit mė bashkėkohor tė mendimit islam dhe tė koncepteve tė tij po hasin nė rezistencė mjaft tė fuqishme tė forcave konservative, tė cilat ende zotėrojnė. Vėrtet duhet kuptuar vėshtėrsitė e njeriut tė ri bashkėkohor. Nuk mund tė themi se ai nuk ndien nevojėn e fesė si burim tė vlerave shpirtėrore, tė cilat i mungojnė, por kush t'i ndihmojė nė kėtė?

Ka shumė sosh tė cilėt dinė ēka vlenė, por ka shumė pak sosh qė dinė ēka vlenė dhe ēka duhet punuar. Konsideroj se nė kėtė ēast do tė ishte mė me rėndėsi, nė njė mėnyrė bashkėkohore, me gjuhėn e kohės nė tė cilin jetojmė, tė jepet shenjė nė mėsimet islame dhe tė pėrpunohen konceptet e tij nė frymėn e nevojave tė jetės bashkėkohore. Menjėherė duhet theksuar se ky ėshtė proces mjaft i ndėrlikuar dhe i gjatė, i cili tashmė ėshtė hapur dhe nė tė cilin medeomos duhen tė inkuadrohen tė gjitha forcat e shėndosha dhe progresive islamike. Ne nga ana jonė po bėjmė sa po mundemi dhe dimė, thellė dhe vetėdijshėm se islami, i kuptuar nė mėnyrė korrekte, do t'ua ofrojė ndihmėn mė tė madhe muslimanėve nė vendin tonė, qė sa mė mirė tė inkuadrohen nė jetėn bashkėkohore dhe qė ta rrisin kontributin e tyre nė zhvillimin e pėrgjithshėm.

E si na duket ai problem? Po pėrpiqem qė kėtu para varrit tand mė sė thelli ta pėrjetoj, kuptoj dhe vėshtroj. Po orvatem qė nė botėn e sotme tė gjejė njė ēikėz dritė e cila do tė tregonte nė ardhmėri mė tė mirė. Ē'po shoh? Po shoh ndarjen e botės nė blloqe antagoniste, ushtarake dhe politike, konfliktin Perėndim - Lindje, tė rinjtė - tė vjetrit, armatimi rrėnqethės, kontrastet e mėdha ndėrmjet tė vegjėlve tė pazhvilluar dhe tė mėdhenjėve tė zhvilluar, kriza e vlerave klasike, keqpėrdorimi i shkencės dhe teknikės, tė hedhurit e njeriut si vlerė mė tė madhe e tjera.

Edhe pse kjo botė sipas manifestimeve tė veta tė jashtme na dėftohet si botė nė tė cilėn zotėrojnė forcat e sė keqes, nuk duhet tė frikėsohemi shumė dhe nė mėnyrė pesimiste tė shikojmė nė gjėrat. Eshtė evidente se diē e re po punohet. Krizat tė cilat po i pėrjeton njerėzia janė pasoja vetėm tė dhėmbjeve tė lindjes, tė cilat do tė duhej tė konsideroheshin normale nė procesin e kėtillė. Njerėzia megjithatė do ta gjejė rrugėn e vet; do tė ngadhėnjejė njeriu. Do tė ngadhėnjejė njerėzorja, humanja. Shpirti, megjithkėtė do ta qeverisė makinėn dhe do ta vendosė nė shėrbim tė vlarave njerėzore. Mendimi yt, o i Dėrguari i Zotit, do tė mund ta shpejtojė kėtė fitore, dhe nė kėtė proces do ta japė kontributin e vet tė ēmueshėm.[1]



Pėrktheu: Nexhat Ibrahimi





[1] Husein Gjozo, i lindur nė Bosnjė, njėri ndėr dijetarėt mė tė mėdhenj muslimanė tė shekullit XX nė Ballkan dhe mė gjerė, numėrohet ndėr dijetarėt qė kanė bėrė ndikim tė madh nė nėnqiellin ballkanik. Mund tė quhet ndėr nxėnėsit mė tė spikatur tė Muhamed Abduhusė, Reshid Ridasė, Meragiut dhe Sheltutit por edhe tė tjerėve. Ka shkruar disa vepra, si Islami nė kohė, Fetva, Katėr xhuzėt e pare tė Kur’anit – pėrkthim dhe komentim, Tefsiri I, II, III, IV – libra fakulteti, dhe qindra artikuj nėpėr revista e gazeta nė Bosnjė dhe nė botėn arabe.

Pėrkthyesi.