Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Luli Bitri: “Unë, striptistja pa komplekse në art”

    Rrëfehet aktorja e re që ka pranuar të luajë striptisten në Teatrin Kombëtar. Vajza nga Lushnja, modeli i së cilës në jetë ka qenë e revoltuara ndaj provincës, Madame Bovary

    Luli Bitri: “Unë, striptistja pa komplekse në art”


    Belina Budini

    Një puthje nuk e trondit më botën e teatrit shqiptar (deri para pak vitesh, po), as e folura për seksin (qysh nga “Monologjet e vaginës”), por një striptiste me zhartjerë, recipeta dhe çizme “gjahtari” me sa duket ende po. Sidomos kur aktorja që luan striptisten i bën të gjitha. Jo më shumë, por asnjë presje më pak nga ato që i ka kërkuar regjisori në të gjitha skenat. Puthjet? Edhe “pasionale” po i deshe! Këmbët? Sigurisht të zbuluara. Dekolteja? Bujare! Ekzibicionet? Nga hapja e këmbëve deri tek demonstrimi (verbal) me simulim i organit seksual. Vithet? Bokser, pak pa kaluar te tangat. Nuk u thotë jo as zhartjerëve, bustierit dantellë apo çizmeve të modelit gjahtar si Julia Roberts te “Pretty Woman”, ndërsa parukja, puplat dhe xhinglat e tjetra as që llogariten. Pak nga këto mund t’i kenë bërë shumë nga aktoret edhe më parë në teatër, por të gjitha bashkë ka “guxuar” t’i bëjë një aktore e re me trupin e palestruar. “Nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse punën time si aktore”, - thotë. Plotësisht dakord!
    Mund të kishte qenë edhe Luiza Xhuvani, Eva Alikaj, Valbona Çoba apo Ingrid Gjoni, të gjitha kandidatura të mundshme në fillim, sipas regjisorit të shfaqjes e cila vazhdon të jepet në Teatrin Kombëtar. Madje, Kiço Londo është i bindur se 80% e femrave të menduara për rolin kanë qenë të gatshme ta merrnin atë, dikush me më pak, dikush me më shumë guxim në zhveshje dhe gjeste. Në të vërtetë, ne vetëm masën e guximit të aktores Luli Bitri kemi të dhënë. Jo i paktë guximi, po të marrim parasysh që aktorja e cila interpreton vajzën londineze ka lindur dhe është rritur në një fshat të Lushnjës, në një familje të zakonshme shqiptare dhe në një mjedis mbytës plot paragjykime si në të gjitha provincat. Në fakt, modeli i saj frymëzues në jetë ka qenë pikërisht e revoltuara e provincës, Madame Bovary.
    “Kam jetuar në provincë, por i kam shpëtuar presionit të saj duke gjetur modele të ikjes dhe revoltës nga provinca si Madame Bovary”, - shprehet aktorja për të cilën “liria është në mendim”. Në fakt, Alis në dramën “Pak më afër”, nuk e ka aspak këtë liri mentale. Ajo hiqet e hapur, duke qenë totalisht e mbyllur. “Sidomos në skenën e ndarjes, të cilën Luli e sjell tërësisht të realizuar emocionalisht, raportet mentale të aktores me personazhin janë perfekte”, - komenton regjisori i “Pak më afër”. E lirë për t’u zhveshur, por jo në botëkuptimin e saj për lidhjen sentimentale, Alis. Edhe pse një vajzë londineze e viteve 90. Por aktorja shqiptare thotë se lirshmëria e saj fizike reflekton edhe lirshmërinë psikike. Madje e ushtron këtë të fundit nëpërmjet ushtrimit të fizikut. “Unë mendoj që kontraktimet psikike vijnë nga kontraktimet fizike dhe se fiziku përfaqëson një pjesë të personalitetit. Prandaj tregohem shumë e kujdesshme me fizikun tim. Vrapoj shumë dhe shkoj në palestër rregullisht”.
    Thekson se ndihet e pavarur dhe pa komplekse, ndërsa në jetën private vijon një lidhje të gjatë dashurie, ende të pakurorëzuar, prej tetë vjetësh. Tregon se ka jetuar për një farë kohe me të dashurin e saj, ndërsa tani secili jeton me prindërit e vet, por vazhdojnë të jenë bashkë. “E rëndësishme për mua është të bëj gjërat që dua dhe që ndiej. Nuk më ndikon prej kohësh turma dhe nuk mendoj si turma”,- shprehet vajza lushnjare, duke shtuar se këtë liri e ka farkëtuar vetë prej kohësh, kur ka vendosur të lërë familjen për të kërkuar një jetë të re në Tiranë. Dhe nuk është se e ka gjetur menjëherë. Tentativa e parë nuk e çoi më larg se në spital, ku pas një kursi njëvjeçar u punësua si laburante. “Sigurisht që duke bërë analizat, shkruaja poezi. Por nuk e kisha gjetur ende rrugën time”, - rrëfen ish-laburantja, tanimë aktore.
    “Megjithatë spitali nuk ka qenë eksperimenti im i parë. Kam provuar të jem rrobaqepëse në fillim fare. Në fakt, ende në kokën time e kam projektin e stilistes”, - thotë Luli e cila kur ishte në gjimnaz u qepte fustanet e maturës vajzave të fshatit. “Ndërsa më pas, kam bërë edhe një kurs për parukjere dhe kam rregulluar nuse”, - tregon rrugëtimin e saj variacional Luli Bitri. Vetëm pas këtyre eksperimentimeve, një mikeshë i ka sugjeruar të studiojë në Akademinë e Arteve për aktore. Pa u treguar asgjë prindërve, ka konkurruar dhe më pas ata e kanë miratuar zgjedhjen e vajzës së tyre. “Kam prindër të thjeshtë, por shumë tolerantë”, - tregon aktorja që luan rolin e një striptisteje në dramën “Pak më afër” të dramaturgut anglez Patrick Marber.
    “Të gjitha këto kanë qenë pasione të përkohshme për mua, në përpjekje për të njohur veten dhe për të gjetur atë që doja të bëja”, - tregon duke shtuar se tani, përveçse aktore, punë e cila ende nuk i siguron fitime të rregullta, punon edhe si përgjegjëse në një studio dublimi ku vetë dublon kryesisht zëra fëmijësh ose protagonistë të filmave për fëmijë si Fjonën e “Shrekut”, për shembull, dhe ka dubluar gjithsej mbi 200 role. Ndërsa puthjet e saj të para si aktore i ka provuar gjatë etydeve dhe pjesëve të para të luajtura në shkollë, e para në skenë ka qenë puthja e Elizës me Valerin te komedia “Koprraci”, e vënë në Teatrin Kombëtar.
    Roli i saj i parë në skenë ka qenë pikërisht roli i një valltareje, por kësaj radhe orientale, në “Stinë e mërzitshme në Olimp”, përkrah Timo Fllokos. Ka interpretuar edhe rolin e një vajze të trafikuar me skenar të Elvira Dones, ku i është dashur të nxjerrë nga goja, siç shprehet, fjalor të vrazhdë dhe makabritete. “U futa aq shumë nën lëkurën e personazhit të femrës së trafikuar, saqë nuk shihja dot mashkull me sy për një farë kohe. Kështu më ndodhi edhe me Alis gjatë tre muajve që punova për rolin. Isha 24 orë në 24 orë ajo dhe më duket se akoma kam mbetur me pasoja prej saj”. Ka realizuar edhe rolin e saj të parë në një film dhe pikërisht në filmin e Dhimitër Anagnostit, “Gjoleka, biri i Abazit”, që ende nuk është shfaqur për publikun dhe ku Luli luan rolin e një vejushe, e cila në një skenë puthet me një shok të ish-burrit të vdekur. E gatshme për çdo lloj roli dhe skene që e kërkon skenari dhe regjisori, aktorja e re shprehet se ekzibicioni i saj në pjesën “Pak më afër” nuk ka, megjithatë asgjë më tepër nga ai që vajzat shqiptare bëjnë për qejf në pube dhe diskoteka mbi tavolina ose mbi kub. Përveç garderobës... Dhe kontekstit ndoshta.


    01/03/2006
    KATEGORIA: Metropol.Shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Luli Bitri nen shembullin e ...

    Sukse Lulit ne rrugen sa te bukur aq edhe te veshtire te artit!
    .................................................. .................................................. ..
    Ne fakt, hapat e pare revolucionare ne teatrin , kinematografine dhe televizionin shqiptar, jane hedhur ne fillim te viteve '90-te.
    Rregjizori i teatrit kombetar Gezim Kame, ve ne skene dramen "Ishulli i çmendur" dhe perkrah aktoreve profesioniste si: Robert Ndrenika, Anton Qezari,Naum Shundi, Mirush Kabashi, Petrit Malaj,Fatos Sela dhe Ilir Bezhani, - aktivizon si protagoniste edhe dy studente te vitit te pare te "Artit skenik", Diana Proko-n dhe Julia Ilirianin. Jane pikerisht keto ish- studente te dramaturgjise qe thyen tabute e skenes ne shkurt te vitit 1993, duke i plotesuar rrolet e tyre sipas kerkeses se rregjizorit Kame, pra deri ne toples (Proko) dhe komplet intim (Iliriani).
    Ne vitin 1994 eshte rregjizori kosovar Agim Sopi qe ve ne skenen e teatrit kombetar dramen "Bregu i pikellimit" dhe shfaq per spektatorin nje "zane"( te interpretuar nga Diana Proko) qe ne pjesen e dyte te drames,perkrah Artan Imamit dhe Luiza Xhuvanit , vesh "petkun" e te perdales ne nje intimo me ngjyre te bardhe dhe zhartjere super sex-i , siç kurre me pare ne skenen e ketij teatri.
    ( ata qe e kane pare skenen e perdhunimit mbi kryq nga Andon Qezari dhe Diana Proko, dhe monologjet perkatese te tyre, zor se mund ta kene harruar,brilante)
    Nderkohe Leonard Bombaj relizon me televizioni shqiptar shoun-"kjo nate sa nje jete" ne vitin '94. Protagonistja Julia Iliriani, kryen nje gjysem puthje me Bombajn qe patjeter thyen tabu. Dhe eshte pikerisht Bombaj me kete show, qe i fal spektatorit nje nga personazhet e paharrueshme per spektatorin, Ludin, qe ulur tek banaku thote nje nga batutat me te dashura per shqiptaret:-"Jete makaber, pa pike intimiteti"!-interpretuar nga Diana Proko.
    Ne vitin 1995-e rregjizori Esat Mysliu fillon xhirimet e filmit (me memetrazh te gjate) "Nata". Film ky absolutisht i pari per tematiken qe solli; i pari gjithashtu qe fiksoi ne celuloid aktoren e pare shqiptare qe guxoi ti dilte kameras me gjoksin jashte (pra ne toples) ne rrolin e prostitutes dhe perseri aktorja Diana Proko.
    Po ne kete film, Puthja e pare kinematografike e Proko-s dhe e aktores Albana Koçaj qe luante rolin e nuses dhe qe puthet me dhenderin e interpretuar nga Alert Celoaliaj.
    Nje vit me vone rregjizori Kujtim Cashku xhiron filmin "Kolonel Bunker" ne te cilin shfaqet hirplote ish mis Shqiperia Sidorela Kola ne toples.
    Po ate vit, pra fundi i '96-es, rregjizori Besnik Bisha fillon xhirimet e filmit "Bolero", ne te cilin aktorja Ferjola Morava interpreton nje striptiz kryeveper me aktorin Merkur Bozgo.
    Per te vijuar pastaj me "Porta Eva" etj, etj.
    Puthje sjell edhe rregjizori i telekomedive Arian Culiqi me aktoren Diana Proko dhe Arben Dervishi, ne telekomedine "Fundi i marrezise" apo siç njihet prej popullit "Fjalekryqi". Per te vazhduar po me nje striptiz te Proko-s ne telekomedine "Pesha e gruas sime" ne vitin 2003.
    Keto jane pak a shume fillimet e nje kthese te madhe ne teatrin,kinematografine dhe televizionin shqiptar.

    Luli Bitrit suksese te metejshme,pa rene nen nivelin e paraardheseve te saj qe vertet kane bere nje pune kolosale.
    Duam te te dua!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    puthu rini puthu skena eshte e juaja..

    si nuk pata fat ti shoh kto shperthimet eroticko-revolucionare ne skenat shqiptare un..

    E lash te parit e teatrit kur..pak a shum ndodhte keshtu ne dramat tona:

    ne skene hynte me vrull sokoli me cizme qe bertiste.. shok po shperthen diga e kanalit.. e mbas tije suleshin te gjithe e dilnin nga skena..
    pas pak hynte vjedhurazi Kiu ose frroku i cili takohej prapa mullarit me priftin i cili e udhezonte se si te demoralizonte te rinjte qe te mos shkonin ne aksion.
    por aty nen nje strehe vigjelon shpresa e cila kishte dale ne takim per te pritur sokolin.
    Ne skene hyn me kaskete shoku Maqo
    Ckemi Shprese cpo ben ketu.. shoket jan te diga.. Atje do vij dhe un o shoku maqo thot shpresa e lagur nga rrebeshi por vura re priftin qe coc po kurdiste me Frrokun apo arifin..ish kulakun.. Ashtu thot mendueshem sekretari shoku Maqo..hmm.. Shko lajmero petritin operativin se une po i hedh nje sy stallave se armiku mjegull kerkon..
    Ne kte kohe hyjne ne skene dhjetra te rinj.. ne krah mbajne sokolin te cilin e ka plagosur nje shkemb.. ai shikon Shpresen dhe i buzeqesh..
    Eh keta te rinjt e sotcem..thote xha Suloja..

    Mos vajc ne tirane se drejt e te sporteli theatros do vete.. te blenj ca buleta e te shoh kto Aktoreshat tona brilante..

    lol

Tema të Ngjashme

  1. Shahistët e apasionuar
    Nga Skofiar në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 376
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 16:08
  2. Turizmi në Shqipëri: 1 milion turistë në sezonin veror të 2012
    Nga Eglantina_A në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 16:17
  3. Mercator & InterSport, investon në një qendër tregtare në Shqipëri
    Nga shoku_sar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-12-2009, 02:05
  4. Komplekse tek lidhjet sentimentale.
    Nga LlaCiPaCi në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 14:20
  5. Seminar për tipet komplekse të të dhënave
    Nga bleona86 në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 23:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •