Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65

    Mid'hat Frasheri "Ceshtja e Epirit"

    Popullsia e Epirit

    Mid’hat Frasheri


    (La Population de l’Epire, 1915, Sofje. Perktheu nga origjinali: Aleko Gjergo. Botimi I librit u mundesua nga shoqata atdhetare “Lumo Skendo”, Tirane 1998)


    Do te na dukej krejt e kote dhe pa vlere qe te flisnim per kombesine e Epirit. Mendojme se te shkruash nje artikull te tille, eshte sikur te provosh vertetesine e drites se diellit apo te nxehtesise se zjarrit. Por paturpesia e grekeve nuk paska kufij dhe padituria e publikut qenka kaq e madhe, saqe ajo qe po thuhet dhe po perseritet cdo dite rrezikon te besohet dhe te merret si e vertete. Ne fakt, ralle mund te gjesh, nje ne njemije njerez, qe te kene deshire te studiojne dhe te thellohen ne nje ceshtje; shumica mjaftohen me ato cka I rrefejne te tjeret dhe I gelltisin idete pa I pertypur.

    Duke pershkruar egeresite e grekeve ne Epir, kemi thene se ne te gjitha provincat e Korces dhe te Gjirokastres nuk ka greke, pervec banoreve te nja pese a gjashte fshatrave ne Jug te Delvines, ne kufirin e percaktuar nga Komisioni Nderko-mbetar I kufijve jugore te Shqiperise. Ne kemi deklaruar se nuk ka patur asnje grek ne provincen e Korces dhe kembengulim ne kete fjale: ASNJE.

    Keshtu nuk do te perpiqemi aspak te provojme mendimin tone me ane te thenive te autoreve dhe udhetareve te huaj; ne vetem do t’u kerkojme kundershtareve tane greke qe te na japin provat e pretendimeve te tyre.

    Lexuesve inteligjente dhe te sinqerte ne do t’u rekomandonim qe te hedhnin nje sy shkarazi mbi hartat etnografike te Lejean, Shafarik, Kiepert, te lexojne cilindo liber udhetimesh, me kusht qe ai te mos jete veper e ndonje njeriu dashakeq; te kalojne neper duar te gjitha shenimet e udhetareve qe kane vizituar trevat e Korces dhe te Gjirokastres dhe do te shohin vete se cfare mendon popullsia e tyre. Per me teper, vete greket e kane pranuar gjithmone karakterin shqiptar te banoreve te Korces dhe te Gjirokastres. Vetem gjate luftes Ballkanike, ata kane shfaqur nje ringjallje te shovinizmit dhe te fanatizmit te verber.

    Ne themi se rajonet e Korces dhe te Gjirokastres jane shqiptare. Me kete nenkuptojme se banoret e tyre flasin gjuhen shqipe, ndjehen teresisht shqiptare dhe kane ne damaret e tyre gjak te races shqiptare. Ne kete menyre e kuptojme ne konceptin shkencor te etnografise se nje populli.

    Tani kur greket pretendojne se keto rajne jane te banuara prej bashkekombasve te tyre, atyre iu pelqen te nisen nga disa iluzione dhe koncepte te gabuara.

    Ne fillim grekeve iu pelqen te ngaterrojne kishen me kombesine. Eshte nje gabim ndaj te cilit ne kemi terhequr shpesh vemendjen e lexuesit tone, por qe greket nuk e kane marre asnjehere parasysh sepse ai eshte shume I dashur per ta.

    Pra, kur nje grek perdor kete fjale, (kombesine), ai me shpesh nenkupton ritin ortodoks, kishen greke. Fantazia e tij nuk njeh asnje kufi kur futet ne kete qorrso-kak. Atehere, ai eshte I zoti te beje montime nga heleno-shqiptar ne heleno-turk, duke dashur te tregoje me kete nje shqiptar te krishtere te ritit ortodoks dhe nje tjeter te besimit musliman. Vetem se ne vend qe te perdori termat “ortodoks” e “musliman” qe tregojne perkatesisht besimet, ai perdor fjalet “helen” e “turk” qe tregojne racat, kombesite. Dhe keshtu, me kete logjike se prapthi, nje njeri qe ndryshon fene Ipso Facto do te kishte nderruar njekohesisht edhe racen.

    Por logjika greke nuk ndalet aspak ketu. Ata kane gjithashtu edhe shprehje te tjera te cuditshme si alvanofone-helene, vllahofone-helene, bullgarofone-helene – duke dashur te nenkuptojne me keto helene qe flasin shqip, vllahisht dhe bullgarisht.

    Eshte nje letersi teper zbavitese ajo e broshurave dhe e librave propagandistike te fabrikuara nga shoqata Helenizimi I Athines, Kazazis e Cie; aty do te gjesh te gjitha keto marrezi te grumbulluara ne menyren me te habitshme.

    Nganjehere, persa I perket afersise me shqiptaret, greket kane nje shperthim emocional dhe nisin te tregojne histori me nje seriozitet grotesk. Flasin per Pellazget e vjeter, Iliret, Dorianet e ku di une se cfare dhe arrijne ne konklu-zionin se greket dhe shqiptaret jane dy raca motra, dy popuj vellezer. Vellezer, sigurisht sipas gjenezes biblike, pra atehere jemi vellezer edhe me Zulu-te dhe Samojedet. Por le t’I kthehemi “argumentave” te fqinjeve tane jugore.

    Jo rrallehere ne statistikat e botuara nga greket mund te shohesh shifra te nxjerra nga statistika zyrtare te Turqise (salname: te vilajeteve). Kjo menyre dokumentimi u vjen mjaft mire per shtat politikaneve te Athines, sepse ne ceshtjet e kombesive dhe te komuniteteve fetare turqit nuk jane aspak me te sakte se greket; mentaliteti I tyre dhe menyrat administrative jane te mbeshtjella me nje coroditje te pashembullt.

    Kujtojme ne fillim se Turqia ka ne baze te administrimit te vet ligjet e nxjerra nga Kanuni. Sipas ketyre principeve, Turqia ka njohur vetem dy klasa njerezish: muslimanet dhe jo-muslimanet; keta te fundit te quajtur “qafire” (te pafe), “raja” dhe “zimmi”. Me keto percaktime jane poshteruar te gjitha racat jo-muslimane te tokes, pervec cifuteve te quajtur gjithmone me emrin qe u jep atyre Kurani (Jehudi, xhehud).

    Kur turqit u zvendesuan nga perandoria e Bizantit, Mehmeti II qe padyshim shume I lumtur kur gjeti nje peshkop ne Kostandinopoje qe pranoi te marre persiper administrimin e klases se papaster te qafireve.

    Keshtu patriarku mori juridiksionin shpirteror dhe laik te te gjithe te krishtereve te ritit ortodoks, te cilet ishin te regjistruar nga burokracia otomane vetem me emrin “roum” (domethene romake); ata te perandorise se Poshtme shenoheshin me termin Diari-I-roum, ndersa greket thirreshin Romios, romake.

    Te veshur me kete fuqi supreme qe I bente me te vertete ekumenike, patriarket ne vend te proselitizmit fetar nisen te bejne proselitizmin kombetar. Ky zell I madh I klerit ortodoks eshte lehtesisht I kuptueshem nese kujtojme se administrimi I kishave, manastireve dhe shkollave ( me shume fetare se sa laike) ishte ne duart e patriarkatit. Dhe keshtu ai qe ishte kleri ortodoks u be nje kler krejtesisht grek dhe helen, sic pelqente ta quante veten.

    Ka patur nje moment ku te gjithe te krishteret ortodokse te Turqise Evropiane u quajten greke. Ne fillim ishte me teper nje zell fetar, por nuk vonuan te shfaqen edhe idete kombetare e politike, sidomos gjat ketyre 150 vjeteve te fundit.

    Atehere patriarkati u be qendra e helenizmit dhe e politikes helenike. Shkollat u shtuan, propaganda e letrave dhe e gjuhes greke mori nje shtrirje te gjere; sigurisht linden edhe shkollat per vajza me qellim qe te nderhyhej akoma me shume ne familje deri te djepi I femijes.

    Dhe te gjithe shqiptaret, bullgaret, rumunet dhe vllehet u quajten Roume (greke) si te gjithe qafiret. Prifti ne kishe, mesuesi dhe kujdestarja ne shkolle benin c’ishte e mundur per rrenjosjen e kesaj ndjenje te rreme kombetare, per shkaterrimin dhe paragjykimin e karakterit te vertete etnik te popujve dhe kombesive.

    Ja pra, cilat jane arsyet qe greket jane te dashuruar me te dhenat zyrtare turke mbi popullsine e Epirit dhe te Maqedonise. Ne Salname (vjetaret) e vilajeteve te gjithe muslimanet jane te emertuar ISLAM, ndersa ortodokset ROUM, d.m.th greke qe frekuentojne kishen greke dhe varen nga juridiksioni fetar I Patriarkanes se Fanarit. Vetem ne vitin 1872 idhtaret e kishes bullgare u quajten zyrtarisht bullgare nga autoritetet otomane.

    Ortodokset shqiptare, duke mos patur nje kishe autoqefale dhe duke qene te varur ndaj juridiksionit te Patriarkatit te Fanarit, kane figuruar gjithmone si Roume ne regjistrat turq.

    Nje tjeter argument I perdorur nga greket esht ai I shkollave. Sidomos ne keto vitet e fundit ky argument eshte perdorur dhe konsideruar prej tyre si nje arme teper e fuqishme ne duart e veta.

    Greket nuk kane munguar kurre te publikojne numrin e shkollave, te mesuesve dhe te nxenesve. Ne cdo vend tjeter, pervec Turqise, keto te dhena do te kishin patur nje vlere mjaft te madhe; ato do te kishin qene nje udherrefyes per te percaktuar karakterin e vertete etnik dhe aspiratat e verteta te nje populli. Por ajo qe kemi thene me lart mjafton per te kufizuar kete argument ne vleren e tij te sakte. Dhe ja perse:

    (1)
    Drejtimi I shkollave eshte ne duart e komuniteteve, te cilat jane grupuar rreth kreut fetar: pra shkollat dhe komuniteti perbejne nje trup te vetem me kishen dhe qeveria truke I njihte keto institucione vetem nepermjet kreut fetar I cili ishte ngarkuar me administrimin.

    (2)
    Komunitetet kishin ne dispozicion te tyre fonde te medha, donacione e trashegimi, te gjitha te shenuara ne emer te komunitetit si entitet fetar; atehere kuptohet se sa I madh ishte roli shtypes iketyre shumave te medha qe ndodheshin ne duart e klerit dhe te komuniteteve.

    (3)
    Kleri ka ne duart e tij edhe nje force tjeter, ate te komunikimit me jashte dhe te persekutimeve fetare. Keto arme mbeshteten nga qeveria, e cila eshte nje konservatore e thelle qe sheh me frike cdo inovacion.

    Pra, a kerkoni ju te dergoni djalin ne nje shkolle te padeshiruar nga kleri, nga I cili fatkeqesisht ju jeni I varur? Ju menjehere shpalleni heretik, syrgjynoseni nga gjiri I kishes, prifti ju mohon sherbimet e zakonshme, kaq te shtrenjta per shpirtrat e besimtareve. Ai refuzon t’I pagezoje femijen e porsalindur te familjes se mallkuar, t’ju vere kurore cifteve te reja ne martese, madje ju refuzon edhe nje cope toke ne varreza.

    Me qindra raste te tilla jane provuar ne Shqiperi dhe shpesh here njerezit jane detyruar te ndermarrin nje udhetim te gjate per te pagezuar femijet ose per te celebruar nje martese.

    Ketyre armeve shpirterore I shtoni edhe disa te tjera me te fuqishme dhe me therese: terrorizmin e bandave te andarteve per llogari te klerit grek e te komuniteteve fetare dhe ju do te kuptoni me mire nese egzistenca dhe numri I aq e kaq shkollave mund te konsiderohet si kriteri I karakterit etnik te nje populli. Kjo nuk I ka shpetuar pa vene re autoreve serioze qe kane studiuar ceshtjet e Ballkanit, Engelhardt thote tesktualisht:

    “Persa I perket shkolles si shenje dalluese e kombesise, kjo cilesi nuk mund t’I atribuohet atyre ne Maqedoni ku kleri grek e ka patur prej shekujsh monopolin, domethene drejtimin ekskluziv te institucionit te arsimit publik.” (1)

    Statistikat zyrtare te Turqise dhe numri I shkollave greke, jane argumentet me te forte te shoveneve fqinj, arma e tyre e preferuar por qe ne e pame se toku se sa vlen ajo.

    * * *

    Por le te shohim se cfare thone keto statistika te famshme, aq te dashura per greket:

    Qysh ne ditet e para te Janarit 1913 qeveria helenike paraqiti ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer nje promemorje mbi kufijte e Epirti, te ciles I bashkengjitej nje tabele statistikore, e nxjerre edhe ajo nga te dhenat otomane te vitit 1908. (2)

    Sipas kesaj promemorjeje te famshme kazaja e Korces numeronte 69.609 banore, nga te cilet 35.438 jane greke dhe 34.171 muslimane. Nga keta 35.438 greke, 33.894 ishin shqipfoles dhe 1.544 vllehfoles. Pra 33.894 + 1.544 = 35.438. Me fjale te tjera ne kazane e Korces ka 34.171 shqiptare muslimane dhe 33.894 shqiptare ortodoks, plus 1.544 vllehe ose shqiptaro-vllehe. (3)

    Gjithmone sipas kesaj promemorjeje te famshme qe sic u tha me lart eshte nje kryeveper absurditeti llafollogjik, kazaja e Staroves e lakmuar nga Greket permban 13.409 banore nder te cilet 10.104 muslimane dhe 3.305 greke, qe te gjithe shqipfoles. Pra, asnje grek.

    Kazaja e Kolonjes me 14.701 banore numeron 9.664 muslimane dhe 5.057 greke, qe te gjithe shqipfoles. Pra, asnje grek.

    Te tri kazate e siperpermenduar benin pjese ne Vilajetin e Manastirit. Ja tani shifrat per vilajetin e Janines:

    Permeti me 17.986 banore numeron 9.256 muslimane dhe 8.721 greke nga te cilet 8.721 shqipfoles dhe dhe 1.600 vllahofone. Pra, asnje grek.

    Pjesa e kazase se Tepelenes, e reklamuar nga greket, numeron rreth 10.241 banore, nga te cilet 5.855 muslimane dhe 4.386 greke qe te gjithe shqipfoles.

    Himara me nje popullsi te pergjithshme prej 11.968 banoresh numeron 7.218 greke dhe 4.750 muslimane, nga te paret 3.865 jane greqishtfoles dhe 3.353 shqipfoles. Pra vetem 3.865 greke.

    Kazaja e Delvines prej 21. 836 banoresh numeron 16.386 greke dhe 3.350 muslimane; nga shifra e pare 12.231 jane greqishtfoles dhe 4.155 shqipfoles.

    (Do te shohim me poshte cili eshte karakteri I vertete etnik I atyre qe pretendohet se jane greke).

    Kazaja e Gjirokastres ne nje total prej 42.126 banoresh, numeron 21.094 greke dhe 21.032 muslimane.

    Pra, ne nje popullsi te pergjithshme prej 201.876 banoresh qe perfshihen ne tete kazate e siperpermendura, vetem 29.274 banore jane grekofone domethene qe flasin greqisht; te tjeret, e pranuar kjo edhe nga vete greket, jane shqiptare qofte te besimit musliman qofte te besimit te krishtere. Raporti I grekofoneve me ate te shqitpareve eshte afersisht 14 perqind.

    Ja pra se ku I bazojne greket pretendimet e tyre per ta konsideruar grek Jugun e Shqiperise, ose Epirin e Veriut sic e quajne ata.

    Por kur greket gjendet me shpatulla mbas murit dhe kur e shohin se jane te detyruar te pranojne absurditetin, atehere ata kapen mbas nje argumenti tjeter.

    Nga konsideratat fetare dhe shkollore ata kalojne ne konsiderata psikologjike dhe te pergjigjen: Te kesh ne damare gjak te ketille ose te atille, te flasesh kete apo ate gjuhe nuk do te thote asgje; gjithshka, kryesorja eshte ndergjegjja kombetare, njeriu I perket races per te cilen ai deklarohet. Dhe epirotet jane greke nga ndjenjat!

    Kjo eshte nje tjeter logjike. Te perpiqemi te analizojme kete argument te ri te grekeve.

    Ne fillim duhet qe lexuesi perendmor te kete parasysh se nuk kemi te bejme me nje komb evropian, se nuk ndodhemi perpara nje grupimi te tille etnik si francezet, angelzet, italianet, gjermanet, racat e te cileve u jane dashur shekuj e shekuj qe te zhvillohen, te afirmohen, te ndergjegjesohen. Lexuesi nuk duhet te harroje se ndodhet ne pjesen Lindore te Europes ku gjithshka ka qene kaq e ngaterruar, kaq e fallsifikuar, kaq e gjymtuar dhe e mbushur me mashtrim.

    Ndergjegjja kombetare! Por a nuk eshte kjo ndergjegje kombetare, per te cilen Pukevili njeqind vjet me pare thoshte se nuk ekzistonte te greket perpara pavaresise se tyre? (4)

    Per cilen ndergjegje duhet te flasim? A kemi harruar se ka me shume se tri te katertat e shekullit kur rumunet konsideroheshin sllave, ndersa fisniket e tyre mbaheshin per greke? (5)

    Ata qe kane studiuar sadopak racat e Maqedonise e dine fort mire se cfare rremuje eshte atje: fshatra qe sot quhen greke neser deklarohen bullgare, pasneser deklarohen rumune dhe me vone serbe.

    Asgje e percaktuar, asgje e qendrueshme persa I perket kombesise se ketyre njerezve, te nenshtruar ndaj nje coroditjeje teper fantastike, sepse eshte kisha, prifti, shkolla, jane bandat qe diktojne ne ndergjegjen e tyre. Jo rralle degjon te thuhet: az sem gerc, no znam gertski (une jam grek, por nuk di greqisht). Dhe ky bullgar I mire qe sot e quan veten grek, neser do te besoj se eshte serb dhe ndoshta nje dite do ta kuptoje se eshte bullgar (6) .

    Nuk do te harrojme fjalet e famshme te princit te pare te Bullgarise, Aleksander de Battenqerg: Kemi bere Bullgarine, tani na duhet te bejme bullgaret.

    Pra meqenese ndergjegjja kombetare nuk shpreh asgje te sakte dhe ne rastin kur kjo ndergjegje eshte e sofistikuar nga ndikimi I kishes dhe I propagandes, detyrohemi te marrim si kriter te karakterit etnik gjuhen dhe gjakun e nje populli, sepse vetem atehere do te jemi ne rruge te drejte.

    Do te ishte mire qe antropologet te ndermerrnin studime antropologjike mbi popullsine e Epirit dhe jemi te bindur qysh tani se keto studime shkencore do te jene mbeshtetese te tezes sone. Ne fakt, ndryshimi ndermjet kafkes se nje shqiptari dhe te nje greku eshte aq I madh sa mjafton te shohesh nje epirot ndermjet njemije grekesh per ta dalluar ate menjehere.

    Duke patur njohuri mbi disa studime shkencore, le te shohim te dhenat e nxjerra nga konsideratat etnografike te udhetareve qe kane njohur dhe studiuar vendin tone.



    Vijon



    __ __ __ __ __ __ __ __ __
    shenimet e autorit:

    (1) Ceshtja maqedonase, nga Ed. Engelhardt, Paris 1906, f.30.

    (2) Te dhenat e meposhtme I kemi nxjerre nga libri “Irredentizmi helenik”, nga Charles Velley, Paris 1913, qe riprodhon promemorjen greke dhe shifrat e tabeles.

    (3) Ne e veme ne dyshim vertetesine e ketyre shifrave, sepse agjentet greke kane patur interes ta shtojne numrin e “te krishtereve”, shtetesine e tyre, nderkohe qe shqitparet muslimane kane patur gjithmone zakon te regjistrojne nje numer sa te jete e mund me te vogel gjate regjistrimeve. Nga kjo arrime ne perfundimin se ne keto shifra numri I te krishtereve duhet te jete te pakten 5 perqind me I larte, ndersa ai I muslimaneve 5 perqind me I ulet nga realiteti.

    (4) Shih: “Udhetim neper Greqi”, Paris 1820

    (5) Xenopol, “Historia e Rumanise”, Paris 1896, me parathenie te Alfred Romband.

    (6) Mbi kete teze shih broshuren intersante te profesorit serb Cvijic: “Shenime mbi etnografine e Maqedonise”, Paris 1906.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xhiko : 18-07-2005 mė 15:51

  2. #2
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Popullsia e Epirit
    Mid’hat Frasheri



    Vazhdim


    Kemi thene me lart se kazaja e Himares, Akrokerauni I lashte qe gjendet ne jug te Vlores, ne breg te detit, me nje popullsi te pergjithshme prej 11.968 banoresh ka 3.865 greke. Por a jane ata greke autentike? Mos valle ka ketu ndonje gabim dhe keta njerez e fshehin karakterin e tyre te vertete etnik?

    Ne fakt behet fjale per banoret e tri fshatrave te Himares: Drimada, Palasa, Himara qe jane treva dygjuhshe, domethene ku flitet njekohesisht edhe shqip edhe greqisht. Koloneli anglez William Martin Leake qe ka qendruar ne Shqiperi si konsull britanik prane Ali pashait te Janines thote per himariotet si me poshte:

    “Greqishtja flitet nga te gjithe njerezit, ndersa italishtja nga ata qe kane udhetuar jashte, por femrat njohin vetem gjuhen shqipe”. (7)

    Vini re: femrat ne Himare flasin vetem shqip ndersa burrat qe kane udhetuar jashte dhe kane pare bote me sy mund te njohin cdo lloj gjuhe tjeter: greqisht, italisht, arabisht ose kinezce.

    Per me teper himariotet ne sherbim te mbreterise se Napolit formonin nje batalion te quajtur: Reali cacciatori albanesi (8) . Pra ata nuk quheshin aspak greke dhe, qysh prej njeqind vjetesh, askujt nuk I ka shkuar neper mend t’I quaje me kete emer.

    Ajo cfare kemi thene dhe provuar per Himaren, vlen gjithashtu edhe per dy kazate e tjera Delvinen e Gjirokastren, pjese te te cilave pretendohet nga politikanet e Athines se jane territore greke.

    Por mendoj te mos kufizohemi ne studimin e popullsise se rajoneve qe perfshihen ne kufijte e percaktuar nga konferenca e Londres per Shqiperine e pavarur. Per ne Epiri eshte krejt Jugu I Shqiperise qe shtrihet ne kufijte e tij te vertete, domethene deri ne gjirin e Artes dhe ne kepin e Prevezes. Epiri kufizohet dhe ndahet prej Greqise nga malet e Pindit dhe gjiri I Ambrakise.

    Kjo pjese e Epirit perfshin tri sanxhaqe: I Janines, I Prevezes dhe I Igumenices, te cilet sipas statistikave te famshme greke, aq te dashura per greket, numerojne: Sanxhaku I Janines ka 128.148 banore nga te cilet 10.706 muslimane, 4.024 shqipfoles, 11.230 vllahfoles- si rrejdhoje 102.188 greke dhe 25.960 jo-greke. Sanxhaku I Prevezes ka 36.540 banore nga te cilet 2.736 muslimane dhe 1.100 shqipfoles. Sanxhaku I Igumenices ka 74.844 banore nga te cilet 34.406 muslimane, 11.662 shqipfoles dhe 100 vllahfoles. Keshtu pra, te tri sanxhaket bashke numerojne nje popullsi te pergjithshme prej 249.532 banoresh, nder te cilet 64.594 shqiptare dhe 11.330 vllehe.

    Nuk deshirojme te hyjme ne disktim per numrin e vlleheve ne Epir, nuk na takon ne te bejme nje pershkrim dhe numerim te fshatrave vllehe pergjate vargmaleve te Pindit ose per karakterin e vertete etnik te rajoneve te Zagorise, Pogonit etj.

    Lexuesi qe deshiron te dije me shume le te lexoje publikimet nga vete vllehet. Ai do te gjeje ne to te dhena teper te hollesishme mbi ceshtjen e races dhe nje tjeter konfirmim mbi cfare kemi thene ne fillim te ketij studimi mbi klerin grek dhe tiranine e tij te patolerueshme.

    Ndersa nga ana tjeter ne duhet te jemi me te qarte per elementin shqitpar, te cilin greket e Athines deshirojne ta quajne nje minoritet ne sanxhakun e Janines dhe Prevezes. Shembulli I Himares do te jete perseri I vlefshem per ne.

    Ne jug te Shqiperise ndodhet nje krahine qe quhet Suli, ndermjet Janines dhe Prevezes, te cilen konferenca e Ambasadoreve ne Londer e njohu si krahine greke. Sot cdo grek I ndershem do t’ju thote se banoret e kesaj zone jane greke dhe do te arsyetojne se jane pikerisht suliotet ata qe I kane dhene Greqise kapitenet dhe heronjt me te medhenj gjate luftes per pavaresi. Bindja e grekeve ne kete pike eshte absolute.

    Por ka disa dhjetra vjet qe greket e kane njohur vete kombesine shqiptare te sulioteve. Historiani grek Papa Rigopulos e pranonte me ndershmeri kete teze dhe po keshtu pohohet edhe ne fjalorine grek te historise e gjeografise nga autoret Vutira, Vretos dhe Vafiadhis.

    Oficeri francez Adolf Serfber qe me emrin Ibrahim Monsur Efendi ka qene per nje kohe te gjate prane Ali pashait te Janines, duke folur per suliotet kembengul per gjakun e tyre shqiptar te cilet nje pjese e mire njerezore ne Europe I marrin per greke vetem duke u nisur nga lufta e Ali Pashes. Per me teper, suliotet ne sherbim te qeverise franceze ne vitet 1807-1814 a nuk kishin formuar nje regjiment te quajtur regjimenti shqiptar?

    Per problemin e Epirit ne do te perpiqemi t’I japim lexuesit nje ide me te gjere mbi perpjekjet qe ben propaganda athinase dhe fanariote me qellimin e greqizimit te shqiptareve.

    Autori I ketij libri ka vizituar gjashte vjet me pare tete fshatra te pjeses jugore te Sulit, ne rajonin e quajtur Laka Lelova. Ne njerin nga keto fshatra, ne Papadate, kam takuar nje djale rreth 10 vjec, te cilit kur I fola shqip m’u pergjigj se nuk e dinte kete gjuhe. Une kembengula disa here qe ai te fliste shqip dhe me ne fund mesova prej tij se mesuesi I shkolles, ai dhaskal I mjere, I ndalonte femijet te flisnin ne gjuhen amtare, madje I kercenonte se do te benin nje herezi… se do te shkisheroheshin… dhe se do te provonin ne shpine kamzhikun.

    * * *

    Nga sa thame me lart shihet se cfare tregojne statistikat greke dhe ku bazohen pretendimet e fqinjeve tane jugore. Ndoshta mund te mendohet se greket kane te drejta historike mbi Epirin, nje e kaluar qe lidh Epirin me Greqine, nje tradite qe bashkon fatin e Shqiperise se Jugut me ate te Greqise.

    Sigurisht, ne rast se ka pretendime dhe te drejta historike, nga me absurdet jane ato te grekeve ndaj Epirit sepse Shqiperia e Jugut e quajtur Epir nuk ka qene asnjehere greke.

    A nuk eshte historiani grek Tuqididi qe thote dhe e perserit pa pushim se epirotet jane barbare (domethene jo-greke), se ata flasin nje gjuhe te pakuptueshme nga greket? A nuk eshte Herodoti qe I konsideron epirotet dhe maqedona-sit si te huaj? A nuk thone te njejten gje Straboni e Plutarku dhe a nuk eshte Demosteni thumbues qe leshon shigjetat e tij me te mprehta kunder barbarit Filip te Maqedonise?

    Gjeografi francez Malte-Brun e permbledh shume bukur te kaluaren e Epirit kur thote:

    “Epiri, te cilin te gjithe autoret greke e perjashtojne nga Greqia, eshte pershkruar ashtu si edhe Iliria dhe Maqedonia nga Straboni. Kantonet e tij kryesore kane qene ne Kaoni, Thesproti dhe Molose. Straboni dhe Plutarku na tregojne se epirotet flisnin nje gjuhe te vecante dhe se kjo gjuhe ishte e njejte me maqedonishten. Duket se e folura moderne e shqiptareve rrjedh prej saj”

    Pra gjate gjithe Antikitetit, Epiri ruan nje figure te vecante nga ajo e Greqise. A mos valle kjo ka ndryshuar gjate Mesjetes? Deshmitaret e historise vertetojne se Epiri ka mbetur gjithmone jo-grek dhe do te na vinte keq nese greket do te tregohen aq naļve sa te konsideronin dominimin bizantin si nje dominim grek qe te mund te sajonin ndonje lloj te drejte mbi Epirin.

    Qysh nga ardhja e turqve ne Europe, Epiri ka qene konsideruar si nje pjese e Greqise apo e Shqiperise?

    Tek nje autor me origjine greke Teodore Spandugino Cantacuscino, ne nje histori mbi origjinen e Turqise (9) , ne lexojme pjeset e meposhtme:

    “Perandori Cantasuzene zgjodhi ne Janine nje njeri nga shtepia Spata dhe e beri nen-dhespot dhe guvernator se bashku me nje Musak Topia nga te cilet njeri qendroi ne Janine qe ishte kryeqyteti I mbreterise se Shqiperise” (10) .

    Pak me poshte lexojme:

    “Janina, e cila ishte nje vend I forte, ka qene kryeqyteti I gjithe Shqiperise” *.

    Dhe perseri disa rreshta me poshte:

    “Amurati, qe ishte ne gatishmeri, pa pritur me gjate, hyri ne Shqiperi dhe pushtoi Arten”. (11)

    Pra, jo vetem Janina por edhe Arta konsiderohej si territor shqiptar. Per me teper Sansovino ne faqen 302 na tregon se ne kohen e ardhjes se turqve e gjithe Maqedonia quhej Shqiperi sepse banoret e saj flisnin shqip duke u shtrire nga Thesalia deri ne Dalmaci, kufizuar ne Lindje nga lumi Strimon dhe shtate liqenet e tij te mrekullueshem.

    Domethene qysh nga koha e ardhjes se turqve, Epiri shqiptar nuk ishte aspak grek perkundrazi mund te thuash se nje pjese e madhe e Greqise ishte shqiptare dhe se turqve iu desh te luftonin ne Greqi jo kunder princeve vendas por kunder princeve shqiptar. (12)

    Mbas pushtimit turk dhe gjat shekujve moderne a ka pesuar ndryshime fizionomia etnografike e Epirit? Nuk e besojme. Turqit e kane konsideruar gjithmone Epirin si nje toke shqiptare dhe historianet e tyre e pershkruajne kete rajon me emrin arnautllek (Shqiperi) kurdohere kur flitet per Himaren, Delvinen, Pargen, Janinen ose Prevezen.

    E tille eshte konsideruar ajo edhe nga misionaret katolike te Romes, per te cilet Epiri formonte vazhdimesine jugore te Shqiperise.

    Nje dokument interesant I ruajtur ne arkivat e “Propaganda Fide” te Romes, qe daton me 1703 dhe eshte derguar nga peshkopi I Antivarit Mgr Vincenzo Zmaviewich, nje slloven I lindur ne Perasto, percakton kufijte e Shqiperise qe shtrihen nga Antivari dhe Dulcigno deri ne gjirin e Artes ne Jug (italisht ne tekst).

    “Shqiperia… e vene nen zgjedhe nga turqit, e kufizuar me Maqedonine dhe Epirin si dhe me nje pjese te mire te skajit Dalmacise, ze sot gjithe ate pjese bregdetare qe ndodhet ndermjet Postrovicit, kufiri I fundit I republikes Venete dhe gjirit Ambrakise, I quajtur liqeni Arta duke perfshire me emrin Shqiperi jo vetem qytetin Tivari dhe Ulqini, prane Dalmacise, por edhe gjithe Epirin qe shtrihet nga Vlora deri ne Arta si dhe pjesa me e madhe e Maqedonise.” (13)

    Pra, Epiri pershkruhet vetem si pjese, si nje province e Shqiperise, si Toscana ne Pulia ne Itali, si Gaskonje ose Provence ne France.

    Per dijetaret moderne kjo ceshtje qendron vetem keshtu dhe jo ndryshe. Ne botimin e trete te vitit 1778 ne Gjeneve te Enciklopedise nga Didero dhe Dalembert, ne artikullin “Shqiperia”, ky vend pershkruhet I kufizuar:

    “…ne perendim nga gjiri I Venecias, ne veri nga Dalmacia dhe Bosnja, ne lindje nga Maqedonia dhe nje pjese e Thesalise, ndersa ne jug nga Achaie ose Livadie. Me emrin Shqiperi kuptohet Iliria e vjeter dhe Epiri I Greqise…”

    Gjate gjysme-pavaresise se Ali Pashes, Epiri ka qene konsideruar vetem si nje pjese integrale e Shqiperise dhe francezi Mark Bruere des Rivaux s’ka bere gje tjeter vecse ka thene nje te vertete te thjeshte kur I spjegonte Ali Pashes se Janines se “me Epir kuptohet e gjithe hapesira e banuar prej arnauteve ose shqiptareve me perjashtim te Maqedonise ku ishte vendosur pashalleku I Shkodres” (14)

    Mbas luftes ruso-turke te vitit 1877, atehere kur projektohej copetimi I Turqise, ne nje séance te kongresit te Berlinit u propozua me shume “bujari” nga Franca qe t’I jepej Greqise nje pjese e Shqiperise se Jugut qe shkonte nga Preveza deri ne luginen e lumit Kalamas.

    Ky ishte nje territor shqiptar por ne ate kohe mendohej vetem per shtete tashme te pavarur dhe ishte e natyrshme qe te mohohej egzistenca e nje kombesie tjeter aty. Shqiptaret u revoltuan kunder nje dhunimi te tille te te drejtave te tyre kombetare. Ata protestuan kunder kesaj padrejtesie dhe e famshmja Lidhja e Prizrenit, qe shtrihej nga Shkodra deri ne Preveze, mori pjese aktive ne kete ceshtje duke derguar nje mision ne kancelarite e Fuqive te Medha. Perkundrejt ketij manifestimi krejt te ligjshem dhe me te gjithe demostrimet dhe qendrimet qesharake te Greqise, gjyqi evropian e dha verdiktin e vet dhe nuk pranoi t’I jepej Greqise nje pjese e Shqiperise.

    Kjo sigurisht ishte triumfi I drejtesise ndaj padrejtesise.

    Nuk ka mesim me te mire dhe me interesant se sa te lexosh korrespondencen zyrtare te asaj kohe ku perfaqesuesit e Fuqive te Medha (anglezet, italianet dhe francezet) u detyruan te njohin vertetesine e fakteve dhe sugjeruan se duhet ndrequr nje gabim I tille I shkaktuar nga dashamiresia e tepruar ndaj Greqise zhurmemadhe (15) .

    * * *

    Kemi pare se sa te pabazuara jane pretendimet etnografike dhe historike te Greqise ndaj Epirit shqiptar dhe e perserisim akoma edhe nje here se historikisht greket nuk mund te kene asnje te drejte mbi Shqiperine jugore. Ata nuk kane qene kurre zoter te ketij rajoni dhe se perkundrazi te drejtat e shqitpareve ndaj fqinjit jugor jane ndoshta shume me serioze.

    Po ashtu etnografikisht numri I grekeve ose te greqizuarve ne Shqiperi, eshte teper I vogel, nderkohe qe elementi shqitpar ne Greqi arrin nje shifer mjaft te rendesishme. (16)

    Kemi pare gjithashtu se eksperienca e shkollave nuk mund te merret si kriter I kombesise dhe se ndergjegjja kombetare eshte ne te shumten e rasteve e tjetersuar nga ndikimi tiranik I kishes greke.

    Greket qe jane mjaft te zgjuar, me gjithe shovinizmin e tyre, e kuptojne fort mire kete edhe kur perpiqen te sjellin nje argument tjeter. Ata kapen mbas kesaj teze: kriteri I kombesise nuk eshte as historik, as etnografike, as gjuhesor por eshte ndergjegjja e popullit, deshira e tij per t’u deklaruar I tille apo I ketille, eshte manifestimi spontan I zemres dhe I shpirtit.

    Tani, banoret e Epirit, te pakten te krishteret, e quajne veten greke, ndjehen greke, kane ndjekur dhe ndjekin shkollat greke nderkohe qe shpirti shqiptar nuk “shfaqet” ne asnje forme tek ata. A nuk eshte manifestimi spontan I ndjenjave filo-helenike ai qe duhet te percaktoje kriterin e kombesise?

    Spontan! Sigurisht fjala tingellon mjaft ironike sepse do te ishte nje spontanitet I cuditshem ai qe shfaqet me forcen e debimit nga komuniteti, me mallkime, me bandat e armatosura dhe me terrorin moral e fizik.

    Ndoshta lexuesi I huaj per keto ceshtje, mund te ndikohet nga llafollogjia greke. Dhe ndoshta mund t’I besoje.

    Por a eshte e vertete se banoret e krishtere te Shqiperise jugore e ndjejne veten greke dhe se ata nuk kane asnje ndjenje e ndergjegje per kombesine e tyre te vertete? A eshte e sakte se ata jane njerez qe ndryshojne fe e kombesi dhe ne rast se eshte keshtu, perse I duhet dhene kaq shume rendesi disa renegateve te races e te atdheut? A eshte e vertete se shqiptaret nuk kane patur kurre nje ndjenje te vertete te races se tyre?

    Na vjen keq qe gjithmone jemi te detyruar te pergenjeshtrojme greket dhe do te kishim dashur qe ata te kishin te pakten nje here te drejte. Por jemi te detyruar perseri qe te shohim se sa vlen ky argument I fundit I tyre.

    Banoret e Epirit, qofshin te krishtere apo muslimane, e kane mjaft te zhvilluar ndjenjen e races se tyre. Madje, edhe filo-helenet me te terbuar, mburren dhe krenohen me kete cilesi, per gjakun e tyre shqiptar te cilin e konsiderojne me superior dhe me te paster se ai grek.

    “Une jam shqiptar dhe jo grek”, thone shqiptaret ne mes te Athines, qofshin me origjine nga Epiri apo nga Megara.

    Kurre te krishteret shqiptare, me perjashtim te disa te shiturve te qeveria greke ose te helmuar nga propaganda megallomane greke, nuk kane shfaqur ndonje prirje ndaj Greqise dhe ne asnje rast nuk u jane pergjigjur thirrjeve te grekeve.

    Bandat greke e kane bredhur kudo vendin, por ata nuk kane gjetur kurre mbeshtetje dhe si pasoje nuk kane mundur te ushtrojne ndikimin e tyre pervecse ne disa rrethina te kufizuara te Thesalise. Shqiperia jugore nuk ia ka vene kurre veshin thenieve te tyre. Perkundrazi Lidhja shqiptare e vitit 1878 numeronte shume anetare te krishtere ne deget e saj te Epirit.

    Por deshtimi I pesuar nga greket mbas luftes ruso-turke, fakti qe nuk munden te shtien ne dore pjesen jugore te Shqiperise, I detyroi qe te perqendrojne te gjitha forcat dhe mjetet ne kete pjese te Shqiperise. Veprimtaria e ushtruar nga propaganda e Athines gjate ketyre 35 vjeteve te fundit ka qene e shfrenuar dhe qeveria turke me verberine e saj kokeforte dhe urrejtejen ndaj shqiptareve, e ka mbeshtetur kete mynxyre fuqimisht duke qene pra turq e greke se bashku e ne nje mendje kunder regjimit kombetar shqiptar. Porta e larte dhe Jilldizi I lane dore te lire Patriarkanes se Fanarit.

    Me dhjetra shkolla shqiptare te hapura ne Kolonje (ne jugperendim te Korces) me 1893, munden te mbijetojne fshehurazi vetem pese vjet dhe e vetmja shkolle qe pati nje fare kohezgjatje, ajo e Korces, themeluar me 1886 u mbyll nga autoritetet turke me 1902.

    Intoleranca turke e bente shume te veshtire, per te mos thene te pamundur, cdo aksion ne Shqiperi, por megjithate shqitparet nuk u deshperuan aspak. Shoqata shqiptare, themeluar me 1879 ne Kostandinopoje, u trasferua me 1881 ne Bukuresht nderkohe qe shoqata te tjera linden ne Egjypt dhe ne qytete te tjera te banuara me shqiptare.

    Keta shqiptare te Rumanise dhe te Egjyptit nuk ishin gje tjeter vecse te krishtere ortodoks me prejardhje nga pjesa jugore e Shqiperise, epirote, te cilet, zoterinjte e Athines I quanin greke. Veprimtaria dhe sherbimi qe keto koloni I kane bere cesthjes shqiptare, jane jashtezakonisht te medha. Keta shqiptare te krishtere kane meriten e publikimit te librave shqip, te lulezimit te letersise shqipe. Keto shoqata jane zhvilluar dhe perhapur ne vazhimesi.

    Shume shpejt linden edhe asosacione te reja ne Kostance, Sofje dhe sidomos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Nese ka spontanitet, ai sigurisht gjendet ne veprimtarine e ketyre shqiptareve te krishtere te cilet luftonin kunder tiranive te kombinuara te patriarkatit grek dhe autoriteteve turke duke perhapur propaganden kombetare te rrethuar nga rreziqe te panumerta (17) .


    Vijon

    __ __ __ __ __ __ __ __ __
    shenimet e autorit:

    (7) W.M. Leake: Travels in Northern Greece, London 1835, vol.I, pg. 88.

    (8) W.M. Leake: Vepra e cituar. Shih gjithashtu nje studim interesant mbi Himaren ne revisten “Roma e l’Oriente”, Grotteferrata (Roma), viti III, fshikulli 34, f.209 e ne vazhdim.

    (9) Historia e Gjeografise, nga Malte-Brun, kapitulli 5.

    (10) I comentari di Theodoro Spandigio Cantasciscino gentiluomo Constantinopolitano, dell origine de principi Turchi st de costumi di quella natione, Firenze 1551.

    Kjo veper eshte botuar edhe ne volumin e pare te “Istoria univesale dell origine guerre et imperio de Turchi”, raccolta da Francesco Sansovino, Venetia 1654.

    (11) Laquale era capo del regno della Albania. Edition de Florence, page 25, edit, de venise, geuillet recto.

    (12) Janina laquale pericioche era luogo fortissimo era capi di tutta l’Albania. Edit, de Florence, ph. 27, edit de Venise, meme geuillet.

    (13) Ma Amurato il quale era in punto, senza aspettare altro, entro nell’Albania et occupo l’Arta.

    (14) Lexuesit tane serioze jane te lutur t’I hedhin nje sy veprave teper te rendesishme te Hopf.

    (15) Shih Roma e l’Oriente, Grottaferrato, 3 me annee, ph. 216.

    (16) Cf. Boppe, op. cit, ph. 76.

    (17) Ne faqen 120 te librit “Vendi I shqiponjave” nga F. Gibert, Paris 1914, lexojme:

    “Ka nja 30 vjet qe konsulli grek ne Skoder, Mavromatis, shkruante me te drejte ne gazeten “Akreopolis” se emrit Shqiperi munt t’I jepej nje sense etnografik:

    a. Shqiperia e Jugut, nga kufiri grek ne lumin Shkumbin.
    b. Shqiperia e Mesme, nga lumti Shkumbin deri ne Mat.
    c. Shqiperia e Siperme, nga Mati ne Mal te Zi.
    d. Shqiperia e Veriut, perfshire Novi Pazarin, shtrihet drejt Lindjes duke perfshire Prizrenin, Prishtinen, etj.
    e. Maqedonia e Lindjes qe nga liqeni I Prespes dhe Ohrit deri ne Manastir.

  3. #3
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Popullsia e Epirit

    Mid’hat Frasheri




    Vazhdim


    Kjo propagande ishte shume here me e zbehte se sa propaganda greke e mbrojtur dhe e veshur me te gjitha imunitetet, e pajisur me fonde te pashtershme dhe me nje pervoje shekullore. Keshtu nuk ka asgje te habitshme dhe te jashtezakonshme qe numri I veprimeve te kryera nga perpjekjet e shqiptareve, eshte shume me I vogel se ai I propagandes zyrtare e jozyrtare greke. Besoj se kjo eshte teper e kuptueshme.

    Nderkaq, kur tirania turke u dobesua, kur njerezit nje dite besuan se kushtetuta e vitit 1908 I jepte lirite dhe garancite cdo kombi te Perandorise- atehere u shfaq nje riperteritje e fuqishme e shqiptareve. Ne pak kohe dhe si me magji linden nje numeri I pafund klubesh, gazetash, shkollash e shtypshkronjash.

    Per fat te keq kjo liri zgjati sa hap e mbyll syte. Dy vjet me vone, ne fillim te vitit 1910, xhonturqit treguan se ishin tirane me te keqinj se paraardhesit e tyre. Por keto dy vjet mjaftuan per t’I dhene nje drejtim zhvillimit te ceshtjes shqiptare dhe cdokush qe deshiron ta studioje problemin shqiptar duhet te kete mire parasysh perpjekjet e medha te kryera gjateh asaj kohe te shkurter.

    Ndermjet klubeve te shumte te hapur ne Shqiperi, (rreth pesedhjete), nje numer I madh prej tyre u themeluan ne Epir: ne Janine, ne Korce, ne Gjirokaster, Delvine, Permet, Frasher, Leskovik, Preveze, Loros, Filat, Mazarek, Konispol, Pogon, etj.

    Keto ishin klube qe frekuentoheshin si nga muslimanet ashtu edhe nga te krishteret, nga ata te krishtere qe sot mundohen t’I quajne greke.

    Ndermjet gazetave shqiptare ka patur dy ne Korce dhe nje ne Janine, te shtypura qe te trija ne shtypshkronjat e tyre; me dhjetra mijera kopje gazetash u shperndane neper Shqiperi te shtypura ne Manastir, Selanik, Kostandinopoje, Shkup, Shkoder, Elbasan, ShBA. Nuk vonuan te happen edhe shkollat: cdo klub kishte edhe nje shkolle nate, ndera shkolla te tjera te rregullta u celene ne kryeqendrat dhe fshatrat e trevave te Korces dhe te Gjirokastres deri ne Negovan (Follorine).

    Nisen te shfaqen shoqatat letrare ne Korce dhe ne Janine (18) si dhe nje shoqate muzikore ne Korce me nje orkester frymore te mire. Kolonite shqiptare ne SHBA (kolone qe jetuan vetem disa vjet atje dhe pastaj u rikthyen ne shtepite dhe vatrat e tyre) u organizuan shume mire duke themeluar shoqaten federative “Vatra”, shoqate qe grumbullon sot rreth vetes dyzet dege duke celur ne te njejten kohe edhe nje gazete te perjavshme shume te mire (sot e perditshme).

    Perpjekjet e bera ne qender, ne veri dhe ne lindje te Shqiperise nuk ishin te vogla: gazetat perpiqeshin te perhapnin mendimin intelektual, shtypshkronjat prodhonin nje ushqim me vlere dhe mjaft te bollshem me libra te dobishem, klubet dhe shoqatat letrare e shkollore pergatisnin me durim nje te ardhme me te mire. Nje shkolle e mire normale e themeluar ne Elbasan me 1909 ishte shpresa e jone per organizimin e metejshem te shkollave fillore. Por rendesi paten per vellazerimin e patrioteve dhe intelektualeve edhe dy kongreset e mbledhura perkatesisht ne Manastir dhe Elbasan.

    Perfitimi nga liria e dhene prej autoriteteve turke, nuk ishte vecse nje gjysme-lirie. Duhej cliruar gjithashtu edhe nga thonjte e klerit grek, duhej dale nga ai qerthull poshterues I Fanarit, agjenti me I fuqishem I helenizmit.

    Keshtu qysh ne ditet e para te kushtetutes se famshme xhonturke, u krijua ne Korce nje Lidhje Ortodokse me nje organ te perjavshem me te njejtin emer. Lidhje kerkonte emancipimin e kishes shqiptare ose te pakten te drejten zyrtare per te predikuar ne gjuhen shqipe nje pjese te liturgjise. Tashme, kjo levizje kishte filluar ne Amerike ku shqiptaret epirote kishin dy kisha te tyre dhe dy prifterinj qe perkthyen librat e pare te meshes.

    E gjithe kjo levizje: klube, shkolla, shoqata letrare dhe muzikore, lidhje fetare po shkonte si jo me mire. Por zhvillimi dhe perparimi I tyre I madh, do te shkaktonte turbullire tek te tjeret. Xhonturqit u treguan njeqind here me reaksionare dhe tirane se sa padroni I tyre Sulltan Hamiti. Ata e pane me sy te keq perparimin paqesor te shqiptareve. Nderkohe qendresa energjike dhe burreria e shqiptareve, u dha atyre nje pretekst per nje kryqezate te vertete turke kunder races shqiptare.

    Ekspedita te derguara njera pas tjetres kishin marre urdher qe te mbysnin cdo shenje te rilindjes dhe te rizgjimit shqiptar. Carmatosja nuk ishte vecse nje pretekst, ne te vertete duheshin ndeshkuar nacionalistet bashkimas (sipas emrit te klubit te tyre “Bashkimi”), duheshin mbyllur shkollat; te ndaloheshin gazetat dhe t’I dorezoheshin inkuizicionit musliman veprat e nacionalizmit. Shkisherime, gjyqe kalideresh kunder alfabetit latin, djegje ne turren e druve, asgje nuk lane mangut turkomedhenjte e rinj qe udhehiqeshin me shume nga nje meri e verber vetiake se sa nga arsyet e shtetit. Por ata qe ngazelloheshin gjate kesaj kohe qene agjentet e helenizmit dhe pothuaj te gjithe prifterinjte e patriarket, qe duke harruar divergjencat e medha me turqit, u kthyen menjehere ne spiune te autoriteteve turke.

    Ne kete lufte me xhonturqit, kane qene pikerisht shqiptaret e jugut te Shqiperise, epirotet, ata qe luajten rolin me te madh e me te rendesishem duke zhvilluar mitingje proteste, qendrese me arme ne dore ose propagande dhe lufte paqesore. Ishin gjithashtu epirotet ata qe shpallen me nje ze te larte vullnetin dhe deshirat e tyre, ishin ata qe rane viktima te idealit kombetar gje qe deshmohet nga gjashte djem te rinj te vrare ne nje perpjekje ne Korce pese prej te cileve ishin te krishtere ortodokse, epirote dhe njeri prej tyre ishte biri I atij qe kater vjet me pare ishte vrare nga plumbi I nje vrasesi politik grek ne Selanik.

    Dhe jane, padyshim, keta shqiptare te jugut qe jane quajtur greke nga politikanet dhe publicistet e Pireut dhe te Athines.

    ….

    __ __ __ __ __ __ __ __ __ __ __ __ __ __
    shenime te autorit:

    (18) Numri I shqiptareve ne Greqi (para luftes ballkanike) ishte te pakten 250.000.

  4. #4
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Ceshtja e Epirit

    Mid'hat Frasheri


    ("L'affaire de l'Epire", 1919, Gjeneve)



    Vijon

  5. #5
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Ceshtja e Epirit

    Mid'hat Frasheri



    Vazhdim



    Martirizimi i nje populli

    Lexuesit

    I dashur lexues, ne jug te Evropes, ne buze te Adriatikut, ndodhet nje vend qe quhet Shqiperi. Ajo ka qene pjese e Turqise Evropiane deri me 1912. Gjate luftes Ballkanike ky vend shpalli pavaresine nepermjet nje kongresi kombetar te mbledhur ne Vlore me 28 nentor. Konferenca e Ambasadoreve ne Londer e konfirmoi kete pavaresi duke e shpallur Shqiperine nje vend neutral dhe e vendosi ate nen garancine e gjashte Fuqive te Medha.

    Popullsia e Shqiperise e kalon pak milionin, por jashte kufijve te shtetit shqiptar mbeten me shume se nje milion e gjysem shqiptare te tjere, te ndare ndermjet grekeve, serbeve dhe malazeseve.

    Popullsia nje milioneshe qe formon mbreterine e Shqiperise eshte e perbere nga katolike, ortodokse dhe muslimane qe nuk kerkojne gje tjeter vec te jetojne ne paqe, nen mbretin e tyre europian me fene kristiane, te ciles ata e vendosen t’I kushtohen dhe qe me ne fund Fuqite e Medha do t’ua japin kete te drejte nje dite.

    Por jeta e shqiptareve do te jete fatkeqe ne tokat e tyre te zena prej fqinjeve greke, serbe e malazese pasi keta lakmojne deri edhe pellemben e fundit te kesaj toke shqiptare me etjen per ta pare te zhduket edhe shqiptari I fundit.

    Do t’u tregojme ketu nje prej periudhave te kesaj lakmie te ketyre fqinjeve teper kristiane. Krahinat tona me te pasura dhe me te lulezuara te Jugut, tani s’jane me vec germadha te mbuluara nga hiri. Nje popullsi e tere paqesore, qe kerkon vec te jetoje ne token e te pareve te saj, eshte shfarosur.

    Shqiperia neutrale e nen garancine e gjashte Fuqive te Medha, eshte shqyer e shkaterruar prej Greqise. Ky krim eshte I pashembellt, pasi eshte pasoje e pabesise dhe e dredhise.

    Kjo fatkeqesi nuk ishte pasoje e nje lufte. Fshatrat tona nuk u shnderruan ne hi dhe njerezit tane (perfshi gra dhe femije) nuk u masakruan gjate furise se ndonje beteje. Keto barbari u kryen me qetesi dhe te peshuara mire e bukur.

    Keto tmerre u injoruan, bile kaluan pa u vene fare ne dukje. Shume pak persona te se ashtuquajtures bote e qyteteruar, u shqetesuan per kete. Disa syresh edhe I duartrokiten, duke u perpjekur t’I quanin ato si nje veprim civilizues te Greqise.




    Vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xhiko : 19-07-2005 mė 15:14

  6. #6
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Ceshtja e Epirit
    Mid’hat Frasheri



    Fillim


    Ne veren e vitit 1913 Zografos, ministri I Jashtem I Greqise, atehere guvernator I Janines, gjate nje darke qe jepte per shqiptaret e shquar te Janines dhe te rretheve te tjera, pervec mjaft fjaleve plot butesi evangjelike, la te shqiptoheshin nga goja e tij auguste keto fjale te nje “miresie” te perjetshme:

    “Mos krijoni iluzione: edhe nese do te jemi te shtrenguar te braktisim Epirin, ne nuk do te leme vecse token, gjithshka mbi dhe do te rrafshohet.” (1)

    Meqenese ne femijerine tone na paten mesuar qe cdo grek eshte ne menyre te natryshme genjeshtar dhe batakci, ne besonim se edhe ne kete rast behej fjale per nje kercenim te pafuqishem. Tani Zografos eshte shfaqur si burre me karakter dhe I ndershem. Ne zanatin e tij prej batakciu, ai e mbajti fjalen.

    Konferenca e Ambasadoreve ne Londer nuk shenoi asnje vije per kufirin jugor te Shqiperise. Ajo vendosi ta rishohe ceshtjen ne terren nepermjet nje komision nderkombetar, I cili do te caktonte kete kufi pas nje studimi etnografik te rajoneve.

    Shume shpejt, nje komision I perbere nga perfaqesues te gjashte Fuqive te Medha, shkoi ne Korce dhe pershkoi vendin nepermjet ketij qyteti dhe detit duke kaluar nga Kolonja, Permeti, Leskoviku, Gjirokastra e Delvina. Me te mbaruar pune, ai u kthye ne Firence dhe pergatiti nje protokoll ku njihte plotesisht karakterin krejtesisht shqiptar te rretheve e krahinave te vizituara.

    Greqia u perpoq me ane te marifeteve te saj meskine dhe te ulta per ta mashtruar komisionin. Greket ishin brenda rolit te tyre! Ne Kolonje, bie fjala, autoritetet greke sollen me nje fryme familje puro greke per t’I vendosur ne rajone te tjera me ngut te madh, per te mbushur mendjen e komisionit nderkombetar qe vendasit jane greke.

    C’komedi qesharake!

    Nje shembull tjeter I hileve greke: ne fshatin Qinam te Kolonjes, ku komisioni duhej te kalonte ne mbremje vone, autoritetet greke varen nje kembane ne nje peme me qellim qe te krijohej pershtypja e pranise se nje kishe ortodokse. Disa femije te vegjel, te sjelle nga larg, duhej te llomotisnin greqisht! Nderkaq, nje prej kafshareve, bashkeshoqerues I komisionit, ia nxorri bojen kesaj hileje aspak te ndershme dhe fort te trashe te autoriteteve greke (2) .

    Gjate gjithe kesaj kohe, rrebeshi I telegrameve dhe peticioneve drejtuar Konferences se Ambasadoreve, nuk rreshti per asnje cast. Qindra mijera shqiptare ne Rumani, Egjypt, Amerike, si dhe ata qe gjenin prehje ne Vlore, te gjithe me origjine nga provincat e Korces dhe te Gjirokastres, pjesa me e madhe e krishtere – kerkonin t’I bashkoheshin Shqiperise duke protestuar nepermjet ndjenjave te tyre shqiptare.

    Keto dokumenta jane te regjistruara ashtu sic duhet ne regjistrat arkivale te Konferences se Ambasadoreve, por shume pak gazeta pranuan te hapnin kolonat e tyre me to.

    Keshtu pra, u njoh qe Korca dhe Gjirokastra t’I ktheheshin Shqiperise si me pare. Populli shqiptar manifestoi vullnetin e tij dhe komisioni konstatoi ne vend karakterin kretesisht shqiptar te banoreve. Ketej vijes se kufirit mbeteshin ne Shqiperi, ne jug te Delvines, nje duzine fshatrash te perzier me greke apo shqiptare te greqizuar. Ndersa pertej kesaj vije, prej Kepit te Ftelise deri ne Preveze e Janine, me shume se 100 mije shqiptare (nje pjese e madhe e te cileve ne Cameri, rajoni I banuar prej shqiptareve me te mire) I mbeten Greqise.

    Keshtu, nese per kete ceshtje, kishte ndonje qe duhej te hidherohej, kjo ishte sigurisht Shqiperia dhe aspak Greqia. Pra Greqise s’I mbetej gje tjeter, vec te pranonte si nje favor kete vendim dhe t’I nenshtrohej atij. Ne fakt tamam kete beri ajo ne dukje dhe nepermjet notes se saj te dates 21 shkurt 1914, njoftonte Fuqite e Medha se e pranonte vendimin e tyre. Por hesapet duheshin bere gjithmone, duke pasur parasysh pabesine greke. Duhej perdorur dredhia, atje ku metodat e bindjes nuk mund te ndikonin.

    Zografos ishte atje dhe ai s’e kishte harruar hic kercenimin e bere. Ne nuk mund ta ndajme veprimin e Zografos prej atij te qeverise greke. Edhe nese Venizellos ishte vertet I sinqerte, s’kish asnje dyshim qe Zografos vepronte ne nje mendje me kliken ushtarake greke, shef I se ciles ishte mbreti Konstandin. Zografos me kompani kerkonin pra nje marifet dhe do ta kopjonin ate nga autonomia jeteshkurter e Gumuldjines. Por ndersa atje komedia kishte nje karakter te parrezikshem, ketu gjerat u shnderruan ne tragjizem dhe komedia e ashtuquajtur epiriote la pas nje vazhde te kuqe ne analet e kohes.

    Masat e nevojshme nderkaq ishin marre dhe Zografos nuk fshihte aspak qellimet e tij: fjala ishte per te mbajtur Epirin dhe ne pamundesi te mos braktisej ky rajon I shqiptareve pa e masakruar e pa e shkateruar me pare rrafsh me token.

    Qe ne fillim te pushtimit te tyre, greket ishin perpjekur te formonin disa “legjione te shenjta” me vullnetare shqiptare, te destinuar per te perkrahur bashkimin e Epirit me Greqine. Te rinjte merreshin me force, te terrorizuar prej oficereve dhe nenoficereve greke. Zanatcinj dhe dyqanxhinj paqesore shkuleshin me dhune nga punet e perditshme te tyre dhe sterviteshin ushtarakisht. Sidoqofte keto ishin veprime qe nuk mund te shkaktonin turbullira.

    Por Greqia, e cila e dinte me mire se kushdo qe per ta mbajtur Epirin nuk mund te mbeshtetej kurrsesi te shqiptaret e vertete, veproi ne menyra te tjera.

    Ne krye ajo iu drejtua dy fuqive mike dhe mbrojtese, Frances dhe Rusise prej te cilave fitoi shpejt mbeshtetjen dhe ndihmen e duhur. Sidoqofte vetem politika eshte e pamjaftueshme per te dhene rezultat pa u mbeshtetur nga nje force materiale dhe meqe kjo force nuk mund te rekrutohej brenda vendit (cili shqiptar do te kish deshire te luftonte per aneksimin e atdheut te tij nga Greqia?!) u perdor pak dinakeri, gjithnje sipas menyres greke. Ushtare te rregullt greke, nen komanden e oficereve te tyre, u maskuan si te ishin vendas, duke u hequr si banda epirote, me fjale te tjera, si shqiptare qe kerkonin bashkimin me Greqine dhe qe luftonin per kete bashkim!

    Atehere me qellim qe te krijohej ideja se rrethet e Epirit ishin zbrazur prej grekeve, te njejtet ushtare me te njejtet oficere ne krye, benin te njejten udhe ne drejtim te kundert dhe merrnin rishtaz ne zoterim te njejtat rajone, gjithmone me po ato arme te tyre: pushke, municion, mitraloza e te tjera.

    Largimi I ushtareve greke apo me mire, gjoja zbrazja e Epirit, filloi nga Korca me 3 mars 1914. Ne kete dite u mbajt nje proces-verbal ndermjet kolonelit grek Konduli dhe majorit shqiptar Mustafa. Xhandarmeria jone, e organizuar prej misionit hollandez, mori ne zoterim qytetin e Korces dhe hareja e pergjithshme arriti kulmin sa ne kete krahine aq edhe ne tere Shqiperine.

    Pritej qe ky largim te vazhdonte, shpresohej te shihej qe vendi I pastruar nga uzurpatoret te kthehej te mema per t’u bashkuar me te.

    Por a eshte e mundur valle t’I zihet bese ndonjehere fjales se dhene prej nje greku dhe nderit te tij?

    Ja disa fakte qe do te sherbejne per te ilustruar historine e ceshtjes se quajtur Epirote dhe qe dote te mund te hedhin mbi te nje fare drite. (4)

    “Me 19 mars greket lajmeruan xhandaret tane, qe te shkonin per te marre ne dorezim fshatin Odrican prane Frasherit (kazaja e Permetit). Por ne momentin kur tanet u futen ne fshat, greket tradhetisht hapin zjarr nga kisha: oficeri Qani u plagos, ndersa 12 burra u vrane.

    Naten e 18 Marsit u luftua ne Radom, prane Leskovikut, te cilin greket e kishin zbrazur dhe ia kishin rikthyer xhandarmerise shqiptare. Nderkaq po keta greke kthehen dhe sulmojne njerezit tane por, perball rezistences se vendosur moren arratine duke lene nja tridhjete te vrare.

    Po ate dite greket, si hakmarrje per humbjen e paparashikuar te tyre, ekzekutuan shtate fshatare, nder ta edhe nje djale katermbedhjete vjecar. Keta fshatare te ngrate ndodheshin ne duart e grekeve ne Leskovik, si karvanare te marre me qera).

    Ja pra ndershmeria dhe besnikeria e grekeve!

    Ndersa zyrtarisht e sa per sy e faqe gjoja largoheshin ushtare greke nga Epiri, ne te vertete rrenohej vendi dhe behej kerdia. Zografos, Venizellos dhe Lidhja (ose me mire klika) ushtarake paguhej nga kreu I Fuqive(!). Keshtu luhej komedia: greket luanin rolin e tyre dhe Europa bente sikur nuk e kuptonte ose me keq akoma, leshonte klithma admirimi per poshtersite e panumerta te tyre.

    Tamam te nesermen e te ashtuquajturit largim te ushtareve greke prej Korces, disa korrespondente gazetash perhapnin zera per ripushtimin e qytetit prej grekeve. Megjithese kthimi I ketij kryevendi u krye ne formen e duhur, ishte shume e veshtire te merrej me mend goditja e projektuar nga fqinjet tane te jugut. Ne te njejten kohe ne Shqiperi thuhej, dhe kjo besohej sinqerisht, qe Greqia nuk do te guxonte kurre ta bente nje te tille pabesi tamem nen hunden e gjashte Fuqive nenshkruese te traktatit te Londres, te cilat ne mungese te ndonje ndjenje tjeter duhet te kishin te pakten nje cike seder.

    Nderkaq ja se cfare ndodhi:

    Greket, duke braktisur Korcen, kishin lene ne qytet nja tridhjete te semre me dy mjeke, nje oficer dhe disa ushtare qe duhej te rrinin tek koka e te semureve. Kjo ishte nje vater e vogel infeksioni, qe gabimisht u tolerua, pasi disa andarte greke u futen tinez ne qytet dhe netet e 3 e 4 prillit u tentua kryerja e nje aksioni, I cili deshtoi menjehere perpara rezistences se banoreve vendas. Kur besohej se rreziku kishte kaluar, me daten pese te po atij muaji u mesua mberritja e nje bande te armatosur fare prane Korces. Ketu u zhvillua nje luftim I verete prej te cilit agresoret moren arratine duke shpetuar koken drejt viseve te Jugut.

    C’fare kishte ndodhur?

    Zografos dhe klika ushtarake pergjonin kryerjen e aksionit te armatosur ne Korce te pergatitur prej grekeve nen patronazhin e peshkopit grek te qytetit, nje fanatik sektar, andart isc ishin te gjithe prifterinjte e sjelle prej Patriarkanes Ekumenike te Konstadinopolit, nje kolere e vertete per besimtaret ortodokse shqiptare, te cileve ata mendonin t’I udhehiqnin shpirtrat. Meqenese aksioni I armatosur ne Korce deshtoi, qeveria helenike e mori vete ceshtjen ne dore duke shpresuar se shpata do te ish me e fuqishme dhe me e vlefshme se kryqi.

    Treqind e pesedhjete ushtare u nisen nga Kosturi (qytet ne Jug te Korces, nje territor shqiptar I aneksuar nga Greqia), te komanduar nga oficere te ushtrise aktive te madherise se saj helenike: Mavraza, Laza, Benapoli, Asterio, Ilia Papageorgiu. Shtojini ketyre pese oficereve edhe nje personazh me nje fizik te mbrapsht, nje lloj Kuazimodo te quajtur Bussios, ish deputet grek Serfixhes ne parlamentin otoman dhe do ta keni para syve te gjithe ngjarjen e nevojshme. Ushtare e oficere, perpara se te merrnin udhen e agresionit, do te merrnin bekimin e peshkopit grek te Kosturit. (5)

    Gjate ketyre operacioneve greket nuk nguruan te kryenin qindra mizori: I vune flaken shume fshatrave, I theren dhe I dogjen te gjalle banoret paqesore e te pafajshem – perfshi edhe gra e femije. Fshatare te tjere I larguan me force per te krijuar idene e rreme te nje eksodi ndaj qeverise shqiptare, te gjitha keto me synimin e vetem per te shkretuar vendin dhe per te mbjelle skamjen.
    Ndermjet krimeve te shumta te tyre mund te permendim vrasjen e nje prifti vllah: Papa Harallambi I Korces, I therur me gjak te ftohte se bashku me te vellane dhe kusheririn e vet. Ky krim I kryer ndaj nje personaliteti te shenjte, ngjalli indinjate dhe zemerim te madh.

    Dhe ndersa keto krime e tmerre kryheshin ne Korce – ne nje menyre krejt te ule e te pandershme – gazetat greke ngazellonin! Ato nuk gjenin dot shprehje per te lajkatuar kete veper makabre, per te admiruar sakrificen dhe “patriotizmin” grek! “Le Temps” njoftonte me 5 Prill qe Korca ndodhej ne duart e grekeve! E njejta gazete, pas disa ditesh, ne numrin e saj te 13 Prillit thoshte nder te tjera keshtu:

    “…gjate nje perleshjeje te vogel, at Balamaci eshte vrare pasi eshte keqtrajtuar rende…”

    E vini re cinizmin?! Vrasja e poshter e nje prifti te nxjerre me dhune nga shtepia, cilesohej thjesht si nje keqtrajtim…

    Po akoma me e felliqur ishte zhurma qe perhapnin greket per te mbuluar poshtersite e tyre. Po binin te gjitha kembanat: pa skrupuj e pa turp greket cirreshin per kapjen gjoja te vrasesve kur furise se tyre shkaterruese nuk I shpetonte asgje. Nuk mund te mos qeshesh kur lexon gazetet greke te vitit te kaluar! Ne numrin 10 Prill 1914 te “Le Temps” lexojme kete telegram:

    “Athine, data 9. Xhandarmeria shqiptare pasi carmatosi paraprakisht popullsine e Korces, nisi masakra te pergjithshme. Qeveria greke I beri te njohura faktet e saj…”

    Kjo eshte e gjitha!. Po te degjosh greket del se jane autoritetet shqiptare ata qe masakruan te krishteret! Por ajo qe na cudit ne telegramin e mesiperm eshte ky turp qe ne po e veme ne dukje me poshte: duke folur per banoret e Korces per ta thuhet thjesht “te krishtere”, ose kudo gjetke dhe perhere greket perdornin shprehjen “greke” per te krishteret ortodokse te Shqiperise.

    Tamam ketu qendron cmenduria e pakorigjueshme e fqinjeve tane te dashur te Jugut! Per ata kushdo qe eshte ortodoks eshte domosdo grek; eshte e pamundur per nje grek te beje dallimin ndermjet kishes ose fese dhe races nga ana tjeter. Ne kete menyre shqiptaret ortodokse jane marre per greke ashtu sic jane quajtur si te tille bullgaret, vllehet apo serbet deri ne ditet tona (6).

    Persa u perket grekeve, sic e kemi thene edhe me lart, ashtu sic e kane percaktuar edhe konferencat e Londres dhe te Firences, nuk ka syresh ne te gjithe Shqiperine pervec nja dhjete fshatrave te perzier ne jug te Delvines. Nuk gjendet asgjekund tjeter qofte edhe nje grek I vetem. I meshojme termit I VETEM dhe e nenvizojme ate sepse greket, per te cilet jane te huaja te gjitha ndjenjat e ndershmerise e te turpit, nuk kane rreshtur kurre se beri te munduren e te pamunduren per te mashtruar opinionin publik boteror.

    Ne te kundert gjenden me shume se 100 mije shqiptare ne rajonet qe shtrihen ne jug te Kepit te Ftelias (kufiri jugor I Shqiperise) ne Preveze dhe ne Arte.
    Te kthehemi ne ceshtjen e Korces.

    Fatkeqesisht e keqja nuk eshte lokalizuar vetem ne rrethinat e Korces; murtaja greke shtrihej pergjate gjithe frontit te kufijve jugore nga Bilishti ne detin Adriatik, duke kaluar nga Leskoviku, Permeti, Tepelena, Himara… Xhandarmeria shqiptare, nen komanden e oficereve hollandeze, kish shkuar te merrte ne dorezim krahinat qe greket duhet te zbraznin sipas notes se dates se 21 Shkurtit nepermjet se ciles Greqia deklaronte se I nenshtrohej vendimeve te Fuqive te Medha per kufijte e Shqiperise.

    Por ne vend te marrjes thjesht ne dorezim, xhandareve tane ju duhej te hynin ne luftime te verteta kunder ushtareve greke te maskuar ku me pak e ku me shume si andarte.

    Ne nuk kemi as me te voglin dyshim per natyren e vertete te ketyre te ashtuquajtur andarte. Ka deshmi te shumta te cilat vertetojne qe keta epirote s’ishin gje tjeter vecse ushtare greke ose vullnetare. Raporti I gjate I shefit te misionit hollandez ne Shqiperi qe po e publikojme ne fund te ketij liberi, eshte nje prove me shume per cka parashtruam me siper. Tani kam para syve deshmite e gjashte grekeve te kapur me arme ne duar ne Korce me 6 Prill 1914. Te gjithe keta “trima” pohuan se ishin ushtare greke duke dhene saktesisht edhe numrin e kompanise dhe te batalionit te tyre. (7)

    Autori I ketyre radheve u ndodh me 28 Prill (9 Maj) 1914 ne Kolonje, ne jugperendim te Korces, me majorin hollandez Verhulst ne nje takim qe duhej te zhvillohej ndermjet nesh dhe disa oficereve epirote. Une pashe tri oficere greke, ku me I madhi ishte me graden e kapitenit dhe quhej Cipuro. Ata mbanin te gjithe uniformen greke, kasketen ushtarake dhe… kuroren mbi kaskete. Jashte rregullit, ndermjet ketyre oficereve trimoshe, ndodhej nej fare Stefo, qe hiqej si shqiptar por qe ne e njohem pa mundim qe ishte nje grek apo me mire nje vllah I greqizuar prej rajonit te Gramozit, nga fshati Liskateh, I cili ndodhet ne territorin shqiptar te aneksuar nga Greqia.

    Per askend nuk ishte me mister. Greqia I pranonte me vullnet mjaft te keq vendimet e Fuqive te Medha, apo me mire te themi, nuk I pranonte fare ato. Nderkaq rezistenca e saj u be akoma me e thjeshte pasi Fuqite e Medha nuk ishin hic te prirura per te mbrojtur vendimet qe ato vete I kishin marre ne Londer.

    Greqia e shtynte gjithmone per me vone daten e largimit te trupave greke prej Epirit, nderkohe qe Venizellos u bente vizite qeverive te Europes. U tha qe ky largim prej Shqiperie do te fillonte me 18 Dhjetor 1913, pastaj me 18 Janar, me tej akoma me 18 Shkurt dhe me ne fund kjo histori filloi me 3 mars 1914 prej qytetit te Korces.

    Perballe vullnetit te keq te Gerqise, Shqiperia ishte teper e dobet dhe aspak ne gjendje per te vendosur drejtesine me forcat e saj. Keshtu qe ajo vendosi per ta kthyer ceshtjen ne duart e fuqive nenshkruese te konferences se Londres.

    Pra sic e patem vene ne dukje, vullneti I te medhenjve nuk ishte aspak aq I mire a c’desheruam e shpresuam ne. Venizellos kish arritur te merrte disa premtime gjate turneut te tij dhe ai shpresonte te mbante jugun e Shqiperise. Sidoqofte, duhej bere cmos per te mos dale ne shesh te palarat, meqe vete Fuqite e Medha donin te linin pershtypjen qe e mbanin fjalen e dhene sipas firmes se vene ku boja ishte ende e fresket. Me nje fjale, duheshin lene te dy palet e interesuara ta sqaronin problemin ndermjet tyre; pra te vihej perballe Shqiperia e vogel e sapolindur me Greqine pese here me te amdhe dhe me nje pavaresi gati shekullore.

    E kjo Greqi, duke mos dashur te kompromentoje perkrahesit e saj, shpiku komedine epirote, u perpoqe te beje sa te jete e mundur te besueshme, rezistencen e armatosur nga brenda vendit kunder bashkimit me Shqiperine! Per ta realizuar kete projekt, Zografos, ky tradhetar (8) I sherbente si marionete, me qejf te madh klikes ushtarake. Ushtare, oficere, municione, arme dhe para u vune ne dispozicion te tij. Nje bande e madhe keqberesish dhe kriminelesh si dhe mjaft ish burgaxhinj te sprovuar nga e gjithe Greqia, u cuan per te shtuar radhet e rekruteve per legjionet, te cilet me kulmin e paturpesise quheshin te SHENJTE!



    Vijon



    __ __ __ __ __ __ __ __ __ __
    shenime te autorit:

    (1) Ne garantojme autencitetin e tekstit, nepermjet deshmive te shume bashkekohesve.

    (2) Dhelperite e qeverise greke provokuan never dhe humbje durimi te z. Asquith, kryeminister I Britanise se Madhe.

    (3) Per ne Epiri eshte I gjithe Jugu I Shqiperise, deri ne gjirin e Artes. Per greket eshte vetem pjesa qe formohet prej rretheve te Kores dhe te Gjirokastres.

    (4) Kemi nxjerre dy paragrafet e meposhtem nga gazeta “Koha”, botimi Frengjisht dhe Anglisht, nr.1, qe doli ne Korce me 3/16 Maj 1914. Numri I dyte dhe I fundit I kesaj gazete doli me 15/28 Maj.

    (5) Shih Brailsford, “Macedonia, its races and their future”, London 1905, nje pershkrim I peshkopit te Kastorias dhe te terrorizmit religjioz te grekeve.

    (6) Kjo cmenduri eshte e pergjithshme tek te gjithe greket: nje ish konsull I pergjithshem grek ne Selanik, aktualisht minister I Plotefuqishem ne Rome, perdor te njejten gjuhe me nje seriozitet te habitshem!

    Fare pak kohe me pare (Janar 1915) qeveria e Venizellos a nuk pretendonte, dhe pa shaka, qe ne Durres kishte 1800 greke, duke dashur te thote me kete per gjithe sa qene te krishtere-ortodokse!

    Fjale per fjale: “Lajmetari (Le messager) I Athines I dates 9 Janar (n.s.) 1915: Komuniteti helenik I Durresit, sipas nje statistike zyrtare, llogarit jo me pak se 2000 shpirt(!!)

    (7) Ne muajin Prill 1914 gjendeshin ne Korce tri te rinje te huaj: konti Pimodan (francez), princi Stourdza (rumun), dhe Mr. H. Shervord Spencer (amerikan. Keta tri zoterinj, ndonese kishin ardhur thjesht per kuriozitet dhe si turiste, u gjenden ne epirote, ne Kolonje, ne jugperendim te Korces; ata pane me syte e tyre se ata qe thirreshin epirote, nuk ishin vecse ushtare dhe oficere greke, te veshur si hajdute malesh.

    (8) Kujtojme ketu qe gjate gjithe problemit epirot, Zografos dhe kolegu I tij Spiro Milo, te dy epirote, domethene shqiptare, I pari bir I nje babai me origjine nga Gjirokastra dhe I dyti I lindur ne Himare, qe te dy hyne te rinj ne sherbim te Greqise dhe, si gjithe tradhtaret, me nje devotshmeri servile ndaj ceshtjes greke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xhiko : 19-07-2005 mė 20:56

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •