Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    "Bukuria" e fjalorit te deputetve Shqipetare.

    Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tij te mrekullueshme rrefen per nje episod gjysem komik e gjysem te trishtuar per prapambetjen shoqerore te fshatit shqiptar te kohes qe pershkruan, pra te fillimit te shekullit te njezete. Nje grua e ve, akuzohej nga kryepleqesia se kishte mbetur shtatzane dhe ky ishte nje krim i rende per kohen, si ne Mesjete, kur grate i varnin per nje veprim te tille apo si ne zonat me te egra te vendeve islamike ku i vrasin te gjalla me gure ne mes te sheshit sot e kesaj dite.

    Po le te kthehemi tek episodi i beut intelektual te Vlores e me vone deputet ne parlament. Gruaja u vu nen hetim nga fshati te tregonte emrin e babait te femijes. Ajo tha se e kishte me burrin e vdekur i cili ngrihej cdo nate lugat nga varri dhe i vinte se shoqes ne shtepi. Pleqte - roje te nderit te fshatit thane se do benin proven e kalit - nese kali ne mes te nates do trembej te kapercente varrin e te vdekurit, do te thoshte se aty kishte vertet lugat. Eqerem bej Vlora, i thirrur per te dhene mendim, per te shpetuar gruan fshatare nga ndeshkimi primitiv pagoi nje djale qe ta trembte kalin gjate proves e te dukej sikur kafsha u tremb nga lugati.

    Pas nje shekulli te tere, kur duhet te na dukeshin si perralla keto tregime, kemi ende nje parlament ku burrat e ketij vendi, te zgjedhur me vote populli, ulerijne e cirren per ceshtje morali me keq se kryepleqte e kohes se Eqerem beut. Atyre sepse ju dalin para syve lugeter te ndryshem qe vene me gra dhe i sulen njeri-tjetrit me akuza dashurirash e morali, sikur gjoja vertet ju intereson nderi i njeri-tjetrit. Sikur nuk e kuptojme ne, njerezit jashte parlamentit se ato te shara te neveritshme behen per arsye politike dhe per te perjashtuar kundershtarin me mjete te ulta. Sepse, sic e dihet, keto lloj argumentash i perdor vetem njeriu i dobet e i pazoti te kete force mendimi e argumentimi te vertete ne debatet me rivalin e tij politik.

    Por kjo nuk eshte aspak per te qeshur e per t'u tallur. Akuzat e ndersjellta dhe te pa fre, nga te dy palet, te koheve te fundit ne parlament me teme moralin, per mendimin tim jane nje dhune psikologjike qe ushtrohet ndaj individeve-deputete. Perfytyroni rrethin e miqve, te shokeve, te zgjedhesve te zones, brezat rinj per te cilet parlamenti duhet te ishte tempulli edukates, respektit reciprok, kultures se dialogut e respektimit te mendimit te tjetrit, pavaresisht nga idete e kunderta. Kjo eshte vecanerisht nje dhune e rende, e eger ndaj familjeve te tyre. Perfytyroni femijet e ketyre njerezve se cfare duhet te degjojne per babane a nenen e tyre qe deri me ate cast i kane menduar shembuj te inteligjences, punes e kultures. Ketyre femijeve do t'ju duhet te perballojne te nesermen ne shkolle veshtrimet dhe fyerjet e te tjereve, pesojne trauma nga te cilat nuk do shpetojne dot gjithe jeten. Dhe ata jne me te pafajshmit e shoqerise sone.

    Ndersa vete shoqeria shqiptare goditet perseri ne thelbin e saj, duke u ndjere e pafuqishme per t'i bere balle se keqes, duke ju lekundur vazhdimisht besimi per gabimet qe ben kur voton apo kur zgjedh. Dhe, ndonese nuk mesohet dot me ate fjalor vulgar e te pacipe, te marre hua nga skutat me te shemtuara te rrugeve te erreta e te ligesise njerezore, ndonese perpelitet duke enderruar kulturen si Migjeni driten me qiri ne erresire, po te vazhdoje ky lume i peshtire fjalori , do vije dita e do t'i duket normale nje sjellje e tille. Kush do te kete me force te kandidoje per kuvendet e ardhme, kur e di se c'e pret? Apo mos valle pikerisht ky eshte dhe nje qellim indirekt e i fshehte, qe njerezit t'i rrine larg pushtetit nga frika e diskreditimit te nje lloji te tille e pushteti te mbetet vetem ne ca duar?

    A nuk ka nje mundesi qendrese ndaj sjelljeve te tilla qe prekin jetet personale te njerezve? A nuk ka nje kod etik, nje rregull, nje frene, nje mundesi per te ndjekur debatin ne parlament ne menyre normale, sic e ndjekin gjithe njerezit ne bote? A nuk mund te kemi edhe ne parlamentin shqiptar nje sjellje te kulturuar e nje fjalor te permbajtur, sic do t'i kishte hije te zgjedhurve te ketij vendi?




    Une jam shume dakort me permbajtjen dhe thelbin e tekstit me lart.
    Sidoqofte, do doja te thesha se eshte mese e vertete qe nqs te "zgjedhurit"- ata qe konsiderohen si elita e perzgjedhur- e nje vendi nuk japin shembullin e mire, nuk e di se kush mund ta jape!
    Problemi qendron tek fakti se si mund te bejme per tju ndryshuar kete huq, perderisa jane ata te cilet bejne ligje e na "imponojne" rregulla!?
    Zvendesim... por si?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Refimet e Eqerem Bej Vlores jane publikuar tek Albasoul te plota 1 vit me pare nga ILovePejaa, dhe i gjen edhe ne forumin e historise te plota tek:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=&threadid=939
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po une nuk doja te tregoja rrefimet e Eqos mer jahu. Merr mundin ta lexosh pastaj te replikosh... Pastaj nuk eshte teksti tim mer jahu.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: "Bukuria" e fjalorit te deputetve Shqipetare.

    Postuar mė parė nga korēar

    Zvendesim... por si?
    Me ane te votes!

  5. #5
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    E mo mja dhe ti!
    Me tere mend e ke o? Po kush do paraqitet ne vendet e atyre qe jane, apo ti me shoke. Na jep ndonje shembull se kush mund te zere vendin e tyre...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    O burre, breza te rinj po edukohen, kohera te reja po lundrojne trojeve shqiptare. Mos pyet se kush do vije, thuaj kur. Mos prit, por vepro. Informoji shqiptaret, flit per ide demokratike, per krenari, per vlera humane.

    Mesoji qe nuk eshte vetem paraja fuqi e vertete ne kete bote. Mos mendo se ata njerez do pikojne nga qielli.

    Ata njerez jane mu ata qe i sheh rruges ndoshta, pyet pak, meso!

  7. #7
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    E shoh une qe sta pritka hic per politike mor te keqen te ideve tende humane, dhe demokratike.
    Ne politike rrallehere ndryshojne njerezit mor i dashun; ne vend te Saliut do vije i biri qe eshte edukuar me parate e popullit ne universitetet me te mira; ne pushtet do vije i biri i Nanos me shkollim te njejte; ne mos jene bijte e tyre do jene niperat a kusherinjte... Sado te shkolluar te jene keta te fundit praseprapi i njejti gjak me ata te paret kullon ne venat e tyre; dhe shembulli i pare i nje femije eshte pikerisht babai!
    Pastaj keta te fundit jane te privilegjuar nga emri qe mbartin por edhe nga lidhjet qe kane nderthurur paraardhesit e tyre, qe jane nje gjak, me te tjeret pjestare te pushtetit e keshtu me radhe.
    Por megjithate falemnderit profesor per leksionet qe po me jep ne lidhje me ato qe duhet te mesoj une; duhet te jam bere vertet per ibret meqe po marr keshilla nga njani si puna yte.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Oh ironine e ke shume te forte...

    Megjithate, une do e injoroj kete rradhe. Per sa kohe ti te mendosh "Nano, i biri i Nanos. Saliu, i biri i Saliut" je i "mallkuar" te themi ose ne anglisht "doomed" te mbetesh ne pushtet me ata njerez qe ke dhe kemi sot.

    Idete humane, dmth idete njerezore qe ne vete ngerthejne shume vlera njerezore sic jane e drejta e fjales se lire, e drejta e shprehjes se opinioneve qe ndoshta nuk mund te jene te popullarizuara (si ky rasti im, ku ti perdor ironine duke menduar se mua me len pershtypje), e drejta e mendimit te pavarur politik e individual etj., mund te evoluojne ne kohe dhe vend te caktuar.

    Nano nuk do jetoje perjete, e as Saliu. As kjo menyre e qeverisjes nuk do zgjate perjete. Por, do zgjas per aq kohe sa te kete njerez sikur ti qe kerkojne ndryshime e sa here t'u thuhet lufto per tom i ngresin luart larte. Mos harro se nje individ me idete e veta mund ta ndryshoje boten.

    Une nuk te thashe meso ne kuptimin bukval (apo te drejtperdrejte) te fjales, por te thashe meso se cka mendojne te tjeret, bashkeatdhetaret mbi kete teme qe ti e hodhe per diskutim. Flit me ta, mesoji mendimet e tyre dhe diskuto. Do te gjesh shume bashkemendimtare. Mos u frigo, s'te hane dot.

    Je shume i prire te gjuash gurin e te fshehes doren. Kete rradhe mundohu ta gjuash gurin, e ta tregosh doren.

    Winston Churchill ka thene:

    "Cdo popull e meriton ate Qeveri qe e ka."

    Mendoja se e ka gabim, por duke te pare ty se c'shkruan e si i drejtohesh nje njeriu qe vetem u mundua te flase me ty, fillova te mendoj se nuk e ka edhe aq keq.

    Shprehu korcar, me trego se si do te ndryshosh ti dicka. Apo je pajtuar me fatin tend, e do jetosh gjithmone nen apati e injorance?

  9. #9
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nq se ironia ime nuk te ben pershtypje nuk duhet te kishe kthyer pergjigje fare... po me duket se te djeg ka pak edhe ty.
    Nejse, "Fjalet e shumta jane fukarrallek", thote populli, prandaj edhe une mundohem ti pershtatem sa me shume kesaj thenieje - nuk e di sa ja arrij se te them te drejten njerez jemi qe te gjithe dhe pa leshuar ndonje thashethem nuk bejme dot, por thashethemi nuk eshte tja keputesh kot se koti si puna e cave...
    Dhe qe ti e injoron ironine time eshte puna tende por te lutem mos e thuaj ne forme "kercenimi", se nuk tremben njeri!
    MOs je gje nga ata qe gjoja hiqen te zgjuar duke sjelle shprehje personalitetesh ne loje, per vete faktin se nuk ja dalin dot me argumentat e tyre.
    Gurin nuk e kam hedhur ndonjehere dhe te fsheh doren me pas, sic po e shikon vete kur hedh gurin e pare jo qe nuk fsheh doren por marr tjetrin ne dore per gjuajtur akoma me fort.
    Ate qe une po bej per te permiresuar sado pak jeten e atij populli qe me ka bere koken e di vete dhe skam nevoje ti sjell bemat time ne forum; une jam filozof i pragmatikes mor i dashun.

    KOha do tregoje gjithcka.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e i_hershem
    Anėtarėsuar
    22-02-2003
    Vendndodhja
    tor
    Postime
    10
    O njerez, a mund te na ndihmoje njeri dhe te na botoje te plote gjuhen diplomatike midis deputeteve Dajci - Blushi dhe Dade - Berisha (ky molja ka fillu te meret dhe me pjeshka tani) ne nje nga seancat e fundit te parlamentit ?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •