Sa do të doja sonte të ishe me mua dhe të marrim së bashku dy skajet e vetmisë, ti tërheqim fortë derisa ta çjerrim dhe pastaj ta bëjmë grimca të vogla të cilat era e lehtë e freskut mëngjesor do ti bartëte drejt greminave të jetës, aty ku vetmia edhe e ka vendin. Kurse ne sërish së bashku të ndërtonim fort të ardhmen të përforcuar me betonarme dhe te zbukuruar me ngjyrat më të bukura që ka jeta, me ngjyrat e dashurisë…
E pastaj le të kthej vetmia tek ne që të mbushet me helmin e dështimit dhe të marrë diplomën e humbësit.
Dhe së bashku me një zë do të thërrasim: VETMI, MBETE E VETMUAR TANI ËUK KE VEND TEK NE MË!!!
Krijoni Kontakt