Treshja u bë dyshe, dhe dyshja në njësh u shëndrrua. Njëshi bashkëjeton me vetminë, kurse ti, ti je shumë larg meje, mijëra kilometra na ndajnë dhe miliona kujtime na bashkojnë!? Tani vetmia mbizotëron botën, tani vetëm unë dhe kujtimet e një kohë të shkuar, vetëm unë dhe malli i pashuar për ty dhe kohën kur treshja jonë ishte e ndarë në mendime, por e bashkuar në vetminë tonë. Unë isha i vetmuar, Ti ishe e vetmuar dhe ajo-vetmia ishte e vetmuar!! Ç’paradoks!!??
Krijoni Kontakt