Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Sa do të doja sonte të ishe me mua dhe të marrim së bashku dy skajet e vetmisë, ti tërheqim fortë derisa ta çjerrim dhe pastaj ta bëjmë grimca të vogla të cilat era e lehtë e freskut mëngjesor do ti bartëte drejt greminave të jetës, aty ku vetmia edhe e ka vendin. Kurse ne sërish së bashku të ndërtonim fort të ardhmen të përforcuar me betonarme dhe te zbukuruar me ngjyrat më të bukura që ka jeta, me ngjyrat e dashurisë…
    E pastaj le të kthej vetmia tek ne që të mbushet me helmin e dështimit dhe të marrë diplomën e humbësit.
    Dhe së bashku me një zë do të thërrasim: VETMI, MBETE E VETMUAR TANI ËUK KE VEND TEK NE MË!!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Sonte po e ndjej VETMINE serish perreth meje, sonte ajo eshte zoteruese e hapsires sime dhe serish me perqesh, mu sikur me thote, ku je tani qe doje te me kepusje, ku e ke mbajtesen e skajit tjeter, ku? Dhe une nuk gjej pergjigjen, nuk te gje Ty dhe ajo qe eshte edhe me keq nuk e gjej dot as vehten time.
    Jam dhe sikur nuk jam, sikur kam nje zbrazeti ne brendine time dhe me behet sikur ikja jote ka te beje me zhgenjimin qe vetmia e shkaktoi, sikur edhe ti u kolaborove me te dhe te dya bashk me fundoset ne greminen e jetes, ndoshta edhe e kam gabim, por...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Sonte jemi vetem une dhe ti, ate e mori era e vaket e mesdheut me vehte, e vodhin nga ne kripa e njelmet e detit dhe unaza e infantit, neper te cilen kaloi dhe u zhduk sikur me truqet e magjistareve.
    Nuk do ta kerkoj, nuk do te vrapoj pas saj sikur pas eres dhe nuk do te bej vershime nga ujevarat e syve te mij, do te qaj ne heshtje dhe do te mbeshtetem ne krahrorin tend, do te leshoj koken lehtas mbi prehrin tend dhe do te denes ne qetesi
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e natyra
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Postime
    55
    nata bie mbi qenjen time dashuria jote po tretet diku ...ti e more me vete dhe te kthehesh s'kujtohesh ..athua cjam katandisur une keshtu pas teje ...athua me dashurove vetem nje cast apo une deshta qe ti te me duash ..mbase sdo ta kuptoj kete kurre,mbase sonte kjo vetmi qe rri mes nesh i thot te gjitha ......

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga natyra
    nata bie mbi qenjen time dashuria jote po tretet diku ...ti e more me vete dhe te kthehesh s'kujtohesh ..athua cjam katandisur une keshtu pas teje ...athua me dashurove vetem nje cast apo une deshta qe ti te me duash ..mbase sdo ta kuptoj kete kurre,mbase sonte kjo vetmi qe rri mes nesh i thot te gjitha ......

    Natyra,

    Dashuria tretet atëherë kur nuk kultivohet apo thënë më sakt kur ofrohet e nuk kthehet.
    Ikën dhe nuk kthehet dot dashuria e pa pranuar dhe aq më tepër kur ajo dashuri ngulfatet me qëllim.
    Kështu mendoj unë….
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e arsen
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    12
    Kur dashuria eshte e vertete ,reciproke, AJO ka rrenje te thella ne shpirte ne qenje te dy pesonave nuk shuhet ashtu papritmas ose jo une mendoj se nuk shuhet kurre , e nqs ne ndonje cast mendojme nje gje te tille nuk eshte e vertete pasi AJOvetem eshte ne"gjume" por kur te zgjohet ajo djeg ,pervelon.DHe e ne jete te mos kenaqemi me kujtime te embla duhet te luftojme per ta jetuar jeten ne menyren sa me te mire te mundeshme...por mos ta leme me nje ane dashurine pasi duhet te jete nga aty ku ta marrim forcen per te vezhduar.paci fat

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    arsen,

    E respektoj mendimin tënd dhe luftoj me tërë forcën time që të ruaj dashurinë që nuk ka lindur dhunshëm, por… ah kjo por… gjërat nuk mund të ruhen dhe të mbahen me dhunë, e as edhe dashuria, bile kjo më së pakut.
    Unë jam një person që gjithënjë në jetë jep më shumë se sa që kërkon dhe atë në çdo sferë të jetës. Di të jem krah për t’i qarë hallet, di në shumë raste të luaj edhe rolin e priftit në rrëfimore, por kurrë apo të them gadi kurrë nuk gjeta dikë që vërtetë të më kuptoj (apo jam i vështirë për të më kuptuar!?) dhe që të më shërbej si mbështetje, apo si udhërrëfyes në jetë, eh çfarë të bëj de….të tillë jemi ne shpirtërat e kësaj bote të rreme!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Tani mbetëm vetëm Unë dhe Ajo, Ti ike nga jeta ime, perëndove së bashku me diellin e jetës sime. Tani edhe afërsia është e largët dhe largësia është në gjithësi, tani ti më varrose bashkë me kujtimet e një dashurie të perënduar, apo më saktë një dashurie të parealizuar…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    TI MË VRET VETMINË

    1.
    Ti më vret vetminë
    Si një engjull nga qielli,
    Je gjithënjë aty ku jam unë
    Sikur rrezet nga dielli!

    2.
    Mëngjesin e pres me ty
    Drekën me ty e kaloj,
    Darka vjen me pamjen tënde
    Në gjumin e natës me ty shkoj!

    3.
    Je ëndërra ime me e bukur
    Dhurata që ajo më solli,
    Ylli im që rrugë m’tregon
    Shpresa që jeta në mua e mbolli!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Tanime nuk jemi as Ti, as Une dhe as Ajo! Ketu tani ekziston vetem nje gje: VETMIA. Vetmia e lene ne vetmi, kurse ne qe te tre te tretur ne gremine e quajtur jete!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetmia
    Nga Dito në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 03-11-2023, 04:51
  2. Vetmia dhe pasojat e saj
    Nga DEA27 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2009, 20:59
  3. Vetmia universale hapesinore?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 05:29
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  5. VETMIA DHE JU QE DEGJONI VETMINE
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •