Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Unë, Ti dhe Ajo në mes nesh Vetmia!

    Sa afër jemi dhe njëkohësisht sa larg!?
    Jemi aq afër sa nuk e shohim tjetrin dhe jemi aq larg sa e ndjejmë frymëmarrjen e tjetrit!?
    Qudi, por më duket sikur ajri që është në mes nesh është bërë mur i lartë, i pakapërcyeshëm, sikur grimcat e tijë janë lidhur në mes vehte sikur gurët në muret e kalasë dhe ky ajri i ka rrënuar të gjitha urat që dikur na lidhnin aq fortë, që dikur na i percillnin drithërimat e zemrës, aromën e trupave tanë, shijen e buzëve, sikur gjithëçka që na lidhte tani më është një e kaluar që nuk do të kthehet kurrë….
    Njëkohëisht jemi aq larg, sa edhe të rrahurat e zemrës i ndjejmë, edhe frymëmarrja jote më ngrohë gushën, edhe sytë e tu më depertojnë në thellësi të zemrës, sikur edhe era e bartë aromën e parfumit tënd dhe sikur shija e buzëve tua eshtë në buzët e mia, sikur…!?
    E në mes nesh VETMIA!!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Bukur, bukur, Pergezimet e mia per me te bukura ne te ardhmen.


    Dito.

  3. #3
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Vetmia,akull qe pervelon!

    Komplimente Poeti,edhe ne proze je i mrekullueshem.Shpresoj qe do te lexojme edhe me tutje krijime te tilla nga Ju .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Foleja_ : 18-07-2005 më 03:29

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ngadal por sigurt po i rrënojmë urat që na lidhin, ngadal por me qëllim po e hapim hendekun që na ndan!?
    Rrezet e dashurisë që dikur na ngrohnin trupin, tanimë janë bërë shigjeta të akullta që të ngrijnë zemrën, fjalët e bukura të dashurisë që ia thonim njëri tjetrit tani janë shëndrruar në fyerje, në përqmim, në urrejtje. Dhuratat që i bënim njëri tjetrit tanimë nuk e kan vlerën e tyre (aq më tepër që tani mungojnë fare). Ishte një kohë kur edhe një lule e vetme e dhuruar dhe shprehja e dashurisë e lexuar ne sy na ngritnin në qiell, kur njëri tjetrin e mbulonim me dashuri, me puthje, me ledhatime, kur mezi pritnim të takonim njëri tjetrin, kohë e cila perëndoi me perëndimin e diellit, me perëndimin e diellit të dashuris sonë!?

    Dhe njëkohësisht po ndërtojmë ura të reja, ura të holla, por ura që dashurinë tonë e bëjnë të fortë.
    Ja pra një fjalë, një shkronjë, një porosi na ngrisin në lartësitë e papara, na ngrisin aty ku çdo gjë ka bukuri, aty ku ajri ka aromën e dashurisë, aty ku qielli i ka ngjyrat më të bukura të vizatuara me ngjyrat e dashuris sonë. Aty ku një shikim i vetëm të ngrin gjakun dhe të bën që të shohish se si burojnë rrezet e dashurisë nga po ata sy!
    Aty ku e ndjen vibrimin e emocioneve, aty ku e ndjen ngrohtësinë e personit të dashur, aty ku edhe bora, shiu e akulli janë të reshura që të gëzojnë, të reshura që në të njejtën kohë të lagin edhe ty, të reshura që në një mënyrë na bashkojnë….

    Por përsëri VETMIA është në mes nesh!!!???
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #5
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Perderisa prisja qe TI te ngrisje degjuesen e telefonit ,sinjali ne pritje me ngjante ne klithmen e shpirtit , ne zerin e qjerrur nga ulerime e zemres qe me thonte te mos e sillja ate numer,ta ulja receptorin e tel dhe te kthehesha ne ulesen e vjeter e te vazhdoja te enderroj,mbase me kishin mbetur edhe pak faculeta letre te pa lagura nga lotet.Me dukej se cdo gje me therriste te kthej aty,por une me kokefortesin time vazhdoja te degjoja sinjalin deri ne ate ALO-ne tende qe me mungonte. Dhe athua cka mund te te thoshje me shume se nje alo? Prisa te me thoje se je kthyer nga rruge elarget e mundimshme,se nuk munde te me thoje as Lamtumire ,se nuk kishe kohe as te mendoje ne mua,as ne...dhe une do ti falja te gjitha.Po po me beso te gjitha i ke te falura. Zilja bie edhe me tutje,...Ti nuk je.Me duhet te kuptoj (por jo tani ,jo ) se te vdekurit nuk flasin.Mbes une,tel i shurdher,nje faculete e ndrydhur dhe Vetmia qe me rrethon!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    As mbrëmë nuk isha në mendime me ty, as mbrëmë nuk ishe pjesë e ëndrrave të mia, as mbrëmë nuk më ngrohe zemrën. Mbrëmë ishe edhe për një hap më larg meje, mbrëmë hendeku i ndarjes u bë edhe më i thellë dhe sikur një vrushkull i ajrit të ftohët me qëllim na hyri në mes. Prej mbrëmë më nuk je pjesë e imja, prej mbrëmë më nuk je në orbitën time, prej mbrëmë shpirtrat tona u ndanë përgjithmonë!

    Mbrëmë hyre më ndryshe në botën time, mbrëmë më zbulove botën tënde, mbrëmë hyre dhe mbete në zemrën time. As mbrëmë nuk munda të mos jem me ty në mendime, as mbrëmë nuk më zuri gjumi pa ledhatimin tënd, as mbrëmë nuk mbylla sytë pa puthjen tënde. Prej mbrëmë ti hyre sikur shkëlqimi i diellit në shpirtin tim, prej mbrëmë unë jam pjesë e qiellit tënd, prej mbrëmë natyra i ka ngjyrat e dashuris sonë…

    Dhe sërish rreth meje mbizotëron VETMIA
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    une jam une
    ti je ti
    te dy bejme nje family
    atehere cdreqin ben ketu ti VETMI?

    lol ?
    To look life in the face....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    VETMIA edhe më tutje është në dhe me mua.
    Njerëzia rreth meje më duken sikur hije, hije të egra që më duket sikur kanë hyrë në mes nesh dhe duan të na ndajnë, hije që sikur po më hanë çdo ditë nga një pjesë të trupit, shpirtit dhe zemrës sime. Sikur po më ndajnë me dhunë nga ti dhe dua që vetminë ta mbjellin në zemrën time…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ajri që është në mes nesh, është bërë si një paravan i ngjashëm me murin kinez, aq i lartë dhe aq i pakapërsyeshëm. Shikimet tona po na i mjegullon mjegulla e dendur e ngritur rreth nesh, ndërsa takimet tona po i pengon shiu që me kaq vrull po bien që nga fillimi i lidhjes sonë, takimin e trupave tonë po e pengon largësia e horizonteve te nënqiellit te mugët,
    Dhe sërish përreth meje VETMIA
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    VETMIA, si një fenomen që të ngërthen sikur me darë dhe nuk të lëshon dot!
    Ti ikë nga unë kurse ajo posa ka shkuar, rreth meje një mjegull që nuk më len të hap sytë dhe të shoh të ardhmen. Rreth meje akulli që nuk e lejon ngrohtësin nga zemra ime të arrij tek ti dhe me afshin e sajë të ngroh shpirtin tënd. Vetmia më shtërngon dhe më mbanë sikur të lidhur në prangat që jeta mi ka vënë dhe sikur nuk më lejon të hapëroj drejt dritës së diellit tim, diellit qe e mbulon horizontin e perëndimit tim.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetmia
    Nga Dito në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 03-11-2023, 04:51
  2. Vetmia dhe pasojat e saj
    Nga DEA27 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2009, 20:59
  3. Vetmia universale hapesinore?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 05:29
  4. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06
  5. VETMIA DHE JU QE DEGJONI VETMINE
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •