Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post PD: Platforma për 100 ditët e para të qeverisë

    ----------------------------------------------------------------

    Rikthimi i besimit tek shqiptarët se lufta kundër korrupsionit do të jetë e sukseshme duke ndërmarrë:
    i. Krijimin e Task-Force antikorrupsion nën drejtimin e Kryeministrit. Rishikimin e rolit të njësisë antikorrupsion. Adoptimin e planit të detajuar të masave antikorrupsion
    ii. Aktivizimin e menjëhershëm të kontrollit të brendshëm
    iii. Aktivizimin e linjës konfidenciale të ankimit për rastet e korrupsionit
    iv. Lidhjen e një marrëveshjeve bashkëpunimi me shoqërinë civile
    v. Ngritjen e qendrave të informimit të publikut. Aplikimi i teknologjisë së informacionit për një komunikim aktiv me publikun në institucionet qendrore të ekzekutivit
    vi. Zbatimin e ligjit për konfliktin e interesave. Amendimi i tij në pikat e dobëta
    vii. Kryerjen e transparencës (për aq sa i takon qeverisë dhe PD-së) për financimet e zgjedhjeve të vitit 2005
    viii. Lehtësimin e imunitetit të zyrtarëve sipas rekomandimeve dhe modeleve më të avancuara evropiane
    ix. Rishikimi i ligjit të prokurimeve dhe adoptimi i institucionit të ombusmanit të prokurimeve në procesin e prokurimeve publike


    II. Impenjimi i menjëhershëm në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve nëpërmjet:
    i. Ristrukturimi i institucioneve kryesore me rol në këtë fushë dhe largimi, bazuar në prova ,i punonjësve të inkriminuar
    ii. Goditje e shpejtë e grupeve të njohura kriminale
    iii. Vendosjes së menjëhershme të një bashkëpunimi kapilar me institucione të specializuara ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve
    iv. Ulje e ndjeshme për të paktën të krimit ordiner
    v. Vendosjen e disiplinës në qarkullimin rrugor dhe uljen e aksidenteve

    III. Realizimi e tejkalimi i objektivave makroekonomike,fiskale e buxhetore të programuar për vitin 2005 nga qeverisja socialiste nëpërmjet:
    i. Masave të menjëhershme për rivendosjen e disiplinës fiskale,ristrukturimi i organeve tatimore e doganore dhe largimi i punonjësve të korruptuar mbi bazën e provave. Tejkalimi i programit të të ardhurave buxhetore të qeverisjes socialiste për vitin 2005
    ii. Përshpejtimi i programeve të kryerjes së investimeve publike në sektorët prioritarë, ndjekja me përparësi e realizimit të tyre
    iii. Reduktimi i menjëhershëm i shpenzimeve të tepruara qeveritare dhe rialokim i tyre në prioritetet e zhvillimit
    iv. Rritja e pagave dhe pensioneve duke konsideruar si minimale nivelin e përcaktuar nga programi buxhetor i qeverisjes socialiste


    IV. Përgatitja e paketës fiskale e buxhetore për vitin 2006 në përputhje me programin qeverisës të PD-së.

    i. Programi buxhetor dhe fiskal 2006 do të jetë gati brenda muajit tetor 2005. projektbuxheti do të bazohet në prioritetet qeverisës të programit të PD-së dhe do të bëhet në konsultim të hapur si asnjëherë më parë me institucionet publike, qeverisjen vendore, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit, sindikatat dhe grupet e tjera të interesit. Mbledhjet e qeverisë për projektbuxhetin do të jenë të hapura për publikun
    ii. Diskutimi i programit buxhetor dhe fiskal 2006 do të fillojë më herët se kurrë në Kuvend në mënyrë që t’i jepet mundësi të gjithë aktorëve të interesit të përfshihen edhe në këtë stad të dytë.


    VI. Kryerja e riorganizimit të ekzekutivit qendror sipas principit të një qeverie të vogël por efiçente
    i. Sipas kompozimit të qeverisë me pak kabinete, do të bëhet edhe ristrukturimi i ministrive dhe institucioneve qendrore të ekzekutivit
    ii. Do të mbyllen ose shkurtohen një rrjet i tërë institucionesh parazitare rreth Këshillit të Ministrave dhe ministrive të ndryshme

    VII. Rivendosja e disiplinës financiare në Korporatën Elektroenergjitike

    i. Ndryshim i stafit të lartë drejtues të koorporatës
    ii. Largim i punonjësve të korruptuar
    iii. Kryerje e një kontrolli të thellë financiar në këtë kompani
    iv. Reduktim i faturimit aforfe në më shumë se 30% të rasteve dhe zëvendësimi i tyre me faturën sipas matësave elektrikë të konsumit
    v. Sigurimi i furnizimit me energji elektrike për dimrin 2005-2006 në të gjithë vendin
    vi. Eliminimi i diskriminimeve rajonale në furnizim
    vii. Rritja e arkëtimeve dhe ulja e ndjeshme e abuzimeve me energjinë elektrike të konsumatorëve të pandërgjegjshëm

    VIII. Hapja e shpejtë e tregut të telekomunikacioneve

    i. Bllokimi dhe anullimi i kontratës së shitjes së Albtelekom
    ii. Vendosja e disiplinës financiare në këtë shoqëri
    iii. Anullimi i të gjitha kontratave korruptive e në konflikt interesi. Eliminimi i trajtimeve diskriminuese të operatorëve ruralë dhe të shërbimeve të informacionit
    iv. Përgatitja e plotë për hapjen e tregut në vitin 2006. Rritje e kërkesës për funksionim efektiv të entit rregullator nëpërmjet monitorimit parlamentar
    v. Kryerja e të gjitha përgatitjeve për privatizim të hapur e të ndershëm të Albetelekom brenda vitit 2006. hapje e tenderit ndërkombëtar për këtë qëllim mundësisht brenda vitit 2005.

    IX. Hartimi i paketës së ndërhyrjes në procedurat administrative. Ulje e barrierave administrative dhe përgjysmimi i ditëve të regjistrimit të një biznesi.

    X. Sigurim i një hapjeje të mbarë të vitit akademik 2005-2006

    i. Ministria e Arsimit në bashkëpunimme qeverisjen vendore do të angazhohen me një prioritet të lartë për të finalizuar të gjitha përgatitjet e duhura për vitin shkollor 2005-2006. Do të rishihen mundësitë për rritjen e fondeve publike për arsimin nga buxheti i shtetit për periudhën e mbetur të vitit.
    ii. Universitetet publike do të hapin plotësisht dyert për të gjithë të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë në arsimin e lartë

    XI. Rishikimi i reformës në sektorin e shëndetësisë në përputhje me vizionin dhe programin e PD-së. Garantim i kryerjes së investimeve dhe furnizimit me mjete duke alokuar më shumë fonde nga buxheti pas rishikimit të tij për periudhën e mbetur të vitit.

    XII. Nisja e përgatitjeve për vitin turistik 2006

    i. Si asnjëherë tjetër, përgatitjet për vitin turistik 2006 do të fillojnë që në vitin 2005
    ii. Me prioritet do të konsiderohen programimi i ndërhyrjeve kryesore në infrastrukturë dhe shërbime bazë
    iii. Prishja e ndërtimeve pa leje dhe largimi i mbeturinave të prishjeve
    iv. Përgatitja e programit të punës për zhvillimin e turizmit
    v. Rishikimi i paketës ligjore për turizmin
    vi. Hartimi dhe fillimi i zbatimit të planit të punës për 24 orë furnizzim me ujë për qytetet turistike në verën e vitit 2006


    XIII. Marrja e të gjitha masave logjistike dhe institucionale për t’i paraprirë shirave të vjeshtës dhe dimrit 2005-2006 duke minimizuar dëmet e mundshme.

    XIV. Rishikimi i ligjit për legalizimet e banesave dhe rifillimi i procesit në përputhje me ndryshimet ligjore. Kryerja e më shumë se gjysmës së legalizimeve brenda vitit 2005.

    XV. Vendosja e disiplinës në sektorin e ndërtimeve dhe cilësinë e karburanteve për të ulur ndjeshëm ndotjen e ajrit në qytetet kryesore të vendit

    XVI. Rishikimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave në përputhje me programin e PD-së dhe të aleatëve të saj. Llogaritje e saktë dhe transparente e kostos dhe hartimi i programit të kompensimit

    XVII. Llogaritje e saktë dhe transparente e Kostos dhe hartimi i programit të kompensimit në bashkëpunimme shoqatat e ish-të përndjekurve politikë

    Nisja e procesit përgatitor për zgjedhjet vendore të vitit 2006 sipas një procesi të hapur e konsultues me të gjitha forcat politike, qeverisjen vendore, partnerët ndërkombëtarë. Diskutimin dhe gjetjen e rrugëve më të përshtatshme për përfshirjen e emigrantëve në votime.

    ----------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Programi i 100 pikëpyetjeve



    Në programin e 100 ditëve të para të qeverisjes së djathtë, përdoren shpesh formulime që lenë të kuptohet se qeveria dëshiron të ndërmarrë rolin dhe atributet e organeve të tilla si Prokuroria dhe Gjykatat. Një tendencë e pakëndshme për një kryeministër që ka një të shkuar të rënduar nga precedentë të tillë. Ka shumë paqartësi dhe subjektivitet në programin e 100 ditëve të para të qeverisë Berisha, lidhur me luftën kundër fenomeneve negative, si krimi, trafiqet e kontrabanda. Duke e përshëndetur dëshirën dhe vullnetin politik që PD shfaq në luftën kundër krimit, korrupsionit, kontrabandës e trafiqeve, angazhime të ngjashme me ato të programit të 100 ditëve janë të rrezikshme dhe mund të krijojnë deviacione problematike për pozicionin, imazhin dhe kompetencat reale të ekzekutivit në skemën e përgjithshme institucionale të shtetit. Berisha dje tha që do arrestohen "grupe të njohura kriminale". Do të ishte shumë mirë për vendin goditja e krimit të organizuar në vend por qeveria s'mund të jetë prokurori. Paqartësia krijohet në këtë rast edhe nga fakti se gjatë gjithë fushatës, Berisha me akuzat e tij inkriminoi gjithë forcat politike që i kishte kundër. Idea e lëvizjes apo zëvendësimit të stafeve qëndron e fshehur keq në programin e 100 ditëve. Krijimi nga e para e Task Force-ave apo mbylljen e organizmave "parazite" tashmë egzistente pranë Këshillit të Ministrave, është një demarsh i hapur për ta përdorur kartën e riorganizimit si një pretekst të kamufluar largimi për personelin e specialistëve që punojnë aktualisht në këto struktura. Një hije shqetësuese e asaj frike të përgjitshme që egziston sot në administratën shtetërore rreth largimeve eventuale që mund të kryejë aparati i ri drejtues. Berisha deklaronte dy ditë më parë se do të largoheshin ata që bënë fushatë, ndërsa dje përmendi "largim me prova për të korruptuarit dhe ata që shkelin ligjin". Si do të ndodhë kjo? Këtë nuk e shpjegoi as Berisha dhe as KOP, ndërkohë që ekziston eksperienca tepër negative e fillimit të viteve '90 kur njerëzisht flakeshin në rrugë me motivimin "pengon reformat". Përdoret në masë në tekstin e shpërndarë fjala "ristrukturim", çka shkon në parim me çdo program qeverisjeje të re. Por në mjaft raste, kjo bëhet duke pasur parasysh kryesisht lëvizjen dhe heqjen e stafeve drejtuese, edhe kjo një e drejtë që parimisht ka cdo ekip qeveritar, me kusht që motivacioni i këtij procesi të mbështetet mbi kritere të qarta e transparente dhe jo mbi praktika spastrimesh. Qeveria Berisha merr përsipër të kryejë reforma të gjithanshem në një hark të shkurtër kohor. Por, papritur është harruar të futet në këtë program afatshkutër, premtimi i bujshëm që PD dhe lideri i saj bënë gjatë fushatës, për të përgjysmuar brenda javës së parë të qeverisjes taksat në fuqi. Ulja e presionit fiskal në këtë masë dhe në këto afate nuk është pjesë e programit të 100 ditëve, ndërkohë që rritja e pagave (një operacion që bie ndesh me uljen e taksave në funksion të logjikës monetare) është pjesë e programit. Në 100 ditët e para, programi i Berishës parashikon paraqitjen e paketës fiskale të vitit 2006 në tetor të këtij viti. Kryeministri i ardhshëm premtoi se do të tejkalojë planet e bëra nga socialistët në projektbuxhetin e vitit 2005 duke siguruar më shumë të ardhura. Kjo mund të jetë e realizueshme por kaq gjasa të lënë të besosh se një gjë e tillë mund të ndodhë duke parë efektit e kundërt që ka dhënë premtimi electoral për ulje taksash. Tatimorët janë të shqetësuar se nuk paguhen më taksat, ndërsa KESH thotë se kanë rënë arkëtimet. Qeveria Berisha angazhohet të sigurojë energji elektrike pa ndërprerje në të gjithë territorin që nga dimri 2005-2006, një angazhim serioz ky që meriton të monitorohet nga afër. Por projektet për më shumë drita kërkojnë para, kërkojnë investime në linjat tepër delikate. Si do të bëhen gjithë këto investime në KESH për të siguruar energji të pandërprerë për dimrin e këtij viti? Të premtosh në fushatë është ndonjëherë e lehtë, por të jesh në qeveri dhe të mbash premtimin qënka vërtetë shumë e vështirë. Zoti Berisha vazhdon të qëndrojë fort pas idesë se dosja Albtelekom duhet të marrë përsipër vulën "Anullohet". Pasojat e një veprimi të tillë janë për momentin vetëm të imagjinueshme, për sa kohë që qeveria e re nuk e ka konkretizuar këtë hap. Që tani duket e vështirë megjithatë, të mendohet se një marrëdhënie e ndodhur në një stad mjaft të avancuar kontraktual, siç është rasti i kompanisë më të madhe të telefonisë shqiptare, mund të kthehet mbrapsht. Pasojat financiare, por po aq edhe ato politike, janë për t'u peshuar me shumë kujdes në një rast të tillë. Si do të reagojë kompania turke që ka në dorë tashmë kontratën? Statistikat flasin se kjo kompani ka një xhiro prej 1 miliardë dollarë në vit, pra nuk duket një "kompani fantazëm" siç e ka prezantuar Berisha. Si do të reagojë qeveria turke ndaj një vendimi për anullimin e shitjes së Albtelekom? Ka shumë premtime dhe angazhime të tjera në programin e 100 ditëve të para të qeverisë së Berishës, që nga ulja e aksidenteve në rrugë dhe deri te përfundimi përgjysëm të legalizimeve. Më shumë se programi i 100 ditëve duket si një program i 100 pikëpyetjeve./G.SH/

  3. #3
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    A do te perkrahe Berisha propozimet e KOP-it apo i perdori anetaret e saj per fushate

    pas fitim te zgjedhjeve parlamentare vjen propozimi i pare nga KOP-i dhe pikerisht nga anetari me i spikatur i saj L.Basha, nje propozim qe per mendimin tim eshte mese i nevojshem per vende me mungese te theksuar demokracie si ne dhe qe me shume mundesi z.Basha e ka pare te aplikuar ndonje vend tjeter me demokraci te konsoliduar. Ky propozim u hodh poshte nga ana e Berishes. A mos eshte kjo valle nje perseritje e historise (kam ndermend te shkuaren kur pothuajse e gjithe pjesa me e madhe e intelektualeve me liberale te PD-se u largua nje nga nje nga vendimmarrja ose nga partia per fare E.Selami, G.Ruli, G.Pashko etj.) A mendoni qe Berisha e perdori KOP-in dhe anetaret e saj per fushate elektorale dhe se ky komitet do te jete thjesht per fasade pas ndonje ndikim te rendesishem ne vendimmarrje?

    me poshte eshte shkrimi i marre nga gazeta shqiptare:

    Berisha për herë të parë rrëzon propozimin e KOP

    Hedh poshtë idenë për krijimin e OJQ pranë PD


    --------------------------------------------------------------------------------

    Artemida Çollaku

    Kandidati për kryeministër i PD Sali Berisha, hodhi poshtë dje në një takim me anëtarë të KOP-it propozimin e bërë nga koordinatori kryesor i Komitetit të Orientimit të Politikave, Lulëzim Basha, për krijimin e instituteve të vogla me tematika të ndryshme, për të bërë oponencën ndaj PD-së gjatë qeverisjes së saj. Berisha tha se këtë detyrë do ta kryejë KOP-i "i cili do të zgjerohet në anëtarësi të mëtejshme ekspertësh".

    LAJMI

    Lulëzim Basha, kordinator i KOP-it pranë Partisë Demokratike, për herë të parë në mënyrë publike, u refuzua në idetë e tij, nga kryetari i PD njëkohësisht kandidat për kryeministër Sali Berisha. Në takimin e zhvilluar paraditen e djeshme, në një nga sallat e Hotel Tirana, ku Berisha po ekspozonte përpara anëtarëve të KOP-it disa nga pikat e draft programit të qeverisjes së drejtuar prej tij në 100 ditët e para të qeverisjes, propozimi i Lulëzim Bashës, për krijimin e OJQ-ve institute pranë PD-së për të bërë oponencën e qeverisjes demokratike, u hodh poshtë nga kryedemokrati. Sipas propozimit të Bashës, këto institute, do të kryenin një funksion të dyfishtë pranë Partisë Dmeokratike. Njëra nga funksionet, do të ishte oponenca gjatë periudhës që Partia Demokratike do të jetë në krye të qeverisjes së vendit dhe ideja e dytë këshillimi gjatë periudhës që kjo parti mund të jetë në opozitë. "Mendoj se se është e nevojshme që të hedhim hapat drejt materializimit të një forumi gjysëm të pavarur të ngjashëm me atë të vendeve perëndimore, i cili do të luajë një funksion të dyfishtë oponent gjatë qeverisjes dhe këshillues gjatë opozitës", tha Basha.
    Propozimi i tij nuk u pranua nga kryetari i PD Sali Berisha. Ky i fundit nënvizoi se këtë rol të dyfishtë do ta luajë Komiteti i Orientimit të Politikave. "Ne e kemi një strukturë të tillë që është Komiteti i Orinetimit të Politikave dhe ai do të luajë një funksion të dyfishtë oponentin dhe këshilluesin", tha Berisha. Ai nënvizoi se ky ishte edhe një nga qëllimet, për të cilat ai kërkoi rritjen e numrit të anëtarësisë të KOP-it.

    Propozimi
    Lideri i demokratëve Berisha propozoi rritjen e numrit të anëtarësisë së KOP-it me individë të cilët sipas tij kanë qenë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre dhe që kanë një kualifikim lartë. Ai kërkoi që në përpilimin e hollësishëm të programit për 100 ditët e para të qeverisë demokratike, të kontaktohet dhe të krijohen lidhje me punonjës të administratës aktuale. "Duhet të shtohet anëtarësia sipas komisioneve që ekzistojmnë në KOP, dhe merrni kontakt të vazhdueshëm për të gjitha të dhënat që duhen në mënyrë që të kompletohet sa më shpejt programi dhe të fillohet sa më shpejt nga puna", tha Berisha. Ai nënvizoi se filozofia e KOP-it është vazhdimësia dhe jo sosja e kësaj strukture. "Nisur nga kjo filozofi është e domosdoshme që kësaj strukture të mund t'i bashkohen ekspertë specialistë individë, që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit që kanë arritje konkrete, njerëz të suksesit", tha Berisha. Sipas tij, një gjë e tillë bëhet në vazhdën e përpjekjes që KOP-i të mbetet "një segment i çmuar i rëndësishëm në orientimin politik ekonomik e social të administrimit". Sipas tij është shumë i rëndësishëm arritja e qëllimit kryesor "pasurimi dhe konsolidimi në administratë i mendjes perëndimore".
    To look life in the face....

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •