Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Marina - 17 korrik

    Martirja e Madhe Marina lindi nė Azinė e Vogėl, nė qytetin Antioh tė Pisidia (nė jug tė Azisė sė Vogėl), nė familjen e njė prifti pagan. Nėna i vdiq teksa e lindi, dhe babai ia besoi foshnjėn njė mamie, e cila e rriti Marinėn nė Besimin Orthodhoks. Kur mėsoi se vajza e tij ishte bėrė e krishterė, babai i inatosur e pėrzuri dhe nuk e njihte mė si vajzėn e tij. Gjatė kohės sė persekutimit tė tė krishterėve nėn sundimin e perandorit Diokletian (284-305), kur Mariana ishte vetėm 15 vjeē, Shėn Marina u arrestua dhe u fut nė burg. Me besim tė patundur nė vullnetin dhe ndihmėn e Perėndisė, e burgosura e re u pėrgatit pėr fatin e keq qė e priste.

    Governatori Olimbrios, i mahnitur nga bukuria e vajzės, u mundua qė t'i mbushte mendjen qė tė hiqte dorė nga Besimi i Krishterė dhe tė bėhej gruaja e tij. Por shenjtorja, e palėkundur, i refuzoi ofertat e tij. Governatori i nxehur e dorėzoi martiren tek xhelatėt pėr ta torturuar. Pasi e rrahėn egėrsisht, e mbėrthyen me goshta nė nje dru dhe ia copėtuan mishin me njė sfurk me tre dhėmbė. Vetė governatori, duke mos i parė dot me sy kėto tortura, mbuloi sytė me dorė. Por martiria e shenjtė nuk u tut aspak nga torturat. Kur e hodhėn nė qeli pas torturave, ajo mori ndihmė qiellore qė i shėrroi plagėt e trupit. Xhelatėt e zhveshėn dhe e lidhėn nė njė pemė, pastaj e dogjėn duke i vėnė zjarrin. Me shpirt ndėr dhembė, martiria u lut: "Perėndi, Ti mė ke bėrė qė tė kaloj nė mes tė zjarrit pėr Emrin Tėnd, mė bėj qė tė kaloj edhe nė mes tė ujit tė Pagėzimit tė Shenjtė."

    Kur dėgjoi fjalėn "ujė", governatori dha urdhėr qė ta mbytnin shenjtoren nė njė kazan tė madh. Martiria iu pėrgjėrua Perėndisė qė ky lloj ekzekutimi tė bėhej pėr Pagėzimin e Shenjtė tė saj. Kur e zhytėn nė ujė, papritur ndriēoi njė dritė, dhe njė pėllumb i bardhe si bora zbriti nga Qielli, duke mbajtur nė sqep njė kurorė tė artė. Zinxhirėt qė kishin lidhur Shėn Marinėn u liruan vetvetiu. Shenjtoria u ngrit nė kėmbė nė kazanin e Pagėzimit duke lavdėruar Trininė e Shenjtė, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtė. Shėn Marina doli nga kazani e shėrruar plotėsisht, pa asnjė shenjė tė djegure nė trup. Tė mahnitur nga kjo mrekulli, njerėzit lavdėruan Zotin e Vėrtetė, dhe shumė besuan. Kjo bėri qė governatori tė ēmendej nga inati, dhe dha urdhėr qė tė vrisnin kėdo qė rrėfente Emrin e Krishtit. 15000 tė Krishterė u vranė dhe Shėn Marinės iu pre koka. Vuajtjet e Martires sė Madhe Marina u pėrshkruan nga njė dėshmitar okular i ngjarjeve me emrin Theotimos.

    Deri mė pushtimin e Konstandinopojės nga kryqėzatorėt Perėndimore nė vitin 1204, relikat e Martires sė Madhe Marina ishin nė manastirin Panteponteia. Sipas burimeve tė tjera, relikat gjendeshin nė Atioh deri mė vitin 908 dhe prej andej u transferuan nė Itali. Tani ato janė nė Athinė, nė kishėn e dedikuar Martires, Virgjėreshės sė Shenjtė Marina. Dora e saj e nderuar u transferua nė Malin e Shenjtė Athos, nė manastirin Batopedi.

    Kisha Orthodhokse e kujton Martiren e Shenjtė Marina nė 17 korrik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shėn Marina


    Shėn Marina, dėshmorja e madhe e besimit tonė, ishte nga Antiohia e Pisidisė, njė qytet nė Azinė e vogėl dhe jetoi nė kohėn e perandorit Klaudi II. E ėma e saj kishte vdekur pak ditė pasi e lindi, kėshtu qė ajo mbeti nėn kujdesin e babait tė vet, i cili quhej Edes dhe ishte jo vetėm pagan por dhe prift i idhujve. Ky ia besoi vajzėn qė ta rriste e t'ia edukonte njė gruaje tjetėr, e cila banonte nė njė ēiflig jashtė qytetit. Atje klima ishte shumė e mirė pėr shėndetin dhe Edesi ishte shumė i kėnaqur, sepse vajza e tij nė ato kushte do tė rritej e do tė madhohej pėr bukuri. Kohė mė kohė shkonte dhe vetė pėr ta parė vajzėn dhe pėr ta mbushur me tė puthura e pėrkėdhelje.

    Mirėpo Edesi, me gjithė kėtė kujdesje tė madhe qė tregonte pėr vajzėn e vet, nuk ishte nė gjendje t'i jepte asaj njė edukatė tė shėndoshė, sepse jo vetėm qė ishte pagan, por as vetė nuk e kishte atė edukatė. Ai donte qė vajza e tij tė kishte vetėm njė trup tė shėndoshė, tė bukur dhe elegant, ashtu siē e donte shoqėria e atėhershme. Marina e vogėl kishte trashėguar prej nėnės sė saj mjaft cilėsi tė mira, cilėsi tė cilat me kujdesin e asaj gruaje qė e rriste, u shtuan dhe u thelluan. Ajo grua kishte njė ndėrgjegje tė pastėr e tė zhvilluar, e cila siē na thotė Apostull Pavli, po tė ruhet mirė, bėhet pėr njeriun udhėheqės drejtėsie dhe shpėtimi. Me kohė pastaj, pse ka qenė e mirė dhe e ndershme prej natyre, kishte pranuar dhe besėn e krishterė. Bashkė me kėtė grua, u katekizua e u bė e krishterė dhe Marina e vogėl, e cila nė kėtė kohė ishte pothuaj 12 vjeē. Babait tė saj Marina e vogėl nuk i tregoi gjė pėr kėtė punė, se ai, si fanatik pagan qė ishte, nuk mund ta kuptonte mėsimin e lartė dhe tė bukur tė fesė sonė.

    Kishin kaluar qysh prej asaj dite qė u pagėzua, tre vjet; gjatė kėsaj kohe, duke dėgjuar rregullisht predikime dhe e ndodhur gjithnjė nė mėsimet, qė zakonisht bėheshin prej priftėrinjve nėpėr shtėpitė e tė krishterėve, mundi ta kuptonte fare mirė mėsimin e Krishtit dhe tė njihte tėrė porositė morale tė Ungjillit.

    Mirėpo ajo nuk kėnaqej vetėm me mėsimin. Dėshironte sidomos jetėn e krishterė. Prandaj falej rregullisht dhe me zemėr, kungohej sa herė e donte nevoja dhe pasi mė pėrpara pendohej dhe rrėfehej, kujdesej pėr pastėrtinė e shpirtit e tė jetės dhe ruante me pėrpikmėri porositė e Jisuit, qė kanė lidhje me mendimet, me dėshirat, me fjalėt dhe pėrgjithėsisht me tėrė sjelljen e njeriut kundrejt Zotit dhe tė afėrmit. Dhe Marina kishte njė trup shumė tė bukur, ishte njė nga krijesat mė tė pėrsosura tė Krijuesit.

    Si u bė 14 vjeē e pa tė arsyeshme, se nuk duhej mė t'ia fshihte kėtė punė babait. Kjo lloj taktike, qė i dukej si hipokrizi, nuk pajtohej aspak me karakterin e saj tė pastėr. Nga ana tjetėr, e shtyrė dhe prej dashurisė sė krishterė dhe prindėrore, e quajti si detyrė tė domosdoshme tė pėrpiqej ta ndriēonte dhe atė e ta kthente nė udhėn e shpėtimit. Kėshtu qė njė ditė, kur erdhi ai pėr ta parė, i tha sesi u bė e krishterė dhe e luti qė dhe ai ta pranonte kėtė fe.

    Kur e dėgjoi Edesi kėtė gjė, u trondit pa hesap. Urrejtja qė ai ushqente pėr tė krishterėt para kėmbėnguljes sė vajzės, nuk vonoi tė shfryhej edhe kundėr saj. Se pari me qortime, me lutje dhe me kėrcėnime nuk mundi ta kthente Marinėn pėrsėri nė fenė pagane, iku duke e mallkuar dhe duke i thėnė se kjo sjellje e saj e kishte dėshpėruar pa masė dhe e kishte bėrė tė mos e njihte mė pėr bijė. Po nuk ia tha asnjeriu kėtė gjė, as nuk e akuzoi tek autoritetet, sepse kishte frikė mos ata i thoshin se si ai, prift i idhujve, e la vajzėn e vet tė kapej nė rrjetat e tė krishterėve.

    Ca muaj mė vonė hynte kaluar nė Antiohi, qeveritari Olivri, i shoqėruar dhe nga njė kompani kalorėsie. Rastėsisht ky pa nė rrugė Marinėn, bukuria e sė cilės ishte jashtė ēdo pėrshkrimi dhe qė qeveritarin e bėri tė shtangej. Ndali pra kalin dhe e pyeti vetė si quhej dhe ku banonte. Ajo i dha pėrgjigjen e duhur dhe e turbulluar pėr kėtė takim tė papritur, u kthye menjėherė nė shtėpi ku u dha pas faljes pėr tė gjetur qetėsinė e saj shpirtėrore.

    Por Olivri nuk mbeti i qetė, dėshira shtazore e lindur nė zemrėn e tij pėr kėtė krijesė tė pafajshme, e ngacmonte pa pushim. Gjumi nuk e zuri fare natėn, duke pritur me padurim agimin. Tė nesėrmen pra, pak kohė pas lindjes sė diellit, dėrgoi ca njerėz nga tė tijėt nė shtėpi tė Marinės, qė t'i thonin tė pėrgatitej shpejt e shpejt se e donte qeveritari. Dhe ajo, si u fal me zemėr te Zoti qė ta forconte tė ruante besimin e tij deri nė fund tė jetės sė saj, u nis pas tė dėrguarve. Si iku, gra e vajza tė tjera shpresėtare, iu falėn Zotit pėr tė.

    Olivri, kur e pa, mbeti mėse i gėzuar. Dhe si u larguan tė tjerėt qė andej, ai i tha Marinės se kishte vendosur ta merrte nėn mbrojtjen e tij dhe se kishte pėr qėllim ta merrte dhe pėr grua. Me tė dėgjuar kėto fjalė, Marina u zverdh nė fytyrė, u bė si dylli. Olivri e kuptoi turbullimin e saj shpirtėror dhe i shqetėsuar i tha: "Pse u zverdhe, o Marinė? Nuk tė pėlqen propozimi im? Shumė vajza, madje nga familje aristokrate, do ta kishin zili fatin tėnd!"

    Shėn Marina nuk nxori fjalė nga goja dhe duke uJur sytė pėrdhe, po kuptonte se e prisnin mundime tė mėdha dhe prandaj i lutej fshehurazi Zotit qė ta merrte nėn mbrojtjen e Tij.

    Por Olivri i lypi medoemos pėrgjigje dhe ajo duke marrė guxim i tha: "Eshtė e pamundur". E pamundur? Si? Njė vajzė nga klasa e ulėt e shoqėrisė, fėmijė, pothuaj pa pasur asnjė stoli tjetėr veē bukurisė, hedh poshtė me lehtėsi njė nder aq tė madh qė po i bėhej prej njė qeveritari." Egoizmi i tij u prek dhe gjaku iu ngjit nė kokė.

    "Pse ėshtė e pamundur? bėrtiti. Mos ia ke dhėnė zemrėn tėnde ndonjė njeriu tjetėr?"

    Shėn Marina u skuq, por nuk u tremb, nuk e humbi kurajon.

    "Jam e krishterė, o qeveritar", u pėrgjigj me njė ton tė vendosur.

    Olivri u trondit. Njė valė zemėrimi e pushtoi. E krishterė? Shumė herė deri atėherė kėta pasues tė fesė sė Krishtit e kishin shqetėsuar. Dhe e dinte se sa tė fortė e tė pathyer ishin. Asnjė fjalė nuk mund t'i bėnte tė ndėrronin mendim, asnjė kėrcėnim nuk i trembte, asnjė premtim nuk i gėnjente, madje dhe mundimet e torturat mė tė tmerrshme nuk kishin asnjė fuqi para durimit tė tyre tė pashoq. Edhe Marina, pra, kjo vajzė e re dhe e pafajshme ishte e krishterė? Njė dashuri e fortė dhe njė zemėrim i madh u pėrpoqėn nė shpirtin e tij. Dhe pėr ca kohė zotėroi dashuria. Pasi me mundim tė madh e mbajti pėr ca kohė veten, u kujdesua ta bindte Marinėn, duke zėnė nėpėr gojė njė nga njė tėrė nderimet, kėnaqėsitė dhe dėfrimet qė do tė kishte, po tė bėhej gruaja e tij. Po kur pa se ajo nuk ndėrronte mendim, por qėndronte e pathyer nė besimin e Krishtit, e la zemėrimin qė tė shfryhej me tėrė fuqinė dhe egėrsinė e tij. E shau tepėr ligsht vajzėn e shenjtė, i tha tėrė ato fjalė qė pėrdorin njerėzit e demoralizuar kur janė nė fuqi dhe e ftoi qė tė deklaronte zyrtarisht se ishte e krishterė. Shėn Marina, atėherė, e pėrsėriti edhe para gjykatėsit rrėfimin e besimit tė saj te Krishti me aq guxim tė madh, sa tė tėrė sa ndodheshin atje, mbetėn me gojė hapur pėr heroizmin e kėsaj vajze tė re.

    Pėr kėtė rrėfim publik qė bėri, u dėnua herėn e parė tė rrihej me kamzhik. Kamzhiku ishte gjėmba-gjėmba, kėshtu qė nga tė rrahurat trupi i Shėn Marenės u mbush me plagė. Gjaku i saj i kulluar rridhte si rrėke. Olivri, i cili shpresonte se me kėtė mėnyrė do t'ia kthente mendjen, kur pa qėndrimin e saj tė fortė nė besim, u habit. Me gjithė kėtė kujtoi se, kur Shėn Marina pas atyre plagėve do tė hidhej nė burg, do tė vinte nė vete dhe do ta kuptonte gabimin qė bėnte duke i hedhur poshtė premtimet e tij. Por, edhe nė burg, ajo mbeti e pathyer. Nė mes tė dhimbjeve qė ndjente, falej me zemėr e me besim; dhe kur e zuri pak gjumi, pėrsėri bėrtiti: "Jam e krishterė". Tė nesėrmen e sollėn prapė para gjyqit. Mė kot u munduan ta bindnin me fjalė tė buta e premtime tė ndėrronte mendim. Ajo, si ditėn e parė, si nė gjumė, ashtu dhe tani, thoshte siē thoshin tė gjithė dėshmorėt e besimit tonė: "Jam e krishterė". Atėherė pėrdorėn tortura dhe mė tė rėnda, ia ēanė mishin me thonj prej hekuri. Vajza e re nuk mundi tė mbahej nga dhimbjet e mėdha, por me gjithė kėtė besimi dhe lutja dolėn triumfues. Mbeti deri nė fund e pathyer dhe e fortė. Pastaj e hodhėn prapė nė burg.

    Atė natė ndodbi njė ēudi e shkėlqyer. Ndėrsa Shėn Marina po falej e ulur nė gjunjė, tėrė plagėt e saj u shėruan menjėherė. Kjo ngjarje e papritur i dha edhe mė shumė kurajo. E pa me sytė e saj dashurinė e Perėndisė pėr tė dhe e falėnderoi nxehtėsisht.

    Edhe njė herė, tė nesėrmen, e nxorėn para gjyqit, ku qenė mbledhur mijėra qytetarė. Dhe kur kėta tė gjithė bashkė me qeveritarin dhe gjyqtarėt e panė Shėn Marinėn krejt tė shėndoshė, u habitėn. Njė shumicė burrash e grash, pa as mė tė voglėn frikė, e pranuan besimin e Krishtit dhe e lavdėruan Perėndinė. Qeveritari doli jashtė mendsh para kėsaj pune tė papritur dhe qė kjo tė mos kishte pasoja dhe mė tė mėdha, shpėrndau gjyqin dhe bėri sikur urdhėroi ta ēonin Shėn Marinėn nė burg. Por, me njė urdhėr tjetėr tė fshehtė, Shėn Marina u ēua nė vendin e vdekjes. Atje, ajo tha lutjen e saj tė fundit nė tokė dhe pastaj kėlliēi i xhelatit, duke i prerė kryet, e kurorėzoi me kurorėn prej diamanti tė dėshmores.

    Kujtimin e saj Kisha jonė e shenjtė e kremton mė 17 tė muajit korrik.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shėn Marina - 17 korrik


Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  5. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •