Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    TVSH dhe drejtori i saj nën akuzat e opozitës për njëanshmëri politike

    RD

    ---

    I denatyruari Artur Zheji

    Duke harruar profesionin e gazetarit, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Artur Zheji, e ka kthyer institucioin që drejton në një stacion televizv ku përgjatë të gjithë edicioneve të lajmeve mund të shohësh vetëm familjen Nano, ku shkon për fushatë elektorale, ku shkon për të drekuar, darkuar ku shkon për të prerë shiritat e inagurimeve dhe së fundi, në këtë tip televizioni jepet edhe axhenda e takimeve të një dite më pas të kryeministrit të Zhejit. Nuk ka pasur asnjëherë më parë një denatyrim të tillë të një drejtori të RTSH dhe të këtij televizioni, i cili vetëm pak ditë para zgjedhjeve ka harruar misionin që i ngarkon ligji për të qenë i balancuar, ka harruar se nuk është një televizion privat i tij, sikur vila që i është dhuruar në bllok, por është një televizion publik, i cili mbahet në këmbë me paratë e taksapaguesve. Si i tillë Zheji nuk mund të sillet si pronar në një institucion ku nuk është as më shumë dhe as më pak vetëm një çirak, por jo i shefit të tij Fatos, por taksapaguesve. Edhe nëse më parë ka pasur mangësi në funksionimin e RTSH në prag të fushatave zgjedhore, duhet thënë se prania e këtij drejtori nuk ka sjellë asgjë pozitive në funksionin e RTSH përveç raporteve të KLSH për abuzimet me shifra mjaft të mëdha. Roli prej servili të pështirë ndaj një kryeministri në ikje, sfumon të gjithë pompozitetin që mundohet të shfaqë Zheji, duke u shfaqur në televizionin e tij jo si drejtor i RTSH, por si analist.

    Mënyra e keqfunksionimit të RTSH është pasqyra më e mirë e keqpërdorimit të institucioneve shtetërore në këto ditë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ashtu sikurse të gjithë kandidatët socialistë që njëkohësisht janë ministra apo drejtorë të administratës kanë vënë në funksion të tyre të gjithë aparatet e institucioneve që drejtojnë, edhe RTSH po përdoret nga kryeministri njëlloj si kepërdoret edhe karburanti i institucioneve shtetërore për fushatën personale të ministrave të Nanos. Duhet të jesh miop sa edhe Nano edhe Zheji të besosh se kryeministri aktual mund të jetë sërish kryeministër nëse drejtori i RTSH vazhdon të japë kronikat qesharake, për shefin e tij nga mëgjesi në darkë. As në kohën e Ramiz Alisë nuk mbahet mend një drejtor i tillë i RTSH, ndërsa në kohën e Hoxhës, natyrisht që mund të ketë shokë.


    ........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja pak portret per nje kelish tjater te Nanos ..bracen e bandes Hakmarrja e shef i ZP se Nas Nanos..

    RD

    ---

    Maliqi: Ja si më lëvdonte Braçe në "ZP"


    Kandidati për deputet i LSI, zoti Lefter Maliqi, i ka drejtuar një letër të hapur deputetit të PS-së, zotit Erion Braçe, ku sqaron të gjithë insinuatat e krijuara nga deputeti Braçe ndaj tij. "U njoha me akuzat e ngritura ndaj meje në RTSH dhe natyrshëm e quaj të domosdoshme t'i sqaroj ato publikisht, sidomos në kushtet kur ty të krijohen mundësitë dhe të vihet në dispozicion televizioni shtetëror. Ti edhe vetë je i bindur se gjithçka ndaj meje ka qenë intrigë, me synim që të më inkriminojnë për shkak të qëndrimeve të mia, që i kam bërë prezente jo vetëm në linjën shtetërore (deri te Presidenti), por edhe në median e shkruar dhe elektronike. Konkretisht, artikujt problematikë që unë kam shkruar që prej vitit 1999 e në vazhdim, janë botuar në gazetat "Shekulli", "Korrieri", "Zëri i Popullit", "Sot", "Republika", etj.", thuhet mes të tjerash në letrën e hapur të Maliqit.

    Kandidati i LSI ka kujtuar shkrimet e pafund të Braçes në adresë të tij. "Që të mos zgjatem, po përmend artikullin tënd me titull "Ja si shthurret rendi", botuar në gazetën "Zëri i Popullit", datë 21.03.1999, ku ti Erjon, duke iu kundërvënë hapur ish-ministrit të Rendit, Petro Koçi, për qëndrimin e tij ndaj meje, ke thënë këto fjalë për mua: "Po kush është komisari Lefter Maliqi? Ai është vetëm 27 vjeç, i diplomuar në Akademinë e Rendit. Duhet të jetë ushtaraku më i ri në Shqipëri që mban gradën major; rezultatet e tij mund të përmblidhen: 100% zbulueshmëria e krimit dhe 100% goditja e tij; ka goditur trafikun e prostitucionit dhe e ka çuar Skraparin në vend të parë përsa i përket çarmatosjes së popullsisë". Këto janë fjalët e tua Erjon, që shkojnë deri aty sa t'i thuash ministrit Petro Koçi se qëndrimi ndaj Lefter Maliqit është rezultat i asaj se unë nuk jam pjesë e klaneve. Gjithashtu, ti ke debatuar me ish-ministrin Spartak Poçi, kur më çuan në Shkodër, pas ngritjes së problemeve për krimin e organizuar në Lazarat. Këto janë fakte që nuk kanë nevojë për koment", thuhet më tej në letrën e hapur të Maliqit.

    Kandidati i LSI e konsideron rivalin e tij të PS si një mushkonjë të kënetës socialiste. "Duke qenë se nëpërmjet personit tim ke sulmuar edhe LSI-në, po të them edhe nja dy fjalë. Partia juaj, që vetë e keni cilësuar kënetë, ku ti s'je bufi i kënetës, por një bëëëzzz, një mushkonjë në kënetë, e ka kthyer gazetën "Zëri i Popullit" në një kënd fletërrufeje me fyerje dhe sharje. Ti je nga të rinjtë e vjetër të kësaj partie, nga më të infektuarit dhe bëhesh akoma më qesharak kur akuzon të tjerët për korrupsion e të tilla gjepura, kur bota të tregon me gisht si më të inkriminuarin e të korruptuarin në kontinent. Erjon, mos mendo se duke shpifur do të fitosh kredibilitet. Mua më njeh i gjithë populli i Beratit, se jam bir i tij. Edhe ty të njohin, siç njohin edhe firmën e ndërtimit "Kora", pas së cilës fshihesh ti, duke e favorizuar e që i ka marrë të gjitha tenderat e zonës ku ti kandidon. Po kjo është një çështje tjetër, që do ta shohim më vonë. Duke të uruar të mira, të sugjeroj të heqësh dorë nga veprime që e tensionojnë situatën zgjedhore, siç ndodhi herën e fundit, kur erdhe në zonë me një tabor me policë apo me mesazhet kërcënuese që më dërgon", përfundon letrën e tij Maliqi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    RTSH-ja

    Sikur e kam pare kete raste me heret
    sikur e kam ndegjuar me heret
    sikur na ka plagos kjo padrejtesi edhe me heret..

    ........."Déjà Vue"



    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry RTVSH ne sherbim te komunisteve tash 58 vjet...

    Zoti Zheji, ju lutem tërhiqeni autobusin e RTSH nga oborri i PD!


    Astrit PATOZI


    U bënë disa ditë që në oborrin e Partisë Demokratike qëndron i palëvizshëm dhe stoik një ndër autobusët e Radio-Televizionit Shqiptar. Shfaqja e tij diku nga data 6 korrik ka qenë një befasi e madhe jo vetëm për zyrtarët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj të shumtë, por edhe për qarqet mediatike, të cilat e përcollën me ironi, si një nga ngjarjet më komike që shoqërojnë ndërrimin e pushtetit në Shqipëri.

    Zoti Zheji, ju lutem të jepni urdhër të tërhiqet autobusi i RTSH-së nga oborri i Partisë Demokratike, sepse makinat e kanë të vështirë të parkojnë dhe rruga në shesh është ngushtuar shumë. Nuk themi gjë për pasqyrimin diametralisht të njëanshëm të fushatave që RTSH ka bërë në këto 8 vjet. Nuk kemi ndërmend të ankohemi fare për monologun tënd disaorësh në ditën e zgjedhjeve dhe për mungesën e lidhjeve të drejtpërdrejta me forcën kryesore të opozitës. E kemi harruar mungesën e autobusit në kongresin e Partisë Demokratike, në hapjen dhe mbylljen e fushatës së saj elektorale të këtyre zgjedhjeve, i kemi bërë hasha lajmet tmerrësisht të njëanshme të RTSH, minutazhin dhe cilësinë e tyre gjithnjë në favor të qeverisë dhe të kryeministrit të rrëzuar nga zgjedhjet e 3 korrikut. Për vite e vite me radhë…

    Zoti Zheji, ju lutem urdhëroji ata punonjës të gjorë që të marrin autobusin dhe të kthehen në punë, sepse po mbushen 10 ditë që luajnë tavëll në oborrin e Partisë Demokratike. I kam parë vetë se si i hedhin zarët të ulur brenda autobusit, qull në djersë nga vapa, e cila shtohet për shkak të ekspozimit të automjetit në diell. Unë nuk di që instalimi i tij të ketë vlejtur për ndonjë gjë, pasi nuk kam parë këto ditë që RTSH të transmetojë "live" ndonjë dalje publike të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

    Qofsha i gabuar për këtë, por edhe nëse ju keni dhënë ndonjë konferencë shtypi nga selia e PD, besoj se do të më ndjeni për pasaktësinë. Sepse unë, zoti Zheji, e kam humbur prej kohësh shpresën se ju, pra RTSH, mund të jepni në mënyrë të paanshme zërin e Partisë Demokratike dhe e kam shumë të vështirë që ta drejtoj telekomandën tek kanali publik që ju drejtoni.

    Bëjeni këtë edhe për faktin se autobusi është goxha voluminoz dhe zë shumë vend, duke e vështirësuar shumë qarkullimin e automjeteve dhe të njerëzve, madje dhe të atyre që kalojnë rastësisht e nuk i lidh asgjë me selinë e Partisë Demokratike apo me pushtetin e saj. Mbi të gjitha, duhet ta dini, zoti Zheji, se tashmë janë larguar prej andej të gjithë autobusët dhe furgonët e transmetimit të drejtpërdrejtë të televizioneve të tjera. Ka ikur edhe "Klan"-i, edhe "Shijak" TV, edhe "Alsat", edhe "Vizion Plus", edhe të tjerë që ishin instaluar pranë selisë së PD disa ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut. Sepse nuk pritet më asnjë befasi, zgjedhjet kanë mbaruar dhe fituesi është shpallur. Këtë e di tashmë i madh e i vogël në të gjithë Shqipërinë.

    Zoti Zheji, ju lutemi tërhiqeni autobusin e RTSH nga oborri i selisë së PD, që njerëzit të kalojnë lirshëm dhe të qetë. Ata ndoshta nuk duan ta dinë fare se kush është fituesi. Por edhe ata që kanë fituar, nuk është se kanë pritur shfaqjen e autobusit të RTSH për ta besuar arritjen e tyre.

    Prandaj, zoti Zheji, shpresoj se ju do ta dëgjoni lutjen time të sinqertë.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Une mendoj se Televizjoni Shteteror --duhet te ULI E KUFIZOJ ne minimum POLITIKEN e te jete me teper nje televizjon kulturor qe te bashkoj shqiptaret, dhe te jete dhe ne satelit kudo ne bote.

    Ne gjithe vendet televizjonet shteteror manipulohen nga politika.

    Qe nga Italia fqinje [RAI] e me radhe deri ne Kanada.

    Ne Amerike nuk ka, ato qe jane publik kane ligje striket qe percaktojne peshen e cdo pale ne te, nuk ka ndonje peshe po eshte shume i ekulibruar dhe nje qe di.Zeri i Amerikes eshte per boten e bile me ligj ndalohet te futet ne politiken e brendshme se cilesohet si televizjon qeveritar qe perdoret nga qeveria e mund te abuzoj.

    Ne greqi televizjoni shteteror eshte shume i dobet.

    Vetem ulja ne minimum me ligj e POLITIKES ne te, dhe EKULIBRIMI me ligj , do ta bej ate me kredibel e normal.
    Po sidoqofte mendoj se TVSH duhet te kete nje drejtim kulturor kombetar e shume pak ne mos thene pak fare vetem ne lajme politike.

    Kjo tani eshte dhe ne te mire te biznesit, se sic shikojme sot ne bote ka shume televizjone te specjalizuar qe nga kultura, sporti, shkenca e bejne biznes shume te mire, se dhe njerezit i kane qejf keto televizjone pa nervat e politikes se perditshme , qe jane argetuse e qetesuse larg streseve te politikes se perditshme qe cdo dite shpik dicka ,qe te mbaj qytetarin lidhur me te.

    Eshte bere dhe si biznes politika , kur dhe shikon ne tv qe i japin aq hapesira ca vraserve e shume ane te tjera te jetes lihen ne hares se ato cilesohen nga redaktoret qe nuk jane aq te forta per te kapur vemendjen e shikusit, sa nje kamikaz a ndonje kriminel idjot apo ekstremist, qe vret njerez kote rrugeve.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Te jetojsh si musliman...
    Nga Dritë në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 12:45
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •