Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 170
  1. #61
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bukuroshja që nuk fal

    Nuk i është dashur të bëjë shumë punë për t’u njohur dhe më pas për t’u bërë e famshme. I ka mjaftuar bukuria, natyrisht zëri i veçantë dhe një bashkëpunim me grupin hip-hop më të famshëm në Kosovë, “Tingulli 3” dhe menjëherë Nora Istrefi u bë e njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe Shqipëri e Maqedoni.

    Akoma asnjë këngë të sajën, asnjë album, asnjë pjesëmarrje në aktivitete të muzikës së lehtë dhe fati i trokiti në derë. Më pas të gjithë donin të dinin diçka më shumë për këtë vajzë e cilësuar menjëherë nga të gjithë si “seks bombë”. Mirëpo Nora mjaftohej vetëm me daljet e saj në skenë, duke mos thënë asgjë për mediat. Deri vonë, sidomos për publikun që jeton në Shqipëri, vajza me flokë të zeza dhe trup të hatashëm, ishte një mister i vërtetë. U desh pjesëmarrja në “Top fest” dy vite më parë që të kishim mundësi ta shikonim nga afër dhe pse jo, të mësonim diçka më shumë për të. Por si gjithmonë informacionet e tavolinave, ato jozyrtaret janë shumë më interesante se ato pak fjalë që Nora thoshte në media mbi bashkëpunimet e saj të suksesshme muzikore.

    Nuk vonuan të përhapeshin zëra se Nora Istrefi nuk kishte vetëm lidhje pune me Getoarin, këngëtarin e grupit “Tingulli 3”, por edhe lidhje sentimentale. Ndërkohë gjithçka mohohej nga Nora kur ajo pyetej nga gazetarët. Edhe fakti që ajo u bë xheloze kur po ky grup bëri një këngë me Çiljetën dhe më pas thuhej se Getoari e la për t’u lidhur me këtë të fundit...

    Veçse të gjithë ama e kemi parë se ajo çka “Tingulli 3” na solli me këngën “Dridhe-dridhe” ishte ku e ku më joshëse se kënga “Muzika jonë” me Nora Istrefin, e cila për çudi nuk po jepet më në asnjë televizion aq sa ka rrezik që askush mos ta kujtojë më. Por tani, Nora mund ta kërkonte suksesin edhe vetëm, pse jo, ajo dinte që të gjithë prisnin krijimin e radhës. Dhe nuk vonuan klipet njëri pas tjetrit, njëri më sensual se tjetri dhe për çudi pothuajse të gjitha me përmbajtje të njëjtë, pak a shumë të përshkruara nga slogani “unë edhe mund të të lë, nëse shoh se ti nuk më do”. E filloi këtë cikël këngësh me “Taxi”, ku vajza tregonte se mund të kërkonte një taksi fare e vetme në mes të natës, pasi çuni me të cilin rrinte ia ishte ngritur keq nervat. “Shko tash”, “Unë e di”, “Negativ është përgjigja ime për ty”, thuhet në këngët e saj, si një thirrje për t’i larguar ata që nuk e meritojnë dashurinë e saj.

    Duke pasur parasysh se sot një këngëtar ka një konkurrencë të paparë si për performancën ashtu edhe për pamjen, Nora nuk ka ngurruar që shpesh të tregojë se ajo nuk duhet të krahasohet me askënd. “Unë nuk jam as Adelina dhe as Genta, unë jam Nora Istrefi”, është shprehur ajo, tashmë e sigurt që para saj dyert ishin të gjitha të hapura dhe nuk rrezikonte asgjë.
    Në vorbullën e thashethemeve për jetën private por edhe atë profesionale, Nora është akuzuar që disa nga këngët e saj janë të kopjuara, madje dikush ka thënë se ajo e ka kopjuar identik këngën amerikane “The one”. Por Nora nuk duket e shqetësuar nga ato që thuhen, ajo kënaqet pasi çdo këngë e saj është një hit, ajo tashmë është një nga më të kërkuarat në turne e aktivitete të ndryshme. Si për ta mbajtur këtë atmosferë sa më të ndezur, albumin e radhës ajo e titullon “Opium”. Madje, duke marrë shkak nga ky titull, jo pak gazetarë janë bërë kuriozë, duke e pyetur nëse ka marrë ndonjë lloj droge në jetën e saj. Natyrisht përgjigjja e mençur e Norës ka qenë jo.

    Ajo e kërkon suksesin me çdo kusht, por çuditërisht përveç dy paraqitjeve të saj në “Top fest”, nuk duket shumë e dhënë pas kompeticioneve të muzikës së lehtë në Shqipëri apo Kosovë. A thua i mjafton ky sukses që ka apo ndjehet e pazonja për të qenë në konkurrencë me kolegë që janë të afirmuar për kualitetet vokale? Mbase kjo e fundit nuk është e vërtetë pasi shumë këngëtarë me eksperiencë e vlerësojnë shumë vokalin e Norës dhe aftësinë e saj për të kënduar për shumë orë live.




    Kënga, nga mamaja te vajza

    Nuk ka qenë e rastësishme dalja në skenë e Norës. Për ata që nuk e dinë, Nora ka kënduar që fëmijë e përkrahur shumë nga prindërit, sidomos nga e ëma Syzana Tahirsylaj, një këngëtare e njohur e viteve ‘80 në Kosovë. I ati, i cili nuk jeton më, Nezir Istrefi njihej në Kosovë si redaktor, publicist, aktor dhe shkrimtar.



    Disa gjera që nuk i dini

    Pëlqen plazhin e Ulqinit dhe të Durrësit edhe pse pohon se këto kohë nuk ka pasur mundësi të bëjë pushime për shkak të angazhimeve të shumta.

    Në albumin e saj të dytë ka edhe një këngë që titullohet “Lule mbi varr”. Këngëtarja tregon se ia ka kushtuar të atit, duke përcjellë me tinguj dhimbjen e madhe për faktin që ai nuk jeton më.

    Kënga shqiptare që pëlqen më shumë titullohet “Faleminderit” e kënduar nga grupi “Elita 5”.

    Ashtu si shumë këngëtare të tjera menaxherja e Norës është e ëma, e cila ka edhe një favor të madh që është brenda profesionit të saj.

    Këngëtarja vazhdon shkollën për modë, duke u shprehur se pasioni i saj për këtë fushë është po aq i madh sa ai për këngën.

    Në internet ka qarkulluar për shumë kohë një foto montazh ku Nora paraqitet në toptess. E pyetur për këtë fakt, Nora është shprehur se nuk e ka fare zili trupin e vajzës që i kanë bërë montazhin pasi është shumë e kënaqur me trupin e saj, i cili është ashtu siç ia ka falur Zoti. Gjëja që i pëlqen të ndryshojë më së shumti është ngjyra e flokëve të saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #62
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nora Istrefi, jo e dashuruar, por xheloze

    Nga Nisida Knezi

    Në këngët dhe klipet e saj spikat larmia muzikore, e shoqëruar kjo me një look të veçantë dhe shumëllojshmëri në veshje. Veç pasionit për muzikën, këngëtarja kosovare Nora Istrefi po i dedikohet edhe një tjetër pasioni, një tjetër fushe të artit: “Fashion Design”, për të cilën edhe po studion. Ka shumë miq me të cilët kalon pjesën e kohës së lirë. Sipas saj, njeriu ideal karakterizohet nga virtyte të shquara, tipare dhe veti të larta. Nuk është e dashuruar, por siç thotë dhe vetë, karakterizohet nga një dozë xhelozie.

    Nuk keni qenë pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Top Fest. Me çfarë po merret Nora së fundmi? Ndonjë këngë apo klip për të cilin po punon?
    Krahas angazhimeve të shumta që kam, siç janë koncertet në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare, po punoj me një përkushtim të veçantë për albumin tim të ri. Punët rreth këtij projekti, i treti në radhë, tashmë janë në fund dhe nëse gjithçka shkon mirë, shpresoj të jetë gati në treg shumë shpejt. Sigurisht, albumi do të shoqërohet me një videoklip të ri. Le të mbetet kjo një surprizë për auditorin dhe adhuruesit e mi.
    Në këngën tuaj të fundit “E di”, spikasin veç këngës dhe tekstit, veshjet e shumëllojshme. Si e keni realizuar atë?
    Është një këngë që e kam shumë për zemër, e realizuar nga kompozitori shkupjan Artan Kastrati, me tekst të ish-repistit të njohur Beka. Videoklipi është realizuar në Shkup, nga videoproduksioni “Award”. Kënga flet për një vajzë të pasur, e cila padyshim duhet të ketë një garderobë të madhe. Ju them se një pjesë e veshjeve, ato paksa më speciale ishin të miat. Të them të drejtën ka qenë një investim goxha i madh.
    Duke iu referuar këngës, ju pëlqen të cilësoheni si vajzë aristokrate?
    Mmm, kjo pyetje nuk më është shtruar ndonjëherë. Do thosha se koncepti artistik nxjerr edhe brendi e pasqyrime të tilla, ndoshta jashtë natyrës së zakonshme të vetë interpretuesit artistik. Nuk do të thosha tamam kështu. Në takimin e parë me regjisorin, derisa po bisedonim rreth skenarit të videoklipit, unë në kokën time bluaja një ide krejtësisht tjetër nga ai. Por, në përfundim të bisedës më tha: “Nga qëndrimi yt, unë po shoh tek ty një karakter vajze të fortë; dua të të paraqes ashtu siç po të shoh dhe kjo le të mbetet në dorën time”. Ashtu edhe u bë, dhe mendoj se ishte një zgjedhje e mirë. Thënë më qartë, u përpoqëm që në njëfarë mënyre të bëjmë diçka paksa më të veçantë, gjithnjë me synimin për t’i tejkaluar disa “shabllone” që po dominonin pothuajse nëpër të gjitha videoklipet e këngëtarëve shqiptarë.
    Çfarë kërkoni më shumë nga vetja?
    Sikur të përgjigjesha në mënyrë lakonike, do thosha se nga vetja kërkoj vetveten dhe pikë. Por, në kuptimin më të gjerë të fjalës, kjo do të thotë se kërkoj Norën gjithnjë e më të plotësuar si shpirt njeriu, bashkëkohëse dhe të suksesshme jo vetëm në fushën e ngushtë profesionale. Është një rregull i pashkruar jetësor sipas të cilit, njeriu i cili ka sadopak invencion, synon horizonte të reja që shtrihen edhe përtej vetvetes së tij. Jo në kuptimin për t’u larguar nga vetvetja, por për ta përmbushur plotësisht veten. Ndaj, them se s’mund të cilësohet si obsesion i tepruar të kërkosh më shumë nga vetja, sikundër edhe t’i japësh vetes për të marrë prapa. Unë gjithherë përpiqem të krijoj një baraspeshë në këtë marrëdhënie.
    Keni kohë për t’iu dedikuar vetes?
    Zakonisht zgjohem në orën 9:00, përgatitem për fakultet, ku orari i leksioneve është mjaft i ngjeshur. Pauzën e shfrytëzoj duke pirë kafe me kolegët e fakultetit. Ndërsa kohën e mbetur jashtë angazhimit në studime e shfrytëzoj për punët e mia rreth muzikës, si dhe rreth familjes. Një pjesë të kohës sime të lirë ia kushtoj edhe leximit, fitnesit dhe vallëzimit. Por, shumë pak kohë më mbetet për të dalë me shoqëri në mbrëmje.
    Çfarë do ju pëlqente tjetër të bënit?
    Unë kam kryer shkollën e mesme të muzikës. Aty zënë fill edhe themelet mbi të cilat nisa karrierën time muzikore. Ajo që doja të bëja më shumë, përveç pasionit tim për muzikën, ishte një fushë tjetër e artit, ajo e modës që quhet “Fashion Design”, së cilës iu dhashë për ta studiuar. Tashmë jam në vitin e parafundit të studimeve.
    Me cilët këngëtarë shqiptarë keni më shumë miqësi?
    Të them të drejtën, pothuajse më të gjithë kolegët nga Kosova kam miqësi të mirë, ndërsa në Shqipëri nuk kam pasur rastin të kem shumë kontakte. Megjithatë, do t’i veçoja kontaktet e rastit me këngëtarët Stine, Alban Skënderaj dhe me Jonida Maliqin, e cila më ka lënë përshtypje shumë të mirë.
    Çfarë ju mërzit dhe çfarë ju pëlqen më shumë të bëni?
    Qyteti i papastër me shkakton bezdi. Bëj çdo punë që më pëlqen dhe mendoj se nuk ka punë të keqe.
    Keni shumë miq të afërt?
    Miqësia është një mes i mi i ngrohtë, ku gjej prehje dhe largim nga stresi i përditshëm. Kam pasur fatin të kem një shoqëri të ngushtë, që është shumë e mirë, e kuptueshme dhe tejet e dashur. Me shoqërinë time kaloj çaste vërtet të këndshme.
    Kush është njeriu më i dashur për ju?
    Njeriu më i dashur për mua ishte babai im, i cili prej tre vitesh ka ndërruar jetë. Por, gjëja më e shtrenjtë që kam tashmë është familja ime, nëna, dy motrat dhe vëllai im i vogël.
    Është dikush në zemrën e Norës?
    Jo, ende jo.
    Është dëgjuar nga ‘gojët e liga’ se jeni paksa xheloze, ndoshta kjo referohej edhe me lidhjen tuaj që keni pasur me Getoarin. Është e vërtetë kjo?
    Të them të drejtën, deri më tani jeta nuk më ka ofruar rastin ta vë në peshë masën e xhelozisë sime ndaj dikujt apo diçkaje. Mirëpo, jam e vetëdijshme se në vet karakterin e njeriut ekziston një dozë xhelozie. As Nora nuk paraqet ndonjë përjashtim, brenda saj jeton pak xhelozi por e natyrshme, dhe se e tëra ka të bëjë me veten time, me punën që bëj. Mendoj se xhelozia me masë, jo rrallë i shërben njeriut si një lajtmotiv për t’i përmbushur aspiratat e tij, aq më tepër e kuptoj edhe si një shprehje të përkushtimit dhe të dashurisë për dikë apo diçka. Por, asnjëherë deri më tani nuk më kujtohet të kem shprehur ndonjë shenjë xhelozie në raport me tjetrin/tjetrën. Përkundrazi... Kurse, sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, mund t’iu them me sinqeritet se të gjitha ato që janë folur e shkruar për këtë “lidhje” të paragjykuar, nuk kanë zgjuar reagimin tim sepse: e para, jeta private (çfarëdo qoftë ajo) e secilit, do duhej të ishte e paprekshme dhe e dyta, sepse edhe nuk është në natyrën time t’iu kundërpërgjigjem thashethemeve. Pastaj, përditshmëria e ndonjërit prej nesh është aq dinamike, sa s’kemi kohë të kthejmë kokën prapa dhe të shohim se si na shkruajnë biografinë ndërthurësit e intrigave. Sidoqoftë, unë gjithë këtë “histori”, por edhe të tjera “histori” eventuale thashethemesh për dhe rreth meje, do t’i përmbyllja me një thënie metaforike nga thesari ynë popullor: “Pas atit të mirë, gjithmonë ngritët pluhur”!
    Kush është njeriu ideal për ju?
    Njeriu që kara-kterizohet nga virtyte të shquara, tipare dhe veti të larta. Me një fjalë, të jetë një botë sa më e përkryer njerëzore. Ndoshta, këto vlera gjenerale mund të tingëllojnë vetëm si ndonjë përfytyrim imi për njeriun ideal, por kjo nuk do të thotë që mos të aspirojmë drejt këtij përfytyrimi. Pra, unë kërkoj atë njeri brenda njeriut, sepse figura prej njeriu do të ishte shumë e zbehtë pa botën e brendshme shpirtërore, që i jep kolorit dhe vlera të veçanta secilit njeri veç e veç.

    GSH

  3. #63
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Nora eshte kengetare dhe femer shume e bukur por disat melodia nuk me pelqejne sepse i ka rritme orientale dhe ketu e prish pak.

    Por nejse me kohen regullohen.

  4. #64
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Ne fillim mka pas pelqy shume por tash derisa fillon te huazoje kenge me te madhe por edhe stile etj etj, ani kur ka kenduar edhe kengen e Medes " Hajde me mu " pffff cte duhet..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  5. #65
    Proud to be Shkodrane Maska e shkodrane83
    Anëtarësuar
    08-06-2007
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    22
    Kengetare e mire mua me pelqen shume.Pastaj edhe nga pamja s`ia kalon asnje kengetare, Bleona mund ti vij pak afer
    O sa mire me ken Shqiptar

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me pelqen nora per disaa muaj te jem me te ne muaj te mjaltit per me teper jo
    Sui generis

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    une them se suksesi i saj eshte vetem numri i rexhipetave

  8. #68
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Nora bukuroshja qe nuk ndal se kopjuari..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  9. #69
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Per te kopjuar kopjojne te gjitha... eshte bere trend..
    ArsGothicë

  10. #70
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    The official Website of Nora Istrefi

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT)
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 17:11
  2. Adelina-Zanfina apo Genta Ismaili Nora Istrefi Bleona Qerreti
    Nga KiNgu_Elb në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 10:19
  3. Video Festi Muzikor
    Nga dodoni në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 18:17
  4. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •