Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 170
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2004
    Postime
    76
    Ata qe po e organizojne(IPKO) jane miq te mire me Getoarin prandaj edhe te gjitha grupet Nr K-Os jane te produksionit te Getoarit si dhe Nora ish e dashura e tij.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga LOVE_ANGEL Lexo Postimin
    Ata qe po e organizojne(IPKO) jane miq te mire me Getoarin prandaj edhe te gjitha grupet Nr K-Os jane te produksionit te Getoarit si dhe Nora ish e dashura e tij.

    Shpello, thua t`i "besojme" edhe keto genjeshtra tuajat sikur ato "per mosardhjen e 50 Cent ne Prishtine", ne temen tende "bombastike" ??????

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2004
    Postime
    76
    Nita Istrefaj "colombo".Pergjigjen ta dhash tek tema e 50 cent,ne "muzika boterore".
    As une nuk ndjehem fare mire qe publiku kosovar fyu shau madje edhe goditi Getoar Selimin dhe Nora Istrefajn me cakmake dhe kanaqe.Megjithate publiku yne duhet respektuar artistet e vet.Kete e ke patur edhe ne lajme te KTV,ku u tregua nje mosedukate e publikut duke nencmuar tmerresisht nje kengetare shqiptare.Dhe ne syte e botes kjo nuk tingellon mire.Megjithate me shume mbroj shqiptaren time,sesa nje te huaj (pa tendenca racizmi),kur vie puna.Pavaresisht te gjithave,une u ndjeva keq per ate cka i ndodhi artisteve kosovare sonte nga vet kosovaret! Nuk ke nevoje te tregosh urrejtje ndaj meje,shko debato me 20.000 njerez e nderuar!
    Kaq.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga LOVE_ANGEL Lexo Postimin
    Nita Istrefaj "colombo".Pergjigjen ta dhash tek tema e 50 cent,ne "muzika boterore".
    As une nuk ndjehem fare mire qe publiku kosovar fyu shau madje edhe goditi Getoar Selimin dhe Nora Istrefajn me cakmake dhe kanaqe.Megjithate publiku yne duhet respektuar artistet e vet.Kete e ke patur edhe ne lajme te KTV,ku u tregua nje mosedukate e publikut duke nencmuar tmerresisht nje kengetare shqiptare.Dhe ne syte e botes kjo nuk tingellon mire.Megjithate me shume mbroj shqiptaren time,sesa nje te huaj (pa tendenca racizmi),kur vie puna.Pavaresisht te gjithave,une u ndjeva keq per ate cka i ndodhi artisteve kosovare sonte nga vet kosovaret! Nuk ke nevoje te tregosh urrejtje ndaj meje,shko debato me 20.000 njerez e nderuar!
    Kaq.
    Edhe colombo ta dha pergjigjen mu aty, por po ta bej reply edhe ketu.

    Si gjithehere, prape e ke me sherr. Leri shpello lotet e krokodilit dhe keto dengla se askush nuk t`i beson. Duke dashur qe te nenvleresosh suportin e kengetareve shqiptare ne koncertin 50 Cent, ti po e fyen me genjeshtra edhe publikun. Cilat TV thane se qenkan gjuajtur me kanaqe kengetaret shqiptare? Edhe ne i percollem raportet e TV-ve te Kosoves nga koncerti dhe asnjera nuk tha qe publiku hodhi kanaqe mbi kengetaret shqiptare. Kjo qe shpif ti eshte nje genjeshter e jotja fillim e fund, qe burimin e ka tek xhelozia e semure me te cilen ti po bashkejetojshe.
    Megjithese nuk do perjashtohej nje vandalizem i tille, sepse ti je e njohur per banditizem e kurdisje prapaskenash kunder rivaleve. Ndoshta edhe je munduar te infiltrosh ndonje grup huliganesh ne kete koncert, por do t`u kete shkuar huq se sigurimi do i zhdepte dajak.
    Pastaj je shume gabim edhe kur thua se paskam ndonje urrejtje ndaj teje. Perkundrazi, duke verejtur te ty (me disa nickname) gjithe ate urrejtje qe villje kunder te tjereve (eksplicit Nora Istrefit) ne kete forum, une u mundova te te nxjerr nga katrani urrejtes ne te cilin ishe zhytur deri ne maje koke. Kete po bej dhe tani si humanist qe jam dhe quaje per nder qe u mora me ty kaq gjate.
    Ti ke pasur nje emer si kengetare, por si gjallese dije se je nje rast i humbur totalisht. Prandaj, me mire eshte t`i kthehesh zanafilles se emrit qe ke pasur sesa te perjargesh neper internet me shipfje e genjeshtra kaq te uleta kunder kolegeve tuaj. Perfille kete preference njerezore te colombos.
    Fundja, ta them troç se nuk me ha palla as per Adelinen, as per Noren se jam i rrote ma i madh se keto, por ja qe genjeshtrat i kam zap dhe i luftoj deri ne vdekje.......Me kaq i jap fund komunikimit me ty.

    Tschüss babe

    p.s. Nuk jam e nderuar por i nderuar , mos ma ngaterro gjinine se mi acaron nervat. Perveç kesaj, une akoma nuk po e kuptoj kush na qenka tash kjo Nita Istrefaj ????????????

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2004
    Postime
    76
    Hahahahahahahahaha.E lezeqme kjo me lart. Ishte KTV e nderuara Nita Istrefaj qe dha lajmet mbreme,dhe RTK sot qe nxorri filmimin ne lajme per mosedukaten qe u shpreh ndaj kengetareve shqiptar..
    Megjithate ndjej prap keqardhje per Noren,posaqerisht Getin dhe te falenderoj qe me quan Adelina.Eshte nje nder i madh per mua,sepse ne Tirane kur kendoi me D.J Bobon,Adelina u mireprit si rrallekush para 150,000 shqiptareve
    Tchus

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga LOVE_ANGEL Lexo Postimin
    Hahahahahahahahaha.E lezeqme kjo me lart. Ishte KTV e nderuara Nita Istrefaj qe dha lajmet mbreme,dhe RTK sot qe nxorri filmimin ne lajme per mosedukaten qe u shpreh ndaj kengetareve shqiptar..
    Megjithate ndjej prap keqardhje per Noren,posaqerisht Getin dhe te falenderoj qe me quan Adelina.Eshte nje nder i madh per mua,sepse ne Tirane kur kendoi me D.J Bobon,Adelina u mireprit si rrallekush para 150,000 shqiptareve
    Tchus
    Mos u thirr me dezinformata ne emer te KTV dhe RTK. I kam shikuar dhe ne asnjeren TV nuk jane thene genjeshtrat qe thua ti se kinse publiku gjuajti kanaqe e çakmake mbi kengetaret shqiptare. Per t`ju demantuar me fakte po citoi KTV, e cila ne emisionin ekspres live tha se "kengetaret shqiptare u priten mire nga publiku, perveç grupit Tingulli 3nt qe u fishkellua dhe u detyrua te nderpriste paraqitjen". Madje, ne storien filmike u pa se si nje pjese e publikut edhe animonte me gishterinje ne menyre nençmuese derisa Tingulli 3nt performonte ne skene.
    Prandaj mund te ndjesh keqardhje per Getoar Selimin dhe Tingullin 3nt, qe u fishkelluan nga publiku sepse (perkunder parakushtit te organizatorit qe aty te kendohet vetem live), ata kenduan playback. Ndersa Noren me K-OS (por as `NR`) mos i fut ne kete mes, sepse ata publiku i kishte pritur si yje.
    Nese ti ke argumente tjera, sjelli ne origjinal. Ndryshe shkejla dhe mos i fut hundet me ketu.

    ciaooo babe

    (Shpello, eshte hera e dyte qe po ma ngaterron gjinine dhe personin tim me nje person fare te panjohur per mua. Heren e trete do me detyrosh te futem nudo ketu!!!!!)

    p.s. Per here te pare po degjoj qe qenkan mbledhur 150 mije shqiptare ne nje koncert ne Tirane, ku paska pase kenduar kjo e vetquajtura "diva". A ka ndonje nga Tirana ne kete forum qe do ta konfirmonte kete shifer te kesaj shpelles?
    Ndryshuar për herë të fundit nga colombo22 : 18-12-2007 më 22:10

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Nora Istrefi: Urrej ata që s’e duan Kosovën e pavarur


    DORELA PACI

    Seksi, e bukur, e pushtetshme në skenë dhe në klipet e saj, ku rrezaton mjaft sharm e bukuri. Kaçurrelse, zeshkane e tashmë të gjithë e njohin në çdo trevë shqiptare. Një vajzë që krejt papritur u bë e preferuara e shqiptarëve, kudo ku është paraqitur. Punon shumë që këtë dashuri të tyren ta ketë sa më gjatë. Deri në një moment askush nuk e dinte se kush ishte dhe befas, dy tre hite, videoklipe, performancë në skenë dhe ja ku është, në gojën e të gjithëve. Në Tiranë ka kënduar vetëm një herë, por ky fakt nuk e bën pak të njohur dhe për publikun tonë, sa po mendon të ketë dhe një apartament të sajin këtu

    Kur u takuam ishit në Tiranë. Cila ishte arsyeja që ndodheshit këtu?

    Isha e ftuar të këndoj në një diskotekë, ku përjetova çaste tejet mbresëlënëse para publikut të mrekullueshëm tiranas. Një arsye me tepër për t’u kthyer në Tiranë ishin edhe disa çështje rreth albumit tim më të ri, i cili pritet të dalë së shpejti.

    Me çfarë po merreni aktualisht?

    Sapo kam përfunduar incizimet e programeve festive të Vitit të Ri dhe i jam rikthyer punës për finalizimin e albumit tim të tretë, që do të jetë fryt i bashkëpunimit tim me disa kompozitorë e tekst-shkrues. Albumi do të përmbajë larmi zhanresh muzikore dhe shpresoj se do të pëlqehet nga publiku. Ajo që e bën paksa më të veçantë këtë album është edhe bashkëpunimi im me një këngëtarë të huaj, por kjo le të mbetet surprizë. Po ashtu në planet e mia aktuale janë edhe koncertet që do t’i kem për festat e fundvitit në Amerikë dhe Kanada, të cilat shënojnë edhe përmbylljen e aktivitetit tim prej rreth 200 koncertesh gjatë këtij viti.

    Ndryshe nga shumë këngëtarë kosovarë, ju nuk keni qenë pjesë e festivaleve në Shqipëri, përveç një rasti...

    Angazhimet dhe koncertet e panumërta më kanë shkurtuar për gjithë këto kohë dëshirën që të jem pjesë e festivaleve në Shqipëri. Shpresoj që vitin e ardhshëm do ta kompensoj këtë mungesë.

    Ka në planet e tua ndonjë koncert për publikun në Shqipëri?

    Patjetër, por kjo nuk varet vetëm nga unë. E them me plot gojën se Shqipëria është vendi që më ngjall emocionet deri në palcë. Kjo është një ndjenjë e frymëzuar qysh nga fëmijëria ime e hershme, do ta krahasoja me ndjenjën e dashurisë së pakufishme të fëmijës ndaj nënës. Mbase, jo vetëm koncerte, por një ditë jo të largët, shpresoj ta kem edhe apartamentin tim, qoftë në Tiranë, qoftë ndokund në bregdetin shqiptar, ku do të shijoja kohën time të lirë.

    Keni qenë e përzgjedhur për të qenë suport në koncertin e “50 Cent” në Kosovë. Si të bëri ky fakt të ndiheshe?

    Pjesëmarrja ime si suport në këtë eveniment të rrallë për Kosovën dhe më gjerë, që mblodhi afër 25 mijë veta nën qiellin e hapur dhe në temperatura me minus, ishte një kënaqësi ndoshta e papërjetuar deri atëherë jo vetëm për mua. Edhe publiku atë natë në stadiumin e Prishtinës krijoi një atmosferë të paparë. Thjesht të gjithë u ndjemë pjesë e botës së madhe të muzikës dhe besoj se në një të ardhme, vlerat tona shpirtërore do t’i shpërthejnë kufijtë e anonimitetit. Në asnjë rast s’kemi pse të ndihemi inferiorë, sepse edhe nga kjo bota jonë e vogël i kemi dhënë dhe po përpiqemi t’i japim diçka me vlerë botës së madhe.

    Ka ndonjë mister ose sekret që sot ju keni thithur kaq shumë admirues?

    Ndoshta ka të tillë që e quajnë punë fati ose kërkojnë misterin e të qenit i/e adhuruar te gjërat anësore, por unë mendoj se sekreti apo thënë ndryshe çelësi i të gjitha sukseseve qëndron te pasioni dhe serioziteti me të cilin i qasesh një profesioni. Dhe kjo është formula ime e punës, ndërsa admiruesit janë ata që me japin forcë dhe me motivojnë për të mos u ndalur deri në frymën e fundit.

    Do na rrëfeni ndonjë sekret për jetën tuaj private?

    Sikur jeta e çdo artisti, ashtu edhe pjesa më e madhe e jetës sime i dedikohet profesionit dhe pak më mbetet nga koha e lirë. Megjithatë, kohën e mbetur e shfrytëzoj duke e ndarë me familjen, të afërmit dhe shoqërinë time, aty ku ndihem përherë e rrethuar me thjeshtësinë, ngrohtësinë dhe lumturinë që dhuron jeta e zakonshme. Të jashtëzakonshme në tërë këtë rrëfim mund të përmendja ca sfida që t’i vë përballë fama, e cila nganjëherë t’i kufizon ambientet e shijimit të jetës private aty ku do doje dhe ashtu siç do doje. Kur je në rrugë, në lokal, në dyqan, në plazh apo kudo në ambientet publike, sakaq mbërthehesh nga ajo ndjenja e përzier sikur të gjithë veshët dhe sytë janë drejtuar tek ti.

    Ekstravaganca jote më e madhe?

    Megjithëse ekstravaganca nuk përkon me natyrën time të qetë, ndodh ndonjëherë kur i shpërfilli sugjerimet e të tjerëve dhe bëj si dua vetë. Shumë rrallë më ndodh kjo, por kur më ndodh, dal prej vetes sime.

    Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka te vetja, çfarë do ishte ajo?

    Jam e kënaqur kështu siç jam dhe nuk do ndryshoja gjë te vetja. Por sikur të ishte në dorën time të ndryshoja diçka në këtë universin tonë, do të bëja çmos për lumturinë e njerëzimit dhe paqen në tërë botën.

    Veçoria që të pëlqen më shumë te një mashkull?

    Mbase ka më shumë sesa një veçori që do të më pëlqente te një mashkull, ose përgjithësisht te një njeri. Sidoqoftë, më parë se bukurinë do të zgjidhja një karakter të kompletuar.

    Nora si i ka raportet me dashurinë?

    Vetëm një herë dashurohet njeriu dhe unë akoma jam në pritje të asaj dashurisë së vërtetë.

    Jeni përfolur shumë për lidhjen tuaj me Getoarin. Si është marrëdhënia juaj sot?

    E vetmja lidhje imja me Getoarin ka qenë bashkëpunimi si kolegë në fushën e muzikës. Kjo ka qenë dhe është e tëra, të gjitha të tjerat janë thashetheme. Ç’është e vërteta marrëdhëniet tona edhe sot janë të tilla, çfarë realisht kanë qenë gjithherë, kolegiale dhe shoqërore.

    Tanimë jeni një nga këngëtaret më të suksesshme. Sa e vështirë ka qenë të arrini deri këtu?

    Është një rrugë goxha e vështirë, jo e shtruar me lule siç do ta pandehte ndokush. Ata që e kanë sprovuar e dinë më së miri se sa sfiduese është të arrish diçka në karrierën muzikore, sidomos në rrethanat tona të kufizuara materialisht, ku jo rrallë barra nuk e vlen qiranë. Fakt që muzika, si çdo art tjetër, konsiderohet luks ndaj edhe kushton shtrenjtë për tu bërë. Hiq mundin, kërkohen investime të mëdha materiale. Dhe nëse ato investime nuk shpaguhen sadopak, atëherë fundi është i destinuar qysh në fillim. Nuk do doja që kjo të keqkuptohej sikur çdo gjë bëhet për komercializëm personal, sepse shpirti i artistit të mirëfilltë është më së paku komercialist. Mirëpo, atij i duhen disa parakushte që të mund të zhvillojë dhe të përçojë artin e tij deri te masa. Prandaj, mund të them se as për mua nuk ka qenë rrugë e lehtë dhe e pakushtueshme të ngjitem në majat e karrierës. Është dashur të jap nga vetja shumë energji, përkushtim, kohë dhe investime të tjera për të arritur këtu ku jam. Dhe ky nuk është fundi i rrugëtimit tim, por vetëm fillimi i një ëndrre shumë më të madhe. Ambiciet e mia më afatgjata janë pistat e skenës botërore muzikore dhe për këtë tashmë jam duke u përgatitur.

    Çfarë mendon se e bën të veçantë Norën?

    Gjumi aq i rehatshëm në aeroplan.

    Sa e ka ndjerë Nora rivalitetin gjatë këtyre viteve?

    Mund të them se nuk jam përballur akoma me ndonjë lloj rivaliteti, veçmas në kuptimin agresiv të fjalës. Mendoj se secili prej nesh ka diçka të veçantë që t’i ofrojë publikut dhe publiku është barometër i çdo këngëtari. Kur e krijon publikun tënd, me ato veçantitë që të ka pranuar, s’ke përse i druhesh rivalitetit. Unë për këto kohë kam arritur të krijoj një publik të qëndrueshëm moshash të ndryshme dhe besoj se nuk do t’i zhgënjej as në të ardhmen. E ndërsa të flisnim për konkurrencën, atëherë do të thosha se kjo paraqet një gjë pozitive, sepse i shtyn artistët të ofrojnë gjithnjë më shumë nga vetja.

    Po me armiqtë si veproni?

    Nuk kam akoma përvojë në kësi raportesh me ndokënd, sepse asnjëherë nuk kam punuar në atë drejtim që të krijoj armiqësi. Përkundrazi, muzika i afron njerëzit dhe krijon vetëm miqësi mes tyre.

    Ka ndonjë njeri që e urren?

    Po. I urrej të gjithë ata që po përpiqen të pengojnë pavarësinë e Kosovës.

    Jeni gjithmonë shumë në formë. Shpenzoni shumë për këtë?

    Mbajtja e formës kërkon një energji dhe kujdes koherent. Por, unë ndoshta kam pasur fatin që jam për nga natyra energjike dhe disponoj një imazh natyral, i cili reflekton freski edhe në look-un tim. Për të qenë më e qartë, nuk më kujtohet të kem qëndruar ndonjëherë më gjatë se pesë minuta para pasqyrës.

    Ju kemi parë që jeni shumë e rezervuar në intervista. Pse?

    Sa i përket anës sime, raportet me media mendoj se i kam kultivuar çdo herë me korrektësi. Interesimit të tyre i jam përgjigjur qartë dhe pa ekzagjerime. Ndoshta kjo ka lënë përshtypjen e të rezervuarit, por unë megjithatë konsideroj që intervistat e gjata dhe të ekzagjeruara mund të jenë të bezdisshme edhe për lexuesin. (Gazeta “Standard”)

    22/12/2007

    http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=897



  8. #138
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Sa mir po e dike ku japish intervista...interesant
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2004
    Postime
    76
    Nora ja paska lexuar Adelines shue intervistat sepse ne fillim te karrieres pergjigjej PO ose JO dhe pastaj vazhdonte me HAHAHA.Apo ndoshta pergjigjet dikush ne vend te saj sepse ne intervista me emaila shkruan shume,a ne televizionet tona zakonisht i ka pergjigjet shume te shkurta dhe jo kaq ''intelektuale''.Qudi,shume qudi.

  10. #140
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Ndahet nga i dashuri per shkak te thashethemeve me zv-shefin e Unmikut

    Ka kohe qe neper qarqe te ndryshme flitet per ndarjen nga i dashuri me te cilin nuk kishin edhe aq kohe te gjate bashke.
    Neper intervista te ndryshme ajo cekte se ajo qe ben te jet bashke me djaloshin ishte edhe profesioni dhe se ishte shum e lumtur mbase e kuptonte qe pervec obligimeve ne muzike ajo kishte "primare edhe shkollen" per te cilen ne te shumten e rasteve kishte probleme edhe me ligjeruesit sepse vonoheshte neper ligjerata shkak i shum obligimeve sepse kohen e fundit pervec qe u be emer i njohur ne estrade fal disa personave "anonim" ajo u be e kerkuar edhe neper mbremje te ndryshme qe kishte jasht Kosoves neper diaspore ku kishte perfitime te majme financiare.
    Si duket tash do e kete me lehte per te mbarevajtur orarin e koncerteve.
    Ajo qe ishte perfolur per Noren neper media ajo u mundua te fsheh por gazetat filluan te nxjerin ne publik gjith ate lidhje qe kishte ishte perforcuar nje kohe te gjate edhe pse ajo vet e mohonte.
    "Kengetarja qe i qorron biznesimet"- jane fjalet me te cilet i drejtohen mediat Nora Istrefit ne fillim e ashtuquajtur J.Lo ose sexsimboli shqiptar
    E verteta e gjtih kesaj eshte se ajo kurre ska per te patur nje kariere te sukseshme me te cilen do te mburet pervec se filloi te kopjonte fqinjet

    botasot
    24.12.2007

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT)
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 01-07-2009, 17:11
  2. Adelina-Zanfina apo Genta Ismaili Nora Istrefi Bleona Qerreti
    Nga KiNgu_Elb në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 10:19
  3. Video Festi Muzikor
    Nga dodoni në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 18:17
  4. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •